Perse jo?

A nuk do te ishte me mire qe zonat me popullsi shqiptare te kishin ushtare shqiptare?

 

Berisha: Nuk do te jemi pjese e KFOR
07/10/2009 13:25

Berisha: Nuk do te jemi pjese e KFOR

Shqiperia nuk do te jete pjese e KFOR-it, por do te ndihmoje Kosoven ne forma te ndryshme.

Kjo ka qene deklarata e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha pas takimit me komandantin e KFOR-it gjeneralin Markus Bentler.

Shefi i qeverise shqiptare deklaroi se ndihma e Shqiperise do te jete per Forcen e Sigurise se Kosoves dhe kthimin e te zhvendosurve.

Gjate dites se sotme, Berisha vizitoi monumentin New Born, memorialin e Adem Jasharit ne Prekaz, ndersa pritet qe gjate vizites ne Prizren ai te marre edhe titullin "Qytetar Nderi".

15 Komente

Ushtare shqiptare? A eshte e nevojshme? Pse?

Sepse, nese nuk eshte me te vertete e nevojshme, atehere nga te gjithe do merret si levizje me karakter nacionalist.

E verteta eshte; nese e ke parasysh qe Shqiperia nuk eshte vendi i pare qe njohu pavaresine e Kosoves ne Shkurt; por ishte Kosta Rika, Amerika, Anglia, Franca, Afganistani... dhe Shqiperia. Dmth, duhej levizja e disa te tjereve, te pakten sa per simbolike. Kjo eshte levizje politike dhe diplomatike qe eshte pergezuar ne heshtje nga aleatet. Edhe hyrja e Shqiperise ushtarakisht eshte pak a shume ne te njejten suaze. Pervec faktit qe si shtet nuk ke infrastrukture te kenaqshme per nje gje te tille, por shpenzimet jane te shumta, sidomos per nje vend si ne, qe te themi te drejten, ne NATO jemi pranuar se ashtu desh Amerika; se ushtri nuk kemi patur qe kur e dhjeu Zhulal militaris experta.

Situata nuk te lejon qe Shqiperia te angazhohet ushtarakisht.

Kjo keshillohet dhe nga Amerika, qe eshte e vendosur te shkrehe cdo arme, ushtarakisht, vetem qe Shqiperia te mos perfshihet apo mos hyje ne ndonje valle.

Edhe vershimi i forcave te NATOs ne Kosove, u be nga Maqedonia. Cdo lloj perfshirjeje e Shqiperise ne ate ceshtje eshte perpjekur te minimalizohet apo eleminohet teresisht. Shqiperia, te pakten, dashkan SHBA, qe te jete stabel dhe e qendrueshme.

Edhe sikur te kishte Shqiperia cdo kusht per te marre pergjegjesi ushtarake ne Kosove; duke supozuar qe nuk do konsiderohej si bashkim kombetar (familjar) apo pushtim "per-se", a mendon ti se ne nje ambjent te tille ushtaret tane do mund te kryenin pune per te qene? Jo se i kemi te paafte, perkundrazi; por mendo nje situate sikur Mitrovica(veriu) te ngrihej ne nje proteste apo demonstrate sic e kane zakon... trupat tane, edhe sikur te ishin trupa te Izraelit, do te stigmatizoheshin dhe satanizoheshin nga shumica e mediave... jo do akuzoheshin per brutalitet, e jo me the-te thashe... Me nje fjale, trupat shqiptare ne Kosove i interesojne me shume Beogradit sesa Kosoves, Tiranes, apo dhe Shqiperise.

e drejte ceshtja e shpenzimeve (dhe pergatitjes se trupave tane)

dhe eshte e drejte qe do ishte shume me spec nese vendoseshin ne Mitrovice. Prandaj dhe ne pyetjen me lart thashe "pse jo" e kisha per zonat me shumice shqiptare.

Kush jane te mirat e prezences ushtarake shqiptare ne Kosove?

Forcat e huaja heret ose vone do krijojne konflikte me popullsine vendase. Deri tani keto konflikte nuk kane dale ne pah sepse jane mbuluar nga pavaresia, etj. Shume vete nga Kosova mund te te tregojne per problemet qe dalin me forcat shume kombeshe. Keto probleme do te minimizoheshin nese ushtaret do te ishin shqiptare qe i kuptonin me mire kulturen dhe zakonet e popullsise vendase.

Prezenca ushtarake shqiptare do te ishte shume domethenese per perceptimin e sigurise. Nuk do kishte nevoje te dilnin amerikanet apo EU dhe te ri-thojne qe jane te vendosur te mbrojne rendin ne Kosove dhe do te veprojne kundra cdo provokimi. Nese ushtria ishte shqiptare do te ishte prezente dihej qe nuk do te toleronte provokime dhe nuk do te terhiqej derisa Kosova ta marri vete ne dore rendin.

Nga ana e Natos do te ishte perseri mire sepse protestat e here pas hershme qe ndodhin do te kishte me pak mundesi qe te dilnin jashte kontrollit.

Ka rreziqe e pranoj, por eshte nje opsion qe mund te konsiderohet dhe mund te japer shume rezultat.

Nuk do kishte probleme me ushtare shqiptare thua ti??? Ti je ne gjendje te garantosh qe ushtari shqitpar do kryeje detyren me profesionalizem ne Kosove dhe nuk do rende mbas minifundeve, rakise dhe cdo gjeje tjeter qe mbush atmosferen dhe ne Shqiperi?Ti je i sigurte qe kur ne Shkoder, psh, shteti dergon nje kontigjent policesh nga Laci per te kryer nje detyre(venie rendi, psh), policet e Lacit priten me lule dhe me festime??? Nuk ka rendesi se nga jane, nuk eshte fare puna aty...

Prezence ushtarake shqiptare ne Kosove duhet te kete, dhe kjo behet shume kollaj; te ngrihet ushtria e Kosoves! Ushtaret prape shqiptare do jene; te pakten ne 95%!

Dhe gjeja tjeter, kur populli i Kosoves, te ngrihet ne kembe, te protestoje apo perplaset me nje fshat, apo dhe me nje gjysme Mitrovice kriminelesh; ti mendon se ushtari shqiptar do kryeje detyren? Je ne gjendje te garantosh qe kallashi nuk do jete drejtuar andej nga DUHET, por qe S'duhet? Pra qe nuk do i bashkohen popullit te Kosoves per cdo veprim? Te lutem. Nuk eshte puna se vetem ne Mitrovice ka serbe, jane gati 100 000 serbet ne Kosove, dhe te shperndare si plehrat ne nje dite te bukur ne plazhin e Durresit.

Thjesht, nuk me duket e urte dhe zgjidhje e mencur nje hap i tille. Eshte nje gje qe une do e firmosja pa nje pa dy, sepse Kosova Shqiperi eshte; por te mos prishim pune sepse nuk presim dot 3-4, 5 vjet apo nje dekade. Pak durim, gjithshka do na vije, komplikimet do zbehen dhe eleminohen, dhe do kemi edhe mbeshtetjen dhe bekimin e botes; qe ndoshta sot mund te na thote nje JO te prere.

O Zorules pse je mosbesues ndaj ushtareve tane,ata kane kryer dhjetra misione nderkombetare dhe nuk kane bere xheste te tilla,un dote kisha frike me derguar ne keto misione E Ramen se ky ka qef me dale nudo,kjo nuk eshte e moralshme.

Nuk jam mosbesues ndaj askujt... Por askush nuk mund t'u largohet instinkteve njerezore; dhe nese populli, cilido popull ne bote, vendos te sajoje gjera, shpifje, shpikje, apo cdo ge tjeter, nuk ka rendesi se ke ka perballe dhe kunder/pro kujt i nis "llafet"; llafet do i nise qe c'ke me te.

Kjo ndoshta eshte hera e fundit qe te pergjigjem o Realisto... te njejten kenge, une nuk e degjoj dot perdite; po e degjova 3 dite rresht, nuk e degjoj me per nje vit. Kur te jesh me serioz me ata qe flet; qe mos na grisesh corapet me Ramen dhe Berishen, atehere do flasim.

ke te drejte qe eshte shpejt te diskutohet, por nuk eshte keq te mendohet si opsion dhe te fillohen te formulohen  argumenta se si do ta prezantosh. KFOR u be 10 vjet aty dhe si po ecin punet do te jete edhe 10 te tjere. Pakenaqesite dhe perplasjet sa do vijne e shtohen.

per sjelljen ndaj minifundeve dhe pijeve, mos mendo se ushtaret e huaj jane me mire...

Gre, me habite me kete pyetje, me tingelloi kaq e ceket dhe naive per ty. smiley

Zetereleja ta ka shpjeguar shume mire. Sic ka thene ai, trupat tone atje ne kete moment mund ti interesojne vetem serbeve, qe s'po gjejne e s'po gjejne shume ku te gricen/kapen.

Sala normal ashtu duhet te pergjigjej, si ai si kushdo qe te ishte ne vendin e tij.

Gre... cfare mund t'i mendosh atij opcioni? Nuk ka asnje lloj kendveshtrimi te mbare per te... maksimumi, maksimumi fare, qe ne nuk duhet ta permendim kurre publikisht, eshte kjo qe po te them tani.

Nese vjen fjala per nje konflikt te armatosur, eshte me mire te luftojne te huajt sesa ne.

Kur te bashkohemi, atehere ajo qe thua ti eshte rrjedhe normale e ngjarjeve.

Eshte i drejte qendrimi i Berishes per te mos derguar ushtare ne kosove,por nuk jam dakord me ate qe ushtaret tane do te shkonin pas minifundeve,sepse ushtaret tane e kane treguar profenisonalizmin dhe perkushtimin e tyre ne dhjetra misione nderkombetare,dhe nuk eshte mire ta ulim dinjitetetin e tyre ne kete menyre.

Cilin profesionalizem dhe perkushtim? Misionet tona kan qene qesharake. Eshte turp te dergosh ushtare shqiptare ne misione te tilla, dhe te perdoren per ruajtes barakash e kapanonesh.

Ushtaret tane edhe jane vra ne keto misione,e kam fjalen per ushtaret jo per Edvinin nudo.Ju lutem tregoni respskt per te vraret.

Ne ke mision jan vra ushtaret shqiptar? Une respektoj ushtaret shqiptar dhe skam dyshim qe ku te hidhen e ndezin flak e tym si askush tjeter, por po them qe eshte e turpshme qe te dergosh ushtar shqiptar ne zone lufte per te ruajtur hambaret e ushtrise te huaj. Turp per historine e shqiptareve.

xhib dhe zeterelese,

sa te rrepte qe jeni... ca behet keshtu smiley

po nuk u diskutuan gjerat si do merret vesh kush eshte opsioni me i mire. Ju e dini qe kur keni te drejte une terhiqem, jo si disa te tjere ne temat me politike smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).