A jemi vend UNIK ?

Perveç Shqiperise, a njihni ndonje vend tjeter (qe zhvillon qofte dhe formalisht zgjedhje demokratike) ne fund te te cilave, nje kryetar partie fiton mandatin e tij per deputet falë votave te falura (rreth 500 vota brenda nje pasditeje) nga forca politike te cilen e lë në opozitë dhe behet deri dhe zv. kryeminister dhe minister i jashtem i vendit, pikerisht falë atyre 500 votave !

A jemi vend unik, apo ka dhe ndonje rast tjeter ???

11 Komente

une do shtoja dhe pellazg

Si u vodhën votat e LSI

 

Nga Faktori Plus 

Lëvizja Socialiste për Integrim është një nga subjektet politike që besohet se mund të jetë persekutuar nga numërimi i votave. Duke mos pasur të drejtën e një komisioneri, kjo parti, e cila është forca e tretë politike në vend, mendohet se nuk ka rezultatin real për të cilin mund të kenë votuar shqiptarët.

Nga hetimi i “Faktor Plus” në qendrën 255 në Shkodër, LSI ka marrë 26 vota dhe për të janë numëruar 16 vota. Në disa qendra të tjera rezultati është shtuar me një ose dy vota.
Nëse shkohet te një mesatare e përgjithshme, i bie që kësaj partie t’i jenë hequr nga 5 deri në 8 vota për qendër votimi, çka në një qark si Shkodra mund të rezultojë në rreth 2000 vota të munguara.

Vetë LSI e ka pasur objekt të debatit të saj politik dhe disa ditë pas zgjedhjeve çështjen e vjedhjes së votave.Një ditë pas zgjedhjeve, më 29 qershor, kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, doli para gazetarëve për të denoncuar kryeministrin, Sali Berisha, si autor të shkatërrimit të procesit të numërimit të votave. Ai përmendi pikërisht Shkodrën, periferinë e Tiranës dhe Beratin si zona problematike.

Në një lidhje direkte me studion e Vizion Plus në mbrëmje, Meta e përsëriti këtë qëndrim.Ai mblodhi kryesinë e partisë dhe vendosi të bëjë një raport denoncues për ndërkombëtarët.

Paralelisht me ankesat ndaj ndërkombëtarëve, Meta vendosi kontakte joformale me drejtues të fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë, dhe i kërkoi Partisë Socialiste ndihmë për të kaluar pragun e votave në Tiranë. Si me magji, brenda pasdites së të hënës, në një shkollë në dy qendra numërimi në Tiranë, socialistët arritën të shtonin rreth 500 vota për LSI dhe në mbrëmje Meta u konfirmua deputet.   

Ky veprim, i cili u bë pas ndërmjetësimesh të njerëzve të afërt me Edi Ramën, në të vërtetë tregon se procesi ishte i prekshëm dhe se vota mund të shtoheshin pa ndonjë problem të madh, si nga PS, ashtu dhe nga PD.

Këtë e konfirmon më së miri një intervistë e Dritan Priftit pas zgjedhjeve, i cili dëshmoi se ishte i rrezikuar të mos fitonte në Fier.

Të martën, më 30 qershor, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili, po në Vizion Plus përsëriti shqetësimin e partisë së tij për vjedhjet të votave.

Paralelisht me LSI, disa zëra ndërkombëtarë po shprehnin shqetësimin për parregullsi në procesin e numërimit. Kështu, më 1 korrik zëdhënësi i ODIHR tha se standardet ndërkombëtare u arritën pjesërisht, ndërkohë që presidenca suedeze e BE shprehu shqetësimin për problemet në procesin e numërimit.

Më 2 korrik sërish pati një deklaratë të Petrit Vasilit, i cili kërkonte të shmangej procesi i vjedhjes së votave të LSI.

Më 3 Korrik Berisha vendos urat e para të kontaktit me Ilir Metën dhe më 4 korrik i bëri thirrje publike të hyjnë në bashkëqeverisje.

Meta iu përgjigj brenda orës dhe pas kësaj mbaroi dhe historia e manipulimit të votave.

Ilir Meta nuk e përsëriti më këtë kërkesë. Vetë Berisha deklaroi se LSI ishte një parti e persekutuar prej Kodit.

Tashmë pyetja që lind është e thjeshtë: Nëse Berisha dhe Meta vlerësojnë më shumë standardet se rezultatin, atëherë ata duhet të provojnë, nëse i janë hequr apo i janë shtuar vota LSI në kutitë e votimit.

Kjo është një provë që do na tregojë të gjithëve ku bazohet aleanca mes dy partive që formojnë sot shumicën parlamentare.

Stalker-sipas kesaj qe shkruan ti E Rama paska vjedhur votat e PS,per te ndihmuar I Meten,te pakten sipas teje 500 vota i mungojne PS-se i vodhen vete.Kur ai E Rama vjedh votat e veta pse ankohet se me vodhi PD?

Ne vetem vend unik nuk mund te jemi... Nuk e di se cfare do te nxjerresh me kete pyetje, por ne jemi vendi me problematik ne Evrope, dhe ndoshta nga me problematiket ne gjithe boten!

Asnjehere ne Shqiperi gjate ketyre 18 vjeteve nuk eshte marre vesh e verteta e votes.

Eshte votuar cdo dy vjet ne Shqiperi, plus nje votim referendum per kushtetuten dhe nje votim referendum per formen e qeverisjes/sistemit, - monarki apo republike...

Asnje here, as edhe nje here te vetme nuk eshte marre vesh e verteta e votes se shqiptarit! Ne jemi vendi me qesharak dhe me langaraq ne Evrope, ndoshta dhe ne bote!

Zotrules,

Nuk di nese per ty fjala unik ka sens pozitiv. Per mua, jo. 

Unik per mua do te thote : qe nuk ka te dyte, qe eshte i vetmi ne llojin e tij. Ne kete prizem, kemi te njejtin opinion, perderi sa me te drejte shkruan :  "ne jemi vendi më problematik (qesharak,...) ne Evrope". Pra, jemi unikë ne llojin tone, s'kemi shokun.

Ne rregull jemi bashke. 

 

Si me magji, brenda pasdites së të hënës, në një shkollë në dy qendra numërimi në Tiranë, socialistët arritën të shtonin rreth 500 vota për LSI dhe në mbrëmje Meta u konfirmua deputet.    Ky veprim, i cili u bë pas ndërmjetësimesh të njerëzve të afërt me Edi Ramën, në të vërtetë tregon se procesi ishte i prekshëm dhe se vota mund të shtoheshin pa ndonjë problem të madh, si nga PS, ashtu dhe nga PD"

Cfare kerkon Edi Rama tani me mitingjet qe do te beje.Personalisht paska nderhyre qe te "devijohet vota".Pra qenka vete inisiator i manipulimit.

Personalisht nuk i besoj theniet e mesiperme.Kjo sepse Edi Rama e dinte mire qe dhenia e votave LSI eleminonte nje deputet nga lista e PS ne Tirane peer aresye se PD i merrte 16 deputete.

Prandaj mos i besoni perrallat e Meros.

qe jemi unik kete e dim te gjithe. ska nevoje per koment. ky nuk esht faktori i vetem.

tu tregoj 1 rast? vjen 1 miku i tim eti nga kroacia 2 dite para zgjedhjeve. e pyet babin per politiken, babi i thote "jane dy koalicione, njeri i majte me ne krye ramen, tjetri i djathte me ne krye berishen". miku ngre vetullat: '' a nuk ishte berisha edhe ai i '97? po cne, jane gje kusherinj?"

tu tregoj 1 rast? vjen 1 miku i tim eti nga kroacia 2 dite para zgjedhjeve. e pyet babin per politiken, babi i thote "jane dy koalicione, njeri i majte me ne krye ramen, tjetri i djathte me ne krye berishen". miku ngre vetullat: '' a nuk ishte berisha edhe ai i '97? po cne, jane gje kusherinj?"

Perralla.Te huajt nuk dine kryeministrin e vet dhe jo te mbajne mend ate te Shqiperise para 10 vjeteve.

Sajo ndonje gje tjeter.

Kryeministrat e tyre nuk i vune flaken nje kombi, sic beri Berisha. Berishen ta njohin te gjithe. Ketu ne Angli edhe lypsat te stacioni i trenit te tregojne barcaleta me komisar Berishen. Kam takuar vete, jo per gje.

ka punu ne ministrine e jashtme ky personi ne ate kohe. dhe mos mendo se nuk e dine. maqedonasit e fyrom e dine gjithe historine e sales, nga lindja ne vdekje. i kam degju me veshet e mi

Unik?

poooooooooooo! tek varri i xhaxhit,vjet nje po qante me denese se e kishte marre malli shume,dhe,kur gazetarja e pyeti kur i kishte lindur i jati,nuk e mbante mendsmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).