Lajme qe s'jane lajme per PPU

Mund te sillni here pas here lajme te cilat jane lajme, po nuk perbejne lajm per Peshkun? smiley

Disa lajme, kryesisht te natyres pozitive, s'perbejne lajme per Peshku pa uje. P.sh. vizita e kryeministrit te Shqiperise ne Kosove ishte nje nga ato; nderkohe qe te gjithe mediat, te majta dhe te djathta, percollen ate dite kete vizite, takimin e dy kryeministrave shqiptare dhe marrveshjet e firmosura, per PPU ky s'perbente lajm. Lajmi i asaj dite ishte alarmimi i Rusise per deklaraten e Berishes per bashkimin e kombit.

Nje tjeter reast eshte ky lajm i dites se sotme.

 

Marreveshja me Turqine, hiqen pagesat per vizat

http://top-channel.tv/foto/lajme/meta-davutoglu.jpgTanime, nje shqiptar qe do te hyje ne Turqi, nuk do te te paguaje me 10 euro. Vizat qe merreshin ne kufi tani do te jene falas, ne saje te nje marreveshje te arritur mes dy Ministrive te Jashtme.

Vetem nje jave pasi ishin takuar ne Stamboll, Ilir Meta dhe Ahmed Davutoglu, u takuan serish ne Tirane per te ruajtur sic thane ata, ritmin e kontakteve te nivelit te larte politik, mes dy vendeve qe e konsiderojne veten miq te njeri-tjetrit.

"Si nje dhurate te bukur ne kete dite pushimi per te gjithe shtetasit shqiptar ne vendosem qe te hiqen te gjitha pagesat per vizat", u shpreh kryediplomati turk, Davutoglu.

Ndersa ministri i Jashtem shqiptar Ilir Meta vleresoi rendesine e kesaj marreveshje duke hequr sic tha ai jo vetem koston financiare por edhe barrieren psikologjike.

“Pagesa per vizat eshte jo vetem nje kosto financiare por mbi te gjitha edhe nje barriere psikologjike”, deklaroi Meta ne konferencen e perbashket per shtyp me homologun turk pas nenshkrimit te marreveshjes.

Marredheniet mes Shqiperise dhe Turqise u cilesuan te shkelqyera nga ministri Meta dhe te perkryera nga ministri Davutoglu. Marredheniet politike jane pasuar vitet e fundit nga marredheniet ekonomike. Sipas ministrit turk investimet turke ne Shqiperi nga 45 mln dollare para pese vjetesh, kane kapur tani rreth 1 mld dollare. Kurse vellimi i shkembimeve tregtare eshte rreth 350 mln dollare dhe pritet qe te rritet se shpejti nga marreveshja e tregtise se lire.

Me heqjen e pageses se vizes, Turqia desheron te mbetet destinacioni kryesor i pushimeve per shqiptaret. Bashkepunimi sipas ministrave do te vazhdoje ne lemin e diplomacise, ku diplomatet e rinj shqiptare do te trajnohen ne Ministrine e Jashtme turke. Te dy vendet mbeshtesin fuqimisht marreveshjen per kufirin mes Maqedonise dhe Kosoves, si element sigurie ne Ballkan. Do te vazhdoje bashkepunimi ne lemin e arsimit, transporteve dhe kultures.

I perzemert ishte edhe takimi me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe me kryeministrin Sali Berisha. Ministri i Jashtem turk kerkoi ndjese per kete vizite ne dite te diele, por kryeministri Berisha e siguroi ministrin Davutoglu se miqte jane te mirepritur ne çdo kohe.

Nderkohe njoftohet se ne muajin dhjetor  Shqiperine do ta vizitoje edhe presidenti turk, Abdullah Gyl.

Top Channel

5 Komente

Me heqjen e pageses se vizes, Turqia desheron te mbetet destinacioni kryesor i pushimeve per shqiptaret.

Me i fjalë mirëmëngjes o interes. Hiqet taksa e vizës që shqiptarët të vazhdojnë të derdhin lekët në turizmin turk. 

 

Ministri i Jashtem turk kerkoi ndjese per kete vizite ne dite te diele, por kryeministri Berisha e siguroi ministrin Davutoglu se miqte jane te mirepritur ne çdo kohe.

smiley  

Disa lajme, kryesisht te natyres pozitive, s'perbejne lajme per Peshku pa uje.

Edhe disa tipa, si puna e xhibit, i bien gjithmone me i vrim fyllit. 

 

Penar, qafshperzotin, cilat ishin "argumentat" sipas te cilave ky lajm (qe dhe mediat e Rames e kishin ne faqe te pare) s'perbente lajm peshkist? Apo fakti qe kjo u be te djelen? smiley

Edit: Bravo peshku qe e qite. smiley

Xhib,

Packa se personalisht e vleresoj cdo ndihme qe jepet keto kohet e fundit qe kam qene i zene po ma sjell ne maje te hundes me nenkuptimet qe leshon ne 90% te postimeve. S'eshte e nevojshme te shikosh teori konspirative pas cdo gjeje ne peshk keshtu qe ca me ngadale he.

Mos me bej te them edhe "faleminderit' edhe "na cave trapin" njekohesisht smiley

Ll.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).