ministri i jashtem Turk ne Shqiperi ?

 

Dy ngjarje kane ndodhe keto ditet e fundit ne Shqiperi: debati per faljen e detit (dhe anullimi i miratimit te kesaj falje nga parlamenti ) dhe vizita surprize e  ministrit te jashtem Turk , Ahmet Davutlogu . Do kete ndonje lidhje mes ketyre te dyjave ?? Si mendoni ?

12 Komente

Ndonje lidhje midis ketyre dy ngjarjeve ?? Si thoni ? 

 

Ahmet Davutlogu e ka takuar Meten per menjanimin e takses se hyrjes se Shqiptareve ne Turqi apo per menjanimin  e  Greqise nga gjiri i Otrantos ??

 

Meta- Davutogluo: Hiqet taksa e hyrjes në Turqi

 

 

Shekulli Online   

TIRANË - Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Turqisë, kanë komunikuar sot vendimin për heqjen e taksës së vizës për shtetasit shqiptarë që shkojnë në Turqi.

Meta dhe Davutogluo, që gjendet për vizitë në Tiranë, dolën sot në një konferencë të përbashkët për shtyp ku deklaruan se "kemi rënë dakord që të hiqen pagesat për vizat, e cila është jo vetëm një kosto financiare por dhe një barrierë psikologjike për qytetarët shqiptarë". Kështu çdo shtetas shqiptar që do të udhëtojë drejt Turqisë nuk do të paguajë më 10 euroshin e vizës në kufi.

Dy kryediplomatët vlerësuan si të "shkëlqyera" marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u shprehën se do të forcojnë më tej marrëdhëniet mes dy ministrive të Jashtme, duke zhvilluar takime e konsultime të vazhdueshme për të gjitha çështjet reciproke dhe çështje të tjera ndërkombëtare. Z. Davutogluo, nga ana e tij, shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të rritet dhe se vendimi për heqjen e pagesave për vizat është mjaft me rëndësi."Miqësia mes dy vendeve është në nivel të përkryer", u shpreh ministri i Jashtëm i Turqisë, i cili informoi se vizitën e tij do e pasojë Presidenti turk Gyl në dhjetor të 2009.
 

Ta shohesh me kujdes edhe shume pa lidhje nuk eshte,do ishte lajm i bukur menjanimi i Greqise nga gjiri i Otrantos.

Na pelqen s'na pelqen Turqine e kemi aleatin me te ngusht, se bashku me ShBA-ne.

Ka shume qe se pelqejne, per ata qe jane me te afert me Greqine e kam fjalen.

(si dhe ndonje ekstremist fetar)

Po pse ta pelqejme? Sepse kemi qene te pushtuar nga osmanet per 500 vjet? Apo se edhe kur moren fund bene cmos te perfitonin nga shkaterrimi dhe copetimi i tokave shqiptare dhe gjenocideve ne kurriz te popullit shqiptar, per kete ti pelqejme? Edhe sa per dijeni, cdo shtet parapelqej perpara Turqise per miqesi me Shqiperine, sa per popullsite, as nuk ma ndjen fare per turq, sa kam njohur asnje sme ka pelqyer ne nivel personal.

Kjo puna e heqjes te tarifes te vizave me Turqine eshte vertet qesharake, ashtu sic eshte edhe Meta qesharak, sic eshte dhe qeveria qesharake. Te heqin vizat me vendet ku duan te shkojn shqipetaret, dhe nga kan perfitime , jo nga Turqia, nje vend qe vetem i japim, dhe as kemi interes te shkojme. Behet lajm a thua po punohet , po arrihet dicka, mjafton te fusim ne te nejten fjali fjalet vize, heqje, ulje tarifash per vize etj, dhe i hedhim pak hi syve popullit, ska gje se per cfar behet fjale.

pikerisht, nuk i rruhet njeriut per vizat ne kufi me Turqine prandaj pyetja eshte shume me vend

Une mendoj qe pa lidhje kjo vizite nuk eshte.

Neser supozohet qe parlamenti te ratifikoje shitjen e atdheut dhe ta beje zyrtare.

Pyetja qe ka bere Mahmuti eshte: "Ju kane detyruar apo po e beni vete?" Fjala ka vazhduar duke i siguruar nese ka ndonje shantazh apo "blackmail". Oferta qe eshte bere eshte qe 3 miljone ushtare te armatosur jane te gatshem te mbrojne agresionin!". Kjo u parapri dhe u pasua nga "te falat" prej İlker Başbuğut.

Shume interesante pyetja.

 

Kjo vizite nuk eshte aspak thjeshte per te hequr pagesat per vizat me Turqine. Kjo e fundit eshte luster per ti servirur dicka publikut. Turqia nuk ka kerkuar viza per shqipetaret me perpara, dmth ato qe jane kerkuar jane dhene ne aeroport dhe kane patur nje cmim te arsyesh ne forme takse, diku aty te i njejti nivel qe taksa per te kaluar kufirin ka me Maqedonin apo Malin e Zi. Nuk eshte thjeshte rastesi qe vizita e tij eshte bere ne nje te diel qe zyrtarisht eshte dite pushimi per administraten. Pra, ishte krejtesisht e paarsyeshme qe te vihet ne nje dite te diele per te nenshkruar nje marreveshje te tille nderkohe qe dicka e tille nuk ishte paralajmeruar nga Ministria e Jashtme apo kryeministria. Ne takim me te ishte edhe kryeministri Berisha, nderkohe qe kjo vizite ka qene e paparalajmeruar per te mos thene e paplanifikuar kohe me perpara. Kam plot arsye per te besuar se keto nuk jane thjeshte koincidenca por kane ne themel te tyre gjera me interesante per tu biseduar.

 

Mu duk paksa e cuditshme sesi kryeministri Berisha para dy ditesh ne Austri ne nje takim te titulluar "Bota ne 2025-en" kishte folur se evropa nuk eshte e plotesuar pa Turqine ne gjirin e saj. Te gjitha keto mardhenie "Muaj Mjalti" midis Turqise dhe Shqiperise padyshim qe kane referime, arsye dhe qellime shume me te medhaja se ato qe i pershkruhen publikut. Mendoj se te dyja keto ngjarje shume lehte mund te kene lidhje midis tyre, madje te ngushta.

Nuk del gje nga turku mer jahu joooo syte vetem nga perendimi se andej buron mireqenia jo nga turku qe do te na beje pjese te lojes qe ben me grekun.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).