Ku eshte gabimi?

U rrëmbye dhe dhunua për 11 vjet, sot pozon për “People”
Kjo është Jaycee Dugard, 29 vjecarja që u rrëmbye nga një person në Kalifroni në moshën 11 vjecare dhe u gjet muajin e kaluar. 29 vjecarja ka pozuar duke qeshur për të përjavshmen “People”. Vajza u rrëmbye në 19 Qershor të vitit 1991 ndërsa priste autobusin për të shkuar në shkollë në South Lake Tahoe, të El Dorado County, në Kalifornia. Në 18 vitet e fundit ajo ka jetuar në një barakë mbrapa shtëpisë së 58 vjecarit Phillip Garrido, 58 anni më të cilin ka patur 2 fëmijë.

lajmi vjen nga Balkanweb: http://bw.balkanweb.com/fotoAlbum/dritare.php?id=61&IDFoto=61 qe sot na sjell nje format te ri

===================================================================

ne fakt eshte histori shume makabre, te cilen po e ndiqja dje. Dhe nuk eshte se po "pozon", as eshte takuar me ata te people. Dhe fotoja eshte nxjerre me qellim te caktuar: http://www.youtube.com/watch?v=-R4QMNdI6io&feature=player_embedded

 

36 Komente

buzeqesh dhe gezon lirine, cte beje e gjora te qaje?

Jeta vazhdon,pamvaresisht tragjedise qe i ka ndodh,per mua hyn tek femrat me vullnet te forte.brravo i qofte.

Ku eshte gabimi.Mendoj se gabimi eshte tek ekstremi qe ka zgjedhur,pozimi.

Mund te kishte zgjedhur nje forme tjeter te jetuari,identitet te ri,shtet te ri dhe nje jete tjeter pa u ekspozuar,po nejse vendimi i saj,qe sido qe te jete nuk mund te quhet gabim.

ne fakt une e kisha per balkanweb:

thote 11 vjet, ne fakt jane 18. Gjithashtu i kane futur dhe nje fjale italisht smiley

 Gjithashtu thote Kalifroni...

Sa ve re ne ti mo smiley

zakonisht njerzit presin qe keta lloj individesh qe kan pasur nje histori tragjike kshu, duhet te perfundojne se qeni shume te traumatizuar dhe ne krize te pandaluar per gjithe pjesen tjeter te jetes qe i ka ngelur.....

bofffff, syndroma e stockholmit ka bere te veten.....mediat aktualisht bejne te veten ..... e mbse kjo do behet si Natacha Kampush qe i perdori mediat dhe historine e saje per qellime te tjera .....

Aha,nejse e thashe dhe une i gjo.

ohhhooooo dhe ne tu psikollogjis ktu smiley  u lodhem kot ...

ha vissuto segregata in una baracca dietro la casa

 

ajo ka jetuar në një barakë mbrapa shtëpisë

Sipas shqipove, ajo thjesht ka jetuar ne nje barake prapa shtepise, pastronte, lante, gatuante, rriste femijet... pulat, patat... Minimumi, pa hap fjalor per te gjetur ndonje fjale me "te madhe", duhej te kishin thene "ka jetuar e mbyllur, a e burgosur... "

pa permendur "aguzzino" - (persekutuesin, perdhunuesin) , qe del teper.

Mire qe s'i bejne dot lajmet keta tanet, por te pakten, t'i perkthejne tamam.

Po gafa bejne plot... "Kalifroni" thote ne rreshtin e pare. Pervec gafave ne perkthim qe i ke vene ne dukje, ka dhe gafa te tjera...

"Kaliforni" shkruhet me K, dhe vetem ne kete rast. Ndersa "South Lake Tahoe", apo vete emri i vajzes, ose i rrembyesit...

worse than I thought smiley

ca t'i themi, ta gezojne faqen e re...

 A ka perkthyes shqip-shqip te peshku te na perkthejne keto qe thote Balkanweb? 

Në 18 vitet e fundit ajo ka jetuar në një barakë mbrapa shtëpisë së 58 vjecarit Phillip Garrido, 58anni më të cilin ka patur 2 fëmijë.

Pergjigje :

Perkthyesi ka bere copy/paste pjesen qe do perkthente, e ka mballosur ne nje doc. word, dhe aty ka perkthyer persiper. Nderkohe, ka harruar te shuaje me nje apo dy butona (varet nga ia nis te fshish, ne kahun e qimeve apo ne ate te kundert), dhe perfundimi eshte siç e solle vete.

Shpresoj te keni ngelur te kenaqur. Nuk eshte çeshtje perkthimi, por thjesht fshirjeje. Kush harron te fshije, ia fshijne. Diten e mire.

Gabimi qe bejne keto lloj gazetash, nuk vjen nga injoranca.

Po te beni nje krahasim kur shkruan per Ed Pash Pezen, qe ka pushtuar Tiranen dhe kerkon te pushtoj Shqiperin, nuk do i gjeni keto gabime.

Pse?

Sepse keto gazeta tirazhni e tyre e bazojne  tek numeri qe i shkojne prapa Pashes. Lajmet e tjera jane per te mbushur faqet, nuk kane asnjefare rendesie.

Keto gazeta jane si " letra deknish". Kur emri eshte i njohur, e lexon te gjitha.

Ndalet lexuesi para gazetashitesit, e lexon "Bojkot", ah, kete e njoh kam punuar dikur me te, ne '96, po me kujtohet mire, dhe e lexon se ç'fare thote nekrologjia per z."Bojkot". Ne letren tjeter lexon "Dugard", jo kete se njoh, dhe nuk lodhet te vazhdoje me gjate.

Hurbi,

s'eshte vetem puna e c+p.

Fjalia ne origjinal

Negli ultimi 18 anni ha vissuto segregata in una baracca dietro la casa del suo aguzzino Phillip Garrido, 58 anni, da cui ha avuto due figlie

Perkthimi i ballkanweb-it:

Në 18 vitet e fundit ajo ka jetuar në një barakë mbrapa shtëpisë së 58 vjecarit Phillip Garrido, 58anni më të cilin ka patur 2 fëmijë.

Perkthimi im (shpejt e shpejt)

Ne 18 vitet e fundit, ajo ka jetuar e izoluar ne nje barake pas shtepise se perdhunuesit te saj, 58 vjecarit, Filip Garrido, prej te cili ka patur dy vajza.

Nese ajo eshte rrembyer nga ky njeri, logjikisht, me duket pak e zorshme qe ajo te kete pranuar me deshire te beje femije me te ( me te cilin ka patur dy femije). Femijet jane pasoje e perdhunimit.

pastaj, figlie-figli mbase ju ka shpetuar. smiley

Ketu ka ndodhur ajo qe ke thene ti dikur, shtremberim i logjikes se fjalise, prej se ciles shtremberohet krejt lajmi.

 

Ana edhe ti e ke perkthyer gabim, plus ke dhe gabim ne drejtshkrim.

PS: Varet kush te rremben! smiley :grin:

 

Kam gabim apo gabime ne drejtshkrim? smiley

M'i thuaj gabimet, se nxe shpejt une! smiley

p.s. Dipende, da che dipende? Da che punto guardi il mondo tutto dipende... smiley

 

Po ja, psh, aguzzino nuk perkthehet perdhunues. Mund ta perkthesh ashtu duke ditur qe ai e ka perdhunuar, po, por si fjale ka kuptim tjeter... burgoses, ai qe merr rob, qe kap rob, qe te mban rob.

Ose tjetra, drejtshkrimore, "prej te cili ka"... mungon nje "t" aty.

Te pershendes!

uups, me paska shpetuar "t-ja"...

per nje m, qe ti s'e ve,

fjala mik, behet ik... smiley

Per aguzzino, e kisha dhene nje shpjegim me lart. Megjithate, sipas etimologjise se fjales, jam dakord me ty.

pa permendur "aguzzino" - (persekutuesin, perdhunuesin) , qe del teper.

dhe duke iu pershtatur situates, zgjodha sinonimin qe m'u duk me i pershtatshem. Por mund te themi dhe xhelat.

S'e degjoj dot ate  me te cilen me ke pershendetur. smiley

Po thosha qe sot eshte bere problematike kjo puna e autoresise : te gjithe duan te jene autore (po, po, edhe une). Autore librash, autore fotosh, autore ngjarjesh, autore lajmesh, autore telebingoje, te gjithe, te gjithe. Nqs dikujt i kane masakruar nenen, babain, gruan shtatzane, 5 femijet nga 1 deri 8 vjeç, perseri ai do te shkoje ne nje TeleShow per te treguar si e priti lajmin, a i erdhi keq, a qau pernjehere apo ne gjysme te rruges, dhe ç'mendon te beje tani.

Nderkohe populli i perlotur kap telefonin dhe futet ne loje : une i ofroj atij burrit nje pune ne biznesin tim, une i ofroj nje shtepi, etj etj. Dhe fiton ai qe ofron me shume, atij i del emri ne TV, dhe pastaj populli e lakmon kete dhuruesin, e lakmon dhe e simpatizon, dhe i dergojne emaile, sms, letra falenderimi, pastaj ky i boton te gjitha keto dhe tregon ç'i thone njerezit ne rruge, si e priti i ati kur i biri dhuroi nje shtepi, etj etj, dhe pastaj e ftojne kete ne studio, etj. etj. etj. dhe historia perseritet ne pambarim. E keshtu oops ! urbi e torbi, askush ska vuajtur, e gjitha ka qene nje keqkuptim, vrasesi nxjerr nje liber best-seller "Une, qe  thera nja 12 vete", dhe bamberr-bumberr, e andejza-kendejza, e çu çu rrushja n'at sabahe...

Ana po fjalen segregata s'e ka google translation ndaj s'e ka perkthyer smiley

Irushe,

jam shkri me google translation kur perkthen "best regards" -  te fala... smiley

Po qe kesaj Hirushes nuk i kam bere nje dhurate, e dini ju ? Ja njecke, qe e kam shkruar dikur per ditelindjen time, kur ma festoi ndermarrja me karamele qe s'shtypeshin per qamet :

________

Zotëri, zotëri, ndala unë dikë në rrugë, mos dini gjë ku ndodhet nëna ime ? Zotëriu, një burrë tek të pesëdhjetat, fillimisht i trembur, u zhyt në mendime derisa një ide e beftë çau vetëtimë të shndriste sytë e tij : Eja me mua, më thotë ai dhe dora e tij bëri një lëvizje sikur po hapte derën e një makine. Vendose rripin e sigurimit, vazhdoi ai, do të kemi rrugë të gjatë. Pastaj ai ndezi makinën, i futi marshin dhe ja ku ishim nisur për rrugë. Nuk flisnim. Nga dritarja e makinës shihja plot njerëz të tjerë që na vështronin të habitur. Një buzëqeshje e lehtë binte mbi fytyrat e tyre sa herë që miku im shkelte gazin. Në një çast, ai ndali. Arritëm, më thotë ai duke hequr rripin imagjinar. Përpara nesh, një luginë e bukur. Shko dhe kërkoje, të gjitha nënat këtu janë. Pastaj ai u ul mbi një gur dhe zuri kokën me duar. Po binte mbrëmja.

__________

Mos me thuaj se nuk te pelqeu se te kam bere dhurate ballin e kazanit, degjove moj çupe ? Degjova, thuaj.

Ti veç te çmendur takon smiley Nderro qytet (ose fshat), mbase te ndryshon fati.

Do nderroj steic. Ja do me shikonjesh tine, kur te takonjesh ne rruge nje lypes qe do te te puthnjesh dorken e vockel.

OK, mbaruan perrallat per sot. Neser do kem ca perralla te tjera, me trena-kuçeder, me avione-kacadrena dhe me Fatbardh Pikaloshin. Kalofshi nje dite te bukur.

ps : iris, as falemnderit nuk me the.

Faleminderit eshte per perralle te bukur, jo te vijne ca fjale ty, shkruan nje paragraf e me vrap te ta kem per nder  smiley

 Shyqyr qe i mbarove per sot, mba fjalen! smiley

Lunder.

Franca dhe frengjishtja nuk e njeh trapin apo treperit. Andej nga Anglia, nuku di gje, kontinent tjater ai.

________

Iris, prapeseprape, nje falemnderit duhet ta kishe thene, jo per gje por siç e di dhe ti vete, dashuria mbahet gjalle (dhe madje rritet edhe me shume) nepermjet ketyre fjaleve te embla. Dhe quhet dashuri ne koherat e gripit te derrave.

Mire, doja te te thosha qe "tu nous l'as casse."

E me erdhi dita ! Paranteze them se jam ne fushen time .

Popull plot , radhe e madhe . Mulliri punon . Guri vertitet . Jam qe jam si mullis a nuk i mbaj me pralla ket milet sa te bluajne . Ja kjo po qe te pershtatet , ti rrish prane popullit tu i tregu pralla fasulore nen ritmin e Gurit Mullirit . Kjo po eshte fusha Jote  qe nuk bezdis njeri po vetem i kenaq smiley 

Une per vete nuk shoh asnje Gabim smiley

o idriz, po qe me kishte marre malli per ty, se je i sinqerte dhe kjo eshte gje e rralle.

ndersa ti gre, me ke habitur! s'gjete ndonje gje me te mire per t'u ankuar? sinqerisht, te shtypi shqiptar te bezdisin 'gabimet dhe harresat'? po ja psh, tek editoriali i para nja nje muaji tek monitori, shkruante redaktori, se nje njeri qe vdes i con dem vendit 1% te pbb-se (me duket se ishte 2%, por po tregohem e mire), prandaj qeveria duhet te parandalonte aksidentet automobilistike se ... po ta le matematiken ty. a ia shikon ti o gre gomarit veshet, apo i shikon gjarprit kembet? nejse, shpresoj te jesh mire me shendet njehere, e pastaj mire me pune, e pastaj mire me motin. pershendetje nga une.

trop,

pershendetje dhe ty. e di qe ka shume gjera te tjera per tu ankuar, po te djathtet nuk pranojne kritika, te majtet jane zhdukur, te mesmit jane bere me te djathtet, keshtu qe ngelet te merresh me shtypin (qe meqe ra llafi nuk eshte hera e pare qe e ngreme si shqetesim).

si tha ajo gruja, me kan perdhunu tre dite rresht. burri i ktheu pergjigje: po ti vetem dy dite ke qe s vjen en shpi. Ajo i kthehet: epo do iki dhe sot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).