Panairi i Librit "Tirana 2009" - datat e sakta ?

Nje pyetje per anetaret me flamur kuqezi :

I di ndonjeri datat e sakta te Panarit te sivjetshem te Librit ?

Falemnderit.

ps : edhe nqs nuk i dini vete, pyesni nder shoke dhe miq se na beni vertete pune.

28 Komente

Falemnderit, zoteri.

 

do mblidhen shoket e byrose e do lavderohen reciprokisht smiley

... po mejtohem per daten e ardhjes. Nga njohurite tuaja, cila dite e javes ka pasur me pak aksidente avionesh ? Me ka hyre tmerri, heren e fundit desh u putha me Milon, shkonte avioni nga t'i tekej furtunes. E nejse, kush e di pak a shume, ç'behet ne keto panaire ? E kam fjalen si program ?

Ja psh, t'ju tregoj ca fjale per Panairin e madh te Librit ne Paris, nga shkurt-marsi...

Perveç shtepive botuese qe vijne secila me arsenalin e vet te librave, ka dhe shume shkrimtare qe vijne te firmosin librat e tyre. Gjithashtu, vende-vende (mos harroni se salla ne Paris eshte e madhe nja 30 000 m² - ia keputa me sy te lire, se nuk e di saktesisht) ka hapesira leximi publik, ku nje student artesh lexon nga nje liber.

Per çdo vit, ka nje shtet te ftuar nderi, psh vjet ishte Meksika, parvjet Izraeli, e sivjet do jete Turqia me duket (mos gabofsha, pas terheqjes se Korese se Jugut a diçka e tille). Dhe keta vijne me shkrimtaret dhe shtepite e tyre botuese, sjellin shkrimtaret me te mire, psh parvjet ishte Amos Oz e ca te tjere, vjet Carlos Fuentes, dhe sivjet me siguri Orhan Pamuku. Keta te ftuarit e nderit kane te drejte te japin ndonje konference, ose biseda nga salla, etj.

Gjithashtu, vijne dhe aktore teatrosh te cilet flasin per lidhjen mes librit dhe teatrit, librit dhe filmit, etj.

Por ka dhe biseda me te rinj ku flitet per lidhjet mes shkolles, librit, dhe rinise.

Me nje fjale, ça bouge énormement.

Po ne Tirane, ka ndonje gje nga keto ? Meqenese vizita ime e fundit ne panair ka qene nga vitet 95, atehere kur njerezit blinin ende gazeta Eros dhe ditaret e Mata Harit.

Aha, Hurbi, po te mbushet mendja te vish, he? smiley Dhe mos e vrit mendjen per punen e avionit. Pergjithesisht, eshte mjeti i sigurt i transportit. smiley

Edhe ne Tirane pak a shume si ne Paris organizohen panairet e librit. Secila shtepi botuese "zbarkon" me botimet e veta, behen konferenca per libra te ndryshem, me autore te ndryshem, promovime librash etj. Dhe persa me takon mua, harxhoj gjysmen e rroges per te blere libra ( se ca syresh kane cmime me te lira se ne librari).

Ka rrjedhur ca uje qysh atehere, Hurbi, kam vene re qe njerezit jane me te interesuar per librin tani, coku blejne dhe ndonje fjalekryq ose gazeten "thashetheme"... smiley

Edhe ne Tirane pak a shume si ne Paris organizohen panairet e librit.

Pak apo shume, ndaje menjen smiley

Aty ku shitet djathi kackavall dhe ai me shellire per vit te ri, behet akoma panairi i librit apo e kam gabim une, se kam nja 2 vjet qe nuk shkoj ?

 

i ka ra ne mes bedrana.as pak as shume.

Ja, ti i ve pikat mbi i, si gjithmone... ne aero i kupton gjerat.

Sikur ta dija,mi bedrije, s'me ka rene rruga hala per Parii... smiley

Une shkoj vit per vit, ke panairi i librit, se ke ai i djathit kackavall, vallaj s'e di... Mbase dhe ne te njejtin vend bohen, por ne kohe te ndryshme, ama. smiley

po po, kemi infrastrukture felksible ne per sallat e panaireve.

masi lajme shelliren dhe mjaltin e bojme hazer per panair korrsesh bari e pastaj per libra smiley

kujtimi im per panairin e librit ka qene vetem marrja e mikrobeve mes njerezv ve qe ngjesheshin.

per me teper keni opinionet e vjetshme ke shkrimi i t_red smiley

http://www.peshkupauje.com/2008/11/blogo...

 

Bedrije, po te hiqnim dore nga te gjitha gjerat per shkak te mikrobeve, i bie te mbyllemi ne shtepi, pa hap as dere, as dritare, e te binim te vdisnim. Duhet me fitu pak imunitet, prandaj duhen dhe mikrobet. smiley

 

jo re jo nuk thashe gje.

por une kur shkoj me ble hoje mjalti dhe proshute te tymosur, pergatitem shpirterisht per eren, dhe mikrobet, apo nuk piqen dhe qofte ne panair...mmm qe e mbulojne eren e djerses. Kurse ke panairi librit, i lidh floket, vesh gjaketen, vej syzet e qorrit qe te ngjaj si ntelekutale , dhe kur vjen puna bohesh si sardele dhe aty vjen era djerse dhe plumb shtypshkronje qe mua me jep alergji dhe filloj e kruhem.

Here pas here, une mbaj incidal me vete, per punen e alergjise. Ta keshilloj dhe ty... lool smiley

ti je vajze e brishte mi, kurse mua sme ben fajde incidali, jam si arushe mali smiley

... aq me mire nese libri po rikthehet.

Ne Panairin e Parisit te duhej harta se ndryshe nuk gjendeshin "shtepite" per qamet. Qenkam merak te degjoj nje konference mbi ndonje liber, me kusht qe te mos jete historik dhe arkeologjik.

Per artistik, do isha vertete kureshtar te shoh. Shpresoj te mos ligjerojne ca qe i kam pare ne TV. C'eshte e verteta, po t'i kete kaluar 35 vjetet, s'marr mundimin te degjoj. Kam deshire te degjoj nje te ri, ç'mendon ai mbi kete apo ate, etj. Per "pleqte" 40-vjeçare e siper, keta te çajne kaptinen me Ismail Kadarene dhe Dritero Agollin. Sidomos po te jene "pleq" me kollare, apapapa, keta s'durohen fare. 

OK, po shkoj te sporteli tani, te shoh a ka ngele ndonje bilete. Me siguracion anulimi se vallahi po pati qofte dhe nje pike shiu ato dite, s'e luaj kemben. Do t'ia kepus me tren Orient-Express, ku dhe mund te zbavitem me ndonje romance apo dhe me ndonje vrasje te mistershme.  

 

Ca gjera mbi panaire librash ne France :

Nje panair qe shkova para ca javesh zhvillohej jashte, ne natyre. Kishin gjetur ca livadhe nen hije lisash, me nje perrua te vogel qe kalonte poshte, dhe kishin vendosur stola dhe tavolina te gjata, me emrat e shkrimtareve te ftuar.

Njerezit shkonin, buken me vete, si ne piknik, dhe hanin e pinin si t'iu tekej. Pastaj, nga ora 3, ngriheshin dhe shikonin stendat, blinin libra, mblidhnin autografe, etj.

E bukura ishte se ne nje livadh si pune grope kishin vendosur karrike plastike dhe ngritur nje tribune te mbuluar, me mikrofone e gjera, dhe shkrimtaret (disa prej tyre) vinin dhe flisnin per librat, te shpuar nga nje tip drejtuesi. Gje e bukur, verore, shume qetesuese.

__________

Ne nje panair tjeter qe nuk kam qene por qe me duket interesant behet keshtu :

Shtepite botuese, per te shtuar zellin e lexuesve, furnizojne nje qytet te vogel (23 mije banore) me rreth 1500 libra ne vit, falas, dhe bashkia i vendos keto libra ne stenda te lira kudo : ne floktore, tek doktori, tek garazhisti, tek kasapi, etj.

Psh, shkon te blesh dy kile mish, dhe gjen nje stende me libra, merr nje liber ç'te te pelqeje, dhe iken me gjithe mish. E lexon librin, dhe rregulli eshte qe ta çosh ne ska rendesi cilen prej ketyre pikave. Me nje fjale, eshte metode e mire por jo per libravjedhes (megjithese ne Shqiperi nuk rrezikon gje, s'ma merr mendja se ka ardhur kjo semundje tek ne).

__________

Te shohme ç'do ngjase...  

Kam dhe ca pyetje, nese mundeni :

A mundet ndonjeri, nder ata me flamur kuqezi, qe te gjeje nje program te panairit dhe te na jape nje ide te pergjithshme per te ?

A ka te ftuar ?

A jep kush ndonje konference ?

A ka lexime publike ?

Cdo informacion do te mund te ishte i dobishem.

Une per vete i kam bojkotuar panairet. Nderoj rruge ato dite kur me duhet te kaloj nga piramida.

Kjo ndodh sepse yve nuk ju kushton rruga 250 euro, e keni falas. Jeta eshte artimetike, Olimbi, tha Nikollaqi.

Nuk eshte kjo, thjesht me jane neveritur disa fytyra

Po pikerisht pra, per kete pune duhet programi, qe te shmangim takimet e padeshiruara. Nese nje shkrimtar e ka takimin ne oren 15-17, atehere gjate kesaj kohe, ti apo une mund te hame nje byrek te mire me gjize, dhe ne oren 17.30 (nje gjysme ore e ka te mjaftueshme ai te largohet), te paraqitemi "ketu !".

Une per vete s'njoh asnje fytyre, s'me ka neveritur kush. Madje jam i etur per fytyra, dua te shoh sa me shoh, madje dua t'ju shoh dhe ju zonjushe, dhe ate zonjushen tjeter atje, por edhe ate tjetren atje qe s'ndihet. Jam i permalluar per fytyra shqiptare. Ketu kam ç'nuk kam, por vetem shqiptare jo. Nejse, do bejme si do bejme dhe çoku do takojme ndonjecke, sa per nje çaj apo çokollate te ngrohte. Kot po flas, s'do takoj asnje, me lodhin takimet. Te duhet te degjosh, te pergjigjesh, te mbash mendjen, te mos hapesh gojen per gjume, te mos kruash hundet, veshet, te mos kollitesh, teshtitesh, te mos lirosh pak mbathjet qe te shtrengojne, dhe ne te njejten kohe te duhet te buzeqeshesh, te qeshesh, te flasesh fjale te bukura, te habitesh nga fjalet e tjetrit, te pergezosh, te urosh, te deshirosh, te simpatizosh, te flirtosh, te propozosh, e plot e plot.

Shkurt, asnje takim. U tha, u be.

Te tymosesh ne nje mejhane me qofte, raki, gjize e qepe eshte shume here me interesante se sa te shkosh ne nje panair libri ne tirane...

... dhe si perfundim, asnjeri s'mund te na gjeje nje program ? Meqe ra fjala, kush jane organizatoret ? Kane ndonje website ? Ndonje numer telefoni, ndonje email, ndonje adrese, djalli te marre ! Sa here qe shoh nje faqe shqiptare te ketyre institucioneve, perditesimi i fundit i perket viteve 2003-2004, atehere kur hanim me luge floriri. Nejse.

S'ma merr mendja te paguaj 250 euro per nje mejhane Tirane se kam ketu plot, me franceze hundespeca dhe flokedjegur. Eshte Morisi, Misheli, Herveja dhe Zhenevieva me Polinen. Si dhe Lyseta ne banak. OK. Makaronat po zihen, qielli u nxi sterre, jam bere per te prere floket, dhe neser eshte e diel. C'ters !

po pse lezetin e mejhoneve tona kane ato aty tek ti mor hurbinek?

 

o hurbinek, nuk kam info, po te kisha do te thosha, me pare eshte bere tek piramida, tani nuk e di se ku, se piramida eshte ne proces ri-konstruksioni.

Panairi i librit.adresa:km 15 i autostrades tirane-durres ,ish stallae lopeve tek ura e limuthit.

O Horbinek(ose Rubinet) me duket se qenke GAY, or te!

Cfare kerkon ne Tirane? Te te jap nje lajm me te mire. Hipi avionit(ose lere te te hypi) dhe shko ne Frankfurt/Main se deri neser eshte akoma Panairi nderkombetar i librave. Eshte me i madh se sa i Parisit dhe shteti me i preferuar eshte sivjet K(Q)ina.

Ti i detit je shume i zgjuar, e kam pare heret.

___________

Flo, falemnderit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).