Progres-raporti e mban Shqipërinë larg BE-së

Shqipëria është ende larg mundësisë, për të përfituar një anëtarësim të shpejtë drejt strukturave evropiane. Shansin më të afërt në kohë për finalizimin e këtij procesi nga vendet e rajonit tonë duket e se kanë vetëm Kroacia dhe Turqia. Kjo, pasi vendet e tjera kanë ende probleme me korrupsionin dhe reformat ende të pa përmbyllura. E, megjithatë, Serbia dhe Mali i Zi e Maqedonia paraqiten pas dy të lartpërmendurave më mirë se të tjerët. Konkretisht,Komisioni Evropian e veçon Serbinë si një ndër vendet që ka bërë progres të dukshëm, në kuadrin e angazhimit dhe realizimit të reformave, dhe si vend që ka fuqi administrative për të shtyrë përpara reformat,ndërsa nënvizon se Kroacia ka përmbushur tashmë të gjitha kushtet për të përmbyllur bisedimet brenda vitit të ardhshëm, çka e bën këtë vend anëtarin e 28-të të Bashkimit Evropian.

Të gjitha këto fakte citohen në progres-raportin e Komisionit Evropian, për situatën e reformave në vendet e rajonit tonë, i cili pritet të publikohet më 14 tetor. Në draftin e këtij raporti thuhet se perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Evropian nuk duket edhe aq optimiste, dhe se ato duhet të përmbushin me çdo kusht kriteret e vëna nga Brukseli, nëse duan që procesi të afrohet në kohë.E, megjithatë, edhe brenda këtyre vendeve, Komisioni Evropian duket se bën kategorizime të veçanta, duke ndarë disa vende nga të tjerat.Kështu, nëse Kroacia dhe Turqia grupohen së bashku,si shtete që kanë ecur më shumë me plotësimin e direktivave të Brukselit, Serbia,Mali i Zi dhe Maqedonia krijojnë një grupim tjetër, për ta lënë Shqipërinë në listimin e fundit të vendeve të rajonit, mbi situatën problematike që ekziston ende brenda saj.

“Shqipëria vazhdon të jetë e përfshirë nga korrupsioni, ndërsa reformat kanë ecur me ritme të ngadalta.” Ky duket se do të jetë vlerësimi i Komisionit Evropian, në raportin që pritet të publikohet pas disa ditësh, në lidhje me progresin e bërë ndër vendet kandidate për në BE. Duke vlerësuar se, në tërësi në Ballkanin Perëndimor mbizotëron ende korrupsioni masiv, Shqipëria,Kosova dhe Bosnja cilësohen si vendet, në të cilat kjo dukuri vazhdon të mbetet problem thelbësor.”Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor prek përditë qytetarët e mjedisin e biznesit”,- theksohet në draftin e Komisionit Evropian. Ndër të tjera, raporti thotë se miratimi i Traktatit të Lisbonës nga Islanda krijon hapësira për anëtarë të rinj,megjithëse shtohet fakti se brenda Bashkimit Evropian ka ende shumë vende që janë kundër pranimeve të reja, të paktën për momentin.

3 Komente

Nuk di mire cfare Gazete eshte kjo Liberta dhe ku shitet,por mbi kete qe po shoh ketu nuk kuptoj asgje qe perben lajm, te pakten jo te rendesishem.Qe Shqiperia eshte e zhytur ne korrupsion dhe qe bota e di kete e dime, por te gjithe ne kemi mesuar te jetojme sic  thone shkodranet "me demek sikur"qe do  te thote larg realitetit.Me gjarat qe po degjojme dhe shohim eshte lajm te thuash do shkojme shpejt se te thuash jemi larg ehe..................

larg be-se na mban nje opozite qe nuk eksiston, e jo raporti 

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).