Politika ndryshe e medias së djathtë amerikane

 

Në Shtetet e Bashkuara, programet televizive debat të krahut të djathtë kanë marrë shtysë të re nga zgjedhja e presidentit Barack Obama.

Stili i këtyre programeve dhe prezantuesve të tyre është i fortë dhe konfrontues.

Një prej këtyre programeve kohët e fundit, bëri bujë përmes vlerësimit se presidenti i ri kishte një urrejtje të rrënjosur thellë, për të bardhët.

Në analizën në vazhdim shtrojmë pyetjen nëse media amerikane e krahut të djathtë është duke krijuar një lloj të ri politike.

Këndi racist

Mirësevini në stilin më të ri të bërjes politikë opozitare në Amerikë.

"Unë nuk them se ai nuk i pëlqen të bardhët. Unë them se ai ka një problem me ta. Unë besoj se ky burrë është racist", thotë prezantuesi amerikan për presidentin Obama.

Këto komente e kanë bërë atë prezantuesin më të përfolur të një programi televiziv debat.

Stili i tij është i zhurmshëm, i thellë dhe shpesh i debatueshëm.

Norman Ornstein nga American Enterprise Institute, thotë se me një president demokrat të qendrës kjo është ajo që mund të presësh.

"Ajo që pamë me presidentin Clinton ishte tërësisht përtej çdo mëkati apo vepre që ai dhe bashkëshortja e tij mund të kishin kryer, përfshirë këtu edhe thashetheme që përsëriteshin në faqen e parë të Wall Street Journal për disa krime që ishin kryer në Arkansas, kur ai ishte guvernator."

"Në rastin e presidentit Obama, është shtuar edhe më shumë, por është e të njëjtit karakter që kemi parë edhe më parë, " thotë zoti Orstein.

James Rucker është një aktivist liberal. Ai nga ana tjetër është indinjuar nga komentet e prezantuesit Glenn Beck dhe ka bërë fushatë për të tërhequr reklamat nga programi i tij.

"Ka një ton dhe një grup idesh që po qarkullojnë dhe që mendoj se janë unike për kohën."

"Glenn Beck thotë se ajo që do të shohim nuk i përngjan atij vizioni që kishin themeluesit e kombit."

"Pra është më pak 'ne nuk i besojmë këtë presidenti që të ndërmarrë politikat e duhura', por është më tepër 'ky është një president që do ta prishë Amerikën që ne njohim'".

"Kjo është ksenofobike dhe sinqerisht ka një kënd racist," thotë James Rucker.

Por Glenn Beck, çuditërisht nuk pajtohet me këtë. Ai i ka thënë prezantueses Katie Couric, të kanalit CBS se çështja e racës, përdorej si një lloj censure politike.

"Nëse George Bush thotë se gjyshja ime ishte një afro-amerikane tipike dhe i kishte të rrënjosura pikëpamjet e saj, ju nuk mendoni se ne mund të bëjmë pyetje lidhur me këtë koment?"

"Si mund të bëhem tabelë qitjeje sepse bëj pyetje?", tha prezantuesi.

Kur u pyet nëse i qëndronte mendimit se presidenti Obama ishte racist ai tha se amerikanët duhet t'i bëjnë vetes pyetje të vështira dhe të marrin vendimet e veta.

Kritikët shtrojnë pyetjen se nëse Barack Obama ishte i bardhë, a do të mund t'i thoshin njerëzit këto fjalë?

Orly Taitz që është avokate dhe dentiste, është një prej figurave kryesore të lëvizjes 'Birther'.

Ajo ka përgatitur disa padi të dështuara kundër zotit Barack Obama, duke pretenduar se ai nuk mund të bëhet president.

"Nuk është çështja nëse si është ajo apo jo shtetas amerikane. Ka një kërkesë specifike për një president të Shteteve të Bashkuara, që jo vetëm të jetë shtetas, por edhe një shtetas i lindur këtu."

"I kam prezantuar gjykatës dokumenta që tregojnë se ai ka lindur në Kenia. Kam treguar edhe dokumenta nga shkollat në Indonezi, që tregojnë se ai nuk ka hequr dorë nga shtetësia indoneziane apo keniane," thotë Orly Taitz.

Kritikët e vendosur

Barack Obama ka treguar një kopje të çertifikatës së tij amerikane të lindjesh.

Gazetat nga ana e tyre kanë gërmuar në arkivat e Havait njoftimet për lindjet.

Megjithatë kjo nuk i ka ndaluar një numër të madh njerëzish dhe as prezantuesit e disa programeve televizive debat, që të mbështesin fushatën e zoti Orly.

Nuk ka ndalur as thirrjet e forta në protestat anti-qeveritare si kjo:

"A jeni ngopur me shpenzimet e shfrenuara? Shpëtimet e bankave, taksat e larta dhe shtimin e borxheve dhe liberalizmin e madh të qeverisë?".

Në këtë thirrje nuk diktohen probleme, por kritikët thonë se ka prova të racizmit.

Në pankarta presidenti Obama është i veshur me rroba afrikane. 

 

Ndërsa në nivel armiqësie ai krahasohet me Hitlerin, ose cilësohet racist.

Norman Ornstein, thotë se media nuk drejtohet nga racismi, apo politika por nga shifrat e shikueshmërisë.

"Në kohën e presidentit Clinton kishte disa revista konservatore, në mënyrë të veçantë American Spectator, faqja editoriale e Wall Street Journal dhe disa radiostacione," thotë ai.

Media sot është më e madhe se kurrë dhe është duke luftuar për mbijetesë.

Aktivisti liberal, James Rucker, beson se kjo nuk ka të bëjë vetëm me shikueshmërinë, por shton se toni në këto programe televizive debat të krahut të djathë është i nxitur nga një stuhi politike.

Thikë me dy presa

"Unë besoj se këtu ka një bashkërrjedhje të politikanëve në të djathtë që e kanë gjetur veten jashtë pushtetit."

"Kemi interesin financiar dhe të biznesit që nuk është i interesuar për ndryshim dhe kemi njerëz si Glenn Beck që janë të lumtur t'u shërbjenë këtyre grupeve dhe të trazojnë njerëzit që ata t'u bëjnë qëndresë çdo lloj ndryshimi politik," thotë zoti Rucker.

Norman Ornstein, beson se këto lloj programesh janë thikë me dy presa për republikanët.

"Është sikur të kesh një kopësht plot me qen të racës, rotvailër që janë shumë të rëndësishëm për ty. Por vjen një moment kur e kupton se ata ndoshta nuk janë vetëm për të mbrojtur, por përbëjnë edhe një kërcënim për ty."

Glenn Beck ka dalë në kopertinën e revistës Time. Një tjetër koleg i tij ka dalë në New Yorker.

Dhe kjo është një provë që pikëpamjet politike që shkaktojnë zhurmë, gjejnë më shumë mbulim të gjerë në mediat kryesore, sesa mund të kishe ëndërruar.

 

 

21 Komente

"Unë besoj se këtu ka një bashkërrjedhje të politikanëve në të djathtë që e kanë gjetur veten jashtë pushtetit."

"Kemi interesin financiar dhe të biznesit që nuk është i interesuar për ndryshim dhe kemi njerëz si Glenn Beck që janë të lumtur t'u shërbjenë këtyre grupeve dhe të trazojnë njerëzit që ata t'u bëjnë qëndresë çdo lloj ndryshimi politik," thotë zoti Rucker.

Nje nga ngjashmerite e te djathtes aktuale ne Amerike me ate te se majtes ne Shqiperi, per te cilat kam folur dhe here tjeter.  Hiq Glenn Beck/Fox News dhe zevendesoje me Top Qeni/Shekulli/GSH/etj/etj dhe panorama eshte e njejte. Kuptohet jo per sa i perket paralelizmit te Obames me Berishen smiley se s'ka paralelizem te tille, ata jane ne galaski te ndryshme, por per sa i perket paralelizmit te se djathtes amerikane me te majten shqiptare, dhe mediave qe jane zedhenes te tyre.

Ky Glenn Beck p.sh. thote vete qe nuk eshte gazetar, eshte tip "aktivisti" tip "qytetar i thjeshte qe mbron interesat e qytetareve" dhe po ta vesh re ka shume ngjashmeri me Veliaj p.sh. dhe zhurmat qe bente Veliaj ne media deri pak kohesh kur ishte thjesht "aktivist" dhe "jopolitik". smiley

Nga ana tjeter keta tipa si Glenn Beck ne Amerike kane audiencen e tyre te dedikuar. Ne Amerike eshte nje pakice qe eshte thellesisht injorante dhe raciste, dhe ne saje te ketyre "atributeve" qe ka perdoret gjithmone si metafore e "popullit te thjeshte punetor" nga korporatat dhe mediat qe mbrojne interesat e tyre, Fox News me shume se kushdo tjeter. Pakice jane padyshim, po duke pasur parasysh qe Amerika eshte 300 milion, kjo pakice eshte disa milioneshe.

Jane te njejtit njerez qe gjate fushates se Obames (13% e popullsise amerikane simbas sondazheve) besonin qe Obama ishte musliman, ne te njejten kohe qe akuzat e tyre me te ashpra (dhe gjeja me e perfolur ne te gjithe mediat ne ate kohe) ishin per skandalin e pastorit te Obames, tek kisha e te cilit Obama kishte vajtur per 20 vjet. smiley

Tek ne elementet perberes jane disi te ndryshem po tabloja e pergjithshme eshte teper e ngjashme. Hiq rracizmin e kesaj pjese kryesisht te djathte amerikane dhe shto komunizmin tek pjesa ekuivalente e majte shqiptare dhe je ne rregull me ekuacionin. smiley Motivi kryesor dhe i perbashket eshte urrjetja; tek ekstremistet e djathte ne Amerike per minoritetet dhe cdo gje ndryshe, dhe tek ekstremistet e majte ne Shqiperi per te djathtet (keta qe deri dje ishin te persekutuarit e tyre dhe sot guxojne te vijne dhe ne pushtet) dhe cdo gje ndryshe nga ta.

E kush na qenka ekuivalenti shqiptar i Glenn Beck dhe Rush Limbaugh? I Bill O'Reilly dhe Sean Hannity?

Hiq racizmin, hiq akuzat qe Obama o socialist, hiq akuzat qe Obama o nazist, hiq shtremberimet e diskutimit per shendetesine, hiq akuzat per renien e moralit amerikan, ene pastaj i bie me dal barabar. Po po t'ia heqesh keto Glenn Beck-ut, i bie qe te rrije sus gjithe kohen gjate emisionit te vet ai. 

Gjiizës, gjib, ia ke fut komplet katunit. 

Po i thashe mer yahoo, po une s'pres shume miratime per kendveshtrimin tim nga te majtet shqiptare apo te djathtet amerikane, persa ato jane objekt i kritikes. smiley

Te thashe, Fox News e Top Channel, s'kane shume ndryshim. Te dy japin vetem kronika te zeza e vjellin vrer, dhe deformojne lajmet. Te dy palet jane kategorikisht aprovues ndaj pronarit te tyre dhe kategorikisht mosaprovues ndaj opozites se pronarit, te dy palet jane zedhenes te mirfillte dhe gjithashtu kane bazen fanatike qe i ndjek e cila motivohet na urrejtja perkatese e seciles pale.

Tani ti anashkalon thelbin ngaqe qendron dhe ben argumentin e kundershtimit meqe s'ka sozira qe te ngjajne fiks si spikerat dhe gazetaret amerikane me ata shqiptare dhe te kene te njejtin model flokesh? smiley Po dhe sikur e dija qe do kalonit ne raste te tilla, prandaj permenda me lart Glenn Beck vs Erjon Veliaj. Te njejtat kronika "investigative", te njejtat thirrje per ngritje e kryengritje, tea parties Beck, aksione me veze dhe me leter banje Veliaj, Berisha ik Veliaj, Obama ik Beck, Berisha eshte djalli dhe shkaku i gjithe fatkeqsive Veliaj, Obama eshte djalli dhe shkaku i gjithe fatkeqsive Beck.

Te dy te mbitransmetuar ne kanalet perkatese, Fox News dhe Top Channel.

Ndryshimi i vetem ne paralelet mes te djathtes amerikane dhe te majtes shqiptare dhe mediave qe kane ne pronesi eshte qe nese ne Amerike eshte kryesisht nje kanal, Fox News, tek ne eshte nje stan me kanale televizive dhe gazeta ne plotesim te funksioneve te Rames, qe megjithate s'e bene dot kryeminister, dhe me gjasa s'do e mbajne dot me ne politike per shume kohe mbas humbjes se zgjedhjeve.

Dmth tek ne edhe pse ka kaq shume me shume media ne pronesi te Rames, nuk kane te njejtin ndikim si ne Amerike, se sado te varfer, njerzit tek ne jane pak me skeptike dhe me pak injorante ne poltike sesa Amerikanet, dhe s'genjehen dot aq kollaj.

O Gjibo, 

Glenn Beck eshte TV host (prezantues TV). Erion Veliaj eshte në politike. Beck s'ka thonë noiherë që do me u bo politikan, as Veliaj që do me u bo si Ad Krasta. A te mjafton kaq per te pa qe krahasimi jot është i gabuar? Nuk mjafton? Hajt pra dhe i gjo tjeter: Veliaj adhuron Obamën, Beck urren Obamën. Haptazi fare kjo. Do tjetër? Një TEA party, është protestë kundër taksimit të tepërt (TEA = Taxed Enough Already). Deri më sot, Veliaj, qoftë me MJAFT qoftë me G99 nuk ka protestu kurrë kundër taksave të tepërta. Kurrë! Ato protestat e tjera që ka bo, Beck do i quante socialiste, komuniste, imorale, etj. Të krahasosh këta të dy është si të thush që Karl Marksi i ngjan shumë John Stuart Mill-it.  

Do tjetër? Veliaj ka thënë edhe Nano ik, edhe Berisha ik. Ke nigju noiherë ti Beck-un të thotë poshtë Reagan? Poshtë Bushi plak? 

Tjetra: kush na qenka baza fanatike e Top Channel-it që përmend ti? Nqs ka bazë fanatike në Shqipëri, ajo është vetëm baza e Salës. Militantët e tij janë të paarritshëm. Shifi dhe këtu tek Peshku, ke sa të duash. PS-ja s'ka për të pasur kurrë militantë si ata të Salës. Ti ia fut pordhës edhe shpik militantët imagjinarë të Top-it. 

Po ti mbaj atë mendimin tënd të cekët, edhe mos e ndërro mendjen kurrë, edhe mos reflekto hiç, edhe jeto i lumtur në atë planetin tënd paralel.

P.S. Pronari i Fox News, sa për informacionin tënd, është australian, dhe nuk i rruhet fare për politikën amerikane. Ai thjesht mbledh lekët e biznesit edhe s'do me ja dit se ça thuhet nëpër Fox.  Pronari i Top-it vdiq. Apo këto janë detaje që s'kanë lidhje me argumentet e tuja të mëdhoja?

 Ne tere kete kakofoni me cudit O'Reilly. Ka qene shume me i rezervuar se te tjeret. Prisja te ishte ne balle te zerave kundra duke pat parasysh mbrojtjen qe i bente Bushit. 

Aman pervec Beck edhe Limbaugh nuk ka ngel mbrapa. Siduket meqe Beck po i merr audiencen e injoranteve, ka fillu dhe Rush me bertit fort. 

 

Para nja një jave rashë në këtë videon. Sa të trashë mer zot!!! Pu! As më shkonte ndonjëherë mendja të ishin kaq të trashë... se me ça më ngjajnë nga këta tanët. Mbase kur të zgjohet Mrroku nesër ua thotë. smiley

 

se me ça më ngjajnë nga këta tanët

Ashtu jane edhe keta!

Rednecks i thone!

Mendjen edhe keta e kane ke alltija!

Ti mbledhesh te gjithe sa jane aty "ke sheshi, ke sheshi" nuk i bo 5 klase shkolle! Kane lexu gjithsej 3 libra ne jete te vet! Combined! smiley

Edhe i' gjo t'funit!

Jane ne mase te madhe bjonda! Me bisht pllumi! smiley

 

Ka dhe ma kech, Makbule! Ka dhe ma kech! smiley

HAHAHAHAHA! smiley

I giv ap! smiley

Ej o Emo, e di ate barcaleten qe e ka the punch line :

E bukur nuk osht, po e thelle oshte amo!

Kjo e jotja, eshte e kunderta!

E thelle it ain't  (kerthiza, ose tatuazhi, either one) po i bukur osht amo! smiley

Ore jeni ne vete juve apo ju ka bere moveon.org dhe CNN ndonje lavazh truri?Perse ore votuesit e Obames ishin me te arsimuar?Qe 56% e tyre akoma dinin qe republikanet kishin kongresin,kur dihet qe demokratet e kane marre qe ne 2006?

Glen Back dhe Bill O'reilly mund te thone shume gjera, por ne te shumten e rasteve jane korrekt dhe nuk shpifin.Shikoni MSNBC apo CNN dhe do te shihni se sa roze e paraqesin gjendjen sikur te gjithe jetojne te lumtur se kami Obamen president.Apo ju pelqejne ata mesues qe i vene nxenesit te kendojne kenge per Obamen ne CNN?Apo eshte OK qe gjyketesit te lirojne pedofile sic justifikon CNN?Ose le te degjojme Hollivudin per lajme se ata jane me objektive?

Keto femomene ngre O'reilly ne emisionin e tij.

Me 10% papunesi dhe me gjithe ata care qe ka emeruar Obama qe po na dalin simpatizante te komunizmit,cfare duhet te beje Oreilly me Back?Te qepe gojen?

Lexoni nga e majta dhe do te shihni qe TOP CH ngjan me shume me ata, se me te djathet.Shan SHBA dhe amerikanet sic beri TOP media me shqiptaret qe i xhorri te gjithe hajduta.

Se te pakten kur vjen pune per SHBA dhe prestigjin e saj, FOXNEWS nuk atakon asnje,por e mbron me fanatizen.Ata thjesht denancojne ata qe vijne pa 1 cent ne SHBA, hane buke ne SHBA, behen milionere ne SHBA dhe bejne duvane e te tjereve.Dhe kjo me duket shume e ndershme.Pastaj shumica e gazetareve te djathte, e thone hapur qe jane me Republikanet ose Libetarian.

Ndersa si gazetaret e TOP CH ,te gjithe gazeteret e majte thone qe jane te pavarur?!!!!!

Atehere kush eshte me i ndershem FOX apo CNN, MSNBC?

Sa per dijeni kam qene edhe ne ato zona qe ju i quhani me perbuzje redneck.Nuk me jane dukur njerez te kqinj,jane shume bujare dhe te muhabetit dhe shume me teper te arsimuar se zezaket e Harlemit apo te Cikagos.

Bylmez,

Thu: "Me 10% papunesi dhe me gjithe ata care qe ka emeruar Obama qe po na dalin simpatizante te komunizmit,cfare duhet te beje Oreilly me Back?Te qepe gojen?"

T'them: 10% se solli Obi1Kanobi po e gjeti mes jush, po te shofesh statistikat sipas shteteve papunsia eshte me e larte ne shtetet republikane. Se sa qomunist ash Obi shko e pyt ata te Uollstritit qe e zgjodhen. smiley 

Kush e drejto ket ven e ka shume te qarte qe robvet i shkoi thika ne palce. Na duhej i pal tesha te reja dhe moda e kerkote qe te vishnim Obin. Ca bo Obi onash per na popllin, e kemi qyl e ti thomi falmners.

Thu:"Ata thjesht denancojne ata qe vijne pa 1 cent ne SHBA, hane buke ne SHBA, behen milionere ne SHBA dhe bejne duvane e te tjereve"

T'them: Sa kile sheqer dhe mill te bardhe ke honger nga tallonat e volferit(ose granteve studentore) Amerikon qe te paska shenosh e te paska bo gjel gjer sa te "tebosh duvane e venalive" ? 

 

Mrroklle,

Amerika o Rome-Rev1! Buke, birr dhe lojna gladiatoresh 1 here ne jave. 

Ehhhh c'kam rene rehat qe s'i shof fare smiley.  BBC World News kur me bie rasti me pa lajmet ne televizor.

Per temen, big corp. nga te gjitha anet, edhe jo per t'u akuzuar per pikepamje chomsky-iane smiley.

Monde, me ty jom, CNN dhe Fox jane kot dhe te merzitshme, e njejta muzike. Une 4 kanale shof, euronews, bbc dhe bloomberg dhe NickJR (s'ka si SpongeBob). smiley

S'e qujta euronews se ata s'para merren me analliza, pervec atyre intervjuve ndonjehere.  Bile "no comment" is my fav part of euronews smiley.

CNBC

&

Disney fan e betuar (perfshi pixar) smiley.

 2 rob qe ja vlejn me i pa, cdo nate mundesisht jane Rachel Maddow dhe Keith Olbermann!!

khe khe khe chene, hic fare po fare fare te panjeanshem smiley.

Mond!

Flasin gjuhen e popllit. Per mu kush i ka thon Orleshit go and frenc jusellf live merito rrespektin me te nolt. Ky o Kithi smiley  

Po ajo s'osh ndonji merit e madhe mer chen, eshte e vetethene, Orwool-it smiley.

Plus ene rating wars, dhe turqeta smiley.

PS: Mos ma mvej re, ia kom heq vizen qe nga muhabeti i pashaportave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).