Rizgjimi i privatizimeve sekrete

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1578, datë 4.12.2008, “Për miratimin e vlerës të së drejtave, që lidhen me aksionet e shtetit në INSIG, sha-në, me të cilën do të fillojnë negociatat për shitjen e tyre”, është dokumenti ligjor që përcakton çmimin mesatar të shitjes së aksioneve të INSIG. Por, ky dokument nuk mund të konsiderohet zyrtar, as ligjor. Është thjesht sekret. Dhe bëhet fjalë për një vendim, i cili përcakton vlerën e shitjes së aksioneve të gjigantit të sigurimeve shqiptare, INSIG. Problemi i VKM-së së munguar, jetike për privatizimin e INSIG nuk është produkt i ndonjë publikimi zyrtar të institucioneve shtetërore. Është rrjedhojë e një kërkimi mbi arkivat e Fletoreve Zyrtare, ku dokumenti në fjalë mungon. Vendimit i dihet numri, data dhe lënda, por ai vetë nuk ekziston.
Në fakt, gjithçka nisi me diskutimet e kësaj jave në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, mbi shitjen e aksioneve të shoqërisë së sigurimeve. Kështu, INSIG hyn për herë të dytë brenda një viti në procesin e privatizimit. Kësaj radhe synimi i qeverisë është shesë 100% të aksioneve, çka është e kuptueshme duke marrë parasysh mungesën e arkëtimeve në buxhetin e shtetit. Dhe në kohë shterpësie të ardhurash, privatizimet janë kurdoherë diçka e mirë, në mos e domosdoshme. Në mungesë të deputetëve të opozitës në aktivitetet parlamentare, debatet tashmë zhvillohen mes përfaqësuesve të pozitës. Debati në fjalë është zhvilluar mes kryetarit të Komisionit, Edmond Spaho, anëtarit të komisionit Gjokë Uldedaj, ish zëvendësministrit të Financave Florion Mima dhe institucionit të Ministrisë së Financave, përfaqësuar në mbledhje nga Linda Rusmali. Palët debatuan pikërisht mbi çmimin e shitjes së aksioneve të INSIG, duke iu referuar dokumentit që nuk është përfshirë në Fletoren Zyrtare dhe nuk gjendet as në formë elektronike. Kjo do të thotë se dokumenti në fjalë nuk mund të shërbejë si bazë ligjore për asnjë lloj vendimi.

Një argumentim me rëndësi parësore është edhe vendimi Gjykatës Kushtetuese, Nr. 10, datë 17/11/1992, ku përcaktohet qartë se në rastet kur në tekstin e ligjit apo të aktit tjetër normativ parashikohet hyrja në fuqi e aktit menjëherë, kjo duhet të nënkuptojë rregullin e përgjithshëm të hyrjes në fuqi 15 dite pas botimit të aktit. Në rastet kur ligjvënësi çmon se është i domosdoshëm një afat i ndryshëm nga afati 15 ditor, atëherë ky afat duhet të përcaktohet prej tij dhe të shprehet në tekstin e vetë ligjit. Vlen të theksohet se vendimi në fjalë i Këshillit të Ministrave, duke qenë se nuk është botuar, humbet vlerën e tij juridike.
Por edhe sikur qëllimi të mos ketë qenë zhvleftësimi ligjor i VKM-së për shitjen e aksioneve të INSIG, por thjesht fshehja e tij, sikundër ka ndodhur në shumë raste të tjera – përfshi VKM-të për dëmshpërblimin e të prekurve nga tragjedie e Gërdecit – sërish rezultati është i njëjtë. “Ligji” në fjalë nuk është i tillë. Nuk ka fuqi ligjore. Për më tepër, që duke qenë se bëhet fjalë për transferim të pasurisë publike në duar të një pronari privat, duhet që medoemos çdo dokument zyrtar mbi çështjen, në mos të publikohet, të jetë më së paku i disponueshëm për të interesuarit. Sidomos nëse bëhet fjalë për pronarin e parë, i cili është publiku, disponimi i informacionit ka rëndësi parësore.

Saga e INSIG-ut
Në fund të 2008-ës, qeveria shiti fillimisht 61% të aksioneve për rreth 25 milionë euro. Më vonë, qeveria konsideroi mundësinë e shitjes së 100% të aksioneve për rreth 45 milionë euro. Blerësi i mundshëm ishte një kompani amerikane. Gjërat dukeshin se shkonin mjaft mirë deri në një farë pikë, kur pak pas nisjes së formalizimit të marrëdhënies, kriza ekonomike botërore që filloi pikërisht në SHBA, bëri që kompania të tërhiqej vetëm katër muaj pas privatizimit. Sipas Ministrisë së Financave, “kriteri i përzgjedhjes së blerësit do të jetë çmimi që nuk mund të jetë më i ulët se vlera mesatare, e përcaktuar në raportin e vlerësimit ndërkombëtar”. Një tjetër variant në ligj përcakton se oferta në tender duhet të jetë më e lartë nga çmimet e ofruara nga blerësit në tenderët e mëparshëm për shitjen e INSIG.

Në terma teknikë, gjithçka nisi kur qeveria bleu aksionet e BERZH dhe IFC. Njoftimi zyrtar mbi blerjen u bë në gusht të këtij viti. Të dyja këto institucione zotëronin 39 për qind të aksioneve tek INSIG duke zbatuar një formë ortakërie me qeverinë shqiptare për sa i përket menaxhimit të kompanisë së sigurimeve. Ndërkaq, asnjë nga palët nuk flet për çmimin e shitjes mbrapsht të aksioneve te qeveria shqiptare.
Në filim të këtij viti, lajmi për tërheqjen nga gara e kompanisë “American Reserve Insurations”, e shpallur fituese në fillim të këtij viti nga Ministria e Financave, iu bashkëngjit një tjetër largimi, atij të BERZH dhe IFC. Ish Zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu, shpjegoi në atë kohë se “për momentin, negociatat me kompaninë amerikane kanë ngrirë. Investitori duket se nuk ka më interes, nisur nga situata financiare në tregjet e huaja. Sipas Shehut, gjasat ishin që “American Reserve Insurations” të tërhiqej plotësisht nga gara, nisur dhe nga fati se në negociata nuk u ra dakord për shumë çështje. Dhe në fakt, amerikanët u tërhoqën nga gara, e cila megjithatë nuk pati ndonjë fitues tjetër. Kryesorja lidhej me fitimin e INSIG-ut për vitin 2008, që investitori kërkonte ta përfshinte brenda në paketën e aksioneve, pa ndryshuar çmimin e blerjes. “Në këtë pikë ne nuk ramë dakord, edhe pse u përpoqëm të gjenim një zgjidhje. Nuk mund të toleronim te dividenti, në një kohë kur kompania amerikane insistonte në qëndrimin se kishte ofruar çmimin final për të gjithë paketën”, tha zv.ministri i Financave. Në fakt, kriza ekonomike botërore ishte arsyeja më e fortë. Amerikanët u shpallën fitues në tender, pasi ofruan çmimin më të lartë, duke blerë të gjitha aksionet me vlerë rreth 50 milionë dollarë.

Në bilancin financiar të audituar për vitin 2008, INSIG rezultoi me një normë fitimi rreth 3 milionë dollarë. Në çastin kur palët po negocionin për kalimin e aksioneve nga shteti te privati, fituesit e “American Reserve Insurations” kërkuan që në paketë të përfshihej edhe fitimi. Në negociata ka pasur edhe të tjera çështje që nuk morën zgjidhje dhe të ndikuar nga kriza financiare, investitori e pa të udhës të tërhiqej. Shteti zotëronte 61 për qind të aksioneve, kurse BERZH dhe IFC zotëronin secila nga 19.5 për qind, ndërsa me largimin e tyre, INSIG aktualisht mbetet 100% e qeverisë.
Por rasti i INSIG, nuk shtë i vetmi për fshehje të informacionit lidhur me privatizimet e aseteve publike, apo edhe të ekzekutimit të shpenzimeve me para të konsumatorëve. Ka të paktën një precedent të tjetër të rëndësishëm që flet për fshehje të qëllimshme informacioni dhe akrobaci ekstra-ligjore.

Rruga patriotike
Kontrata e rrugës Durrës-Kukës është një ndër rastet më të freskëta të fshehjes së informacionit publik nga vetë publiku. Kontrata u quajt konfidenciale, ndoshta për arsyen e thejshtë se gjithçka që lidhje me ndërtimin e rrugës nuk ishte e fiksuar, as në çmim e as në progres e kritere të punimeve. Historia e “mbarëvajtjes” së raportit punime/kosto është një dëshmi shumë e mirë e sagës së Durrës-Kukës. Rreth një vit më parë, ende flitej për një shifër jo më shumë se 700 milionë euro, çka në vetvete bëri skandal. Shifra e deritanishme vlerësohet 1 miliard euro dhe i referohet vetëm segmentit prej 57 kilometra, Rrëshen-Kalimash. Këtu nuk përfshihet vlera e segmenteve të tjera Milot-Rrëshen (rreth 32 kilometra), Kalimash-Kukës-Morinë (mbi 40 kilometra). Pa folur pastaj për një tjetër segment, i cili nuk përmendet askund, që duhet të lidhë autostradën Tiranë-Durrës me Milotin, sepse rruga ekzistuese është thjesht dhe vetëm rrugë fshati.

Revista ka publikuar më parë se Durrës-Kukës rezervon kosto shtesë përveç atyre të parashikuara deri më sot. Sipas standardeve botërore, një rrugë ka nevojë për një mirëmbajtje vjetore që luhatet në vlerën 1-2% të kostos së ndërtimit. Për rrugë me infrastrukturë të komplikuar si ajo Durrës-Kukës, kjo përqindje ka gjasa të rritet. Sakaq, vetëm segmenti Rrëshen-Kalimash është vlerësuar në rreth 1 miliard euro. Sikur vlera totale e krejt rrugës do të kufizohej në këtë shifër, vendi do të duhej të paguante nga 10 milionë euro deri në 20 milionë euro çdo vit vetëm për mirëmbajtje. Duke qenë se një rrugë e ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare, në 10-vjeçarin e parë ka një kosto mirëmbajtjeje prej vetëm 1%, vetëm në 10-vjeçarin e dytë, kjo vlerë shkon në 2%.

2 Komente

Shteti zotëronte 61 për qind të aksioneve, kurse BERZH dhe IFC zotëronin secila nga 19.5 për qind, ndërsa me largimin e tyre, INSIG aktualisht mbetet 100% e qeverisë.
 

Qafmolle, nigjo vllain ketu.

Gjerat ne fakt jane ne nje forme tjeter. Kemi dy personazhe qe kane udhehequr prej vitesh kete histori. Genc Ruli , i cili ka qene Kryetar i Keshillit mbikqyres dhe Cac Angjeli Minister Financash.

Kur u pergatit skema per privatizmin e INSIG-ut kishte ca gjera shume interesante ne praktikat ligjore te cilat me thene te drejten ishin te hapura per tu lexu.

Kur qeveriu i asaj kohe, formuloi kontraten i jep[te ketyre dy insitucione qe i duan te miren Shqiperise, disa te drejta te tipit : nese keta dashamiresit e Shqiperise, konstatonin qe nga auditimi do kishte vlere te ndryshuar reale te aksioneve te tyre ( ne shqiperi nuk ka treg te tille publik &nbspsmiley atehere ata kishin disa te drejta qe te negocionin per vleren e pageses qe do te benin. Mirepo meqe ishin perseri institucione dashamirese te Shqiperis, ata kishin te drejten ligjore , po edhe keshtu jo ligjore te percaktonin vleresuesin. Pra, nje mekanizem shume i thjeshte dashamiresie. smiley

Kur ky marifet iu cua Mejdanit per firme, ai e ka firmosur jashte kufijve ligjore cka tregonte qarte po qarte fare qe dikush po kishte qejf te vinte dore ne grun e botes  smiley

I gjithe ky mekanizem ka ecur fillimisht me renien me dashje te pozicionit dominant ne treg te INSIG-ut e deri tek shfrytezimi barbar  i aseteve te tij nga qeverijte. KUr tregu i tij arriti ne 25 % atehre duket u mjaftuan me kaq dhe filloi skema e privatizmit, fillimisht me investitore strategjike , pra keta dashamiresit e shqiptareve dhe me keshilla dhe me leke. Mirepo kjo nuk kaloi keshtu si pa zhurme fare. Eshte botuar nje analize shume forte per kete ne ate kohe ne nje agjensi ne web, dhe pastaj kane publkuar te gjithe gazetat pa perjashtim mbi 20 gazeta komente per shkrimin apo edhe shkrimin komplet ku sjegohej qarte , pa qarte fare i gjithe mekanizmi i saj. Mbas publikimit : qeveriu i sotem qe te qan piten duke luftu korrupsionin, ne ate kohe ne opozite, ka deklaruar ne parlament fjale per fjale : Klane mafioze po sunojne privatizimin e INSIG-ut. Mbas kesaj deklarate ai robi i qe ishte komandar i BERZH-it ne Tirane, nje italian , dha nje konference shtypi per te dhene spjegime, por ne te nejten kohe lajmeroi dhe transferimin e tij ne nje detyre tjetr se i kishte mbaruar mandati ne Shqiperi.

Loja kaloi ne heshtje mandej. Asat nuk u perdoren, privatizmi nuk u be.  Ruli nuk ishte me hajdut ordiner , por u be Minister, qeveriu akoma nuk kishte kuptu se Kryemnister nuk eshte e njeta gje si te jesh Kryetar i opozites e me rradhe. Iku Ruli nga keshilli mbikqyres, vune nje koker trapi tjeter dhe mekanizmi ka shku perseri ne ate pike ku ishte para 10 vjetesh sepse piaca eshte rrit shume per sa kohe ka para ne rruge dhe me mekanizma me pak mundues se ky i privatizmit te INSIG-ut.

Tani do filloje ky nofullspostumi i METE-s , ky debili i  Libofshes qe nuk e mban dot drurin.

Po nese do i qepesh kesaj pocaqie, une te rekomandoj te marresh kontakt me Blendin Salaj, i cili mund te te takoje me nje njeri ( shume i afte )  qe e njeh mekanizmin ne menyre perfekte. E kam fjalen qe ai di ta beje kete analize me shume detaje.

Pra vetem sa e cek dhe nuk i bie tulle.

Ja dhe nje keshille ( po e marr guximin ) meqe i ke hyre kesaj valle dhe une te pershendes : me mire merru me njeren prej tyre dhe jep gjithe mekanizmin sesa me te gjitha perciptas.

Bej mire apo keq qe e them por une jam i bindur qe Shqiperia shkoi nga kahu i humneres vetem se ajo iu perqas drejtimit ekonomik nga njeres ordinere, nga hajdute profesioniste, nga skutha qe ne gen qe nivelin mizerabel te miletit e shfrytezuan per te bere  dallimin se ishin ata te vetmin me te cilet mund te punohej ne Shqiperi.

Ne do emra profesoresh, apo doktoresh apo dekanesh nuk po lodhem te ti jap, po boll qe te fillosh ti numurosh vete. smiley

Fiuuu, sa gjate.

Te na fale auditore per bythcarjen po me pelqeu grinta* e Qafmolles ndaj.

* Llafe e mufatme.

Shkelqimi dhe renia e INSIG-ut, mendoj se meriton vemendje, per te pare prapaskenat e politikes ekonomike ne Shqiperi.

Koth, or pis, kur do te te qeras. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).