"S'ka Kuvend ta pleqërojë / As ndërmend më mos t'ju shkojë.." ?

 

Ç'ke flamur që nuk valëvitesh?

Shqipe ç'ke që po koritesh?
Tash 'qind vjet në gjak je lyer
Syri frikë, s'të ka rrëfyer..
Shqipja klith me zë të lashtë:
"A dëgjoni ju njerëz bashkë?
Më kanë ardh' rreth grabitqarë
Nder, fuqi janë tu ma marrë.."
"Shqipe mbahu, nënë e vjetër!
"Dun t'ma thyejnë dhe krahun tjetër.."
Shqipja, sytë i mbush me lotë:
"Kam parë shumë e s'duroj dot
E shikoj, ma kanë me hile
ndaj s'duron kjo zemra ime.."
Ulet shqipja dalëngadalë
I zë fjalët t'gjitha radhë..:
Ma copëtuan e ma tretën
Njërin krah në '13-n
Ma këputën njërin krah
Më rrëmbyen motër, vëlla
Me përdhunë në zgrip ma morën
Çamërinë edhe Kosovën..
Sot, sërish në sy përgjojnë
Krahun tjetër t'ma copëtojnë..
Deti shfryn, keq u zem'rua:
"Hej, çfarë bën ti plesht me mua?
Ti zyrtar që tund kollaren,
Ti spurdhjak që njeh veç paren,
Më ke nënë o djalë harram!
Nënë e nënës.. Shqipja jam..!"
S'ka Kuvend ta pleqërojë
As ndërmend më mos t'ju shkojë..
Ngrihu shqipe, fluturim
Lart në qiellin pa mbarim
Merre Iliridën mbarë
Jemi dhjetë milion shqiptarë
Bëhu trime, siç të dua
Jemi qelizat e tua ...

1 Komente

desh harrove e ka shkruajtur  zaim korça

dhe lidhjen mund ta gjeni ketu

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).