Punë vetëm për PD-istët e LSI-stët

Kërkimi i punës sot është bërë si kërkimi i vizës 15 vjet më parë. Vetëm me sekser. Për më te tepër, në të gjitha institucionet shtetërore kryesore apo në varësi, dyndja është e dyfishtë, kurse lufta e katërqindfishtë. Të gjithë PD-istët dhe LSI-stët e Shqipërisë duan punë (260 mijë vende pune duhet të hapin sipas premtimeve Berisha e Meta). Po nuk dihet akoma se ku janë përcaktuar ato. Jo në bujqësi, se atje mund të ketë vend thjesht e vetëm për kryeministrin e zevendesin e tij nëse kanë dëshirë për punë vullnetare, se gjithë të tjerët e kanë marrë diplomën brenda tre muajve pas mbarimit të zgjedhjeve, e me të në dorë, përplasen tani dyerve të institucioneve shtetërore.

100 mijë të majtë, e 160 mijë të djathtë kërkojnë punë, sipas premtimeve. Nga ana tjetër, gjysëm milioni socialistë bëjnë be e rrufe se nuk do të tunden nga istikami i punës së tyre, aq më tepër nëse kanë statusin e nëpunësit civil. Me ta akoma në bordero, qeveria paguan dy paga nëse i nxjerr në asistencë; socialistët me asistencë të majme, dhe demokratët apo LSI-stët me rrogë të plotë.

Më parë kisha dy armiq, dhe isha rehat. Sot kam tre, dhe më është prishur në mënyrë të pandreqshme ekuilibri.

Partia Demokratike ka përreth megallomanë, socialistja shpurë të shushatur, kurse LSI-ja shumë oportunistë. Prandaj nuk ka punë për askënd.

Rroftë liberalizimi i universiteteve. Edhe i kuotave të pranimit. Edhe zhdukja e standardeve të pranimit. Rroftë rrëmuja, rrëmeti e qameti që i ka rënë përsipër arsimit dhe mendësisë shqiptare. Të gjithë duan diplomë, master dhe miq. Të gjithë duan edhe punë zyre. 22 vjecarë specialistë të integrimit, ekonomisë apo shëndetësisë pa ditur as ndryshimin mes Këshillit dhe Bashkimit Europian, pa shkuar në një orë të vetme leksioni ekonomie, apo pa qenë kurrë mjek. (ky i fundit mund të ketë kopjuar metodën e politikë-bërjes së suksesshme jashtë profesionit nga Prof. Dr. Sali Berisha.)

Situata e punësimit në Shqipëri është kritike. Është shumë kritike. Inflacioni i diplomave, psikologjikisht është shumë më i rëndë sesa ai i lekut. Të paktën për mendjet e studentëve që mbarojnë fakultetin me shpresën se do t’iu hapen dyert e punës, po.

Në morinë e rasteve, me vjen ndër mend kërkesa ime për të botuar dicka delikate për legjislacionin e arsimit para dy vitesh. M’u tha se unë nuk kam asnjë vlerë tjetër përveç vëzhgimit dhe shkrimit, prandaj duhet të heq dorë nga pretendimet. Sot, arsimi akoma ka nevojë për ndryshime në legjislacioni…dhe unë akoma nuk kam mësuar të shaj me emra të përveçëm, që të kem sukses të padiskutuar në media, siç m’u sugjerua.

Nga ana tjetër, më vjen ndër mend Denisaa që ka mbaruar studimet për ekonomik, publikun katër vjeçar, me nota shumë të mira, dhe e ka të pamundur të gjejë një punë. Nuk ka shumë pretendime. Ka vetëm zell të madh që të mos e kalojë ditën kot. Ah, po. Nuk ka miq, dhe nuk ka bërë asnjë telefonatë ndërmjetësie. Thjesht beson akoma tek vërtetësia e ekonomisë së tregut dhe asaj funksionale.

Rasti i tretë është Blerina. Ka mbaruar shkëlqyer për pedagogji, ditën, dhe e do shumë punën me fëmijët. Por dosja e saj fle prej tre vjetësh në Drejtorinë Arsimore të kryeqyteti. Një aplikante e të njëjtit profil pretendon se dosja e saj ka tetë vjet tashmë në Drejtorinë Arsimore në Tiranë, dhe as që shpreson më se do kujtohet njeri që ajo është gjallë dhe në kërkim të një pune.

Rasti i katërt është Arturi, që ka mbaruar për inxhinieri, e kërkon më kot të pranohet në ndonjë kompani private, se shtetëroret janë të mbingarkuara me PD-istë e LSI-stë. “E kam në dorë edhe FRESH-in, edhe FRED-in, -më thotë ai.- Bëhem unë me kë të më thonë, vetëm të gjej një vend pune”

Rasti i pestë është i Xhulit. Nuk e di çfarë ka mbaruar. Vitin e kaluar nuk kishte as Universitet. Këtë vit ka Master të Nivelit të Dytë, dhe është drejtoreshë drejtorie në një Ministri. Shoqet e lagjes i ka punësuar si specialiste. Kurse kushërinjtë po i rregullon në institucionet në varësi. Ca edhe jashtë Tiranës, por vetëm përkohësisht, se do të kthehen menjëherë sapo të jepet mundësia.

Rasti i fundit është i një mjeku që është bërë politikan, edhe ka futur në Universitet të gjithë shqiptarët që nuk lënë katër kategoritë e para të konkurrojnë ndershmërisht për një vend pune, por përkundrazi, i japin ekskluzivitet shanseve të Xhulëve me diploma fantazmë nga Universitetet private.

Tregu i punës është fatkeq dhe stresues në Shqipëri. Tregu i ideve ca më zi.

Prandaj grupet e mësipërme janë kaq të ekspozuar ndaj dështimit dhe vuajtjeve psikologjike; sepse puna këtu nuk është meritë apo një fakultet vërtetë larg; por është vetëm një telefonatë partiake larg.

Më vjen për të qeshur me të gjitha përpjekjet e mia për të marrë si etalon meritokracinë. Të gjithë e përbuzin sikur të jetë plang-prishësi i parashikimeve të mia.

Nuk ju duket se është ashtu?

Turp për Shqipërinë me dy qeverisës. Kur nuk rregullohet dot tregu i punës dhe balanca kërkesë-ofertë për studimet dhe profesionet, c’kuptim pas-elektoral kanë zë-çjerrjet për liberalizim kuotash nëpër universitete?

Tregu i punës ka dhënë shpirt. A do e kuptojë njeri këtë ndonjëherë? Po reflektimi, kur pritet te filloje?!
 

32 Komente

Une per vete vi nga Amerika, keshtu qe nuk mund ti kuptoje problemet e rinise shqiptare (ne Shqiperi) dhe kaq mire. Po kam dhe  disa ide nga Amerika qe do mundoje te sjelle.

1. Amerika e ka universitetin po aq te liberalizuar sa Shqiperia (midis top schools, mesatare, te dobeta, e commmunity colleges). Gjithashtu eshte po aq e lehte te marresh nje diplome  ne Amerike sa ne Shqiperi (nje Bachelor eshte 12 klase, dhe nje master 12 te teperta, po ke fate i bene te dya ne te njejten kohe; dhe per juridik ka nje mije shkollera te kategorise se trete, mjekesiia pakez ndryshe).  Shumica e Amerikaneve qe mbarojne ne universitet ne dega si pedagogji dhe ekonomi, behen kamariera pasi mbarojne ose sekretare. Arsyeja: Ne boten e sotme nje diplome nuk eshte garanci puneje. Mos valle ky eshte problemi ne shqiperi, qe meqenese nje njeri merre dipllome mbarojti pune, tani do kete pune me kolltuk?

2. Ka pune ne Amerike qe kane kerkim te larte. Pune ixhinierie, mjekesi, ligje, ndonje PhD nga shkolle e famshme. Dhe ne Shqiperi keta nuk gjejne pune Edlira? Mire qeveria ve PD-istat, por ai privati, nuk ka interes te kete gjenin tende? I rrite produktivitetin apo jo? Hidhi nje sy sektorit privat, dhe po nuk e caven koken per ti nuk tregon se eshte i manipuluar dhe ka inflacion, po qe ti ose nuk je aq e zgjuar ose me e zgjuar nga aq sa duhet. Ne fakt, ky inflacioni i diplomave eshte i kote per shkakun se sistemi veterregullohet kur e kutpon qe masteri i ekonomise nuk bene dote 2+3.

3. Tani e kupton ti qe nje miqesia te cone shume larg. Kjo eshte dhe ne Amerike, bre jo ne shqiperi. Eshte enxjerre me statistika, femije profesoreshe futen ne shkolla te mira me sy-mbyllur. Femije gjejne pune nga qe babi bene nje telefonate. Pse c'mendon ti? Do marresh diplome ne shkenc politike, do dergosh nje e-mail ambasodorit Amerikane, dhe ai do te pranoje si keshilltare? Tani e kutpon qe nje 22-vjecar nuk mund te jeta aq i zgjuar per pozicione te tilla?

 

Se fundmi, c'fare eshte meritokracia?? 

   

 

 

Modeli Amerikan (gjithashtu i quajtur anglo-sakson) doli i 'perdale', 'imoral' qe prej 2008 e ketej. Nuk mund te merret me per shembull..Amerika eshte bajge nderkombetare ne keto kohera te koleres. Madje edhe ketu ne Kanada po e ri-shqyrtojne marrdhenien me ShBA

Kur pyet

Mire qeveria ve PD-istat, por ai privati, nuk ka interes te kete gjenin tende?

tregon me te vertete qe nuk di shume per ekonomine e Shqiperise. Atje sektori privat jeton per TENDERA te qeverise, e merret shume pak per prodhim qe konsumohet brenda ose eksportohet jashte.

Sa moderne reagimet mes fqinjeve te atij kontinenti. A mund ti krahasosh dot me reagimet mes fqinjeve ballkanik, certainly no way 

Thashe qe nuk e njohe mire qe ne fillim. Por, nuk te pranojne ne pune ne shqiperi ne rast se nuk je pjesetare partie dhe tek sektori privat. Mire qeveria qe preferon nje kompani mbi nje tjeter, por dhe brenda kompanise eshte ashtu? Me duket pakez e ekzagjeruar--si ne Amerike do thoshja qe jane miqte dhe lidhjet "fisnore" qe vendosin mbrenda kompanise, plus dhe zotesia ne rast se puna kerkon mendje.

Te forte jeni.

Deshtimet e juaja po ja u hidhni te tjereve.Hajde mendje ballkanike hajde!

Kujtoja se vetem arabet llogjikonin keshtu,po mesa shoh edhe fqinjet veriore i ka zene kjo semundje.Ja bete Kastros xhiron sivjet?

Shume e drejte nderhyrja.

Une vete nuk them qe nuk eshte problem kjo ceshtja e punesimit, por duhet trajtuar ndryshe.

Une mendoj se jane qytetaret ata qe duhet te protestojne dhe fuqishem madje kur nje sherbim qe duhet ti jape administrata eshte i dobet - dhe kjo per shkak te paaftesise se atyre qe jane marre ne pune per ta ofruar ate sherbim.

Nese qytetaret jane si delet dhe dalin e protestojne vetem per kutite e Rames (dhe ato te Erjon Velise!!) apo per dallaveret e Berishes apo Metes dhe jo per te qare hallet e veta, keta mire bejne qe jua kane hipur e mazallah se jua zbresin!!

 

 

 

 

 

 

 

 

Muhametal,

Nga cila ane e Amerikes vjen ti se nuk kishim degjuar me pare per kete fare Amerike?

I paske pa Chicagos vetem Oak Park-un mer lal se aty mund ti gjesh te importuara me shumice keto fare mendimesh. Gjithsesi para se te futesh e te komentosh per ameriken meso qe afersisht i bien nja 35 kurse per te marre diplome 4-vjecare ne ShBA. S'po zgjatem me ato te tjerat per miqesite e me the te thashe se duhen sqaruar bazat njehere para se te kalojme tek temat e gjera.

Sille ket Denisen knej se une po shof per gru ene i gjej i pune ne qeverismiley

më vjen ndër mend Denisaa që ka mbaruar studimet për ekonomik, publikun katër vjeçar, me nota shumë të mira, dhe e ka të pamundur të gjejë një punë. Nuk ka shumë pretendime. Ka vetëm zell të madh që të mos e kalojë ditën kot. Ah, po. Nuk ka miq, dhe nuk ka bërë asnjë telefonatë ndërmjetësie. Thjesht beson akoma tek vërtetësia e ekonomisë së tregut dhe asaj funksionale.

Edlira na sjell nje lajm te mire e nje lajm te keq.

Lajmi i mire , eshte se ka pune.

Lajmi i keq, duhet te njohesh qe te marrin ne pune.

Ky tip artikulli para 6 viteve as qe behej fjale te publikohej, se edhe te njohurit ishin pa pune.

Brava Edlira !!!

Kjo puna e politizimit te shoqerise shqiptare po behet nje gangrene e vertete. Nuk di ku do vemi me tere kete politizim. Edhe zogjte e malit jane te ndare medysh : gjysma kendon kater vjet, gjysma tjeter hesht, dhe pastaj nderrojne vendet.

Megjithate, jane vete mediat qe e kane katandisur vendin ne kete dite : TV, Radio, Gazeta, te gjithe derdellisin politike - mengjes, dreke, darke. Eshte njefare Bashkim, mbiemri nuk me kujtohet, per çdo mengjes lexon plot dy-tre ore te mira gazetat, ne nje TV me lajme. Duke e ditur mire qe njerezit jane ne shtepi ne ate kohe, pse ua beni trurin sallate me kesi gjepurash ?

Emisionet vertete informuese, reportazhet e mirefillta, debatet frytdhenese mungojne egersisht. Nuk gjen nje reportazh qe te flase mbi problemin e punesimit ne nje rreth X apo ne kryeqytet. Nuk gjen asgje qe te rrise ndjeshmerine e publikut. Debatet jane kryekeput PERSONALE dhe POLITIKE THASHETHEMORE. C'kuptim ka te derdellitet dy ore rresht ne 8 te darkes mbi bojkotin terrci-verrci, mbi kutine 56 ku ka nje flete me njolle boje ? 

Them se ai popull eshte kapur per fyti nga nje klike anadollakesh qe vijne si nga politika ashtu dhe nga "kultura".

Nese eshte realist, ky artikull eshte shume pesimist.

Edlira, nga vezhgimet tuaja, ç'mendoni ju se mund te behet, nga ju, une, dhe te tjere ? 

Shkrim prej diletanti dhe mund te na ishte kursyer. Thashetheme interesante.

Më parë kisha dy armiq, dhe isha rehat. Sot kam tre, dhe më është prishur në mënyrë të pandreqshme ekuilibri.

Autore qe ben si e revoltuar !

Ti i ke shkruar keto me poshte brenda te njejtit pamflet ?

Sot, arsimi akoma ka nevojë për ndryshime në legjislacioni…dhe unë akoma nuk kam mësuar të shaj me emra të përveçëm,

Rasti i pestë është i Xhulit. Nuk e di çfarë ka mbaruar. Vitin e kaluar nuk kishte as Universitet. Këtë vit ka Master të Nivelit të Dytë, dhe është drejtoreshë drejtorie në një Ministri. Shoqet e lagjes i ka punësuar si specialiste. Kurse kushërinjtë po i rregullon në institucionet në varësi. Ca edhe jashtë Tiranës, por vetëm përkohësisht, se do të kthehen menjëherë sapo të jepet mundësia.

Ndonje hollesi me shume per kete Xhulin presim ne shkrimin e ardhshem. E kam fjalen per tipat qe huqi u del me shpirtin !

Shume , jashtezakonisht dobet .

 Ky shkrim ve ne dukje nje problem tjeter ne Shqiperi, ate te gazetimit me norme. 

Sa per temen qe shtrohet por nuk shtjellohet, eshte goxha me keq se cparaqitet ne shkrim.

 konsideroje veshin tim te kapur.

Ju peshkaqene jeni jashte dhe nuk e dini se si eshte situata ne Shqiperi, shkrimi i Edlires duhet vleresuar pasi eshte e vetmja analiste qe e ve gishtin mbi plage. Punesimi ketu behet vetem po te jesh i LSI-se, as i PD-se jo, lere me i PS-se, nuk ka asnje kriter profesional. Dhe ata qe bejne shkrime te tilla ne Shqiperine e "pa censuruar" sulmohen nga politikanet e famshem.

Ti Koth asnje argument nuk ke sjelle, vec te shash me kot dinkesmiley

Ja te ta llokoçis une ty cer dmth diletant ne kuptimin qe une e perdora se e paske marre si te shame :

Diletant eshte nje njeri qe ka nje interes siperfaqsor ne nje fushe te caktuar dhe kur flet mbi te ( fushen )  thuhet ja fut si kau peles !

Tani nese deshiron te te spjegoj se cer dmth ja fus si kau peles, nuk kam nge sot, mbase i here tjeter.

Chene,

mos ja shkul veshin vetes fare. Qafiri nuk lexon gazeta shqiptare. smiley

E dashur Edlira Gjoni!

Se pari, te pergezoj per tematiken qe ke zgjedhur te trajtosh.

Por se dyti, nuk mund te mos te te kritikoj per nje aspekt qe une mendoj se eshte thelbesor per llojin e shkrimit qe ke botuar: mungesen e identiteteve reale dhe te pervetshme!!

Besoj, - po ky eshte vetem mendimi im, natyrisht, - se shkrimi do te ishte pelqyer shume e shume me teper sikur Denisa, Blerina, Arturi, Xhuli, doktori, etj. te kishin edhe mbiemra dhe situata e tyre te trajtohej me shkoqur.

Ne vendin ku jetoj une ka (disa, por jo shume) gazetare qe merren thuajse full-time me kete lloj gazetarie investigative. Ata PERHERE shkruajne VETEM dhe EKSKLUZIVISHT per emra te pervetshem dhe ngjarje REALE!

Kjo i ben ata shume popullore dhe te kerkuar nga lexuesi (fale tyre shiten qindra mijera gazeta), por edhe jo-popullore (per te mos thene armiq) me politikanet, apo administratoret e pasurise publike, apo privatet qe shkelin ligjin, te cilet i luftojne mesa mundin.

Keta gazetare e kane marre persiper rrezikun e tyre, veshtiresine per te bere karriere, kercenimet dhe presionet dhe kane vendosur gjithesesi te vazhdojne te kryejne profesionin e tyre.

Kjo na duhet edhe ne sot, se shkrime pa identitet, qe denoncojne fenomenologjite kemi me oke...

 

 

 

 

 

 

"Kjo i ben ata shume popullore dhe te kerkuar nga lexuesi (fale tyre shiten qindra mijera gazeta), por edhe jo-popullore (per te mos thene armiq) me politikanet, apo administratoret e pasurise publike, apo privatet qe shkelin ligjin, te cilet i luftojne mesa mundin"

 

 

Kurse ne Shqiperi po te shkruash sic thua ti i dashur student mbyllen qindra e qindra gazeta....

Dhe fajin e nuk e kane analistet apo gazetaret.... por pronaretsmiley

Nuk jam dakord me mendimin tend!

Po te ndjekim kete arsyetim nuk do te kemi kurre shtet te sakte apo shoqeri te shendetshme!

Pronaret ashtu jane ne gjithe boten! Pse, si kujton ti, se pronaret e mediave ne Perendim nuk e duan kontrollin total mbi prodhimtarine e organeve te tyre te shtypit!?

Pronaret ata jane, nuk mund t'ju kerkojme te dalin nga natyra e tyre.

Jane gazetaret ata qe duhet t'ju vene fre! Duke ndertuar profesionalizem dhe duke e mbrojtur ate!

 

Partia Demokratike ka përreth megallomanë, socialistja shpurë të shushatur, kurse LSI-ja shumë oportunistë. Prandaj nuk ka punë për askënd.

Kjo ketu ne fakt duhet te jete artikull me vete me temen "Llojet e njerëzve që afrojnë PD-ja, PS-ja dhe LSI-ja". Do ishte mendje-hapës si artikull.  (Kam lexu para ca kohësh një kanadez që bënte diçka të ngjashme, duke parë që simpatizantët e fortë dhe problematikë të partive këndej pari, ishin ndarë në të majtë "do-gooders" dhe të djathtë "jerks".   P.S. Duhet shtjellu dhe ç'dmth "shpurë të shushatur". 

Sot, arsimi akoma ka nevojë për ndryshime në legjislacioni…dhe unë akoma nuk kam mësuar të shaj me emra të përveçëm,

Po nuk eshte halli tek e sharra.. Puna eshte ti vesh pikat mbi i dhe jo mbi j sic thote La_rosee..  smiley

Me pelqejne shkrimet e tua ne shumicen e rasteve.. Por verej nje ndrotje ne shkrimet e tua ose me sakte nje "pa - anashmeri" ne dukje por ne thelb te pa kuptimte.

Kjo ketu ne fakt duhet te jete artikull me vete me temen "Llojet e njerëzve që afrojnë PD-ja, PS-ja dhe LSI-ja".

Kete e ezauron me dy fjali o Penaro!

Shif e shkruj! E ke celsin ( e kaplloqes) me tre pozicione; high, medium, low! smiley

 Te shkolluarit si domatet me shumice.

Mendoj se nje shumice te rinjsh ne Shqiperi e kane te drejte te mos gjene pune me shkollen qe kane marre.Ne jemi te paret qe kerkojme te hyme si tufa neper shkolla, dhe te gjithe me mendimin se do e hame pa punu nga kolltuku,harrojne te mendojne ku do shkojne pas tre kater vitesh.Shume te rinje shkojne ne shkolle per te bere gjasme jemi studente dhe tani kerkojne pune me gjasme jemi te doplomuar,diploma e shume studenteve tregon turpin e tyre,ata duhet ta kuptojne se thjeshte i kane shtyre vershtiresite e punes nga hyrja ne shkollen e larte tre kater vite me vone per hyrjen ne pune.Ata qe hidhen perpjete per te hyre ne fakultet me 5 kerkojne sot pune me 5.E dini qe nuk e kam per te gjithe por shumica jane keshtu, ne cdo dite shohim kafet plot dhe biblotekat bosh.Shqiperia i ka thene arsimit mjaft,ata duan vetem te paketohen si te arsimuar por per brenda ne koke ska problem cfare ka,E tha dikush me siper ne ditet e sotme duhet ta harrojme qe nje diplome eshte baraz me nje vend pune te mire,nje diplome ne rastin me te mire mund te jete baraz me aftesi per pune te mire.Ne po i mbushim universitetet me njerez qe behen edhe krenar dhe nuk pranojne te punojne pune te thjeshta,universiteti eshte vetem nje mundesi me shume por nuk do te thote  te presesh vetem per ate pune kjo  do ishte mire por ka ikur aja kohe.Sot njerezit me shkolle vijne si domatet me shumice mund te kalben pa i futur ne pune,sepse ske ene per te gjitha.

Ekonomia shqiptare nuk mund te rekrutoj gjithe burimet njerzore  edhe pse ka patur rritje ekonomike vjetore te lart prej me teper se 10 vjet radhazi  .ne vlerat : 6-7%. Me afersi ne Shqiperi numri i Lindjeve vjetore para 17--18 viteve ka qene rreth 80.mije keshtu qe qeveria planifikon me te drejt gjysmen e tyre ta kanalizoj ne auditore universitare dhe gjysmen tjeter ne tregun e punes ketu ose jashte  ,liberalizimi i vizave do te ndihmonte shume kontigjentin e dyte  por dhe te parin.

Ne se do te krahasojme punesimin ne vendin tone me shtetet ne Europen Perndimore pervec te tjerave duhet te kemi parasysh se lindjet vjetore atje jane teper te ulta krasuar me ne .

Per problemin e punesimit politike d.m.th. tani punsohen te PD-se per 8-vjet ne dy mandatet e PS punesoheshin te PS-se ne total ok-shoqeri me shance te barabarta .

Meritokracia ,zogjte e kesaj epoke ende nuk po fluturojne ne qiellin tone ,jemi ne epoken para saj ndoshta...

Autorja si dhe rektori i ut vlores luten ta marin me qete .flm per shkrimin dhe respekt dhe vlersim per shkrimet e meparshme.

Eshte interesante por marrveshja PD-LSI eshte sulmuar per te gjitha arsyet e mundeshme por kurrsesi jo per shkaterrimin perfundimtar te edhe asaj pak fasade gjoja profesionale qe i kishte mbetur shtetit. Se s'ka me kuptim te flasim per sherbim civil, meritokraci e blla blla blla kur dy persona bien dakort qe ne menyre publike ti shtojne kushte te punesimit ne shtet edhe antarsimin ne nje parti.

Autorja e shkrimit per mua ka shume te drejte,nese nuk merziteni shikoni cndodh ne rrethin e Peqinit,prefektura Elbasan,ku PD ben kuadrin dhe fut ne pune njerezit e saj.Te me falni nese ketu nuk eshte vendi i duhur per kete qe po dergoj.Eshte nje ankese nga disa mesues.

Normal
0
unctuationKerning />

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false

napToGridInCell />

ontGrowAutofit />

MicrosoftInternetExplorer4

wiss;
mso-font-pitch:variable;
mso-font-signature:-2147476737 14699 0 0 63 0;}
/* Style Definitions */
p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal
{mso-style-parent:"";
margin:0in;
margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:none;
mso-hyphenate:none;
font-size:12.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-font-family:"Lucida Sans Unicode";
mso-font-kerning:.5pt;
mso-ansi-languagesmileyQ;
mso-fareast-language:#00FF;}
@page Section1
{size:8.5in 11.0in;
margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in;
mso-header-margin:.5in;
mso-footer-margin:.5in;
mso-paper-source:0;}
div.Section1
{pagesmileyection1;}
-->

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

                                         Prefektit te Qarkut te Ebasanit >>

> >

                                                Z.Shefqet Deliallisi>>

 >>

Per dijeni:Ministrise se Arsimit dhe Shkences Tirane>>

                Drejtorise Rajonale te Arsimit Elbasan>>

                Sindikates se Pavarur te Arsimit >>

> >

> >

Kerkese per zgjidhje problemi>>

> >

      I nderuar zoti  Prefekt,ne qe po ju shkruajme jemi nje grup mesuesish qe punojme ne shkolla te ndryshme te nenprefektures se qytetit te Peqinit,por banore te  qytetit te Elbasanit.

    Po ju parashtrojme shqetesimin tone si me poshte vijon:

      Shumica jone punojme ne kete nenprefekture qe para viteve 90,kur akoma Peqini nuk ishte neprefekture dhe ngjarjet e medha te fitores se demokracise na gjeten duke punuar ne kete nenprefekture ku vazhdojme te punojme edhe sot.

     Deri ketu gjithcka eshte normale.Por shqetesimet fillojne ne tetor te vitit 2006 kur persepari mesueseve qe vinin nga rrethi i Elbasanit ju hoq e drejta e te ardhurit me mjetet e shtetit,te drejte qe e kane te gjithe mesuesit e Shqiperise ane e kend vendit.Edhe pse u  protestua nga ana jone,nuk e fituam kete te drejte dhe vime me mjete te rastit me buxhetin tone ne shkollat ku punojme.

     Por e keqja vazhdon.

    Ne shtator te ketij viti nga ana e Zyres Arsimore Peqin,na hiqet dhe veshtiresia e rruges,veshtiresi  qe u jepet mesueseve meqe jane  larg vendit te punes,veshtiresi qe e marrin te gjithe arsimtaret ne te gjthe Shqiperine ne baze te kontrates kolektive te nenshkruar me M.A.SH.

     Pasi kemi pyetur ne Zyren Arsimore ne Peqin perse na hiqet kjo veshtiresi,na jepet pergjigje nga pergjegjesi i burimeve njerezore Tafil Sula se ju qe banoni jashte rrethit te Peqinit nuk do te ju a japim me kete veshtiresi sepse duam te ju largojme se do te futim ne pune njerezit tane,banore te rrethit te Peqinit,keshtu qe ju shkoni e kerkoni pune ne rrethin tuaj.

     Po ashtu nje pjese e mesueseve qe vine nga Elbasani jane pushuar nga puna duke u thene se nuk ka me vend per ta,ndersa nje pjese tjeter,nga punonjes definitive jane kthyer ne punonjes me kontrate.

     Pjesa me e madhe e mesueseve kane mbi 25 vjet pune ne profesionin e nderuar te mesuesit dhe te gjithe jane punonjes shembullore,kete e tregojne dhe te dhenat personale te cdo mesuesi ne Zyren Arsimore.

     Mendojme se po na behet nje padrejtesi e madhe duke shkelur me te dyja kembet Kushtetuten e Republikes se Shqiperise,Kodin e Punes ne Republiken e Shqiperise,te drejtat e njeriut per te drejten e punes si dhe kontraten kolektive e per keto shkelje te Zyres Arsimore Peqin kerkojme ndihmen tuaj si mbrojtes i te drejtave te qytetareve te Prefektures sone qe te zgjidhen shqetesimet(hallet tona)se jemi te gjithe famijare dhe presin prej nesh.

      Faji i vetem i yni eshte qe dhe pse me shkolla te larta te mbaruara diten dhe jo me part-time vazhdojme te rropatemi fshatrave te ndryshme te prefektures,dhe se jemi fajtore qe banojme ne Elbasan e nuk banojme ne Peqin.Shqiperia po kërkon te futet ne Evrope me te drejta te plota dhe ne,ne te njejten  prefekture nuk mund te punojme ne Peqin,thjesht se jemi banore te tokes dhe  jo banore te Peqinit.

      Racizmi ne kete rast nuk ka ngjyre,por ka vetem vende pune qe duhet ti zene banore te rrethit te Peqinit.

   

          Kerkesat tona jane:

  1-.Te  vendoset linja e autobusit.

  2-.Te  rivihet  veshtiresia.

  3-.Te kthehen ne pune mesuesit e pezulluar.

  4-.Te hiqen kontratat e mesueseve qe kane kaluar si te tille e te behen definitive.

> >

               Me poshte eshte lista emrore e mesueseve qe punojne ne rrethin e Peqinit

> >

1-.Ramadan Izviraj       pezulluar nga puna,mbi 35 vjet pune

2-.Shahe       Luli          pezulluar nga puna

3-.Etleva       Ziko         pezulluar nga puna

4-.Bardha      Ziko         pezulluar nga puna

5-.Lindita      Ibrahimi   pezulluar nga puna,mbi 30 vjet pune

6-.Shpresa     Hida         pezulluar nga puna,mbi 30 vjet pune

> >

7-.Kostandin       Zara      nga mesues definitiv ne mesues me kontrate,mbi 30 vjet pune

8-.Shaqire           Lenko   nga mesuese definitive ne mesuese me kontrate,mbi 30 vjet pune

9-.Veli                 Pashja   nga mesues definitiv ne mesues me kontrate,mbi 30 vjet pune

10-.Manola          Duhanxhiu  nga mesuese definitive ne mesuese me kontrate

11-.Blerta            Trimi           nga mesuese definitive ne mesuese me kontrate

> >

12-.Liri                Biqiku         mbi 30 vjet pune

13-.Engjellushe   Rranxha

14-.Qefsere          Idrizi          mbi 30 vjet pune

15-Naxhije          Rrusha        mbi 30 vjet pune

16-.Shkendi         Hema

17-.Keti               Mema

18-.Ariana           Graceni

19-.Esmeralda      Sula

20-.Luljeta           Kosta

21-.Lindita           Kafazi

22-.Tahir              Karaj         mbi 30 vjet pune

23-.Mimoza         Elezi

24-.Fatmir            Shqarri      mbi 30 vjet pune

25-.Halime           Krasniqi    mbi 30 vjet pune

26-.Besim            Mezini       mbi 30 vjet pune

27-.Zhuljeta         Kolimja

> >

> >

> >

> >

> >

     Po presim me shpresen e madhe se Ju do ti   zgjidhni problemet tona.>>

Me nderim dhe respekt mesuesit qe banojne ne Elbasan e  qe punojne ne shkollat e rrethit te Peqinit.>>

> >

Elbasan me 06.10.2009>>

 

Me vika keq per keta mesuesit e Peqinit.

Nese na lexon Edlira Gjoni, do ti kerkoja te shkonte ne Peqin dhe te interesohej per problemin ne fjale.

Keta njerez jane persona reale, me emra e mbiemra dhe kane shprehur nje problem po aq real, qe lidhet me fenomenologjine per te cilen ka shkruar E.Gj.

 

 

 

 

 

 

 

O student po pse nuk ben ti dicka per peqinasit, se vec "keshilla" dinke me dhene.

Skaut,

artikullin mbi fenomenin e ka shkruajtur znj. Gjoni dhe ne kete teme po diskutojme me duket, apo jo!?

Kjo gazetare, - te cilen nuk e njoh (ndoshta sepse jam larg), - mu duk e vendosur te shkruaje ende mbi temen qe ka trajtuar me lart dhe nuk shikoj ndonje gje te keqe te perfitoj nga hapesira e Peshkut per ta nxitur te punoje ne kete drejtim.

Ty nuk po te marr vesh une, ca halli ke!?

Une me duket se po shkruaj vetem gjera propozitive.

 

 Shteti vazhdon te jete punedhenesi me i madh ne Shqiperi. Kriteret per punesime ne administrate ose nuk jane percaktuar qarte ose shkelen me te dyja kembet nga politika. Dhe sic duket kjo situate vertet qe do vazhdoje persa kohe qe shoqeria eshte kaq e politizuar (shiko postin e Hurbinek me siper), apo persa kohe qe politikes i lejohet te luaje nje rol kaq te madh (te pakten persa i perket punesimit ne administrate).

Kam dy miq te mi (toca fare nga shkolla) qe me pare, kane siguruar kontrata te perhershme te min. e ekonomise. Njof ca te tjere qe politika ka tre vjet qe po i rraskapit me kontrata tremujore.

Gjithashtu ata dipllomante pesanjose qe kujtojne se coc jane, skane pse pretendojne dhe qurraviten per vende pune ne administrate, por ose ta provojne veten te privati, ose te shikojne se mos gjejne vedin ne Kanada (piket per aplikim i plotesojne apo jo)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).