Pinari si Mediu: Mina me sahat në Gërdec

Pinari si Mediu: Mina me sahat në Gërdec

Ish-drejtori i kompanisë MEICO, Ylli Pinari, i arrestuar dhe i marrë i pandehur për tragjedinë e Gërdecit, sulmon ashpër prokurorinë. Në "tempullin" e drejtësisë, Pinari deklaron se organi i akuzës nuk ka verifikuar dhe hetuar një informacion që bënte fjalë se shpërthimi në punishten e demontimit të municioneve në Gërdec ka ardhur si pasojë e minave me sahat. Avokati i Pinarit deklaroi dje në sallën e gjyqit se prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë hetim në lidhje me këtë dokument, i cili është servirur nga ministri i Brendshëm. Avokati vazhdoi në deklaratën e tij, se prokuroria duhet ta merrte në konsideratë këtë dokument, i bërë publik edhe nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe të merrte në pyetje personat që përmendeshin. "Prokuroria nuk e ka verifikuar këtë informacion që i është servirur ministrit të Brendshëm. Ky informacion bënte fjalë se disa persona kanë vendosur në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec mina ma sahat dhe janë larguar në disa drejtime. Njëri prej personave që përmendeshin në këtë informacion ka qenë vëllai i Nehat Kullës, tjetri, një person me emrin Avni Dema, ndërsa personi i tretë quhej Tani nga Berati. Këta persona, pasi kanë vendosur bombat me sahat janë larguar në tri drejtime të ndryshme", tha avokati i Pinarit, Vladimir Bineri, i cili i parashtroi gjykatës edhe kërkesat e tjera për klientin e tij.

Krahas deklaratës për minat me sahat në Gërdec, avokatët e ish-drejtorit të MEICO-s i kanë parashtruar trupit gjykues disa kërkesa për çështjen në tërësi. Ata kërkuan pavlefshmërinë e urdhrave të kontrollit të zyrës së Pinarit, pasi urdhri ka qenë i paligjshëm. Gjithashtu, gjatë kontrollit të organit të akuzës nuk ka pasur asnjë mbrojtës ligjor, që mund të vërtetonte rregullsinë e kontrollit. Avokatët deklaruan se janë ankuar në Gjykatën e Tiranës për këtë fakt, por kjo gjykatë e ka rrëzuar kërkesën me pretendimin se çështja është në Gjykatën e lartë. Për këtë arsye, avokatët deklaruan se kërkesa është e mbështetur në ligj dhe fakte.

Letra për minat me sahat
Letra anonime për dy mina me sahat në Gërdec ka shkuar në adresën e ministrit Bujar Nishani, që me datë 25 mars të vitit 2008. Në letër janë deklaruar edhe dy emra personash të dyshuar, por asnjëherë nuk është vërtetuar nëse këto informacione ishin të vërteta. Sipas informacioneve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, një letër anonime ka shkuar në adresën e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, i cili menjëherë ka njoftuar kreun e policisë, Ahmet Prençi. Ky i fundit ka marrë letrën dhe grupi hetimor ka përpiluar një informacion duke e dërguar në prokurori. Në letër citohet se mëngjesin e datës 15.03.2008, në fabrikën e Gërdecit, në mesin e predhave janë vendosur dy mina me sahat. "Personat që kanë dijeni për minat e tragjedisë janë disa shtetas me inicialet E. K. dhe A. K., përkatësisht vëllai dhe djali i shtetasit N. K.", thuhet në letrën anonime, ku përmenden emrat e plotë të tre personave. Më tej, citohet se; "...Pasi vunë minat, E. K. ka marrë rrugën drejt Elbasanit, ndërsa A. K. drejt Shkodrës...". Veç këtyre pjesëve, në letër përmenden edhe detaje të tjera hetimore. Policia menjëherë përgatiti një shkresë dhe e dërgoi në prokurori. Pikërisht me shkresën me numër protokolli 2244, datë 25 mars 2008, policia kërkon në prokurori se megjithëse informacioni është anonim dhe i pakonfirmuar, të verifikohen numrat e telefonave dhe materialet e këtyre dy shtetasve për datat 14 dhe 15 mars 2008, si edhe zonat ku ata kanë folur e me cilët numra kanë komunikuar. "Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, drejtori i përgjithshëm i Policisë, kryekomisar Ahmet Prençi", deklarohet në fund të shkresës.

Përplasja prokurori-Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzoi disa javë më parë Prokuroren e Përgjithshme se nuk e kishte vlerësuar siç duhet një informacion nga Policia e Shtetit, që fliste se shpërthimi në fabrikën e Gërdecit mund të kishte ndodhur nga vendosja e dy minave me sahat. Por, prokuroria i është kundërpërgjigjur, duke deklaruar se shpërthimi kishte ndodhur nga saldimi i një karroce. Mediu pretendonte se në dosjen hetimore ekziston edhe një dokument konfidencial i drejtorit të Policisë së Shtetit, në të cilin thuhet për dy minat me sahat të vendosura në ambientet ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm. "Ç‘mund të them unë për Prokurorin e Përgjithshëm, i cili nuk vlerëson një material konfidencial i ardhur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë, i cili thotë se janë vendosur dy mina me sahat në Gërdec; një material që mund të qëndrojë dhe të mos qëndrojë, por që në fund është një material bazë, i cili duhet t‘i bëjë njerëzit të gjykojnë realisht për atë që nuk është interesi i Fatmir Mediut, por interesi i sigurisë së këtij vendi", tha Mediu. Prokuroria reagoi, duke këmbëngulur se shkaku i ngjarjes së Gërdecit është i pasqyruar në kërkesën për gjykim, e cila ka ardhur si pasojë e një pune njëvjeçare të prokurorisë.

16 Komente

Në "tempullin" e drejtësisë, Pinari deklaron se organi i akuzës nuk ka verifikuar dhe hetuar një informacion që bënte fjalë se shpërthimi në punishten e demontimit të municioneve në Gërdec ka ardhur si pasojë e minave me sahat.

Edhe pastaj?! 

ca behet mer kshuna dun me i nxjerr te gjithe te pafajshem ta lene fajin jetim !

Qe ka pas mina me sahat nuk diskutohet. E tha edhe Mediu ne interviste ne TV. Gojet e liga bile thone qe jane gjetur edhe ca tesera partie (nga ato te opozites natyrisht). Pritet qe se shpejti bolicia te indentifikoje the arrestoje minavenesit. 

E cme plasi mua psh qe ka pas mina. A jeni pergjegjes per sigurine e jetes se njerezve brenda dhe rrotull fabrikes.

Njerezit vdiqen !

Ikni ne burg !

kaq !

ishte komplot i serbit e gerkut (spo ja le fajin opozites kesaj here) qe te mos futemi ne nato bre burra

Or Kol, saktesoje pak ishte greku apo serbi? Une them ishin serbet per me ju fut Saliut. Ti si thua?

Edhe nese ka pasur mina me sahat ,kjo nuk te ben te pafajshem kur atje punonin famije dhe njerez te patrajnuar.

Sepse edhe te mos kishte mina me sahat ,vete menyra se si punonin ata pa piken e trajnimit dhe pa dallim moshe, kjo ne vetevete eshte nje mine me sahat qe do te shperthente nje dite.Kaq per kete pike.

Mina me sahat? Edhe per kete hamendje kane prov nje cope leter anonime? Atehere i bika qe prokuroria te hetoje edhe kete koqen mbi siper eltonkola qe thote na i ka bere serbi&greku.. Futi nje emer me prapashtesen vic dhe nje tjeter me s dhe prokuroria te filloje hetimet. Kesaj rradhe s'ke pse harxhon leter hic, dergohet me email te ministri.

Pak seriozitet, cdo mine me sahat sado e madhe apo e vogel le GJURME ne vendngjarje..

 

Opa, faji m'duket se do ju ngelet atyre qe e vrane. 

Nuk ka qene mine me sahat, por ka qene mine me celular. Madje deshmitare okulare, te cilet nuk jetojne me, kane deshmuar se pak para shperthimit kane pare disa mina me blue jeans qe tranportonin mespermes punishtes ne mes te dites nje dollap Billy te IKEA-s. Sipas nje burimi te sigurte, i cili kerkon te mbetet anonim dhe ne zyre te shtetit tha ne mirebesim me ze te ulet, qe pak pas shperthimit jane pare te qarkullojne afer vendit te ngjarjes edhe disa mina me makina te markes GMC si edhe nje mine me nje Rover me targa angleze dhe me timon ne krah te pasagjerit te mbrapem. Mbetet per tu sqaruar se cili ishte roli i mines me kollare te kapur ne flagrance ne vendngjarje.

Mire qe s'paska qene dhe Zan Caushi, se per pak do e besoja.

Perderisa "mine" ishte e gjithe ndermarrja kujt i plasi se kush ja vuri shkrepasen, me celular apo me karroce, apo ishte me qime a pa qime. Keto jane per librat policeske.

Ata gjykohen per korrupsion te shkalles me te larte, me pasoje vdekjen masive dhe shkaterrimin e prones. Ata gjykohen qe ngriten minen ose bomben joatomike dhe pasi  thyen te gjitha rregullat e sigurimit te kesaj vendosje, perfitonin ne kurriz te jeteve te femijve dhe njerezve te pambrojtur. Ata kishin ngritur kete kamp cfarosje per te fituar ne menyren me te shpejte dhe ne shuma te pallogariteshme. Ata kishin kapur shtetin per gryke dhe i kishin manipuluar te gjitha institucionet, nga presidenca, kryeministria, ambasada amerikane, e deri tek zyrat e taksimit e ato te tjera financiare.

Aty ishte shembulli tipik i kapjes se shtetit prej mafjes nderkombetare me njerez te kualifikuar qe kishin eksperience ne keto kapje.

 Korrigjim; shkronja  E duhet U 

Opa, faji m'duket se do ju ngelet atyre qe u vrane.

He mo, si u be ky muhabeti i minave?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).