Cfare eshte nje Shqiptare,dhe cilat jane tiparet tona dalluese qe te dime ti mbrojme me fanatizem?

E bej kete pyetje sepse tani kohet e fundit me jane perzier shume gjerat , me duket se ne vete i ndihmojme te tjeret te na perziejne me turq,gjithe ata qe kane emra turk ose arab, me grek ata qe kane emra si greket. Po takoj Shqiptare qe po identifikohen si shqiptare duke mbrojtur veten me argumente qe nuk jane tipike shqiptare, a eshte kjo nje mungese e shqiptareve dhe po kerkojme ta mbushim me kultura te tjera?Apo thjesht  kemi simpati per pushtuesit tone qe kemi harru sa shunme na kane ndiku me gjerat e tyre?

96 Komente

Shqiptar është një... tamëm siç je ti. Rri kshu siç je ti plak, dont even move. Do të shëtis më ndonjë cirk e nxjerrim ndonjë lek.

 Kemba 52 e Jul?

pervec kesaj Julo, maj men qe komshite e mi te vjeter, ne gusht ishin bo gjyshni per here te pare me binjak, nip e mbese. Emrat: Muharrem dhe Bakushe... Thone qe eshte gjynof me te ardh gjynof per bebat qe ditet e para te jetes se tyre.

J   Ti cfare don te thuash po te pyes prap cfare eshte nje Shqiptare?

NUuk me njeh dhe sdi si jam por me mire fol per Shqiptaret ne perhgjithesi.

 

nuk thu shyqyr qe nuk te njeh,se po te te kishte njoh do te kishte cu me gjite mend ne cirk.

pyetje me te cuditshme nuk kisha degjuar ndonjehere.

Kemba 52 e Jul?

ose dy kafshita një ulli.

Je i sigurt që nuk ishin pak të ngjyros ata kojshijtë o Chene? Nëse jo është vërte për gjyna.

 Kaptina si vazo muri. Prodhohet vetem kur te lidhin me pelena per djepi. Mos iu ndani.

Ne Shqiptaret mbrojme me fanatizem, fodullekun ( emo e citoj dje) kapadaillekun, ijnorancen, dhe flamurin.

eshte dikush qe me gjase mund te kendoje: ëëë  ëëëë ëëë ëëëëëë raç e the-va, kë-më-në, ëëë  ëëëë ëëë ëëëëëë...

Rexhe, a ta tregoj nje perralle ? He te lutem, ta tregoj nje perralle se e kam ne maje te gjuhes :

Na ishte seç na ishte. (Keshtu fillon çdo perralle, prandaj mos gjuani me domate). Na ishte nje here nje djale i vogel qe na u rrit shume shpejt dhe u be i madh. Aq i madh sa nje dite takoi nje vajze te madhe qe dikur kishte qene e vogel, po aq e vogel sa ç'ishte djali qe ishte bere i madh. Te njoh une ty, i tha djali vajzes. E nga me njeh ti mua ? ia priti vajza duke fryre paksa floket qe i binin mbi sy. Te njoh sepse te kam pare njehere, vazhdoi djali. E ku me paske pare ? e cyti vajza duke perdredhur, kesaj here, ca floke me gishtat e saj te hajthem ku rrezellinte nje unaze. Te kam pare kur ke qene e vogel, tha djali, te kam pare ne banjon e shtepise. Ti ishe ulur galiç, dhe une te shikoja. Vajza picerroi syte. Nderkohe qe vazhdonte dredhkat e vockla, ajo e pyeti : Po ti, ku ishe qe me ke pare ? Une isha aty, perballe teje, edhe une isha ulur galiç, doja te shikoja, tha djali dhe uli koken. E çfare doje te shikoje ? e ngacmoi perseri vajza. Doja te dija si eshte kur vajzat ulen galiç, u pergjigj djali me njefare shtrengimi. Mhm... e si ishte ? vazhdoi vajza. Ishte... ishte..., tha djali duke kruar koken, nuk e mbaj mend mire si ishte... Po mire, tha vajza, perse ishe ti ne shtepine time ? Djali nuk foli. Vajza e ndali kaçurrelken dhe perseriti : He pra, perse ishe aty ne shtepine time ? Djali uli koken, dhe u largua.

_______

A te pelqeu, Rexhe ?  

 "ose dy kafshita një ulli."

ky gjyshi ka qen ene shef pavioni e me the e te thash, me tregote iher qe i kish thone i kop-isti kur ky i kish vajt me mik per vizite.." po ti qeke per gjynof, ene mykun kishe manget" smileysmileysmiley 

hurbo,vazhdon perralla apo ketu mbaron.

Jo, jo, ska vazhdim. Nje postim jashte teme per teme mund te bej, se ndryshe hafijet spiunojne pernjehere ne kuesture.

Tani per temen : le qe nuk e mora vesh per ç'fliste, por s'prish pune, pa ia kercas njehere. Kam pershtypjen se behet fjale per pune vajzash. OK, une mendoj se vajzat duhen shpallur monument kulture nga UNESCO. Kur e ka marre dhe Berati kete çmimin, pse te mos e marrin dhe vajzat e Beratit ?

Ja nje pyetje e zgjuar. Tani, hop ! Nje gllenjke vere. Sa here qe flas diçka te zgjuar, i jap vetes nje gllenjke vere, si kelysheve nje karamele.

Brezi A:Kepucet e bardha, çorapet e bardhe, pantallonat terital, floke model Bamir Palla, xhupa lekure deri tek t'prapmet.

Brezi B (meshkujt): Jeanset e shperlara, pantoflet me gisht, bluze te bardhe, xhileh te trikotuar dhe natyrisht BMW... Me tutje pamje te hardalisur hormonalisht qe karakterizohet nga marrja fryme me zor, varja e buzes, llapen tre meter me ngacmime, te hutuar dhe nje ego megalomane territoriale ku cdo humanoid i seksit mashkull qe rrezikon territorin e tyre denohet sipas principeve primitive.

Brezi B (femrat): Konstant ne kerkim te viktimes te rrethit martesor, pra filomartesore patologjike, nje pellembe boje ne fytyre e floke, 3 pellembe taka, fokus total ne pamje. Meshkujt konsiderohen si peshku, grepi eshte bishti qe tundet ne taka, makiazhi dhe rrobat provokuese.

Ana kulinare: mish i zjere, pilaf me qofte ne mengjes (ose naj lloj brumi te tipit byrek).

ai qi e tund koken sikur po thote 'PO" dhe ne fakt thote "Ncuq"

pastaj i fut nji te krujtme hunes, i hudh qurrat megjith peshtymen pertoke, ene masanej prek hallatet per te mos e marre mesysh ngaqe eshte i mire fort smiley

aman, kur do mbaroni me keto temaaaaaaaaaa ??????

Bedrije, po ti paske pershkruar Idrizin. Jo per ate te peshtymes e qyrrave, por per ate qe tund koken sikur thote "po" kur ne fakt thote "ncuq".

po une pranej e du idrisin fort.

se osht shqiptar i paster smiley

jo si ju qi jeni karashtis e jeni bo mutante smiley

lol

karashtis? s'e kisha ngju ket llaf. S'osht as Mrroku per konsult.

übersetzen emo,gashtis,shkartis.

fershtanden und ales klar. ih bedanke mih.

smiley

perzij smiley

por jo totally in the good way.

kur bohesh lesh pak a shume, ose ose perzierje kaotike smiley

mbase eshte vetem nga katuni im, sdi gjo

i ra Brad-i kokes! shkartis. Rronja n'ven osht! smiley

po rronjet tek i njejti qenef i kina mre aman, skemi ku ikim larg smiley

 Une po te "udhezoj" se nuk e di bash sakt. "Lexo" Fatos Lubonjen  ("psikoanalist; politikolog; historian; arkeolog; filolog ; filozof; arkitekt, ekspert komunikacioni; gazetar etj.  shume i njohur shqiptar Fatos Lubonja". Ai  "i ka" te gjitha pergjigjet per dhe rreth shqiptareve.  

rruga02 Ke te drejte po du me nigju keta te peshkut,a i sheh sa gallate jane?

la rosee :-D

Rexhaks,

kerkove pergjigje filozofike? E kerkove vete. Mire te behet, mbaji tani.

Kontributi im:

Krahu i majte jashte makines, muzika ne kulm se duhet te te degjoj mehalla kur kalon, pordhet ne kulm, aftesia per te folur me kompetencen e nje akademiku mbi cdo lloj teme, kepucet e zeza me maje dhe corapet e bardha, thashethemet, fjalet e botes, divani me i madh se ai kushuririt, lulet plastike mbi televizor.

S'ka problem prandaj po pyes po i pranoj dhe jane shume gallat me gjithse une po e shoh si problem serioz.Po keto qe thua ti jane krejt te verteta.

 

s'ke c'ben, merre me te qeshur...

se harrova...te folurit me ze te larte. Po pse bertet mer tu thafte goja. Une te degjoj njesoj. Pse bertet, Pseeeeee?

Shqiptaret e kane identitetin kombetar te cunguar. Te gjitha ato qe ke vene re ti vijne prej ketij fakti. Meqe e ke kap me emrat: Sa shqiptare jemi kur mbiemrat (e nje pjese te emrave) ne pjesen derrmuese i kemi turq (e arab) safí? Sa europian po ashtu? Besoj se eshte me e koklavitur si ceshtje.

Para disa mujsh lexova ne gazete se njeri nga ata qe luante ne Portokalli ishte bere me vajze dhe ia kishte vene emrin: Coco Zahari?! (ec e merr vesh, kur te shkoje ne shkolle si do ja shenojne ne regjister Koko apo Coco?!). Po te hulumtosh klasat e para deri te të tetat vetem 5% te emrave do t'i gjesh me taban shqiptar. Ne po vetzhdukemi me deshiren tone.

Nji gjo që është tipike shqiptare dhe që duet ta mbrojm me fantakolakizëm ësh shenja vaksinës në komb.

Vaksina Komb_tare.

Sheeeettttttt... se mos na degjon armiku. Ne rast te ndonje genocidi, do te na perveshin krahet si çifuteve dikur poturet, dhe do te na gjejne te gjitheve, ku jemi e ku s'jemi.

hahahah jerusalem e madhe fare kjo

1sh 1sh

njihemi nga zogu smiley

jemi te gjithe me zog smiley

Refuzon t'i japesh merita armikut ti Hajrije, ndaj e ndryshove? smiley 

Hurbo, je bere drôle kohet e fundit. Teper muesli? smiley

o zogu,

qe te behesh armiku im, xhanem duhet ti kesh ca vlera smiley

ca rob are too far even from beeing my enemies smiley

 

Paska hyre thika e tradhetise thelle ketu, Brutus! Qyq-qyq, jeni brez kompetitiv ju mes nj-tj mesa ve re ketu; ne mundim konstant per te vendosur hegjemonira. smiley

e pra e ,

e shkreta ti cupelinke qe do te pajtosh ne katunaret kokegdhe  smiley

por nuk osht njashtu muhabeti smiley

ncuq ncuq

bedrija s'prish qejf, por ka ca border lines, shume shume te holla, por i ka.

Ene kur shkelen ene ato te shkreta, i ve vizen smiley

smiley

:applause:

smiley

Because you're worth it

 

 

 

 

P.S. L'oreal

 

rrofsh rrofsh

por une jam popull i thjeshte, du mo shume volum, anipse banal smiley

dmth PANTENE smiley

lene bedrana mos e luj se i ka ardh juli sot ne forum kesaj,eshte e emocionume.

Jo mi, cupelinkat kokeforta te diteve te sotme s'marrin parasysh hic kokegdhete. Ju thone-siç ndodhi dhe sot-  qe keshtu e keshtu do behen punet ene s'ka alternativa, brezi kokegdhe t'ja fuse murit me koke po deshi(apo s'ju del dhe damari kur s'ju plotesohen tekat). smiley

Po ti Bidrije per pune virtuale mos tradheto brezit tend, tregohu empatike. smiley

O Ujkush, po mja' mo me kete sjellje pe' bitchy transvestite. smiley (ja nje shembull empatie, Bidri)

mos i fol bidrijes me llafe te medhoja si psh 'empatike' moj bije smiley

Po rri vras menjen, ku e shef ti qi Bedrija po i bi murit me koke.

Cilit mur i here ?

apo kto simbolizmat une si thek me trunin tim te pazgjerum mjaftushem ??

P.S. Po ujkut pse i bi m'qafe ????? smiley

te vret zoti.

 

 

Brezin tend qe kam ne pune mi Bidri, jo tyve, tyve t'kam per qamet una. T'pakten kshu virtualisht. Idrizin si ma ke?

P.S. Nga dashnia e madhe!

 

a mire,

u qetsova tani smiley

 

kurse ti paske ardhur me perforcime sot.

Aman, me keto pyetje pa kuptim!

Ketu ka shume njerez me dy, tre a me shume shtetesi, po keta c'tipare kane shqiptare e c'tipare te shetesive te tjera? Si do t'i ndajme?

Perse hyjne ne pune keto tipare? Ke frike se mos nuk dime t'i dallojme shqiptaret e tjere kur i takojme? Mos u tremb, nuhatjen e kemi ende te forte smiley

sensi i humorit, sidomos barcaleta me nastradinin, policin e papagallin.. biles po doli nanje barcalete me nastradinin qe behet polic edhe takohet me nje papagall atehere do behet e preferuara kombetare.

 

 

E di cfare mendoj une tipar dallues qe ka shqiptari eshte pak ashtu  kokederr.Tongue

Hurbinek, meqënëse ne kemi shumë tipare dalluese që duhen mbrojtur me fanatizëm, unë mendoj që ta nisim pyetjen së prapthi. Domethënë cilët janë tiparet që nuk janë dalluese për shqiptarët, të cilat (vazhdon mohimi i fjalis&eumlsmiley të mundohemi t'i zhdukim me fanatizëm.

Një tipar që mendoj se duhet zhdukur sa më parë, është tiparin e libërlexim-shkrimit. Ky zakon është grek. Dihet që në antikitet, tradita e aedëve, e vazhduar denjësisht me filozofët e mëdhenj. Them se kjo traditë greke, duhet të zhduket, pasi nuk na dallon. Mendoj po ashtu që erdhi tamam koha të zhdukim edhe një zakon tjetër, i cili nuk është i yni: të bërët e hashures dhe të hallvës. Ky zakon turk, duhet evituar sa më shpejt. (propozoj që të zhduket sa më shpejt edhe mallkimi: të ngrënça hallvën, me atë rast).

Bazuar në historiografinë e ballkanit, duhet të heqim dorë njëherë e mirë nga sallata greke, kafja turke, numrat, neji, fustanella e kudondodhshme ballkanike dhe fizarmonika.

Gjithashtu, propozoj të hartohet një listë me tiparet kombëtare (vetullgjerë, syshqiponjë, hundëshkab&eumlsmiley dhe të bëhen përpjekje për implementimin e tyre ndër fytyrat tona. Faleminderit.

Edhe kam, edhe s'kam. Qejf te tregoj nje perralle. Por me mire jo, se behen dy perralla ne nje dite, dhe kjo eshte doze e madhe.

Njehere tjeter do tregoj nje perralle-histori qe me ka ndodhur mua-pinokut.

Vetem per ty, Jaruzelsko, vetem per ty, xhaxhi Pirro do te tregoje nje histori :

Kisha dale ne Paris. Ju e njihni, Parisi eshte kryeqyteti i botes, dhe keshtu kalimthi, dhe i Frances. Si katundar qe jam, mendova te shkoj atje ku mblidhen gjithe katundaret e botes, tek Kali... me falni, tek Kulla. Ka nje shesh te madh aty, mes kater kembeve, dhe kur te ngresh syte lart, ke nje pamje sikur ke futur koken poshte fustanit te nuses se dajes, ne nje dasem katundi. Me nje fjale, ngrita koken, alamet rropullish kjo kulla. Bukuri. A t'i hipi apo mos t'i hipi, vendosa t'i hip. Po nga cila ane ? Sepse Kulla ka kater cepa nga mund t'i hipesh. Edhe i kane emertuar Veri Jug etj. etj. Thashe po ia mbaj nga Jugu kesaj rradhe, mjaft me Veriun, u beme bajat. Dhe u futa ne rradhe. Gjithe ai popull, per nje te hipur dhe nje te zbritur. Vajta tek sportelisti, nje franceze nga Maroku : sa te ben bileta per nje te hipur, moj bije ? e pieta une. 4 euro, xhaxhi, m'u pergjigj marokinja. Nejse, une e dija sa bente, por luaja lojen sikur here e pare, se ne fakt vetem katundaret i hipin kulles dy here. Mora bileten, filloi hipja. Shkalle, shkalle, shkalle... pa fund pa fund pa fund, zhveshur fare me nje fjale, shkallet, te lyera me nje boje te kuqerremte. Me ne fund hipa ne katin e pare. Pashe poshte, plot njerez qe prisnin te hipnin dhe ata. Atje lart frynte nje ere e ftohte brisk. E une kisha vajtur si ganster, nje kemishe me lule-lule, gjoksin shperthyer, nje gjoks leshatak tip king-kongu, dhe nje zinxhir floriri te trashe sa damari i qafes. Mire. Kur hyj brenda ne barin atje, shoh plot njerez qe hanin. Thashe me vete, OK, edhe une do pi uje. Dhe pyeta per banjot. Me thane qe aty matane jane. Kur shkoj tek dera, njerezit mbanin rradhe. Kaq shume njerez ka ? pieta njeren. Po, me tha, sepse lartesia na i ngjesh mire rropullite dhe fshikezat dalin mendsh. Hej bela. OK, e lashe fare. Kur dal ne verande, 95 metra mbi planetin Toke, kur shoh Spidermanin qe po zbriste poshte. Cudi, thashe me vete, qenka i vertete ky miku. OK. Pastaj s'mbaj mend gje se me kane dale hundet gjak. Me kishin marre e me kishin çuar tek spitali, nje doktor me thote : o gringo, ti ke nja tre vjet te mira qe ke marre Siden, keshtu qe behu gati dhe degjo : "Ti nuk do te vdesesh pas 30 vjetesh, do te vdesesh ca me shpejt, keshtu qe mos u merzit". Mire. Por s'po kujtohesha ku ta kisha marre : mollet i qeroj, bostanin e pres dhe e ha pa levore, mishin nuk e ha, ku ta kem marre valle ? Doktori me ndihmoi dhe me tha : a ke qene ndonje dite ne Pigalle ? Po, i thashe, kam shetitur ca kusherinj te mi qe erdhen nja 10, dhe donin o Pigallin o hiç fare. A ke bere gje atje ? me pyeti doktori. Po edhe kemi bere mo doktor, iu pergjigja une. Epo kjo qenka ! tha ai. Po pse, shtanga une, edhe te mbash ne preher nje valltare qenka me sherr ? Eh mire, doktori me dha pastaj nje recete, dhe ika, s'ndenja me, treni i fundit nisesh nga ora 12 e nates, por mbaj mend qe kam fjetur ne tren nje gjume artilerie, sa kur jam gdhire, s'kisha levizur as centimetrin prej shtratit tim. Bela kjo pune, qashtu.

 

hurbo, te gjitha tregimet qe do sjellesh sot e tutje do filloj ti lexoj nga fundi,nuk do rri te lexoj gjithe ate carcaf vetem per ta pare ne fund qe ke qene ne enderr,se me lodhe.

s'do e harroj kurre; qesh ne makine me i shok, nga kosova ai, komuna e Skenderajt, dhe po ecshim pergjate nje qyteze austriake ku kishte nje disko te famshme per zonen. une s'e pata menien, se n'timon, kur thote ky tipi, Faik e qunin, 'qyre, 'qyre (dmth, shiko, shiko), edhe ben me dore nga hyrja e diskos ku nje grup prej nja 10-15 cunash te rinj po u futshin mren. Jon shqiptar ata, tha. Nga e di ti, e pyta. I njof nga kryt tha.

U bon kaq vjet, edhe ende qesh kur e kujtoj. smiley

e ka qa smiley

fiks !

....me cepa dhe mbrapa e sheshte si fush aviacjoni ??? smiley 

smiley

smiley

no escape.

tortura perpetuale...

funksione newtoniane.... eh... sa vujtje...

Jeruzalem.

Pyetjen se prapthi, nuk eshte tipar, po ves.

Shqiptari njihet, kur del nga banja publike duke mberthyer pantallonat, duke u shpi kur del nga restoranti, dhe vesi me i keq, duke pshty per toke.

La_rosse te te tregoj nje sekret te vogel fare..

Eshte debat i humbur ky qe ben.. Ka kohe qe eshte konsumuar.. smiley

 

Gjuha shkon aty ku dhemb eeee...  smiley

harova te them se kultura dhe shpirti demokratik eshte tipar quintessential shqiptar.

Sa shqiptare jemi kur mbiemrat (e nje pjese te emrave) ne pjesen derrmuese i kemi turq (e arab) safí?

Je i sigurt qe kemi te bejme me 'mbiemra' e jo emrin e te parit qe ju kujtu katnarit kur Nemcet i kerkun qe zgjidhte nji mbiemer per efekt numerimi popullsie ne 1914?



C'rendesi ka se si i moren mbiemrat, kishin apo s'kishin me pare? Ta marrim ndryshe sa perqind e popullsise e di se nga vijne, nga e kane prejardhje familjare?  Pastaj nuk eshte e vertete qe s'kane patur mbiemra atehere, nuk kishin mbiemra zyrtare e te rregjistruar, po llagape kishte cdo familje, qe te dalloheshin nga te tjeret. Mbiemrat ne gjithe boten nga llagapet e kane origjinen, nga vendi nga vinin etj.

Fjalen e kam qe 80% te mbiemrave i kemi turq, 10% grek, e 10 % qe mbetet mund t'i konsiderojme si shqiptar, kjo e ve ne pikepytje identitetin shqiptar. Kur jepen lajmet per nacionalistet grek, ne hudhemi e perqeshim udheheqesin e asaj force qe quhet Karaxhaferris, jo cfare greku eshte ai qe ka emrin turk, shih edhe nacionalist edhe mbiemrin turk etj.. Po per veten tone c'duhet te themi?

PS(Veriori):Vete Turqit n'Turqini skon pas mbiemra fare der 1924 kur boni ymer ai sylblui prej Selaniku.

sa perqind e popullsise e di se nga vijne, nga e kane prejardhje familjare?

Ne Shqypni, vetem 20 familje. Nder Arberoret e Italise dhe Greqise 100%

Shtoje edhe 1, se jam edhe une nder ta lol. smiley

Shume bukur e ke kapur, pse ata e dine se nga vijne e keta qe rrine ne Shqiperi nuk e dine se nga vijne? Nuk them qe ta dijne origjinen para 700 vjeteve, po per nja 10  breza duhet te kene njohuri. Une per vete e di se ku e ka orgjinen i pari, ngame buron fisi, brezat etj. Ndersa shumica ne Shqiperi as qe e ka idene se ku kane qene para 1 shekulli.

Pikepamjen time, spo e them se do me fshijne postimet e do me perjashtojne rrezik. Por mund ta kuptosh.

Ndersa shumica ne Shqiperi as qe e ka idene se ku kane qene para 1 shekulli

Jo 1 shekulli, por 3 shekujsh (te pakten nga ana ime). Kaq i bie te jete mesatarja. Ndonese, shpellaro-klanoret e seres tate mund te shkojne deri ne shek 12-te (nqs jane Berishe), dhe s'ka pse te cuditemi. Ata rrecitonin pemen familjare cdo te djele ne meshe (dicka e pasanksiouar nga Vatikani). Nuk di per klanet ortodokse, por e njejta gje duhet te jete dhe per ta.



Andej nga jam un mer qafir, eshte krenari te dish se nga vjen, nga e ke prejardhjen. Jo si shumica e njerezve qe s'kane kujtese, per shkak se ne pjesen me te madhe jane ushtar e kolone turq e kurde te mberritur me ushtrite osmane ne Arberi. Nje prej ty duhet te jesh edhe ti mor kafir, qe sot e quan veten shqiptar, po nje cope kurdi duhet te jesh.

Transmetojmë buletinin javor 05-11 tetor:

- Në Finiq u shemb muri romak, një nga shembujt e rrallë në teknikën "opus reticulatum" të mbetur kësaj ane të Ballkanit. U mbijetoi furtunave të 18 shekujve dhe më në fund, në shekullin XXI, e prishi një fshatar që do të zgjeronte shtëpinë me paratë që kish vënë mënjanë nga kurbeti i Greqisë. Në fakt, ngjarja ka ndodhur para ndonjë muaji, por deri para pak ditësh ishte mbajtur e fshehtë me sukses nga ana e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve.

- Në Tiranë oficerët e përmbarimit filluan veprimet për nxjerrjen në rrugë të madhe të koleksioneve të Muzeut të Shkencave të Natyrës. Pjesa më e vjetër e këtyre koleksioneve janë krijuar që në vitet ‘30 nga françeskanët e Shkodrës. Enveri, françeskanët vërtet që i çoi në litar, por koleksionet ua ruajti me kujdes, duke u shtuar edhe të tjera të krijuara në 40 vjetët e diktaturës.

- Në lulishten para stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", filloi nga ndërtimi një godinë. Meqenëse kemi të bëjmë me një godinë me leje, të paktën kemi të bëjmë me shkatërrim të ligjshëm dhe jo të paligjshëm. Pushtonjësit italianë, 70 vjet më parë, e blenë atë tokë dhe ia dhuruan qytetit duke e bërë lulishte, ndërsa ne çlirimtarët, shtatëdhjetë vjet më pas, po e zëmë me beton.

- Vazhdon me ritme të përshpejtuara shkatërrimi i hotel "Dajtit". I projektuar nga arkitektët më të famshëm të kohës, përfshirë Gherardo Bosion dhe i dizajnuar në detaje nga Gio Ponti (i konsideruar si babai i dizajnit modern europian), për shumë kohë ka qenë Hoteli më modern i Ballkanit. Ka përfunduar plaçkitja tërësore nga brenda deri edhe tek abazhurët dhe kornizat e dyerve dhe të kaloriferëve, ndërsa po punohet për shkuljen dhe vjedhjen e blloqeve të skalitura të mermerit me përmasa të mëdha. Ajo që e bën edhe më interesante këtë proces nga pikëpamja psikologjike është se ajo çka nuk ka qenë e mundur të vidhet për shkak se është e ngjitur në mur, është thyer në mënyrë metodike. Të shkatërrosh me qëllim vjedhjen, ka brenda një komponente utilitare dhe nevoje që përfaqëson formën klasike të barbarisë, ndërsa të shkatërrosh thjesht për qejf, është forma më e lartë e barbarisë. Ashtu siç është arti forma më e lartë e veprimtarisë njerëzore, edhe barbaria për qejf është forma më e lartë e barbarisë.

- Në Korçë vazhdojnë punimet për heqjen e asfaltit dhe shtrimin me pllaka të Bulevard Republikës. Kjo ka qenë rruga më moderne e qytetit në vitet ‘30 dhe një nga rrugët e para në vend të shtruara me asfalt. Sot, në vend që të ndreqim pikërisht këtë element, bulevardit po i hiqet asfalti dhe po shtrohet me pllaka, ndërsa rrugicave të lagjes muze po u hiqet kalldrëmi dhe po shtrohen me asfalt. Ta kisha me të dëgjuar s‘do ta besoja, por e pashë vetë para tri ditësh.

- Me dinjitetin tragjik që i ka karakterizuar në shekuj kafshët shqiptare, një grusht syresh vazhdojnë të vuajnë në grahmat e fundit në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. Institucionet po presin me durim ngordhjen e tyre për mbylljen përfundimtare të Kopshtit dhe kthimin e tij në zonë ndërtimi. Shkenca thotë se pas shfaqjes së shenjave të para të artit, kujdesi për kafshët duhet të ketë qenë hapi i dytë drejt njeriut të qytetëruar.

- Në Butrint gjatë kësaj jave u shkatërrua gurorja antike 2400-vjeçare dhe, mu rrëzë kanalit, njëqind metra nga kështjella trekëndore, po punohet me ritme të përshpejtuara për lartimin e një ndërtese trekatëshe. Venedikasve kur e ndërtuan atë kështjellë në shekullin XVII, Ali pashait kur e restauroi në të XVIII-in, Eduard Lirit kur e pikturoi më 1850-n dhe Ugolinit kur e rizbuloi më 1926, nuk u kishte shkuar ndër mënd dot një idiotësi e tillë.

- Në Berat në lagjen "Goricë" me fonde të Institutit të Monumenteve po provohet të restaurohen kalldrëmet. Një grup banorësh të lagjes u ankuan se vunë re që kalldrëmi i restauruar nuk është më me pllaka guri, por me zall lumi. Që ta merrni vesh ju, në Mesjetë dallimi mes qytetit dhe fshatit ishte se kalldrëmi i fshatit ishte me gurë të palatuar ose me zall lumi, që kushtonte pak gjë, ndërsa kalldrëmi i qyteteve (dhe veçanërisht në qytete të fisme si Berati) bëhej me pllaka guri të latuara. Të jetë çështje e fshatarizimit të qytetit, apo thjesht çështje tenderi?

- Nga Durrësi vjen lajmi i ndërrimit të destinacionit të një pjese të parkut të Kampit të Pionierëve, në zonë ndërtimi për Pallate 8-katëshe. Kjo zonë është ndër të fundmet zona të gjelbra dhe të pyllëzuara të mbetura në të gjithë gjatësinë prej 15 km të Gjirit të Durrësit nga Currilat deri në Karpen. E ndërtuar fillimisht nga italianët gjatë Pushtimit dhe më pas i zgjeruar nga Komandanti nën zgjedhën e Diktaturës, pishat gjigante të kësaj mushkërie të gjelbër me ç‘duket nuk ia dolën t‘i mbijetojnë babëzisë së Demokracisë.

- Në qendër të Tiranës vazhdon i quajturi rikonstruksion i Piramidës. Në këtë kuadër, godina po zhvishet nga veshja prej mermeri të bardhë dhe po vishet me pllaka granili gri. Mermeri origjinal ishte sjellë nga Kararra e Italisë, duke zgjedhur kështu mermerin më të bardhë që njihet në Europë. Ata që e ndërtuan Piramidën e Diktatorit, duke e veshur me mermer të bardhë, bënë që godina të mos dukej si varr. Tashmë, çerek shekulli pas vdekjes së Komandantit, duke e veshur me granil gri nga ai që përdoret për të bërë varret në Sharrë dhe në Shish-Tufinë, ia dolën që ta bëjnë që më në fund të duket si varr. Bolshevizmi, përpara se të jetë ideologji, është mënyrë të menduari dhe vepruari.

- Nga Veriu kësaj jave nuk kemi lajme të reja. Sqarim: në Veri meqenëse shkatërrimi i trashëgimisë është i vazhdueshëm ("opus perpetum" do thoshin latinët), nuk përbën lajm java kur prishet diçka, por java që do të kalonte pa prishur ndonjë gjë.

Me kaq mbyllim buletinin javor të luftës së shqiptarëve kundër Shqipërisë.

p.s. Dhe pastaj na vjen keq kur maqedonasit shkruajnë për ne se kemi zbritur nga mali!!!

Të shkatërrosh me qëllim vjedhjen, ka brenda një komponente utilitare dhe nevoje që përfaqëson formën klasike të barbarisë, ndërsa të shkatërrosh thjesht për qejf, është forma superiore e barbarisë, pasi ashtu siç është arti forma më e lartë e veprimtarisë njerëzore, edhe barbaria për qejf është forma më e lartë e barbarisë.

Ata që e ndërtuan Piramidën e Diktatorit, duke e veshur me mermer të bardhë, bënë që godina të mos dukej si varr, ndërsa tashmë, çerek shekulli pas vdekjes së Komandantit, duke e veshur atë me granil gri nga ai që përdoret për të bërë varret në Sharrë dhe në Shish-Tufinë, ia dolën që ta bëjnë që më në fund të duket si varr.

Si do qe te jete puna nje Shqiptar nuk eshte b...qare !

Me perpara dalloheshin kur shkonin jashte shtetit dhe dilnin nga banjat publike ...duke mberthyer pantallonat per te mbuluar " Hurin"

Nje femer shqiptare ...

Ka piktura qe i tregojne qe luftojne bashke me burrat dhe hidhen ne shkembej per te mos rene robinja . Ne fshat tone tregojne se gjate luftes se dyte botrore Gjermanet "si turiste" ndermjet dhjetra te pushkatuarve qelluan edhe nje grua me femije gjiri .Ne gjendje vdekjeje gruaja arriti te zbertheje gjirin dhe i futi thithken ne goje femijes . Femija thithi qumesht dhe gjak ...por gjithsesi rron edhe sot! 

Pra edhe per femrat nje shqiptare njihet ...ne se nuk eshte putane ose ne bordello ose e perjashtuar nga bordellua per imoralitet .

Sot duhet te kene ndryshuar kriteret perderisa i pari vendit MIXHA "propozoi per burrat duke filluar nga K/Ministria te hapin sumen " dhe per grate u mburr qe kemi "eksportuar 10 mije putana ne Gjermani per kampionatin Boteror"

Si gjithe popujt e tjere kemi dhe idiote si ky qe ka prure pyetjen  dhe idiote qe i kane nderhyre ne rruge e siper

rexhax - 14 Tet 2009 - 10:12pm

 

rruga02 Ke te drejte po du me nigju keta te peshkut,a i sheh sa gallate jane? smiley

Eshte pyetje koti......Keshtu eshte nje tip shqiptari..i kotnum...

Nga te gjith qe keni fol ketu, i vetmi qe nuk eshte shqiptar eshte veriori.

Emrat nuk jan Turq e Arab o shoku, jan fetar, ashtu sic i ka gjith bota, dhe as emri as mbiemri nuk jane percaktues i etnise. Nje popullsi qe ka jetuar ne fshat ne masen mbi 90% sic jan shqiptaret nuk ka cte jete tjeter vecse shqiptare.

Nqs do ishin pecaktues te etnise emrat fetar do i binte te ishte cifute e gjith popullsia e krishtere ne bote. Muhametet shqipetare jan niper te Gjoneve, dhe nuk bene ndonje transfusion gjaku ose ndryshim identiteti pasi ndryshuan emrin, po te njejtet ngelen.

 

Qe nje pyetje e tille te zinte vend, a duhej te ishte shkruar shqip?

Jo moj, eshte shkruar nga njeri qe s'e di ça jane shqiptaret ndaj s'i vihet resmiley

Pyetje e bukur

Se di cilat jane, as ne nivel social as ne nivel kulturor biologjik

Po seshte problem, rendesi ka ti mbrojme

Me nje dore tastieren e me tjetren pushken

Nje nga tiparet e shqiptarit eshte qe nuk e rru per heronjte e vet! smiley

 

Tirana, by Predrag_Bubalo

ahahahahahaaaaa..... smiley

smiley

smiley

ps. amoniaku i paska bo mir barit.

 Ajo eshte menyre tradicionale skalitjeje te bute, me abrazion smiley 

Vrejeni i' cike ate "tsk, tsk" onash xhajes! smiley

Ai vllaji nuk e rru per Gjergjin, as qe po e bo shurren ne mes te pazarit, do e rruje per qortimet e  tipit "tsk,tsk, tsk" !

Mrrok, regressi metropolitan qy mas 44-es, qe filloi kur Meke partizanin s'e zu gjumi pri alergjise se panjohur nga mendafshi, ka qene i lidh gjithsesi me jashtqitjen. Nje lloj mallikimi qe nis me pallatin e dimrit dhe kongresin e fshatareve ruse; keta u vune me fjet ne ambjentet e pallatit dhe i rane per shkurt kur pane ato vazot e shtrenjta. Drejteza eshte rruga me e shkurter me lidh dy pika. No proof - always accepted.

Ne e nisem me shtrajtimin e haleve kryeqytetase, te cilat funksionin paresor e rregjuan ne pikpamje te siparfaqes, pasoje e invadimit te furneles me vjagur.

Me pas, ne vazhden evolutive te processit, si nje hakmarrje e vone e hales, kjo shaplli rehabilitimin total te saj nen siglen "WC TOTAL".

Mbeshteten ne peme me kurris duke perthyer njanen kam, rrotullojn paketen n'tavoline duke e majt ne cep me gishtin tregus

 emo, 

nje nderhyrje te logel; "regressi metropolitan qy mas 44-es" dicka calo ketu..

Ceshtje demografike, chene, si dhe ceshtje sefer daje smiley

 Jo si shumica e njerezve qe s'kane kujtese, per shkak se ne pjesen me te madhe jane ushtar e kolone turq e kurde te mberritur me ushtrite osmane ne Arberi

Atyne ti rrush trapin ti se kane kujtese me te mire se olifanti (sic e quni ju neper shpellat e 'ndergjegjes' tuj ku flisni me vete)



 Andej nga jam un mer qafir, eshte krenari te dish se nga vjen, nga e ke prejardhjen. Jo si shumica e njerezve qe s'kane kujtese, per shkak se ne pjesen me te madhe jane ushtar e kolone turq e kurde te mberritur me ushtrite osmane ne Arberi.

nuk eshte problem krenarie, sepse andej nga je ti nuk keni bere du metra rruge me kalldrem ne 2 mije vjet, jo me tjeter gje (pra s'keni pse te jini krenar), por me teper GJAKMARRJE. 

kur ke gjak me marr ( e me dhon) nuk e harron as prejardhjen tende as te te tjereve. smiley

si dhe jugoret po te ishin turq ose kurde, nuk do te kishin per veshje, fustanellen "greke", por tirqe si ata te veriut. folkrori i veriut eshte PURO turk (ne veshje, ne kenge e valle, etj), ndersa ai i jugut i cili eshte dhe shume me i vjeter, JO ! 

Or taij Rexh, a mos je tue shrujt ndonje teme per master ene do material prej nesh? Ma thuj qe ta di se kshu kom me t'ndihmue ma mire.

Flm por une e kam bere pyetjen duke u nisur nga nje bisede me nje Shqiptar ne Maqedoni,Une thashe nje mendim per turqit per kohen e pushtimit osman dhe atij i erdhi shume keq dhe iku nga biseda dhe nuk e kam kuptuar pse ishte kaq i lidhur me turqit.por flm nuk po mbroj ndonje teme vete, me Shqetesoj dhe me qe ketu ne Maqedoni eshte teme e nxehte ceshtja kombetare e bera pyetjen .

nje bisede me nje Shqiptar ne Maqedoni,Une thashe nje mendim per turqit per kohen e pushtimit osman dhe atij i erdhi shume keq dhe iku nga biseda

Ka shume Shqipo-Turq ne FYROM-i. Atij rrezik i ke sha baben.

Qafir, edhe në këtë temë, si gjithmonë, vetëm budallalliqe me okë je tu shkrujt ....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).