A mund t'konsiderohet Kosova/Shqiperia sot, nje shoqeri postkoloniale...?

...dhe cfare vlere mund t'kene studimet postkoloniale tek ne?

12 Komente

Prit te marr nje luledele tani dhe t'ia shkul petalet :

mundet, nuk mundet, mundet, nuk mundet, mundet, nuk mundet..., mundet, nuk mundet, mundet, nuk mundet..., mundet, nuk mundet... ufffffff sa shume petale paska luledelja ime... po e le shkuljen per neser... e me kete rast dhe pergjigjen time.

Mire, tani...

Tani, po.

Jo, nuk mund te quhet post-koloniale, sepse pastaj na duhet te shpartallojme gjithe librat e historise se botes per te nxjerre nje perkufizim te ri te kolonializmit, dhe kam frike se kjo mund te shkaktoje permbysje te medha ne gjithe boten. Dhe une jam kunder ketyre permbysjeve, pasi mendoj se ne kemi shume pune te tjera per te bere, psh ngrohja globale, ftohja muskulare, dhe vakesia e birres.

Mos ke gje ndonje teme dipllome ti dhe kerkon ndihme nga ne?

If so, duhet te paguash!   smiley

Po ore, punë dipllome është.

Pjesa I: Karakteristikat e shoqërisë post-kolonialiale

Pjesa II: Kosova si shoqëri post-koloniale

Tani unë them se tema është shumë e gjërë dhe duhet të përqëndrohesh në një aspekt; ekonomik, politik, kulturor apo si ta kesh qejfin.

Absolutisht qe jo!

Persa i perket pyetjes se dyte....eshte mire te dihen karakteristikat qe ka nje shoqeri post-koloniale.

Shoqeria shqiptare  nuk ka qene asnjehere pjese e kolonizimit. Cfare mund te thuhet per shoqerine shqiptare sot eshte se eshte nje shoqeri post-komuniste ne tranzicion. Ose mund ta quash ndryshe shoqeri post-diktatoriale, sepse edhe komunizmi ne Shqiperi ka qene i stalinist - ekstrem.

Dikush mund te mendoje kohen e Perandorise Otomane, por kjo nuk ka asnje lidhje me problemet qe kane shoqerite post-koloniale ne Afrike apo Ameriken Latine. Cfare vihet re ne shoqerite post-koloniale jane diktatura ushtarake, ndarja e pushtetit nder pakicat etnike, korrupsioni, mbajtja e pushtetit me cdo kusht etj etj.

Shoqeria shqiptare  nuk ka qene asnjehere pjese e kolonizimit.

Atehere si ka mundesi qe rrezatojme nga te gjitha anet karakteristika te nje shoqerie te sapo dale nga kolonializmi?

Cili vend ne Evrope nuk ben dot zgjedhje te pakontestueshme dhe pa hile per 18 vjet rresht?

Cili shtet ne Evrope eshte lepirash dhe pa karakter qe i perulet dhe gjunjezohet te gjitheve?

Vetem Shqiperia! Pa as me te voglin dyshim! Se nuk ka shtet ne Evrope, apo dhe ne Afrike qe gjate 18 vjeteve te beje vetem koncesione nga me te turpshmet ne favor te fqinjeve dhe dem te vetin. Sepse asnje popullsi apo shoqeri tjeter ne Evrope nuk tregohet kaq indiferente ndaj vetvetes sa shoqeria dhe populli shqiptar; te pakten per nga ana e qeverisjes apo ne rang qeverie. Jemi i vetmi shtet ne Evrope qe nuk nderhyjme per mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve jashte kufirit. Nuk nderhyjme per shqiptaret ne Kosove, nuk nderhyjme per shqiptaret ne Maqedoni, nuk nderhyjme per shqiptaret ne Mal te Zi, nuk nderhyjme per shqiptaret ne Serbi, nuk nderhyjme per shqiptaret ne Greqi, nuk nderhyjme per shqiptaret ne Itali, Gjermani dhe kudo qe ata ndodhen. Me jepni vetem nje shembull te nje populli, shteti apo shoqerie tjeter ne Evrope apo Afrike te ngjashem me ne!!! Vetem nje!

Na e qep gojen Maqedonia dhe na rreh me shpulla si kurve... shteti jone nuk di te respektoje as kushtetuten e vet ne rradhe te pare... sundohemi nga nje klike tamam kolonialiste, kuislinge, apo qofte dhe post-kolonialiste. per kete nuk kam as dyshimin me te vogel. I vetmi sovranitet i qendrueshem i popullit tone (apo nje pjese te tij) ka qene diktatura e proletariatit!

PS: asnje popull tjeter ne Evrope nuk i vuri flaken vetes, asnje popull tjeter ne Evrope nuk shkaterroi teresisht gjithshka qe trashegoi te gatshme nga sitemi apo shteti i meparshem; asnje popull ne Evrope nuk u ngrit ne kembe per lufte brenda vetes duke i vene flaken gjithe Shqiperise si ne; dhe asnje populli tjeter ne Evrope, te pasulmuar nga ushtri te huaja/armike nuk i eshte dashur t'i vije rregulli dhe rendi nga ushtri te huaja si ka ndodhur me ne.

Po, mbase nuk jemi shoqeri post-kolonialiste, - i japim turp dhe konotacion shume te keq ketij termi, qe ne rastin tone do ishte teper dinjitoz; - jemi shume me keq!

sigurisht qe po dhe ky argument eshte bere si per post-koloniale pas Perandorise Otomane si dhe post-koloniale pas komunizmit.

 ky argument eshte bere si per post-koloniale pas Perandorise Otomane

Nuk jam i sigurt per peridhen post osmane, duke qene se per aq kohe sa i dergoje delinj e nizame e paguaje xhizje e harach ata te linin te qete. Nuk te impononin institucione te reja, pasi sic eshte sugjeruar nga Xhaxhai, Perandoria Osmane ishte vazhdim i asaj Bizantine (me menyra te tjera).

Madje, per mua edhe periudha e Xhaxhit nuk mund te klasifikohet si post koloniale.

 

Qafo, mungesa e lirise nepermjet kolonializmit nuk eshte e thene te mos kete brenda nje liri te sakatuar fale detyrimit ushtarak dhe taksave. Nuk eshte e thene qe kolonializmi te imponoje institucione te reja qe te konsiderohet i tille, ne rradhe te pare, dhe ne rradhe te dyte, detyrimi ushtarak dhe monetar ndaj nje qendre te huaj mund te konsiderohet pikerisht si imponimi i institucioneve te reja qendrore. Por edhe ne qofte se sundimi bizantin nuk konsiderohet pre-kolonial ne krahasim me ate otoman, nga 12-a e ketej eshte mese normale te konsiderohet post-koloniale.

Sidoqofte, duhet pasur parasysh se termi "post-kolonial" nuk eshte vecse nje forme origjinale e kolonializmit, e ngjashme ne terma me kolonializmin qe perhapte demokracine athinase ne pellg; ne mos ruajtja e se njejtes gjendje por me padrone te rinj, njesoj si ne rastin Bizant-Osman, ashtu dhe ne rastin Osman-Austrohungarez, ashtu dhe ne rastin Austrohungarez-Italian, Italian-Rus, dhe Rus-Amerikan.

Ne lidhje me Kosoven ia vlejne te lexohen artikujt e Agon Hamzes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).