POEZI nga Frederik Rreshpja

Sillni cfare gjeni nga F. Rreshpja ketu. Them se do ishte nje kenaqesi per te gjithe dhe nje shans per ta njohur.

Frederik Rreshpja lindi në Shkodër më 1940. Disa biograf ditëlindje të tij marrin vitin 1941. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Shkodër. Për shkollimin e tij të mëtejm nuk ka të dhëna të mjaftueshme, por dihet se në vitin 1967 iu botua vepra e parë letrare, përmbledhja me poezi „Rapsodi shqiptare“. Kjo vepër dhe punimet e tij të botuara në gazetat e përditëshme dhe revistat e kohës u pritën mirë nga kritika e avancuar, por u morën edhe si shembull për ta ndëshkuar. Frederik Rreshpja u burgos dhe vuajti 17 vjet burg. Ai, herët ishte kualifikuar si armik i vendit, që kur ishte nxënës i fillores, kur një fqinj i tij, puntor i Shërbimit informativ, nuk e la vajzën e vet të shoqërohet me Rikun.

Opusi krjiues i Frederik Rreshpjes nuk dihet në saktësi, por, thuhet se ka thasë përplot me dorëshkrime. Pasi doli nga burgu, botoj vëllimet “Erdhi ora të vdes përseri“ - 1994, „Lirika të zgjedhura“ - 1996, përmbledhje kjo që u shpall më e mira për vitin përkatës, si dhe vëllimin me poezi “Në vetmi“ që u botua në vitin 2004, i cili ia solli titullin –poet i vitit 2004.

Në një intervistë të botuar në vitin 1992 Frederik Rreshpja pat thënë: „…Gjithë ç’kam pasur e kam humbur. Nuk ankohem nga fati im…Nëse rri me njerëz, këtë e bëj vetëm për edukatë…Kohën e kaloj në dhomën time, i vetmuar…“. Megjithëkëtë, Riku, siç e quanin shokët, të cilët i kishte të paktë pasi doli nga burgu, jetonte në Tiranë, por shpesh ndodhej edhe në Shkodër në ndonjë promovim apo manifestim kulturor. Nuk ishte i interesuar që të përcaktohet politikisht, sepse thoshte, “… mua nuk më intereson politika. Arti është më i gjërë…“, andaj Frederiko Rreshpja iu përkushtua punës letrare. Ai ishte kryeredaktor i gazetës „Ora“, udhëheqës i një shtypshkronje dhe pronar i Shtëpisë Botuese „Evropa“, veprimtari këto që nuk i sollën përfitime të mëdha, por kishte pasuri të madhe bujarinë e tij, sepse, edhepse e dinte se kush ishte denoncuesi që e rraskapiti nëpër burgje, ai nuk u hakmor.

Poezitë Frederik Rreshpjen e bënë të famshëm që herët, sepse u përfaqësua në antologji të ndryshme e në literaturën shkollore, por, pasi e denoncuan, ato ia hoqen. Mirëpo, për të edhe më tej shkruhet në superlativ. Ja çka thonë disa njohës të letërsisë, e posaçërisht të poezisë: Hans Joacim Lanksch „… vepra e Frederik Rreshpes është poezi e dorës së parë e kalibrit europian“, Robert Elsie :“… që në rininë e tij Rreshpja ka qenë një poet tronditës“, Henri Izrael, botues amerikan: “… është një poezi tronditëse dhe me një mjeshtëri që ne amerikanëve na mungon“, Ivanov, kritik rus: „… ne kemi Pushkinin, Jeseninin, dhe shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë një poet të tillë“. Leo dë Rua, kritik francez: “… u trondita nga ky njeri që përmban një gjenialitet ballkanik, që është vendi i lindjes së artit,“ Ismail Kadare: “… Frederik Rreshpja është ndër poetët më të mirë të Shqipërisë“.

Frederiko Rreshpja jetonte në Tiranë, i vetmuar, sepse nuk ishte i martuar. Vdiq 17 shkurt Shkodër, nga një sëmundje e zemrës, i rrethuar nga vëllëzërit dhe familja e gjërë, dhe u varros më 18 shkurt 2006, në varrezat „Rrëmaj“ të kishës katolike në Shkodër.

 

TORS


Dil nga mbreteria e gurit! 
Kam kaq kohe qe trokas tek mermeret.
Njemije vjet dhe dymije vjet. 

Jemi puthur neper iliadhet e vjetra
Kur lires i binin homeret. 
0 hene e shiut, e verbera madheshtore!
Beje nje iliade per mua
Kur te rrezohet edhe Troja e fundit.. 

Rri kyçur ne gur zemra ime 
Njemije vjet dhe dymije vjet.

15 Komente

DASHURI E HUMBUR

Dola nga guernika e kësaj nate
I vrarë egërsisht,
Kali i zi i pikëllimit
Në shtegun e vjetër më priste.

Kali i zi i pikëllimit ç’më rrëzoi
Dhe rashë si në ballada;
Gdhendur në gravurat e vjetra,
Përmbys mbi shqytin e natës.

I vrarë nga një pranverë e kotë,
Braktisur nga bota e tërë,
Vetëm kali i zi i pikëllimit vjen rrotull
Dhe qan për të zotin e vjetër.
 

Vjollcë e vogël, o shpirt

Virion Graçi

Vjollcë e vogël, o shpirt, janë fjalë të Frederik Rreshpjes, është vargu i fundit i një poezie, por kam filluar ta pëshpëris si refren sa herë marr në duar librin me poezitë e tij të zgjedhura “Në vetmi”, 2004. Tani mund të flasim lirshëm për Rreshpjen. Ka pak kohë që ka shkuar te etrit e tij letrarë, Bogdani, Fishta, Mjeda, Migjeni. Ka shkuar në altarin e fjalës shqipe, atje mund t’i gjesh bashkë. “Ata enden në ajër - thotë poeti - se varret jua kanë prishur”. Edhe në rrugën e Rreshpjes, të njëjtat duar kanë prishur mjaft shenja, kanë sajuar mjaft pusira, prita, gremina.
“Po gjithmonë ka mes këngës një mesnatë si palmë/ që s’më lë të bëhem Saharë”
Një jetë e ngarkuar me vuajtje, burgje, sëmundje, varfëri. Një shpirt i kulluar derdhur në një poezi brilante, nga të rrallat në letërsinë shqipe. Ndërgjegjja e tij është ndërgjegje e origjinës, e etnisë. Provoi prangat në duar, provoi lirinë e të qënurit poet. Me pak fjalë, një jetë e shpëtuar, e zhburgosur nga magjia e flijimit artistik. Është e vështirë të shkëputësh vargje prej tij, janë të pandashme si një përshpirtje shekullore, dalë nga një shpirt i qëruar, ardhur nga purgatori i dashurisë njerëzore. Ka ndjekur lëvizjet e zogjve në qiell, është ngazëllyer e mallëngjyer për ta, ka soditur lëvizjet e fëmijëve në rrugë, është lumturuar për ta dhe është kujtuar për veten: “Pashë fëmijët në rrugë/ Të qeshur, të bukur dhe delikatë /si vazot e çmuara ku nënat fshehin ëndrrat e tyre/ Më panë dhe u trishtuan/ E kuptuan që unë nuk kam qënë kurrë fëmijë”
Përbuzës i bizneseve me vuajtjet dhe martirizimin e të tjerëve, Rreshpja nuk ka heshtur, edhe kur heshtja kish pllakosur gjithandej. E sulmonin për majtizmin e tij, ata që mburreshin dhe garantonin ardhmërinë me plagët dhe eshtrat e viktimave të tyre. Ka parë të vrarët e dy prillit në Shkodër dhe ka shkruar, si asnjë tjetër:
“Të vrarët i rreshtuan në sheshin DEMOKRACIA / mbështjellë me çarçafët e dhëndërrisë/ Po shtypi tha se zgjedhjet qenë të ndershme/ Të lira dhe korrekte/ Ashtu dhe TV-të/ Pastaj lanë gjakun/ te ullishtja me drurët e përdredhur nga dhimbja/ Eh! Ullinjtë e Shqipërisë dhe paqja juaj e mallkuar”
Pata fatin të njihesha me të, ende pa e lexuar. E shikoja me kureshtje atë burrë të zeshkët e të mplakur para kohe. Salla e lidhjes së shkrimtarëve ishte hapur më në fund dhe mirëpriste të gjitha moshat dhe speciet, sidomos pijanecët. Disa herë isha ulur, midis të tjerëve, në tavolinën e tij ku kish vetëm një tavëll cigaresh. Nuk fliste. Pasthirrma të shpeshta, aprovuese a kundërshtuese, shprehje të fytyrës, pa fjalime dhe këshilla të rastit, e çuditërisht, pa rrëfyer asnjë kujtim vetjak. “Kam hequr aq shumë në jetë - thotë një shprehje popullore në Labëri - sa vetëm varrit mund t’ia tregoj.” Po ndoshta Rreshpja nuk heshtte se priste rastin e përshtatshëm sipas shprehjes së urtë. Ndoshta e mbërthente gojëkyçur fati i të rinjve që e rrethonin me dashuri dhe respekt. Shikonte me padurim, mbase me keqardhje. I kish provuar të gjitha ëndrrat që kishin tani këta të rinj optimistë, i kish kapërcyer të gjitha netët dhe dimrat që do vijnë mbi brezat e tjerë plot ambicje dhe projekte, i kish jetuar të gjitha skëterrat sociale, të gjitha mrekullitë ideologjike… Prej këtej buronte, me siguri, heshtja e tij enigmatike por domethënëse: “Çudi me këtë pemë që furshullin me duar lakuriq/ çudi me mua që nuk të thashë lamtumirë”, - shkruan diku ai.
Arti i Rreshpjes është shenjtërues: nga shembujt e urrejtjes çnjerëzore nxjerr mësime dashurie, nga hedhurinat e zhgjënjimeve ngre në qiell iluzione të reja, të fisme. Tek “At Fishtës, i zhvarrosur, i hedhur në Drin” shkruan: “Ah, po duart e tua/ u tretën nën rrënjët e lumenjve!/ Mbi sytë e tu kaloi Drini dhe ra në det”.
Tek “Vetvetes”: “Unë kam qënë trishtimi i botës/ O ajër i mbrëmjes, mbështillmë,/ erdhi ora të vdes përsëri!” Rreshpjen e bën të barabartë me etërit e tij letrarë harmonia e rrallë dhe torturuese midis asaj që jetoi dhe asaj që shkroi. Poezia e tij i ka shtyrë në harrim dekoratat e horrave butaforikë, nga dafinat e thara të realizmit socialist deri te lëmoshat reciproke të ditëve tona. Kombinati i medaljeve dhe industria jonë e vipave (vipa pa kurrfarë pune e vepre) edhe në vitin 2005 pati mjaft prodhime, zbulime e fitues. As vjet, (2005), në prag të lamtumirës përfundimtare, Rreshpjes nuk iu dha ndonjë mirënjohje nga organet përkatëse. (Kujtojmë se përmendorja e tij poetike “Në vetmi”, u botua në vitin 2004).
“Atje larg te ishujt e kaltër / pashë portretin tënd në horizont, /ç’bën atje larg dhe pse u bëre re ?/ Unë do të mbetem në këtë tokë që quhet Shqipëri./ Atë ditë ti zbrit dhe sillmë një trëndafil prej shiu”.
Ashtu ndodhi, profecia dhe dëshira u bashkuan për poetin. Megjithatë, ajo ditë erdhi më shpejt se ç’duhej. Rreshpja iku pa thënë asnjë fjalë për veten e tij, iku me çantën që i rrëshqiste shpesh nga supi, me bastunin besnik, me kapelën dhe melankolinë karakteristike. “Na gjeti mëngjesi përsëri në rrugë, moj kapelja ime e vjetër”. Nuk di se kush shkoi ta përcillte atë ditë djalin e artë të lirikës shqipe. Di se natyra qau për të, me një shi të shtruar, të butë, përkëdhelës.

Shekulli, 22/05/2006

 

Marrë nga Shkodra.net

Tribut për poetin e talentuar shkodran

Frederik Rreshpja

IN MEMORIAM PER FREDERIK RRESHPEN

Moikom Zeqo -- nga Moikom Zeqo
 

"Abiit, excessit, evasit, erupit" - (Doli, iku, u largua, u zhduk). Ky lokucion latin mbahet i famshem per gradacionin e sinonimeve. Keshtu ndodhi me jeten e njeriut dhe poetit Frederik Rreshpja. Atij i mungonte "amor sui" - (dashuria e vetvetes). Si askush, Frederik Rreshpja nuk cau koken dhe e trajtoi me mosperfillje jeten e tij. Nje shperdorim i dhimbshem, nje mosperfillje mbreselenese.

Frederik Rreshpja, lindi per te qene nje perjashtim. Substanca e jetes se tij, nuk percaktohej nga frymemarrja, as nga veprimet e marrezishme, as nga normaliteti i zakonshem. Ai ishte njeriu me nje aparat ndjesish te pazakonte, ai dinte te krijonte nje poezi te pazakonte. Nga kjo pikepamje, ai eshte shume here me i rendesishem dhe shume here me i pazevendesueshem se te gjithe vdeketaret e zakonshem normale.

Frederik Rreshpja Para dy ditesh, ne muzg me mori nje njeri i panjohur ne telefonin celular. "Jeni Moikom Zeqo?". Po, -iu pergjigja. "Eshte nje njeri i rrezuar perdhe ne asfalt, eshte duke vdekur. Me permendi emrin tend dhe numrin e celularit". "Ku ndodheni tani?". "Nje kafene prane kulles se Sahatit, ne qender". "Po vij, menjehere".

U nisa me ngut, ne nje kafene e gjeta ate qytetarin i cili me telefonoi dhe prane tij Frederik Rreshpen te sfilitur, me nje zbehtesi te frikshme. Mesa duket, kishte pesuar nje atak, merrte fryme me veshtiresi, megjithate fliste ne menyre aq halucinative, me fraza shpesh pa lidhje, si ne jerm mitologjik. Kishte ardhur fill i vetem nga Shkodra ne Tirane ne mengjes. Mbante ne qafe te lidhur nje cante te vogel, ishte i perhumbur, vetem syte i shkelqenin. "Une kam gjetur stemen e arte te Princit te Spanave, Moikom - me tha". "Ti e di, qe kam patur dikur nje djale, nuk e kam marre vesh se ku eshte asnjehere. Edhe Loren, te vetmen femer qe kam dashur ne jete, ma kane rrembyer. Patjeter, qe kane vdekur. Nuk kam absolutisht asnje njeri. Cudi si nuk vdes edhe une. Do te shpetoja njehere e pergjithmone". I tronditur, e shihja mikun tim qe e njihja kaq mire. Hija e tij, levizte tani vetem ne viset e miteve, ku kinse kishte gjetur stemen e arte, fliste per nje femije qe s'e kishte patur kurre dhe per nje te dashur qe s'e kishte patur kurre. Vitet e fundit, vetedija e tij ishte e dyzuar, nuk orientohej me ne realitetin e perditshem, hynte dhe dilte nga mbreteria e fantazise, thoshte gjerat me te cuditshme dhe me te pabesueshme, me nje pikellim biblik, ngaterronte koherat, shpikte subjekte dhe ngjarje qe nuk kishin ndodhur, fliste per persona dhe personazhe te krijuar nga lenda e poezise, permendte cironken proverbiale te De Rades se vdekur, mendja e mjegulluar e tij megjithate ishte plot drit`. Nuk i sherbenin me fjalet me kuptimet e tyre te drejtperdrejta, bente nje metaforizim te skajshem te sendeve dhe universit. "Si mendon ti Moikom, jam gazetar apo poet?" - "Pa dyshim qe je poet". "Pse valle u largove nga Shkodra?" - "Une vete u nisa, para disa ditesh ne Shkoder" - "Pse u ktheve? Ku do te rrish ketu ne Tirane? Duhet patjeter te kthehesh ne Shkoder". Se bashku me qytetarin e panjohur (nuk e mesova emrin e tij), duke e mbajtur nga krahet gati pezull, ishte krejt i pafuqishem per te ecur, e cova ne nje hotel, i cili ishte i ngrohte, pagova hotelin dhe mora ne telefon nipin e tij Dashin, djalin e motres, Ciates. I thashe nipit qe te vinte ta merrte te nesermen ne mengjes sepse ishte ne nje gjendje kritike si asnjehere. Gjate ketyre viteve, e kam cuar Frederikun ne spital disa here, duke e shpetuar nga vdekja e sigurte. I kam bere te gjitha perpjekjet per ta ndihmuar, disa here e kam cuar ne azile, kam shkruar letra per kryeministrat, per Presidentet, per ministrat e Kultures qe t'i nxirrnin nje pension te vecante, gje qe ai e meritonte plotesisht. I rrenuar, pa para, tejet i semure, ai perjetoi ditet dhe netet e veshtira, per te vdekur ne mjerim.

 

* * *

Ne mengjesin e 17 shkurtit, me merr Dashi, nipi i Frederikut dhe me thote: "Xhaxhi Moikom, Frederiku, daja, vdiq". Telefoni celular m'u duk si nje zog makaber. Befas, tere bota m'u duk si nje peme vigane me miliona zogj te tille celulare. Me ne fund, pasi kerkoi kaq me ngulm vdekjen, qe ishte paqja e vertete per te, Frederik Rreshpja, i mbylli syte, por jo qepallat e tij ne poezite e mrekullueshme qe ka per te gjithe ne.

 

* * *

"Abiit, excessit, evasit, erupit" - (Doli, iku, u largua, u zhduk). Ky lokucion latin mbahet i famshem per gradacionin e sinonimeve. Keshtu ndodhi me jeten e njeriut dhe poetit Frederik Rreshpja. Atij i mungonte "amor sui" - (dashuria e vetvetes). Si askush, Frederik Rreshpja nuk cau koken dhe e trajtoi me mosperfillje jeten e tij. Nje shperdorim i dhimbshem, nje mosperfillje mbreselenese. Jeta e tij e ngaterruar dhe e trazuar, gati nuk mund te pershkruhet. Megjithate, ai lindi krejt ndryshe nga te tjeret, sepse ai ishte krejt ndryshe nga te tjeret. Te gjithe shkruajne poezi, por ai ishte Poet.

 

* * *

Bota eshte e mbushur me "actia mortalia" - (veprime, pune te njerezve te vdekshem). Miliona njerez nuk e kane shperdoruar jeten e tyre, nuk jane mberthyer nga kotesia, pra kane qene normale. Frederik Rreshpja, lindi per te qene nje perjashtim. Substanca e jetes se tij, nuk percaktohej nga frymemarrja, as nga veprimet e marrezishme, as nga normaliteti i zakonshem. Ai ishte njeriu me nje aparat ndjesish te pazakonte, ai dinte te krijonte nje poezi te pazakonte. Nga kjo pikepamje, ai ehste shume here me i rendesishem dhe shume here me i pazevendesueshem se te gjithe vdeketaret e zakonshem normale.

 

* * *

Poezia e Frederik Rreshpes eshte skema e tij nevralgjike e pashlyeshme, qe dimensionohet ne heshtje, delikate dhe e sigurte, ne hapesiten panteonike te poezise dhe te artit shqiptar. Rreshpja ehste nje poet i lindur dhe jo nje poet i bere. Eshte shume e veshtire ta perkufizosh nje nje formulekete gje. Eshte e veshtire te flasesh dy fjale per njeriun dhe per poetin, per te cilin masmedia ka qene nje mit i paperfillshem dhe aspak miqesor, (jo per fajin e tij), sepse krijimi i vertete nuk kufizohet kurre "in medias res" dhe lavdia e rreme, eshte perhere periferike, ose alibia e mediokritetit. Ne kete kohe te sodomizuar nga politika, Rreshpja beri nje sfide elegante, duke hedhur bumeranget e tij magjike ne horizontet e figurave te kujteses, te anticipuar si metafore universale, per te na shpalosur ne kaleoidoskop imazhesh dhe plot ngrohtesi njerezore. Libri i tij poetik me i famshem "Erdhi ora te vdes perseri", nuk eshte aspak nje mall nekrofilik.

Ai ne te vertete nuk ka patur asnjehere ndermend te vdese asnjehere seriozisht, por te ringjallet poetikisht dhe 1000 vdekjet e tij, te vulgaritetit te jetes se perditshme, t'i konvertoje ne nje kohe mitike, ne nje deshmi origjinale dhe te paimitueshme. Ai ka mundur ta realizoje kete thjeshtesisht, ndonese permes nje drame te brendshme perveluese, paradoksale te pafund. Kjo tregon kurajon e tij te madhe dhe nje dinjitet te vecante. Kjo te con tek ideja e patjetersueshme se ai nuk ka jetuar kot, se nuk mund te flitet per nje shperdorim te llahtarshem te jetes, ajo qe ishte e jashtme tek ai, nuk ishte asnjehere e brendshme.

 

* * *

Frederik Rreshpja ka lindur ne 19 korrik 1940 ne Shkoder. Ne vendlindje ka kryer arsimin e mesem, pastaj ka punuar arsimtar ne fshatrat e Shkodres, pastaj nepunes, pergjegjes kulture etj. Poezite e para i ka botuar ne fillim te viteve '60 te shekullit te kaluar. Ne vitin 1967, pati sukses te vecante me vellimin poetik "Rapsodi shqiptare". Eshte marre me publicistike dhe ese letrare. Per shume vjet, ka qene i burgosur per bindjet politike dhe jeta e tij ka qene shume e trazuar. Ne vitin 1991, ishte kryeredaktor i gazetes "ORA" si edhe kandidat per deputet. Nga viti 1992, ai ishte president i shtypshkronjes "Europa". Ka qene edhe drejtor i revistes kulturore-letrare "Europa" dhe i gazetes "Lajmi i mbremjes". Ne vitin 2000, ai ishte i rrenuar ekonomikisht. Nuk dihet se c'u be me pronesine e shtypshkronjes qe posedonte, ai fliste per mashtrime qe i kishin bere, ndonese une e kam ruajtur nje kopje te nje dokumenti te noterizuar qe ai ia jepte shtypshkronjen ne perdorim Sadat Brahjas, dhe ky i fundit ishte e detyruar t'i jepte 700 mije leke te vjetra ne muaj. Nuk di perse nuk funksionoi kjo marreveshje, Frederiku perjetoi Odisene e nje varferie te skajshme te mbetjes neper rruge, kjo pike duhet sqaruar mire, duhet te dale pergjegjesia e njerezve te cilet e cuan ne kete gjendje apokaliptike.

 

* * *

Me Frederik Rreshpen jam njohur afro 40 vjet me pare. E kam ruajtur perhere miqesine me te, ndersa shume te tjere, nuk e ruajten dot kete miqesi. Rreshpja spikati qe ne fillim si nje poet me nje talent te cuditshem, enuin, krejtesisht modern. Pervec poezive, ai shkroi peralla te denja per vete penen e Oskar Uajldit. Kishte energji te medha, ndonese nuk ishte asnjehere ambicioz, teper i shkujdesur, moskokecares. I lire ne mendime, rebel i pandreqshem dhe i pathyeshem ne cdo kohe, aventuren e artit e plazmoi ne dizonance me aventuren e jetes, pikerisht si shprehje te lirise ekzistenciale. Kundeshtar i diktatures, ai perjetoi gati 20vjet si i burgosur politik, i harruar dhe i pabotuar, perhere me nje identitet te spikatur antikonformist, sfidant i llojit rembojan. Jo rastesisht i lindur ne Shkoder, e cila mund te quhet nje kryeqytet letrar i Barletit dhe i Bogdanit, i Fishtes dhe i Mjedes etj, pas vdekjes se Migjenit te madh,, Frederik Rreshpja eshte talenti me i shquar qe ka dale nga kjo treve - miter e poezise se shqetesuar te kombit. Pervecse poet, Frederik Rreshpja ishte edhe nje publicist i mprehte - esseja e tij e gjate "Marrezia e Itakes", eshte nga me te bukurat dhe interesantet ne letrat shqipe. Ai ishte edhe prozator humorist i rralle i tradites koniciane.

 

* * *

Poezia e Frederik Rreshpja eshte me nje kod dhe nje apel simbolesh dhe nenkuptimesh. Ne poezine e tij, eshte nje finese teper e holle, nje delikatese e brendshme qe te habit. Te duket se trilli i metafores de Radiane hedh argjendin e vet te kalter tek peisazhet e ashpra alpine, onirike, ne agloshet e shpellave, ku mbijetojne perendite ilire, tek kasollja e vjeshtes me zogj mitesh, ku fluturojne kometat dhe alekinet, ne horizonte me gruntin primitiv te shiut, tek rete dhe tek plazhet, ku Frederik Rreshpja ka mbledhur qeramikat e thyera te dashurive te lashta, aty ku, udha e vjeter rri si patkoi i fatit tek porta e shekujve. Epika nuk mungon:

Koka e trimit, ne dhembet e eres,
Shpata, ne duart e shiut.

Duket se sozia e Milosoas, futet tek emri i Medaut ilir, per te gjetur dallendyshen e humbur pas 7 bjeshkeve te Filip Shirokes, apo xhindin e vogel te perallave dhe te rrefimtarise popullore, nen nje qiell te trishtuar qe gjemon nga kavaleria e shirave te Eposit Verior.

Per te, femijeria eshte nje perralle e shumefishte, atdheu i imazheve:

Luanet e thyer te femijerise,
Pune uje te pusi i vjeter,
Mbi zjarret e trendafilave ngroh duart Saadiu,
Me turbanin prej vese.

Frederik Rreshpja pikturon si nje varg Van Gog. Per te krijuar ne fakt nje kozmogoni ngjyrash dhe ndijimesh, ku panteizmi eshte edhe impresionizem, ku ka perhere shume fanitje fosforeshente, fantazma te shenjta te kujteses kombetare, kalores anonime te imagjinates, detare te qiellit, imazhe arketipale te pashperbershem, ose metafora te antropomorfizuara. Poeti eshte perhere nje lloj Princ i Vogel ekzyperian, por i veshur me tirqe dukagjinase, binjak i Omerit te vajtuar nga Ajkuna, per te kerkuar pa pushim "detet e rrezikshem te pafundesise perrallore", sic eshte shprehur dikur Kitsi i madh. Por asnjehere ne kete clirim kufijsh dhe dimensionesh, ne kete transparence te materies se gurtezuar, Frederik Rreshpja nuk e humb sensin e dashurise, sepse per te arti nuk eshte "nje kopesht i trilluar ku kercejne bretkosa te verteta" (Mariana Mur). Dhe ja, qe qeniet mitike, nuk i shpetojne dot ironise paresore si nje biresim, si nje katharsis.

Homeri, stergjyshi yne antropoid, eshte nje lajtmotiv, po edhe nje sinkope. Sipas Rreshpes, Homerin e bene heronjte me shume sesa talenti. Nga Eposi i Trojes, deri te Hollivudi, paradoksi te con edhe tek Homeret e industrializuar. Ndaj Frederik Rreshpja thote me nje qetesi olimpike, bashkekohore, te ndryshme nga tradita:

E verbeta ime madheshtore me syze Hong-Kong-u,
Beje nje Iliade per mua!

Ky konceptim te kujton Bertold Brehtin e mencur. Frederik Rreshpja tenton te beje te lexueshem nje "Index exportagorium". Ai paralajmeron per profetet e rreme:

Zeusi, Atena dhe tere zotat, duhen thyer,
Per te rindertuar duart e Fidias.

 

* * *

Ishuj te ndritshem i jane shfaqur poetit ne retine, nen qiej absurde. Ai ishte gjithmone nje pagan i vjeter qe deborerat i shnderronte ne mermere statujash ilire. Keshtu, ai shenohet per te tjeret si nje "homeo scriptor" dhe thote per poezite e tij delikate, plot fantazi frazen proverbiale "Madame Bovary c'est moi", aq me teper se sic eshte shprehur ai "Nen cdo molle, nje Eve e ka pritur". Kjo eshte dashuria ne tere kuptimin e mistershem dhe e pazevendesueshme. Do te shtoja se emri biblik i Eves eshte nje metaforizim i muzave te poetit, i oreve bjeshketare, qe ne shekullin e TV dhe Kibernetikes, prape nuk e kane humbur fuqine cudiberese te fatit dhe te artit.

 

* * *

Nese nga pikepamja okulare, poezite e Rreshpes te kujtojne mozaiket paleokristiane te Antikitetit te Vone plot peisazhe baritore dhe kafshe alegorike, nga pikepamja e sonoritetit ato jane plot harmoni.

 

* * *

Sipas teorise se bihevioristeve, cdo lexim ne heshtje percillet edhe nga levizjet e pezave zanore. Ne kete kuptim, leximi i poezise rreshpiane eshte nje muzike e rrezikshme, se te zoteron, por teresisht e shendeteshme dhe frymezueshme.

 

* * *

Tani "ante mortem" (pas vdekjes), ne mund te arsyetojme dhimbjen per te. Te poezia e tij, eshte qartesia, delikatja, jo demoniakia. as vulgarja. Dykuptimesia e natyres dhe simboleve, eshte kudo. Ne kishen e fjales, Frederik Rreshpja eshte nje drite altari. Ai nuk pati ne perditshmerine e tij te nemur ankesa lotmbushura. Ai e dinte sekretin e plastikes se peisazheve te detit dhe te henes. Ai e dinte sekretin edhe te bukurise se paracaktuar te vdekjes. Lirika per te, ishte si nje fe estetike. Frederik Rreshpja eshte nje nga poetet lirike me te medhenj te poezise shqipe te koherave. Shpresoj se keshtu do te cmohet edhe me vone.

 

* * *

E pamundur, e pamundur, e pamundur te rikujtoj te tera hollesirat. Koha eshte rrafshuese. Megjithate, me kujtohet babai i Frederikut, te cilit ai i ngjante, me floke dhe mustaqe te thinjura, me kujtohet nena e tij te cilin ai e adhuronte "Eshte Perendia ime", me kujtohen motrat e Frederikut qe kane vdekur, Neta, Pashka, Ciata. Cuditerisht, ne shtepine e tij, ne oborr lulezon akoma edhe sot, nje shege e vjeter e mbjelle nga dora e Hile Mosit. Familja e Rreshpajve eshte me origjine nga Dukagjini legjendar. Kam qene me qindra here ne shtepine e tij ne Shkoder, vellezerit e tij Keli dhe Gjoni, per nje cudi qe nuk e kam kuptuar kurre asnjehere, perhere me kane thirrur "Xhaxhi Moikom". Ne rinine e tij, Frederik Rreshpja kishte talent edhe per pikture. Ne 1970, me ka bere edhe mua nje portret vizatimi, si edhe me ka kushtuar nje poezi. Me vone, më beri nje portret te nenes. Ky njeri, kishte kultin e nenes, nuk ma merr mendja qe ne jeten e tij - dhe kete, nuk di ta shpjegoj, te kete patur ndonje femer tjeter. Pervec personazhit beatrician, te shpikur prej tij dhe te quajtur Lora. Sa pikellim, sa mungese dashurie ka patur ne jeten e ketij njeriu! Por tani, ai eshte i qete. Hera e pare qe ai shijon paqen, ate paqe qe ai e metonte i etur. Biografia e tij e paqete u mbyll ne moshen 66-vjecare. Mund te rronte edhe me teper. Por ne vetem mund te shprehemi, ashtu sic thonte dikur Homeri, "se kjo gje, eshte ne duart e Zotave". Frederik Rreshpja eshte rikthyer ne femijerine e tij, kur mahnitej nga bjeshket, sepse ai nuk ka nevoje per purgator, as per hapesira te ndermjetme, plot gjemba dhe mosmirenjohje, ai shetit ne vise kinse te panjohura, por qe i kishte zbuluar shume kohe me pare, te fantazise dhe te vdekjes, ai la gjurme delikate si ato te kaprojve perrallore, ai artikuloi poezi dhe figura te cilat mund te vertiten sipas nje muzike pitagorike qiellore ne ameshim. AMEN!

 

marre nga Shkodra.net

 

BISEDE ME POETIN FREDERIK RRESHPJA

Neper mjediset letrare shqiptare ka filluar te thuhet, por ndonjehere edhe te shkruhet, se ju z. Rreshpja, jeni poeti me i madh i gjalle. Si ju duket kjo?

Kjo ide ka egzistuar qekur isha i ri, por sikurse edhe sot, nuk me ka bere kurrfare pershtypjeje, sepse une jam njeri pa ambicje. Si njeri qe jam marre me politike qe heret, une as nuk skuqem e as nuk zverdhem, e mund te them se pika ime me e forte eshte ana morale, me ane te se ciles une e mbaj jeten hekurisht te paster. Per fat te mire ne kete drejtim nuk kam pesuar ndonje goditje, por nga komuniteti mund te presesh cdo gje. Komunistet nuk me kane ngare ne kete pike, sepse ata nuk kane asnje personalitet te letrave qe mund te me kundervihet mua. Jam shume i ashper ne pene dhe kam shume miq.

A e ndjeni veten ne lartesine e vleresimit si mjeshter i poezise?

E kam degjuar kete nga personalitete te vendit, por une jam njeri pa ambicje. Megjithate une e di se cfare shkruaj.

Nga poetet e realizmit socialist, a mendon se ka tjere te mbijetuar?

Ndoshta Sadik Bejko dhe Faslli Haliti. Te tjeret kane mbetur ne rruge.

Cili asht vendi i poezise ne menyren tande te te jetuarit?

Kam mbi pesedhjete vjet qe shkruaj poezi dhe synoj te shkruaj cdo dite. Lufta ime qendron ne zgjerimin e fjalorit poetik dhe ne persosjen e stilit. Jashte modestive, tashme une mund te flas per nje stil. Une kam qene nje poet i vetedijshem e punetor dhe kam braktisur cdo gje per poezine. Ne punen time laboratorike, perpiqem ta gjej poetiken ne cdo objekt apo ngjarje. Njehere pata shkruar poezi per nje biciklete qe kish mbetur ne rruge. Mandej kete biciklete ia dorezova te zotit duke kryer keshtu detyren time si pronar por jo si poet.

Pra, ti beson se ne mundesi poezia gjendet kudo?

Kudo. Sipas zbulimeve te fundit poezia qendron ne tru, jo ne zemer, dhe lidhet me inteligjencen. Nuk mendoj se egziston ndonje fushe e pelqyeshme e dijes njerezore qe nuk e permban poezine. Per mua Ajnshtajni eshte nje poet i madh. Por, qe te gjithe filozofet jane poete, kjo tanime eshte pranuar me kohe.

Ndokush mund te mos jete dakord me keto pikepamje

Atehere mund te bejme edhe nje polemike per te shitur gazetat, por une jam i njohur si njeri me dore te rende.

A jeni ne kontakt me ate qe po ndodh sot ne poezine shqipe?

Pyetja duhet te ishte vjershat shqipe". Ka ca individe te sponsorizuar nga mamate ose miqte, qe na servirin ca libra te shkruar me gjuhe kuzhine. Gazeta juaj qe eshte padyshim me e mira ne Shqiperi, duke filluar qe nga faqosja, duhet te mbaje qendrim ndaj ketyre librave qe e ulin shume nivelin e poezise shqipe, e cila eshte e vetmja gje qe na perfaqeson ne bote. Ky perfaqesim ka filluar qe me Milosao", emrin e te cilit i keni vene edhe suplementit tuaj letrar. Pirroja i Molloseve u pati thene ushtareve te tij: Ata qe kane frike le te ikin ne shtepi". Po perse keshtu, madheri?"-e pyet gjenerali i tij Arist. Sepse me keta do humbnim luften".qe pergjigjur Pirroja. Juve zoti Kelmendi, qe mesa di jeni njohes i mire i poezise shqipe dhe asaj boterore, e dini fare mire se libra te tille na diskreditojne. Nuk mbahet poezia shqipe me dymbedhjete emrat qe ka renditur miku yne i perbashket G. Krasniqi. E kam fjalen per antologjine e tij, te cilen nuk e di perse zoti Hans Joakim Lanksch e quan punim te shkelqyer. Dhe serish nuk e di se perse Klosi, Bred Piti i Ministrise se Kultures, e quan kete antologji si maje e poezise ne gjuhen shqipe. Ne nuk kemi gje me kete zoteri qe ka bere nje pune te nevojshme.

Si mendon se do mund te perparonte poezia shqipe?

Duke i goditur autoret e dobet, sepse ne nuk kemi nevoje per variantin shto uje, shto miell". Une, pak me vone, mbasi ti(i kem bere nje studim te hollesishem vellimeve te fundit poetike te botuar, kam ndermend te perpiloj nje liste me librat e nevojshem dhe ata te panevojshem.

Cfare u keshillon poeteve me te rinj?

Njehere me ka qelluar te degjoj kete shprehje te A.. Tufes: Poetet pleq shkruajne per pension. Zoti Tufa dikur ka qene nje oet i talentuar, por tani ka zene pozicionin e nje njeriu qe ben lufte brezash. Nuk kam lexuar ne shtypin italian qe te jete thene nje shprehje e tille per poetin plak Mario Luzi. Poetet pleq fillojne me Homerin, Arkilokun, Anakreontin, Xhelaludin Rumin dhe Geten, lirikun me te madh te botes qe ne moshen 82 vjec vijonte te shkruante poezi dashurie. Ne sot kemi poete pleq si Fatos Arapi, nje mjeshter, Pano Taci dhe i intervistuari. Mosha dhe pervoja ime e gjate ne poezi me japin mundesine t(i pergjigjem pyetjes suaj. Poetet e rinj nuk duhet te behen pleq por te rrezatojne rini dhe force, gje qe eshte edhe detyre e cdo qytetari, te studiojne tropet e figurat letrare si dhe te mos shkruajne duke perdorur gjuhen e kuzhines. Nuk kam ndermend ta godas zotin Tufa, por mbase nje dite do t(i analizoj librat e tij.

A nuk mendoni se kjo do te ishte detyra e ndonje kritiku te mundshem?

Une kam punuar shume ne kritike dhe madje me sukses. Edhe dicka tjeter: poetet e rinj duhet te lexojne sa me shume dhe te vrojtojne jeten ne te gjitha aspektet e saj. Eshte e vertete qe kete shprehje e ka thene Enver Hoxha, por dihet se ai ishte kriminel por jo dhe budalla.

Cfare marredheniesh keni me poetet shqiptare, sepse jo rralle ju shiheni vetem ose i shoqeruar prej njerezish qe s(kane te bejne me poezine?

Une jam mik me tere poetet, por sidomos me Moikom Zeqon, Shpetim Kelmendin, Sadik Bejkon, Faslli Halitin, Mimoza Ahmetin. Si shkodran, jam i hapur me kedo dhe meqe kam pesedhjete vjet ne Tirane, njoh gjysmen e ketij qyteti perfshire ketu edhe dy lideret e partive politike me te medha shqiptare.

Pra, nuk ndihesh i vetmuar?

Shkrimtari ndjehet i vetmuar gjithmone.

Disa te dhena mbi veten?

Kam lindur ne qytetin e Shkodres me 19 korrik 1940, ne nje familje te vjeter patriotesh. Jam shenja e Gaforres, packa se nuk besoj ne ato qe me parathote kjo shenje. Hobet e mia jane Kimia, Mjekesia dhe Piktura.

Sa ndikon femijnia ne jeten e poetit?

Heminguej thote se mund te behet shkrimtar i mire vetem ai qe ka patur nje femijni te keqe. Mua kjo me duket e gabuar. Kam patur nje femijni shume te lumtur, parajsore, qe me mundon.

Kthehesh shpesh ne femijni?

Shume shpesh. Kam qene shume sentimental, gje qe fatkeqesisht e vuaj akoma. Kam qene i semure, i dashuruar pas luleve, prane te cilave me pelqente dhe te flija. Nena me merrte me kujdes dhe i thoshte babait: Do na vdese ky cun! Do hidhet ne pus!". Me vone, nena vuajti shume per shkakun tim duke rendur mbas meje neper tere burgjet shqiptare. E kam thene ne nje poezi se nena ime ka qene shenmeria ime, dhe jam i lumtur qe nuk ia kam prishur kurre.

Mund te thuhet se Shkodra eshte gjeografia mbi te cilen eshte shtrire poetika juaj, edhe tashti qe nuk jetoni me atje. C(do te thonit per kete?

Duhet thene se ne Tirane kam ardhur sapo me vdiq nena. Shkodra ne saje te grave dhe burrave te shquar hyn ne listen e qyteteve me te shkelqyer te botes. Nuk kam bere kurre ndonje gje te madhe per kete qytet, sepse s(e kam ndjere veten te denje. Ne shtepine ku kam lindur dhe banuar une, kane pase jetuar Dede Gjo Luli dhe Hile Mosi.

Bisedoi: Shpetim Kelmendi - Koha Jone

Ja pse dua të vras veten

(Intervistë dhënë G. Sot, 1 Nentor 2005)

Jeton i braktisur dhe ku ta zerë nata. Eshtë martuar dy herë dhe po aq herë është futur në burg, padrejtësisht. Gjeniu i letrave shqipe tani ka kaluar moshën 65-vjeçare dhe ka nevojë për një operacion në zemër, por nuk ka para që të paguajë spitalin. Ne, e takuam gjatë këtyre ditëve dhe i morëm atij një intervistë të cilën po e botojmë për lexuesit e gazetës “sot”.

Ku banon Frederik Rreshpja, aktualisht?

Unë banoj në Tiranë. Kam pasur një shtëpi kur dola herën e fundit nga burgu, por atë e kishin marrë…

Pse jeni burgosur?

Gjithmonë politikisht, dhe gjithmonë nga miqtë e mi. Gjithmonë nga njerëzit e mi dhe interesant është se unë në fakt, nuk kam pasur ndonjë problem. Kam qenë një shkrimtar i angazhuar si gjithë të tjerët.

Po ç’lidhje ka politika me shkrimtarin, që duhet të burgosej?

Më duket se ishte çështje ambiciesh, sepse kapi të gjithë shkrimtarët gati, por ka disa emra shkrimtarësh që nuk i bëjnë mirë letërsisë shqipe po i përmenda. Ndonjeri prej tyre është përfolë edhe në parlament. Kisha edhe nga njerezit e mi që më hiqeshin se më donin.

Dhe aktualisht në Tiranë, ku banon?

Unë kam jetuar dikur në një hotel, pastaj kam pasur një dhomë brenda shtypshkronjës time. Pastaj, jam transferuar nëpër vende të ndryshme herë- herë edhe gjysëm ilegal. Dihet që gazetat, shtypi nuk mund të paguajnë, dhe unë nuk kam ndonjë të ardhur. Kjo është një fatkeqësi, prandaj unë vij e jetoj shpesh te shtëpia e vellait të vogël, këtu në Shkodër.

Po shërbimet që ju nevojiten kush ua bën?

Vetë unë.

Çfarë ndihmash ke pasur nga shteti?

Asnjë, absolutisht asnjë ndihmë. Unë kam kërkuar një pension të vogël. Nuk arrij me e kuptuar pse shteti më ka penguar dhe më ka sulmuar gjithmonë. Une jam përpjekur të hulumtoj, se unë si gazetar kam qenë mjaft i shkathët, por tani unë jam e sëmurë dhe nuk mund të investigoj, se ajo kërkon shëndet dhe shumë para. E pastaj Pen Klubi me qendër në Londër na akordoi një pension, të cilin e anulloi shteti shqiptar, me ndërhyrje direkte.

Dhe ai fond ku shkoi?

Rri atje, në Londër, në punën e vet. Unë pension, kështu siç marrin të gjithë qytetarët shqiptarë nuk kam, për arsyen e thjeshtë se kur kam hyrë herën e fundit në burg, më morën librezën e punës dhe ma grisën. Tani më kanë thënë se diku është arkiva ku mund të gjinden këto gjëra po a jam në gjendje unë të shkoj e t’i bie mbrapa atyre punëve? S’jam, s’kam mundësi. Unë kur kam qenë shëndoshë kam patur makina, tash jam i sëmurë, s’kam asnjë mundësi për t’i rënë mbrapa këtyre punëve, se më duhet patjetër me nxjerr një pension sado të vogël. Nano dhe Dokle përpara fushatës më gënjyen për një pension special Përpara 3 muajsh muhabeti me të dy u bë, po nuk u konkretizua, nuk më dhanë asnjë shkak asnjë arsye, asnjë shpjegim. Ata i ndërrojnë numrat e telefonit, unë nuk arrij me i gjetë numrat e rinj të telefonit. Ndërsa me drejtuesit e rinj ende nuk kam biseduar.

Sa është numri i librave të krijimtarisë tuaj?

Janë me qindra libra. Të gjitha zhanret,që nga drama, romani, libra për fëmijë, poezi, etj. Poezinë e kam pasë për qejf shumë edhe këtë jam kam pasionuar vetes, që në poezi me bërë diçka, por unë nuk e kreva misionin tim në jetë. Arsyeja ishte se gjysma e jetës më ka shkuar burgjeve e spitaleve.Tani pleqëria më erdhi keq shumë, por e keqja ime është se unë s’mund të eci dot. Por unë jam katolik dhe vetvrasjen e kemi të ndaluar se unë s’kam ç’të bëj më në këtë jetë.

Pse, e mendon ndonjeherë të vetëvritesh?

Shumë herë e kam menduar, se çfarë do të bëj i tillë unë në këtë jetë?

Kë nga shkrimtarët e mëdhenj të botës do të imitosh?

Nuk e di. Unë kam pasur një femijë, po edhe atë e kanë vrarë dhe kur më pyesin, “ti pse harxhon para, pse shëtit gjithë botën, që nga Australia e deri në Nepal”, unë hesht. Sepse në fakt, unë shkova se më thoshin, që “çuni është gjallë”. Por në të vërtetë e kishte mbytë babai i nënës së tij. Domethënë, gjyshi i tij.

Po nëna e djalit tuaj a është gjallë?

Jo, e mbyti i jati. Nuk donte miqësi me një njeri që ishte armik i partisë dhe i popullit, se unë rrjedh nga një familje aristokrate. “Unë jam komunist” – thoshte ai, dhe më në fund vetë përfundoi në burg se Enver Hoxha i kishte ndërtuar kështu këto punë. Kush i informonte, i vinte hakut këtyre njerezve, po vetë atë nuk e informonin mirë siç thotë i biri Sokoli. Dhe e kam takuar një ditë Sokolin dhe i thashë, “Po ty që të mbante afër Enveri, përse nuk e informoje dot për të vërtetat”. Ai nuk foli.

Çfarë kujtimesh ke nga gruaja dhe djali?

S’e kam pa…

A ke fotografi?

Jo. Sigurisht, të Lorës, (gruas time) kam, ndërsa të çunit jo, se isha në burg.

Sa ka ndikuar kjo gjëndje në krijimtarinë tënde të mëvonshme?

Ç’të të them. Heminguej thoshte, “shkrimtari duhet të vuajë si shpata në zjarr që të bëhet një shkrimtar i mirë”, por për mua ishte e tepërt se unë s’jam Jezu Krishti.

Si sillen kolegët, shkrimtarët dhe gazetarët me ju?

Shumë mirë. Për çudi vetëm Kadareja nuk sillet mirë. Unë e kam përkrahur dhe ndihmuar atë njeri, e kam përkrahur shumë. Ne kemi për detyrë t’i mbrojmë këto figura të mëdha. Po ai nuk bën mirë, sigurisht. Megjithatë unë jam sjellë mirë dhe vazhdoj të sillem mirë kundrejt tij. Ai ka shkruar libra, unë nuk kam shkruar ndonjë ese tjetër për librat e tij.

Kush ju ka futur në burg?

Shokët e mi. Ose ata që më hiqeshin si të tillë. Më kanë burgosur dy herë. Madje, edhe pas ardhjes së demokracisë.

Ju jeni një shkrimtar endacak, ku gdhihesh dhe ku ngrysesh?

Kjo varet nga gjendja ime ekonomike. Kur kam, fle në një hotel të mirë se unë jam mësuar me jetë luksoze, që fëmijë më ka pasë mësuar nana. Kur nuk kam para, fle në një hotel fare të thjeshtë. A të ka takuar ndonjëherë të flesh jashtë? Po, fatkeqësisht më ka takuar. Kam fjetur edhe para Pallatit të Kulturës.

Si je ndjerë?

Hiç. Kisha një kobure me vete, edhe mendova të vrasë veten por thashë se vetëvrasja, jo vetëm që është budallallëk, por është edhe krim fetar. Zoti s’e fal këtë. Unë aty e lashë koburen dhe ika. Erdhën dy policë, e gjetën, e morën po mua nuk më thanë gjë. Fatmirësisht, nuk më thanë asgjë. Unë ika dalëngadalë, shkova te një hotel i vjetër, 500 lekë nata, po unë kam ndenjë shumë atje. Më kanë vjedhur disa herë atje, po unë nuk kam bërë fjalë kurrë, prandaj i thashë atyre: Unë nuk e di se kur i jap këto lekë se unë do rri sot këtu”. Ata më thanë: “Do të rrish sa të duash, ne kemi fituar para prej teje. Je burrë i urtë”. Se unë prej natyre jam shumë i edukuar, shumë i qetë. Natyrë angleze. Edhe ndonjeherë kur bëhem nevrik, unë e ndal veten.

Ju keni nxjerrë kohët e fundit një libër me poezi, si ju duket ky libër?

Po,sigurisht. Libri është përkthyer në shumë gjuhë kaq shpej. Interesant. Por u habita kur u bë në Durrës mbledhja e poetëve, ku mua nuk më thirrën.

Ç’mendim ke për Dritëro Agollin?

Kam një mendim shumë të mirë, unë e kam pasur shok të ngushtë, bashkë kemi ndenjur natë e ditë, kemi ngrysyr e gdhirë bashkë. Unë kam qenë edhe nënkryetar i Lidhjes. Eshtë një poet shumë i mirë, një shkrimtar shumë i mirë, reportazhet e tij janë të pakrahasueshme, tregimet, sidomos romani “Zylo..” është ndër kryeveprat e letërsisë europiane.

Si ju duket letërsia e këtyre 15 viteve të fundit?

Na keni hapur një temë shumë të bukur, shumë interesante. Neve, sot nuk kemi kritikë, thjesht për arsye ekonomike, se nuk i paguan njeri. Mirëpo kritiku nuk mund të blejë një libër, të shkruajë një shkrim e të harxhojë disketën e kompjuterizimin kot, badihava. Nuk ka faj se siç e thotë Engelsi, mbi varrin e Marksit: “asnjë këpucar nuk mund të punojë, pa e paguar”. Asgjë s’bëhet, aq më tepër arti. Po, kështu, qosheve të tryezave flitet shumë, bile ka mendime nga më të kundërtat. Disa mohojnë rreptësisht arritjet. Një nga këta është poeti i shkëlqyer, Fatos Arapi. Ai e mohon rreptësisht letërsinë e zhvilluar pas viteve ’90, disa të tjerë brohorasin.Unë vetë kam ndjekur me vëmëndje, kam lexuar me vëmëndje, më kanë rënë në sy shumë emra, shumë njerëz të talentuar, të zotë, me shpirt të madh dhe me mjeshtërinë e fjalës. Më kanë mbetur në kokë, fjala vjen këta autorë: Ermir Nika, Besjan Gjermenji, libri juaj, etj, Uroj që të kemi edhe në prozë. Por në prozë, përveç Shpëtim Kelmendit, unë nuk kam parë ndonjë firmë të re, të fuqishme. Jo se nuk e kam ndjekur, por siç duket ana ekonomike, proza kërkon para më tepër për t’u shtypur se unë vetë kam pasur shtypshkronjë dhe e di sa para kërkon një libër, sidomos në prozë, fjala vjen një roman.

Çfarë po shkruan Frederiku?

Unë këto dy- tre ditë mbarova një libër të ri poetik me vjersha, por kam të mbaruar edhe një roman. Po të qe për mua edhe nuk do të shkruaja fare,do hiqja dorë nga letërsia, por mua më duket se çdo gjë të mirë që bëjnë njerëzit, jo vetëm në poezi, por çdo gjë, çdo veprim, edhe një dy lekësh me i dhënë një të varfëri, të duket se të gjitha këto janë të injektuara nga Perëndia. Unë kështu them. Edhe ndjej një shtytje të brendshme, sikur më thotë engjëlli mbrojtës, “shkruaje këtë”. Se për mua personalisht, nuk do të merresha më me letërsinë. Unë nuk jam ambicioz, nuk kam nevojë, e as kam pasur kurrë nevojë, kjo është arsyeja që unë nuk jap intervista dhe jashtë shtetit janë habitur me mua. “S’kemi parë njeri, përpara që s’pranon të japë intervista, nga vjen ti”, më kanë pyetur. “Unë vij nga Shkodra, nga qyteti i mbretërve ilirë”, u thosha unë.

Pas tragjedisë së parë familjare a keni provuar të dashuroni përsëri?

Unë, u martova me shtytjen e nënës, po atë e zura me një oficer sigurimi, që e kishte burrë motre. E zura në dhomë, në krevat, e mora, e çova në shtëpi. I thashë atyre: “urdhëroni deklaratën që ka shkruar”. Dua të shtoj këtu se disa herë kanë tentuar të më helmojnë.

Kush kishte interes të të helmonte?

Ata që ishin të interesuar për pasuritë e mia. Koha ime ka kaluar, tashmë. Unë jam 65 vjeç, i sëmurë me zemër. Kam nevojë për një operacion, për një “bypass”, por tani unë s’kam më para, as pasuri, as ç’farë të shes më.

komplimente pruresve,
Madje bashke me plot tema te tjera mund te krijohet nje arkive e mire letrare qe te sherbeje dhe per referenca te ardhshme.
nqs gjithe prurjet nga anetaret organizohen nje cike dhe redaktohen
mund te mburreni se keni nje antologji letersie, te bere ne menyre spontane,
 pa porosi smiley

Goode ide Tushe, I dytesoj that. Mos i lini keto tema/materiale te humbasin.

Flm per prurjen xheruzalem (tek tema qeter), PF dhe te tjeret. smiley

Faleminderit per prurjet smiley

Si ike kaq befas?

Kështu tërë ikje ke qënë dhe në rini...

Të kërkova nëpër hollet e hoteleve,

Vetëm diku në një bar të vjetër,

Si një krah i thyer pulëbardhe,

Kishte mbetur pak dimër nga ti.

 

 

Arlekinët

Ikën arlekinët e trembur nën çatinë e përrallës
Kur putha për herë të parë.

Qau vajza e vogël; por kush e diel
Ndofta qante fëminia. Në kopsht
Nga dritarja e përrallës, arlekinët
Vështronin të trishtuar, tërë lot.

Nuk desha t’i tremb arlekinët e mirë,
Nuk desha, por nuk bëhej ndryshe
Se nën çdo mollë, bile nën çdo dru
Kurdoherë një Evë më priste.

Shiu i fundit

Trak-truk. Shi i verbër si at i poetëve
Duke kërkuar kështjellat.
Mijëra dashuri rendin nën qiellin e ultë,
Takohen dhe ndahen si vetëtimat.
Te dritarja çeli si dhembje trëndafili.

O Zot, sa lule të humbura!
Një këtu, një aty trëndafilat e vdekur.

Pikë-pikë bien shpirtrat dimërorë
Nëpër muzgun e ngjyer me ajër.

Dikur djalë i ri dhe i lumtur, e pata kuptuar
Që tërë shirat e botës binin për mua.

Por tani, pas kaq vitesh, sigurisht
Nuk ka kuptim që bie shi.

Eklogë

Po kthehen barinjtë por hënën e harruan ndezur në mal.
Yjet vënë qirinj nëpër udhët e zogjve
mbi delet e heshtura.

Kur isha fëmijë bisedoja me delet
që më flisnin gjëra të mënçura.
Çudi! Kur rritemi dhëntë nuk flasin më.

Testament

Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindur
i mallkuar me art.
Gjërat i shihja ndryshe:
Nëpër shirat e vdekur peshqit fluturonin drejt
Çerdheve, te yjet. Në vend të borës binin zogj
në çdo dru.
Era si ketër brente degët.
Qante mbi mua nëna, shënmëria ime. Ave nëna ime!
Mos e pastë njeri këtë fat!
Kam dashuruar një Afërditë në Olimpin
e trëndafilave.
Pastaj erdhe ti tërë ikje.
Më vonë vije vetëm nëpër ëndrra, si perënditë ilire.
Kështu iku edhe rinia, filigrami i djalërisë,
i mallkuar me art.
Mos e pastë njeri këtë fat!
Tani që po vdes ëndërroj vetëm një kryq te koka
dhe të harrohem se nuk dua që edhe pas vdekjes
të më ndjekë mallkimi i artit.
Mos e pastë njeri këtë fat!
Po kur të vdes portreti im ka për t‘u shfaqur nëpër gjethe,
se unë kam patur miqësi me çdo dru.
Në stinën kur bien gjethet
do të bien edhe sytë e mi.
Tani e tutje shirat do jenë lotët e mi.
Mos e pastë njeri këtë fat!

 "Pleqeria me hajer"- kane si shprehje shkodranet e Shkodres te vjeter.

 

La_rosèe=

Pleqeri me hajer ???

Ka vdek  me kohe, poeti i trazum rande.

Dhe kjo sipas llogjikes tende azeron vuajtjet e tija qe perjetoi dhe gjate pleqerise? Hajde mendje hajde.

Koth, hiqe ate presje.

Keshtu eshte kur flet goja , para mendjes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).