poezi

Paska qene e shkruar...
 

Kështu e paskish shkruar Perëndia, mes psallme
lutjesh, e gjithkund
Ti,  Burri,
kureshtar ne harkun e buzëqeshjes sime epshndezëse.
të shkruaje, për mua dhe timin kurmdashuri,

S’ka shkruar gjëkund perëndia,
dhe robi nuk e di, se unë për ty mund të shkruaj
Me gjuhën e vdekur
Dhe me të gjallën gjuhë të shkrimeve
për ty burrin me muskuj
dhe për mua gruan ndër vitet
 

Jam njeri

 Jam njeri,
Gjallësia për mua nuk është e huaj
Mezi gjej kohë të shoh në se ekzistoj
Megjithatë lumnuar jam, kur di se jam gjallë.

trembur jam per vdekje nga mendimi se
ngjaj me një fije bar rritur
në luadhe, ballas diellit, e fshehur nga frika
prej të pakujdesshmit rend’hapit tim të verbër

Frigem nga gacat e oxhakut qiellor
Kur djeg të mbrapshtin shi,
Që mbi mua hedh të shuajë
Zjarrin tim mbinjeri, ndonjëherë.

Kam kohë pak, të qesh
E shumë të mbruj inate e dëshira
në kokën e shpirtit tim
Se rend si gjë e gjallë, në këtë
Botë, dyboshtesh ndarë.
Si dy botët e të ngjallit tim

Jam njeri i gjallë,
E për mua çdo gjë është e huaj
Veç fytyra jote dëshirëngjizëse në mua
Do mbetet  mbështetur siç është
Në rrahjezemrat e mia vrikatare
Mes meje dhe shpirtit tim.
 

rekuiem

Shelgu ne fund te rruges sime
Ndërroi jetë.
Rrënjëterur për pak dashuri
vajzëshelgese, me koke varur
Mbi varre qajse,
E trungturpëruar vetmitar
Rrënjë gërryer nga trishtimi
Buzëgjakës prej ujësve
përdhunues, deri në grykëderdhje
Buzërrëmbyer prej parrjedhave qelmbledhëse
kapërthyer merimangash
E të tyresh pezhishk’
Rrënjëtretur së ndjeri harrim
U nis në të pakthimtën udhë
Pa provuar qoftë edhe nje herë
Të gjelbërtave flokë
T’u vinte biguti, që kur t’i heqte
Krelani shelg, te ndiente
Deri në të shpirtit palcë
dridhjen epshhumbur,
të thjeshtin lumturim

2 Komente

Kam kohë pak, të qesh
E shumë të mbruj inate e dëshira
në kokën e shpirtit tim..

thanks !

e bene javen keto poezite ketu?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).