Zamira Durda: “Vota ime për Ilir Metën shkoi për vrasësit e tim biri”

Që prej vdekjes së të birit, më 15 mars, në mendjen e Zamira Durdës ekziston vetëm një mendim, të cilin do që ta kthejë patjetër në veprim. Të bëjë të mundur që përgjegjësit e vdekjes së Edisonit, të ndëshkohen. “Unë tashmë jetoj vetëm për t’u çjerrë maskën autorëve dhe përgjegjësve të shpërthimit të Gërdecit. Jam betuar para varrit të tim biri se do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje dhe do të bëj çmos që përgjegjësit e vdekjes së tij të dalin përpara drejtësisë dhe të ndëshkohen”, - thotë Zamira.

“Emërimi i Fatmir Mediut si ministër i Mbrojtjes është një turp i vërtetë dhe një fyerje, jo vetëm për ne që humbëm të afërmit tanë, por për gjithë shqiptarët, që duhet të kenë për ministër një të akuzuar për vrasje, i cili nuk përballet me drejtësinë. Emërimi i tij si ministër tregon qartë që gjithë qeveria është e korruptuar, madje edhe presidenti, i cili përgjegjësinë e emërimit të Mediut ia la Berishës. Ai nuk duhej të kishte dekretuar Mediun si ministër”, - shprehet Durda.

“Te politika e kam humbur besimin se mund të na ndihmojë për të ndëshkuar përgjegjësit e shpërthimit. Të gjithë politikanët, si të djathtët, ashtu dhe të majtët, janë të përlyer dhe të zhytur në korrupsion”, - thotë ajo.

E përlotur, Zamira rikujton edhe njëherë ngjarjen e rëndë, kur djali i vogël i saj humbi jetën në mënyrë tragjike. “Edisoni ditën e tragjedisë ka qenë duke luajtur në rrugë me biçikletën e të vëllait. Ai po luante me djalin e kunatës. Në këtë kohë, vjehrra ime i ka kërkuar djalit të kunatës që t’i çonte bukën kësaj të fundit dhe kunatës tjetër, të cilat punonin në fabrikën e demontimin të municioneve në Gërdec. Bashkë me të ka shkuar edhe Edisoni. Fëmijët kanë shkuar brenda në fabrikë dhe, pasi kanë çuar bukën, janë kthyer. Pasi kanë dalë nga fabrika, ka ndodhur edhe shpërthimi. Flakët e zjarrit kanë prekur tim bir. Pavarësisht kësaj, ai ka mundur që të ecë deri tek oborri i shtëpisë, pasi ka pasur një palë këpucë lëkure, të cilat nuk janë djegur nga flakët. Atje ai është gjetur nga komshinjtë e mi i djegur dhe duke qarë nga dhimbjet e shumta. Kur e kam parë, nuk u kam besuar syve të mi. I ishte djegur gjithë trupi, me përjashtim të këmbëve, ndërsa sytë i ishin ënjtur dhe nuk shihte më fare. Nga qafa ishte i çjerrë, pasi kishte tentuar që të hiqte bluzën, një golf, e cila ishte djegur pothuajse plotësisht. Edhe pse i shformuar dhe i djegur në masën 65%, ku nga dhimbjet vetëm qante pa pushim, të vetmet fjalë që më tha ishin: “Më fal që ika pa leje”. Pas kësaj, atë e çuan për kurim në Itali, por nuk mundi të mbijetonte dhe unë nuk e pashë më të gjallë dhe nuk e dëgjova të fliste tim bir”, - përfundon rrëfimin e vet Zamira.

Kryeministri Berisha ka qenë më hipokriti në këtë histori. Ai na premtoi se do të na jepte pension dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. Unë personalisht nuk kam marrë gjë, ndërsa gratë e burrave që gjetën vdekjen në Gërdec marrin vetëm një pension qesharak për 50-60 mijë lekë. Dhe këto i marrin, sepse u takon me ligj, jo sepse ua dha posaçërisht qeveria. Kur shkuam te kryeministri për të kërkuar që të na lidhte pension, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun, Elham Sharra, na tha që nuk u takon pension, pasi të afërmit tanë që humbën jetën nuk kishin paguar siguracionin. A ka tallje më të madhe se kjo?! Madje, disa herë, kur kemi shkuar për të takuar kryeministrin, na kanë sjellë edhe forcat speciale, të cilat na kanë kërcënuar. Kryeministri Berisha është treguar hipokrit që në fillim, kur tha se nuk e dinte se ku binte dhe çfarë bëhej në Gërdec, madje nuk e dinte që në fabrikën e demontimit të municioneve punonte baxhanaku i tij. Berisha është aq hipokrit, sa njerëzit e tij gjatë fushatës zgjedhore morën në telefon shtëpinë e tim ati, i cili gjeti vdekjen më 15 shtator, për të bërë vizitë te mamaja dhe vëllezërit e mi. Ne e përbuzëm dhe nuk e pranuam kërkesën e tij, pasi Berisha është nga ata njerëz që të vret ditën dhe të qan natën”, - pohon gjatë fjalës së saj Zamira Durda.

P.s. Me shkurtime nga Tema.

 

4 Komente

Histori e dhimbshme,me erdhi keq.

Gjynof e perdorin politikisht,nuk fiton asgje.

Nuk e kuptoj ka humbur femijen,ne vend qe te merret me politike duhet te shkoj te takoje Fatmir Mediun,vetegjyqesi.

ububu,ç'far dhimbje!

hajde shtet hajde,sinqerisht nuk di ç'far mund ti uroj asaj nene!

edhe pensioni s'ja kthen kurre ate humbje te madhe.

o "njerez" qe grindeni gjith'diten ne parlament,kur shkoni ne shtepite komode qe keni ndertuar,valle a ja beni pyetjen ndergjegjes(ne e keni nje te tille)"ç'fare bera une sot,sa e meritoj kete post qe populli i verber me ka besuar"

Eshte thirrja e nje njeriut te deshperuar per drejtesi.. E nje nene qe i dhemb shpirti aty ku s'mban me. Me ka prekur vertet rrefimi i saj shume i sinqerte dhe vetem nje nene me nje dhimbje te tille mund te flas kaq paster,hapur dhe te godas ndergjegjien ne kete mase. Eshte nje nga ato rrefime qe te ben te mendosh per vlerat njerezore ne ate vende.  Si mundet valle dikush te injoroje kete thirrje?

A eshte vetem faji i Mediut? Po ai qe e ben minister, ai qe e mbron dhe i rreh shpatullat, po ortaket e tij me pushtet, ata qe ne menyren me te turpshme i hoqen akuzat, po per disa qe e quajne kete ngjarje si dicka te kaluar dhe qe duhet harruar, po per ate qe rri ne kafene dhe shpreh bezdi pse kjo ngjarje del akoma ne lajm? Po per ate njeriun e medias, te kultures,artit, intelektualit dhe atyre me mastera apo phd a kane faje? A duhet te na vije turp qe me 2009 trajtojme nje ngjarje tragjike ne keto permasa si te jete akoma pushtimi Otoman ne shqiperi? Edhe Serbet me 1999  nuk i mbrojten kriminelat e tyre ne kete lloj menyre.

Jemi ne nje situate sa tragjike dhe komike,ku  kryeminstri i lutet zotit qe ta marre Mehdiun ne cfare do lloj menyre..Ta bej hero me ceremoni dhe kjo ngjarje te harrohet si te tjerat.. "te vret naten e te qan diten".. me thjesht s'kishte si ta thoshte!

 

 

 

 

 

Te gjitha keto vrasje,varferi,mjerim sherre etj kane ardhur nga 1 person E Hoxha qe gjith mundin e djersen e derdhur per dekada te tera i beri arme ,mbushi vendin kudo me arme qe nuk i hyne ne pune askujt vec se edhe sot pas vdekjes se tij po vrasim njeri tjetrin po vetvritemi,kete dhurate i la E Hoxha shqiptareve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).