Mbeshtesim hyrjen ne BE ?

Ku bazohen qeveritaret shqiptar kur thone vazhdimisht se shqiptaret jane mbi 90% dakort me hyrjen ne BE?

10 Komente

Vetem ndonje idiot(e) do te ishte kunder BE-se...

Ia mbeshtesim BE-se...

Tek anketimet e herepashereshme qe behen nga OJQ te ndryshme, por edhe nga fakti se nuk kemi degjuar deri me sot zera te fuqishem apo te zbehur qe te jene kundra ketij bashkimi. Nese do te beje pyetjen se pse 90% e shqipove duan te hyjne ne BE, atehere po te them se ata duan te hyne ne BE se keshtu mund te ikin ne menyre te ligjeshme nga Shqiperia. E nuk jane pak por 90%.  smiley

Cilat anketime konkretisht bereber? Na servir te pakten nje sondazh. Dhe qe mungojne zerat e fuqishem kunder BE-se ne Shqiperi eshte vetem tregues i nivelit pertoke te demokracise te brendeshme, sepse arsyet , dhe kauza eshte mese normale ne cdo vend te BE-se, nuk ka perse te mos jete edhe ne Shqiperi keshtu, perkundrazi, Shqiperia ka arsye me teper per te patur nje debat te shendoshe mbi BE-ne.

99% e shqipetareve qe jetojne ne shqiperi as qe ja kane haberin e te drejtave dhe detyrimeve qe duhen respektuar nese do te jesh ne BE. Por mbi 90% jane mese dakort per te hyre sepse duan te ikiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiin nga ky vend. Me shume se kaq nuk di te te them. Nese kjo qe them nuk te bind, organizoje nje anketim ketu tek PPU-ja dhe le te pergjigjen vetem ata qe kane flamurin shqipetar.

Une jam absolutisht kunder per aresye themelore dhe jetike!

Ore ne cfar studimi bazohen deklaratat politike, qe shqiptaret jan mbi 90 % pro hyrjes ne BE, kur e verteteta eshte qe shqiptaret mbi 90% nuk dine cfare eshte BE-ja.

Ne studimin qe del nje capacul i Gani Bobit ne rruge me 1000 formulare me nje pyetje brenda, "po, apo jo", dhe kush di te shkruaje, jep dhe pergjigjen. Per te mos thene qe ca here keto formulare i dorezohen "zyrtarisht" administrates shteterore qe ia shperndan nepunesve dhe ua mbledh ne fund te turnit.

Por, per medimin tim, per aresye levizjeje te lire, ekskluzivisht per kete, dhe me thelle nga mendjet intelektuale, me shpresen qe nje dite do trajtohemi si te barabarte me njerezit e tjeter te quajtur homo europianicus, them qe votojne PRO me shume se 90% e totalit te shqiptareve.

BE eshte kot fare.Me mire te kishim hyre ne SHBA

Besoj se eshte shume e thjeshte, Shqipetaret ne protestat anti-komuniste demonstruan per nje shqiperi si gjithe evropa, gjate gjithe kohes eshte folur per integrim nga partite politike, sidomos ato te medhajat. Ne baze te programit te tyre ka qene gjithnje ne krye te listes integrimi, sepaku qe pas vitit 2000. Ne zgjedhjet e fundit te dyja partite e medhaja ne vend, PD dhe PS kane bere fushat per te afruar vendin me BE-ne, per te liberalizuar vizat dhe per zhvillim te shqiperise si evropa. Nga ana tjeter fakti qe nuk ka kundershtim te hapur per kete proces eshte nje arsye tjeter per te bere te besosh se shqiperia don integrim ne BE. Megjithate, nuk ka sondazhe formale per te folur per shifra konkrete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).