Kundra ratifikimit nga parlamenti të marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufijve detare mes tyre

Nenshkruani peticionin ketu

Kundra ratifikimit nga parlamenti të marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufijve detare mes tyre
 
 
 
Published by Dielli on Oct 01, 2009
Category: Government
Region: Albania
Target: ujrat territoriale, dhurimi i 354.4km2 të bregdetit shqiptar, greqi, Shqipëri
Background (Preamble):
Për të mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë, duke MOS pranuar firmosjen e një dokumenti që cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor, Greqisë
Petition:
Drejtuar:
1. Presidentit te Republikës së Shqipërisë
2. Kuvendit të Republikës së Shqipërisë... Lexo më tutje
3. Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë
4. Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Për dijeni:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë
Kryetarit të Kuvendit
Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit
Byrosë së Kuvendit

Baza Ligjore:
Nenet 48 i Kushtetutës dhe neni 11 i Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Ne, shtetas t... Lexo më tutjeë Republikës së Shqipërisë, të indinjuar thellësisht nga projektligji që pritet të ratifikoje marrëveshjen ndërkombëtare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “për përcaktimin e kufijve detar midis dy vendeve”, kemi ndërmarrë këtë iniciativë qytetare për t’iu drejtuar kërkesa të caktuara nëpërmjet këtij peticioni.
Duke pasur parasysh, kritikat e mëdha që i janë bërë kësaj marrëveshjeje nga ekspertë të mirënjohur; mungesën e theksuar të transparencës përgjatë negocimit të kësaj marrëveshjeje dypalëshe; shpejtësinë e pashpjegueshme të procedurave administrative dhe parlamentare nëpër të cilën ka kaluar ky projektligj; mungesën e debatit në komisionin e ligjeve dhe kalimin e saj menjëherë për votim dhe për në seancë plenare; afrimin e frikshëm të datës së diskutimit dhe miratimit në seancë plenare; nenin 131 të Kushtetutës ku shprehet se kushtetutshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare mund të shikohet vetëm para ratifikimit të saj nga Kuvendi, e vlerësojmë tepër të rëndësishme përfshirjen e sa më shumë institucioneve kushtetuese në këtë lloj vendimmarrjeje në mënyrë që të respektohet integriteti territorial i Republikës sonë, sovratiteti i shtetit dhe Kushtetuta e tij.
Arsyeja e këtij peticioni është fakti që NE NUK JEMI TË BARABARTË NË KËTË MARRËVESHJE EDHE PSE E KEMI FIRMOSUR ATË.

UJDHESA OTHONOI është konsideruar si fillim për llogaritjen e DSH të Greqisë, si në drejtim të perëndimit ashtu dhe atë veriperëndimor, duke mos marrë parasysh veçoritë dhe kërkesat që jep UNCLOS. Kjo i ka dhëne një përparësi shumë të madhe Republikës së Greqisë, duke cënuar hapësirat ujore tradicionale të Shqipërisë.
Kështu, kërkojmë interesin më të madh për këtë çështje me përmasa kombëtare të institucioneve të cilave u drehtohet ky peticion. Në përputhje të plotë me nenin 134 të Kushtetutës pika 1, gërma “a”, “b”, “c”, “ç”; në përputhje me nenin 131 gërma “b” të Kushtetutës, nenit 49 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, kërkojmë nga:
1. Presidenti i Republikës, që të marrë të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me autoritetin, kompetencat dhe mundësitë që i njeh Kushtetuta dhe Ligji për të inicuar një gjykim kushtetues paraprak me qëllim që Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht për pajtueshmërinë e kësaj projektmarrëveshjeje me Kushtetutën;
2. Kuvendit të Republikës, që në përputhje me Kushtetutën dhe me Ligjin t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi kushtetutshmërinë e kësaj marrëveshjeje, duke pasur parasysh që kërkesa të vijë nga minimalisht 25 deputetë të këtij Kuvendi;
3. Kryeministrit të Republikës, që në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi këtë marrëveshje, mënyrë që të shtohet edhe një filter më shumë në këtë vendimarrje të rëndësishme dhe kjo nismë të përmbushë standartet e transparencës së funksionimit të administratës shtetërore në një shtet të së drejtës.... Lexo më tutje
4. Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që në përputhje me Kushtetutën të rakordojë punën me autoritetet e lartpërmendura për të inicuar sakaq një gjykim kushtetues paraprak mbi këtë çështje.
Gjithashtu kërkojmë vëmëndjen e veçantë e Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje; vëmëndjen e veçantë të Kryetarit të Kuvendit Znj. Jozefina Topalli, Konferencës së Kryetarëve dhe Byrosë së Kuvendit që të kenë parasysh kërkesen tonë në punën organizative, funksionale dhe administrative te institucionit, në planifikimin e kalendarit të punës dhe të votimit të projektligjeve.
Duke mbetur me shpresën e madhe se kërkesa jonë do merret parasysh ju urojmë punë të mbarë!

FIRMETARET:

9 Komente

A ka kush te me tregoje. Pse ku projektligj?

Une nuk di te kemi patur probleme te pazgjidhura territorriale me Greqine. Nese kemi patur (apo dolen se fundi), kush eshte argumentimi ligjor? 

Flmnd Tironso, gjithsesi ate punen e firmes nuk e kuptova.

Tani, me falni edhe nje here per injorancen po kam edhe dy pyetje te tjera:

- Greqia per sa kohe qe eshte ne gjendje lufte me Shqiperine, nuk njeh (te pakten teorikisht) sovranitetin e Shqiperise. Pse duhet ti rruhet shume qeverise tone per kufijte?

- C'te keqe kane kufijte e 1913's?

A ka llogarit gje njeri se sa do perfitoje Greqia monetarisht nga planet e ndertimit te naftesjellsjeve te projektuar qe mund te kalojne nga ky basen detar? (SouthStream-i i Ruseve, ose Nabucco i Perendimoreve)

patjeter qe do e firmos. ky esht skandal

Gjalle i kemi zogolljanet nga pozita dhe opozita.

Keni ndegjuar ndonje fjale nga opozita per kete marreveshje?

As mos ju shkoj ne mend. Njeri ka mik Karamanlisin, tjetri Papandreun.

Kutiat kemi hall a te hapen a mos hapen ,se sa per shitjen e bregdetit as i shkon mendja njeriu me ngrit zerin.

Shqiperia e shkrete prone e Zogut, Berishes, Rames me co.,

Te gjithe per te  qendruar  ne pushtet do ti shkulin noj cope.

Mallkimi i ketij  vendi dhe ketij populli i zante.

I vrafte zoti se robi ska c,fare i ban ketyre mostrave.

Po greket cfare thone mbi kete ceshtje.Mos thone dhe ata qe po na dhurojne kaq e aq km katre det. Ka mundesi dikush nga Greqia te na sjelle dicka?.

Une nuk e firmos. Marreveshja ka marre fund, eshte e perfunduar, fakti i kryer. Ka per t'u ratifikuar me 1000% nga parlamenti. Tradhetaret e kombit nuk kundershtohen apo perballen me nje "peticion"... ka vetem nje shperblim qe meritojne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).