A ndjeni keqardhje dhe krenari per brezin e prinderve tuaj

Shkak per kete pyetje u be nje shkrim i K Blushit te Gazeta Shqiptare

Duke lexuar kete shkrim mu kujtuar babai im. Me tregonte se si gjate provokacionit grek te gushtit 1949, ai ishte ngarkuar nga qeveria te evakuonte dyqanet e tregetise shtetrore qe rrezikoheshin nga trupat greke.Me nje biciklete ai udhetonte ne rrugen qe te conte per ne Korce, rruge qe shpesh mitralohej nga aviacioni grek, Me vete kishte thesin me para qe kishte mbledhur nga arkat e dyqanve qe rrezikoheshin nga trupat greke. As te numuruar, as me proceverbal, thjesht shkone fshat me fshat , boshatiste arkat e dyqaneve dhe i transportonte ne Korce pa i vajtur mendja te merte as edhe nje kartmonedhe 10 lekeshe te vjeter

Duke lexuar shkrimin e Kicos mu kujtua nje bashkmoshatari im. E kisha njohu gjate vitit te pare ne gjimnaz, e kisha ne klase . Nuk vazhdoj dot gjimnazin pasi mbeti ne klase ne vitin e pare. Ky bashkfshatari im u be coban ne fshatin nga vinte diku andej nga Devolli. Nje dite pranvere 1987, le bagetin e bashkfshatareve ( kooperatives) ne maje te malit, dhe aratiset ne greqi. Bagetia u copetua nga ujqerit e uritur ne ate fillim pranvere. Familjen ja internuan nga skerkat e Devollit ne fushat e Lushnjes

60 vjet me vone nga provokacionet e gushtit, brezi i babait tim po vdes ne pallatet me nje dhome e nje guzhine me muret tere lageshtire nga tubacione e cara te pallatit. Ky brez pasi punoj per 50 vjet me djersen e ballit, pasi u ropat skerkave te veriut dhe mocaleve te jugut, pasi shnderoj ekonomine shqiptare nga ish feudale te kohes se Zogut ne ekonomi me industri. Dhe e gjitha per nje pagese minimale dhe me stresin e frikes se mund te shkonin ne burg apo familja mund te shkonte ne internim per nje fjale goje.  Me kujtohet se si babaj erdhi me mua dhe bashke morem pjese ne rezimin e bustit te dulles. Me kujtohet babai kur me thoshte per pensioin qe i dha demokracia " S'kane faj eshte shtet i varfer kaq kane mundesi, por do te ndryshoj duhet durim". Me kujtohet se si qau kur une u largova per ne mergim. Ai besonte se vendi kishte nevoje per mua dhe largimi im ishte ne dem te vendit. Ai deri ne fund besoj se shqiperia do te behej nje dite. Harova tju them, babaj im ishte komunist i thjeshte nga viti 1948 deri ne 1990

10 vjet me vone pas ishte aratisur ne greqi ,bashkmoshatari im u kthe ne atdhe U kthye ne atdhe pas 3 vjetesh ne greqi si vorio epirjot dhe si coban ne nje fshat grek, dhe 7 vjet ne amerike si kamarjer dhe pasi mbaroj nje Community Collge ne amerike. U kthyer dhe qe diten e pare nuk la zyre e dikaster pa vizutuar , nuk la ministri e kryetar partie pa shkrojtur se ai ishte i perndjekur dhe i takonte shperblimi i te perndjekurve. Pasi mori shperblmin e te perndjekurve ai u be antar i nje partie te madhe dhe i shoqates se perndjekurve politike, nga ku mori dhe nje post ne nje ministri me vlere monetare. Sot ai eshte ne nje ministri, drejtor drejtorie, dhe  nje nder pasunaret e shqiperise me CV "BA/Master in Finance from XYZ College USA" me tre vila banimi nje ne katun per verim. Sot ia mban fjalime e shkruan neper gazeta per detyren qytetare te cdo shqiptari te brezit te tij ne lufte kunder brezit te babajt tim ose sic e quan ai "brezit komunist"

Ja perse me vjen per brezin e prinderve te mi. Pasi punoj me ndershmeri, dhe me devotshmeri per vendin dhe popullin, pasi vuajti stresin 24x7 e luftes se klasave, po aq sa vujajten vete ata qe u denuan nga kjo lufte klasash, tani  pas vdekjes ose ne prag te vdekjes, ne mjerim e vetmi, i duhet te duroj dhe akuzat e cobanit hajdut, antikombetar injorant. Por me keq me vjen per shqiperine qe me cobanet pasunare kurre nuk ka per tu bere ndyshe nga nje vend i botes se trete, sic shpresonte brezi i babait tim

 

7 Komente

Keqardhje sigurisht per zhgenjimin e tyre total ndaj nje sistemi qe u premtoi lumturine , ndaj nje utopie te ciles ata i falen gjthcka me shpresen se NESER DO TE JETE ME MIRE. Keqardhje per djersen dhe mundin e nje pune te ndershme e cila sic thoshte gjyshja ime vate per m... qeni.

Prona dhe pasuri te ngritura me djersen e tyre u rembyen me bono privatizimi nga ish hajdutet ordinere recidiviste te cilet gabimisht diktatura i kualifikonte edhe per agjitacion dhe propagande.

Krenari per per ndershmerine e tyre te pabuje dhe sakrificat prinderore sigurisht.Me kujtohen vargjet e devolliut te madh:

Ju baballare keni djeme te mire...

nuk i hedhim poshte joo, por ka edhe plangprishes qe ju drejtojne gishtin akuzator: ju e keni fajin me ate komunizmin tuaj te leshit qe na cuat ne kete derexhe.

Kurse ky rasti cobanit tash me BA/Master ndoshta nuk duhet qortuar shume sepse tek e fundit ai sfidoi sistemin, cau ferren, sakrifikoi dhe me karteten ete persekutumit dhe marifete qe dihen tash eshte bere pasunuar. Kjo eshte dialektika e kohes. Megjithate brenda kesaj dialektike ka vend per parodine:

Jo mor jo nuk eshte shaka

ky cobani me kapister

soot u be minister...

Une personalisht ndjej respekt per ate brez. Edhe pse nuk jam dakort me shume zgjedhje te tyre, provoj nje admirim te madh per ate naivitetin dhe ndjenjen e pergjegjshmerise qe nuk besoj se do te perseritet me.

Sikur gjithe ajo energji pozitive qe karakterizonte brezin e te lindurve para, gjate apo menjehere pas Luftes se Dyte Boterore te ishte shfrytezuar per qellime te mira e jo diabolike, Shqiperia do te ishte sot nje vend me i jetueshem e i begate.

Ishte brezi me fatkeq ne hisorine shqiptare,jetoi ne nje sistem qe e urren gjithe bota,ne nje sistem qe i cfrytezoi si skllever.Respekt per cobanin qe guxoi te cante telat me gjemba.

Respekt per cobanin qe guxoi te cante telat me gjemba.

Realist, jam kurioz te di perse respekte cobanit.

Cfare te mire i solli ai kombit shqiptar. Me sa di une ai kurre nuk beri ndonje veper qe te permbyste sistemin komunist, ai nuk beri azgje per te begatuar kombin e tij, ne fakt ate pak detyre qe i kishin ngarkuar ( te ruante dhente e fshatit " kooperatives&quotsmiley ai per itneresa personale ( ne ate moshe deshte me dal jash shtetit) ai demtoj bashkfshataret duke i lene bagetite e tyre ne meshiren e fatit.
 

Per te mos folur me tej se kur u kthye e ropi kete shtet ( qe do te thote na ropi ne te gjithve shtetasit e shtetit) me shperblimet si i perndjekur politik dhe me vone e shkateroj shtetin me korupsionin e tij si drejtor drejtoria

Ku eshte respekti?

Hmmm, Ka shume gjera qe kur i shikon nga pas te pikojne ne zemer.  Problemi fare mire mund te shikohet edhe nga ana tjeter.

Nje familje intelektuale dhe nacionaliste, persekutohet vritet, burgoset dhe internohet sapo komunistet vijne ne pushtet. Vuajtjet dhe mohimi i te drejtave vazhdojne per 50vjet.

Nderkaq ne keto 50vjet familjet e komunisteve dhe sahanlepiret e tjere te atij regjimi bene perpara. U shkolluan jashte, perftuan dije, krijuan lidhje te cilat rezultuan shume te vlefshme ne periudhen postdiktatoriale. Pa u zgjatur shume ata sot i gjen si sipermares te suksesshem, ne funksione te larta shteterore, ne politike etj.

Keshtu qe secila pale ka te drejte te pyesi?

A iu krijuan shtresave te asaj kohe mundesi te barabarta startimi ne demokraci? 

Po sot, a eshte shoqeria jone shoqeri e shanseve te barabarta?

 

 

Keqardhje me te vertete per prinderit tane qe:

Ishin aq te moralshem e i besuan komunizmit si tendence perparimtare

Ishin aq te sinqerte e kontribuan qe nga 45 e dhane shpirtin, djersen per te ndritur kete vend ku cdo gje e drejte merrte shtremberim.

Besuan 50 vite tek Perendimi qe do te sillte nje dite lirine.

Besuan tek morali i trasheguar nder shekuj, por qe me pas nuk kishte vlere.

Besuan te ardhja e demokracise e pane qe ajo ishte vetem nje pseudo u larguan nga kjo bote me dhimbjen e pashuar.

Nderkaq ne keto 50vjet familjet e komunisteve dhe sahanlepiret e tjere te atij regjimi bene perpara. U shkolluan jashte, perftuan dije, krijuan lidhje te cilat rezultuan shume te vlefshme ne periudhen postdiktatoriale.

Asnje presje nuk i heq kesaj qe ke shkrojtur me siper. Por  nuk jam dakort me pjesen e dyte

Pa u zgjatur shume ata sot i gjen si sipermares te suksesshem, ne funksione te larta shteterore, ne politike etj.

Kete nuk e  shikoj une sot. Sot ne postet e larta drejtuese kemi me te pa edukuarit e sistemit qe shkoj dhe te sistemit qe  eshte. Me te pamoralshmit e sistemit qe shkoj dhe te sitemint qe erdhi me pas. Ata qe u shkolluan  dhe qe ishin idealiste gjate komunizmit mbeten te tille edhe ne shoqerin e sotme. Dhe kjo eshte fakeqsia. Ata u quajten komuniste dhe sot ose kane mare rruget e kurbetit ose jetojne ne mjerim e varferi diku ne shqiperi. Ata qe fituan ishin ose disa sharlatane qe nen petkun e te perndjekurve politike ne emer te luftes kunder komunizmit fituan poste qe sot po i shfrytezojne ne dem te kombit dhe popullit ose sharlatanet  e pacipe te sistemit te vjeter ( komuniste ose jo komuniste) qe shpejt u bene antikomuniste dhe ju vune shkelmin atyre te edukuarve idealiste.

Sa shume na kushtoj riedukumi gjysmak i ketyre sharlataneve ne shkollat e plepave dhe me pas ne pamundesine e qeversjes se tyre jo vetem se kishin nje edukim gjysmak por dhe se kishin nje moral gjysmak? Sa me shume do te fitonim po te kishim mbajtur ne qeveri ata idealistet e brezit te babaj tim ( komuniste ose jo komuniste) qe kishin edukim te plote dhe moral te plote ?

E njeta gje ndodhi edhe me bisnesmenet e sotem. Delijorgji dhe kompani nuk ishin komuniste as anikomuniste ata ishin llumi i shoqerise shqiptare qe i ndihmuar nga sharlatanet qe shpjegova me siper u bene miljarderet shqiptare.

Hiprokizia me e madhe eshte se ne kete kategori hyn edhe ish femijet e byrose politike, femijet e atyre qe moren ne qafe mijra e mijra vete. Keta antikomunite ne pushtet u bene partnere, ortake me persekutuesit e tyre  . Eshte qesharake por ka shembuj ku ish te burgosur politike duke perfituar nga statusi i tyre moren nga privatizmi objekte qe meqense nuk i paguanin dot,  i blene me parate e ish blokmeneve dhe u bene partnere me ta

Dhe une do te shtroj pyejen A eshte kjo drejtesi?. Po brezi i babaj tim ata ish komunistet e thjeshte qe nuk moren asgje nga  privatizmi i atyre objekteve qe ata derdhen djersen e ballit dhe gjakun ne disa raste, ndersa ata qe vrane e prene i moren te gjitha me ndihmen e atyre qe u vrane e u prene?  

Perse ndodhen te gjitha keto? Sepse shteti yne  krijoj nje shoqeri me te privilegjuar e te privuar, nje shoqeri te pabarabarte per te gjithe

Te persekutuarit u perkrahen , te tjeret u privuan nga e drejta per te qene qytetare te barabarte ne shoqerine shqiptare Dhe si ne cdo shoqeri ku shteti mban anen e nje pjese dhe privon anen tjeter, ata qe u privuan ishin idealistet ( komunise dhe te perndjekur), ata qe fituan ishin sharlatanet ( komuniste apo te perndjekur) 

Ja perse per brezin e babajt tim une djej jo vetem keqardhje por edhe respekt  , ja per se per te "perndjekurit politike" une ndjej keqardhje por aspak respekt

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).