Eshtrat e nene Terezes

A ka te drejte Shqiperia ti kerkoje Indise eshtrat e nene Terezes?

Dmth jo do kishim deshire ne apo jo, se dihet ajo, po duke pasur parasysh qe nene Tereza kaloi shumicen derrmuese te jetes se saj ne Indi, me vullnetin e saj, dhe ishte nenshtetase indiane, na  takon ti kerkojme eshtrat e saj, se pari moralisht, e me pas ligjerisht?

49 Komente

Kërkohet kthimi i Nënës Terezë

Kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar nga Qeveria e Indisë që eshtrat e Nënës Terezë të kthehen në Shqipëri. Ai ka pohuar se negociatat për këtë do të intensifikohen gjatë këtij viti. Mirëpo kancelari i Ipeshkvisë së Kishës Katolike në Kosovë, Don Shan Zefi, thotë se një gjë të tillë nuk do të lejonte populli i Indisë. Sipas tij, ajo që mund të kemi është ndonjë relikt i saj.

Pas kërkesës për kthim të eshtrave të Mbretit Zog të cilat janë të varrosura në Francë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka kërkuar që të kthehen edhe eshtrat e Nënës Terezë. Qeveria Berisha ka kërkuar nga India që eshtrat e Nënë Terezës të kthehen në atdhe, në gushtin e vitit të ardhshëm, pikërisht në kohën kur festohet 100-vjetori i lindjes së saj.

Ai ka thënë se për këtë çështje, shteti shqiptar ka filluar negociatat me Qeverinë e Indisë, vendin ku është e varrosur Nëna Terezë, dhe se “negociatat do të intensifikohen gjatë këtij viti”. Ky propozim i thënë nga kryeministri i Shqipërisë, për kancelarin e Ipeshkvisë së Kishës Katolike në Kosovë, Don Shan Zefin është i parealizueshëm. Ai thotë se përkundër dëshirës së madhe të shqiptarëve që të kenë trupin e Nënës Terezë në vendlindjen e saj, një gjë e tillë nuk do të lejohet nga Qeveria e Indisë.

“Tani për tani është hipotetike në kuptimin e së mundshmes. Është një procedurë shumë e madhe dhe tash për tash është e parealizueshme. Kjo është jashtëzakonisht e ndjeshme për popullin e Indisë. Sipas burimeve që kemi, India nuk do të lejonte një gjë të tillë kurrë. Në shqiptarët kemi të drejtë natyrore të kërkojmë një gjë të tillë, mirëpo kjo është një çështje jashtëzakonisht e ndërlikuar”, thotë për Express, Don Zefi. Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova do të mund të kërkonin ndonjë prej relikteve të saj. Ndonjë prej këtyre relikteve, në të ardhmen, mund të vendoset në Katedralen e Prishtinës, e cila është në ndërtim e sipër.

“Mund të bëhen përpjekjet e njerëzve kompetentë që në Katedralen e Prishtinës të sjellin ndonjë relikt të saj. Edhe për këtë duhet të bëhet një studim, se çka mund të kërkohet diçka prej relikteve të saj. Për këtë mund të bisedohet. Ne mund të kërkojmë diçka prej saj të sillet në Shqipëri edhe në Kosovë, sepse dashur e pa dashur ne kemi një gjak dhe një gjuhë”, thotë ai.

Pas vdekjes së Nënës Terezë, më 5 shtator 1997, Qeveria Indiane e nderoi me funeralin e Shtetit dhe trupi i saj u varros në Shtëpinë - Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt, varri i saj u bë vend shtegtimi e lutjeje për njerëz të besimeve të ndryshme, për të varfër e për të pasur, pa kurrfarë dallimi. Ndërsa eshtrat e nënës dhe motrës së saj prehen në Tiranë.

Biografia e Nënës Terezë
Lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Ishte më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, e cila u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze. Në moshën 18-vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", në Irlandë. Në Kalkutë arriti më 6 janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën St.Mary për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: "Vashë e Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza. Më 17 gusht të 1948-ës, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu, për të hyrë në botën e të varfërve. Mori shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Ajo vdiq më 5 shtator 1997, me ç’rast Qeveria e Indisë e nderoi me funeralin e Shtetit, në përfundim të të cilit trupi i saj u varros në Shtëpinë - Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Më 20 dhjetor 2002, Papa Gjon Pali II miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj.

Gazeta Express

 

Gjithashtu gjenden dhe disa artikuj ne anglisht ne internet, kryesisht nga mediat indiane, po dhe nga Associated Press p.sh. GSH gjithashtu ka nje artikull, qe momentalisht (i azhornuar) eshte pothuajse totalisht i bazuar tek ky artikulli indian, po kuptohet duke egzagjeruar ca gjera (meqe eshte Berisha qe kerkoi kthimin e eshtrave) dhe si gjithmone duke mos kredituar asnjehere burimin nga e marrin lajmin.

Ma ha mendja do kete me shume artikuj ne ditet ne vazhdim, te pakten ne mediat indiane.

Nje liber biografik per nene Terezen ne anglisht, mund ta lexoni dhe shkarkoni ketu.

Mother Teresa: A Biography (Greenwood Biographies)

http://i27.tinypic.com/11trfpz.jpg

 

 Lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. 

Pse ne Tirane??

Po trajtohet si relike.

Eshte shume interesante te shohesh, se si ai kopili ne krye te qeverise, partite, media dhe se fundmi dhe peshku bashke me gjibin, kane fillu te shqetesohen per te vdekurit.

Duhet te jete shume frytdhenese te merresh me eshtra, negociata e projekte eshtrash, sesa me ........me cfare xhanem , se spo di nga tja filloj.

si thote ajo konga : te vdekurit i ngjalle, te gjallet i vdiqe fare.

Edhe varret i kishin ngel Sales pa trazu.

O burra tani, projekti i madh kombetar i radhes eshte pinpongu me kockat e te vdekurve.

 

 

rradhen do e kete fevziu tash, me ba i emision per ket pune dhe analistoshat qe do na kthjellojne per ransine e ksaj nisme

I duhet daravit kallaballeku ktij pis mileti 

Ca parashikoni se do ndodhe me kerkesen, do kthehen eshtrat nga India apo jo, dhe nese po ku duhet te kthehen egzaktesisht?

 

Pse ne Tirane??

Po trajtohet si relike.

Mbase ngaqe kur lindi nene Tereza vendi ku lindi ishte akoma Shqiperi, nuk ishte aneksuar nga Maqedonia? Megjithate eshte e diskutueshme, po dhe shqiptaret e Maqedonise nuk mendoj se (nese do kishte rikthim te eshtrave) do preferonin Shkupin para Tiranes, pasi Shkupi momentalisht, por dhe indefinitivisht, eshte Maqedoni, nuk eshte me Shqiperi.

 

Bidrije, frustracioni i jetes se perditshme ne Shqperi shume here te ben te mos mendosh e shikosh pertej prapanices dhe kafshates se gojes. smiley Te drejte ke, se ato jane kryesoret, po ka dhe gjera te tjera qe ja vlen te diskutohen, aq me teper qe ato hallet e prapanices dhe kafshates nuk zgjidhen dot me diskutimet tona. smiley

Une ne kete rast thjesht shtrova nje pyetje per diskutim, keshtu qe qetesohu, se nuk me degjon mua as qeveria as opozita, qe ke frike se mos lene hallet tuaja ata dhe fillojne me diskutimet tona. Bile as qeveria dhe opozita e peshkut s'me degjon. smiley

Kurse jeta e perditshme ne amerike, pa frustracion, dhe ku nuk diskutohet per prapanicen dhe kafshaten, te ben te mendosh per vorret e  ???

ik e burre se na cmenet.

Qeverija ka 1 milion pune per te bere, kto shkojne merren me kocka.

Me duket sikur Sala po merr shembell te keq nga prijsi i maqedonise, qe po ben emer me patriotizma ndersa shkupi qelbet nga plehrat !

 Une kam lindur ne Tirane, kur te vdes nuk do te doja te me varrosnin ne Ballsh. ( Mos e merrni per ofendim qe them Ballsh, thjesht si orientim gjeografik) , pavaresisht se jane te dy qytete te Shqiperise. Keshtu e mendoj une, sidoqofte ajo jetoi dhe veproi shumicen e jetes ne Indi, dhe identitetin e saj si figure e botes e krijoi atje keshtu qe mendoj qe origjina e saj eshte mese mjaftueshem per te na bere te ndihemi krenar.

Jo nuk ka te drejte! Do te kishte te drejte nese mom Tereza do te kishte lene amanet per tu varos ne Shqipni. Mesa di une ajo ka kerkuar te varoset ne Indi dhe prane qendres bamirese ku sherbeu derisa ndroj jete. Por nese duhet te varoset ne nje vend tjeter, perpara Shqiperise e ka radhen Shkupi, vendi ku ka lindur.

Ky kreu yne, me mire te shohi gjerat e tjera dhe te mos merret me te nderuaren Nene Tereza. Ajo ne Indi e gjeti veten dhe sherbeu dhe atje donte dhe te prehej. Le te respektohet deshira e saj. Cdo njeri e vendos vete se ku do te prehet. Cfare do ky qe merr persiper zhvendosjen e eshtrave te saja? Ky eshte nje perdhunim i deshires se tjetrit. Apo pas vdekjes te bejme cfare te duam me ta? Lerini te vdekurit dhe merruni me te gjallet! Do te beje pike me te vdekurit. 

India: Eshtrat e Nënë Terezës në Tiranë? Kërkesa, turp !

 

 

Zyrtarë të lartë të qeversisë indiane, të Misionit bamirës si dhe akademikë e quajnë poshtërsi dhe të papërshtatshme kërkesën e qeverisë shqiptare. "Për sa kohë që ata ishin komunistë, nuk e pranuan Nënë Terezën. Ajo letër duhet hedhur në mbeturina" 

NJU DEHLI- India nuk fsheh indinjatën e saj të thellë dhe irritimin ndaj deklaratës së kryeminsitrit shqiptar Sali Berisha mbi kërkesën për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Tiranë.

Qeveria shqiptare ende nuk i ka bërë një kërkesë zyrtare Indisë por në një konferencë për shtyp, pak ditë më parë Berisha deklaroi se planifikonte që eshtrat e Nënë Tereyës të kthehen në atdhe në gushtin e ardhshëm, kohë që përkon dhe me 100 vjetorin e lindjes së saj.

Mediat indiane citojnë zyrtarë të lartë të qeversisë së këtij vende, zyrtarë të Misionit bamirës të Nënë Terezës si dhe intelektualë e akademikë të cilët e quajnë të pandershme dhe të papërshtatshme kërkesën e shqiptarëve.

Misioniari i misionit humanitar Nënë Tereza, prifti salesian Robin Gomes thotë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë për transferimin e eshtrave të Nënë Terezës në vendin e saj të lindjes dhe nuk mund të komentojë .

Por shton se Drejtuesit e urdhrit të Nënë Terezës, nuk do të ishin dakor për kërkesën e trasferimit të eshtrave jashtë varrit të saj, i cili është i vendosur në një dhomë në bodrumin e Shtëpisë së Nënë Terezës.
“Nuk do të ishte e ndershme të lëvizësh eshtrat nga ai vend” thotë Gomes duke shtuar se mengjithëse nobelistja është shqiptare, kërkesa nuk është e përshtatshme.

Ai gjithashtu vërejti se që kur Nënë Tereza ishte një shtetase indian, qeveria nuk do të pajtohej për kërkesën për transferim jashtë vendit.

Reagon dhe qeveria indiane. Në një deklaraëtë të publikuar të dielën shkruhet se ajo pritet të konsultohet përpara se qendra të marrë një vendim përfundimtar.

Motra Christie, zëdhënëse për Misionaret e Bamirësisë, nuk pranoi të komentojë duke thënë se askush nuk kishte rënë në kontakt me organizatën në lidhje me këtë çështje.

Sekretari i brendshëm në qeveri thotë “Është shumë e vështirë që Qendra t’i kërkojë së qeverisë së shtetit të dërgojë mbetjet në atë vend”

Intelektualët, në anën tjetër, reagojnë ashpër mbi një kërkesë të tillë nga qeveria shqiptare.

"Për sa kohë që ata ishin komunistë, nuk e pranuan Nënë Terezën. Tani ata vijnë me këtë kërkesë. Ajo letër duhet të hidhet në shportat e mbeturinave” tha Sunil Gangopadhyay, presidenti i Akademisë së Sahitya

Edhe regjisori Gautam Ghosh gjithashtu shprehu ndjenja irrimiti-  "Është poshtërsi. Nënë Tereza punoi gjithë jetën e saj në Kalkuta dhe ishte një shtetase indian. Si mund të pretendojnë ato tani.Është e çuditshme që kjo të jetë një kërkesë zyrtare, "tha ai.

Qeveria vendosi të kthejë në Shqipëri eshtrat e Mbretit Ahmet Zogu ndërsa premtoi kthimin e eshtrave dhe të Fan Nolit dhe Mit'hat Frashërit.
(BalkanWeb)

Mbase ngaqe kur lindi nene Tereza vendi ku lindi ishte akoma Shqiperi, nuk ishte aneksuar nga Maqedonia? Megjithate eshte e diskutueshme, po dhe shqiptaret e Maqedonise nuk mendoj se (nese do kishte rikthim te eshtrave) do preferonin Shkupin para Tiranes, pasi Shkupi momentalisht, por dhe indefinitivisht, eshte Maqedoni, nuk eshte me Shqiperi.

WTF?

Kur ka qene ndonjehere Shkupi Shqiperi o damblla?

Keto misionet e kthimit te eshtrave, jane shume donkishoteske. Mbase Berishes po i afron ora dhe do rehat per eshtrat e veta. Prandaj po ben keto zullume. Kam frike se ky qe kemi kryeminister do beje me shume zullume ne boten tjeter sesa ka bere ne kete bote.

 Ka lene gje amanet Gonxhja se ku donte te varrosej? Nuk kam degjuar ndonje gje te tille. Plus, ajo eshte larguar nemoshen 18 vjecare, dhe kur ka ardhur ne Shqiperi, nuk dinte as shqip. Tani, jo se ne do ngrihemi e te bejme si bejne shqiptaret gati gjithmone... gjejne nje personalitet, mburren sa te trajne capin me te, dhe per nje gje qe nuk u pelqen, i bien mohit direkt... Puna eshte, se ajo qe thashe me siper, ndoshta tregon qe nene Tereza ndoshta nuk ka dashur vete te kete te beje me kete vend. Fundi i fundit, me shume e kane deklaruar Papet e Romes qe ajo ishte shqiptare sesa ajo vete personalisht...

Fundi i fundit, me shume e kane deklaruar Papet e Romes qe ajo ishte shqiptare sesa ajo vete personalisht...

O zotrules, si ore nuk thenkesh nene Tereza qe ishte shqiptare?

By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus.

Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit.

Jo se meqe thoshte qe ishte shqipare dhe na takon te kerkojme eshtrat. Po mos kaloni dhe juve ne ekstreme fantashkencore tani, kot per sport.

Nuk thashe qe nuk e ka deklaruar, oj Gjibeshe... mos kalo ti ne ekstrem fantastikoshkencor kot... Lexoje dhe nje here ate qe kam shkruar me siper. 

Nese per Zogun jam gati i bindur qe do kete dashur te varrosej ne Shqiperi, per nene Terezen nuk kam asnje bindje. Fundi i fundit, mendoj se uk ka rendesi se ku varroset. Fundi i fundit, eshte figure shume e dashur per Indianet, dhe nuk do luftoja me ta per t'ua marre nese vete Gonxhja nuk e ka lene diku me amanet, ekspresimisht qe te varrosej ne Shqiperi, apo Shkup, apo ku t'i bjere, qofte dhe ne Irlande. 

Ja pra ca the me lart.

Puna eshte, se ajo qe thashe me siper, ndoshta tregon qe nene Tereza ndoshta nuk ka dashur vete te kete te beje me kete vend. Fundi i fundit, me shume e kane deklaruar Papet e Romes qe ajo ishte shqiptare sesa ajo vete personalisht...

Nga i qite ti keto perfundimet, apo me rregull tr(l)eshi?

Kete s'qendrojne, as qe nene Tereza s'ka dashur te kete te beje me Shqiperine, as qe s'ka deklaruar qe ishte shqiptare. Deklaratat dihen, po dhe perpjekjet e saj dihen, qofte dhe ne kohen e komunizmit. Ajo pervecse qe ishte shqiptare, se paku kishte ne Shqiperi nenen dhe motren. Si do mos deshte te kishte te bente me Shqiperine?!

 

P.S. Te replikova meqe kam degjuar dhe te tjere te shprehen si puna jote, me stil kaupelist, ndryshe s'do te replikoja, se ti e ben litar. smiley

Nje njeri, qe iken nga vendi i vet, ne moshen 18 vjecare; dhe qe me vone nuk di te flase gjuhen e vet, gjuhen e motres se vet apo nenes se vet; per mua 1 miljon perqind kjo dmth qe nuk do te kete te beje me vendin e vet! Dhe jo vetem kaq, po dhe ata "patriotet" e medhenj qe na bajne cythen dite per dite ketu ne peshk apo gjetiu, nese femijet e tyre nuk dine shqip, edhe ky eshte fakt i mjaftueshem per mua per te deklaruar publikisht qe keta njerez nuk duan te kene te bejne me Shqiperine. Pike dhe mbyllje.

Po eshtrat e Karl Geges, Aleksander Moisiut  e shqiptareve te tjere te famshem te varrosur jashter Shqiperise do t'i ktheje kryeministri?

Deri ne nje fare mase e kuptoj per ato te Mbretit Zog, sepse kishte qene amaneti i tij te varrosej ne Shqiperi.

Por eshtrat e Nene Terezes? Gjate periudhes se shenjterimit te saj u permend nje gje e tille apo jo? A ka nje testament apo nje dicka te shkruar ku ajo eshte shprehur per t'u varrosur ne Shqiperi, apo eshte nje deshire e kryeministrit?

Nqs ajo vete nuk ka lene ndonje amanet te varroset ne Shqiperi, ose diku tjeter, nuk shoh perse duhet sjelle ne Shqiperi.

Zotrules,

te jap te drejte per shqipen. edhe mua me duket nje arsye per te thene qe vendi nga i cili je larguar, nuk eshte paresor ne jeten tende.

P.S. Ku eshte komenti yt? E fshine?

 

 

 

 

    Vëllai i Nënë Terezës, kapiten i Mbretit Zog GRANIT ZELA

Në përvjetorin e Armës së Artilerisë, përherë kur bëhet “apeli” i nderit, krenarisë dhe dinjitetit, nuk mungon gjithashtu edhe një emër: emri i Kapitenit Lazar Bojaxhiu

Arma e Artilerisë së Ushtrisë Kombëtare Shqiptare ka një traditë të hershme. Përpjekjet e para lidhen me Shkollën e parë të Artilerisë që themeloi Ali Pashë Tepelena afër Janinës para dy shekujsh. Arma e Artilerisë pati në radhët e saj shumë emra të njohur dhe njëri ndër ta ishte dhe vëllai i Nënë Terezës, Lazar Bojaxhiu.

Lazar Bojaxhiu lindi më 24 gusht 1908 dhe në moshë të re iu akordua një bursë si jetim nga qeveria shqiptare e kohës, për të studiuar në Shkollën Ushtarake të Modenës. Dokumentacioni i gjetur në arkiva na tregon që Lazar Bojaxhiu ishte 20 vjeç kur veshi uniformën e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Ai u diplomua oficer në 26 maj 1928, tre muaj para se Shqipëria të shpallej mbretëri. Në vitin 1933, Lazar Bojaxhiu pati profesionin e artiljerit në komandën e parë pozicionale të artilerisë.

Sipas dokumentacionit të gjetu në Listat e Shkallëzimit të Oficerëve të Artilerisë së Mbretërisë në datë 21 janar (kallunder), 1933, Lazari ka qenë në shërbim të përhershëm ushtarak në Armën e Artilerisë. Në vitin 1933 ai ishte nëntoger, por të dhënat tregojnë se më pas do të shkonte deri në gradën “kapiten artilerie”

Në këtë periudhë e gjithë artileria shqiptare e Mbretërisë së Mbretit Zog kishte katër kapitenë të parë, 1 kapiten të dytë, 2 togerë, 23 nëntogerë si dhe 40 aspirantë. Gjeneralë të Ushtrisë Shqiptare në këtë periudhë ishin Xhemal Araniotasi, Gustav Von Myrdach dhe Leon De Ghilardi. Në total ushtria e Zogut kishte vetëm 617 ushtarakë të të gjitha gradave, ndërkohë që kapaciteti maksimal në ushtarakë me grada nuk shkonte më shumë se 900 vetë.

Më 1 shtator 1928, kur Zogu i Parë u shpall mbret, Lazari shërbeu si oficer i tij. Për këtë, ai i shkroi me krenari Nënë Terezës për t’ i thënë se po shërbente në ushtrinë e Mbretit të shqiptarëve. Nënë Tereza, duke shprehur përkushtimin e saj ndaj besimit, i shkroi duke iu përgjigjur se ndërsa ai po i shërbente mbretit të një popullsie dymilionëshe, ajo po i shërbente mbretit të të gjithë botës.

Kualifikime të shumta bënë të mundur që Kapiten Bojaxhiu, sikurse shumë të tjerë, të dërgohej të shërbente në ushtrinë italiane si oficer artilerie. Nuk deshi kurrë të hiqte dorë nga nënshtetësia shqiptare dhe kjo ndikoi në vendimin e tij për të hequr dorë nga ushtria. Në Shqipëri nuk mund të kthehej, sepse pas vendosjes së regjimit komunist, u ngrit padi ndaj tij si “tradhtar” dhe u dënua me vdekje.

Kapiten Bojaxhiu, gjatë vizitës së saj të parë në Romë, takoi Nënë Terezën, për herë të parë pas tridhjetë e një vjetësh. E bija e Lazarit, të cilën ai e quajti Age, kujton takimin e të atit me Nënë Terezën. “Babai dhe nëna flisnin pa pushim shqip”, - kujton ajo. “Halla tani ishte bërë e famshme, por babai e trajtonte si një motër të vogël. I bëri përshtypje që e pa ashtu të mplakur. Puna kishte lënë shenjat e veta. Ajo kishte kaluar një jetë me shumë lodhje dhe mundime”.

Nënë Tereza, tashmë me një jetë të shenjtëruar, kishte vajtur në Itali, me dëshirën për të takuar të ëmën dhe motrën që jetonin në Shqipëri, por që nuk u lejohej të dilnin jashtë vendit, pasi në Shqipëri kishte një regjim të egër komunist.

Aty kah fillimi i viteve ‘70, kohë kur Nënë Tereza mësoi për sëmundjen e nënës së saj, ajo i dendësoi përpjekjet për t’iu dhënë mundësia që të vizitonte vendin e saj. Shkoi të takonte atasheun e ambasadës shqiptare në Romë me shpresë që të paktën do të lejoheshin që e ëma dhe e motra të iknin nga Shqipëria. “Kur Nënë Tereza po dilte prej ambasade, - shkruan Dom Lush Gjergji në librin “Nënë Tereza Jonë”, - për herë të parë në jetë e pashë t’i shkonin lot nëpër faqe. U ndal, drejtoi sytë kah qielli dhe tha: “O Zot, unë e kuptoj dhe e pranoj këtë vuejtje për vedi, por shumë e vështirë ta pranoj dhe kuptoj për nënën, loken time, e cila në pleqëri të shtyeme nuk dëshiron asgjë tjetër përpos të na shohë edhe një herë”.

Përgjigjja që Nënë Tereza mori nga shteti shqiptar për kërkesën e saj, që t’u jepej të ëmës dhe motrës vizë për në Itali, ishte e prerë: “Drane dhe Age Bojaxhiu nuk janë në gjendje fizike të ndërmarrin një udhëtim jashtë shtetit”. “Gënjeshtër”, - kishte komentuar Lazari. “Sëmundja e vetme e nënës dhe Ages quhet vetmi dhe dëshpërim. Janë të varrosura për së gjalli”, - kishte thënë ai.

Pasi nuk pati sukses në ambasadë, Nënë Tereza nuk rreshti përpjekjet për të nxjerrë të ëmën dhe të motrën nga Shqipëria. Për këtë çështje, ajo kërkoi ndihmën e shumë personaliteteve botërore, si të J. F. Kennedy-t, President i SHBA-së, De Golit, President i Francës, Indira Gandit, Kryeministre e Indisë, por pa sukses. “Nuk mund të bëj gjë tjetër, vetëm se të lutem për ju”, - i shkruante të ëmës dhe të motrës Nënë Tereza, pasi pa se ëndrra e saj e kahershme për t’i takuar po shuhej.

Me babain e varrosur në Shkup, Lazarin që kishte mbetur në Itali, Nënë Terezën në Indi dhe Dranen dhe Agen në Shqipëri, familja e Bojaxhinjve e shpërndarë në katër shtete, jetonte si në një baladë tragjike, ku të gjallët e të vdekurit, duke dëgjuar thirrjen e gjakut, kërkojnë, por nuk munden të takojnë njëri-tjetrin.

Mirëpo kur gazetarët e shtypit botëror i bënin pyetje për familjen e saj, ndërkohë që shtypi shqiptar as që e përmendte asfare emrin e kësaj shenjtoreje të pashoqe, Nënë Tereza jepte gjithmonë përgjigje të prera, duke iu shmangur kësisoj çdo hollësie që kishte të bënte me familjen e saj, për të fshehur dhimbshëm misterin e një drame familjare, që mbeti pengu i përjetshëm i saj.

Kjo dramë lidhej me faktin se ajo, e mbetur jetime qysh në moshën tetëvjeçare, nuk mundi të shihte kurrë më nënën e motrën e vet, ngase ato jetonin në Shqipëri, vendin e vetëm në botë ku ateizmi ishte sanksionuar me kushtetutë dhe vendet e kultit ishin kthyer në muze, kinema, ndërsa klerikët persekutoheshin e burgoseshin. Nënë Tereza kishte frikën e tyre, pasi ajo e dinte fort mirë se ndërsa jetonin në Tiranë, ato mbaheshin nën mbikëqyrje, sepse ishin farefisi i Lazar Bojaxhiut, një refugjat në Itali, i dënuar me vdekje në mungesë nga shteti shqiptar, si dhe Gonxhe Bojaxhiut, një murgeshe e njohur në botë me emrin Nënë Tereza e Kalkutës.

E megjithatë, Nënë Tereza nuk shprehej kurrë publikisht për këtë, ashtu siç nuk komentonte vrasjen e të atit, për të cilin ajo deklaroi se “kishte vdekur papritur në moshën 46-vjeçare”, pasi kjo ngjarje kishte të bënte me rrethana politike, ndërkohë që ajo, duke qenë një besimtare e devotshme, nuk merrej kurrë me politikë.

Mirëpo Lazari, ish-ushtarak i ushtrisë së Mbretit Zog, kishte një natyrë krejt tjetër dhe në Stokholm, kur vajti për të shoqëruar Nënë Terezën për marrjen e çmimit “Nobel”, deklaroi përpara gazetarëve se vdekja e babait të tij kishte qenë “një helmim për arsye politike”, sepse babai i tij, Kolë Bojaxhiu, ishte një nacionalist”.

Kreu i familjes Bojaxhiu, Nikolla, ishte përzier me politikë dhe luftonte për të drejtat e popullit të Kosovës. Në vitin 1912, kur Shqipëria shpalli pavarësinë, në shtëpinë e tij, për të festuar këtë ngjarje, ishin edhe patriotët shqiptarë Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Sabri Qyteza. Ai ishte një sipërmarrës i suksesshëm ndërtimesh dhe gëzonte edhe përkrahjen morale të popullit.

Mbrëmjen e ceremonisë së “Nobelit” ai ishte gati të rrëfente për gazetarët se si ata nuk lejoheshin nga regjimi komunist shqiptar të shihnin nënën e motrën e tyre, por ishte bllokuar nga buzëqeshja e Nënë Terezës. “Dashunija, duhet ta keni gjithmonë parasysh, don me thanë mbi të gjitha me dijtë me falun”, - thoshte ajo.

Por, ato që nuk i tha atë mbrëmje, Lazar Bojaxhiu i tha vite më vonë për të treguar se motra e vogël, e përulur, ajo e cila u pati ardhur në ndihmë miliona të braktisurve, ajo që u ka dhënë dashuri dhe solidaritet aq njerëzve të dëshpëruar, u ndalua t’i qëndronte mbi krye të shtratit të vdekjes nënës së vet. Dhe ajo grua e gjorë vdiq e dëshpëruar, duke shtrënguar në kraharor një fotografi të njomur me lot.

Lazari e dinte se po hapte një plagë të pambyllur të Nënë Terezës dhe që do të mbyllej me vështirësi, ndërkohë qe vetë ajo kishte qenë gjithmonë e përmbajtur madje e ndrojtur për të folur për familjen e vet, pasi “ç’janë ankthet tona të vogla para tragjedisë së qenieve njerëzore, të cilët vdesin çdo ditë për bukë?”, por ai foli vetëm ngase njerëzit është mirë të zbulojnë e ta dinë “se si është vdekja në një vend komunist, në Shqipëri”.

Prej më se dhjetë vjetësh, Nënë Tereza nuk pati ndonjë letër prej tyre. Pas kësaj, më së fundi ajo mori vesh se ato jetonin në Tiranë, porse u lejohej të shkruanin vetëm një herë në muaj, megjithëse dihej se të gjitha letrat kalonin në duart e një censure shtetërore, e cila kontrollonte edhe hollësitë më të vogla. Biografë të shumtë të Nënë Terezës shkruajnë se ajo kishte një dëshirë të zjarrtë të vizitonte Shqipërinë, madje për këtë ajo fliste shpesh me miq të ngushtë të saj, por ky vend në mënyrë absurde ishte një tokë e ndaluar për të.

“Dranja dhe Agia jetonin në varfëri. Agia punonte si folëse te radio “Tirana”, por, menjëherë pasi regjimi nisi një nga shtrëngimet e kohëpaskohshme kundër “armiqve të shtetit socialist”, Agia u pushua nga puna. Ajo ishte i vetmi ngushëllim i së ëmës dhe nuk u martua për t’i ndenjur pranë asaj. “Age, ti je engjëlli mbrojtës i nënës sonë”, - i shkruante Nënë Tereza.

Kështu, Nënë Terezës i duhej të priste telegramin e datës 14 korrik 1972, ku i vëllai Lazar Bojaxhiu i shkruante si më poshtë: “Lutu për loken, që ndërroi jetë më 12 korrik”. Drane Bojaxhiu vdiq me dhimbje në zemër, që nuk arriti të shihte përsëri të birin e mbetur në Itali dhe vajzën misionare në Indi. Drania, bijës së vet, që nuk e shihte prej dyzet e pesë vjetësh, fotografinë e fundit ia dërgoi me këtë nënshkrim: “Gonxhe, të puth nanëlokja”. Agia vdiq një vit pas vdekjes së të ëmës, më 1973.

Herën e fundit që e kishte parë Lazarin, ai kishte qenë me uniformën e kapitenit të ushtrisë shqiptare.

Lazar Bojaxhiu vdiq në vitin 1981, në moshën 73-vjeçare, pa e parë më kurrë nënën dhe motrën e tij dhe u varros në Sicili. Në një letër të shkruar pas vdekjes së të vëllait, Nënë Tereza thoshte: “Tërë jetën e saj, nëna jonë pati ëndërruar që Lazari të kthehej në shtëpi. Djali i vetëm, të cilin ajo e donte më shumë se jetën, më së fundi është takuar me të”. Por jetët takohen në përjetësi. Në përvjetorin e Armës së Artilerisë, përherë kur bëhet “apeli” i nderit, krenarisë dhe dinjitetit, nuk mungon gjithashtu edhe një emër: emri i Kapitenit Lazar Bojaxhiu, vëllait të shenjtores Nënë Tereza.

29/08/2009  

 

Ky artikull jep sa eshte nene Tereza Shqiptare.

Shume prekes ky artikull Lumdrin. Flm per prurjen. smiley

P.S. Here tjeter sillni dhe lidhjen nga i merrni artikujt, ose se paku emrin e medias. Mbse e qit peshku si artikull me vete, apo s'perben lajm ky artikull per kete Bojaxhi, vetem per ate Bojaxhiun qe dha doreheqje perbejne lajm artikujt? smiley

 

Gjeja tjeter qe s'permenda ne ate argumentin e zeterelese qe medemek nene Terezes si plaste fort per Shqiperine apo te qenit shqiptare, eshte ajo qe eshte common sense, po nganjehere duhet theksuar gjithsesi. Nene Tereza ishte nje murgeshe, nuk duhet harruar kjo.

Thelbi i te qenit murgeshe eshte ti vesh vizen botes materiale, familjes e gjithshka qe ke dhe te merresh me punet e Zotit, kauza etj. Per mua ky koncept eshte absurd dhe i papranueshem, sidomos venia vize familjes (prinderit, e motrat e vellezerit, po dhe familjes qe mund te krijosh duke u lidhur me dike).

Po pavaresisht opinioneve tona per te qenurit murgeshe, ajo pra ishte nje murgeshe, iku qe adoleshente nga familja dhe shkoi ne nje vend komplet te panjohur, por dhe te larget (sidomos duke llogaritur levizjet atehere pertej oqeanit), la gjithshka qe kishte e dinte dhe ju perkushtua dickaje tjeter.

Pra kur e vleresojme apo gjykojme se sa patriote apo shqitare ishte, nuk duhet harruar ky kontekst. E megjithate dhe si murgeshe ajo ka bere dhe shprehur plot afeksionin per shqiptarizmen.

Sipas meje i vetmi argument i vlevshem per ti sjellur eshtrat ne Tirane eshte,qe te prehet prane nanes se vet 

Po me bejne mua syte tek a cift, apo po hiqen e po vihen perseri komentet ketu?

Zotrules, sa dua t'i pergjigjem nje komenti qe ke bere del e shkruar se nuk ekziston, kur fesht e shoh perseri.

Cik shpejt per ndonje teke...smiley

E ku ka më mirë sa të varrosesh përanë nënës e sidomos Nënë tereza të cilës dashuria ju privua nga regjimi kriminal komunist.

 Irvo, 

i korigjim te vogel, nuk ishte regjim komunist por regjim enveristo-alist. Po gjithsesi edhe enveristet ndryshojne; ne fakt mbase nuk ndryshojne, thjesht duan te perdorin sot ate qe nuk perdoren dot dje smiley

Lum si na qe po na serviret ideja e nje hajmalie kombetare..

 

40 personalitetet që nuk prehen në Shqipëri

Kryeministri Sali Berisha premtoi dy ditë më parë që qeveria e tij do të kthejë në atdhe eshtrat e mbretit Ahmet Zogu. Ky premtim i kryeministrit edhe pse i vonuar duhet përshëndetur, dhe qeveria shqiptare nuk duhet të mjaftohet vetëm me kthimin e eshtrave të Zogut në atdhe, por edhe të personaliteteve të tjera që prehen jashtë Shqipërisë. Janë plot dyzet nga figurat më të shquara të Shqipërisë që jetuan në kohëra të ndryshme, banesën e tyre të fundit e kanë jashtë vendit. Madje, katër nga krerët më të mëdhenj që kanë drejtuar Shqipërinë, si mbreti i Ilirisë, Genti, "Heroi ynë Kombëtar", Skënderbeu, Pashai i Janinës dhe mbreti i Shqipërisë, Zogu I, nuk i kanë eshtrat në Shqipëri. Por kësaj liste i shtohen edhe personalitete si Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Ernest Koliqi, Vaso Pasha, Halim Xhelo, Aleksandër Moisiu, Martin Camaj etj, të cilët edhe pse dhanë kontribut të çmuar për Shqipërinë, u prehën në dhe të huaj, shpeshherë duke lënë edhe amanetin që trupin e tyre ta varrosnin atje ku kishin lindur.

Varret që mbetën pa atdhe
Mbreti i Ilirisë gjatë Luftës së Tretë Iliro-Romake, i cili drejtoi luftën kundër Perandorisë më të madhe të asaj kohe, Romës, nuk mundi dot t'i bëjë ballë ushtrisë më të madhe të asaj kohe. Ai iu dorëzua legjioneve romake, së bashku me familjen e tij, me qëllim që këto të mos kryenin masakra ndaj popullsisë vendase. Mbreti Gent, vdiq në vitin 146 para erës sonë dhe u varros në Gubbio, afër Peruxhias në Itali. Por nëse varri i mbretit Gent, në Itali, është i paprekur dhe eshtrat e tij ndodhen aty, ai i heroit tonë në qytetin e Lezhës është bosh. Sipas historianëve, eshtrat e "Heroit tonë Kombëtar", nuk ndodhen më në varrin e tij. Pasi sipas historianëve, në vitin 1478, kur forcat osmane arritën të pushtonin të gjithë qytetet shqiptare, ato arritën të gjenin varrin e Skënderbeut. Pasi e hapën, ushtarakët më të lartë turq morën eshtrat e "Heroit tonë Kombëtar", për t'i përdorur si hajmali për të qenë më të fortë dhe më trima në luftë, ashtu siç kishte qenë edhe prijësi i arbëreshëve për afro 25 vjet me radhë. Por nëse të gjithë njerëzit kanë një varr, ka nga ata që mund të kenë edhe dy.

Personalitetet me dy varre
Pashai i Janinës, Ali pashë Tepelena, dhe themeluesi i Tiranës, Sulejman pashë Bargjini, janë dy nga figurat e historisë së popullit tonë që kanë dy varre. Sulejman Pasha, sipas historianëve, duke qenë shumë i dashuruar me vendet arabe, la si amanet para se të vdiste që trupi t'i varrosej në Tiranë aty ku sot ndodhet monumenti i tij, ndërsa zemra në Bagdadin e largët, në Irak. Por nëse Sulejman Pasha e kishte lënë me amanet që të varrosej në dy vende, Pasha i Janinës nuk e kishte kërkuar vetë një gjë të tillë. Ai pasi arriti të bënte zap gjithë Shqipërinë e Jugut nën emërtimin Pashallëku i Janinës, solli tek Porta e Lartë një pështjellim të madh. Për këtë arsye ndaj tij u vendos e gjithë ushtria osmane. Në këto kushte Ali Pasha nuk mundi të qëndronte gjatë. I mashtruar edhe nga njerëzit e vet, që ishin vënë në shërbim Hurshid Pashës dhe që i premtuan se do të falej, Aliu ra në kurthin e kryekomandantit osman. Ky e siguroi se sulltani kishte nxjerrë fermanin e faljes, i cili nuk mund të zbatohej para se ai të tërhiqej në ishullin e liqenit dhe të dorëzonte fortesën e fundit, ku po vazhdonte qëndresën i vetmuar. Por në të vërtetë nuk ndodhi kështu, pasi më 5 shkurt 1822, Ali pashë Tepelena u vra me armë në dorë në manastirin e Shën Pandelemonit, në ishullin e liqenit të Janinës. Koka e tij u ekspozua në Stamboll tek sulltani, ndërsa trupin e varrosën në Janinë, që atëbotë ishte territor shqiptar. Një dervish kokën e Aliut e varrosi pranë të bijve me këtë mbishkrim, "Këtu është varrosur koka e të famshmit Ali pashë Tepelena, ish-qeveritar i Janinës, i cili për më tepër se 30 vjet qeverisi i pavarur në Shqipëri".

Amanetet
Por një fat të keq ka pasur edhe mbreti i fundit i shqiptarëve, mbreti Zog I. Ai u detyrua të largohet nga Shqipëria, pas pushtimit të vendit nga Italia në prill të vitit 1939. Mbreti i shqiptarëve vdiq në Paris, Francë, në vitin 1961. Me gjithë amanetin e tij, ai nuk mundi të varroset në Shqipëri, pasi vendi në atë kohë udhëhiqej nga diktatura komuniste. Por edhe pse Shqipëria ka 15 vjet që ka dalë nga regjimi i egër komunist, amaneti i mbretit Zog nuk është vendosur në vend. Kohët e fundit është bërë një kërkesë për kthimin e eshtrave të mbretit Zog në Shqipëri dhe përmbushjen e amanetit të tij. Amaneti i diplomatit dhe shkrimtarit të shquar Faik Konicës, që vdiq në Amerikë në vitin 1942, u përmbush vetëm pas 63 vitesh, në vitin 1995. Miku i tij i ngushtë Fan Noli u mundua menjëherë pas vdekjes së Konicës që trupi i tij të kthehej në atdhe, duke e mbajtur atë për 6 vjet në morg, por nuk arriti ta realizojë dot. Por të varrosur në dhe të huaj janë edhe shumë nga rilindësit tanë si dhe politikanë të njohur të viteve '40, të cilët u detyruan të emigrojnë pas vendosjes së regjimit komunist në vend.

Lista e figurave që u janë kthyer eshtrat

1. Ismail Qemali, 1932
2. Naim Frashëri, 1976
3. Sami Frashëri, 1976
4. Abdyl Frashëri, 1976
5. Asdreni, 1970
6. Hasan Prishtina, 1977
7. Faik Konica, 1995
8. Aleksandër Kondo, 2005

Kërkesa për kthimin e eshtrave të mbretit Zog

Një grup prej 43 deputetësh, ka kërkuar në vitin 2003 kthimin e eshtrave të mbreti Zog, në Shqipëri. Ata hartuan një projektligj për dhënien e një statusi të veçantë familjes mbretërore. Sipas kërkesës së deputetëve, eshtrat e mbretit Zog duhen të kthehen në atdhe dhe të prehen me nderime në vendin ku ka qenë e varrosur Nëna Mbretëreshë, në Parkun Kombëtar të Tiranës. Por vetëm pas gjashtë vitesh qeveria shqiptare është kujtuar për kthimin e eshtrave.

Berisha: Eshtrat e Mbretit Zog do të kthehen në atdhe

Eshtrat e mbretit Ahmet Zogu do të prehen në Shqipëri. Këtë e bëri para dy ditësh të ditur kryeministri Sali Berisha, i cili theksoi se do të krijojë një komision qeveritar shtetëror për rikthimin në Shqipëri të eshtrave. “Qeveria shqiptare merr këtë vendim duke njohur Ahmet Zogun kryeministër, president dhe më vonë mbret të shqiptarëve, si arkitektin e shtetit modern shqiptar. Si njërin prej personaliteteve më të mëdha e më të shquara, me kontributin më madhor në historinë e kombit shqiptar”, tha Berisha. Sipas tij, vitet përpara se Zogu të zgjidhej kryeministër, President dhe më pas të kurorëzohej mbret i shqiptarëve janë karakterizuar nga një veprimtari patriotike, e zjarrtë e tij që nga pavarësia deri në momentin e zgjedhjes. Më tej, Berisha shtoi se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet që personalitetet e mëdha të kombit të prehen në vendin e tyre.

Lista

1. Mbreti Gent, mbreti i Ilirisë në vitin 171-167. Varri në Peruxhia, Itali, vdiq më 146 p.e.s

2. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, prijësi i shqiptarëve për 25 vjet, varri në Lezhë, vdiq më 1468, eshtrat u marrë nga turqit si hajmali

3. Sulejman pashë Ballgjini, themeluesi i Tiranës, 1614, varri në Tiranë, zemra në Bagdad, Irak

4. Ali pashë Tepelena, Pashai i pashallëkut të Janinës për 31 vjet. Trupi i varrosur në Janinë, në vitin 1822, koka në Stamboll

5. Hoxha Tasin, rilindës shqiptar, varri në Stamboll, Turqi

6. Eqerem bej Vlora, ministër në Perandorinë Osmane, varri në Vjenë, Austri

7. Fan Noli, politikan, shkrimtar dhe klerikë, varri në Boston, SHBA, vdiq më 1965

8. Ahmet Zogu, mbret i shqiptarëve për 11 vjet, varri në Paris, Francë, vdiq më vitin 1961

9. Luigj Gurakuqi, atdhetar dhe pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë 1912, varri në Bari, Itali, vdiq më 1925

10. Vaso Pasha, rilindës shqiptar, varri në Liban, vdiq më 1892

11. Mit'hat Frashëri, kreu i Ballit Kombëtar, varri në Neë York, SHBA, vdiq në vitin 1949

12. Branko Merxhani, publicist i njohur i viteve '30, varri në Turqi, vdiq në vitin 1981

13. Ernest Koliqi, shkrimtar, ministër në qeverinë fashiste, varri në Itali, vdiq në vitin 1975
14. A.Z.çajupi, shkrimtar rilindës, varri në Kajro, Egjipt, vdiq në vitin 1930

15. Halim Xhelo, atdhetar, pjesëmarrës në Luftën e Spanjës, varri në Spanjë

16. Xhafer Deva, ministër i Brendshëm gjatë pushtimit gjerman, varri në Kaliforni, SHBA, vdiq në vitin 1978

17. Mehdi Frashëri, politikan dhe atdhetar i njohur, varri në Itali

18. Tajar Zavalani, gazetar i BBC-së, publicist i njohur, varri në Amerikë, vdiq në vitin 1976

19. Imzot Nikollë Kaçori, klerik, pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë, zv/kryeministër, varri në Vjenë, Austri, vdiq në vitin 1917

20. Rexhep Mitrovica, kryeministër i qeverisë kuislinge në Shqipëri, varri në Itali, vdiq në vitin 1967

21. Aleksandër Moisiu, aktor i njohur i viteve '30, varri në Itali, vdiq në vitin 1935

22. Hasan Dosti, ministër në qeverinë kuislinge, varri në Los Angelos, SHBA, vdiq në vitin 1958

23. Ali Këlcyra, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri Itali

24. Patër Anton Arapi, ministër në qeverinë kuislinge, varri në Itali

25. Koço Muka, ministër në qeverinë kuislinge, varri në Aleksandri, Egjipt, vdiq në vitin 1947

26. Ago Agaj, ministër në qeverinë kuislinge, varri në SHBA

27. Preng Previzi, ministër i qeverisë kuislinge, varri në Belgjikë, vdiq në vitin 1977

28. Vangjel Koça, publicist i njohur në vitet '30, varri në Greqi

29. Naum Veqilharxhi, rilindës, varri në Rumani, vdiq në vitin 1846

30. Qemal Jusufati, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri në Itali

31. Ragip Frashëri, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri në Stamboll, Turqi

32. Ali Kelmendi, një nga drejtuesit komunist të viteve '30, varri në Francë, vdiq në vitin 1939

33. Martin Camaj, shkrimtar i njohur, varri në Munih, Gjermani, vdiq në vitin 1992

34. Mustafa Kruja, ministër i qeverisë kuislinge, vdiq në Niagara, Falls, SHBA, më 27 dhjetor 1958

35. Xhemal Aranitasi, komandant i Mbrojtjes në Mbretërinë Shqiptare, varri në Turqi, vdiq në vitin 1961

36.Salih Myftija, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri në Turqi

37. Abaz Ermenji, kryetari Ballit Kombëtar, varri në Paris, Francë, vdiq në vitin 2003

38. Filip Shiroka, poet dhe prozator i njohur shkodran, varri në Bejrut, Liban, vdiq në vitin 1935

39.Vasil Andoni, sekretar i kabinetit i qeverisë kuislinge, varri Itali

40. Abaz Kupi, atdhetar nacionalist, varri në SHBA,
vdiq në vitin 1976

Tirana Observer

Lista e figurave që u janë kthyer eshtrat

1. Ismail Qemali, 1932
2. Naim Frashëri, 1976
3. Sami Frashëri, 1976
4. Abdyl Frashëri, 1976

5. Asdreni, 1970
6. Hasan Prishtina, 1977
7. Faik Konica, 1995
8. Aleksandër Kondo, 2005

Nje saktesim; eshtrat e Naim Frasherit jane sjelle ne kohen e Zogut, 1937.

Persa i perket Sami Frasherit, prehet akoma ne Stamboll, sepse pala turke nuk ka dashur t'i dorezoje duke e konsideruar nje figure qe ka bere sh edhe per kulturen turke.

Viti 1976 them se eshte i sakte vetem per eshtrat e Abdyl Frasherit.

 

Persa i perket ceshtjes se Nene Terezes, nuk e di, po me vijne nder mend armet e Skenderbeut ne Vjene... them se jane sh mire aty ku jane.

 

Sadik Premten(XHEPI) pse nuk e ke cuar ti ore i tirana observer. Varri ne France.

Nejse India i tha jo qeverris shqiptare.

Une them qe ne ti bijme Indise

Si spo na e jepkan neve ata?

Te pakten nje kembe apo vetem nje dore mund te na e jepnin, te shkonin robt per te lene 2000 leksha te varri.

 

Sidoqofte e gjitha kjo mesele eshte teresisht idiote.

si me i ra?

Me e sulmu atë shtet nji miljardsh njerzish.

Ba katastrof.

shaka kjo

Nje kerkese idiotesisht idiote nga qeveria shqiptare. Te kthehen eshtrat e Nene Terezes ne Tirane, e perse se keshtu iu tek nje dite me diell apo pa S.B.?!

Nene Tereza e Kalkutes, vini re e Kalkutes, sigurisht qe eshte shqiptare, por vepren e saj te jetes e kreu ne Indi, Kalkute... U lind shqiptare por eshte nderi dhe lavdia e Indise dhe me kete ne nuk kemi te drejte te kerkojme qofte edhe eshtrat e saj... Ashtu sic nuk na i lane Turqit eshtrat e Samiut, qe eshte nje nga gurthemelet e kultures turke, (ka hartuar te parin fjalor enciklopedik ne gjashte vellime ne gjuhen moderne turke), ashtu edhe Mother Teresa of Calcuta eshte nje nga gurthemelet shpirterore te Indise...

Dhe raste te tilla ka plot:

Eshte si te kerkosh eshtrat e John Belushit...

te Karl Geges...

te dinastise mbreterore te Egjiptit... (me origjine shqiptare)

te Aleksander Moisiut...

e shume raste te tjera qe s'me vine ndermend...

A nuk ka problemem me jetike se kthimi i ca kockave?! Apo shperqendrojme vemendjen kotnasikoti?

Pastaj Zogu (sigurisht ka merita plot) por erdhi ne fuqi me ndihmen e serbeve, fali toke shqiptare per kete dhe ne fund zbrazi edhe arken e shtetit (te popullit te vete) dhe iku me bisht nder shale ne kohen qe duhet te bente qofte edhe nje rezistence sa per vitrine kunder pushtuesve italiane...

Po te na dale mbreti Zog figure kaq e shquar, ne te kunderten Ligj Gurakuqin, Hasan Prishtinen, Bajram Currin, Avni Rustemin duhet t'i shpallim tradhetare, te cilet i eliminoi fizikisht ky i ashtuquajtur mbret i shquar?

A nuk jane keto akuza pengese per te moskthyer keto eshtra te "hidhura" ne Atdhe?

Mendoj se cmenduria e nje kombi fillon atehere kur nderon me shume amoralitetin se virtytin dhe kjo gje ne Shqiperi nuk e ka zanafillen nga e sotmja as nga e kaluara por ne mendesine tone klanore, farefisnore, feuodale...

Plotesisht dakort me ju anvlo11. Nene Tereza i perket popullit Indian, ndersa Ahmet Zogu vetem pasardhesve te tij biologjik.

NENE TERZA i perket te gjithe popujve sepse eshte njeri i shenjte dhe mbajtese e Nobelit per paqe.A Zogu i perket shiptareve se ishte mbret i shqiptareve i njohur ligjerisht dhe nga fuqite e medha nderkombetare themelues i shtetit te vertete shqiptar.E Hoxhe i perket ferrit si njeriu qe beri genocid mbi popullin e vet ,njeriu qe u be kasapi i popullit te tij,njeriu qe vrau popullin e vet me shume se fashzmi italian e nazizmi gjrman sebashku.

 Po si nuk le nje koment pa permendur Enverin o i ngrate? Po cfare njeriu je ti mer qe nuk ke asnje lloj mendimi? 

PS: po te shkruaj vetem e vetem per te te vene ne dijeni qe je specie qe po te studioj.

Na e shpjego nje cike edhe ne te tjereve ate studimin tend per speciet, eshte sipas darvinizmit apo....

Sipas Darvinizmit? Krijimit? C'rendesi ka? Po bej nje vezhgim, vezhgimi behet me sy, jo me Darvina e Kreacione... Vezhgimi dhe interpretimi jane koncepte krejt te ndryshem. Pra, per momentin do kufizohem thjesht ne vezhgim. Nuk kam pare kurre nje specie, egzistenca dhe veprimtaria cerebrale e se ciles te vertitet vetem rreth nje pike: "Rroft Saliu - posht Enveri!", i am amazed, i am stunned, whatever this is, it is a wonder, it is a miracle... edhe amebat kryejne me shume funksione, edhe paramecet... po kjo specia ketu me ngjan me nje spor qe gezon privilegjin e gjuhes.

Nene Tereza eshte e madhe,sepse kishte nje veti shume te rralle qe ne shqiptaret nuk e kemi,ishte pra UMILE,ky virtyt i rralle i te medhenjve,nuk na perket ne dhe nuk na ndryshon aspak si popull,panvaresisht se i sjellin eshtrat e saj ose jo;nqs vjen, mirsetvi ne token meme!

LE TE MESOJME PREJ SAJ!

Vetia negative Nr. 1 qe kemi si popull: KAPADAILLEKU!

ps. dhe ne kete kuader, xhen: ne nuk jemi mendjemedhenj; ne jemi fodulle.

Le ta heqin ate bustin a Saj nga atje ku e kane vene e bejne shurren studentet, e pasi ta vene ne krye te sheshit qe mban emrin e nderuar, me pas kodoshat e politikes shqiptare kane te drejte te kerkojne dicka.

Por duhet te kuptojne qe Ajo eshte dishepull i paqes, i meshires dhe ne fund perfaqesuese e katolicizmit tolerant. Nese do te na njehesonte dicka me te, do te kishim edhe respektin e te tjereve, e nuk do te percaktoheshim si vendi i lindjes se saj, por vendi qe lind te tille njerez.

nji nga zakonet autentike shqiptare, eshte respekti i modh per te vdekmin, per mortin apapapa

ne te duam aq shume pas vdekjes sa sbohet mo.

para vdekjes, hesap tjeter pastaj smiley

 

vdis, pa te te dua! smiley

sh ane patetike, kjo.

po, rrofsh per sintezen.

E di qe ska lidhje me temen, se ne fakt nuk eshte se e duan me shume per se vdekuri, eshte thjesht nje nga saltot e palacos kopilit qe kemi k.minister.

por reagimi i robve me teper i pershtatet asaj thenie.

Dhe qe e kemi zakon , e kemi , eshte e pamohueshme.

 bedrije, 

Kur e pret rivlersimin e figures se Enverit nga Saliu ti? Kshu haptazi dmth, me pompozitet qe mund te makinacioj vetem Birishi?

nenvleresimin e kishe llafin ?

se me duket qe ai e ka vleresuar dhe mbivleresuar gjithe kohes.

jepi nje sy terminologjise saliste, sme duket sikur enveri me emer permendet shume por nderkohe permendet, diktatura, sistemi, komunizmi, mbetjet komuniste, komuniste, etj etj   smiley

Enverit si figure mua me duket se Sala i rri larg, atij dhe te gjithe subjekteve 'nominale' , gjithe faji pastaj rrotullohet rreth sistemit, diktatures hmmm hemmmm osht kopil i modh ai mer, nuk hap grope qe te bjere vete mrena smiley

Gjithesesi, pytje te veshtire i ke bo bedrijes Chene, me ke mbivleresu. Keto gjona jane i cike te ngatrrume per mue smiley

 

Deklarata e Berishës për Nënë Terezën, lajm edhe për CNN

Deklarata e kryeministrit Berisha që eshtrat e Nënë Terezës duhet të prehen në Shqipëri, janë bërë burim lajmi dhe për rrjetin më të madh informativ në botë CNN.Aty shkruhet për pretendimet e palës shqiptare dhe asaj indiane për eshtrat e Nënë Terezës.
Shkrimi hapet me thënien e famshme te vetë shenjtores, "Sipas gjakut jam shqiptare, si shtetase jam indiane, sipas besimit jam katolike, ndërsa misioni im është i gjithë botës"". Pas vdekjes, fjalët e saj mund të shkaktojnë një konflikt diplomatik për se ku duhet të prehen eshtrat e saj. Qeveria shqiptare kërkon që ato të kthehen në Shqipëri para se ajo të bëjë 100 vjetorin e vdekjes vitin e ardhshëm", shkruan CNN.
Më tej CNN thekson se "Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se plani është për të hapur një muze në nderim të Nënë Terezës.Por me e rëndësishmja sipas asaj që tha Berisha është që Nënë Tereza të prehet pranë nënës dhe motrës së saj , të cilat janë varrosur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana". CNN citon fjalët e Berishës "Asaj i munguan shume gjatë jetës. Dhe kërkesa ime është krejt humane. Ajo më ka treguar se lutet çdo ditë për familjen dhe vendin nga ku lindi. Ndaj kjo është arsyeja që të dy qeveritë duhet të bisedojmë për të gjetur një zgjidhje", tha Berisha."
Rrjeti televiziv CNN shkruan se është dhe Maqedonia, kombi ku Nënë Tereza u lind dhe u rrit. Por, në Indi Nënë Tereza ushtroi punën e saj dhe ajo u varros në zemër të Kalkutës. "Nënë Tereza ishte shtetëse indiane"_ ka thënë Vishnu Prakash, zëdhënësi i ministrisë se brendshme. Ajo ia kushtoi jetën e saj kishës katolike dhe inspiroi miliona njerëz më të shumtët hindu dhe mysliman me bamirësitë e saj. Dhe pikërisht në Kalkuta ajo u bë personi më i famshëm në të gjithë botën.
Në fund CNN shkruan "Nënë Tereza ka lindur në Shkup të Maqedonisë nga prinder shqiptarë më 26 gusht të 1910. Në moshën 18 vjeç ajo la shtëpinë për t'u bashkuar me motrat Loreto dhe mbërriti në Indi më 1931.
Gjithë jeten e ajo ia kushtoi të varfërve dhe në vitin 1979 fitoi çmimin Nobel, ku paratë e çmimit i shpërndau për të varfërit".

Ora News

 

Artikulli i CNN.

Takova nje punonjes banke,mbas nje bisede me pyeti nga isha,pastaj edhe une bera te njeten gje,me tha se ishte nga India.Gjithmone kur takoj ndonje Indian,gjeja e pare qe me kujtohet eshte Nene Tereza,dhe i pyes"A e dini qe Nene Tereza eshte Shqiptare?Disa me pergjigjen,e dine,disa habiten!Me kete te bankes, permenda per kerkesen e qeverise shqiptare keto kohet e fundit , per te riatdhesuar eshtrat e Nenes Tereza ne Shqiperi,drejtuar qeverise indiane!

Punonjesi i bankes,indian,nje djale i ri,buzeqeshi, dhe u pergjigj:

-Kjo eshte absurde,Tereza i perket Indise, ka nje respekt shume me te madh ne Indi..ajo konsiderohet nje idhull ne Indi.,nuk e besoj se Qeveria Indiane do ta lejoj!Cfare kuptimi ka levizja e eshtrave?-ngriti supet indiani.

Nje kerkese e tille e ben nje njeri qe nuk beson as ne zot dhe ka qene pjese e regjimit komunist,e harron Berisha kete, por se harron zoti se,e ka bere pendimin Berisha perpara zotit??? !!!

Nuk e di cfare feje eshte Berisha?

 

Sa nacionalist ky bankieri indian.

Doja ti bëjë një pyetje bankierit nëse do të kishte dëshirë të varrosej në një Shqipëri kur të vdiste apo të varrosej pranë nënë dhe motrës së tijë.

Besoj se do ta vente në vështirsi bankierin.

Epra unë besoj se kërekesa ka aspekt njerzor e human e jo politik.

Feja e kuletes sigurisht...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).