A eshte "Peshku Pa Uje" pasion i fshehte i Fahri Balliut?


Para dy ditesh, ne faqet e Peshkut, lexova te njejtin koment qe dje botonte gazeta “55”. Ne nje thyerje te vogel me traditen e gjate e te respektuar te gelltitjes se peshkut te vogel nga media e shkruar e Tiranes, kesaj here komentatori i 55 ka kopjuar me nje minimum kreativiteti.>smiley>

smiley>

Shembull:Origjinali tek PPU thote:

"Nejse, qe mos flas per jeten time, po kthehem tek Saliu. Po, jam gjendur 1.5 meter larg tij, pellembet me digjeshin nga duartrokitjet, zeri me ishte ngjirur nga te brohoriturit, por ai, ai, qendronte si nje shqiponje e vertete, pa me pare !"

smiley>

Kurse varianti tek 55 replikon:

“Mirëpo, që të mos flas për jetën time, po kthehem tek Rama. Po, jam gjendur 1.5 metër larg tij, pëllëmbët na digjeshin nga duartrokitjet trokthi, zëri na ishte ngjirur nga oshëtimat, por erdhi AI, por AI, qëndronte si një sfinks i vërtetë, pa na parë ne që e shikonim!”>smiley>

smiley>

Me poshte jane renditur kopja dhe origjinali.>smiley>

smiley>

Si e njoha Edi Ramën? Një militant tregon historinë e vërtetë>smiley>

smiley>

Nga Lavdrim Lita>smiley>

smiley>

Gazeta 55, (Nr 273) e enjte 29 tetor 2009 fq 4>smiley>

http://www.gazeta55.net/gazeta/29.10.2009.pdf>smiley>

regjistruar dt.30.10.09 ora 20:30>smiley>

smiley>

Ky shkrim ka të gjitha të drejtat e rezervuara sepse është me një interes të veçantë. Tregon sesi një njeri i>smiley>

thjeshtë u njoh me kryetarin e PS, shokun Edi Rama. Dy rreshtat e para janë të redaktorit. “Kam vendosur të jem i sinqertë tek zoti. Nuk e mbaj më të fshehur, është fermentuar sa duhet. Por më shumë më detyron ndërgjegjia, që më në fund të zbuloj edhe unë kujtimet e mia, të vërtetat, por edhe ato të pavërtetat. Nëse mund të bëjmë një pyetje: ç’është një kujtim i pavërtetë? Dhe s’ka si mos të>smiley>

ishte kështu përgjigja: një kujtim i pavërtetë është një risjellja në mend i një ngjarjeje që ti e ke harruar, por që gjithsesi ti e mban mend se ka ngjarë. Të paktën kështu mendon. Po prapë një shënim i redaktorit. “Një kujtim i ngrohtë me Edi Ramën, një kujtim i njerëzishëm dhe që s’do ta harroj kurrë, ishte kur u gjenda vetëm 1.5 metër larg tij, në një miting të mbyllur të zhvilluar në Shkodër.>smiley>

Asokohe banoja si ekzilant në Shkodër, tek një mik familjeje. Më kishin hedhur në rrugë nga Tirana, i flakur nga shtëpia për ‘gjullurdi adoleshenciale’. Mirëpo, që të mos flas për jetën time, po kthehem tek>smiley>

Rama. Po, jam gjendur 1.5 metër larg tij, pëllëmbët na digjeshin nga duartrokitjet trokthi, zëri na ishte ngjirur nga oshëtimat, por erdhi AI, por AI, qëndronte si një sfinks i vërtetë, pa na parë ne që e shikonim! Në fillim, unë mendova se kjo ishte e natyrshme, sepse Edi Rama ishte në miting më dyer të mbyllura dhe duhet të shohë gjithë popullin mitingash jetim, por pastaj mendja më vajti tek lartësia ime prej pigmeu në front të parë, dhe thashë me vete se është e pamundur që të mos shohë. Atëherë i thirra: Zoti Rama! Zoti Rama! Pastaj e shkurtova thirrjen: Rama! Rama! Pastaj e shkurtova edhe më fort: Zoti! Zoti!>smiley>

Këtu, më në fund, Rama më dëgjoi. Më tha: Zoti të bekoftë! Zoti të do ty, Zoti do gjithë popullin e qytetit>smiley>

tënd, gjithë Shqipërinë. Atëherë, duke mos ditur ç’të thosha, bëra thjesht përpara dhe doja ta përqafoja kur>smiley>

papritur ia bëhen dy zotërinj dhe me kapen. Me mbanin për kostumi dhe nuk më linin. I pari ishte Dash Peza, i dyti Mozi. Zoti buzëqeshi, u bëri shenjë dy zotërinjve dhe ata më lëshuan. Atëherë e përqafova Zotin, u shkreha në lot, dhe i thashë: O Zot! Kam ëndërruar aq shumë të të shoh një>smiley>

herë! Qenke më i gjatë se dukesh përpara selisë. Dhe rashë në gjunjë duke bërë një shenjë me grusht afër kokës. Kështu më ka kalitur partia. Zoti më tha: ngrihu zotëri, ngrihu, se Zoti të do ty në këmbë, Zoti i do të gjithë në këmbë, Zoti do bojkot, Zoti e do gjithë Tiranën bashkë me betonarme dhe popullin në këmbë. Ç’kujtime të bukura. Më në fund kisha parë Zotin. Atë të vërtetin.... se të them të vërtetën, kam parë dhe ca zotër të tjerë, por më dolën të rremë. Epo siç thonë ata dreqsh latinësh se “nemo est propheta in patria” asnjë nuk është profet në atdhe. Nuk e besuan. E nejse, muhabet dhe unë, sa vajti ora? Pa një çerek! Sa, pa pesë? OK, në orën tre kemi dyorëshin e shëtitjes së detyruar. Shkurt i thonë zbor partie. Gjendem në qilar për proselitizëm të acaruar, një ditë Ai u shpall ne mes te Parisit se Zoti i ri ka ardhur.>smiley>

Këta më thanë se jo, se e quajnë vetëm Edi Rama, një tjetër mesia i rremë...”Ky rrëfim ka të gjitha të drejtat e rezervuara, sepse është shqiptuar në qilarin e pavijonit numër pesë.>smiley>

smiley>

Komenti original tek PPU nga Hurbinek >smiley>

smiley>

http://www.peshkupauje.com/2009/10/pyetje/ju-tregoj-sali-berishen-ne-rini

 

Ncncncnc... me detyruat me ne fund te zbuloj dhe une kujtimet e mia, te verteta dhe ato te paverteta. Pyetje : ç'eshte nje kujtim i pavertete ?>smiley>

Pergjigje : nje kujtim i pavertete eshte nje kujtim i nje ngjarjeje qe ti e ke harruar, por qe gjithsesi ti e mban mend se ka ngjare.>smiley>

Nje kujtim i ngrohte me Sali Berishen, nje kujtim i njerezishem dhe qe s'do ta harroj kurre, eshte kur u gjenda vetem 1.5 meter larg tij, ne nje miting te zhvilluar ne qytetin N. te Jugut. Asokohe banoja ne Jug, tek nusja. Im ate me kishte flakur nga shtepia per "martese te papershtatshme". Nejse, qe mos flas per jeten time, po kthehem tek Saliu. Po, jam gjendur 1.5 meter larg tij, pellembet me digjeshin nga duartrokitjet, zeri me ishte ngjirur nga te brohoriturit, por ai, ai, qendronte si nje shqiponje e vertete, pa me pare !>smiley>

Ne fillim mendova se kjo ishte e natyrshme sepse Saliu ishte ne miting dhe duhet te shohe gjithe popullin, por pastaj mendja me vajti tek shtatlartesia ime 1.98 m dhe thashe me vete se e pamundur qe te mos shohe. Atehere i thirra : Zoti President ! Zoti President ! Pastaj e shkurtova thirrjen : President ! President ! Pastaj e bera dhe me shkurt : Zoti ! Zoti !>smiley>

Ketu, me ne fund, Saliu me degjoi. Me tha : Zoti te bekofte ! Zoti te do ty, Zoti do gjithe popullin e qytetit tend, gjithe Shqiperine. Atehere, duke mos ditur ç'te thosha, bera thjesht perpara dhe doja ta perqafoja kur papritur ia behen dy zoterinj dhe me kapen. Me mbanin per kostumi dhe nuk me lini.>smiley>

Zoti buzeqeshi, iu beri shenje dy zoterinjve dhe ata me leshuan. Atehere e perqafova Zotin, u shkreha ne lote, dhe i thashe : O Zot ! Kam enderruar aq shume te te shoh nje here ! Dhe rashe ne gjunje duke bere nje shenje dygishtash mbi zemer. Zoti me tha : ngrihu zoteri, ngrihu, se Zoti te do ty ne kembe, Zoti i do te gjithe ne kembe, Zoti e do gjithe popullin ne kembe.>smiley>

C'kujtime te bukura. Me ne fund kisha pare Zotin. Ate te vertetin.>smiley>

... se te them te verteten, kam pare dhe ca zoter te tjere, por me dolen te rreme. E nejse, muhabet dhe une, sa vajti ora ? 14.53 ? OK, ne oren tre kemi dy oreshin e shetitjes se detyruar. Gjendem ne burg per proselitizem te acaruar, nje dite shpalla ne mes te Parisit se Zoti i ri ka ardhur. Keta me thane se jo, e quajne Gjizës Krajsti. Ika pra, salut.>smiley>

smiley>

 

40 Komente

Hurbi do e hedhi ne gjyq tani smiley

Ene thote Hurbi mos m'i merrni perrallat seriozisht apo taze.  Ja ne qe e degjojme, po shif c'bo gjindja smiley.

Po ky eshte kompliment mor Hurb " src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/grin.gif" />

Ku u zhduk Hurbineku?

Del, se krijon dyshime, artikuj poliandrik.

Shperndahuni se po na numerojne.

 Cuna, tani do ju them nji sekret. Fahri Balliu eshte Spikeri dora vete.

Tani duhen gjetur dhe me ca pseudonime shkruajne gazetaret e analistet e tjere. Beni sugjerimet tuaja.

P.S. E paskam parandjere qe kishim nevoje per hapje. Te hapen dosjet e Peshkut! smiley

P.P.S. Ky sociali qe ka bere zbulimin, perderisa kete nofke e ka te re, po nderkohe duket se ndjek rregullisht si Peshkun dhe Balliun, kush te jete? smiley

Po, po, une jam. Mos do dikush te punesohet tek 55? Me dergoni cv-ne me mp ketu te peshku.

Kur e thone kete ca agjente te regjur dhe me kontribute te medha ne revolucionin demokratik te '97, eshte per t'u besuar.

Speaker harove te thuash 'komunist'.

Cuna, tani do ju them nji sekret. Fahri Balliu eshte Spikeri dora vete.

Mos eshte baba..s`ka mundesi !

Pou-ke,ta kishin kopjuar ne ndonje gazete me serioze gjysma e se keqes por tek 55...c'est honteux! smiley

 

Me vjen keq Hurbi qe kane botuar nje kontributin tend pa te marre leje dhe per me teper, te modifikuar dhe pa te kredituar. Praktikisht te kane vjedhur.

Nder te tjera, te gjithe kete e ka bere nje gazete si ajo aty...

Me fal, por cfare mund t'i ndodhi nje njeriu me keq se kaq?

Vecse ta perdhunoje orangotango!!! smiley

 

Hajde mos e ca koken Hurb! Imagjinoje sikur te kishe te beje me njerez primitive... me uba buba... Duhet t'i respektosh si te tille.

 

Por s'duhet te harrosh t'ja u presesh njerin vesh ose ndonje organ tjeter qe te mos ta perserisin me.

Primitivet e duan me dru!

 

Shqiperia kontribuon ne nxjerrjen ne pah te agresivitetit te ti smiley

Kesaj i thone propagande anti Hurbinek,ne fakt ketu ne peshk Hurbi i jep te gjitheve uje ne bisht te luges sidomos nga ana letrare dhe eshte djale me horizont.Jeni bo si byroja politike e Enver Hoxhes qe atyre qe nuk keni ca ti beni me diskutime i perlyeni qofte dhe nickun me kesisoj traplleqesh.Ka plas konkurrenca e modhe dhe ne peshk dhe per kete me behet qejfi por po e pate veten qe ja dilni te konkurroni Hurbin ka metoda te tjera me te mira sa te duash,por sic e thashe me siper duhet b....e te haesh me Hurbin.

Unë kam një dyshim mos ai Lavdroshi do jetë Hurbi dora vetë. smiley Ku ka vajt ky njëherë, pse nuk ndihet?

S'ka fare vend per kopje. Politikanet tane jane konsumuar aq shume me komentet dhe artikujt ne peshku apo per kete gje edhe kudo ne shtyp apo blloqet e tjera, sa tani nuk mbetet gje tjeter vec te perseriten te njetat gjera. Aq shume jane konsumuar keto gjera sa ne qofte se keto perseritje ndodhnin cdo 20 vjet ,tani ndodhin cdo dite.

Kur lexova pyetjen mendova se peshkun e kishte rrembyer Balliu ( aspak per tu cuditur ketu , ne kete jjete ndodhin shume gjera te pritshme dhe te papritshme smiley ) J ja qe nuk qenka keshtu " ("shyqyr zotit," edhe kjo do te na ishte mangut, dhe hajte te perballoje serveri trafikun pastaj smiley )

Uaaaaaaaaa mami !!! Qenkam bere i famshem dhe s'e paskam ditur !!!

Po pertoj tani por do i kisha zgjuar tani me nje xerre prinderit dhe gjithe pallatin, edhe Hamitin madje, mesuesin tim te letersise, ai me thoshte se une do behesha nje dite shume i madh, fare i madh. Sa mire. I doli fjala.

Me ne fund, historite e mia sherbejne per diçka. Mesojne populli. Tani e tutje do me quajne Dritan Shkaba, mesues i popullit.

Tani, qe ta marrim vesh, si eshte puna se edhe Ushqimi Social s'e kishte sqaruar mire : kam vjedhur Lavdrimin apo me ka vjedhur ai mua ?

U pa puna, qenkam gazetar dhe s'ditkam gje. Eh mire, ja te shohme tani ç'ka ndodhur se nuk e kam marre ende veten nga tronditja e... nja ca gotave "mousseux".

 

Te kam thene o Hurb t'ua vesh copyright-in perrallave te tua, po ti s'me degjon!!! smiley

Qenka e vertete qe paska dale ne gazete ! Hera e pare qe po hap kete gazeten, e lajmi qenka ne krye.

OK. Meqe u sigurova tani qe ca gazetare me ndiqkan kemba-kembes neper postime, dua t'ju them vetem kaq :

O çuna, po pse ore nuk me dergoni nje email, e te me thoni t'jua bej nga nje perralle per çdo jave, e t'i vini emrin pseudonimin poshte, psh Tarllabuq Kallamishtja, e te me jepni ca leka sa per dy gurabie mengjesi, e keshtu te hyjme ne Europe pa gjakderdhje dhe luftra, etj etj ?

Hera e dyte qe po m'i trazojne keto pak kocka qe me kane mbetur. Ka qene dikur Agron Tufa qe me kishte nxjerre ne fleterrufe per ca sqarime te vockla ne lidhje me Céline dhe Heidegger. Madje asokohe u habita sepse ne pergjithesi isha dakort me Tufen, por tek keta dy emra ia kishte keputur ca si per "laraska".

Tani, meqe jemi mbledhur per muhabet, nja ca sqarime te vockla :

Jo, Iris, s'kam pune te hedh ne gjyq askend, veç shpresoj te mos me hedhin ata (nqs te kujtohet Zef Deda me manjetofonin). Sidoqofte, Iris i vockel, me vjen mire qe u duke kendej te me thuaç nje fjale sepse ma ke thare shpirtin qe prej nja ca ditesh, asnje fjale te embel s'ma ke leshuar. Ja keshtu.

Nejse, me bete per te qeshur, se edhe kam pire ca (pakez, sa per "sy te keq&quotsmiley, po kesi historish me Salira dhe Edi Rama, le te me thone se vallahi ua qendis une si t'i duan. Se te them te drejten, une kam takuar shume politikane, deri dhe tek Zhaku i pamposhtur, Shiraku me nje fjale. Ke nuk kam takuar thuaj... Vetem te me çoje emrin e politikanit ajo gazeta, dhe ia nxjerr kujtimet e takimit ne vend fare. OK, ska gje. Shakara jane keto.

Thjesht uroj qe gazetat t'i linin keto budalliqe dhe te merreshin vertete me pune qe na hyjne ne pune.

  

uh, mu me vjedhin batutat ata te portokallise qe e kane rrogen sa 5fishi i krieminsitrit, e ju po ankoheni per i cope gazetari brekegrisur  smiley

smiley

 gazetarin dhe hurbinekun i kuptoj, (te dy cicerojne prej hallit) ndersa ate tjetrin, pergjuesin, qe nuk le rresht t'i shpetoje, e kam pak veshtire. por nga te tre eshte ai me pasionin me te thelle.

Si ju duket varianti i dergeses ne disa vende ku cfaqin  interes per  PRALLA ?

  Edhe u. social e ka per detyre te paraqitet para klienteve me Meny te Re pavaresisht nga gjella qe servir . Dhe kush ???? .....Guzhina e gazetes 55  te perdore gjelle te servirur per  PESHQ ?????... smiley . Ne edhe Sokol Balla na emertoi si "perverse" qe pasi lajme nevojtoret nuk kemi pune tjeter vetem te masturbohemi me PPU smiley ose me falni me Sokolin ! Tani na u shtuan perfytyrimet sexuale na doli edhe gazeta 55 qe merr shkrime nga PPU .... ???????????????????????????????????????????????????????????

mire fahriu qe e mori nga ty hurbinek, po ti nga e more shtysen per te shkruar kete perrallezen !!!!

Ti floçka e vockel sa nje gogel, s'ke provuar ndonjehere vere St. Estèphe, prandaj me pyet nga e mora shtysen...

Provoje dhe ti dhe rrekelle ndonje gllençke si kjo me lart, apo larg qofte St. Julien, apo dhe Margaux, dhe pasandaja do e shohesh ti kur te na viç me nje qeske perrallash nga ato me te mirat. Te te vije anes pastaj Ben Blushi me perrallat e veta. Eh mire o mire, pse, si mendon, kot eshte Franca vendi i letersise par excellence ? Plot 14 nobeliste o Floku ! Te gjithe amatore te medhenj te veres, te gjithe e aromatizonin fytin para se te kapnin penen. Po ti nuku i di keto, je ende e re, plot shpresa, plot ardhmeri.

ps : sa per kureshtje, sa here qe zhvendosem ne atdhe, gjysma e valixhes sime mbushet me ca shishe te jeshilta me lengun e bekuuuuur brenda. Dhe mos u habisni ndonje dite kur te degjoni qe edhe im ate eshte nje poet i madh. Se nena po e po, i ka stivosur poezite ne fund te sendukut, per pas vdekjes, siç shprehet ajo. Shendet floku, shendet, dil pi pak sonte, beja fora dhe ti.

mos me thuaj mua e vogel sa nje gogel, se me fyn rand, jam 2 metra smiley more vesh apo jo smiley

une nuk kam nevoje te pi per te shkruar hurbo, pastaj ti e di qe jam rob i kontrolluar une, du' me qene "sempre" sycelet dhe e pergjegjshme per ato qe shkruaj, nuk jam "casual", e ke pranu dhe ti dikur, edhe pse ditet e sodit ke fillu me e pertyp njecikez... nuk ta ve re, dava "konjukturash" smiley

 

Sot qenkam gdhire me nje humor nuar, siç thone ca franceze qe duan te shesin dengla. E paskam koken daulle. Le qe qepallat me qenkan enjtur aq shume sa Zoti e di sa ashtu qe te dalin neper sy me kane dale. Nejse, neser do t'i bejme numerimet.

Vera dhe Shkrimi.

Nje shkrimtar enigmatik, emblematik madje, ka qene dhe Pijaneci i Madh me fame nderkombetare, Henri Michaud. Por ky nuk pinte vetem lengje te buta si vera, por pinte dhe drogera nga me te ndryshmet. Dhe pinte thjesht per te shkruar. Dhe pastaj shkruante gjera te tilla si vijon (sapo e ktheva nje gllenjke) :

Nje dite, thoi im i gishtit te madh te dores se majte, me tha : degjo, po sikur te me kerceje kandari mua dhe te infektohem ? C'do besh ti pastaj ? Une s'iu pergjigja, si i zene me ca shkrime qe isha. Por thoi u largua i zemeruar dhe pas dy oresh, gishti im ishte enjtur dhe skuqur. U shqetesova shume. Dhimbjet po beheshin te padurueshme. U ngrita dhe vajta tek mjeku. Ai me dergoi tek kirurgu, i cili, sapo e pa, me tha : duhet prere gishti. Pranova pernjehere. Doktori e preu. Vajta ne shtepi, fjeta mire. Kur u zgjova, pak persiper aty ku e kisha shkurtuar, nje thua i ri po dilte dhe me nxirrte gjuhen. Skuqja filloi perseri. U ngrita dhe vajta te kirurgu dhe i thashe qe gjendja eshte keq. Pasi e pa, ky i fundit me tha : duhet prere dora. Pranova. Vajta ne shtepi. Fjeta. Ne enderr pashe qe po me rritej nje thua i madh ne lartesine e kyçit. U zgjova i llahtarisur. Thoi ishte vertete aty, i madh, shume i madh kesaj rradhe dhe me perqeshte. I tmerruar, u ktheva ne spital. Kirurgu me shkurtoi krahun, pastaj thoi me doli ne sup, si spalete vezulluese, me perqeshte, me nxirrte gjuhen dhe shkrihej ne te qeshura shkundese. Kirurgu mendoi se kjo pune duhet te merrte fund, dhe me tha se nuk kisha rruge tjeter vetem te vdisja. Pranova, dhimbja ishte teper e forte, asaj fizike i shtohej dhe ajo shpirterore, te tallesh nga nje thua, nuk eshte e lehte. Vrava veten. Me varrosen. Kesaj rradhe, nuk ishte thoi im qe rritej, por ca thonj qe dilnin nga dheu dhe vinin te me mbysnin ne varr. I tmerruar, ballin ne djerse, u ngrita ndenjur dhe vura re qe ime shoqe ishte ngritur dhe me thote : po pres nje thua, me eshte skuqur, me derrmoi fare. E tmerrshme.

(c) Hurbinek Kokeshkreti, alias un (dhe jo ti), me nje thua qe ia nxiu jeten.

 

Hurb!

Pak a shume me ka ndodhur edhe mua e njejta histori.

Kur flija, shikoja endrra te kqija. Njerez qe me kerkonin borxhin, njerez qe donin borxh, me kercnonin se do me zhduknin. Sjellu e peshtjellu neper shtrat, nuk gjeja rehati, e ndjenja veten teper ngusht, fryma me merrej.

Kjo histori vazhdoi per jave te tera, deri sa u detyrova te shkoje te psikologu.

Kur ja spiegova hallin qe kisha, psikologu me qetesin e nje psiko, me tha, nderro bizhamat, i ke te vogla.

Edhe ky Michaud , do mjaftonte te mos flinte me gisht ne goje, nuk do kishte keto shqetesime.

Jane gjera te vogla, po qe kane rendesi te madhe ne jeten tone te perditshme.

 

Lumidrin, se mos po ngaterrohemi kot dhe del ndonje tani e me thote se kam vjedhur Henri Michaud : kete gjene me lart, e kam shkruar une dhe jo ai. Por thjesht sa per te vene ne dukje llojin e shkrimeve te tij.

Ti mire, paske shpetuar tani, ke nderruar pizhamet, po une qe s'me ze gjumi pa veshur nja dy-tre pale çorape ? Nuk e di ku e kam marre kete zakon por pa nje pale çorape te leshta te pakten, nuk fle. Gjera te vogla vertet, por mua me zbukurojne naten.

Kjo puna e borxhit, e çuditshme. Mua me ndiqte ne enderr njeri qe s'i kisha dhene borxh. Me thoshte pernate : do t'i humbesh ato para, do t'i humbesh, s'do t'i gezosh ! E do ti qe nje nate m'u dogj kaloriferi dhe u detyrova te blej nje tjeter ? Me iken vertete parate, i doli fjala. Ja keshtu. 

Hurb!

Mos ma permend kaloriferin , sidomos tash me kete te ftohte.

Vjet takova rastesisht nje çift Shqiptaresh. Pasi beme nje shetitje , me percollen deri tek shtepia, per mirsjellje i them, - Po vini lart e merrni diçka te ngrohte. Te dy ishin dakort. Hyme ne shtepi, burri mori nje birre, gruaja e tij nje pepsi. Beme pak muhabet dhe u çuan te ikin, se kishte vajtur vone. Duke i percjellur tek dera, shoh gruan qe kishte ne dore kaloriferin,-po kjo ç'eshte, pse po e merr? - e pyes gruan e huaj. -" Po ti more zoteri, nuk ne ftove te marrim diçka te ngrohte, dhe une zgjodha kaloriferin".

Kishte te drejte, i thashe naten, dhe mbylla deren. Edhe sot e kesaj dite nuk kam kalorifer, mendoje si e kaloj naten ku ben te ftohte, po qe ate dite, nuk ftoje asnjeri te marre ndonjesend te ftohte apo te ngrohte.

O po ti paske shpetuar paq ! Paq ore paq, dhe lutju Zotit madje !

Une i thashe njehere nje miku, eja lart merr diçka te vaket, dhe erdhi miku, pa nje pa dy, dhe e di ç'mori ? Me mori gruan !!!

Mire, e vertete qe gruaja ime ishte ca e vaket dhe nuk qe ndonje humbje e madhe, por prape bre mik, neteve te dimrit, edhe nje pale breke me teper te mbathesh, fitim eshte. Se kendej ben ftohte i madh, e pa keto gjerat e vakta qe na ngaterrohen neper kembe, edhe nuku ben. C'nuk heq njeriu thuaj, pa ne shkuam e vame.

Ku dhemb dhëmbi shkon gjuha. Gruaja kendej, gruaja andej, grua poshte, grua lart, grua anash, grua... smiley

po, po, e ke kuptuar drejt : ne te gjitha pozicionet.

Ne fakt shoh me teper nje mungese percaktuesish menyre dhe forme... smileymug:

Hurbinek !!

Te ardheshmen grua, nuk arrita ta njoh se e vaket apo e ftohte.

Do martoheshim ne Shtatorin e kaluar.

Meqense kisha vetem nje dite pushim, mendova qe dasmen ta benim ne Rinas, tek avioni qe i kemi marre amerikaneve kur i kishim armiq, sot eshte restorant.

Ja spiegova per telefon se sa po te mberrij ne Rinas, shkojme ne restorant, bejme dasmen, dhe nisemi me avionin e fundit.

Jo, ore,ç'fare thua, une kam menduar te bejme nje jave dasme, se njeher martohet njeriu,- mu pergjigj ishgruaj e ardheshme.

Qe njeriu martohet vetem nje here e ke gabim, i them ishgruaseardheshme, e dyta, une nuk jam Maloja qe te bej dasme per nje jave.

Sapo mbarova frazen, kur degjoj nje ze te marre nota te larta, - me ke tallesh ti more hor, me baban tim, ik ore i paftyre, secili ne rruge te vet, nuk kam pune me ty, dhe "bam" me mbylli telefonin.

Fakti eshte se kisha harruar se babai i saj quhej Maliq, dhe shoket e therrisnin Malo.

Si fund, mjaftoi nje telefonat qe enderrat qe kisha ndertuar me aq kujdes mu hodhen ne ere.

Pas kesaj fatkeqsie jam rregjistruar ne nje agjensi martesash, dhe po pres fatin tim, me ankth e pres, sepse kam marre vesht se kjo agjensi merret edhe me funeralet, keshtu qe ka mundesi te me takoje ndonje e ve.

Thojne se duke pritur pleqeria te vjen prej b..!

O çuna, po pse ore nuk me dergoni nje email, e te me thoni t'jua bej nga nje perralle per çdo jave, e t'i vini emrin pseudonimin poshte, psh Tarllabuq Kallamishtja, e te me jepni ca leka sa per dy gurabie mengjesi, e keshtu te hyjme ne Europe pa gjakderdhje dhe luftra, etj etj ?

Ca do ti?!

Leke?!

O Hurbooo...!!!

Po te paska prish fare Franca o burre i dheut!

 

Po ata per ato leke shesin edhe motrat o lale!

Jo me te t'i japin ty per te blere gurabije!

Hajde Hurb francezi, hajde!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).