Artikull i New York Times per biznesin ne Shqiperi

Struggling to Help a Country Heal

Artikull i gjate, i shtjelluar dmth, qe flet per gjendjen ne pergjithesi duke e ilustruar me disa biznese ne vecanti.

Pergjithesisht artikull pozitiv. Po pati nge njeri le ti beje nje perkthim ose permbledhje ne shqip. smiley

9 Komente

Biznesi shqiptar qe eshte ne fokus te ketij artikulli eshte DonniAnna, qe simbas artikullit te New York Times eshte manifakturuesi me i madh i kepuceve ne Shqiperi, dhe gjithashtu mjaft i suksesshem persa i perket xhirove, tregjeve dhe klienteve ku shet produktet, etj.

Nje kerkim i shpejte ne internet per te gjetur faqen e tyre dhe hasa kete faqen http://donianna.com qe thote se faqja eshte ne ndertim e siper. S'e di nese kjo eshte faqja e tyre apo jo, po me habit neglizhenca e bizneseve shqiptare per te patur nje prezence (dhe name brand) ne internet, sidomos ketyre qe kane kliente nderkombetare, se artikulli thote qe kjo kompania ka kliente si Macys etj.

Sidomos duke patur parasysh sa pak i kushton nje gje e tille nje kompanie; thjesht te punesoje 1 tek pulle IT person ne Shqiperi.

 

Xhibo, ne pergjithesi firmat shqipetare preferojne mospublicitetin e biznesit te tyre, pasi gati 50% e xhiros se tyre nuk raportohet ne organet tatimore. Sidomos kur jane firma prodhuese ao perpunuese, pasi ato te importit mesatarisht nuk raportojne 15-20% te xhiros, pasi kapen qe ne momentin kur importojne (TVSH +TD). Sigurisht qe kjo tendence ndikon negativisht ne perpjekjet per zhvillim, si dhe frenon krijimin e shoqerive anonime apo incorporated company , te cilat funksionojne mbi bazen e transparences se plote.

Xhibo, kot nuk e fute tek postime shkurt kete... nejse.

Ne fakt pertova dhe s'kam shume kohe ta perkthej Penar. Feel free ta fusesh aty dhe fshish qe ketu, pa problem kuptohet. Ketu e solla me shprese se mos i ben nje permbledhje dikush tjeter ne shqip, jo une. smiley

Mua s'mu duk se kishte ndonje vlere te madhe brenda. I.e. asgje qe nuk eshte thene e sterthene.

Seriozisht e ke? :o

Po pse ketu vetem gjera qe s'jane thene publikohen? smiley Vlera se pari eshte tek fakti qe nje gazete kaq e famshme sa NY Times po analizon, dhe ne nje fare menyre reklamon, Shqiperine dhe biznes-berjen ne Shqiperi. Nese kjo s'ka vlere per publikim ca ka vlere, sidomos ne krahasim me paloartikujt te gazetave tona?

Une p.sh. s'e dija qe paska nje kompani shqiptare me prodhime dhe etiketa "Made in Albania" qe shiten ne Evrope dhe Amerike, apo qofte dhe per aspektin personal te kesaj gruas si biznesmene femer ne Shqiperi dhe suksesit te kompanise se saj.

Nejse, vlerat jane relative ne varesi te kendveshtrimit te secilit. smiley

 

P.S. Ketlina, i hodha nje sy atij "perkthimit" te GSH dhe eshte cope-cope, sic pritet ta perktheje nje gazete e Edi Rames, duke perkthyer te gjitha aspektet negative dhe duke lene jashte trecerekun e atyre pozitive. smiley

 E keni tek BalkanWeb te perkthyer mos u lodhni shume smiley

Per here te pare kam pare ketu ne Amerike kepuce MADE IN ALBANIA. Mos gabohem ka qene dyqani me emrin ALDO. Sa e gezuar kam qene ate dite se nuk u besoja syve dhe me pelqyen shume kepucet dhe i bleva. U kam treguar te gjitheve per kete "mrekulli" qe zbulova. Ah se harrova edhe cmimi ishte goxha i shtrenjte smiley, mgjth une i bleva me kenaqesine me te madhe smiley

ps xhib ke te drejte per perkthimin smiley

Sidomos duke patur parasysh sa pak i kushton nje gje e tille nje kompanie; thjesht te punesoje 1 tek pulle IT person ne Shqiperi.

i kushton sa te punesoje 5-6 punetore me teper ne linje prodhimi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).