Përfundimisht, mbyllet pa afat tuneli i Kalimashit

Ministria e Transporteve ka urdhëruar mbylljen e tunelit Thirrë - Kalimash në të dy kahet e tij, për shkak të një avarie të paparashikuar, që rrezikon shembjen në një pjesë të tunelit. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, doli dje për të shpjeguar mbylljen pa asnjë afat të tunelit të Thirrës,në segmentin Rrëshen-Kalimash. Olldashi deklaroi se,”duke filluar nga ora 19.00 e ditës së diel, datë 11 tetor 2009, tuneli i Thirrës, në segmentin Rrëshen-Kalimash,do të mbyllet.

Tuneli do të mbyllet, me qëllim që t’i jepet mundësi kompanisë ndërtuese të përfundojë instalimin e pajisjeve elektromekanike,të domosdoshme për funksionimin e tij, si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike jo e qëndrueshme në një segment të vogël, një situatë kjo e paparashikuar,për të cilën kontraktori po punon në vijimësi. Duke qenë se pushimet do të kryhen në të dy tubat, kalimi në segmentin Rreps-Kalimash do të jetë i pamundur, për një periudhë disajavore. Rrjedhimisht,kalimi do të bëhet pjesërisht përmes aksit të vjetër rrugor, në drejtimin Morinë-Kukës-Shpal-Rreps-Rrëshen-Milot dhe anasjelltas.Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal- Kalimash”.

Kështu, prej ditës së diel,udhëtimi përmes këtij segmenti do të jetë i pamundur për një periudhë të papërcaktuar,që duket se do të zgjasë disa javë. Menjëherë pas inaugurimit të tij,dy ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit,kompania ndërtuese u ka kërkuar autoriteteve shqiptare, në më shumë se një rast, të ndërpresin udhëtimin në tunel, i cili ende nuk është i papërfunduar plotësisht dhe në pjesë të caktuara të tij ka rrezik të lartë për udhëtarët. Ky risk i lartë për shembje ka bërë që prej disa ditësh autokolonat e makinave që udhëtojnë në këtë segment shoqërohen nga makinat avaro-shpëtuese të kompanisë ndërtuese.Gjithsesi, ai nuk dha asnjë afat se kur do të rihapet tuneli i Thirrës. Që nga dita e përurimit, që dukshëm ishte elektoral, tuneli u mbyll disa herë. Më e fundit,ndodhi më 21 shtator të këtij viti, kur përdoruesit e Autostradës Rrëshen-Kalimash u informuan se funksionimi i Tunelit të Thirrës do të ishte nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Argumenti i mbylljes së pjesshme ishte se punimet e Tunelit të Thirrës në këtë autostradë kanë hyrë në një fazë intensive me përforcime masive të strukturës së shkëmbit, të cilat sjellin nevojën e optimizimit të proceseve inxhinierike,duke i dhënë më shumë kohë kontraktorit.

27 Komente

  i cili ende nuk është i papërfunduar plotësisht 

du ju spik shqip???????

 

Ky muhabet dihej, nejse se tani kemi edhe rrugen e re Tirane-Elbasan..

 

..edhe mos ta hapin fëlliqësirat pa u mbaru komplet të gjitha punimet, dhe pa marrë miratimin/çertifikimin sipas standarteve që projekti ndjek. Tragjeditë nëpër tunele janë të llahtarshme dhe për më tepër në Shqipëri s'ka absolutisht asnjë lloj eksperience, me menaxhu situata të tilla.

Njera ane e ketij tuneli do perurohet per zgjedhjet lokale te 2011 kurse te dyja anet bashke per zgjedhjet e 2013.

E kemi thene dhe ne temat e meparshme, se ky tynel e ky segment, do te perurohet nja 17 here.

Nuk ka shtresa çeliku dhe betoni tyneli, qe paska patur shembje. 

Me sa me kane thene nuk ka patur ndonjehere shembje ne Tunelin qe ka qene i hapur! Gjithsesi, perurimi i parkoheshem ishte i gabuar.

Mu me vjen keq vetem per Kryeministrin e Turqise qe e mashtruan kaq keq. Poshterim me te madh per nje njeri kariere dhe personalitet nderkombetar si zor te gjesh ne historine e kesaj bote. Histori per tu shkruar neper skenaret e komedive qofshin ato Turke apo Shqiptare.

 O Berberi kaq keq te vika per Erdoganin? Jo merr jahu mua as ma ndjen fare per Erdoganin biles a nuk kishte mundesi ta zinte tuneli mbi vete? Ky islamiko-nacionalist ka negociuar qe Albtelecom+Eaglemobile te shiteshin per dy lek, po ashtu me BKT...dhe ia ka fut sa krahu trapave tane si Nano e Berisha duke na demtuar xhepat tane.  

Mua me vjen keq per paret qe jane hedhur ne tunel, se jane borxhe qe do ti lajne shqiptaret dhe jo vucidolsi qe kapardisej me Erdoganin si kaposhi maje plehut.

 

Ku ka komedi qe i pershkruan kete stan karagjozesh mre ..... Keta e kane CBERE komedine dhe kane kthyer ne Tragjedi , megjithse Lulja e Partise dhe ajo karafilka e Pallavramentit qeshin  akoma .

" A'sme rruni trapin - thote - Paret ua mora , gjyqet per Lulin e Mediun ua dhiva , votat ua vodha , k/min jam prape . Sa here me teket u hap vrima  ministrave , dhe kur me kapni "mat" ...kom Blendin me emisione qe ju ve me shpatlla per muri dhe po nuk e qiti  "remi " ju mund me ceitnot . Doni mo? Prape kam per tu vjedh me rrugen e Elbasonit . Dhe po me cate me trapin do tu rrase ndonje Gerdec tjeter qe ta mblidhni mendjen mire !"

Vetem se ka ra  ne  hall , se nuk  gjen si ta cilesoje rrugen e Elbasonit . Nuk eshte dhe aq i dhone Elbasoni per Patriotizem . Nuk e rre dot. Ene Bedria keshtu thote  

Edhe Patriotikes qe kishte ja mbyllen gryken ...dhe ja paska mbylle dhe Veriori qe s'qeka dakord smiley . Po ama nuk jane shprehur Spikeri , analisti intelidjent Realisti e te tjere . Beni durim!

me mire te mbyllet e te betonojne tavanin, se tani qe ka lageshtire e reshje mund te kete erozion e te vrase njeri

sdi pse nuk hapin anen tjeter te tunelit, duhet ta kishin bere nderkohe..

Ky titulli ka nje problem sintaksor, si dhe reflekton ca komplekse feminore te gazetarit

Atje ku i pash me syte e mi, ishim nje armate e tere kalem-mprehurisht qe kontrollonim 24 oret e dites monstrin Bektel-Enka-T.. dhe prap, prap kafsha ia doli ta nxirte projektin 30% mbi kosto. Ketu te ne, ku drejtoret qe zgjohen nga gjumi i pret shpata lulit as qe mund te mendohet se punet do te behen me cilsi. Koston e kemi qare ne vargje kohe me pare.

Kostoja e cmendurise eshte e rende...Euro sot 138 leke serisht, i gjithe zhvleresimi nga 120 ne 138 eshte pasoje e cmendurise Durres-Kukes qe financohet me blerje bono thesari nga BSH qe pastaj konvertohen ne euro per qeverine te paguaje ENKA (gjasme Bechtel)

SALI IK!

Ne do te fillojme dhe mbarojme ne 4 vjet rrugen Elbasan-Tepelene-Sarande ,ju te kuqte hala tek ura!Po merreni me vogelsira jo u mbyll tuneli jo u hap.Po deri tani qe ka punuar per mrekulli tuneli,perse nuk jeni ndjere juve o cimka!

Vazhdoni dhe qani se keni 4 vjet kohe.

Kush jeni ju? Ke perfaqeson ti soli?

O TANO po mos u nxef mer jahu! Nuk o pune rreziku po thjesht pune pune! U hap per zgjedhje dhe per veren dhe u myll se o prish deri asfalti ne tunel, se helbete, pune e bome per shirit e jo per tu bo siç duhet. Tani ishallah po e bojne siç duhet se u bo si kalaja Rozafes qe a vonçin emrin Sali berisha asaj rruge! (per te njejtat arsye si kalaja)

Ka dy lloj shumesash. Shumesi mbreteror, qe e perdor Mbreteresha e Anglise kur flet per veten e vet, dhe shumesi komunist i kllases punetore. Keshtuqe kur e perdor kete lloj shumesi, dy jane shanset: o je cun mreti, o kllase. smiley

 

Perfundimisht e moren ne qafe perseri Shqiperine kokshtremberit!

I kane paguar Turqit dhe Amerikanet me euro ( 1 miliarde) dhe sot te bejne moral per lekun. Kjo gje s'do ndonje njohuri te madhe ekonomike. Si puna e evgjitit qe ra ne sheqer..Hengri si ariu ditet e javes dhe ne fund te javes shante komshin se i kishte mbaruar sheqeri..

Shanin edhe Majkon se nuk kishte bere asgje me 200 milion eurot e mbledhura. Majko te pakten i kishte ne banken e shtetit merrte perqindje kta vajten edhe i falen 1 miliarde euro Bechtel. Me e rrezikshme eshte se ai tynel  ka mundesi nuk hapet me!! Kshu eshte kur punon pa plan por futja t'ja fusim.

 

Avash ti Liqeni me uje te piste,

nga koka te kembet mban ere te qelbur komuniste,

Ik e cmallu neper mitigje,

o zedhenes i komunisteve.

Me e rrezikshme eshte se ai tynel  ka mundesi nuk hapet me!! Kshu eshte kur punon pa plan por futja t'ja fusim.

O "Liqen" a te bej nje pyetje; Pse nuk e leviz eliken e mullirit uji i Liqenit? Sepse uji i Liqenit ose nuk leviz ose leviz mjaft avash, sa te mos levizi asgje.......

Njera nga peshkataret femra do te te shkruante per sa me siper; "tu thafte goja..."

"Trapi i lales", per te zene vend nje tunel nen shtresa gjeologjike te levizeshme si dhe me carje te shpeshta te strukturave te ndrysheme(jo monolite), kerkon te pakten 60 dite para se te betonohet perfundimisht. Ai per aresye politiko-elektorale nuk i plotesoi keto kushte. Atij tashme duhet ti rikthehen disa punime qe iu lane pergjysem dhe u "vu stuko", ndersa duhej "t`i dilnin poret".

A i ke pare pallatet 12 kateshe se si cedojne pas disa vjetesh, e leshkot e konstruktoreve nuk i marrin parasysh keto levizje, e cahen tubat e pallateve u del lageshtia nga brenda e nga jashte.......... Kjo sa per te te thene qe je "ne klasen e pare" e duhet ca kohe te mbushen trute politike.

Tunelet do te mbarojne pa dyshimin me te vogel, pamevaresisht Saliut e Majkos e Edit. Kompani qe kane punime kolosale ne dore, ne afro 130 vende, dine si ti mbarojne cilesisht edhe ne menyre sasiore.

Problemi i pageses pastaj eshte tjeter gje  e do te vinte me mire te beje pyetjen : - si nuk ngriti Parta kritikuese nje komision hetimor financiar per te bere kontrollin e sasise dhe cilesise perballe fondeve, pra supervizion paralel. Pse nuk e ka kete te drejte thua,te kontrolloje taksat tona?

Mire o mire ti mos u merzit se parate nuk jane te tuat vetem por te gjitheve!

Ti thua duhen 60 dite, ndersa ka 3 muaj qe eshte peruruar. Ti thua eshte bere per politike, une them kjo politike kokshtrember po na merr ne qafe.

Pe gje te shkruajtur ti aty qe jam ekspert une apo dhashe ide si te behet tyneli? Ne shtyp i kam lexuar te gjitha. Po leximi nuk eshte per qorrat!

Ja p.sh diku ne shtyp u tha se tyneli do mbyllet edhe se ka rrezik te mos hapet me per shkak te problemeve qe u jane hapur te pa parashikuar me pare. Ministri dhe ministria nuk reaguan/pergenjeshtruar ke te lajm.Firma qe po e nderton nuk reagoi/pergenjeshtroi kete lajm. As ti p.sh. nuk e ngrite kete qeshtje ketu ne peshk.

Tani per pyetjen tende te fundit. A je ne dijeni qe ministri qe qesh sot minister rendi nuk u perball me gjykaten per vjedhjet/abuzimet me kete rruge? Po ta them prape leximi nuk eshte per qorra.

P.s."Mu thafte dora me mire"- thuaj peshkatares! se shkruhet me dore jo me goje!

 

 

O ti nuk e kape fare shkrimin. Flitet qe nuk eshte peruruar por ishte fasade politike. Kerkon nga mbarimi disa kohe qe ti nuk ke mundesi ti marresh vesh nga gazetat ose agjensite qe shkruajne "u shemb tuneli". Nese lexon fillo e lexo jo vetem ate qe te japin per te lexuar, ndryshe kenaqu me tenden.

Firmave, kur ndertimet jane gjeostrategjike me sens politik nuk u lejohet te dalin per te treguar ecurine. Ato kenaqen me fitimin. Nese Partia jote nuk ka komisione kontrolli ose para per te marre kontrollore, ose nuk ka edhe deshire, se nuk i plasi per leket e mija e te tua, ti rri rehat nen flamurin anglez.

Me fal se qenke i habitshem ti!

Domethene nese tuneli nuk kishte mbaruar/perfunduar por peruruar per fasade politike atehere i bika qe te gjithe ata shtetas shqiptare/kosovare paskan luajtur me jeten duke udhetuar nen te? Mesa di une (pa qene ekspert ligjesh) kjo eshte veper penale apo jo? Pasi ke rrezikuar jeten e njerezve per mashtrime elektorale!

Nuk shkruajta " u shemb tuneli" por ka rrezik te mbyllet tuneli pergjithmone.  Une nuk dua ta besoj median. Kur te dale ministria apo ekspertet e ndertimit te Bechtel te thone te kunderten te premtoj do ti besoj. Por deri atehere...

Vetem kaq dua te degjoj nga ta, asgje nga "ndertimet gjeostrategjike me sens politik" ..Thjesht dhe paster : Tyneli nuk ka per tu mbyllur kurre dhe parate tuaja te investuara jane per nje rruge te sigurte!

Kush qenka ai sylesh qe paska turnin sot tek Peshkupauje, qe nuk e ka haberin fare dhe i fshin komentet? Mos eshte dhe ky i paguar nga PD=PPSH qe te mos lejoje fjalen e lire? Cfare eshte kjo censure ketu? Jemi ne diktature apo ne gjoja demokraci?

 

Realist na thuaj nje vjershe per Bac Saliun tani se na kenaqe.

Baca Sali nuk meret me femije,

si ky Liqeni me uje te zi,

 Me ne fund edhe tuneli i Thirres perfundon ne X-Files!

Per aresye misterioze, te paparashikuara, dhe gjate nje vrojtimi te gjate e te panderprere te aktiviteteve me natyre jashtetokesore, kryeministri i vendit shpall gjendjen e jashtezakonshme ne tunelin e Thirres. Per shkak te rrezikut qe paraqet kjo pike nevralgjike per qytetaret, jetet e te cileve i jane shume te shtrenjta kryeministrit shqiptar, kryeministri i vendit, me dekret te parevokueshem, shpall mbylljen pa afat te tunelit dhe gjendjen e jashtezakonshme ne kete segment te rruges. Ne nje komunikate te jashtezakonshme per shtabin e pergjithshem te ushtrise kombetare, presidenti i vendit, Bamir Topi, lexoi masat e fundit qe kryeministri shqiptar, i mbeshtetur nga 60% e parlamentit, dhe 109% e ushtrive qiellore, vendos qe: cdo person qe vrojtohet ne afersi te tunelit, te qellohet pa paralajmerim. Ky eshte nje tregues tjeter i kujdesit te papare te qeverise shqiptare per qytetaret e saj, te cileve u ndalohet me ligj vdekja ne aksidente rrugore, fatkeqesi natyrore, apo masakra te tjera te nje natyre joligjore/aka, jo shteterore.

Por, zera nga sigurimi i shtetit, Shik, SHIU, KZS kane njoftuar se ne brendesi te tunelit, jane gjetur artefakte te nje natyre misterioze dhe te pashpjegueshme. Aparicione (shfaqje) dhe vrojtime te tjera te kesaj natyre thuhet qe kane qene mese normale ne kete segment edhe para se te fillonte puna per shpimin e malit. Ne disa deshmi te dokumentuara ne arkivat e SHIK dhe SHIU behet fjale per shfaqje te prezences se Karl Geges. Gjithashtu, aty permendet dhe nje vizite misterioze e kryeministrit te vendit ne lagjen numer 4 ne Tirane, ne afersi te menjehershme te stacionit te trenit. 

Paralajmerimi i SHIUt u zhvleftesua direkt nga kryeministri, si i pavertete, i pabazuar me motivacionin se ne Lgj 4 nuk kishte asnje ngjarje apo deshmi te tille, megjithese dikur dyshohej se behej fjale per nje rruge ku Karl Gega ngjiste neper mure trakte qe permbanin emrin e tij dhe te njefare personi tjeter, ende te paidentifikuar i njohur me nofken "Rruga".

Materiali voluminoz ne kete dosje, vazhdon me fakte te mbledhura gjate nje periudhe te gjate, gati 10 vjecare, dhe aty deshmohet qe Majko dhe socialistet komuniste gjakatare te kuq, taksen e rruges e shpenzonin per te ngritur anomali ne stratin gjeodezik te zones Rreshen Kalimash. Pushteti i vjeter, me ndihmen edhe te disa hoxhallareve te njohur dhe 2 dervishe, kane arritur te deplojojne disa instrumente misterioze ne kete strat, qe SHIU i ka identifikuar si "nuska".

Por e keqja me e madhe, me e madhe dhe se sabotazhii jetesuar nga qeveria Majko para 9 vjetesh, eshte kafeja e mengjesit ne zyren e kryeministrit Berisha, pikerisht nje jave para perurimit te rruges. Nje nga keshilltaret e kryeministrit, kundrejt nje pagese te majme nga opozita komuniste, dyshohet qe te kete sabotuar leximin e filxhanit per kryeministrin, me qellim devijimin e vemendjes nga sabotazhi i dukshem i nuskave, dhe fantazmes se korruptuar te Geges e cila dhe ajo, po ndiqet nga Prokuroria e pergjithshme per nje proces penal me motivacionin e mitmarrjes.

Edhe pse epopeja e tunelit vazhdon, dhe megjithe sabotazhin  e kryer nga shume faktore, sidomos nga prania e natyres jashtetokesore, zyra e kryeministrit te Shqiperise deklaroi sot, se Ilir Meta, ministri i jashtem, tashme ka vendosur kontakt te panderprere dhe miqesor me entitetet e interesuara ne kete tunel, te cilat, nga ana e tyre kane shprehur bindjen, qe suksesi do te jete i afert, madje kane ofruar dhe asistencen e tyre ne shume fusha dhe dimensione. Homologu i zotit Meta eshte shprehur i gatshem qe te ndermjetesoje dhe avokatoje kandidaturen e Shqiperise ne BE, duke shprehur bindjen, se Tuneli do te hapet menjehere pas anetaresimit ne BE.

PS: gazeta te ndryshme kane hedhur dyshimin qe mbyllja e tunelit eshte sajuar per te fshehur punime te metejshme ne te, dhe misteri qendron ne disa damare ari qe jane gjetur gjate punimeve. Presidenti i Bechtel(/enka) ka shprehur entuziazmin e tij per kete zbulim, duke premtuar ndertimin e nje centrali berthamor ne kembim te gjithe malit. (perdorimi i nje togfjaleshi vuri ne veshtiresi gjithe kontigjentin e gazetareve dhe reportereve ne terren: "mother lode&quotsmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).