RTSH: Me mire te mbyllet apo te reformohet?

G99 organizoi sot një forum për të diskutuar mbi problemet e RTSH-së i vetmi medium publik në Shqipëri si dhe për të ndarë ide se si ky institucion që paguhet me taksat e shqiptarëve të mund të funksionojë në mënyrë të pavarur e të mund t’i shërbejë publikut, e jo pushtetit.

 

Në këtë forum përveç drejtuesve të G99, merrnin pjesë disa prej përfaqësuesve më në zë të gazetarisë shqiptare dhe të jetës publike në vend.

 

Disa prej tyre mbështetën madje idenë që nëse RTSH nuk reformohet, por vazhdon të funksionojë në të njëjtën mënyrë klanore siç funksionon edhe sot, atëherë më mirë të mbyllet apo të shkrihet pasi në këtë formë nuk i shërben asnjë qytetari të thjeshtë shqiptar që çdo vit është i detyruar të paguajë taksa për të.

 

Lideri i G99, Erion Veliaj, duke shpjeguar arsyet e ndërmarrjes së një sërë aksionesh për ta ngritur në publik këtë çështje, tha se “këtë betejë për të patur një televizion të ndershëm dhe efikas publik ne e kemi filluar më herët, dhe besojmë se akoma nuk është vonë për ta vazhduar, pasi stofi qytetar wshtw diccka qw e ke gjithmonw, jo pwrkohwsisht”.

 

Ai nënvizoi se tashmë, jo vetëm pas raportit të djeshëm të Reporterëve pa Kufij, por pas një përvoje të gjatë edhe gjatë fushatës elektorale është bërë e qartë se “është në kufijtë paradoksalë ajo që po ndodh me këtë televizion që transmeton deri dhe emisione me sloganin “pse është Berisha lideri më i dashur i të gjitha kohërave’”…

 

Përfaqësuesi i G99 Arbi Mazniku tha se “fakti që RTSH është sot dukshëm i uzurpuar nga pushteti, tregon se kur uzurpohet një institucion i tillë që faktikisht është në cep të vëmendjes së opinionit publik, tregon se rrjedhimisht janë uzurpuar edhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore sipër tij, që gjithashtu duhet të ishin të pavarura”.

 

Sipas Maznikut, çështja e RTSH-së dhe fakti që kjo çështje nxit pak interes te publiku, tregon se të gjithë shqiptarët janë bërë tashmë pjesë e një fenomeni të përgjithshëm, që nuk ka të bëjë vetëm me televizionin publik: ata kanë hequr dorë nga sfera e nga të gjitha shërbimet publike. “Kur kanë mundësi shqiptarët nuk përdorin shërbimin publik shëndetësor, kur vjen puna te shkollimi, ata gjithashtu preferojnë të anashkalojnë arsimin publik. E ky fenomen vihet re në të gjitha shërbimet publike”. Kështuqë, beteja për t’i rikthyer RTSH-në publikut, nënkupton në të njëjtën kohë fillimin e betejës së madhe për t’u rikthyer shqiptarëve të gjitha institucionet e tjera të uzurpuara nga pushteti.

 

Dervishi: Balancimi më shumë e dëmton median publike. Nëse nuk ndryshon, më mirë le të mbyllet e të hapet nga e para! Basha: Më mirë të reformohet se të mbyllet

 

Gazetari i njohur Lufti Dervishi, njëkohësisht ish Drejtor i Informacionit në TVSH ishte i mendimit pothuajse radikal se ndoshta e vetmja zgjidhje do të ishte që ky institucion të mbyllej e të rihapej nga e para një tjetër medium publik, me një emër tjetër, me një staf tjetër e me një konceptim krejt tjetër. “Të ndryshojë komplet staf, të ndryshojë madje dhe godinën ku është vendosur e të ndryshojë edhe emrin”, u shpreh Dervishi, “sepse ia vlen që të sakrifikohet ky institucion që është aktualisht, për hir të një kauze më të madhe, siç është pasja e një mediaje të vërtetë publike, për publikun”.

 

Ndryshe u shpreh kryeredaktorja e Gazetës Shqiptare, Anila Basha, sipas së cilës ekzistenca e këtij institucioni është jetike për shumë zona të thella malore të vendit, por edhe për krahina të tëra në jug të cilat në mungesë të një televizioni shqiptar detyrohen të ndjekin frekuencat e panumurta të medias greke. Basha ishte e mendimit se RTSH ka akoma potencialisht burime të mjaftueshme njerëzore që të reformohet e të ofrojë cilësi në shërbimin e tij. Gjithashtu, ajo tërhoqi vëmendjen ndaj faktit që “jo gjithmonë e ka fajin maxhoranca” dhe ngriti pyetjet: “ku janë ata përfaqësues të Bordit Drejtues të cilët janë propozuar nga opozita? Pse nuk ka qoftë edhe një rast kur publikisht njëri prej tyre të ngrejë zërin për çfarë po ndodh në atë institucion?”

 

Baze: RTSH, “talebanizëm politik” dhe institucion i korruptuar! Po dhurohet arkivi e po shiten paketat televizive! Hasani: Problem jo vetëm lajmet, por gjithë koha tjetër e programacionit

 

Gazetari i njohur Mero Baze, botues i gazetës Tema e drejtues i emisionit “Faktori Plus” në Vizion + ngriti tre probleme që sipas tij rëndojnë sot në këtë media që duhet të ishte publike. Duke folur për problemin e parë sipas tij, politikën redaksionale, ai vuri në dukje se TVSH përfaqëson sot një “talebanizëm politik” dhe një strukturë të rrezikshme klanore. “Ata nuk persekutojnë sot vetëm opozitën, ata persekutojnë edhe këdo që brenda maxhorancës mendon ndryshe”, tha Baze, sipas të cilit, “kjo është një bombë me sahat që përdoret për motive personale e që u duhet hequr sa më shpejt të jetë e mundur nga dora atyre që e posedojnë”. Baze, ish anëtar i Bordit Drejtues të RTSH-së argumentoi gjithashtu se problem tjetër mbetet ndërtimi korruptiv i këtij institucioni. “Ka plot paketa ekskluzive si për shembull paketa sportive e UEFA-s e cila duhet t’u ofrohej falas shqiptarëve nga TVSH, por që praktikisht u shitet privatëve”, tha ai. Më tej, duke patur parasysh rastet me TV Klan, Baze përmendi se “pjesë e këtij strukturimi korruptiv, për shkak se në këtë institucion ka njerëz pa integritet moral, është edhe fakti që e gjithë arkiva e çmuar e TVSH-së i jepet një televizioni privat”.

 

Ka një vendim të BE për të dixhitalizuar deri në vitin 2012 të gjitha mediat publike. Dhe në kuadër të kësaj nisme do të akordohen shuma marramendëse. “Por a ia vlen që këtë pasuri të shqiptarëve ta keqmenaxhojnë sërish ata që po keqmenaxhojnë TVSH-në?”, tha gjithashtu Baze.

 

Drejtori i Informacionit në Vizion Plus Arban Hasani tha se nuk është problem vetëm minutazhi i edicionit informativ në TVSH. Sipas tij një shqetësim të përhershëm duhet të përbëjë edhe përmbajtja e gjithë pjesës tjetër të programacionit.

 

Në këtë forum ishte i pranishëm edhe analisti Adri Nurellari, i cili gjatë fjalës së tij theksoi se një tjetër paradoks shqiptar është edhe ekzistenca e ATSH-së, si një agjenci shtetërore. Sipas tij, nuk ka më sot, as edhe një vend tjetër në botë që të ketë një agjenci me status shtetëror, pra, të kontrolluar tërësisht qoftë de facto e qoftë de jure nga shteti.

 

Duke folur për nevojën e reformimit të RTSH-së, e të TVSH-së në veçanti, Ylli Rakipi theksoi se kjo është nevojë e domosdoshme duke qenë se TVSH është sot një medium i ndjekur nga të gjithë ata që nuk kanë mundësi të blejnë platforma dixhitale.

 

Përfaqësuesi i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Cipa theksoi domosdoshmërinë e rregullimit me një bazë ligjore të të gjitha këtyre shqetësimeve. Ai madje përmendi raste të shumta të gazetarëve të pushuar sipas tij padrejtësisht nga TVSH e që aktualisht po ndjekin këto çështje në gjykatën e Tiranës. Nga ana tjetër, drejtori i gazetës Shekulli, Adrian Thano përmendi si problem mungesën e profesionalizmit në TVSH, por shprehu shqetësimin se edhe në rast se tejkalohet ky problem, askush nuk garanton që politika nuk do gjejë forma të ndryshme kontrolli ndaj kësaj mediaje. Gazetari Cerçiz Loloçi tha se është e nevojshme që bordi drejtues i TVSH-së të përbëhet nga personalitete publike dhe me integritet, ndërsa Eduard Zaloshnja hodhi në tryezë idenë e krijimit në këtë institucion të një bordi me shumicë anëtarësh të propozuar nga opozita dhe dhënies së këtij bordi më shumë autoritet. “Drejtori i përgjithshëm le të propozohet nga maxhoranca, ama bordi të ketë mundësi ta shkarkojë sa herë që ky drejtor shkel standartin e medias publike”, tha Zaloshnja. Sipas tij, një mundësi e dytë për përmirësimin e situatës do të ishte krijimi i dy kanaleve qoftë televizive, qoftë radiofonike publike, e njëra të kontrollohej nga maxhoranca, e tjetra nga opozita, “por kjo mundësi do të kishte kosto më të mëdha financiare”.

 

Të pranishmit ranë dakort se ekzistenca e një mediaje publike me standarte të larta do të ndihmonte edhe në balancimin e të gjithë pjesës tjetër private të medias, e cila ndonëse nuk mbahet me taksat e shqiptarëve, ka gjithsesi një detyrim të pashmangshëm ndaj publikut. 


 

21 Komente

O Kristi, a nuk ishin ca nga keto tipa qe sot jane pjesetare te "jetes publike" para ca kohesh te perfshire zyrtarisht ne menaxhimin e TVSH-se? A s'ka qene Merua ne keshillin drejtues (s'ia di emrin e sakte)? Po Rakipi? Per Lufti Dervishin vete thua qe ka pas qene shef informacioni atje. 

Po ca jane keto palacolliqe mer burre. Po lejini mer keto figura te vdekme, c'doni ju qe i merrni neper forume e i reklamoni neper artikuj, a thu se nuk shkruan boll gjona Mero ne nje tufe me gazeta. 

Partia e G99 me 0.01% te votave ne zgjedhjet politike te Qershorit, mbledh rreth vetes gazetare e drejtor gazetash nga me kryesoret?

Si mund te spiegohet kjo, qe nje parti pak e njohur per publikun Shqiptar, terheq kaq shume gazetaret.

Pagesa, pagesa e vetem pagesa.

Keto ( dyshoj se mund te quhen njerz) fundrrina, ç'fare u rrjedh ne damare, euor-dollar ?

Skandal e ç'fare skandali.

 

Shih ca kane mbledh njehere,me plehrat.

 Pervec kesaj qe thote Penari (psh se si mund te flase per kete ceshtje Mero Baze nje zot e di) une nuk jam edhe aq dakort me rendesine e ceshtjes. 

Sado i politizuar te jete ose jo TVSH mua nuk me hyn ne xhep sepse tashme ka shume me shume media se ne 96 e Vjollca Vokshit. 

Pra problemi nuk eshte politizimi i TVSH por niveli i sherbimit. Dhe ne kete aspekt TVSH nuk eshte as me pak e as me shume se cdo sherbim publik ne Shqiperi qe eshte i manget. Pra dhe cdo lloj zgjidhje nuk mund te jete thjesht nje zgjidhje politike e problemit, sepse problemi nuk eshte thjesht politik. 

p.s Dhe sa per zgjidhje nuk ka nevoje per fantazite e ketyre palaco-gazetareve. Merr skemen e BBC dhe aplikoje. Cdo njeri qe ka TV ne shtepi paguan nje takse, kjo i shkon TV publik i cili nuk merr as edhe nje fond tjeter perfshire ketu dhe reklamat. TV ka nje fond te vetin, ngelet detyrim i ministrise se financave te mblidhet taksa. Me pas bej kontrata afatgjata me te gjithe punonjesit, te cilet kalojne pertej kohzgjatjeve te posteve politike. Dhe me influencen ne renien te TVSH edhe me pak interes ka per te pas politika te fus duart ne TVSH gjithsesi.  Nuk eshte ide perfekte po te pakten nje ide nga e cila ja vlen te filloje diskutimi. Keto radikalizmat e tjera jane pa lidhje. 

Dhe sa per zgjidhje nuk ka nevoje per fantazite e ketyre palaco-gazetareve. Merr skemen e BBC dhe aplikoje. Cdo njeri qe ka TV ne shtepi paguan nje takse, kjo i shkon TV publik i cili nuk merr as edhe nje fond tjeter perfshire ketu dhe reklamat.

Taksa e televizionit paguhet edhe ne Shqiperi prej vitesh. Dhe do ta paguash se s'ben, perndryshe nuk te ofrohen sherbimet publike... Ceshtja eshte qe edhe pas pageses se takses ekrani i tvsh nuk ofron pothuaj asnje vlere per qytetarin dhe eshte i politizuar njesoj si ne kohen e fillit te kuq te Enver Hoxhes.

Po te me lejoni te spekulloj, mendoj se tvsh ka nje shikueshmeri 3-5% te audiences (por nuk ka mates)... Qe do te thote se propaganda nuk eshte se i ben fort pune atyre qe e kontrollojne.

Por une nuk e shoh vetem si problem politik por edhe si problem korrupsioni me qellime ekonomike. Sa me i dobet te jete tv publik aq me mire u behet operatoreve private. Deri sa te arrije ne ate pike sa shteti te thote "s'e operoj dot" po e privatizoj...

Dhe tamam sot degjova edhe nje "ide gjeniale" te Andi Bushatit, qe tv publik duhet PRIVATIZUAR pasi nuk paska derman tjeter... Trishtuese.

 

 Blendi ne nje pike jemi dakort, qe problemi me TVSH nuk eshte njeanshmeria politike se edhe po te ishte nuk ka asnje lloj influnce, nderkohe qe po perpiqen ta nxjerrin kete si problemin me te madh. 

Taksa e BCC eshte ndryshe, eshte ze i vecante, dhe e paguajne ata qe e perdorin televizorin. Ne Shqiperi si ne gjithe Europen taksa per TV publik paguhet me gjithe taksat e tjera, pra si nje ze unik, dhe pastaj shteti vendos sa ti japi televizionit duke krijuar nje lloj varesie. BBC eshte rast pak me i vecante ne kete aspekt. Po gjithsesi te fillojme ketu debatin. 

Ndersa sa per pjesen publik v. privat, nuk ka arsye pse te mos kete nje tv publik. Ajo qe mund te merret nga privati eshte drejtuesit. Mbaj mend para disa vitesh lexoja se si ne Itali ishin rregulluar ndjeshem sherbimet e trenave pasi ne krye te kompanise publike ishte vene nje ish drejtor i IBM (me duket) me nje kontrate te qarte, 3-vjecare, ku kishte synime konkrete te cilat ai duhet te arrinte. Nje lloj mekanizmi i tille duhet perdorur mbase edhe per kompanite publike shqiptare, pra jo privatizim por kontrata te qarta per drejtuesit te cilet duhet te kene qene te suksesshem ne boten e biznesit privat (pra jo gazetare apo mik gazetaresh por drejtues biznesesh). Nejse edhe nje here, vetem ide eshte. 

Nuk eshte ide e keqe kjo qe thua. Madje per ta thjeshtuar edhe me tej, mund te kerkohej ndihme dhe bashkepunim pikerisht nga ente si BBC apo te tjere te ngjashem ne Europe. Por jo ne forme ndihme dhe trainimi, por me thellesisht. Se trajnime jane bere pafund, e jane harxhuar miljona USD, por nuk ka pasur asnje vlere pasi eshte direkt i varur nga politika, dhe ne sherbim te politikes, kur perdoret per te shperblyer besnikerine. Pak rendesi ka kush eshte ne pushtet, skema mbetet e njejte.

Televizioni publik ka nevoje per pavarsi financiare, drejtuese dhe politike. PBS dhe NPR ne ShBA jane modele shume te mira.

Dashka qiqra ne hell Blendi... eh Po! smiley

 Vetem nje kritike e vogel, NPR eshte histori suksesi ne USA, ndersa PBS me thene te drejten jo dhe aq.

Jam dakort per ndihmen, jo thjesht trajnime, na duhet ndihme ne marrje modelesh dhe ne aplikimin e tyre. 

Nuk ka kuptuar asgje kjo G99 qe duke u sjelle si "Mjafti"mori vetem 0.86 % te votave ne zgjedhje (te pakten te kishte arritur 0.99 %).

Nuk thote kot populli :"Ujku qimen e ndrron por zakonin se harron"

Une nuk e shof TVSH-ne, jo se nuk du, por se nuk ma kap televizori. As TV shijakun nuk ma kap, ene Klanin me shume miza ma nxjer. Televizor tejkanoz.

 G99 ben mire qe ne vend te protestave te shkoje ne parlament dhe te propozoje ndryshimet e nevojshme te kuadrit ligjor qe do cojne TVSH-ne drejt pavaresimit

RTVSH te mbyllet njehere e pergjithmone. Nuk reformet ai vend dembelesh bythlepiresish te cdo qeverie ne pushtet dhe padyshim edhe hajdutesh.

E cuditshme sesi politika shqipetare po behet pre e "lobit" dhe jo opozites apo kundershtimeve politike. G99 nuk eshte parti qe perfaqeson askend ne fakt pasi numri i votave qe ajo ka marrur ne zgjedhje e ben ate parti vetem gjate fushates.

 

Persa i perket mbylljes apo reformimit, mendoj se mbyllja nuk eshte zgjidhje, perjashto rastet ketu te arsyeve financiare apo arsye te ngjashme. Reformimi eshte nje hap qe duhet marrur ne sherbim te permiresimit te kualitetit te transmetimeve, te programit, te stafit dhe teknologjise. RTSH ne nje fare menyre apo nje tjeter eshte "ikona" e medjas shqipetare per arsyet e veta historike dhe kulturore, pavarsisht kontributit te tij te cunguar. Gjithsesi ai dha kontribut sepse ishte i vetmi i licensuar dhe i predispozuar per ta bere ate gje. Pra RTSH ne vetevete eshte histori qe akoma vazhdon te behet, por per ta bere ate histori te se shkuares mendoj se do te ishte nje hap shume i gabuar. Ajo c'ka i duhet RTSH-se eshte me shume financime, menazhim me te mire, progaramacion me te ngjeshur dhe te larmishem, punonjes profesionist dhe teknologji moderne.

 Puna eshte se ai TV-ja shqiptar eshte nje brime e zeze ne te gjitha kuptimet e fjales. Programi, financa, prostitucioni politik e moral, taraflliku e cfare te te vije ne mend. Me leket e hedhura aty per trajnime dhe donacione mund te ngriheshin edhe nja tre televizione. Vetem me arkivin qe ka pasur dikur, ai mund ta mbyste cdo konkurent tjeter, te pakten nga ana politike-historike-edukative. Por arkivat e tij ne fillim te viteve 90-te shiteshin nje steke Marlboro 1 kasete dokumentare te huajve. Me vjen keq ta them qe edhe une ne to fillime kam marre pjese ne nja dy afare te tilla, por asokohe aq dinim. Gazetaret dhe kameramanet ziheshin kush t"i lepinte menderen politikanit me te pare ne pushtet qe ti merrte me vehte jashte shtetit. Ato qe s'kapnin dot politikanet u lidhen me fete. Kam njohur kameramane qe prezantoheshin here me emer te krishter e here me emer mysliman, aq sa edhe pas vitesh njohjeje nuk e dija cili ishte emri i vertet. Nje grup tjeter mbante ne dore festivalet. Edhe po mos kapshin noi lek, prap noi gjo tjeter e kapshin, ishte parrulla. Ca te tjere i fusnin kamerat ne kuti kasetofonesh per ti marre me vehte te djelen qe te shkonin neeper dasma. Flamur Topi bente reklama ilacesh e prezervatovesh qe te nxirrte ndonje lek ekstra. Ne programet e femijeve u kerkonin leke prinderve qe t'ua nxirrnin femijet ne televizor.

Aman se na u ngriten zorret e barkut. E vetmja menyre se si mund te rregullohet ai institucion eshte qe te nxirren nga puna te gjithe personat qe punojne aty, qe nga drejtori deri tek polici i deres. Pastaj te shembet pjesa me e madhe e tij qe dhe nga ana arkitekturale nuk eshte televizion, pervec ca studiove, te rindertohet, te lyhet me tjeter boje dhe te emerohet nje staf i ri.

P.sh....Mero Baze...

Leje, leje fare deri tek boja. Me mire le ta bejne Teater Kukllash, te shkojne e te kenaqen kalamajte.

 

Sa eshte honorari qe kane marre pjesmarresit?

 Reformimi eshte i mundshem, po te mos fusi hundet politika. Gjersa i thone tv publike (dhe jo shteterore), do te thote qe te marrin pjese shume aktore te shoqerise shqiptare. Duke filluar nga organizatat, shoqatat e ndryshme, intelektualet e ndryshem, universitetet, komunat, sindikatat, pra te ter keta/o  te kene perfaqesuesin e tyre ne ate tv. Ai/ajo tv, duhet te jete interprete e ter zerave te shoqerise shqiptare, dhe sidomos te diaspores e femijve te tyre. 

Endriti ka te drejte. Neqoftese nuk vendoset nje takse per aparat Tv, dhe kjo takse pasi te vendoset mujore  te paguhet bashke me faturen e energjise elektrike, duhet t`i kaloje direkt televizionit publik.

Forma qe eshte tani, eshte si puna e asaj takses se Majkos per rrugen D-K, qe parate qe mblidhen shkojne ne thesar dhe qe andej qeveria ka detyrimin te coje buxhetin e paracaktuar. Pra fondet e mbledhura futen ne thes, dhe....

Keshillat drejtuese te Tv publik duhet te jene keshilla te zgjedhura me perqindje te caktuara nga shoqeria civile dhe qeveria te kete vetem efektin kontrollues dhe mbarevajtjen ligjore. Keto keshilla te mos kene te drejte te zgjedhin drejtues teknik, por te jene hartues politikash dhe ndertimi strukturash. Menaxhimi duhet te jete vetem problem teknik, ku menaxheret e ftuar per te drejtuar te jene ne konkurim CV te hapur dhe me pas, kohe te percakuar rotacioni nga 3-5 vjet. Ftesa dhe zgjedhja e menaxherit( drejtorit) te behet prej komisionit parlamentar te medias, dhe votimit me 3/4 e parlamentit, pra drejtues konsensual.

Po te duan i bejne, e keto dihen dhe behen por u pelqen anarkia dhe kaq....!

 

te privatizohet. ne thelb g99 ka te drejt. pse tpaguaj un taksa, me pa emisione te tipit "pse sali berisha esht me i madh se skenderbeu" apo dokumentare te stergjate per rekordin ne murin kinez?

E vetmja zgjidhje ndoshta do te ishte, qe TVSH te perjashtohet nga grumbullimi dhe dhenia e lajmeve dhe transmetimit te aktiviteteve politike.

Le te kthehet ne nje tip ARTE, qe te kontribuoje te pakten me kulturen.

Megjithese cfare them une, edhe atehere do ja gjejne anen specialistet e politikes per ta instrumentalizuar kete institucion.

 

Ajo qe akoma nuk  arrihet te kuptohet eshte qe problemi i medias se lire nuk qendron vetem tek TVSH, por edhe tek televizionet private, lokale apo kombetare. Ja e mbylle TVSH, po me te tjerat, qe jane kapur nga politika dhe sherbejne thjesht si altoparlante te ketij apo atij krahu politik, si i behet?

A ka njeri pergjigje per kete?

ta jap un pergjigjjen psh per klanin ose topin. mbajn ane. ama nuk e paguaj une as topin te me thote "edi rama pritet ne menyre madheshtore ne vlore" dhe klanin qe "sali berisha eshte konfirmuar si politikani me i dashur per shqiptaret". e bejne me leket e tyre, blihen, kthehen ne altoparlante, pune per to. mos i shih ateher. po tvsh un e paguaj qe te me mbaje debate te thella se pse sali berisha esht me i madh se skenderbeu, marthin luter kingu e ismail qemali te marre sebashku

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).