PS "kthen sytë" nga elektorati i djathtë

Programi i ri politik i PS synon të afrojë shtresat tradicionale të djathta

Partia Socialiste kthen sytë nga elektorati i cilësuar si tradicional "pro" të djathtës. Programi i ri politik mësohet se do t‘u kushtojë vëmendje çështjeve që kanë të bëjnë me ish-pronarët apo ish të përndjekurit politikë. Mbrojtja e interesave të këtyre shtresave njihet edhe si "shtylla kurrizore" e programit politik të së djathtës dhe konkretisht Partisë Demokratike. Në prag të katër viteve të tjera në opozitë, Partia Socialiste ka menduar të ndryshojë strategji jo vetëm për shtresat që ajo i ka pasur përherë në vëmendje si pensionistët apo minatorët, por edhe shtresat e tjera. Socialistët duket se do të shfrytëzojnë moszgjidhjen e problemit të pronave, legalizimeve, dëmshpërblimin e të përndjekurve për të rritur mbështetjen në elektorat. Pandeli Majko, një ndër eksponentët kryesorë të PS-së, njëherësh edhe anëtar i grupit të punës për ndryshimin e programit tha se dokumenti i ri politik do të ketë si bazë riparimin e marrëdhënieve të plasaritura deri në imoralitet mes votuesve dhe politikës. "Shteti shqiptar, në marrëdhënie me pronarët, është në kufijtë e një krimi të mirëfilltë ekonomik. Problem mbetet edhe çështja e legalizimeve, ndërsa lëvizja e njerëzve nga qyteti në fshat nuk ka nisur mirë", tha Majko. 

Ndër të tjera, ai theksoi se e majta po përpiqet të rikuperojë vetveten brenda një logjike të caktuar, ku votuesit duhet të votojnë "pro" ose "kundër" një projekti dhe jo "pro" apo "kundër" dikujt. Ndaj, sipas tij duket kuptuar një gjë, mjaft thelbësore, marrëdhënia e plasaritur mes votuesve dhe politikës. Majko ju referua edhe një kthimi në zanafillën e së majtës në Shqipëri duke u fokusuar te zhvillimet politike të së majtës në vitet ‘20-‘30. "Mund të duket e tepruar, por rivarrosja e dy figurave të veçanta të historisë Fan Noli dhe Ahmet Zogu, duhen kuptuar qartë. Zogu përbën gjenezën e të djathtës, ndërsa Noli të së majtës. Këto dy figura mbeten aq të çuditshme përballë njëra-tjetrës, ashtu siç mbeten të çuditshme e majta dhe e djathta sot", deklaroi deputeti socialist.

Vendimi për ngritjen e një grupi pune për hartimin e programit politik u mor të shtunën në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Brenda datës 25 tetor, ky grup që drejtohet nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do t‘i paraqesë Kryesisë një plan veprimi për muajin në vijim. Grupi i punës përbëhet nga ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, Ditmir Bushati, Besnik Baraj, Ervin Bushati, Eglantina Gjermeni, Ermelinda Meksi, Gëzim Tushe, Ilir Beqja, Namik Kopliku, Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Shkëlqim Cani, Valentina Leskaj dhe Vasilika Hysi. Paralelisht me grupin e punës për ndryshimet në programin politik, është ngritur edhe një grup pune për ndryshimet në statut i cili do të drejtohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi. Grupit përbëhet nga Arben Ahmetaj, Agustin Marku, Bashkim Fino, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Erion Braçe, Elvira Shapllo, Et‘hem Ruka, Fatmir Xhafaj, Genc Gjonçaj, Ilir Gjoni, Maqo Lakrori, Musa Ulqini, Namik Dokle, Ndue Doda, Rajmonda Gjoni, Saimir Tahiri dhe Taulant Balla. Edhe grupi i punës për ndryshimet në statut ka të njëjtat afate për planin e veprimit.

 

21 Komente

Mund të duket e tepruar, por rivarrosja e dy figurave të veçanta të historisë Fan Noli dhe Ahmet Zogu, duhen kuptuar qartë. Zogu përbën gjenezën e të djathtës, ndërsa Noli të së majtës. Këto dy figura mbeten aq të çuditshme përballë njëra-tjetrës, ashtu siç mbeten të çuditshme e majta dhe e djathta sot

Ah te qafsha trute ere Pandi

smiley

po se e "qane" te majtin keto socialistet dhe tani kthejne syte nga i djathti,e kane te mushme ne "corap".

Ne shqiperi nuk ka te majte dhe te djathte, prandaj Rama ka te drejte kur thote pertej se majtes dhe te djathtes. Ketu ka vetem qytetari dhe malokeri. Malokeria ne shumice udhehiqet nga PD-ja me aleatet e saj. Nese shqiptaret e qyteteruar do te duan te vendosim edhe ketu shtetin e se drejtes, duhet te bashkohen rreth PS-se dhe te gjithe atyre partive te tjera te vogla qe ne themel te tyre kane respetin ndaj ligjit dhe prones. 

C'rendesi ka c'fare strategjie ndjekin ato kur nuk duan as te shkojne ne zgjedhje, nuk hyne as ne parlament, thjeshte nuk kryejne detyrat e shtepise. Kjo eshte sikur te thuash Rama do te marre qendrime me te ashpera ne parlament per nje ceshtje ta caktuar kur ai nuk eshte pjese e tij pasi nuk eshte deputet.

Majko eshte jo vetem nje debil politik por edhe nje percues injorant i shtremberimit te historise, qe megjithese ka kaq kohe ne politike nuk ka bere asnje hap ta mesoje ate. Si gjithmone keput traplleqe. Ahmet Zogu nuk kishte asgje te perbashket ne politiken e veprimit me Nolin. Afrimi i tyre ishte vetem ndjesi patriotike, e u be ndersa Shqiperia ishte ne udhekryq, e me pas diktatura po capelente vlerat intelektuale, tradicionale e te ngritura me zor, te ketij kombi qe e ndane me dysh komunisto-jugosllavet.

Sot Partia Socialiste duke patur ne kreun e saj pronare dhe biznesmene te rinj te fuqishem, te cilet jo vetem kane vlera monetare te medha, por edhe i kane hedhur ato ne prona te paluajteshme, ka dale nga profili i majte. Pra Ruci, Leskaj, Fino, Rama, etj. milionere dhe pronare nuk mund te genjejne me njerezit qe ne jemi "bashkim i njerzve me ide prosperuese sociale"

Kjo strategji i kthen ata tek ajo qe, pasi kerkohet dhe deshton ideja "pertej se majtes e te djathtes" te kalojne ne idene "edhe te majte edhe te djathte".

Bllof i madh!

Ata nuk kane te bejne aspak me idete e nje partie te djathte, te vlerave te moralit konservativ, te ruajtjes dhe ndertimit te ligjeve per kerkimin e nderimin e prones me ligj, per reabilitimin e vlerave patriotike ose nacionaliste, etj, etj. Pinjolle prinderish si edhe pjesmarres ne partine e diktatures se Hoxhes, njerezit nuk kaperdine ne 91, shendrrimin e emrit, jo me strategji te tilla donkishoteske.

Ketu nuk po diskutojme sa eshte PD e djathte.

Jo pa arsye Nano e ka quajtur "Adoleshent me thinja" smiley

Spartak Ngjela eshte nje nga zhgenjimet me te medha te mi.

Filloi ne kohen kur çirrej kunder zhveshjes te deputeteve nga imuniteti ("eshte antikushtetueseeeeeee; te 10fsha kushtetueshmerine e nje privilegji kur sipas vete Kushtetutes gjithe njerezit jane te barabarte para ligjit). Mosaprovimi im ndaj tij arriti neverine kur ne parlament gati theu foltoren ne rastin e vdekjes aksidentale te Kosta Trebickes. Kapakun ja vuri kur pasi themeloi Partine Law&Order u shpreh se sipas tij partite jane biznes ne tregun e lire dhe une kam oferten me te mire.

Mendoja qe energjia e vrulli i tij do te ishin te pozitive, megjithese qe ne fillim me eshte dukur kokrra e demagogut.

E di ti qe kur ka ngel pa lek Spartaku ?

E mban mend kur e NGRIVI Sala ? Qy athere ka ngel .

Nuk e thone kot :Ne se do te mos besh asgje ngri nje grup pune me sa me shume emra.

Dihet tashme se Lindja me shume mami e nxjerr femijen sakat,prandaj mos pritni ndonje gje te mire.

Do te dale ndonje program sakat,me keq se i pari qe nuk e pa driten e diellit

 

berberi - 20 Tet 2009 - 5:12pm 

Ne shqiperi nuk ka te majte dhe te djathte, prandaj Rama

berbero, ne shqiperi nuk ka  vertete te majte dhe te djathte po ka berbere te djathte qe te rruajne e te qethin e te majte qe te ruajne ne te thate dhe te qethin me gersheren e dhenve.

 O Hunter dhe te Mistrec cfaredo qe te thoni kunder Spartak Ngjeles i merr era sepse ai njeri e ka treguar me vepra qe atehere kur i doli perballe Enver Hoxhes kur te tjeret i mbanin oturakun.

Pandi Majko eshte jo vetem nje debil por etaloni i debilizimit, nje moster e tij duhet te vendoset ne Paris e keni parasysh ku.

O Berbero ne Shqiperi si ne cdo vend ka te djathte e te majte dhe ka plot malokeri e katundari qe perkah edhe PS keshtu qe kategorizimi jot me duket i tipit futja p.....! Apo mos ke ndermend te thuash qe PD-ne votojne rregullisht kriminelat e gangsteret? Ketu po te mbeshtes.

PS nuk eshte as e majte as e djathte, eshte nje reminishence e komunizmit, ajo parti nuk rinovohet prandaj e majta ne Shqiperi duhet ribere.

PD nuk eshte vecse nje parti populiste me ne kryer Fuhrerin e saj katundar verior.

LSI eshte nje parti gangsterash qe hedhin leke per te blere ca vota me ne krye nje katundar jugor

..e vai Albania! smiley

"PD nuk eshte vecse nje parti populiste me ne kryer Fuhrerin e saj katundar verior."

- Kjo asht nji fymje e ran per tan gegt e shqipnis. Kaprico si kto duhen me u menjanu dhe mos me u toleru prej kerkujt. Nuk po asht nevoja me ju diftu per katunart e veriut se historia asht shkru me gjakun e katunarve t'gegnis, kultura shqiptare ka marr fill prej tyne dhe ka lulzu kur ato i kan dhan ato qe kan pas per me kultivu at c'ka asht ma a mir e shqipnis e me tcilat krenohet tan shqipnia etnike me punen e kontributin e tyne.

Ke te drejte more alproud, por birisha nuk eshte i asaj sere. birisha eshte nje njeri qe nuk njef as fis, as race, as atdhe, ai njeh vetem pushtet personal te mbajtur ne kembe nga injoranca, anafalbetizmi, gangsterlliku, llumi shoqeror. Po deshe thuaj jo, por vetem veten tende do te genjesh, njerezit kane sy e vesh e tru e shikojne, degjojne e mendojne.

berisha fitoi, sic ju ka thene dhe rama: cohu, hapi syte e prando humbjen

mbase berisha nuk ehste burre i mire, por eshte me i miri nga te keqinjte (skishte alternative tjeter me te mire)

Ttmsoia, me fal por isha e shqetesuar smiley Na e bllokuan debatin ne faqen tjeter. A mund te me thuash c'domethene?

Gramoz Ruçi kujdeset qe programi i partis te jete i djathte.

Te djathtet ne dore te Ruçit ?

Taku, edhe avokat i zoti , po edhe naftetar i mire, arrin te zbuloje se ne ato 344.56 km2 ka nafte. Kur lind i ditur, e kote te fshihesh.

Po Taku si jurist i mire, pse nuk e sqaron se mungesa e nje harte te vjeter, nuk e ndihmon GJK te nxjerr konkluzion se eshte falur territor Shqiptar.

Sipas Takut, nuk duhet lejuar te ratifikohet kjo marreveshje sepse Shqiperia humb 200 milion euro ne vit, kjo logjik e ketij juristi do thote se Kalan e Dodes mund tia falim Maqedonis sepse eshte nje vend ku pula han gur.

GJK do shqyrtoje perpikmerin e zbatimit te ligjeve kushtetuese se bashku me ato te tratateve nderkombetare, nuk mund te kete ze ne menyren e caktimit te kordinatave, e drejte qe i takon specialisteve te kesaj fushe.

Pse Taku me ortaket e bojkotit nuk i drejtohen GJK per te drejten e hapjes se kutive. Ligji lejon protestat, po kur protestat nuk kane baze ligjore, jane antiligjshme.

Taku, si kendez je, nuk din me gjet nje kotec qe te jesh rehat, kendon sa ne nje kotec sa ne tjetrin.

 

Nga njera ane me vjen keq qe PS ka ngel ne dore te Pandi Majkos per keshilla ideologjike.

Nga ana tjeter me vjen mire qe flasin qe keshtu te dale hapur se cfare injorantesh jane Pandi e ata qe vazhdojne i bejne fresk Rames me budalliqe.

Pandi eshte njelloj si Muho Asllani (ish-karrocieri byroist), "perfaqesuesi i kllases" ne kohen e Hoxhes dhe Alias. Kur u duhej te kepuste ndonje gje pa peshe dhe pa pergjegjesi, e nxirrnin te fliste. Duke qene injorant dhe gjysem debil atij i dukej vetja per eksponent e krenohej qe i jepnin rendesi.

Edhe ky, "pjesemarres ne levizjen studentore", kerkon te marri rolin e nacionalistit, nderkohe vjen prej internacionalizmit proletar, kerkon te marri rolin e perfaqesuesve te pensionisto-komunisto-veteraneve te cilet nuk ekzistojne me edhe fizikisht. Duke mos mbaruar dot asnje shkolle te larte "sagllam"( ato qe ka mbaruar me korespodence a part-time, sepse ka qene shum i zene me detyrat e partise dhe te shtetit, kane vlere te madhe, e sidomos eksperianca e punes si minister a kryetar komisionesh) e kane bere te matur e serioz, dmth karagjoz pa kollone.

ore si esht pergjigj njeri pyetjes sime? po olta xhacka per ca do japi kontribut, per zedhenesologji? ministria e propagandes?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).