A ndodh nje gje e tille ne nje vend normal????

bw.balkanweb.com/bw_lajme.php

 

FIER- Historia e një 26 vjecari të komunitetit rom në Levan të Fierit kalon cakun e cdo imagjinate. Prej më shumë se 3 vjetësh, Fatmir Rashu jeton jetën e një qeni. I braktisur nga prindërit e tij, Fatmiri është rritur nga gjyshërit por 5 vjet më parë një traumë ka shkaktuar nga varfëria e tejskajshme por edhe si shkak i një incidenti që të afërmit nuk duan ta përmendin, bëri që 26 vjecari të humbiste mendjen. Dëshpërimi e ka kthyer atë në një njeri të dhunshëm duke i detyruar gjyshërit e tij ta lidhin me zinxhir në një kasolle që i ngjan më shumë një kolibeje.
Dikur ecte i qetë si cdo njeri i lirë në rrugë, madje edhe endej për të gjetur ndonjë punë, thonë gjyshërit e tij, ndërsa sot është kthyer në mankthin e fqinjëve dhe të të gjithë zonës.
Edhe pse gjendja mendore e të riut mund të përmirësohet, familja e tij nuk ka kushtet ekonomike për të marrë ilaçet që nevojiten, ndërsa kërkojnë ndihmë që i riu të strehohet në një vend të përshtatshëm për të.
(e.n/News24/BalkanWeb)

 

10 Komente

Histori shume e shpifur eshte por nuk eshte me e shpifur se ajo e atij babait austriak qe cdo vit bente kalamaj me te bijen e burgosur ne shtepi... dhe Austria eshte goxha vend normal sipas kandarit tim.

Dua te them. S'ka te beje 'vendi' me keto lloj horroresh. Mos ta bejme sebep per miting se nuk shkon.

 

jo jo, ska vend per krahasim e mund te vrasesh mendjen sa te duash po prape dy historite skane asnje gje te perbashket me njera tjetren vec fatit te keq te viktimave. Ai robi ne austri kishte krijuar nje sistem perfekt per ta mbajtur sekret perversitetin dhe makabritetin e asaj qe bente, kurse kjo ketu ndodh prej 3 vjetesh ne syte e gjithe botes, e jo ne nje bodrum me sistem te kondicionuar po ne nje kasolle mbi toke, ne qiell te hapur.

 

 Ne fakt miting duhet bere Blendo, jo vetem ketu por edhe ne sheshe.

Vetem llahtarira nga me ekstremet degjohen nga fukaraja keto dite. Nuk merret vesh se cilat segmente te shtetit i kemi fal e cilat i kane fshire me gome; mjeksi shtetrore qe te kerkon 15 miljon per nje operacion ne miter, ndihme sociale inekzistente etj etj. Po nuk dolen keto raste ne media zor se leviz njeri, ndonese shumicen e rasteve apelet e nevojtareve kane rene ne vesh te shurdhet.

Ja nje version tjeter i lajmit:

http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=67524

Ketu tmerret personale (si rasti i babait perdhunues) s'hyjne. Po s'di pse sa here flitet per ndonje gje qe ndodh ne Shqiperi sillet medoemos nje shembull i ngjashem qe ka ndodhur edhe ne vende te tjera. Si per te na thene: Ja! Ka edhe me keq! Nje lloj balancimi, justifikimi... a merre si te duash. Si per ta ndare fajin barabar me te tjeret. U be faji gune e s'e veshi njeri...

Kulmin e arriti nje gazete shqiptare qe sillte lajmin e helmimit te nje grupi te rinjsh kosovare diku andej nga Vlora. Keta kishin ardhur per pushime me shkollen dhe ishin helmuar pasi kishin ngrene ne nje restorant. Gazetari, pasi bente kroniken e ngjarjes, tregonte se kjo s'ishte hera e pare qe te rinj kosovare helmoheshin ne bregdetin shqiptar. Dhe lexuesi, normalisht, priste te sillej nje rast i ngjashem me ate qe rrefehej aty. Kurse gazetari tregonte sesi nje here tjeter kosovaret ishin helmuar ngaqe kishin tymosur bar. Morali?! Kosovaret e kane per zakon te helmohen dhe jo gjithnje per fajin tone!

E pashe kroniken ne lajme dhe me la nje ndjesi prej filmi horror.

E tmerrshme!

Megjithate mendoj se gjera te tilla nuk eshte e thene te jene patjeter te lidhura me vendin, por edhe thjesht me natyren e njeriut (apo te disa njerezve).

Po e komentoj vetèm sepse mè ra rasti ta shihja edhe unè kètè kronikè...dhe vèrtet mendoj se duhet stomak  pèr tè komentuar disa gjèra...pèrveç njè ndiesije,shije tè keqe dhe njè lloj turpi kur e pashè atè skenè tè atij njeriut tè sèmurè tè lidhur me zinxhira...mè erdhi shumè çudi kur pashè tè flisnin edhe gjyshrit e tij tè cilèt ishin pèrgjegjsit e kèsaj ndodhie...2 gjèra mendova...e para..po kèta si nuk kanè turp e flasin,tè paktèn tè fshihen e tè mbyllin gojèn qenkan kafshè e jo njerèz....e dyta...pasi i dègjova mendova ...nuk kanè faj...po po nuk kanè faj...nuk e bèjnè as nga qejfi e as nga ligèsia...e bèjnè se jetojnè nè njè vend i cili nuk èshtè normal...nuk èshtè normal nè asgjè...nè asnjè qeliz tè tij...nè atè vend i sèmuri i rezikshèm nuk èshtè ai i lidhuri...janè tè gjithè ata qè e vèshtrojnè... qè e tregojnè me gisht.. qè e komentojnè...qè bèjnè sikur e duan...qè bèjnè sikur u vjen keq...njè shtet psikopat dhe kriminelash tè sèmurè shumè herè mè tè rezikshèm se njeriu fatkeq i lidhur me zinxhira!!

Une kam ca kujtime femijerie shume te shemtuara nga arixhinjte e Levanit. Aty kalon udha per te shkuar ne fshatin e tim gjyshi. Edhe ne kohen e merhumit, ata jetonin neper kasolle, te rreckosur, te palare, mgjth. pushteti i asaj kohe u kishte ngritur pallate, nuk para i preferonin, ju pelqente te jetonin ashtu katrahure. Na qellonte ta benim udhen here me kembe, here me karron e qumeshtit, por ama une kisha nje tmerr te vertete te kaloja atje, sepse nuk e kishin per gje, te rrembenin guret e te te qellonin, sepse ashtu ua jepte truri.

Ne fakt ne qoftese ky 26 vjecari ka probleme mendore dhe eshte problem per femijet e zones apo dhe per banoret e zones duhet te nderhyje policia dhe ta dergojne ne spital pastaj spitali e vendos nese ky njeri ka me te vertete probleme mendore apo jo,nqs ka probleme mendore atehere duhet ta dergojne ne spitalin psiqiatrik.Dhe normale qe nje njeri ta lidhin me zinxhira qofte dhe gjysherit e tij,nuk eshte,pra sic e thashe dhe me siper duhet te nderhyje policia me qe eshte problem por dhe qe e kane lidhur,sepse ligjerisht gjysherit i kane marre lirine dhe kjo denohet me ligj.

Sa per ate rastin me ate austriakun qe kishte fshehur dhe perdhunonte ne bodrum te bijen,ky rast nuk ka asgje te perbashket,sepse austriaku tronditi njerezimin.

Ja dhe nje tjeter:

PUKË- Gjashtë anëtarët e familjes Neziri në Pukë prej mesnatës të së premtes jetojnë të ndarë. Pesë prej tyre, nëna Liria dhe 4 fëmijët e vegjël kanë zaptuar korridoret e repartit të Radiologjisë në spitalin e Pukës , pasi kryefamiljari Brahim Neziri në sherr e sipër i ka dëbuar jashtë shtëpisë.
Fëmijët kanë më tepër se 5 ditë që zgjohen në të ftohtin e dyshemesë, ndërsa ushqimit thuajse ja kanë harruar shijen.

Behari, Bekimi, Blerimi dhe Gjilani janë tepër të vegjël për të menduar për mbylljen e kësaj plage. Të detyruar nga dhuna në familje, ata tashmë kanë braktisur jetën normale ndërsa kalojnë ditët në ambientet e spitalit.

 

 

Ngjarje te tilla jane vertete te trishta. Por pyetja drejtuar se a mund te ndodh kjo ne nje vend tjeter, kjo eshte absolutisht e padiskutueshme. Biles mund te jete medioker me torturat e tjera te shemtuara qe behen ne disa raste ne vende me te zhvilluara se Shqiperia.

 

Kjo eshte nje lloj fatkeqesie dhe rasti i izoluar qe mund te ndodh me se miri kudo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).