Poetit korrekt

 

             Prej shkretetires se humbur mendore, ti

Me rrudhat e humbura diku ne xhepat e ngrohte te xhinseve

shetit mbi mijera trupa te zhveshur virgjereshash

        Aty ku nuk ka me oaze,

                                  se ti e ke trembur shiun

me shemtine asimetrike te vargut korrekt

        ti qe skllaveron pasionet

brenda kutive kaq te vogla, kaq te bukura,

                                  kaq vulgare made in china

dhe shkronjat u merziten me ty dhe funeralin tend te perditshem

dhe askush nuk mbajti fjalim ne ate mort,

        asnje peme nuk rrezoi asnje gjethe,

asgje nuk e theu monotonine e varrimit me te merzitshem

  ky mermer qe te mbulon tashme eshte  shtrat

                 per nje miliard e ca dashnorë te etur per seks poetik

nderkohe qe poshte ka milingona, qe te hane, varg pas vargu

              insektesisht ngadale dhe me rime te kryqezuar

Derisa prej teje mbetet pluhur, ai

        prej te cilit ndertohet shkretetira

16 Komente

Nuk me pelqeu. ka dicka prej mendjemadhi kjo poezi.

pa te keq, sidoqofte, mbase jam gabim.

 dard, edhe komenti yt mendjemadh duket  smiley ( shaka)

 

jo, jo e pata pa shaka, por dhe fort i sigurt nuk jam, sepse psh ka ndonje varg vertet te mire aty ketu. mirepo keto lloj poezish apo prozash qe ndertohen mbi nje "te keq" , qe kryqyzohen etjetj...sme pelqejne. ja kaq.

ok ok smiley edhe mua me pelqyen disa vargje

C'eshte ky "vargu korrekt" se s'e kemi degjuar ndonjehere!!! Me gjase duhet te jete "vargu i rregullt".

Ne kete rast titulli "Poetit korrekt", qe une fillimisht e mora ne kuptimin e virtyteve te poetit si njeri (njelloj si kur themi "eshte burre korrekt&quotsmiley, duhet te ishte "Poetit qe shkruan(te) vargje te rregullta".

Dhe keq me vjen, por s'me del gjekundi qe psh Leopardi te kete "skllaveruar ndonje pasion" me vargjet e tij te rregullta. E as Poradeci yne.

La preghiera è supplizio e non ancora

tra le rocce che sorgono t'è giunta

la bottiglia dal mare. L'onda, vuota

si rompe sulla punta, a Finisterre.

 

Kam qe ne mengjes, qe vras mendjen se ku e kam degjuar, me cfare me lidhet Finisterre, pastaj, si puna e djalit shpikes, vrit e vrit mendjen... E. Montale! La bufera! smiley

A Finisterre - ku pertej s'ka me asgje. smiley

Meriggiare pallido e assorto

Meriggiare pallido e assorto
presso un rovente muro d' orto,
ascoltare tra i pruni e gli sterpi
schiocchi di merli, frusci di serpi.

Nelle crepe del suolo o su la veccia
spiar le file di rosse formiche
ch' ora si rompono ed ora s' intrecciano
a sommo di minuscole biche.

Osservare tra frondi il palpitare
lontano di scaglie di mare
mentre si levano tremuli scricchi
di cicale dai calvi picchi.

E andando nel sole che abbaglia
sentire con triste meraviglia
com' é tutta la vita e il suo travaglio
in questo seguitare una muraglia
che ha in cima cocci aguzzi di bottiglia.

Nese korrekt, do te thote kjo, rima. Por Montale ka dhe vargje pa rime, si ajo me siper e Finisterre-s.

Por ma do me mendja se ne poezine qe eshte sjelle me lart, (nga az+as?, bashkepunim) nuk hidhet poshte krejtesisht rima, por ata "poete" qe per hir te rimes shtremberojne idete, mjaft qe t'i rrine besnik skemave. Nejse,  perfytyrimi im per poetet eshte gjithnje jashte kornizave, se  di pse por i perfytyroj gjithnje disi "te cartur" le te themi. Nuk ka rendesi dhe aq rima, se sa ndjesia qe me percjell mua si lexuese.

Po, drejt e ke. Montale i levruar te gjitha llojet e vargjeve, edhe vargjet e bardha (pa rima e asonanca te brendshme). Dhe merret vesh, dakort me ty jam kur thua qe e rendesishme eshte ndjesia, por edhe forma eshte pjese e kesaj.

Tani pashe qe qenkeshit kenaqur andej nga tema "C'mendim keni mbi keto pasazhe?"...

 Ku ka si poetet "korrekte..." Shkorrekteve si t`ua bejme - kjo eshte c`eshte!

Meqe jemi te Montale, te kujtohet kjo:

... brucia ancora

una grana di zucchero nel guscio

delle tue palpebre...

Montalet lexohet me ze, per te kerkuar vargun qe thyhet papritmas e tingellimet e gjysmerimat e brendshme.

trupa te zhveshur

virgjereshash

shtrat

skllaveron pasionet

miliard e ca dashnorë

te etur per seks

Seksi: Mashkull

Mosha: [25;30]

Karakteristikat: ende ne zbulim te seksit dhe politikes. Ende ne stabilizim e siper te karakterit. Ende shume larg kuptimit te asaj qe politika dhe seksi -  ose seksi dhe politika - permbajne.

pse 20 deri 25 nuk ben vaki te jete?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).