Rrogat, bojkotuesit e PS letër Topallit

Deputetët socialistë kërkojnë nga Kuvendi të saktësohet statusi i tyre. Prej 7 ditësh deputetët Alfred Dalipi dhe Erjon Braçe i kanë kërkuar sqarime Kuvendit për statusin e tyre aktual si detyrimet, përgjegjësitë dhe përfitimet që rrjedhin nga ky status. Mesa duket bojkoti i deputetëve socialistë ka krijuar një situatë të re ligjore e cila është ende e paqartë.

Sipas z.Braçe dhe Dalipi kërkojnë sqarime kundrejt pozicionit që ata kanë sot pasi nëse klasifikohen si deputetë ata prej dy muajsh duhet të marrin pagën dhe të gjitha përfitimet e një deputeti dhe nga ana tjetër nëse ata nuk janë deputetë duhet të përfitojnë trajtimin financiar si ish-deputetë.

Sot Kuvendi i ka paguar të gjithë ish-deputetët sipas ligjit me 50% të pagës që kanë patur, ndërkohë që deputetët socialistë të cilët nuk kanë bërë ende betimin e deputetit nuk kanë përfituar nga ky status dhe po ashtu ata për shkak të mos realizimit të betimit nuk kanë marrë as pagën e deputetit.

Nga ana tjetër Kuvendit pritet t'i drejtohet edhe një tjetër deputet socialist për sqarimin e statusit aktual të tij. Mësohet se edhe Andis Harasani do t'i dërgojë një letër Kuvendit për të qartësuar mandatin e tij si deputet dhe momentet kur ky mandatë rrezikon të digjet.
Po mbushen rreth dy muaj nga fillimi i legjislaturës së re dhe 64 deputetët socialistë ende nuk kanë shkuar në Parlament për të bërë betimin moment ky që ka ngritur shumë pikëpyetje mbi statusin e tyre dhe mandatet që ata mbajnë.

Ora News

7 Komente

dum rrogat tona !  smiley

Admin maskara, pse gjibit ja publikoni cdo artikll, kurse ate qe solla une per anjezen qe flinte me pizhama e zgjohej me breke se publikon smiley

smiley

Po pse me xhibin do hahesh ti? Ai eshte admin e shkuar adminit.

Po me vjen keq per kete Bracen,gjynof,gjithe ai "CUN" pa kokerr leku ne xhep.

 inshalla mer bohet gjibi admin, se ai me ka gjan mu.

te shof dhe une nje dite te bardhe, me te pakten nji admin qe sme ka inat smiley

smiley

i mbaruar leket rames, qe nu u jep buke dishepujve?

Oh cfare qefi. Dmth keta edhe nuk shkojne ne pune, edhe duan te paguhen. Keta po, keta jane socialiste te vertete!

Lexoje edhe nje here, ose mere detyre shtepiese nuk e ke kuptuar!

Mandatet e PS-së, në dorë të kryeparlamentares Topalli

Mandati i 64 deputetëve të opozitës është në dorën e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Kushtetuta në nenin 71 të saj thotë se mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve. Në pikën dy të tij parashikohen rastet kur mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm dhe që janë “kur ai nuk bën betimin; kur heq dorë nga mandati; kur mbaron mandati i Kuvendit; kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi”. Konkretisht, sipas Kushtetutës, mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm edhe në rastin kur ai nuk bën betimin. Por dokumenti i miratuar në vitin 1998 nuk jep një afat për kohën deri kur pritet për t’u betuar deputeti që atij t’i hiqet mandati. Ndërsa rregullorja e Kuvendit në pikën pesë të këtij neni thotë se, nëse deputetët refuzojnë të bëjnë betimin, Kryetarja e Kuvendit, me sekretarinë e përkohshme, deklarojnë mandatin e deputetit dhe njoftojnë KQZ-në. “Drejtuesi i seancës, në këshillim me Sekretarinë e Përkohshme, deklaron mbarimin e mandatit të deputetit kur ai nuk pranon të betohet ose i shmanget betimit dhe njofton menjëherë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Deklarimi i mbarimit të mandatit botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare”, thuhet në rregullore. Megjithatë dokumenti nuk e specifikon kohën kur kryeparlamentarja dhe Sekretaria e Përkohshme deklarojnë mbarimin e mandatit.

Gazeta Panorama
 

Na paska lexuar Panorama, se patem bere nje pyetje diku ketu ne lidhje me sqarimin e ketij ligjit, dhe e paskan shkruar artikllin. smiley

Gjithashtu, sipas ketij artikllit tjeter te Panorames per rrogat e deputeteve dhe letrat drejtuar Topalleshes:

Për të njëjtin shqetësim edhe deputeti Andis Harasani ka gati një letër që do t’ia drejtojë kryetares së Parlamentit, të cilës i kërkon të sqarojë statusin e tij dhe të interpretojë se kur atij i digjet mandati. Deputetët socialistë shprehen se kërkohet një interpretim i nenit të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit fillon ditën që shpallet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa deputetët socialistë që janë certifikuar nga KQZ-ja, por nuk kanë bërë betimin e tyre për shkak të bojkotit, janë pa mandat.

dhe

Deputetët e “Lëvizjes për Mendim Ndryshe” janë shprehur në unison, se nuk do lejojnë të digjet mandati i deputetit që ata kanë marrë nga zgjedhësit e tyre. Ben Blushi, Kastriot Islami, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Marko Bello janë shprehur se nuk do djegin mandatin e tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendime që duhet të merren në Kuvend në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave me BE-në. Por ndaj këtij qëndrimi është përgjigjur dhe kryetari socialist, Edi Rama, i cili i ka kujtuar atyre zbatimin e statutit nëse thyhen vendimet politike të grupit të deputetëve. “Rregullat janë të përcaktuara në statut. Në PS nuk ka ne dhe ata. Në PS ka një kohezion shumë të qartë lidhur me momentin politik dhe vendimmarrjen politike. Individët e caktuar në një moment të caktuar nuk ka arsye t’i kategorizoni me ‘ata’. PS-ja është e vendosur në këtë proces dhe për ta çuar përpara këtë proces”, u shpreh Rama.

 

Te hapen kutite e 28 qershorit...dhe ato te 15 nentorit!

Rama porosi deputetëve në bashki

Kryetari socialist Edi Rama mblodhi në Bashkinë e Tiranës dy ditë më parë deputetët e kryeqytetit, për të diskutuar dhe dhënë porosi rreth procesit zgjedhor në organizatat socialiste dhe u ka kërkuar deputetëve të ndjekin nga afër këto mbledhje. Të ndarë sipas një grafiku, deputetët e kryeqytetit do të monitorojnë dhe do të marrin pjesë direkt në çdo mbledhje, sipas zonave ku ata kanë qenë dhe kujdestarë në zgjedhjet e 28 qershorit. Theksi pritet të vihet tek analiza e zgjedhjeve që do të zhvillohet në mbledhjet e organizatave. Çdo organizatë do të raportojë dhe do të nxjerrë defektet dhe përparësitë që ka pasur gjatë fushatës zgjedhore, e veçanërisht gjatë procesit të votimit. Gjatë takimit u është kërkuar deputetëve të këmbëngulin të thithin sa më shumë propozime për ndryshimet statutore, të cilat do të diskutohen dhe në mbledhjet e organizatave socialiste.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

 

P.S. Tushe, ca jane keta artikuj brekanjoze moj? :o Sill ndonje gje serioze, jo pabrekse, dhe ja vini fajin qevrise se Peshkut pastaj. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).