Peticion kundër marrëveshjes për kufijtë ujorë me Greqinë

Më 19 tetor, parlamenti shqiptar do të votojë mbi ratifikimin e marrëveshjes ujore me Greqinë. Ky peticion në Internet mbledh firma për të ndaluar ratifikimin e marrëveshjes. 

Për më shumë shkrime mbi marrëveshjen, ndiqni këto lidhje më poshtë: 

Marrëveshja me Greqinë, jep dorëheqjen shefi i Hartografisë

Marrëveshja për kufijtë me Greqinë, Meta: duhet ta zgjidhë Kuvendi

Për të drejtën ndërkombëtare detare

Kostoja e heshtjes.

 

 

45 Komente

 I pytje, ka nai semundje ngjitse ky peticioni qe spo i afrohet njeri apo ju ka ngri faqja te tema e dhurimit te ati cmimit polak Mobit?

Duhet te hysh tek "Signatures" chene. Une isha firmetari nr. 1563.

E kam firmos chene! Por do me falesh nuk jam aq trim sa Blendi! Kam shume armiq ..  smiley

 Blend,

Firmat i pash qe kur Penari postoi njoftimin.

Me beri dhe ben pershtypje mos diskutimi rreth Peticionit KETU. 

Sorry bro. S'e kapa qe e kishe per ketu. Por sot ne Hotel Tirana ishte organizuar nje simpozium shume interesant per kete ceshtje. Sic del nga matjet, me kete rivendosjen e kufijve i bie qe nga bregu i detit ne plazh ne Sarande Shqiperia te kete vetem 900 metra det ne vije ajrore.

Nje gje nuk eshte sqaruar.

Sa ka qene me pare kufiri detar ne Sarande qe tani eshte 900m?

A ishte i njohur ky kufi nga OKB?

Nese Shqiperia ka 900m sa meter ka Greqia?Se nese edhe Greqia ka 900m atehere aq i takon sipas konventave te OKB.

Perse nuk jepen shifrat e sakta sa ka qene kufiri,a ka qene i njohur nga OKB , sa eshte tani dhe nese eshte tkurrur ku ka kaluar?Nese jepen shifra per anen shqiptare a do te jepen shifra edhe per anen greke?A eshte kjo marreveshje ne perputhje me kartat e OKB?

Jepuni pergjigje te sakta ketyre pyetjeve qe te rritni ndergjegjesimin tek njerezit dhe ne kete menyre te kete ne shume firma te ndergjegjshme ne peticion.

Po ne jina popull modern mer cheno. Nuk dum me ja dit per ksi gjojnash. Ne do jetojna m'Evrop ene kufijt po na i ru e ka per te na i rujt NATJA. Ne ene i cike e kina per t'shku pa viza m'greqi e gjithanejta, pse te bojm llafe per ca kova ujti? Masanejta nuk po thojn gjo as keta politkont mer. Kta nga opozita thojnqe o m'rregull cdo gjo. Nga ta mori vesht poplli i shkrete a o shkel UNCLOS-i apo jo?

 

Artikulli i fundit qe rrihte kete teme ne KRYESORE terhoqi vetem 17 komentues; perfshi ketu edhe ata qe ishin te interesuar per te komentuar vetem mbi pozicionimin e opozites(qe lehtesisht mund te quhet pozicionim pupaci), pra gjenetikisht te programuar per te mos gjykuar Saturnin. 

Une ju siguroj se gjer neser pasdite, firmen time ne peticion do ta ndjekin edhe minimalisht 150 te tjera.

Plako, sa pi uje ky peticioni? Kush po e organizo e kush do e coje ne Presidence? Jo se me pengojne keto pyetje me e firmos, se kete e kom bo qe para 1 jave kur me erdhi ne FB, po jam kurioz me dit.

Desha me dit dhe pse peshqit qe merren me gazetari nuk kon pyt psh Ismail Kadarene per kete ceshtje? Mbase fjala e tij mund t'i zgjoje pak njerezit. Apo ka qen i zon me Noblin ene ai?

Chene, sa bere gjithe keto komente ne forme proteste per mungesen e komenteve smiley kishe bere nje permbledhje me fjalet e tua te ceshtjes, dhe mbase kjo do kishte terhequr me shume njerez.

Ka mungese interesi, por dhe informacioni ama. Mediat tona, sic kemi thene gjithmone, po sic thote dhe Fevziu se fundmi (mgjths ky eshte media per vete), gjithnje e me shume kthehen ne vegla politike ne duart e partive dhe interesave te ngushta, dhe gjithnje e me shume humbasin kredibiliteti, por dhe lexues/shikues.

Nastradinit dhe kur i ra zjarri vertet s'e besoi njeri se ai nje dy dhe me ra zjarri thoshte. Keshtu qe mos u habit pse ka pak komente/interes.

Plus, to quote Emo-n, tema te tilla s'jane sexy, prandaj ka pak interes. smiley

 

Tironso, jemi rrace e forte, rrace arixhiu, s'kemi frik nga uji, s'kemi frik nga Greqiu. smiley

Peticioni eshte muhabet pa vlere. S'ka asnje menyre per ti bere presion Pozites apo Opozites ne kete cast kur zgjedhjet kane mbaruar dhe kane halle me te medha sesa e mira e Shqiperise. Keshtu qe ne vend qe te hame m%$ dhe te kujtojme dhimbjen, te pakten e injorojme dhe e hame gjithsesi, por duke zene hundet me dore.

Asnjehere nuk e kam vene ne dyshim qe ke pikepamje te djathta Llukano.

Nuk eshte ashtu Ll. Pse duhet me prit patjeter nga politika? Sikur te sqarohet pak me shume e te shoqerohet me ca harta ajo qe po ndodh, njerezit do e kuptojne me mire e mbase reagojne. Psh sikur te ftohen per tu mbledh te Kuvendi ate dite qe do shkoje per ratifikim, mbase vijne ca njerez e bohet nje fare presioni. Fundi i fundit edhe mos ardhte njeri hic e mos ndohte asgje, duhet me bo dicka mer burre, qe te pakten te mos na ngelet peng.

P.S. gjthmone te vonuar jemi ne. Ky muhabet ka 5 muaj, e shqipot si gjithnje kujtohen kur u vjen veza te bitha  smiley      

Tirons,

Nuk ka per te reaguar njeri, te pakten jo ne shkalle serioze sa per ta penguar marrveshjen nqs ketu behet fjale per interesa te fqinjeve (ndryshe nga ne ata s'lozin me cingla). As peng s'ka per ti ngel njeriu, te pakten jo seriozisht se jane bere shume keto gjera dhe njeriu mesohet me helmin kur e merr dozen cdo dite. Dhe jo, s'jemi te vonuar por thjesht s'duam t'ja dime.

Dhe ne u ftoneshin njerezia te vene tek Kuvendi ate dite qe do miratohet marrveshja te jesh i sigurte qe rezultati i vetem do te jete ftohja fizike se do filloje lageshtira tani ne Tirane.

Ku janè mediat  shqiptare?? si nuk po bèhet njè debat pèr kètè punè,kèta u shqyhen pèr enciklopedinè maqedonse...tè paktèn tè kuptojmè kush ka tè drejtè....

Tironso, m'ka pelqy shqipirti yt i protestes qe per kohen e projektit te betonizimit te Tiranes. Nuk e dum! smiley Ne fakt je shembull i mire i qytetarit sensibel, qe le politiken (preferencen politike) menjane kur behet fjale per ceshtje te rendesishme, ne ndryshim nga trecereku i popullit/peshkut qe shprehen si robote te programuar; e di ca do thone per cdo ceshtje para se te shprehen. smiley

How about another round of nuk e dum? smiley

 

Asnjehere nuk e kam vene ne dyshim qe ke pikepamje te djathta Llukano.

Po ca te beri Llukani mer? Ai po thote qe politikanet tane s'e rruajn fort per ceshtje te tilla, as te majtet as te djathtet. Kjo eshte e vertete.

na gjej i sinonim te rrezoje, hiqe, apo digje qe rimon me ligjin.

P.sh. Hiqni, digjni projektligjin smiley

Tjeter pergjigje prisja xhibo.

Jeni qe jeni, futuni dhe KETU e, ne fund te faqes, votoni kunder projektligjit.

E di qe s'pi uje fort, but who knows  smiley   

Votova Tironso,a e di ca tha? ju jeni votuesi i 1-te.ha..ha..ha...

qekan me i vu flaken pra. Se edhe mu, dy here rresht qe kam votu me kane thone qe jam votuesi 1, po menova mos ishte nanji rastesi  smiley  

Ja fut kot, votuesi i pare jam vete, e kam dhe me fakte.

Votimi u krye me sukses!
Ju jeni votuesi i 1-te
Rezultatet!
Po:0%
JO:100%

Kuptohet si ty dhe si mua rrezik i thote te gjitheve, se mesa duket votat s'r(r)uhen. smiley

Ja kane marre doren votave.

Po jo mer yahoo do jete gabim script-i se po te ishte per te manipuluar votat online qeveria tek faqja e vet ka menyra me pak naive sesa te bllokosh votimin komplet. Shih sondazhet online te mediave shqiptare per ilustrim. smiley

sa seriozisht i merr gjona najhere mor burre,po pse nuk e di une qe ne vetem vota nuk vjedhim?

Une firmosa.

hahahah... sa te patetike qe jemi... vijme ktu grindemi me nj-tj.. e per cfare? edhe here pas here kujtohet dikush e thot "hej po si eshte muhabeti nje here tamam se s'po e marrim vesh?"

 

e vetmja gje qe do te sugjeroja eshte te mos shqetsohemi.. edhe nqs burrat e shtetit tone nuk po dijne se cbejne.. mund te ngushellohemi ne idene se fqinji dhe vllai yne i perhershem grek... nuk do ta konsideronte KURRE nje marreveshje, e cila do te ishte ne favor te tyre por ne disfavorin tone!!!

 

Pastaj, le te mos e harojme se behet fjale per vendosje kufiri... dhe jo kufiri dosido.. por kufiri detar... dhe si vendosje kufiri detar... prej vete natyres se saj... eshte nje loje prej te ciles dalin te dyja palat te fituara.. nuk ka sesi te jete ndryshe.. psh nqs une dua kaq atehere marr kaq, nqs ti do kaq atehere ti mer aq... edhe nqs nuk na dalin kilometrat.. mundemi fare kollaj ta ndajme detin ne shtresa thellesie, edhe greket marrin 10 metra ne siperfaqe, ne marrim shtresen tjeter 10 metra me poshte.. e kshtu me radhe.. nuk ka gje per t'u shqetsuar se kuptoj se merziteni ju..

A e dini ca me acaroj kur bera nje bised me disa te "dashuruar" mbas doktorrit dje.Qe pergjigja e tyre ndaj kesaj teme ishte."Perse merziteni ju.Gjithmon keni dashur te jeni me grekun ja ku e keni shancin".Ca pergjigje ti japesh kesaj!!!???.Po ashtu disa shoke te mi ne Itali u kishin kerkuar atyre qe njohin ta firmosin por thjeshte nje moskokecarje kishin marr si pergjigje.Ateher pse dreqin e hedh ate vote kur nuk e ke kurajon per te kerkuar llogari per dicka qe te duket e padrejte dhe i len ne erresire mbi ate qe po bejn ata qe ti u dhe voten.Me mire ta bejn monarki dhe te bejn nderrim midis tyre pushtetin pa na humb kohe dhe sjellur shqetesime duke uleritur neper foltore si tellallet e njeher e nje kohe.

Thank You PPU. Thashe se e kishit haruar kete. E solla para ca ditesh te "Pyet peshkun"

Falemnderit edhe njehere.

Edhe mendoj se azgje nuk do te behet vec me shprese se keshtu mblidhet ngulci, pak ketu e pak atje, e kushedi me ndihmen e  zotit ( se ne vete aha azgje bejme dot ne shqipot) ju veme shkelmin ketyre politikanve tane tradhetare ekombit.

Kufijtë detarë, Otranto u fal për gazjellësin rus

» Dërguar më: 13/10/2009 - 07:52    

• 

Marrëveshja e percaktimit te kufojve detare, Gazeta Shqiptare zbardh arsyet e arritjes strategjike të Greqisë. "Falja e ujrave shqiptare" lidhet pikërisht me ndërtimin e gazsjellësit “South Stream", qe do ti dhuroje Greqise miliarda fitime. Ja pse Bakojanis e cilesoi marrveshjen per percaktimin e kufijve detare, si "strategjike"
MARREVESHJA, DOSIER
PETICIONI ONLINE 

TIRANE-Synimi strategjik i Greqisë për të hyrë në Kanalin e Otrantos në bazë të marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë, lidhet pikërisht me ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” (Shtegu i Jugut). Gazeta Shqiptare ben te ditur ne numrin e sotem se nga ketu nis zanafilla e faljes se detit Jon nga pala shqiptare per palen greke. Sipas Gazetes ky është një projekt i financuar nga Moska dhe i planifikuar të ndërtohet nga gjiganti rus i gazit “Gasprom” dhe koncerni energjetik italian, “ENI”. Gazsjellësi “South Stream” fillon në Kaspik, kalon nën detin me të njëjtin emër, hyn në territorin bullgar dhe degëzohet në dy drejtime. Njëra degë e tij do të kalojë në Bullgari, mandej në Serbi, Hungari dhe për të përfunduar në Austri. Dega tjetër kalon nga Bullgaria, në veriun e Greqisë, mandej fundi i kufirit tokësor do të jetë Igumenica. Nga këtej ky tubacion është vendosur të kalojë nën det përgjatë gjithë Kanalit të Korfuzit me drejtim veri-perëndimin, për të vijuar në Kanalin e Otrantos e për të përfunduar tek “taka” e gadishullit italian, e konkretisht në Brindisi. Referuar faqes zyrtare në internet të projektit gazsjellës “South Stream”, citojmë se, “ky është shtegu më i shkurtër dhe me kosto financiare shumë më të vogël sesa alternativat e tjera”.
Gazeta Shqiptare ka zbardhur se per kete qellim jane zhvilluar edhe takimet e ish-kreut te qeverise greke Karamanlis.
Në 25 prill 2009, kryeministri grek, Kostas Karamanlis viziton Sofjen me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për ndërtimin e tubacioneve për transitin e gazit nëpër territoret e Bullgarisë dhe Greqisë të gazsjellësit “South Stream”. Dy ditë pas kësaj vizite, Karamanlis vjen në Tiranë për të nënshkruar marrëveshjen e përcaktimit detar me Shqipërinë. Sikundër rezulton nga kjo marrëveshje, Greqia fiton 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. Nga të cilat, vetëm 335 km2 ia janë marrë Shqipërisë në Kanalin e Otrantos. Po të njëjtën ditë, ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis e cilëson si “arritje strategjike” këtë marrëveshje, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk bën asgjë transparente, madje as sot e kësaj dite. Pikëpyetja e madhe e opinionit publik shqiptar: “Çfarë synon Greqia me këtë marrëveshje, të cilësuar prej saj si strategjike?”, nuk merr përgjigje nga Tirana zyrtare. Por, për Greqinë rëndësi kishte që Shqipëria e pranoi kërkesën e saj. Ndaj, me të arritur këtë marrëveshje në Tiranë, Karamanlisi niset drejt Moskës. Në datën 29 prill në Soçi të Rusisë, kryeministri Vladimir Putin firmos marrëveshje të veçanta me të gjitha vendet në të cilat do të kalojnë tubacionet e gazsjellësit “South Stream”, mes të cilave edhe Greqia. Marrëveshja do të zgjatë 30 vjet, ndërsa sasia e gazit të transportuar llogaritet të jetë 10 miliardë metër/kub në vit. Sipas ministrit grek të Energjisë, Kristos Folias, kjo është një ndër kontratat më fitimprurëse që janë nënshkruar ndonjëherë ku per palen greke do te kapin shumen e miliarda eurove.
Shqipëria ka mbetur jashtë projektit “South Stream”, të gjigantit rus të gazit “Gazprom”. Përjashtimi i saj në parim është bërë pikërisht nga marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, që nuk është ratifikuar ende nga Parlamenti shqiptar. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, qeveria ‘Berisha’ i ka dhuruar Greqisë 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. E më konkretisht në Kanalin e Otrantos, ku pritet të kalojnë tubacionet e gazit të këtij projekti, palës greke i është dhënë një sipërfaqe prej 335 km2.
Gazeta Shqiptare ne numrin e sotshem ben te ditur edhe kompanite qe do te vihen ne dispozicionin e kesaj vepre.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Vone shume vone jane kujtuar!!!

Më 19 tetor, parlamenti shqiptar do të votojë mbi ratifikimin e marrëveshjes ujore me Greqinë. Ky peticion në Internet mbledh firma për të ndaluar ratifikimin e marrëveshjes.

Ore se harruam fare. Mire ne peticionin qe e firmosem, po pse te mos protestoje opozita ne parlament qe tani deri sa te vije data e firmosjes, se ata kane dhe mundesi legjislative per ta ndikuar kete gje shume me shume sesa nje peticion, sado firma te kete ky.

Ah po, opozita po tjerr lesht e Rames jashte parlamentit dhe s'eshte futur akoma, se duhet te kaloje ca kohe nga gara me lakrorin.

Me duket s'e paska kot bota kur thote qe paska raste qe u dashka opozita ne parlament.

Oh, dhe juve qe parashikuat se bojkoti i parlamentit do nderpritetej mbas "zgjedhjes" se Rames ne parti, e humbet kallamin e peshkimit. smiley

Po pra te futet ne parlament qe ti shani me rob shpie. Me non moter e gru. Tu thoni edhe: une te vras. Ehu u kan ardh ment se hajn mo ate kokerr. Boni be qe s'do shani mo e pastaj shofim. Ups shto dhe nje deputet qe u vra dhe ala s'po meret vesh kush i shtiu. Ups shto dhe nje tjeter gjykates te larte. Te vrisni me ter men ju me lal.

Po hallall e paci voten time nese se ratifikoni kete marveshje legenash.

Ratifikimi i kesaj marreveshje nga parlamenti behet me shumice te thjeshte pra 50% + 1 apo duhen me teper se 2/3? Per nga rendesia qe ka (behet fjale per pasuri kombetare) llogjikisht duhet qe te bien dakort te pakten 2/3 e deputeteve.  

Berber,per ratifikimin e kesaj mareveshje duhen 2/3 e deputeteve,pra sic duket marreveshja nuk ratifikohet dhe Sala i thote Grekeve:" Ca te bej une socialistet nuk vijne ne parlament" keshtu qe as marreveshja nuk ratifikohet dhe territori eshte prape i yni edhe socialisteve ja fusim.

Po kjo ishte lojaaaaaaaaaaaaaaa.

Wishful thinking Brado smiley 

Marreveshja ratifikohet me 50% +1, keto te tjerat jane peralla plako  smiley  

Rama: Grup ekspertesh, per marreveshjen me Greqine
13/10/2009 19:55

 

 Grup ekspertesh, per marreveshjen me Greqine

Kryetari i PS-se, Edi Rama ka reaguar ne lidhje me marreveshjen mes Shqiperise dhe Greqise ne lidhje me kufirin detar mes dy vendeve.

Kreu i PS-se ka theksuar se partia e tij ka ngritur nje grup ekspertesh qe do te merren me shqyrtimin e ceshtjes.

Ne perfundim te punes se ketij grupi, lideri socialist ka pohoi se do te merret vendimi i duhur per menyren se si do te veproje opozita.

“Kjo eshte nje nga ato ceshtje per te cilat politika duhet te degjoje e pastaj te flase. I kam ndjekur me shume vemendje te gjitha shqetesime e shprehura nga zera te pavarur te shoqerise civile. Kemi krijuar nje grup ekspertesh qe do te ndjekin me shume vemendje kete ceshtje e cila ka ne brendesi te saj nje tjeter ngarkese te rende per qeverine shqiptare. Nje pushtet njerezish qe jane shume te paafte dhe te papergjegjshem per te ndermarre hapa”, tha Rama.

“Ne castin kur ekipi yne do te jape nje opinion perfundimtar ne do te reagojme ne rrugen e duhur dhe do te bejme ate qe na takon”, theksoi kreu socialist.

---------------------------------------------

Ta them une cfare te besh! shperbeje parlamentin me cdo mjet te mundshem  dhe zbato kushtetuten e shqiperise..

Nese cenohet territori i vendit cdo mjet / metode justifikon qellimin. Nese jo i ke pordhe kot. Kete s'ta fal !!!!

Te shperbeje parlamentin?ha...ha..ha.. ai ka humb shumicen ne bashki dhe ti merresh akoma me parlamentin,pas tete vjetesh plako,deri atehere ju urojme shendet.

Ashtu theme dhe une. Jo per gje, po afer vetes ka dhe njerez te zote per kete pune, dhe me eksperience.

Neni 2

1. Sovraniteti ne Republiken e Shqiperise i perket popullit.

Neni 3

Pavaresia e shtetit dhe teresia e territorit te tij, dinjiteti i njeriut, te drejtat dhe lirite e tij, drejtesia shoqerore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombetar dhe trashegimia kombetare, bashkejetesa fetare, si dhe bashkejetesa dhe mirekuptimi i shqiptareve me pakicat jane baza e ketij shteti, i cili ka per detyre ti respektoje dhe ti mbroje.

 

neni 4

populli zgjedh perfaqesuesit e tij me ane te zgjedhjeve,me qellim qe te mos merret populli me politike.

Une nuk votoj se akoma nuk kame marre lajmet. Deri tani kam lexuar palo-sqarime ne gazeta qe nuk para besoj. Kurre te me tregojne tamam c'ka ndodhur, me rendesi gjeopolitike dhe me ligjet e OKB's ne bashkim me precedentin historik, atehere do vendos.

Po di njeri te thote tamam si ka ndryshuar kufiri, ku eshte justifikuar ndryshimi ne rast se justifikohet, dhe si perputhen ndryshymet me interesat gjeopolitike dhe precedentet ligjore, atehere mund ta votoje.

Qe kur u soll tek Peshku peticioni jane shtuar ndjeshem firmat, gjithsej deri tani 2214 (para se te sillej nje mije e ca me duket ishin), po prap s'jane shume ne total, duhen me shume.

P.S. Qevria, po sikur ta mbani kete teme ne krye te faqes per ca kohe, qe te jete me e dukshme dhe per ata qe vijne rralle ketu? smiley

me duket se po leviz dicka xhibo.

Keta te LSi-se thane qe nuk eshte nenshkruar nga kjo qeveri marrevshja, por do bejne transparencen ne sencen e dates 19, e pastaj do vendosin ne perputhje me .....

Edhe Rama tha qe "ka ngrejt grup pune"

Tani ose maroi ky muhabet e nuk do miratohet, ose do bohen te gjithe bashke e do na hedhin hi syve  smiley    

Them se ka shpresa te mos miratohet Tironso, te pakten jo ne variantet e paraqitura deri tani, me kaq pak qe kam ndjekur ngjarjet keto ditet e fundit.

Sa me shume "zhurme" te behet nga drejtime te ndryshme per kete, me shume presion do kete per te mos u miratuar, me shume pasoja (politikisht) do kene nese e miratojne. Nuk e dum dhe pik. smiley

P.S. Slloganin e gjete per kete apo akoma jo? smiley

 

Sa per grupin e punes se Rames eshte pese me minus, as pese me hic.

Nderkohe qe kjo ceshtje ka kohe qe eshte ne zhvillim e siper, tani Rama del thjesht qe te mos i ngelet faji dhe ti thone po juve si opozite ca bete, per me teper qe s'jane as ne parlament, me vendimin e tij, qe s'eshte as deputet.

“Ne castin kur ekipi yne do te jape nje opinion perfundimtar ne do te reagojme ne rrugen e duhur dhe do te bejme ate qe na takon”, theksoi kreu socialist.

Dmth tani e ka ngritur grupin ky, ata do e studiojne me vemendje ceshtjen, dhe mbasi te jete perfunduar cdo gje dhe mos kete mundesi ndikimi fare, grupi specialist midhjepeshkor i Rames do dale ne perfundimin qe ishte marrveshje e gabuar, dhe natyrshem opozita s'do kete asnje pergjegjsi per mosberrjen e rolit te opozites, pasi ngriti grupin specialist sapo marrveshja perfundoi. Nese nuk nenshkruhet marrveshja, opozita merr kredine e opozites, se beri grupin specialist.

Dmth dicka thjesht per politike, aspak serioze per ndikime reale.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).