Protesta e Partise Socialiste

http://www.ora-news.com/foto/20091010135004_art.jpgOpozita ka protestuar para selisë së Këshilli të Ministrave, duke përsëritur këtë herë jo nga selitë e partive, por nga sheshet kërkesën për hapjen e kutive të votimit dhe zbardhjen e së vërtetës për procesin zgjedhor të 28 qershorit. Para qytetarëve të tubuar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se bojkoti ndaj parlamentit do të vazhdojë deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të PS-së. Kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se nuk mund të ketë drejtësi për qytetarët shqiptarë, për ish të përndjekurit, për arsimtarët e minatoret për sa kohë që nuk ka garanci për leximin e drejtë të votës. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha se dita e sotme ishte fillimi i protestës për lirinë e votës. "Ne do të vazhdojmë protestat derisa të fitojmë të drejtën tonë. Ne do vazhdojmë protestat në çdo shesh dhe rrugë të Shqipërisë", tha ai. Ai shtoi se PS-ja nuk hyn në parlament për t'u bërë bashkëfajtore për dhënien fund të mundësisë për t'u mbajtur zgjedhje të lira në Shqipëri.

Rama theksoi se fati i betejës për hapjen e kutive varet nga kurajoja për të luftuar për lirinë e votës dhe barazinë para ligjit. "Fatin e kësaj beteje nuk e dikton dot pushteti i korruptuar, por e drejta që ka njeriu për t'u ngritur në këmbë kur shkelet ligji", vlerësoi ai. Kryesocialisti Rama tha se e gjithë Shqipëria do të bëhet pjesë e protestës për hapjen e kutive. Ai tha se kjo protestë kërkon që dhunimi i votës të marrë fund së bashku me këtë qeveri. Sipas tij, mospranimi për të hetuar në parlament zgjedhjet është prova e së vërtetës së madhe që opozita do të mbrojë.

Edi Rama deklaroi se hapja e kutive të votimit janë prova e së vërtetës. "Zgjedhjet e 28 qershorit u minuan. Votat u grabitën për të thithur të gjithë prurjen e korrupsionit", pohoi ai. Rama i ka bërë apel kryeministrit Sali Berisha që të lejojë hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas tij, me Berishën, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Kryetari i Partisë Socialiste shtoi se ministri Fatmir Mediu mban peng Berishën me sekretet që ai di.

Në fund të fjalës së tij, kreu i PS-së ka ftuar të gjithë qytetarët të firmosin në favor të një drafti ligjor të krijuar nga ekspertët e PS-së që synon hetimin e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Duke shfrytëzuar nenin 81 të Kushtetutës pikën 1 , PS synon të mbledhë 20 mijë firma të qytetarëve për të futur në Parlament draftin që do të krijonte terrenin për të hetuar zgjedhjet. Deputeti i PS-së, Pandeli Majko tha se selia rozë nuk mund të lejojë që fati i Shqipërisë të mbyllet në kutinë e Sali Berishës. Ai tha se opozita nuk mund të hyjë në Kuvend pa hapjen e kutive. "Ne kërkojmë vetëm të hapet kutia e votimit, të bëhet transparent rezultati", tha ai. Majko tha se qeveria nuk ka guxim të hapë kutitë e votimit.

Kryetari i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule kërkoi respektimin e votës duke e numëruar atë. "Vetëm në këtë mënyrë garantojmë të ardhmen tonë europiane', tha ai. Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi u shpreh se Berisha është hajduti më i madh i votave të lira. Ai tha se në zgjedhje nuk u respektua vota e fshehtë, shteti u bë njësh me partinë dhe shumë votues nuk i gjetën emrat në listë.

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo deklaroi se hapja e kutive të votimit është më themelorja për demokracinë e Shqipërisë. "Jemi këtu për të mbrojtur votën e lirë. Vjedhja e votës është kthyer në një epidemi që ka zënë për gryke shoqërinë shqiptare", pohoi ai. Sipas Milos votat janë vjedhur në Shkodër, në Gjirokastër, Berat, Elbasan. Ai shtoi se hapja e kutive të votimit duhet bërë për t'u ndarë nga hija e dyshimit aftësitë tona për të qenë qytetarë evropian. "Hapja e kutive të votimit duhet të jetë filozofia e aksioni qytetar për shqiptarët që duan një Shqipëri evropiane", theksoi Milo.

Kreu i G99, Erjon Veliaj bëri apel për hapjen e kutive. Ai tha se demokracia është shumë e shtrenjtë për ta lënë në dorë të matrapazëve. "Jemi këtu sepse besojmë se në 28 qershor nuk humbi opozita, por Shqipëria nga vjedhja e Berishës dhe opozitës", tha ai. Veliaj shtoi se protesta e opozitës sot tregon se shqiptarët nuk dorëzohen deri në hapjen e kutive. Anëtari i larguar i LSI-së, Ndre Legisi u shpreh se duhet t'i jepet fund manipulimit të votave. Ai tha se zbardhja e krimit elektoral është një domosdoshmëri historike. "Votat tona u trafikuan djathtas", tha ai.

Deputeti i PS-së, Taulant Balla nënvizoi se Internacionalja Socialiste është shprehur se kërkesat e PS-së për parregullsitë në zgjedhje duhet të pranohen. "Internacionalja Socialiste na mbështet në protesta, dhe në bojkot. Ne duhet të jemi çdo ditë bashkë për të rrëzuar Sali Berishën", tha ai.

Kreu i Shoqatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri tha se Shqipëria është e kapur nga kuçedra me tre koka Berisha-Meta-Nano.Blerta Kraja, avokate e viktimave të Gërdecit theksoi se qeveria e Gërdecit nuk hap kutitë e votimit. Ajo kërkoi drejtësi për tragjedinë e Gërdecit.

Protestës së opozitës i janë bashkuar edhe PBDNJ, PDK, PBL, PSD, G99 apo PDS, si edhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Në protestë ishin të pranishëm qindra vetë.

Ora News

35 Komente

Kjo shprehja "Ku eshte vota ime" e protestes eshte e 10me se tingellon sikur Rama thote "Ku eshte kryeministria ime". smiley

"ne proteste ishin te pranishem qindra vete"

Kur thone keshtu tregon se nuk kane qene me shume se tre mije vete,shume pak,nuk hapen kutite per kaq demostrues.

Kutite s'hapen dhe sikur gjithe Shqiperia te ngrihet ne kembe mer. Cdo hallke legjislative e apelimeve eshte kaluar, dhe me firmat e socialisteve biles. Ajo pune, e rezultateve zgjedhore, eshte mbyllur ka kohe, dhe nga Shqiperia dhe nga nderkombetaret. Nuk kthehet historia mbrapsh meqe s'fitoi Rama. Eshte njesoj si te dalesh ti ne proteste me moton "dua te jem dhe njehere 15 vjec, te hapen kutite, te kthehet koha mprash". smiley

Apo ta kemi si klauzole dhe te bejme anallim loje sa here s'fiton Rama? smiley

Ai rrezik dhe ne zgjedhjet e bashkise mbas dy vjetesh po humbi do beje te njejten gje; te hapen kutite, mi vodhen votat, e terci e verci. smiley

e di Xhibo e di por isha shume kurioz me dite sa ishte pjesemarrja.

Kush foli ne miting per vjedhje te votes.

  • Skender Gjinushi tha pas zgjedhjeve se Edi Rama i kishte vjedhur votat,tani thote Berisha.
  • Paskal Milo tha pas zgjedhjeve se Edi Rama i kishte vjedhur votat,tani thote Berisha.
  • Vangjel Dule tha pas zgjedhjeve se Edi Rama i kishte vjedhur votat,tani thote Berisha.
  • Erjon Velia tha qe mi vodhi votat Erjon Brace,tani del e thote qe i ka vjedhur Berisha

Harruan te thone qe kishin mijera antare te komisioneve te partive te tyre qe kane firmosur proces verbalet e rezultateve pa asnje verejtje.Ne se njerezit e tyre kane ndihmuar ne vjedhjen e votes,le ti dergojne ne prokurori qe ti denojne.

Ndersa fjala e Majkos ishte per turp.Cilesoi njerez pa vlera Mbretin Zog,Nolin e Nene Terezen per te cilet Berisha tha se do ti binte eshtrat te prehen ne atdhe.

Dua te them nje gje me kete qe the e kuptoj se nje shqiptar qe jeton ne shqiperi dhe e di qe eshte e veshtire te mos jesh i ndikuar nga politika por ti thuash Majkos anti  kombetare se  beson njeri.Majko thote qe nuk eshte Berisha i denje te permend emra te tille,Berisha me se pari duhet te siguroje vend per te gjallet qe i qe ai thote se i kane besuar, pastaj te mendoje per humanizma ndaj atyre qe jetuan dhe vdiqen me vlerat e veta. Berisha eshte mesuar te marr vlera nga vlerat e te tjereve.

Ka rrezik qe te bojkotoje fare edhe zgjedhjet lokale ne '11 nese e shikon qe nuk arrin te fitoje. Zgjedhjet e pjesshme lokale qe zhvillohen tani me date 15, duke e ditur se mund te ndeshkohet nga qytetaret ka vendosur t'i bojkotoje. Ky eshte Edi Rama. Nje e keqe qe i ka rene PS dhe gjithe Shqiperise, qe nuk kerkon pushtet permes ballafaqimit elektoral por pushtet te dhuruar. Ndersa kur humbet ne keto ballafaqime elektorale nuk pranon rezultatin.

Rama protestat i ka per te shuar zerat kundershtare ne PS dhe mbajtur kreun e saj, pasi zgjedhjet u vleresuan nga nderkombetaret pozitivisht dhe drejtesia shqiptare ka folur per to. Nuk ka as Berishe dhe as Rame qe mund te perdore deputetet ne parlament per te dale kunder vendimeve te gjykatave shqiptare, ndryshe atehere kot qe shpenzojme parate per sistemin e drejtesise, te ja u leme Berishes dhe Rames edhe kete pune.

Berisha ju sugjeroi edhe nje rruge qe mund te ndiqet per pretendimet qe ka Rama: cuarja e ketyre pertendimeve qe kane ne prokurori dhe prokuroria fillon hetimet dhe ka te drejte te marre ne shqyrtim te gjitha provat. Tani ne doli se prokuroria qe cfare s'ka thene Berisha per te, nuk punon.

 Ata qe thone te mos hapen kutite, thone keshtu se degjojne Berishen dhe flasin pa mendje apo cfare? Cdo opozite ne bote ka te drejte ta beje kete kerkese dhe ka te drejte ndonese nuk mendoj se do te ndryshoje rezultati nga keto kuti. Filloni mendoni me trurin tuaj dhe jo me ate te Berishes.

Sa per numrin mos degjoni TV Klan se late nam. Ne proteste ishin te pakten 10 mije.

Numri eshte i vogel por mos harroni se ne 14 shtator Berisha praktikisht rrezoi shtetin me 1000 vete dhe jo me 10 mije. Shpresoj qe te mos kete ne mendje te tilla rendez vous Edi Rama.

Une besoj sinqerisht qe brenda PS,ka persona,intelektuale e patriote te vertete ,moderne qe e duan Shqiperine e duan sidomos nje levizje te majte te pergjegjshme e konstruktive.Uroj per te miren e te gjitheve qe te mund ti vene fre ketij individi qe po mban peng PS,parlamentin e reformat qe ka nevoje vendi.

Se kuptoj keto llogjike alla-xhibo arrixhinjsh..

Kutite nuk hapen se ashtu na i thote komarderja neve! Po ne nuk kemi vjedh gje! I ka vjedh Rama votat..

Po mire te hapen kutite meqe qenka kshu dhe ta shohim sa vota ka vjedh Rama dhe sa Sala. Jetoni dhe ne perendim, beni edhe sikur s'doni komunistat por me keqe se komunistat e stalinit i keni idete.

 

Si nuk beri nje proteste Rama per Gerdecin, Bashen, Mediun, po per vjedhjet e deklaruar nga KLSH, po per vjedhjet e privatizimit, po per krimin e organizuar, po per Marveshjen qe shet siperfaqe ujore shqiptare tek greket?

Vetem per voten e vjedhur ( karigen e Rames te vjedhur) behen prrtesta ne shqiperi. Historikisht keshtu eshte bere ne shqiperi.Protesta sa per sy e faqe per interesa personale azgje per interesat e popullit dhe kombit. (Kujtoni historine nga 1992 deri me sot) Ndersa mileti yne katunar, kujton se protesta behet per ta bile ata me qef dalin ne proteste

MUnd te jete e vertete ajo qe thua se mileti dalin ne proteste vetem per parti por Rama ka bere proteste edhe per Gerdecin,por nejse vetem dua te them nje gje, kur behet proteste per zgjedhjet eshte e pamundur te mos kete interes personal keshtu ben Rama dhe Berisha.Por te themi te drejten  ka edhe pak interes  kombetar qe Berisha te mos jete kryeminister.Eshte fatkeqesi po na iken dheu poshte kembeve eshte gjynah te ndodhi kjo ne nje vend te lire e demokratik.

100 here dakort qe Berisha te mos jete k/minister Po kush te jete ?Rama??????

OSBE perfundimisht cilesoi sot se zgjedhjet ne Shqiperi ishin shume me te mira se te gjitha zgjedhjet e tjera te zhvilluara dhe i dhane Ok unanimisht ketij procesi.

Me kete ,OSBE i tha Rames,Gjinushit,Milos,Dules,Ngjeles,Ndokes,etj me qe skeni pune tjeter vazhdoni xhiron rrugeve dhe takohemi ne zgjedhjet e rradhes.

Dakort me te gjitha, por kutite pse nuk hapen? C'far ka per te fshehur? Le te hapen e te numerohen, e mbaron ai muhabet.

Po ka rregulla loja mer. Ca shteti ke degjuar ti qe te hapen kutite kot, se i teket atij qe humbi te rrije ne krye te partise se vet, meqe statuti qe firmosi vete ja pret mandatin, dhe zgjedhjet ne parti ishin vetem me Mister Byrekun?

Jo po presim dhe nja 3 vjet, dhe themi hapini kutite, se po nuk i hapet do te thote qe keni vjedhur zgjedhjet. smiley

Nderkohe vendi dhe gjithe gjerat qe jane per tu bere, perfshi dhe integrimin ne Evrope dhe heqjen e vizave, te gjitha keto le te rrine pezull, le te ngelet vendi ne gjendje pritje per nja nje vit, nderkohe qe ne lozim anallim loje dhe hapa dollapa, derisa ti plotesohen tekat atij qe humbi zgjedhjet.

Ide fantastike. Demokraci e vertete. Only in Albania. Ne fakt only ne enderrat tuaja se ne realitet s'ka per te ndodhur as ne Shqiperi. smiley

Nqs ka rregulla loja, atehere le te respektohen rregullat e lojes. A ka te drejte opozita te kerkoj hapjen e votave? Ata spo kerkojn permbysje te rezultatit, vetem hapje te kutive, dhe nqs ka dhunim te votes, ndeshkim atyre qe e kan dhunuar, qofshin ps-ist , qofshin pd-ist. Cte keqe ka ketu?

Mjafton te hapen votat, dhe ata do te jene pjesemarres ne jeten politike ne vend. Po tani te ekrkoj opozita hapjen e kutive dhe mos ta lejosh, eshte skandaloze. Pse duhet bere dicka e tille?

Jane numeruar njehere, kane firmosur te gjithe komisioneret socialiste (pa perjashtim e si asnjehere tjeter), nderkombetaret thane qe s'ka prova per manipulim zgjedhjesh, bile duke i cilesuar si me te mirat qe jane bere ne Shqiperi (nese keto qenkan vjedhur, po ato te meparshmet?).

Problemi me i madh pse kutite s'mund te hapen eshte ligjor. Kolegji zgjedhor ka dhene vendim te formes se prere e qe s'mund te ankimohet. Askush s'mund ta shkele ate [Neni 158...pika 5: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i formës së prerë. Ndaj tij nuk bëhet ankim.], as kryeministri (sepse pushteti egzekutiv eshte i ndare nga ai gjyqesor).

Tash imagjinoni se c'mund te ndolle me nje shtet ne te cilin gjykatat japin vendime te formes se prere e te pa ankimushem, nderkohe qe nje prej pushteteve te tjere (ekzekutiv apo legjislativ) e hedh poshte dhe e kundershton, apo e anullon si vendim. Nuk mund ta mendoje njeri se si ky shtet ka bere kerkese per anetaresim ne BE, nje shtet qe prish ballancen e tri pushteteve te ndare sa here qe njera pale humbet zgjedhjet. Edi Rama praktikisht po kerkon qe ekzekutivi (qeveria, shteti) te anulloje nje vendim gjykate te formes se prere. Kujtoni pak Gjykaten Supreme amerikane mbi vendim qe shpalli per zgjedhjet amerikane te 2000-it (Bush vs Al Gore).

Probleme te tjera qe lindin nese vendimi i Gjykates shkelet:

  • Kush i hap kutite (KQZ-ja, bashkia apo qeveria)?
  • Kush do t'i numeroje (nga kush do te perbehen grupet e numerimit)?
  • Del rezulati i numerimit te dyte, e nese (me siguri) njera pale kerkon te ankimohet, ku duhet te drejtohet? Padyshim jo me te Gjykata Kolegjiale (sepse vendimi i saj i formes se prere e te paankimushem u shkel njehere)...
  • Kush e certifikon rezultatin?
  • C'ndodh nese pala humbese e rinumerit te dyte (PD-ja per shembull) del ne protesta per rinumerim te trete? (perderisa numerimi i pare e nxori fitues, i dyti humbes, duhet edhe nje i trete se s'ben).
  • etj.

 

Kjo eshte e keqja se ne shqiptaret kemi filluar te jetojme ne Shqiperine virtuale te prezantuar nga nderkombetaret, ne jemi shume te zgjuar lexojme raporte ata na tregojne te verteten, o shoke shqiptare fare raportesh kemi nevoje te degjojme kur cdo dite shohim ku ecim ,nderkombetaret i nxjerrin raportet nga intervista me njerez dhe shume pak nga c'kane pare vete prandaj dhe sduhet te entuzjazmohemi shume kur thone naj fjale te mire.Megjithse te thush je me mire se ishe nuk eshte mjaft,eshte njesoj si te thuash ke shpertuar sot por dote vdesesh neser.

SHume te mira zgjedhjet?!!!Kam nje ashkel ne sy,e shikon dot?

pse nuk perdorni llogjiken:komisioneret e ps kane firmosur proces verbalet te gjithe,kqz votoi 7-0,nuk e kuptoni qe ky kapitull eshte mbyllur njehere e mire?

Po mir mor brad, a ka te drejte opozita te hape kutite e votimit apo jo?

Dhe nqs po, perse nuk hapen? Kaq veshtire e ke ti pergjigjesh kesaj? Vetes tende, jo mua, sepse une e kam te qarte persene.

Ai rrezik dhe ne zgjedhjet e bashkise mbas dy vjetesh po humbi do beje te njejten gje...

I perseriti kur qe ne konkurence me S.Ngjelen ....I hapi dhe i numuroi !Po do jete gallate sikur te konkuroje Nano me Berishen per Krye ..ar  Bashkie se edhe Rama jam i bindur qe nuk konkuron me !Ka ndonje mendim nga shpura per kete !!!!!!

Sec me ngatro ai mer smiley . Me duket si i njohur po jo dhe aq i mencur per "grindje"... 

Te pakten nuk je ne nivelin e Mashtrusit ordiner ....pasi zgjedhjet u vleresuan nga nderkombetaret pozitivisht ...  qe vet flet e vet miraton edhe nderkombetarisht! smiley

Aaskush mos te trembet se nga numurimi do kerkohet anulimi Zgjedhjeve. JO dhe JOE...Ja u them une zotnie ...Te gjithe manipulatoreve dhe mashtruesve ! Ligjerisht eshte mbylle ai problem !

Do te arrihet vetem nje gje dhe vetme nje gje !

Perfundimisht i Pari dhe me i Madhi i Xhupkuqerve Moderne alias  Sali Berihaj do damkoset si HAJDUT dhe i PANDREQSHEM si personalitet per te organizuar Zgjedhje te NDERSHME . Pas kesaj te gjithe buriet daullet pipzat , gernetat , lahutat e culat do kendojne Melodi tjeter ! Ndoshta PD clirohet dhe merr ( fiton ) Lirine per here te pare qe nga data e Formimit .

Po qe se u ka zene meraku per karriket , mos e cani tororvelen...as nje vit nuk keni per ta gezuar vetem duke kujtuar thenien e Kadarese :

Cfare del nga martesa e Iriqit me Gjarprin ...Shqip i thone Skarcitet!

Mire pra ti hapim kutite qe thote PS-ja dhe pastaj ato qe thote Milua dhe ato qe do Gjinushi ,keto te jugut qe kerkon PBDNJ e keshtu me radhe tera kutite dhe si perfundim nja 10 veta sdo kene mbaruar se numeruari kur te vije legjislatura tjeter.Rama palloshi ka xhirimet e kamerave le te dale publikisht me videot dhe te na tregoje ku jane vjedhur,ose ndryshe pirdhu pallosh.

Shikoni sa pak protestues kane qene: (fotoja e marre nga lart).

http://i37.tinypic.com/148lwn9.jpg

Nderkohe Shekulli i Koco Kokedhimes, nga halli se ishin pak protestues, ka nxjerr nje foto nga protesta e Gerdecit per ilustrim. Bravo Shekulli! smiley

 

p.s. nuk me del qe nuk del fotoja, prap si link doli dreqi. smiley

Per hater mund te themi qe aty kane qene 2000 e ca vete, asnje me shume. Edhe keta, pjesa me e madhe jane punonjes te bashkive ku qeverisin socialistet. Pare nga ky aspekt protesta eshte e deshtuar. Ceshtja per te cilen u thirr protesta as tek socialistet nuk tingellon e besueshme.

Ja ku eshte katandisur i corodituri Rama.

 kutite duhen te hapen, ne fakt, po ashtu dhe dosjet e kohes dulles. çdo gje duhet te jete TRANSPARENTE. 

O te "djathte", shkoni shkoni ne parlament, qefte dhe nje here ne jave (se k'shu e keni bere tani, si parlamenti Haxhi Leshit, qe mblidhej nje here ne vit). Shkoni votoni ndonje ligj-leshi, me 74 vota, se atyre te rendesishmeve u rruani bishtin, sepse duan 84 vota, per te mos thene qe ato te reformave duan... 94 !  smiley

 

shkoni shkoni ne parlament, se do gjeni te Sheros... !

 

ps: Ju ju ka marre perendia trute... (ju, se ata atje, e dine qe i kane kembet ne nje kepuce, dhe bene shurren ne breke kur mbreme pane bulevardin plot).
 

http://www.shekulli.com.al/proteste.jpg

Bravo Edi... Kesaj rradhe me pelqeu shume. Ka ciceruar, e jo lehur si ben ai shtaza i maleve... Mesazh te qarte, konciz, pa budallalleqe, tamam nga ato mesazhe qe qellojne direkt ne shenje. Dhe kesaj rradhe u tregua dhe elokuent... se ca here neper ca studio, me kish lene pershtypjen qe e kish zene sindroma "nano"; ajo e "ëëëëëëëëëëëëë"-ve te gjata, simptoma te se ciles ka treguar dhe Berisha...

Edhe nje here, bravo Edi...

PS: kur te mos dalesh me i shoqeruar nga piskuriqe qe s'fshijne dot qyrret e veta si puna e Veliajt, atehere ndoshta do te merresh tamam seriozisht... smiley

...nje mik qe te do te miren...

Kryetari i Partisë Socialiste shtoi se ministri Fatmir Mediu mban peng Berishën me sekretet që ai di.

Nuk me duket si e rastesishme kjo.

Xhibi ka te drejte kur thote qe Rama nuk behet kryeminister. Edhe nese hapen kutite maksimumi del nje vote me shume, dhe perderisa LSI'ja eshte me Berishen (te pakten per momentin) nuk behet dot kryeminister Rama.

Nese hapen kutite dhe zbulohen manipulime disa gjera mund te ndodhin:

1. Qeveria e krijuar humb kredibilitet

2. Nese PS fiton nje vend ne parlament, ka shume mundesi te jete vendi i Mediut.

3. Berisha mbetet kryeminister, por me dite te numeruara.

 O Speaker ti vertet je interesant or burre. Qe nga Amerika i pe protestuesit apo ke filluar ti besosh seriozisht Aleksander Frangajt qe eshte bere nje kopje butaforike e Berluskonit ne Shqiperi ne variantin me hajdut? Une i kam poshte pallatit dhe i shoh, po ti hap nje here Ora News dhe shiko fotot qe ka bere nga ajri Ket Islami qe eshte madje simpatizant i doktorit.

Ishin 10.000 vete te pakten per hir te realitetit. Dhe e drejta per hapjen e kutive eshte legjitime. Pike. Sa per Edi Ramen e kam thene gjithkund ne komente mendimin tim per te.

 

ne nje komentin tim me perpara thashe tre mije pjesmarres,te me falin bashkebiseduesit,paskan qene jo me shume se 1500 vete dhe 22 autobuze,15 me targa nga keta.

Rama propozon: PS të mos marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme

Një ditë pas protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kryetari i PS-së Edi Rama falënderon të gjithë qytetarët që u bashkuan për të protestuar për hapjen e kutive të votimit dhe leximin e votës së 28 qershorit dhe hetimin parlamentar të zgjedhjeve.

“Manifestimi i djeshëm tregoi se ne jemi në rrugën e duhur. Në kërkim të së drejtës tonë dhe në këtë rrugë përfaqësojmë një shumicë të madhe shqiptarësh. Po ashtu, edhe vetë procesi i mbledhjes së firmave të qytetarëve për të kërkuar këtij parlamenti të sunduar thellësisht në legjitimitetin e vet hapjen e kutive tregoi se jemi në një rrugë ku vullneti i njerëzve për të marrë pjesë është i plotë”- tha Rama sot në një konferencë për shtyp nga ambientet e jashtme të selisë rozë.

Rama informoi se procesi i mbledhjes së firmave u iniciua spontanisht nga një grup mbështetësisht të PS-së dhe më mor përsipër të koordinohet nga PS.

“Vetëm dje në spontanitet të plotë numri i firmave, të paktën deri në momentin kur u informova, kishte kaluar 10 mijëshin. Kështu jemi në kushtet kur me lehtësi më të madhe mund të bëjmë mbledhjen e firmave për të cuar më pas në Parlament apelin kushtetues për hapjen e kutive të votimit dhe hetimin e zgjedhjeve.”- informoi kryetari i PS-së.
Më tej ai u shpreh i bindur se nisma do të shtrihet në të gjithë qytetin dhe nuk do të kufizohet në vetëm 20 mijë, “Besoj se kjo shifër mund të jetë arritur tashmë “- theksoi Rama.

Protestat- informoi Rama do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë ndërsa nesër do të vendoset se në cilin qytet do të zhvillohet protesta.

Lidhur me zgjedhjet e pjeshme që do të zhvillohen më 15 nëntor Rama tha se do i propozonte asamblesë mospjesëmarrjen e tyre.

“Do i propozoj Asamblesë për mospjesëmarrjen në procesin zgjedhor të pjesshëm i cili nuk do të ishte tjetër vetëm një zgjatim i procesit zgjedhor të deformuar të 28 qershorit.“

Balkanweb


Meta: Protesta e opozitës paradoksale

Ministri Ilir Meta ka reaguar me anë të një konference për shtyp, duke e cilësuar absurde mbajtjen e protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas Metës, kjo protestë është absurde pasi problemet me zgjedhjet e 28 qershorit u shkaktuan nga vetë Rama.
“Fakti që ka një protestë do të thotë që në fund të fundit demokracia funksionin, por protesta sipas mendimit tim është absurde, sepse nëse ka disa probleme me zgjedhjet e qershorit keto janë në radhë të parë përgjegjësi kryesore e kryetarit të PS”, është shprehur Meta.

Për sa i përket kodit dhe reformës, Meta u shpreh se, “Edi Rama është përgjegjës kryesor, ka diktuar kodin zgjedhor, reformën elektorale, madje dhe procesin e administrimit të zgjedhjeve. Më duket një gjë paradoksale megjithatë është një e drejtë e tyre për të protestuar”.
Numri dy i qeevrisë i bëri përsëri thirrje opozitës të kthehet në kuvend, duke theksuar se vendi i tyre është në sallën e legjislativit. “Vendi i opozitës është në parlament. Unë përshëndes propozimin e kryemisnitrit Berisha madje dhe për tu dhënë shumicën në një një komision hetimor”, ka shtuar Meta.
Ministri i Jashtëm Meta këtë deklaratë e bëri pas kthimit të tij nga takimi SEECP i zhvilluar në Stamboll.

Balkanweb

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).