Qeset plastike, si nje kercenim per ambientin

Shpesh ankohemi se mjedisi qe na rrethon nuk eshte i paster. Ne shume raste ky eshte nje konstatim i drejte. Ndotja e mjedisit ndikon jo vetem ne cilesine e jetes, por edhe ne demtimin e peisazhit qe na rrethon. Eshte ky peisazh qe perben kontaktin e pare me cdo vizitor, pavaresisht se si vjen ne vendin tone.

Te gjithe e dime, se vete ne mund te bejme shume per ta permiresuar mjedisin. Ne fakt, ne me te shumten e rasteve, ne mbetemi tek konstatimet dhe nuk ndermarrim nisma konkrete per tu bere aktore te zgjidhjes se ketij problemi, qe sa vjen dhe behet me i mprehte. Edhe kur disa media dhe shoqeria civile jane perpjekur te japin shembuj pozitive ne te mire te permiresimit te situates, keto perpjekje kane ngelur ne stadin e aksioneve sporadike dhe te vecuara.

Tashme koha nuk pret. Kerkohet nje angazhim me i madh qytetar, duke kaluar nga faza e konstatimit ne perfshirjen ne nisma per zgjidhje konkrete per perballimin e problemeve mjedisore. Ne fakt, ndihmesa me e madhe qe ne si qytetare te ketij vendi mund te japim per ta mbajtur paster mjedisin tone, reduktohet ne disa shprehi ose perpjekje te vogla, qe ne vetvete perbejne normat e edukates qytetare te cilat jane te zakonshme ne mjaft vende te perparuara te Evropes ku ne duam te shkojme.

Eshte fjala per qeset plastike, armikun e ambientit dhe peisazhit. Duke udhetuar neper Shqiperi, kudo pergjate rrugeve nacionale dhe me se shumti ne kryeqytet, te vret syte nje pamje qe perseritet shpesh - qese plastike kudo, anash rruges, ne fusha, ne parqe, ne perrenj ose lumenj, ne breg te detit ose duke fluturuar lart te shtyra nga era. Ato i gjen kudo dhe tashme jane kthyer ne nje shqetesim mjedisor.

Cdo vit pothuaj 500 miliard qese perdoren ne gjithe boten, prej te cilave riciklohet vetem 1 e 200-ta. Qeset delikate te plastikes, jane kthyer ne nje kamzhik ndotes i pa meshirshem per mjedisin.

Qeset plastike jane mjaft te perdorshme per te gjithe. Per shitesit, bleresit, perdoruesit sepse ato jane komode, te lira, te forta, te lehta, funksionale dhe relativisht higjienike. Po cfare sjell me vete ky komoditet qe fillesat e veta i ka ne vitet 60-70 dhe u be mjaft popullor gjate viteve 80?

Qeset plastike kerkojne shpenzime te konsiderueshme per tu ricikluar, ndersa fotodegradimi i tyre natyral kerkon disa qindra vjet. Ato copetohen ne pjeseza te vogla, leshojne toksina nga vendgrumbullimet e mbetjeve, ndotin token dhe ujin dhe futen ne zinxhirin ushqimor kur kafshet aksidentalisht ushqehen me to. Eshte llogaritur se te pakten 100 000 kafshe detare ngordhin si pasoje e ndotjes plastike. Sipas nje studimi te Agjencise se Kombeve te Bashkuara per Mjedisin qeset plastike jane ndotesi me i perhapur ne det e oqeane. Nga ana tjeter, prodhimi i qeseve te plastikes eshte i kushtueshem dhe kerkon sasi te konsiderueshme energjie dhe nafte, e cila ne ditet tona eshte kthyer ne nje lende te pare strategjike.

Natyrshem ngrihet pyetja: A ka alternativa per ta shmangur sa te jete e mundur perdorimin e qeseve plastike? Pa dyshim qe ka. Zevendesimi i qeseve plastike me ato prej letre qe jane te riciklueshme tashme eshte bere praktike ne mjaft vende te botes. Tashme qendrat tregtare dhe dyqanet e ndryshme gjithnje e me teper po i nxisin klientet e tyre te perdorim me kriter qeset plastike, duke aplikuar cmime per qeset plastike te cilat me pare tregtoheshin falas.

Politika e ndalimit te perdorimit te qeseve te plastikes, tashme eshte provuar dhe ka dhene rezultate ne Kine. Ne Shtetet e Bashkuara, qyteti i San Franciscos ka ndaluar perdorimin e qeseve te plastikes. Ndersa disa vende evropiane si Irlanda, kane aplikuar taksa mbi cantat plastike dhe kjo ka sjelle uljen e perdorimit te tyre ne masen deri 90%.

Maqedonia fqinje, ka adoptuar nje ligj qe detyron rritjen e trashesise se materialit te qeses ne 21 mikron, duke bere te mundur perdorimin e tyre me teper se nje here. Nderkaq, qeset plastike te prodhuara me kapacitet te madh mund te perdoren vetem duke i vene ne llogari te bleresit.

Praktika ka treguar, se politikat mjedisore duhen mbeshtetur nga publiku, perndryshe rezultati i tyre eshte i dyshimte. Para se gjithash, te gjithe duhet te bindemi se qeset plastike pavaresisht se jane te dobishme ne jeten tone te perditshme, kane kosto te larte per mjedisin dhe duhet shmangur sa te jete e mundur me shume perdorimi i tyre. Gjithashtu, subjektet private, sidomos lokalet dhe bizneset prane rrugeve, duhet te tregojne nje ndjeshmeri dhe angazhim me te larte per pastrimin e territoreve te tyre ne bashkepunim me njesite e pushtetit vendor. Ky proces, do te ishte i pafrut nese nuk do te koordinohej nga qeveria dhe do te mbeshtetej nje lobing me i forte nga mediat qendrore dhe lokale, nga shkollat, forumet rinore dhe OJF.

*Zevendesminister i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave

25 Komente

Po c'pune ka mbeshtetja nga publiku ketu? Bej nje ligj per ndalimin e perdorimit te qeseve plastike, jepi fund muhabetit dhe ta dime per nder qe s'do na shohin me syte "lule" jeshile apo blu ne Llogora!

Si ka ardhur koha, s'te lene te mbeshtjellesh nje frut ne flete alumini se vjen coordinatori me nje buzeqeshje qe anon me teper tek zgerdhirja dhe te thote:" i bejne keq ambientit." Merr frutin bashke me aluminin dhe iken me te. Tani duan te na ndalin dhe mekatin e fundit: plastiken.

 Ose qeveria te punoje me shume per ti mbledhur plehra. Se qeset plastike prodhohen edhe ketej, por nuk i shef te fluturojne rrugeve. E sa per ate edukimin qytetar qe kerkojne ne Shqiperi, bejne mire qe ne rradhe te pare ta shikojne se ku calon puna e tyre. Merre edhe katnarin me te trashe nga Shqiperia dhe leje 24 ore ne Zvicer dhe do e shohesh qe nuk hudh asgje ne toke, bile edhe bishtin e cigares e hudh tek kanali i ujrave te rruges. (E kam pa vete.) Nuk eshte se ai u edukua per 24 ore, por iu pershtat ambjentit. Pra po te jene rruget e pastra nga puna e komunales, dhe po te mos jene koshat e mbeturinave si kausha akullore me plehra, them se automatikisht 90% e popullates do jete edukuar ne 90% te kohes. Ate 10% tjeter, griji me gjoba po te jene veshur mire, ose griji ne dru po te jene troke. smiley

Catch-22 dmth, pa pastruar plehrat nuk pushojnë se hedhuri plehra njerëzit, pa pushuar së hedhuri plehra njerëzit s'kanë për t'u pastruar plehrat.

Dori, ti e shikon goten gjysem bosh. Fillimisht duhet forcuar puna e pastrimit te plehrave. Tjetri e ka me veshtire te hedhe plehren numur 1 ne nje shesh te paster kurse per plehren 101 nuk mendohet fare. Dhe do shikosh qe sa me mire te punoje pastrimi, aq me pak plehra do te kete, pra aq me kollaj do jete per t'i pastruar, pra aq me pak plehra do te hidhen, pra qa me pak plehra do te kete per te pastruar...deri sa arrijme te vendosim njefare standarti. Tani, sic thoshte njeri ketu ne TV, betejen me plehrat dhe me barerat e keqia nuk mund ta fitosh kurre, por per sa kohe lufton, do te thote edhe qe nuk e ke humbur.

Hmm, më erdhi ndër mend skena e Kapedanit...smiley

 E po ai eshte film o Dori. Te ishte vertet, ajo jevga do e shante me liber shpie dhe do ia thynte gaxhiut bishtin e fsheses ne koke. Por asikohe nuk fusnin llafe te pista neper filma. smiley 

ok,po te japi edhe nje alternative tjeter,si ti zevendesojne qeset?Sepse njerzit kane nevoje per qese por duhet te perdorin dicka qe mund ta zevendesojne qesen,dicka qe edhe mund te riciklohet!Cila duhet te jete? Ky eshte nje problem i pergjithshem.

Heu bre, trasta thesi mer lal, si qemoti.  I kishim smiley.  Po pastaj u modernizum dhe i hudhem poshte.

Jane bere "trendy" edhe nga keto ane.  Nuk ka dyqan i madh mos t'i kete.  Jo vetem ata te ushqimeve por dhe ata te veshmbathjeve smiley.

 

artian, ket ka thene dhe zëvë-ja:

Qeset plastike kerkojne shpenzime te konsiderueshme per tu ricikluar, ndersa fotodegradimi i tyre natyral kerkon disa qindra vjet.

ka qese environmentally friendly mer, nga ato qe dekompozohen shpejt. Le te qisin nga ato ene t'i hudhi poplli per qejf masanejta  smiley  

Shoh qe qenka bere trend kjo ceshtja e qeseve plastike.

Prej ketij viti ne Itali (ne Milano te pakten) ka filluar ndalimi i shperndarjes se qeseve plastike neper supermerkata.

E filloi Coop-i ne maj, dhe me pas Esselunga dhe gjithe te tjerat te cilat pikerisht gjate ketyre diteve po i heqin nga perdorimi.

Do te zevendesohen nga qese (?) prej letre te ricikluar dhe mbajtese te tjera jo nje perdorimshme.

 

Kur me thane ne fillim "u skandalizova" por sinqerisht, nuk me duket nje mision i pamundur dhe... te doja apo te mos doja... s'do te kisha alternativa te tjera.

 

Nje shembull pozitiv ne kete drejtim eshte eksperienca e ishullit te Korsikes qe besoj se eshte nje nga vendet me ekologjike ne bote. Aty, perdorimi i mbajteseve plastike dhe plastika ne pergjithesi, eshte e ndaluar prej vitesh.

shqiptaret shyqyr kane me ca me i mush qeset, se kane qene barkthate, kurse ky thote ti heqim smiley

Pastaj nuk eshte puna se qeset perdoren vetem kur shkojme per te ble buke, domate dhe kaq. Eshte nje problem i madh me ambalazhin dhe konservimin e mallrave ne shqiperi. Duhet te kesh alternativen gati qe ti heqesh nga perdorimi. Pastaj ideja e vetendergjegjesimit eshte pa sens. Qeset vetem ligji i heq smiley

Dhe ne piknik, shqiptaret, dhe ne mos lencin qeset, do lene shishet,  kanocet, letrat, lekurat e kastravecave dhe prape shurren do ta bejne neper ferra smiley

 

i ke ra mu ke pika. ne vend qe me pa si me i mush qeset kta dun me i zhduk fare.

Tushe, ajo e fundit eshte e dekompozueshme, dhe aspak e demshme per mjedisin smiley.  Kush vete neper ferra pastaj, t'i kete parasysh pasojat e tjera te mundshme smiley

Jam kondra qeseve.  Sidomos ne Shqiperi.  Nuk ka nje pellembe toke pa qese.  Mbaj mend nje cezem ne ane te rruges (diku pertej Korces) qe per nga emri i mbishkruar, dhe ndertimi i bera nje fotografi, dhe m'u desh ta beja fotografine nga afer, sepse trualli perreth ishte i mbushur me qeska. 

Dmth jo se kam hallin e fotove une, but you get my point.

Poshte qeset, te hapen trastat smiley.

eh moj monda, shpirt njeriu je,

qokaxhije po, pacifiste po, ekologjiste po

ket foton na e trego naiher se duhet te dukesh interesante ne ajer smiley

Tushe, fotoja se nga bredh ketu te ppu-ja, s'mbaj mend cfare teme.  Ja ta ve prape, te te heq merakun e ajrit smiley.

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/DSC01559-1.jpg?t=1256785698

Nejse, qe ta merrja komplet, ishte e pamundur.  Sepse verdalle cezmes ku zhvilloheshin pikniket e castit, s'kishte pellembe toke pa lule jeshile a blu, kur tha Llukani me lart per Llogorane. 

Nje pyetje po te hiqen qeset bebelinat e kalamajve dhe te .....direkt ne kazanin e plehrave shkojne dhe a jane qeset ne shqiperi falas apo me leke ?Big Grin

Them qe qeset po te hidhen ne vendin e caktuar jane higjenike.

po mi ketline,

po se ti kape vetem bebelinat e kalamajve, por mund te pyesje psh rreth mbetjeve spitalore apo mjekesore. A ka impjante dhe mbi te gjitha Ligj per trajtimin e tyre.  Ato jane materiale kushedi se sa me te rrezikshem se qeset e bekume, dhe kur vjen puna, hidhen ne plehra si cdo gje tjeter ?   smiley

Shkrimi me pelqen.

Me duket e cuditshme kerkesa e disave ketu qe ndergjegjesimi i njerezeve eshte humbje kohe, duhet patjeter ligj. Po mire, ja doli edhe ligji - edhe cfare pastaj? Do kete nga nje polic per cdo dy veta qe te kontrollojne ku i hedh qeset? Mire te rinjte ketu te PPU, po edhe ju te "vjetrit" s'e mbani mend qe, edhe ne kohe te Dulles, vendi ku kishte me shume peshtyma ishte pllaka ne trotuar qe lexonte "ju lutem mos peshtyni ne toke?"

Ne nje dyqan ushqimor tek Blloku sheh nje njoftim "Klient per cdo qese plastike te refuzuar do paguhesh me 5 lek".

 Ne fakt ne Shqiperi, vend me 3-4 milion banore, shpenzoheshin qese me shume se ne Belgjik, vend me 10-11 milion banore. Qe duhen marre masa, kjo as qe diskutohet sepse qeset po shkatrrojne jo vetem ambientin por dhe strukturen e tokes. Si fillim nuk eshte keq qe qeset te behen me leke neper dyqane, si ne perendim. (parvjet kur u bene me para qeset ketu ku jetoj une, u merziten shum njerez, biles une nuk pertoja t'i fusja dhe nje proteste si neper dhembe para shitesve, mirpo me kohe u mesuam te marrim qesen me vete nga shtepia, apo trajsen, ose karrocen e dores). 

Shteti apo qeveria me sakte, nuk eshte keq te shtoje tvsh dhe taksen ndaj qeseve, me qellim qe ato te shtrenjtohen pakez, gje qe do ti detyroje njerzit ta marrin qesen ose trajsen/trasten me vehte. 

Lejimin e tregtimit te emisive te CO2 nga belegers private qe do te studiojne dhe shtimin dhe renien e qeseve, shisheve plastike, etjera gjerave qe kane te bejne me CO2 apo ambientin.  

zv. ministri i mjedisit nuk e llogarit fare rolin e ministrise se mjedisit ne kete histori. se pari, beji qeset plastike te shitshme, dmth, bisedo me disa nga chain-et qe egzistojne aktualisht tip conad apo euromax dhe bjer dakord qe ata te fillojne ti shesin qeset plastike dhe te shesin dhe qese letre me cmim me te lire. ne kembim si shtet qe je ofroji ndonje lehtesi te tipit "per qeset e letres nuk paguan taksa" Hopefully edhe te tjeret pak nga pak do fillojne ti shesin qeset dhe do ulet konsumi. se dyti, fabrikave te perpunimit te plastikes rriti taksat qe ti besh qeset me te shtrenjta dhe ata kur ti shesin mos ti shesin dot per 40 qindarka copen por mundesisht per 10 leke, dhe keshtu edhe shitesit do jene te detyruar ti shesin se si noprane qe jane i dhimbset edhe dy lekshi smiley

Pastaj beji me detyrim shishet plastike te kthyeshme, dmth kush blen coca-cola me shishe plastike fjala vjen te kete te drejten ta ktheje ne dyqan, dhe pastaj firma do detyrohet te prodhoje shishe me shume perdorime. 

Pasi ti kesh bere te gjitha keto, hajde na caj trapin neve me edukaim e te tjera e te tjera.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).