37 Komente

Nje sher midis dy ballkanasve te pa edukuar. Azgje nuk kuptova vec akuzave per njerez te shitur dhe per fallsifikatore.

Por lexova dje  "Zbulohet enigma e kufirit" dhe mendoj se shqiperia ka humbur nga kjo "ngutje" e qeversie sone per te percaktuar ujrat teritorjale. Pse u kujtua tani Berisha per te nenshkruar kete marveshje kete une nuk e kuptoj, por nga sa  po shikoj pala shqiptare ka vajtur ne ate takim per te nenshkruar nje marveshje te nenshkruar me pare ne prapaskenat politike ballkanike . Krejt te pa pregatitur per te mbrojtur interesat shqiptare thjesht ka vajtur te mbroj interesat e pales greke ne baze te nje marveshjeje nderkombetare.

 

eh, te jepja dy cent dhe une pasi pashe nje emision ne TV lidhur me kete ceshtje. ok ky ehste versioni im i komentit dhe nuk reflekton idete e te tjereve bukeshkale OUTCASTED ne brooklyn ose greater NY area Smile

ishte mbledhur profesori i nderuar, nje xhenerik motorash (me grada kuptohet) dhe average ignorant popull (zoti fevziu e luan perfekt kete rol, pa i mbetur qejfi, se ceshtja ishte dhe shume teknike).

profilet: profesori Pasha (akoma aktiv ne fushen akademike) i qete ... dmth kupto nuk dinte te shante vendce si shumica dermuese e shqipove, dhe kjo me krijoi respekt aty per aty, mundohej te tezat e tij me shume edukate dhe vertet nje mediator interesant per te ndertuar kendveshtrimin e tij, qe dhe kur deshte ti theshte tjetrit injorant, i thoshte: i dashur ti mund te dish te vendosesh kompasin mbi harte, po kjo nuk do te thote qe di te besh harta. i takonte se kishte bere harta gjithe jeten  ...

 

 

profilet: xheneriku i motorave te anijes (nuk ia mbaj mend emrin po ska problem se ata i gjen gjithandej ne gjithe nivelet e institucioneve e qeverive). e mqs bente punen e rende te shtetit, kuptohet qe perdorte zhargonin qeveritar, kupto QEPE SE NUK DI TI. perseri dua te theksoj se me qeveri kuptoj republiken e dashur te bananes  qe ka ndruar qeverite ne te tere krahet ne keta 20 vjet e ka mbetur konstante ne prodhim xhenerikesh. fjala e tij me e dashur/perdorur ishte MASHTRUES ose ndonje sinonim i saj. njohes i mire i moshes digitale dhe kompiuterit: mu kujtua thenia e profesorit tim BACK TO THE BASICS. ka shume njeres qe duke menduar se dine te perdorin kompiuterin mendojne se ajo kuti e ogel e teknologjise i ka te gjitha pergjigjet. eh injoranca ehste lumturi me vehte.

 

 

profilet: Fevziu, tipi interesant i moderatorit te show-ve qe kapin shpesh tema te nxehta . nuk mund ta ndaj dot nga ai tipi tjeter i top-channel, ku nje sy me i shtrember e ku ca floke me pak, po me duket sikur bejne te njejten gje: duan te lozin rolin e popullit injorant (dhe e bejne ne menyre perfekte) per ta sjelle diskutim ne nivele sa me te kuptueshme, por shpesh me shume ngaterojne e i lidhin kotke gjerat se sa te godasin gozhden mbi koke. cti besh... superprodhim analistash... kohet e veshtira vazhdojne. Po te meremi vesh nuk ehste se duan te bejne injorantin me verte. bashke me ate tjetrin "fa il furbo" ne fakt, po ralle shume ralle arijne te nxjerin gjerat ne shesh.

emisioni:

te jesh patriot dhe te kesh kendveshtrimin tend te pavarur te botes e ceshtjeve nga me te ndryshmet nuk ka asnje gje te keqe, per sa kohe e mbeshtet. dhe te kontestosh shumicen e gjerave reth teje eshte dicka qe vertet simulohet ngado ne bote. po ehste vertet e veshtire te diskutosh me injorante qe duan te bejne ekspertin. pse? sepse injoranti fillon te ul ne nivelin e tij dhe te mbyt me "argumenta". dhe nje tufe sharjesh nga mbrapa. dhe me besoni nuk ke me shanse.

dhe nuk arin qe ta kuptoje se e fundit po e fundit fare qe do e pyesnin ishte teoria e ratheve (pikat e baraslarguara), po crendesi ka  ... ai eshte ne te njejten linje me shefen dhe shefin e shefes, e me radhe kalaja e madhe e M^&*#.

ketu me siper e kisha fjalen per xhenerikun kunder-admiral se fevziu ishte fare OUT me pyetje naive te tipit : po italianet pse nuk thone gje per kete? a thua se po ndahej deti adriatik. dhe kjo me shume se njehere ... po ca ti besh? nejse tia njohim vlerat qe nuk i le njeresit te zihen me shpulla se dhe kjo mund te ndodhte , rendesi ka qe i bie fyellit pavaresisht se nuk e di se ku i ve gishtat ...

 

nuk po merem si e qysh vajti vetem kam nxjere perla nga emisioni

XHeneriku: zoti pasha mund tiu mbushesh mendjen njeresve te tjeshte, po specialisteve nuk ua mbush dot ... hmmm e thelle kjo Smile

Fevziu: nuk e kuptova bente te trashin kastile apo kishte probleme ta vinte veten ne kepucet e te ftuarve gjate diskutimit ?! enigme e pus i thelle ehste ... mgjse shume ceket e reflekton dritensmiley

profesori: tashti ka trasparence prandaj ka bukuri.XH:ku e  ke bukurine? P: une skam bukuri, bukurine e ke ti.F >qeshje histerike

profesori: gjiri i santo domingos ehste bere gji historik dhe USA nuk e pranon. ju akuzoj se keni atrofizuar gjirin e sarandes.

 

fevziu: jo jo mos me thuaj mua, une nuk mar vesh nga hartat, kaq harta sa kam pare sot, e sa keni mare ju me vehte ... alla alla (tipiku i analistit qe mendon vetem ne higher layer dhe nuk e ka idene e botes reale)

 

profesorismileyhteti maskara komunist ne kohen e tij i ka mbyllur te gjitha gjiret.

fevziu pas 3 minutash: ah tashti e kuptova.

xheneriku: keni mashtruar popullin shqiptar!

 

 

nuk kishte shanse te tundte koken lehte ndonjeri e te thoshte: e di qe mund te kesh te drejte. dale te e mbaj shenim kete.

eh shqip flasim e nuk meremi vesh, po problemet me duket nuk jane tek gjuha qe mezi na i lane te paret. vuajme shume nga diletantizmi e voluntarizmi, e nuk e perdorem tamam nje here kompiuterin. ndoshtaka qene me e lehte ndarja/venia e kufijve ne kohen e zogut (ish naltmadhenise JOKER te albania) qe ishte vete zot e shkop dhe e vinte vijen ku i theshte koka.

nuk pahse ndonje transparence ne detaje marveshje, qe ta dinim si ishte pare puna qe nga kariget e grekeve, cfare kishin vene mbi tavoline ata e cfare kishim vene ne.

mendova njehere se kete menyren per llogaritje kufiri ua kishin dhene greket te gatshme

zaten sheret budallejte i bejne (mu kujtua kroacia e slloveni qe akoma po zihen per nje cope toke aty ne veri) ne i bie shkurt mi lal. i kemi fjolle punet sa te kemi maestron qe e ka gati pergjigjen pa u thene pyetja akoma.

cte keqe kishte te degjonin dhe pordhet e nje te pjerdhuri qe u solli kendveshtrime interesante te cilat cdo shqiptar do theshte WHY NOT?

argumentat e tij theshin qe kemi dale me kepuce te kuqe nga budallalleku i radhes se profaneve profesionistesmiley po hajde e mbushja mendjen hajvaneve.

5 yje.

Shume respekt per kete koment i/e dashur !

Kothe, mgjs sa here qe te shoh ty kam impulsin t'ja fus vrapit smiley, flm qe e theksove kete, me ka shiju.

Cluephone ka harruar te permende qe burrnia u be gjithashtu nje ceshtje teknike ne debat, po s'e di, merrte vesh apo jo Fevziu nga kjo (me duket se i jane dashur me teper se 60 minuta per ta kuptuar).

faleminderit per komentet. burreria kuptohet u lakua dhe ajo ne kete emision, po kam idene qe ne cdo emision te tipit OPINION ajo del ne siperfaqe(ku direkt e ku me nje sharje/shperthim), dhe eshte bere si LEME matematike, meret me mend dhe pa e thene.

rame dakort ketu mes nesh (me nje te njohuren time, kohe me pare dhe per nje ceshtje qe nuk kishte te bente me kufij, por me jetet tona amerikane) qe NE shqiptaret jemi negociatore te keqij ne pergjithesi ... ndoshta duhej te kishim mare ndonje ruso-cifut qe te na i ndante kufirin (po duhej ti jepnim perqindje dhe atij qe te shkelqente ne performance, jo aq sa pretendonte Pashai qe na kane mare greket nen principin e JOekuivalences, po ca me pak ...) 

ose ndoshta na ka pelqyer matematika e avancuar e ratheve qe na afruan greket, duke haruar qe ka ca gjera ku shkenca (matematiko-kompiuterike) mgjse kokeforte nuk vihet e para ne tavoline(para te tjera shkencave historia/shtetberja/etc/etc). dhe ndoshta nuk e benin dot negociatoret e anes sone: tua hidhnin te paren dosjen e pretendimeve tona teritoriale ujore, sepse akoma shqiptaret aty vuajne nga komplekset e te qenit JO I LIRE (ose s'kemi pretendime).

Fevziu tamam qe bente ate tjetrin e top-channel P/Balla, qe sheh ne te gjitha drejtimet, po asnjehere aty ku duhet, apo duket. a thua se nuk lexonte dot ca gjeometri elementare. po ndoshta dhe nuk ...

me vjen mire qe konverguat ne mirkuptimin e komentit tim, dy njeres qe te pakten kur shihen ne ruget/klubet e tiranes, kane nga nje impuls (negativ a positiv crendesi ka) per njeri-tjetrin. ndahen-bashkohen... ndahen-bashkohen ...

Ku janë politikanët e marrëveshjes?

Mentor Nazarko

Diskutimi për marrë-veshjen e ujërave midis Shqipërisë dhe Greqisë, po fiton atë që me vullnetin e nënshkruesve, i mungonte që në krye të herës. Njëlloj tejdukshmërie relative, apo transparencën, fjalën e huaj që kolonel Myslim Pashaj kërkon ta zëvendësojë në përpjekjen e tij davidiane për të shqipëruar gjithçka në kuadrin ligjor. Kjo tejdukshmëri është diçka absolutisht e nevojshme: një vend nuk miraton çdo vit apo disa herë në vit marrëveshje kufijsh dhe nëse sot kemi më shumë tejdukshmëri kjo është meritë e kolonel Pashajt.
Mirëpo në një përpjekje komprometuese nënshkruesit e marrëveshjes po tentojnë ta kryqëzojnë kolonel Pashajn, këtë racë zyrtarësh të vjetër patriotë të shtetit shqiptar, që është azhornuar me të rejat e shkencës në fushën e vet, s’ka harruar rusishten, por ka mësuar anglishten, jo thjesht të përdorimit të përditshëm. Njerëzit e qeverisë po e sulmojnë kolonelin nëpërmjet gazetës së partisë në pushtet, në një përpjekje që synon ta paraqesë si një njeri të lajthitur prej moshës. Në këtë përpjekje me të vërtetë ka diçka çnjerëzore që kjo parti e ka nxjerrë nga arkivi i lojës së hershme politike, ku sulmet personale synonin të rrëzonin kurajën e oponentëve të saj, personalitetin e tyre. Meqenëse Pashaj është praktikisht i vetmi ekspert i palës akuzuese që po shtohet në numër në përmasa shqetësuese për qeverinë, atëherë të gjitha bateritë janë përqendruar tek ai. Edhe kundëradmirali Gërveni, pjesë e një skenari të tillë u përpoq ta shantazhonte Pashajn në një emision televiziv, diçka që nuk pati sukses, falë nervave të forta të kolonelit. Pashaj duket se nuk i ka shpenzuar tërë municionet e veta: me gjithë njëlloj dobësie në aftësitë sintetizuese të koncepteve të së drejtës ndërkombëtare, ai rezulton të ketë diferencë nga ata që janë përballur me të, afër apo në distancë. Tezat e tij mund të jenë vërtet maksimaliste, por edhe sikur e vërteta të jetë në mes të pretendimeve të tij dhe të përfaqësuesve të shtetit, atëherë ajo mbetet gjithaq tronditëse.
Ka dhe më në këtë debat që e pasuron skenën politike dhe shoqërore të vendit. Rezulton që ekipi negociator shqiptar ka pranuar pozicionin grek (Greqia është një vend detar dhe ekspertët e saj duhet ta njohin detin njëlloj apo më mirë se tokën) në pikat kryesore të tij. Ky pozicion është i mbështetur në një parim të vetëm të Konventës së detit, që është ai i baraslargësisë, parim që i favorizonte grekët në ballafaqimin me palën tonë, favorizim i shtuar edhe më për shkak të leximit të pjesshëm të disa neneve të Konventës, dhe jo të të gjithë tekstit, pra frymës së saj. Për më shumë duket se janë injoruar jurisprudenca apo doktrina e së drejtës së detrave, përfaqësuar nga vendime të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës apo asaj të Detit, etj., që veç të tjerash, mëshojnë një parimi tjetër, atij të përpjesëtueshmërisë. Detet janë hapësira të mbijetesës së kombeve, dhe nuk mund të trajtohen me të njëjtin dinjitet ishuj të vegjël, me shtete kontinentalë: sipas parimit të përpjesëtimit një ndarje kufijsh detarë rezulton e drejtë dhe e ndershme nëse sipërfaqja e detit për çdo kilometër breg është përafërsisht e njëjtë për dy shtetet kufitarë. Ky parim duhet të ishte gjithashtu i parashtruar që në nenin e parë të marrëveshjes, sepse nëse për një pjesë të çështjeve të diskutueshme vlente parimi i baraslargësisë, për çështje të tjera vlente parimi i përpjesëtueshmërisë, siç linte të kuptohej një ekspert tjetër i thirrur nga “Panorama”, zoti Anastas Goga. Ky parim duhet të ishte zbatuar në shumë momente të negociatave. Për më shumë Shqipëria ka bërë disa gabime të tjera që e bënin më vulnerabël, më të përthyeshëm pozicionin tonë. Ajo ka shkuar në negociata pa disa pozicione fikse që vendosen nëpërmjet ligjeve të caktuara për vijën bazë, gjiret historike etj., pozicione prej të cilëve mund të tërhiqej, por vetëm pjesërisht. Ajo nuk ka qenë e armatosur me ekspertizë që përfitohet prej precedentëve në zgjidhjet e marrëveshjeve të ngjashme, apo prej ekspertëve ndërkombëtarë që dikush ia ka afruar, por nuk i ka pranuar. Pala shqiptare ka pranuar me shpejtësi të madhe të gjithë imponimet greke, shpejtësi e cila duket nga fakti se midis palëve janë zhvilluar vetëm tre takime që kanë mbyllur gjithçka. Është e vërtetë se përdorimi i një sistemi gjeodezik të përbashkët, i realizimit të matjeve me forma më të përparuara se më parë, krijon premisa për shkurtimin e kohës së miratimit të marrëveshjeve të tilla, por ama fakti që kanë mjaftuar vetëm tre takime, dëften se palët nuk kanë debatuar aq shumë për ndarjen e një deti që të paktën midis Shqipërisë dhe Greqisë duket i komplikuar. Palët nuk kanë vendosur në marrëveshje veç koordinatave hartën (apo hartat) ku janë mbështetur, element i domosdoshëm në tekstin e një marrëveshje të tillë siç duket dhe në marrëveshjet shqiptaro-italiane, apo greko-italiane, ku referencat për hartat janë që në nenin e parë ose të dytë. Pra mungojnë hartat e referencës, por dhe harta produkt i marrëveshjes që do të rriste transparencën e saj.
Por duke u shkëputur nga konsideratat juridike që ndoshta janë të vështira për lexuesin e gjerë (konsiderata të një gazetari që ka studime diplomatike dhe juridike), le të hyjmë në disa konsiderata të tjera që janë politike.
Konsiderata politike
A janë këto gabime vetëm gabime të një grupi ekspertësh apolitikë? Jo, megjithëse shteti, qeveria duket sikur përpiqet të na mbushë mendjen për këtë. Edhe organizimi i debatit tek Fevziu ku mori pjesë një ushtarak përballë një ish-ushtaraku (diçka që tenton të vërë indirekt gishtin e fajit apo të përgjegjësisë vetëm tek ushtarakët) dhe përfshirja vetëm e pjesshme e diplomatit Ferit Hoxha, duket sikur japin idenë se marrëveshja është fryt i vendimeve të një grupi ekspertësh dhe politikanët s’kanë faj. Ministria e Jashtme thuajse nuk po paraqitet në debatin publik, (nuk dëshiron të mbajë në dorë pataten e nxehtë të titullarit të mëparshëm) dhe të mos ishte përpjekja e lavdërueshme e ministrit të Mbrojtjes, Imami, situata mund të ishte tjetër. Pra, qeveria duket se do të na mbushë mendjen se gjithçka e mirë apo e keqe është bërë prej ushtarakëve, apo ekspertëve. E vërteta është krejt ndryshe ose duhet të jetë krejt ndryshe nga ç’po na thonë. Qoftë në rastin që politikanët kanë miratuar pa asnjë kundërshtim pikat e diskutueshme të marrëveshjes, qoftë në rastin kur ata kanë monitoruar me vëmendje çdo moment të negociatave siç duhet të ndodhë në momente kaq delikate, qoftë në rastin kur ata as nuk e kanë patur mendjen në to, ata mbeten përgjegjësit kryesorë të cilësisë së marrëveshjes. A kemi humbur territor apo jo (me shumë gjasa kemi humbur shumë edhe nëse jo aq sa thotë Pashaj), në histori nuk do ta mbajnë përgjegjësinë ekspertët, por politikanët.
Edhe diçka tjetër që lidhet me reagimin e opozitës. Megjithëse i vonuar ai duket reagim i drejtë që e fut debatin në hulli institucionale, pavarësisht se mungon përmasa parlamentare e debatit. Opozita dëften megjithatë mungesë zërash të specializuar që do të mbështesnin Pashajn dhe s’do ta linin të vetëm përballë shtetit. Kjo duket e çuditshme, anipse në radhët e opozitës duken shumë individë të specializuar për ligjin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo dëften njëlloj frike përballë fqinjit, i cili nëse nuk po reagon drejtpërdrejt publikisht, por reagon ndryshe. Reagimi distancues i Dules ndaj këtij pozicionimit kritik të opozitës, u pasua nga thyerja e bojkotit të zgjedhjeve të pjesshme, një lëvizje që Dules nuk i jep asgjë, përveçse legjitimon këto zgjedhje që mund të rezultonin pa komisionerë dhe për pasojë do të ishin nul. Pra kjo lëvizje e Dules, lëvizje paralajmëruese në favor të Berishës ngjan si e nxitur nga reagimi i bllokut opozitar për ujërat. Ndërkaq ekzistojnë dyshime të arsyeshme se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nëse pranon kërkesën e partive opozitare (pra legjitimon ato si pal&eumlsmiley, mund të jetë i formës “nuk gjykojmë dot vullnetin politik”. Kjo e bën më delikate debatin në Gjykatë, ndaj do të duhej eventualisht dhe një ekspert i huaj veç Pashajt. Gjithsesi le të shohim si do të reagojë ky institucion përballë një testi si ky që nuk i bie shpesh në jetë gjyqtarëve të Kushtetueses.
Në fund të fundit, debati për ujërat është një nga debatet politikë dhe juridikë më seriozë të këtyre viteve tranzicion dhe për këtë merita i shkon një njeriu të vetëm që e tërhoqi me forcë brenda debatit gjithë opinionin publik.

Panorama

Po pra nje ishull 10 km katror ia ve kufirin te thana nje toke 28 mije km katror. Kete edhe mund ta pranosh ne nje negociat po ne kembim te dickaje. P.sh. ne kembim duam t'ua hypim kur te duam gjithe nonave motrave e ca t'keni me prag shpie o greker. Ku ka gjo falas tashti. Edhe per gjirin e sarandes ok se pranoni si gji historik ne rregull po edhe korfuzin mos e filloni qe nga ai ishulli barketa 70m - 90m qe kur bo dallg s'duket fare. Kjo eshte negociata per mua. Keta s'thone c'kane kerkuar qe greket s'ua kane pranuar dhe c'kane refuzuar qe greket kane kerkuar dhe kane arritur ne kete kompromis.

Po kujt iu rrujt me. Kjo eshte e verteta. Ne ose jemi patriot mehalle si dava saract e shkodres qe ndjehen vetem per kosoven (e shenjte kjo) ose per enciklopedine maqedonse dhe s'hapin goje qe vlora do kete perballe greqine tashme dhe jo me italine apo kur ato qe shkruhen per shqiptaret ne enciklopedine maqedonse beqiri i fut te historia e matures, ose jemi dyleksha si fevziu qe te shet dhe bythen e vet po i pelqeu cmimi e jo me detin.

Admirali i ushtrise se pjerdhur (antare e NATO-s) flet sikur eshte antare i Komitetit te Helsinkut jo si ushtarak shqiptare!

Si ushtark qe eshte a mund te na shpjegoje ne cilin vende te botes ka pare te behet marreveshje ndarjesh kufijsh me nje vende qe ka ligj lufte me ty? Me nje vende i cili nuk njeh te drejtat dhe pronat e bashkekombasve te vet (Cameria)?

Ne cilin vende te botes ka pare/degjuar qe te behet marreveshje me nje ushtri e cila te rreh/keqtrajton/perbuz/masakron kafsherisht bashkekombasit e tu qe kalojne kufirin?

Ne nje icident te ndodhur vite me pare nje poste kufiri shqiptare u shkaterrua dhe pati te plagosur/vrare. Sulm i ardhur nga toka Greke nga shtetas greke! Si ushtark qe eshte a kerkoi demshperblim/falje publike?

Se fundi o ushtark i ushtrise se pjerdhur (antare e NATO-s) a mund te na sqarosh se perse nje vende me vijen bregdetare me te gjate ne bote, me qindra e mijra ishuj/ gjire historike  dhe jo historike, nuk leshon asnje mm te ujrave se saj per te na bere dhe ne qejfin si vende me vije bregdetare me te vogel ne Mesdhe?

Keto qe shkruajta nuk jane aspak ceshtje politike por ushtarake te cilat zgjidhen nga ushtaraket dhe jo nga kokshtremberit e ministris se jashtme qe pa piken e turpit thone e ka fjain opozita!

Une vazhdoj ti mbetem mendimit qe horrat duan gjuhe horrash.

 

 

 

Di gje njeri, ky kolonel Pashaj ka ndonje fuoristrade Nissan dhe a del gje per gjah?

Kjo situate, midis te tjerash, deshmon deshtimin e mediave tona. Ceshtja e ujrave detare me Greqine eshte nje nga ceshtjet me te mbuluara nga mediat, dhe njekohesisht me te "investiguara" dhe anal-izuara nga te gjithe, e ne te njejten kohe shumica derrmuese e njerzve s'e ka haberin ca po ndodh ne realitet, dine vetem kendet politike te njeres pale dhe tjetres. Dmth e mbulojne mediat dite e nate dhe bejne cdo gje pervec te informojne njerzit;  askush s'e di tamam se ca po ndodh dhe si eshte realiteti. Made in fukcing Albania!

E shikoni tani pse i meshojme ne kritikave te mediave shqiptare ne cdo rast qe flitet per to? smiley

 

Tani per kete emisionin, kaq e pamundur eshte qe nje peshk ti beje nje permbledhje emisionit pa ngjyra te theksuara anesimi politik e pa metafora berberesh e nusesh, pa paranteza letrare me perralla e fabula, pa paralelizma me Star Wars dhe Marksin apo Nicen? Beni rixha, se s'kemi nge ta shikojme.

Nazarko gjithashtu dihet qe eshte kolonel, kunder admiral e pro kapter i te majtes, por pavaresisht kesaj disa gjera qe ngre ne artikull duken me vend, te pakten ja vlen te diskutohen. Juve te djathtet qe e keni pare emisionin, mund tia kundershtoni me argumenta dhe pa pordhe ato qe thote? Juve te majtet, plus komunistet, plus enveristet e stalinistet, mund te ndaloni se thene qe Berisha ka shitur shtetin bashke me Ballkanin plus Jupiterin dhe te na thoni ca/sa konkretisht rrezikohet te humbitet, sipas jush?

Gjjithashtu di gje njeri ca ka ndodhur me Tushen qe s'ka marre shume pjese ditet e fundit ne Peshk? Mediat pse s'e mbulojne kete?!

O Xhibirib, kot me t'pyet, sa shkruan gjithe kete hartim pse si fut vete nje te pare emisionit dhe bie dhe rehat dhe nuk degjon argumentat dhe kunder-argumentat e Berishisteve dhe komunisteve te Peshkut???

 

 

Xhib. dje dikush me tha qe je djale i mire dhe e vlen me fol me ty. Ja po i besoj megjithese nuk jam i sigurte. smiley

Lexo kete Nazarko atehere : 2 Maj 2009

Lexo kete Nazarko : 9 Maj  2009

Debati eshte i vjeter. Media ne ate kohe nuk e percolli sa duhet dhe si duhej. Frike nga nje zot e di pse. Shiko dhe kthesat e Nazarkos atehere dhe tani.

Mos u ngatarro me cer thuhet tani ne media dhe se si duan ta perdorin per qellime politike palet qe jane jashte parlamentit. Kete qe po ben qeveria tani mund ta kishte bere atehere.

Lexo sidomos me vemendje ate te 2 Majit.

Ne formen e individit qe do te jete pertej te majtes dhe te djathtes, dmth se si ke shkruar me siper, them qe je i sforcuar. Po kjo nuk ka shume rendesi se sa fakti qe eshte bere debat , i mire bile per aq sa ka mundesi peshku dhe pa piken e politikes brenda .

 

 

Po mer xhib te drejte ke ti. Duhet transparence. Po sipas teje gazetat s'do i kishin publiku procesverbalet e tre takimeve po ti kishin. Apo jan aq palla sa qe nga prilli s'u ka shku menia me i kerku. Ate mer ti dum me dit ne kembim te cfare kemi leshu pe. Ta thone e beme se ndryshe na vete veto per naton apo kudi gjo une cfare tjeter kemi mare ne kembim. Se vallaj kshu kot te kam mik une ty meri c'i q robt sikur s'ka lezet.

Per sa i perket emisionit (apo emisioneve ne pergjithesi per kete teme) ato varen se me cilin televizor dhe me cilat syze i sheh (prandaj dhe Xhibi i meshon kesaj temes se medieve, merr vesh apo jo smiley ).

Qe kjo histori fut uje nga te gjitha anet, ajo s'ka pike dyshimi qe fut. Qe kemi shku ne bisedime me breket ul edhe kjo nuk ka pike dyshimi. Qe Ramistet dhe Berishistet do t'i bien borive mbi kete e do na cajne tr...omben edhe kjo nuk ka dyshim.

Perfundimi...? U ka pas kendu nje kenge ca vite me pare:

Kjo eshte jeta plako,

Keshtu osht kur s'ke pare (mund te thuash edhe k.qe),

Ron, djath, shalqi e xhiro me komardare...

 

Ata qe e dhine me keq ket muhabet ishin keta te ps. qe e cuan ne kushtetuse. Tashti u fut nje kercenim atyre po deshe me e bo me force ose i ble me ar sa peshojne vet dhe ta qisin vendimin si ta doj vet dora e grekut. Megjithse luj venit mund te jen dhe burra te mire dhe s'hajne pyke ku i dihet dun me u bo statuja e emra rrugesh mas vdekjes. Njonin per kshu e njof.

Dhe i gjo tjeter. C'rendesi ka kush ka te drejte. I tako greqise deti apo jo. Ne keto raste pra ne lufte e drejta e vetme eshte ajo e forces. Prandaj cohen ushtaraket ne negociata e jo korpusi i paqes apo motrat e nene terezes.

Per mediat e politiken mediatike, vari torben.

Pak na intereson.

Pyetja eshte se si do kallajniset kufiri.

Sipas gjasave , bazuar tek shtypi i lire Shqiptar, nje vrime ne uje. 40 km2 te humbura, ne librat e historis se pashkruar, qeveria Berisha fal detin Greqis.

 

ne librat e historis se pashkruar, qeveria Berisha-Meta falen detin Greqis.

Marrveshja eshte nenshkruar ne prill i dashur.smiley

Reagim ndaj Opinion per kufirin?

1. Fatkeqesisht ka akoma plot njerez te cileve i gulcon akoma damari ne qafe, si psh. kur ankohen per mbylljen (e drejte) te fabrikave, uzinave, nderrmarjeve buxhetore pas 1990 per arsyen me te thjeshte ne bote: nuk prodhonin asgje te vlefshme.

2. Fatmiresisht jane ne pension.

Koth !

1 - Ushtaraket ne te GJITHE Boten nuk dalin ne intervista dhe debate per ceshtje te KOMBIT . Kujto  shembuj te fresket te koheve te fundit betejes "Stuhia e Shkretetires" . Kujto  baba Bushin ...e kritikuan sepse erdhi ne oren 6 e 45 minuta per te interpetuar  Urdherin qe kishte dhene per sulmin "Si eshte e mundur qe Ju zgjoheni kaq vone ? " Ishte nje pergjigje shume e Thelle qe vlen si njesi matse per te gjithe Ushtrite " Kur ke nje shef shtabi si Pawel , s'ka pse e prish gjumin " smiley !!!!! Pra ne shtyp , ne media etj del Presidenti apo Kushdo por JO Ushtaraket nga te cilet varet fati VENDIMIT! 

Kjo ka shume arsye por me kryesorja eshte sepse psikologjia POPULLORE eshte e mbeshtetur mbi Suksesin tek USHTARAKET ne rast Luftrash dhe jo Pazarlleqesh ! Dhe kjo duhet te ruhet me Fanatizem . Si ne cdo Fushe edhe ketu e kane bere M...Mullar . Pashes duhej ti kundervihej RUSMALI ne se kishte BYTHE por ne asnje menyere Llapaqeni DERVEN !

2- Negociohet dhe me shume sukses ...ndryshe do te ishim ne situata e krijuara te "luftes se ftohte" . Ushtaraket ne teresi jane '"specialistet" e negociatave per ceshtje Madhore por duhet te jene STRIKT. Asnje argument jashte profilit te tyre si USHTARAK aq me teper qe ne psikologjine Popullore cenojne Interesa te Kombit. Gjithmone ne Mbrojtje te Doktrines se Vendit te Tyre per Mbrojtjen ! Dmth KOKMUSHKA. 

 Pra negociohet dhe negociohet nga "civile" , perfaqesues te spikatur te zgjedhur nga QEVERIA dhe te pergatitur e te porositur VECANERISHT . Asgje pa "dhene e marre " Cfare morem ? Kete askush nuk e di. Dime vetem deklaratat e nje debili , fatekeqesisht Ushtarak Madhor pjestar i negocimeve ( perkthim me duket - pazarlleqeve ) qe thote se " nuk kemi patur mareveshje me pare...qe do te thote asnjera nuk ka pyetur per tjetren...Le te vazhdonte !

3 - Sic eshte bere Shqiperia qe eshte shkaterruar me Themel cdo proncip Moral , Ligjor , Psikologjik e Etik qofte edhe te fushes profesionale, une nuk jam ne gjendje te Kuptoj Cfare eshte ne Interes te atij VENDI dhe cfare JO. Ndoshta i perkas nje kohe tjeter te gjykuari """"kur Shqiperise i thonim me emer Shqiperi "" dhe nuk mund ti cenohej asnje mmm ne toke e DET

Shume e kthjellet. Rrofsh !

Shume qesharake shprehjet e Kunder Admiralit:

"Une jam profesionist!!!"

"Une flas si profesionist!"

Ne fakt ai kishte gabuar adrese,se pari ai nuk kishte nje etik dhe kod te mirefillte komunikimi per nje debat teknik si ajo e shpjegimit dhe emertimit te hartave,ai ngatronte skemen me harten,ai bente lemsh kordinatat!

Ngateronte si koncept ishullin,si pjese e arqipelagut te Korfuzit,me vijen kontinentale,kur diskutonin rreth pikes 150, kishin krejt koncepte te tjera,te ndryshme me njeri tjetrin kur flisnin.

Admirali perdorte skeme. Bente shpjegim duke u nisur nga nje skeme,e IMPROVIZUAR,simbas variantit te tij.

Profesori i thoshte:

 -Ku e keni harten Admira!?!!

-Ja ku eshte,i pegjigjej Admirali-kjo eshte!

-Jo jo,ajo nuk eshte harte eshte skem!!

Hi,hi,hi,hi,...  smiley

Ai Admirali ishte megjithmend shume ordiner,e kam fjalen shume medioker,perpara Profesorit te Gjeodezise dhe Mjeshtrit te Hartave!

Profesori M.Pasha, kishte nje studim  me 117 faqe  per kete ceshtje dhe eshte shume konfident dhe shume profesional kur e shpjegon.

Admirali nuk mbushte.. 

Ai Admirali ishte megjithmend shume ordiner,e kam fjalen shume medioker,perpara Profesorit te Gjeodezise dhe Mjeshtrit te Hartave!

Ky ishte profesori qe kishte bere harten dhe kishte percaktuar gjirin e Sarandes ku tani thoshte qe mos e merrni parasysh ate qe kam bere une.

Po ky profesor i nderuar kur u mat ne hartat e e Googlet pika 150 tha: "Google ja fut kot se edhe ate e kane blere greket"

Hajde profesor i nderuar hajde.

Siogurisht qe ty nuk te ka pelqyer admirali sepse ja hodhi te gjitha poshte "profesorit" me fakte.

Liqeni - 23 Tet 2009 - 12:27pm

 

Admirali i ushtrise se pjerdhur (antare e NATO-s) flet sikur eshte antare i Komitetit te Helsinkut jo si ushtarak shqiptare!

Kete duhet te kishte thene profesori dhe jo te shpjegonte piramidat 150 dhe ngushticen e Otrantos. Tere diskutimi vec sharjeve banale ( i shitur e i blere, mashtues e fallsificator) ishte nje disuktim shkencor i zhvilluar mes shajeve e fyjeve.

Eshte pikesirsht ajo qe thote Liqeni qe akuzohet pala nenshkruese shqiptare. Nuk mund te them pala negociatore se atje nuk u bene negociata, atje u shkua per te nenshkruar nje dokumnt te hartuar vetem nga njera pale ( ajo greke). Pala shqiptare shkoj te nenshkruaj me te vetmin kusht qe ajo qe do te nenshkruanin te jete e mbuluar me gjoja brenda ligjit nderkombetar te detit. Nuk e shikoni si kunder admirali pas cdo fjalie thote se ajo qe nenshkruan ishte ne perputhje me ligjin e detit. Thua se ky ishte halli me kryesor ne debat qe marveshja  te jete ne peruthje me  "ligjin i detit"

Kur behen negoicata te dy palet jane si avukatet  ne gjyq. Perpien te argumentojne brenda ligjit ate qe eshte ne interes te tyre. Se ligji ka dhe nenligje dhe klauzola. Ndersa pala shqiptare e kunderadmiralit nuk ishte avukate e shqiptareve por e grekeve.

Si perfundim ne nenshkruam nje marveshje me te cilen brenda "ligjeve te detit" humbem jo vetem mbi 300 Km2 ujra por humben te drejen te vjelim te ardhura nga nje tubacion gazi qe do te kaloj pikersiht tek keto 300km2. Humbem tere zonat e jugut te shqiperise. Ato zona do te vdesin sepse

a. turizmi tani do te vdese ne ato zona. Nuk do te kete me turiste qe do te kalojne nga ujrat shqiptare e pastaj greke e paguaj dy taksa ujore rrugore.nje greqise e nje shqiperise kur mund te kalojne direkt ne greqi.

b.Po keshtu edhe industria e portet shqiptare. Perse duhet ndertuar nje port ne Vlore apo Durres ( ju be vafti ambejntalisteve te Mjafitit) Perse te ndalojne anijet per shkarkim apo furnizmim ne Vlore e Durres e te pastaj te pagujne greqine per te kaluar ne ujrat e saj kur direkt mund te kalojne ne greqi

Mbi 300km2 jane azgje fare ne krahasim me pasojat qe vijne nga keto 300km2. Humbje te ardhurave te vazhdushme te shqiperise dhe me keq akoma humbje te natyrshem te shqiperise se Jugut.

Pyetja qe kam une cfare fitoj Berisha nga kjo shitje brenda "ligjeve te detit"

Perkrahje per zgjedhjet? Shume cmim e larte per nje mall me kaq pak vlere. Berisha i ka blere zgjedhjet me greket shume shume me lire me pare. Ska kuptim te jete ritur cmimi kaq shume.

Mbtetet te jete nje gje e madhe , Atehere......?

Thua te jete i vertete thashethemi se Greqia do te na ndihmoj ne njohjen e Kosoven ne shkembim te Vorio Epirit?

Thua te jete e vertete ajo qe thuhet se tere kohen ne poliitke Berisha ka lojtur karten e tregtise me trojet shqiptare? Me jep kete te te jap ate?

Thua prandaj ai tere kohen indirekt eshte perpjekur te paraqese jugun si jo shqiptar patriote dhe veriun si shqiptaret e vertete?

Thua prandaj ai njehere i dha Janullatosit lejen te jete kryepeshkop dhe pastaj zhvilloj nje refendum te bindur se do te humbiste per ta hequr Janullatosin

Thua prandaj ai arestoj 5 minoritaret dhe beri nje gjyq qesharak per te deshmuar se ne po persekutojme minoritaret

Thua te ishte kjo politike qe ndihmoj ne acarimin jug-veri ne 97?

Ka shume shume koincidenca qe sjellin dyshimn se thashethemet mund te jene te verteta. Por kush e di , ehu punet jane shume shume te thella,

Keto i di vetme Koth dhe Berisha, ju/ne te tjeret jemi shume pa mend smiley

 

 

Mos bre, hej toko, mos naj shaj babn e kombit e vjehrrn e Jamarbrit. Aj q´asht tu na bashkue mes vedit e e ka qit rrugn mespermes malit e asht tu na bo tash me i kthy syt na deti.

 

Tani krejt seriozisht. Marreveshja e delimitimit te detrave duhej patjeter. Pse shaka ju duket juve qe te rrije kryeministri ne det dy ore e gjysem dhe te mos e dije se nga te shkoje, sepse nuk e di se ku e ka kufirin?

Meqe mu kujtua mua tani, edhe une kur kam qene shume i vogel kam ndenjtur njehere tre ore e nje cerek ne det dhe im ate erdhi e me nxorri me zor nga deti duke me kapur prej veshesh, se me ishte nxire buza. Une qaja, se me dhimbnin veshet, por me vone e mora vesh, qe nuk ishte mire qe te rrije aq gjate ne det.

Ndonjehere eshte mire kur ke dike afer, qe te te kapi prej veshesh.

Cfare duhet te bej populli shqiptar,ne se neser del, qe grupi negociator ja shiti detin grekut?...eeeee dalin afera ne dobi te grekut,pikerisht ne ato 354, km 2 ?

E kisha fjalen a ti bej kurban ata  negociatoret?  smiley

Artian,te mos te te duket sikur i kunderpergjigjem cdo komentit tend por thjesht per te te thene dicka.

Po e permend fjalen popull kudo,per cfare populli e ke llafin.A e di ti se kete punen e kufinjve vetem 10% popullit e merr vesht? Pse do thuash ti,se 30% e popullit do ngrihet ne mjes per te vjel domotet,10% e popullit do cohet me mjes per te pare daten kur do marrin perkrahjen sociale,30% e popullit do cohen ne mjes se do ikin ne pune nepunesat,ketyre nuk ja mban me e hap gojen de i fluturojne nga puna,20% e popullit do cohen ne mjes se do hapin dyqonet ose do shkojne ne treg per te shit noj gjo.

Pra ketij populli vetem po i more leket ngrihet dhe ben lufte,per gjona te tjera harroje.

jo me jo,ku,kudo? Per kete rastin thu ti? Ok eshte imagjinate thjeshte,sec mu kujtu Rustemi,me qe ra fjala popull quhet ky,mode e vjeter do te thuash ti!!,sigurisht jam me ty!

 

Me te vertete kam lexuar disa gjera te frikshme ketu.

Per shembull, turizmi ne shqiperi, ne juge do vdesi nga qe 354 km u shiten. U la la, po pse? Se anijet do paguajne dy here taksam, dhe shume burokraci te vesh ne ujera territoriale greke dhe pastaj shqiptare. Si more, te vesh nga rijeka ne Sarande a Vlore do kaloshe ne uje territorial Greke? Hajde mendje? Dhe paguan taksa kur shkel ne ujera territoriale te nje vendi? Sa eshte taksa vjetore e shqiperise tani qe e kemi patur kufirin tamam, sa para bene Greqia sa me mere mendja qe c'do vapor nga mesdheu ne detin e zi kalon midis Greqise, apo jo.

Gallate e forte kjo, dhe vetem mediat shqiptare mund ta ofrojne. Hajde, mbase dhe disa te tjera.

 

Greqia njeh pasaportat e Republikës së Kosovës

20/9/2009

Vendimi, në fuqi nga java e ardhshme

 

Që nga java e ardhshme, Greqia do t‘i njohë pasaportat e Republikës së Kosovës, ndonëse Athina ende nuk e ka njohur pavarësinë e vendit tonë, bëri të ditur shefi i zyrës greke në Prishtinë, Dimitris Moschopoulos. Ai është pritur në një takim të posaçëm nga Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë të cilit është biseduar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis Kosovës e Greqisë. Me këtë rast, Kryeministri Thaçi falënderoi Greqinë për rolin shumë konstruktiv që ka luajtur për Kosovën, për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe bashkëpunimin rajonal, një mbështetje të vazhdueshme për Kosovën në këtë tranzicion demokratik. "Presim ditë më të mira, në mënyrë që kapaciteti ynë edhe në Athinë të jetë i plotë, si në vendet më të rëndësishme të botës, prandaj raportet mes Kosovës dhe Greqisë do të thellohen në kuptimin diplomatik, politik, ekonomik dhe në atë arsimor", ka thënë Thaçi, duke shtuar se pas ftesës së ministres së Jashtme të Greqisë, Dora Bokajanis, Kosova tani mund të hapë një zyrë diplomatike në Athinë. "E ardhmja e Kosovës është e njëjtë si e ardhmja e Greqisë, domethënë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s", u shpreh Kryeministri Thaçi. Nga ana e tij, shefi i zyrës greke në Prishtinë, pas takimit me Kryeministrin Thaçi, theksoi se vendi i tij është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në funksion të thellimit të marrëdhënieve tregtare, ekonomike, politike, kulturore. "Duke e ndihmuar njëri-tjetrin, do të ndihmojmë të gjithë në rajon dhe natyrisht duke e ndihmuar do të vijë edhe deri te zhvillimi më i madh i bashkëpunimit", tha Moschopoulos. Zëvendësshefi i UNMIK-ut, Dejvid Harland, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën ka krijuar një problem të veçantë në sistemin ndërkombëtar, ndërsa dallimet mes vendeve më të fuqishme për këtë çështje do të mbesin pa marrë parasysh vendimin eventual të gjykatës. Ai i ka thënë së përditshmes beogradase "Veçernje Novosti", se për shkak të nismës së Serbisë që të kërkojë mendimin për lishgjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kjo çështje do të komplikojë marrëdhëniet edhe në periudhën e ardhshme.
 

----------------------------------------------------------------------

Kalohet pakti për kufirin detar me Greqinë

2009-09-26

Tiranë - Komisioni i Ligjeve miratoi dje në parim marrëveshjen ndërmjet vendit tonë dhe Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shefit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

 

Të vetmit që ndodheshin në sallë ishin deputetët e pozitës, të cilët kanë kaluar pa asnjë kundërshtim këtë marrëveshje pas shpjegimit të specialistëve të Ministrisë së Jashtme.
 
Specialistët theksojnë se kjo marrëveshje finalizon procesin e përcaktimit të kufirit detar të hapësirës, në të cilen dy vendet do të ushtrojnë të drejtat sovrane në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Marrëveshja parashikon që shteti bregdetar ushtron mbi detin territorial dhe shefin kontinental të drejta sovrane për shfrytëzimin dhe eksplorimin e burimeve të tij natyrore.
-----------------------------------------------
                                                                                             

25/9/2009 ( Vendimi, në fuqi nga java e ardhshme) = 25/9/2009(Komisioni i Ligjeve miratoi dje...). E premtja gjithmon ka qene dite pazari

Pakti detar shtyhet sërish, Kuvendi nuk e përfshin kalendarin 3-javor punimeveShekulli Online | 22/10/2009 TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë shtyn sërish ratifikimin e marrëveshjes detare Shqipëri-Greqi. Debatet e hapura së fundmi nga media mbi faljen e detit Greqise kanë influencuar vendimin e Kuvendit, i cili vazhdon mos e ratifikojë këtë marrëveshje. Sipas juristëve, pakti nuk hyn dot rend dite, pasi është i ankimuar Gjykatë Kushtetuese.

seancën e sotme plenare deputetet kane miratuar kalendarin 3-javor punimeve tij duke mos futur marrëveshjen e ujërave detare me Greqinë. Kështu ratifikimi nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk do kryhet punimet e Kuvendit afatit 22 tetor-12 nëntor.

 

Deputetet e mazhorances gjate debatit te lire kane perseritur se kjo marreveshje eshte bere ne menyre krejtesisht transparente dhe profesionale. Deputeti Osman Metalla tha se "ky debat eshte nje shpikje absurde e opozites. Nderkohe deputetet demokrate kerkuan rikthimin e saj ne Kuvend, pasi mungesa ne bashkepunimin per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian eshte sipas tyre tradhetia e vertete qe po i behet kombit nga Partia Socialiste.

 

Nderkohe, Pakti ishte perfshire punimet e periudhes qe sapo perfundoi shtator-tetor, por u hoq nga kalendari pa ndonje shpjegim nga Kuvendi. Nga ana e tij, ministri i Jashtem Ilir Meta, ka deklaruar se pakti u terhoq per ti dhene me shume kohe opozites te njihet me te.
 

---------------------------------------------------------------------
 

Greqia: Deklarata e Papandreut për Kosovën, keqinterpretim. Për kufirin, të përdorej emri FYROMDeutche Welle | 23/10/2009

 

INTERVISTE / Shefi i zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Dimitrios Koschopoulos nuk është i lumtur që Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë me emrat si "Republikë e Kosovës dhe Republikë e Maqedonisë.

Ambasador Dimitrios Koschopoulos, cilat janë raportet e Greqisë me Kosovën në këtë periudhë dhe shanset që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ka pasur disa shkrime në mediet kosovare gjatë fushatës parazgjedhore se kryeministri grek Papandreu ka thënë se nëse zgjidhej kryeministër, do ta shqyrtonte mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Dimitrios Koschopoulos: Qëndrimi ynë, të cilin e kemi përsëritur disa herë është se Greqia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ne e mbështesin zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe poashtu mbështesim përpjekjet e Kosovës për të arritur prosperitetin e qytetarëve të saj. Sa i përket çështjes që pyesni ju se kryeministri grek Papanderu ka premtuar se do të shqyrtojë mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës para se ai të zgjedhej kryeministër, unë mund të them se këto njoftime fillimisht janë dhënë në disa media të Serbisë dhe më pas janë interpretuar edhe më mediat kosovare, mirëpo nuk është krejtësisht kështu sepse në këto media nuk është dhënë deklarata origjinale e zotit Papandreu dhe ka patur intepretime. Unë nuk e kam dëgjuar ta ketë thënë atë. Ajo që mund të them është se qeveria e Greqisë dëshiron që populli i Kosovës të ecë përpara, mirëpo unë tash për tash nuk shoh ndonjë indikacion që qeveria e Greqisë do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

 

Greqia ka pranuar pasaportat e Republikës së Kosovës. Mund të cilësohet kjo si një shenjë që Greqia në një të ardhme të afërt mund ta pranojë Republikën e Kosovës?

Dimitrios Koschopoulos: Ne i kemi pranuar pasaportat e Republikës së Kosovës sepse kemi qenë të bindur se njerëzit duhet të udhëtojnë nga një vend në tjetrin dhe në këtë linjë pranimi i pasaportave ka të bëjë me relacionet ekonomike Greqi-Kosovë. Po ashtu kemi dashur që të inkurajojmë kontaktet ndërmjet njerëzve. Në këtë rast faktet flasin vetë. Unë e kuptoj qëllimin e një gazetari që të marrë një përgjigje dhe të ndërlidhë gjërat dhe faktet, e respektoj këtë gjë mirëpo, në këtë kuadër unë nuk do ta bëjë ndonjë intepretim të këtyre fakteve përveç asaj çfarë kemi bërë si Greqi deri tani.......................

------------------------------------------------------------

E enjtja nuk eshte dite te mire pazari

Thaci: Greqia, partner jetik per ekonomine08 Prill 2009
 

 Kosova e konsideron Greqine si nje partner te rendesishem ne zhvillimin e tregtise dhe ekonomise mes dy vendeve.

Keshtu ka deklaruar kryeministri kosovar Hashim Thaci gjate forumit greko-kosovar te biznesit qe po mbahet ne Prishtine.

“Kosova e vlereson vendimin e Athines per njohjen e pasaportave kosovare. Ky vendim forcon marredheniet mes dy vendeve, mundeson qarkullimin e lire te mallrave, sherbimeve dhe fuqise punetore, si dhe siguron bashkepunim te qendrueshem ne te gjithe nivelet”, ka pohuar Thaci.
 

 

 

Deklarata e ish-kryeministrit grek pas nënshkrimit të paktit

(Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit grek gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me kryeministrin Berisha më 27 prill 2009 në Tiranë)

Karamanlis: Marrëveshja, shumë e rëndësishme për Greqinë

Sigurisht, që mund të arrihet më shumë në nivelin bilateral dhe në këtë frymë shumë konstruktive, e cila na lejon të përmbyllim dhe të firmosim këtu në Tiranë, një marrëveshje shumë të rëndësishme, përvijimin e vijës kontinentale dhe zonës detare midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Fatmirësisht, e njëjta frymë bashkëpunimi është vërejtur për marrëveshjen e nënshkruar disa muaj me parë, për varrezat e ushtarëve grekë, që kanë vdekur në Shqipëri gjatë Luftës së madhe Italiane në 1940 - 1941.

Ne besojmë, se zhvillime të tilla përbëjnë hapa cilësorë përpara në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe konfirmojmë vullnetin e fortë politik për forcimin e bashkëpunimit, në një nivel që kërkohet për aleatët brenda NATO-s dhe partnerëve të ardhshëm në familjen evropiane.

---------------------------------------------------------------

Nga Prishtine 08 Prill 2009- Ne 27 prill 2009 në Tiranë

Pranvera eshte muaji kur behen pazaret per vjeljet e vjeshtes

kush e vuri re qe admirali pranoi se egzistonte, ne ligjin e detit, percaktimi i "gjirit historik" VETEM pasi Pashaj (nen mesymjen e vazhdueshme te admiralit - NUK EGZISTON, NA SILL NJE DOKUMENT) i tha se e kish me vete dokumentin dhe shkoi ta merrte.

me pas gjenerali pranon se ne ligj egziston por "vetem permendet" koncepti i gjirit historik.

Ai moment i diskutimit thote shume.

ca debila habiten se si nje profesionist i hartave nuk ka besim tek matjet e bera drejperdrejt nga regjia e fevziut me shigjete mousi ne hartat e google.

habiten se si ky specialist arrin ti beje matjet pa regjine e klanit dhe habiten se si ky specialist pretendon qe admirali i pazarit te sjelle me vete nje harte zyrtare dhe jo te diskutoje mbi skica ilustrative.

 

prestigji1 - 23 Tet 2009 - 7:47pm

 

Ai Admirali ishte megjithmend shume ordiner,e kam fjalen shume medioker,perpara Profesorit te Gjeodezise dhe Mjeshtrit te Hartave!

 

Ky ishte profesori qe kishte bere harten dhe kishte percaktuar gjirin e Sarandes ku tani thoshte qe mos e merrni parasysh ate qe kam bere une.

Po ky profesor i nderuar kur u mat ne hartat e e Googlet pika 150 tha: "Google ja fut kot se edhe ate e kane blere greket"

Ta zeme se ti fjalet e zeza ne thonjeza i ke cituar sakte (sic duan thone thonjezat) dhe jo perpunuar vete (shume i lehte verifikimi po pastaj kam frike se te bie te ndryshosh emer). TE NJOFTOJ SE GOOGLE ESHTE NE SHITJE NE CDO MOMENT. (ashtu si yahoo, youtube ... )

 

Profesori, jo ne gjuhe politikanesh por ne gjuhe esnafesh, po te thote se ti (shtet) je i detyruar te na sjellesh harten zyrtare tenden mbi te cilen ne (shtetas) te mund te debatojme.

Profesoj pashaj meriton respekt dhe do te kete vendin e tij ne nje faqe te bardhe te historise. Edhe keta te marreveshjes do te kene nje vend ne histori, te gjithe me emer e mbiemer (ministri, grupi i pazarit, specialistet e shtetit qe i bejne apologji, anetaret e komisionit te ligjeve qe e votuan e gjithe te tjeret pas tyre) dhe kjo do te jete trashegimia qe do i lene brezave.

Nuk e kuptoj kete debatin mbi terma teknike... Sipas ligjit, ne marreveshje mes dy shteteve mund te vendoset nje kufi qe me pare nuk ka ekzistuar ashtu sic kane deshire palet.

Problemi nuk qendron tek ligjshmeria, problemi ketu qendron tek procesi i marreveshjes

Pra, negociatat ne marredheniet nderkombetare jane te tipit: Na kete gje dhe me jep kete gjene tjeter.

Prandaj dhe zgjasin shume, se behet pazar i forte. Ndersa ne nuk kemi kerkuar asgje (dhe nuk kemi marre asgje), thjesht kemi pranuar ne menyre pasive ate qe kane kerkuar greket. Une jam i sigurt qe dhe greket kur kane ardhur ne keto negociata do jene pergatitur per ndonje kerkese nga ana jone, dhe kushedi sa jane habitur me dashamiresine bujare e te mefshet qe kane hasur... lum e lum diplomacia shqiptare... po hajt se ne evrope po shkojme, deti eshte i te tereve

Italia ndërhyn për kufirin me Greqinë

Për të parën herë Roma zyrtare është prononcuar për marrëveshjen mbi kufirin e detit Jon. Flet konsulli italian në Vlorë: Faktet do të verifikohen në momentin e duhur

Italia kërkon zyrtarisht përfshirjen në paktin për kufijte detar në detin Jon, i cili është mbyllur me një marrëveshje të kontenstueshme mes qeverisë shqiptare dhe asaj tqë greqisë, nga Kryeministri parardhës, Kostas Karamanlis. Pas një periudhe të gjatë debati publik, një nga diplomatët e Romës dhe posaçërisht konsulli në Vlorë, zonë që përfshin territorin e Jonit, ka ndërhyrë në debat duke kërkuar kujdes nga Tirana dhe Athina. Në kulmin e debatit publik për kufijtë detare me Greqinë, fqinji tjetër i Shqiperisë, Italia, e cilëson marrëveshjen një çështje mjaft delikate që duhet parë me kujdes. Konsulli italian në Vlorë, Sergio Strozzi, në një intervistë për “Vizion Plus”, ka deklaruar se megjithëse është herët për të bërë komentet përfundimtare, faktet e paktit për kufijtë do të verifikohen në momentin e duhur. "Marrëveshja për ndarjen e kufijve detarë është një çështje dypalëshe. Në këtë fazë të kësaj marrëveshjeje është ende shpejt nga ana jone, nga ana e shtetit italian, të bëjë komente për këtë argument mjaft delikat, i cili duhet të përballohet, vlerësohet dhe verifikohet në momentin e duhur", shprehet Strozzi. Tre ditë më parë, Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, duke iu referuar marrëveshjes e sidomos pikës së diskutueshme 150 në kanalin e Otrantos, tha se çështja do të zgjidhet me marrëveshje trepaleshe, duke përfshirë kështu edhe Italinë. Për shkak të polemikave që ka shkaktuar ndarja e kufirit me Greqinë, parlamenti shtyu ratifikimin e marrëveshjes. Në të njëjtën kohë, Partia Socialiste ka dorëzuar një ankimim në Gjykaten Kushtetuese, duke pretenduar se është shkelur ligji për sovranitetin territorial. Por edhe specialistët e nautikes në Universitetin e Vlorës, në bashkëpunim me ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, kanë nisur një ekspertizë për të verifikuar nëse ekzistojne shkelje në mënyrën e ndarjes. Javën e shkuar ka vizituar Romën shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta dhe sipas burimeve është biseduar edhe për këtë çështje, ku Meta ka shprehur gatishmërinë për konsultime edhe me palën italiane. Në fakt, deti Jon është një zonë tri shtetërore, pasi përveç Shqipërisë dhe Greqisë, përfshinë dhe Italianë. Në fakt, Roma zyrtare ka kërkuar që të japë ekspertizën e saj që vitin e kaluar, por që nuk është pranuar nga shefi i atëhershëm i diplomacisë, Lulzim Basha. Me ardhjen e socialistëve të PASOK-ut në krye të qeverisë greke, pritet një performancë më shumë shumëpalëshe dhe e qasur drejt dialogut sesa qeveria paraardhëse e konservatorit, Kostas Karamanlis. Në Tiranë, ka plasur një debat i madh mes shoqërisë civile, politikës dhe ekspertëve të fushës, të cilët akuzojnë qeverinë se i ka falur Greqisë një territor që i takonte Shqipërisë. Por qeveria e ka përenjeshtruar këtë fakt, duke shtruar si argument se Porti i Sarandës, i cili është “molla e sherrit” është një port i hapur në dikumentet ndërkombëtare mund të ankorohen në të anije shqiptare dhe greke. Por çështja tashmë që përfshin intëeresa të rrugëve të gazësjellësit ndërkombëtar nga Rusia në Itali nuk përbën një “patate e nzehtë” thjesht për politikën shqiptare, por më shumë ajo është kthyer në një çështje gjeopolitike për administrimin e ujërave të deti Jon, një fakt i ngjashëm me rastet historike të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Por edhe në këtë rast Shqipëria, ka humbur pjesë nga territori i saj. Por e rëndësishmja e kësaj çështje e është se nuk dihet se çka përfituar qeveria shqiptare për këtë tërheqjeje...

Gazeta Korrieri

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).