Rrafshohet muri antik në Finiq

Një banor i fshatit ka shkatërruar murin antik për të zgjeruar territorin e shtëpisë së tij. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Sarandë bën të ditur se specialistët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë pezulluar ndërhyrjet.

 

Në pjesën e banuar të tij, apo në atë që njihet ndryshe edhe si Finiqi i sotëm, ditë më parë është shembur një mur arkeologjik, i ngjashëm me murin e ujësjellësit të Justinianit në afërsi të Kranesë. Autori i kësaj ngjarjeje është një banor i fshatit, Thoma Fani, pronar i një banese që ndodhet në anë të rrugës. Me synimin për të rikonstruktuar banesën, është ndërhyrë edhe në murin arkeologjik. Për këtë veprim është vënë në dijeni edhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, specialistët e së cilës kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit për këtë ndërhyrje. Drejtori Ilir Papa shprehet se që nga ai moment, në vendin e ngjarjes është pezulluar ndërhyrja dhe nuk janë kryer veprime të mëtejshme. "Do të ngrihet një grup specialistësh në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Arkeologjisë së Shpëtimit për të vlerësuar nëse pjesa e shembur ishte një mur romak apo jo. Pas kësaj do të vendoset se si do të veprohet më tej", thekson Papa.

Ndërsa ai thekson se ende mbetet për t‘u vlerësuar rëndësia e këtij muri, arkeologu Dhimitër Çondi, i cili ka qenë pjesë e ekspeditës italo-shqiptare që ka gërmuar edhe së fundmi në Finiq, shpjegon se ky mur ishte ndërtuar me teknikën romake. Ndërkohë, autoritetet e pushtetit vendor shprehen se kanë bërë denoncimin duke kërkuar edhe veprimin e institucioneve të specializuara si Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Sarandë dhe Ministria e Kulturës në Tiranë. Kryekomunari i Finiqit, Ziso Lluci, u shpreh se është në pritje të reagimit të këtyre strukturave. "Këtu çdo pëllëmbë është arkeologji. Jo pak prej objekteve arkeologjike të Foinikes së lashtë gjenden edhe në territore të banesave, të oborreve apo kopshteve të shtëpive", theksoi Lluci, duke lënë të kuptohet se ndonjëherë edhe mungesa e informacionit mund ta rrezikojë këtë pasuri. Nga ana tjetër ai shprehet për mungesën e një harte të qartë arkeologjike. "Prej disa vitesh u kemi kërkuar drejtuesve të ekspeditës italo-shqiptare të na e siguronin këtë hartë, por kjo është bërë e mundur vetëm në shtatorin e sivjetshëm, kur kjo ngjarje tashmë ndodhi", shprehet ai.

Teknika e murit të shembur

Muri i shembur, sipas arkeologut Dhimitër Çondi, ka qenë ndërtuar sipas teknikës romake, në formë rrjete, gjë që ngjallte kureshtjen e vizitorëve që kanë nisur të përfshijnë në guidat e tyre edhe Finiqin. Dëmtimi i ndodhur nuk mund të anashkalohej nga ekipi i misionit arkeologjik italo-shqiptar. Burime të besueshme thanë se pjesëtarë të tij e kanë dokumentuar dhe botuar këtë episod te punimi shkencor "Foinike 1". Mësohet se dëmtimi ka ndodhur disa ditë para nisjes së ekspeditës arkeologjike shqiptaro-italiane. Enriko Xhorxhi, arkeolog italian, autor i botimit, ka bërë thirrje për ruajtjen e trakteve të tjera të mureve të tillë. Shqetësim kanë shprehur edhe arkeologë të tjerë shqiptarë, të cilët për kompetencë mësohet se i janë drejtuar institucionit më të ri, Agjencisë Shqiptare të Arkeologjisë së Shpëtimit.

Ekspedita

Ekspedita më e fundit arkeologjike italo-shqiptare kreu punime nga 5 deri më 30 shtator, në evidentimin e elementëve të rinj në teatrin antik, në pjesën e shkallareve të tij, si dhe në bazilikën e Akropolit e në Nekropol. Në të mësohet të jenë gjetur elemente të tjerë, që i përkasin periudhës helenistike dhe romake, si altari i bukur, që do të shërbejë për t‘u vizituar nga turistët etj.

Zona ku ndodhi shkatërrimi

Një pjesë e Foinikes së dikurshme shtrihet në fshatin e sotëm, qyteti i poshtëm, siç e quajnë arkeologët. Ai është ndërtuar në periudhën romake. Në sipërfaqe ndodhet nekropoli më i madh në vend, pas atij të Apolonisë. Në numrin e madh të varreve të datuara në shekullin IV para Krishtit, deri në periudhën romake, me konstruksion solid, janë gjetur një sasi e madhe objektesh, që shkojnë nga 5 në 35 për çdo varr. Kjo është lëndë për muzeumin e ardhshëm. Një pjesë e tyre gjenden në muzeun arkeologjik të Butrintit. Në pjesën e poshtme të qytetit gjendet edhe trakti i ujësjellësit të Justinianit, që i shërbente këtij qyteti. Këto rrënoja dhe trakte muresh e ndërtesa, përfshihen dhe alternohen me ndërtimet e sotme të fshatit Finiq. Jo pak prej tyre gjenden në oborret e shtëpive dhe plotësojnë guidën e turistëve vendas dhe të huaj, guidë e cila, krahas Akropolit, të ndodhur në majën e kodrës së Finiqit, plotësohet edhe me këto elemente. "Shekujt dhe brezat nuk i dëmtuan", vlerësojnë arkeologët". Ndërsa prishja dhe dëmtimi i tyre ndodh tani, kur edhe numri i institucioneve që merren me trajtimin dhe ruajtjen e tyre është rritur (janë rreth 20 të tilla). Kështu e shpjegojnë specialistë të kësaj fushe atë që ka ndodhur, kur është dëmtuar deri në rrafshim një mur në mes të fshatit, rreth 30 metra larg vendit ku kryqëzohet rruga kryesore e fshatit, me atë që çon në Akropolin e Finiqit të lashtë, rrugë kjo që përfaqëson një investim serioz të qeverisë shqiptare.

32 Komente

Gjynah. A ka ndonjë shpërblim për njerëzit që të ruajnë pikat historike që i kanë nën pronësinë e tyre?

jo blete. Ka ligj per mbrojtjen e monumenteve te kultures. Gjirokastralinjte psh, nuk i prekin dot shtepite, as boiler nuk vene dot sepse ka legjislacion te vecant qe rregullon te drejten e tyre te pronesise mbi keto shtepi, ngaqe janemonumente kulture. Per objektet e tjera qe ndodhen ne toka bojqesore, nuk e di se me c' ligj mbrohen, po them se duhet te kene mbrojtje pak a shume te ngjashme.

E kuptoj këtë, por nëse pronarët do të shpërbleheshin për sjelljen e mirë dhe jo vetëm të dënoheshin për të keqen, ndoshta do të kishte më pak veprime të këtij lloji.

Normalisht duhet te shpronesohen per "interes publik" si ne rastet e ndertimit te rrugeve etj. Po s'ma ha mendja te kete fonde kshu qe s'nuk  smiley  

Po ky s'ka si ta kete pas pronen e vet blete, se muri qeka zbulu qe ne '30 en. S'ka mundesi qe ky hajvoni te kete perfitu nga ligji i ndarjes se tokes apo t'i jete kthy toka ne menyre te ligjshme. 

Çudi... kur shfleton Peshkun te mbushet mendja se ne nuk leme njeri te na preke vlerat kombetare (qofshin reale apo te imagjinuara). Per nje enciklopedi qe nxoren ne Shkup desh ia vume zjarrin Ballkanit. Ore ne te marrim gjak ne vetull per Skenderbeun, Nene Terezen, Ali Pashen & Co nderkohe qe historine po na e shkaterrojne diten per diell. Po na e marrin kalane nga brenda! Po le te vazhdojme te me skenografite per teatrin e kukullave kombetariste se ne çmendine qe ne çmendine jemi...

Ca ka per te qesh mer torollak. Apo ty te tremb vetem po ra muri i nderteses se Pdsmiley

Artikulli nuk përmendte tjetër informacion, prandaj.

Megjithatë duket sikur të paktën dikush e ka vënë ujin në zjarr konkretisht: punimet janë ndalur, policia është vënë në dijeni, kryetari i komunës jep intervista etj.

 Ai prishi te vjetrin per ta bere te ri!

Mentalitet shqiptar!

"Shekujt dhe brezat nuk i dëmtuan", vlerësojnë arkeologët

Kjo ndodh se sot njerzit nuk kane frike nga ligji nga shteti!

 Me perpara njerzit ishin dhe te ndergjegjshem dhe te edukuar nga feja qe prona e tjetrit ose ajo qe nuk eshte e jotja dhe nuk te perket ty, nuk preket!

Mirpo me ke e ke?!!Kjo eshte e cuditshme eshte humbje!

 

Mentalitet shqiptar!

Finiqotet ne fakt jane minoritare greke! smiley

 

 

 Mendoj se denimi i Thomait me nja 1 muaj brenda dhe nja 200-300 euro gjobe, do ti beje dhe shqiptaret e tjere ti therasin mendjes para se te prishin objektet e kohes se romakeve.

Do të ngrihet një grup specialistësh në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Arkeologjisë së Shpëtimit për të vlerësuar nëse pjesa e shembur ishte një mur romak apo jo. Pas kësaj do të vendoset se si do të veprohet më tej",

Rivaliteti i lashte midis botes Helene dhe asaj Romake, mori papritur nje dimension te ri, kur katundari Thoma, i dishrum per pak "zgjerim", i ra mohit historise, dhe filloi te zhbente me kazma, nje mur te vjeter ku zakonisht shkonin vapen dhite e fshatit.

 

smiley

thomai eshte antiheroi (e konderta e atij fshatarit qe gjeti koken e deas ne nje drame shqiptare, qe e bente ugolinin "qepaze&quotsmiley

maj mend nga butrinti, flitej per tre mure, mrrok: grek, ilir dhe romak. greku ishte me ata guret qiklopik qe thon, shume impozant, prerje te sakta e puthitje shumekendore... nejse mo... romaku i kishte guret me te vegjel dhe me te rrumbullt, u shofte naj cik llac dhe enderrim per qerpic aty ketu... smiley

ilaqim, ai muri ilir, me thon te drejten, me ca si zaje lumi, gur te veckel, s'di si kishin qendru. bona habi. po mas nja 10 minutash ja morem doren; i dallonim muret me nje fjale. mur ilir kishte shume pak, kshu tifozllikshe them, ndjeheshe pak si disadvantaged...

romaku i kishte guret me te vegjel dhe me te rrumbullt, u shofte naj cik llac dhe enderrim per qerpic aty ketu.

Qy at'here ka fillu ajo perbuzja qe kane labt e hinterlandit per romaket/italjont!

Tu bo mur me guricka dhe me llac! smiley

Prandaj edhe katundari Thoma, qe me siguri e ka bere ushtrine ne Prongji, i vuri kazmane ketij muri "effeminate"! smiley

 

"peppinot", pra mooo  smiley

smiley

itali e poshter... injorante... smiley

 O Emo, po pse m'cenon atje ku s'mbaj, o burre i dheut? smileyo me italine c'pate a te keqen? smiley

 

Ti u bone kanadeze tani! Cne prap me taljont?

Knej osht mir puna. As mure t'vjeter, asgjo. Kur gjejm naj plevice 70 vjecare, me vrap muzeum. Nji mcdonalds afer per turistat, ose larg qoft naj hooters (mos pyt per ket po s'e dite se s'ta them), ene maroi sporti. smiley

Te dashur Miq

 

talluni  dhe mire beni. Nuk ka menyre tjeter per ta kaluar kete vrer qe i ka mbeshtjelle monumentet e kultures. Une isha aty dhe e pashe murin me syte e mij. Muri romak ishte mbi tre metra i larte dhe 6 i gjate.  fshatari mire e beri qe e prishi se askush nuk la vene ujin ne zjarr per te tjera monumente qe jane prishur ne finiq ka 20 vjet.

 

pergjegjes per monumentet ne sarande eshte nje person i cili vetem me kete pune nuk ka asnje lidhje. muri ka mbi nje muaj qe eshte prishur por personat e monumenteve te sarandes jane perpjekur ta mbajne te fshehte.

 

Nderko rruga e re per ne bajkaj i rrafshoi tumat e bajkaj   vepra unikale ne europe  te periudhes se bronxit.

 

sot isha ne guroren antike te butrintit ne shkalle.rruga e re e kishte shpartalluar gurroren 2400 vjecare.

po sot ne butrint punetore te nje firme te rruges po shpartallonin pjesen e mbrojtur te parkut te butrintit zone e shpallur si Trashegimi Boterore.

Nuk e di djema po shikoni qe te tallemi edhe me keto te reja se tjeter me sa shikoj nuk kemi me se cfare te bejme. indiferenca dhe injoranca ka arritur fundin e saj.

 

jetojme ne kohen e barbareve

 

 

 aurontare ku jeton ti ne sarande ?

Sa keq Rono gjynof qe nuk fitut,dalin nj tre sheshe ndertimi aty ne hyrje te BUTRINTIT qe lene lene mos e pyet,po ec mo mos u merzit,nuk ka qene kismt.

Dikur,dikur ka pas qene nje pllakate ku shkruhej

"Monument Kulture Ruhet nga Shteti"

Kaq duhej dhe se luante kush ate.

Eheee,..kishin fryk atehere,nje deg ulliri se prekte njeri!

 

Rivaliteti i lashte midis botes Helene dhe asaj Romake, mori papritur nje dimension te ri, kur katundari Thoma, i dishrum per pak "zgjerim", i ra mohit historise, dhe filloi te zhbente me kazma, nje mur te vjeter ku zakonisht shkonin vapen dhite e fshatit.

smiley

Thenie e momentit? smiley

 

 

talluni  dhe mire beni. Nuk ka menyre tjeter per ta kaluar kete vrer qe i ka mbeshtjelle monumentet e kultures. Une isha aty dhe e pashe murin me syte e mij. Muri romak ishte mbi tre metra i larte dhe 6 i gjate.  fshatari mire e beri qe e prishi se askush nuk la vene ujin ne zjarr per te tjera monumente qe jane prishur ne finiq ka 20 vjet.

Ja ke ki nonen muhabetit ne ti Aurono me keto egzagjerimet dhe media-pozicionimet e tua mbas zgjedhjeve. 20 vjet s'vuri njeri dore tek ai muri i Sarandes dhe monumentet e tjera? Ti ca pune beje p.sh. para disa viteve kur ishte partia jote ne pushtet? smiley

Ah po harrova, motoja e zgjedhjeve sivjet per juve ishte pertej te majtes dhe se djathtes, dhe me ate rast i late duart nga e kaluara e tranzicionit.

 

jetojme ne kohen e barbareve

Dhe ne kohe mospatje postesh publike. Se kshu e keni bere juve, te dy palet, sa vjen njera pale i zdryp ata te partise tjeter nga puna, dhe nga pozicione jo politike. Mos u merzitni, do kaloje. Ja nderkohe ja keni mare doren te gjithe kronikave te zeza, all of the sudden (kur thone ketej) jeni bere te gjithe vokale te pabarazive dhe barbarizmave shqiptare. smiley

 

Tetori eshte muaji ku muret historike bien !!!!

 

Dhe nje here fitoi injoranca ndaj arsyes. Rast jo unik ne Shqiperi. Njerezit jane bere aq te humbur, sa nuk arrijne me te dallojne cfare eshte e mire dhe cfare eshte e keqe per shoqerine, mjafton qe ti sherbeje interesit vetjak.

Per keta injorantet e PD-se qe flasin si kodra pas bregut, nuk eshte kjo teme per te diskutuar sepse eshte me lart se niveli i tyre. Te shkojne me mire dhe te rrine grushtbashkuar rreth partise sepse keshtu i thote xhaxhi Sali. Per keta godina e PD-se(halja publike e qytetit) eshte monumenti me i rendesishem.

Mire, muri qe u rrezua tani, po Apollonia qe kishte mbetur shkretetire? Kam bere ca foto te asaj c'ka kishte mbetur nga muzeu dhe eshte ne nje gjendje vertet te mjeruar. Roja, nje burre i vjeter, tha qe nga frika e rrembimit i kishin cuar ne Tirane, po se ku e qysh e tek, s'dinte gje. Vetem se ato stendat bosh, ato pak objekte dhe statuja te ciflosura qe qene lene aty dukej sikur lengonin, sikur iu kishin hequr ate krenarine e lashtesise.

p.s. do perpiqem te gjej nje menyre t'i sjell dhe ketu ato foto.

xhibi

 

kesaj i thone mire kali na ngordhi po nuk na lene rehat as mizat

xhibi, nuk eshte e nevojshme qe te behem avokat i Z. Tare, por ndjej nevojen qe te te them, edhe pse kjo me ve pakez ne siklet, se eshte teper destruktive qe te sulmohet pikerisht nje nga njerezit qe aq shume eshte marre dhe merret me trashgimine arkeologjike shqiptare.

Ki me teper respekt per pasionin e te tjereve dhe pse nuk eshte e thene qe te jeshe i afte qe ta kuptoshe dhe mos humb fokusin nga objektivi i kesaj teme:

Nje murr i lashte me nje vlere teper te madhe historike eshte demtuar per te bere nje shtese te shtepise.

Ky eshte thelbi i muhabetit. Mos u huto neper qoshsokake te cuditshme.

Shfrytezoje privilegjin qe Z. Tare po te jep ketu duke komunikuar me ty dhe le te evitojme ate muhabetin e  zakonshem "Alla shqiptarce": "Shiko sa burre i qut jam une e shi sa budall je ti!"

 Duket se arqitekti dhe realizusi  i kesaj ndermarrjeje qenka prift. Prifti cau ferren.

"Këtu çdo pëllëmbë është arkeologji. Jo pak prej objekteve arkeologjike të Foinikes së lashtë gjenden edhe në territore të banesave, të oborreve apo kopshteve të shtëpive", theksoi Lluci, duke lënë të kuptohet se ndonjëherë edhe mungesa e informacionit mund ta rrezikojë këtë pasuri.

Thomai psh, ai fshatari nuk e besoj se e njeh ligjin ose e njeh por nuk e llogarit ndaj dhe merr guximin.Problemi ketu eshte se si Thomai ka plot,qe demtojne trashgimite kulturore ne teritorin shqiptar.,besoj se duhet te kete ligje per mbrojtjen e tyre,por ato nuk trembin askend.

Po c`ben Xhaferri i Ministrise se Kultures ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).