Prifti nis klientelizmin. Interesat nga “Darfo” tek ARMO

Nga “Faktori Plus”

Ministri i ri i Ekonomisë, Dritan Prifti, duket se po orienton ristrukturimin e dikasterit duke ringjallur klientët e tij të vjetër dhe të partisë, në dëm të interesave ekonomike të vendit dhe duke cenuar rëndë lirinë ekonomike.

Që në daljen e tij të parë publike Prifti paralajmëroi rishikimin e të gjitha lejeve dhe koncesioneve të dhëna më parë nga ministria.

Dhe duket se Prifti po e bën realitet këtë. Shenjat e para ai i dha ndaj ish-kompanisë “Darfo”. Ministri i Ekonomisë kërkoi rishikimin e koncesionit për të duke e quajtur të dështuar…

Zoti Prifti u takua me përfaqësues të sindikatave të kësaj kompanie në Burrel dhe Dibër, takim për të cilin ministria e tij dha një njoftim, ku thuhej se ata i paraqitën anëtarit të qeverisë problemet shumëvjeçare të koncesionit duke e vënë në dijeni për vështirësitë e mëdha financiare, si dhe për shumë raste korruptive lidhur me këto kontrata nënkoncesionare.

Sërish dje përfaqësuesit e sindikatave të kompanisë në fjalë protestuan para Ministrisë së Ekonomisë duke kërkuar takim me titullarët e saj e duke shpjeguar problemet, por punëtorët janë përcjellë pas bisedës me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë me fjalinë se, “mbyllja e koncesionit është keqkuptim e gjithçka do të zgjidhet…”

Por cila është historia e kësaj kontrate koncesionare?

Ky koncesion u dha në prag të zgjedhjeve elektorale të vitit 2001, nën kujdesin e vetë Ilir Metës, në atë kohë kryeministër, dhe nën ndikimin e fortë të njeriut, që sot këshillon Dritan Priftin, zotit Eduard Belegu.

Pasi kanë shfrytëzuar në mënyrë katastrofale këtë pasuri, por dhe banorët e zonës, politikanët e LSI po “lajnë” duart tashmë nga krimi.

Eduard Belegu, këshilltar kryesor i Priftit, ish-kandidat i LSI dhe anëtar i Komitetit Drejtues të kësaj partie, ka qenë historikisht njeriu kryesor pas “Darfo”-s.

Ky biznesmen, pasi iku nga “Darfo”, ka hapur një sërë kompanish që kanë objekt industrinë minerare.

Por i pyetur për këshilltarin Belegu, me të cilin militon edhe në parti, zoti Prifti thotë se, akuzat për të janë trillim.

Beteja e tanishme e Priftit duket e pandershme dhe e nxitur ndoshta nga plane të reja biznesi të këshilltarit të tij, i cili është në konflikt të pastër interesi. Eduard Belegu, këshilltari kryesor i Priftit, është aksionar, pronar dhe përfaqësues ligjor në kompani, që merren me shfrytëzim minierash, hidrokarburesh, import dhe eksport mineralesh dhe pajisjesh për miniera, gurore, tregtim lubrifikantësh etj.

Praktikisht, z. Belegu është i përfshirë në të gjitha llojet e bizneseve, që kanë të bëjnë me Ministrinë e Ekonomisë dhe ç’është më e rënda, ai është një njohje e vjetër e ministrit Prifti, pasi ka qenë drejtues dhe përfaqësues ligjor i kompanisë famëkeqe “Darfo”, që ka marrë në vitin 2001 të drejtën koncesionare të shfrytëzimit të minierës së kromit në Bulqizë. Duhet thënë se i tërë dokumentacioni i këtij koncesioni është përpiluar nga qeveria e atëhershme e Ilir Metës.

Qeveria e zotit Berisha premtoi ta çlirojë Bulqizën dhe minatorët nga ky makth, madje u fol për gjoba të jashtëzakonshme, që do të merrte “Darfo”. Në fakt, “Darfo” u detyrua ta shesë koncesionin, por këshilltari i tashëm i Dritan Priftit mbeti aty përfaqësues. Edhe Ilir Meta u shfaq i përulur para minatorëve në fushatë, ndërsa hynte në galeri, e bënte për ta premtime, duke pasur në partinë e tij dhe tani edhe në qeveri njeriun që ka përfituar prej vdekjes dhe vuajtjeve të tyre.

Është e qartë se ministri Prifti ka gati një skemë për mënyrën se si do të kontrollojë çdo qindarkë që mund të fitohet në sektorin e minierave dhe koncesioneve në Shqipëri. Ai, me sa duket, i ka pasur gati bashkëpunëtorët. Nuk mund të flitet më për konflikt interesi, por për shumë me tepër. Belegu është anëtar i Komitetit Drejtues në LSI dhe ka qenë kandidat i kësaj partie për zgjedhjet e vitit 2005 dhe 2007 në zonën 86, ku ka marrë një numër të konsiderueshëm votash.

Të njëjtën gjë duket se Prifti po bën dhe me ARMO-n. Borxhet e vjetra të Ilir Metës ndaj Rezart Taçit duket se po dalin në sipërfaqe. Në deklaratën e para dy ditëve Prifti kërkoi që pronarit të ri të ARMO-s, Rezart Taçi, t’i faleshin borxhet e vjetra ndaj “Albpetrol”-it, duke e quajtur të paqartë kontratën e shitjes në këtë pikë...

Kjo tregon se stili i ri i drejtimit nga ana e zotit Prifti mbetet vazhdimi i linjave klienteliste të bizneseve që ai dhe partia e tij kishin nisur, që në vitin 2001 dhe që u ndërprenë për shkak të konfliktit me Fatos Nanon.

Ristrukturimi i Ministrisë së Ekonomisë, sipas këtyre interesave, e bën të rrezikshme të ardhmen e lirisë ekonomike në Shqipëri dhe e fut atë në spiralen e interesave klienteliste.

Pak orë pas nënshkrimit të Metës me kinezët për kromin, Prifti deklaron se do heqë koncesionin e ACR

Vetëm pak orë pasi zëvendëskryeministri, Ilir Meta, nënshkroi një marrëveshje me homologun kinez për furnizim me krom për vitin 2010, ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, deklaroi se ka ndërmend t’i heqë koncesionin e kromit kompanisë “Albanian Chrome”. Drejtuesit e kësaj kompanie thonë se kanë mbetur të çuditur nga ky veprim i ministrit, pasi pak më herët ata kishin nënshkruar një memorandum në prani të krerëve të lartë të shtetit shqiptar dhe kinez.

Megjithatë më pas kanë pasuar deklarata krejt kontradiktore nga ana e ministrit. Kabineti ka deklaruar përpara sindikalistëve se nuk do hiqet koncesioni, ndërsa ministri ka shtuar më pas se është i vendosur për të ndërmarrë këtë veprim.

Gjithçka është bërë në mënyrë qesharake, por synimi duket krejt i qartë. Drejtuesi i METE-s synon më së paku të bëjë shantazh mbi këtë kompani e më së shumti t’i zërë vendin asaj me një sipërmarrës tjetër.

Megjithatë, drejtuesit e ACHR thonë se janë të vendosur të vijojnë punën e tyre.

“Albanian Chrome” (ACR) ka ndjekur me shqetësim deklaratën e fundit të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, z. Dritan Prifti, në lidhje me kontratën koncesionare që kjo shoqëri zbaton në Shqipëri që prej prillit të vitit 2007. “Albanian Chrome” (ACR) bën me dije se nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar me zyrën e METE-s apo me drejtori përkatëse nën varësinë e tij në lidhje me shqetësimet eventuale që kanë të bëjnë me realizimin e detyrave të kontratës koncesionare. “Albanian Chrome” (ACR) shpreh angazhimin e saj maksimal për të ruajtur të pandryshuar ritmin e investimeve të nisura, prodhimin dhe disiplinën në punë, duke kërkuar nga punëtorët e saj dhe nga stafi drejtues të garantojnë kushtet e larta të sigurisë në punë, luhatja e të cilave për cilatdo arsye emocionale, mund të bëhen shkak për aksidente.

“Albanian Chrome” (ACR) siguron të gjithë punonjësit e saj dhe publikun e gjerë se mbetet e vendosur për të vazhduar punën e nisur, duke sqaruar njëkohësisht edhe rrethanat e kësaj deklarate të papritur”, - thuhet në deklaratën e ACR.

6 Komente

 Ku eshte Kryeministri yne Buall Mavria, qe i ka shpallur lufte interesave klienteliste. 

Nuk e kuptoj, se si mund te punoje nje biznesmen, nje njeri qe ka firma ne qeveri apo shtet/administrate. 

Si ka mundesi qe ketu tek peshku dalin me se shumti gazeta "Tema" ; " Shqip" ; "Albania" ; "Gazeta Shqiptare"...

Ja dhe nje nga gazeta "Shekulli" smiley.

Te nderuar admin ! 

Nuk po gjeja dot vend se ku mund te zinte pjese , nje cfaqje dinjitoze e nje ish anetari te nderuar PPU ne media sot . Ma beni hallall per futje jasht teme !Duke shpresuar qe "zhdukja" e saj nuk eshte rezultat i ndonje "fshese intelektuale imponuese" them se e meriton nje vemendje , te pakten nga anetaresia e hereshme e PPU! 

Nje nga anetaret e hershem te ppu , Zhaku , eshte cfaqur sot me nje interviste tek gazeta Shekulli . Si gjithnje e paster e cliret dhe e "vecante" ne lloin e saj , me projekt shume human , ajo ka marre persiper nje degezim te kultures se Shqiptareve . Ate te "kukullave" dhe "filmave vizatimore" . Projekti saj mund te jete shume i gjere por une kaq munda te kuptoj.

I uroj nje pune te paqme dhe te sukseseshme , ashtu sic eshte vet ....origjinale. I kujtoj se ka qene pjese e "shigjetave " dhe "pergezimeve" tek PPU , keshtu qe nje merite te saj le t'ja dedikoje edhe ketij BLOGU.

Edhe njehere urime duke e ftuar me kete rast ....le ta nxjerre koken edhe ketej nga ne per te na shpjeguar me me detaje konceptin e saj .......dhe ne si gjithnje me ushta e fshesa  ne duar (tastierat e kompjuterit ) do to gjindemi prane me keshilla , verejtje , pergezime , udhezime  ,"terminologji te spikatur"nga kultura frenge , duke filluar qe nga konkluxzioni " U bo ne kjo " A o ne metro kjo a 'jo ? smiley

Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave emërohet zoti Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane, një politikan me eksperiencë, me formim, gjeolog.

Mesa duket gropa e Gerdecit do jete hapur per arsye hulumtimesh gjeologjike. smiley

Ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës emërohet zoti Dritan Prifti, një nga ekonomistët më të mirë të vendit, por edhe një nga politikanët me integritet të lartë, i graduar në Haward.

Dicka nuk eshte ne rregull nga ana drejtshkrimore. Mos valle mungon togfjaleshi "i papare" pas "i graduar"? :think:

 

Na hape pune gjembi. Qe nje foto nga faqja e krieministrit per rubriken e dicitures. smiley

Gjeni dicituren

 

Na gjeni dhe ndonje video te koheve te fundit me fjalime ne anglisht te Birishes. smiley

Idris

me vjen keq qe vetem tani e pashe postimin tend. Te falenderoj shume per interesin, dashamiresine dhe fjalet e mira . Peshkun tashme e hap vetem sa te cmallem me emrat tuaj dhe rralle me ndodh te klikoj mbi ndonje shkrim. Mbase prandaj dhe nuk e kam pare postimin tend me pare sepse nuk shtyp me mbi ARMO, BERISHA, RAMA etc ....smiley

Ajo ishte nje ekspozite shume e bukur, nje iniciative shume interesante dhe pati vlere per shume njerez. Kishte dokumenta te nxjerra nga Arkiva e shtetit rreth historise institucionale se godines se Teatrit te Kukullave , 1916 - 1982, filmat vizatimore shqiptare 1975 - 1990 etj....

U restaurua Teatri dhe u be nje promovim shume interesant. Po te kishe qene do te te kishte pelqyer.

"Zhdukja" ime nuk ka te beje me "Fshesa " por me " Gracka" smiley

Kam ngecur ne nje gracke te thelle, nga e cila do te dal shume e MADHE smiley

Te perqafoj Idris, faleminderit qe me riprure ne PPU

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).