Pazari im me Ilir Metën!

Pazari im me Ilir Metën!

 

Nga Mero Baze

 

E kisha dëgjuar disa ditë pas zgjedhjeve këtë legjendë të tij. Një nga njerëzit e afërt të Berishës ma tha javën e parë të korrikut me shumë habi, duke dëshmuar se ia kishte thënë Ilir Meta, por nuk e mora seriozisht. Dje këtë gënjeshtër e dëgjova tek emisioni i kolegut Bushati, nga gojë e Ilir Metës.

Ç’ka ndodhur në të vërtetë?

Më 1 korrik pak para mesditës, ndërsa po kaloja para selisë së LSI, pasi 200 metra më tutje është zyra ime, më telefonoi Artur Zheji. Ishte në një tavolinë me Ilir Metën dhe Alfred Pezën dhe më ftoi dhe në emër të tyre t’iu bashkohesha për një kafe.

S’kisha hyrë kurrë në atë ndërtesë, por, meqë ishin në kafenenë poshtë saj, u ktheva dhe hyra brenda. Ishte një ditë e keqe për LSI. Disa militantë të dëshpëruar rrinin shpërndarë në cepa të kafenesë dhe thuajse nuk bënin zë. Ilir Meta me Zhejin dhe Pezën ishin nga krahu i rrugës, kurse në qoshen e kafenesë shquante Monika me disa burra që shkëmbenin në adresë të s’di se kujt të shara dhe kërcënime. Një ditë më parë Ilir Meta kishte arritur të konfirmohej deputet dhe tashmë kishte hyrë në llogaritë e të dy palëve... U ula duke u përpjekur ta uroj për aq sa mund të urohej me atë rezultat.

Më falënderoi që unë e kisha mbështetur gjatë gjithë vitit që shkoi, që nga ndryshimet në Kod e deri ditën e fundit të fushatës. Kisha thyer në të vërtetë rregullat e fushatës dhe LSI kishte zënë në emisionet e mia më shumë kohë se PD dhe PS, si dy parti të mëdha. E kisha bërë me vetëdije, jo se e dija që Berisha do ta quante më pas “parti të persekutuar”, por se realisht jam aleat pa kushte i çdokujt që tentohet të dhunohet politikisht në këtë vend.

Dy kolegët e mi, Peza dhe Zheji, kishin kohë që rrinin me Metën dhe kishin konsumuar çdo bisedë me të.

- Ç’të bëj unë o flori tani? - më tha.

- Çfarë thua ti?

- Tani s’ke ç’bën, - i thashë. - Të ka rënë fati t’i terrorizosh të dy, siç ta bënë ty ata. Për mua ke një rrugë, të bësh koalicion me PD, por nxija jetën këtij Berishës, i thuaj që as unë, as ti kryeministër….

E qeshura e Metës që filloi bashkë me fjalinë time u ndërpre papritur. Kjo puna që duhet t’i thoshte Berishës nuk duhet të jesh kryeministër e turbulloi pak.

- E vështirë më duket, - tha.

- E bën Edi Rama menjëherë me të, - u hodh Zheji.

- S’ka si e bën,- i thashë. - Ky të dalë të thotë që do të bëj koalicion me PD, por kryeministër të mos jem as unë, as Berisha. Le të propozojë Ridvan Boden. Krizë ekonomike është, duhet ministri i Financave të drejtojë vendin, - i thashë unë, në fakt jo shumë seriozisht. Zheji dhe Peza qeshën, ndërsa Meta sërish ishte pak i hutuar. Se ç’kishte një ngërç, kur dikush i rekomandonte t’i thoshte “Jo” Berishës. Pastaj iu bashkua humorit tonë.

- Tërbohet Berisha po t’ia bësh këtë, - tha.

- Maksimumi Ridvani gjendet i vrarë deri në shtator, - e plotësova unë me humor.

Mes këtyre shakarave, pa ndonjë domethënie të veçantë, e vetmja gjë që shihja qartë ishte se Ilir Meta tmerrohej nga ideja se mund t’i refuzonte diçka Berishës.

- Ta ka prishur pak pazarin ky Dritan Prifti, - i thashë, - se u nxitua.

- Po ç’t’i bëj atij o flori? - tha. - Ai, ti e di, që gjysmë truri ka. Gjysmën tjetër e ka lënë rrugës…. Pastaj partia ime o flori s’mori vota të majta, - më tha. - Këto janë vota gjaku, janë vota personale. Janë vota të Dritanit që ia dha Sokoli, janë vota të Terit në Durrës që i ka marrë Nari, janë vota të Nasipit në Berat që ia ka marrë Miti, janë dhe votat e koalicionit në Tiranë. LSI këta e asgjësuan.

U bë papritur i vrenjtur në fytyrë dhe iu turr një djali që rrinte në tavolinën ngjitur nesh.

- Ç’do këtu ti? - i ulëriti. - Ke një orë që na dëgjon ne ç’themi. Kush të ka dërgu? Ik qërohu këtej!

Nga fundi i lokalit u ngrit Miti, një militant i Metës nga Skrapari, e mori të gjorin djalë gati për leckash dhe e nxori jashtë.

Ishte një skenë paksa paranojake që rrezatonte krizën e momentit të Ilir Metës. Nga cepi tjetër i kafenesë, fytyra e Monikës nxinte. Dëgjonte gati me urrejtje bisedën tonë dhe m’u duk se nga çasti në çast mund të ngrihej e të na ulej aty duke na qëlluar me shpulla. Lexohej qartë një dëshirë për të qenë seriozë me Berishën, ndërsa unë po bëja rekomandime gjysmë karagjoze, që përfundonin dhe me skenarë për vrasjen e Ridvanit.

E pashë se s’kishte shumë vend për humor, pasi mbetej ende një ditë e keqe për ta. U ngrita dhe ika duke i përshëndetur dhe duke i lënë ende aty Zhejin dhe Pezën.

Kaq ishte gjithë historia e takimit tim me Ilir Metën. Pas meje në rrugicë u shfaq Fahri Balliu, dhe të nesërmen në hotel “Rogner” Frangaj dhe Fevziu u ulën me Metën. Njeriu i afërt i Berishës, që më telefonoi i shqetësuar, në të vërtetë e nisi bisedën nga këta dy të fundit. Këta i paskan thënë Berishës që duhet bërë shpejt koalicion me Metën, se ai Edi Rama i paska nisur Mero Bazen për pazar. Më erdhi për të qeshur, se nuk e kisha takuar ndonjëherë Edi Ramën në jetën time, përveçse në debate televizive.

- E kam takuar Ilir Metën, - i thashë, - dhe kemi bërë një plan si të vrasim Ridvan Boden.

E mbylla duke qeshur, se mendova që dhe ai provokonte. Por dje tek emisioni i kolegut Bushati e pashë që Ilir Meta ka filluar të besojë atë që ka shpikur që të nxitonte të shkonte në prehrin e Berishës.

Duke mos dashur të pranojë mungesën e dinjitetit dhe mungesën e lirisë së tij personale përballë Sali Berishës, paska gjetur një arsye për nxitimin e tij drejt shkallëve të Kryeministrisë, që lidhet me mua. Megjithëse nuk më shqetëson aspak kjo gënjeshtër, ndjehem keq nga kush qeverisemi. Më vjen keq për të, që ka ngelur kaq keq, sa i duhet të shpikë si një gënjeshtar ordiner për të përligjur gënjeshtrën më të madhe të jetës së tij, gënjeshtrën për vetveten.

 

29 Komente

Personazhi me i modh i kti tregimi eshte Miti.

per sot e lejm barazim.

 

And the point is??? Merua do te dale si Krishti, shpetimtari i politikes apo orakulli i madh i politikes qe te gjithe shkojne e e pyesin dhe i marrin doren?

O Mero, zgjohu nga gjumi... lere hashishin, hapi syte dhe shih ne cfare vendi po jeton. (vegjeton)

O Mero.Na kujton budallej?????????????????????

Ilir Meta mbreme foli per takim rreth 1 muaj e gjysem para zgjedhjeve ku ti dhe Rakipi i keni kerkuar te beje koalicion me Ramen.Ndersa ti flet per daten 1 korrik pas zgjedhjeve.

Qe e ke bere ti dhe Rakipi kete kerkese nuk ka piken e dyshimit,sepse te dy ju cfare nuk bete qe te fitonte Edi.

E dine te gjithe qe ju keni qene per shume kohe beniaminet e Berishes dhe ne ate kohe ju priste shpata si tju donte qejfi.Pasi moret cfare deshet,kaluat ne krahun tjeter ,te Edi,sepse ai kishte se cfare tju jepte (Rakipit i dha lejen e pallatit dhe ty te bleu gazeten).

Pra mos u mundo te sajosh gjera.

Sa per ate qe Meta ka qene i merzitur ne 1 korrik,une jam i sigurte se me i merzituri ke qene ti qe fitoi perseri Berisha.

Mos u merzit Mero.Edi e hengri,gjej ndonje tjeter ti rrish pas e te perfitosh ndonje gje.

Harrova te te pyes : Ne cfare dite te rrethimit e shkrove kete pacavure?

(Ja kalove edhe Skenderbeut me rrethimin e Krujes)

A e perdorin mo ne Shqipni llafin "chavije" ?

Kisha thyer në të vërtetë rregullat e fushatës dhe LSI kishte zënë në emisionet e mia më shumë kohë se PD dhe PS, si dy parti të mëdha.

A thote gje ligji cfare behet me keta qe thyejne rregullat?

Po gjembo, ligji thote qe atyre qe thyejne keto lloj rregullash i hahet muja. TV shqiptar ose Kllani e theu dhe e sperdrodhi qindra here ate "ligjin'.

Shkrim i pa moralshem...por  qe jep mjaft.  Mero Baze deri nje vit me pare i beri fresk Berishes dhe kujt desh ai dhe per interesa fare ordinere doli a e nxorren se nuk u bind me.  Si gjithe te tjeret edhe ti Mero tipi i doksboruse...ndaj mos iu nenshtro me amoralitetit politik e mediatik ves te cilin e ka shumica e kolegeve te tu ashtu si edhe ti. 

Ne kete rast une kuptoj, se Ilir Meta nuk te paska ofruar gje...ndaj dhe ....historia vazhdon.  Punoni me paster i nderuar.

eh mor mero, e thuaj te verteten, po s te degjon kush...

ke nje problem te madh, per sa kohe je gjalle, nuk je kredibel... fatkeqesisht

 Nashti per ju qe sja keni idene se sa sheqer i shton Merua rakise; Meta, kuallicionin me qiviriun e kish vulos qe para zgjedhjeve. Ky "artikull" nuk tregon asgje me shume se cer valve e hapme o Merua. Ky "artikull" nuk eshte asgje me shume se alibi per Ilir Meten. Si puna e ati qenit qe lef lehte e kajiset ndersa te afrohet, e tund bishtin njekohesisht.

Mero Baze osht i modh, i vetmi qe flet troc fare. Lexoni Antenen Brenda Familjes tek Tema se do 10heni gazit. Mos u lodhni ti beni biografine. Nuk i dhane c'deshi, tani po u nxjerr lakrat, ku eshte e keqja ketu? Kush ka treguar moral qe do tregoje Merua? E rendesishme eshte qe ai flet te verteten.

Personalisht, metafora "flori" qe perdorin njerezit e kallepit Meta etj. me duken shume i neveritshem, zhargon rruge.

Respekt per Meron e sotem.

 Dajosh, me pelqen ky aresyetimi jot.smiley Perderisa ana e shkopit qe une mbaj ne dore eshte e thate, pak rendesi ka qe pjesa tjeter eshte e zhytur ne mut. Ne fakt qendron per sa kohe qe nuk e leviz shkopin qe aty, po po e shkule qe te trembesh te tjeret, del nje ere qe....

PF, edhe mua me pelqen arsyetimi yt por nuk besoj qe aplikohet tek kjo qe them une. Ketu nuk ka gje per trembje, ky burri huj osht idhnu keq qe nuk i bone respektin, kshuqe ka vendos me hap zorret e barkut. Nese ky person nuk do e kish emrin MB por Basri Mero, a do te ndryshonte gje per ty tek vertetesia e atyre qe thote? Tung.

M'fal se po nderhy edhe une ke ky muhabet!

Po ti, duke e dit cfare robi eshte Mero, ja beson gjonat qe thote ky, pa asnji lloj dyshimi, se noshta, noshta po rren (i cike) ?

mrroklle, nderhyj pa problem. Tentoj ta besoj Meron sepse shume shpesh kam lexuar prej tij gjera qe mi kane konfirmuar edhe te tjere. Plus, tek artikulli me siper nuk shoh gje per tu dyshuar. Koka me qoshe e Meros eshte shume me e besueshme sesa tullat apo mjekrrat e ca te tjereve, dikujt do ti besojme apo jo? Ne fund nuk me digjet barku fort per vertetesine 100% te Meros sa kohe qe godet llumin.

Sol-o me demek te themi edhe kur te mos jete mo gjalle ky, prpae do e durojme ne kte? Qyqa çar na paska gjet!

 U prish se o biznecmen oportunist ne jo rrote peperoni si shume e shume te tjere.

A di gje konkrete ti apo ja fut kot?

Une po flas konkretisht perse u prishen.

Nese di gje konkrete thuaje, ne te kundert mos na kakarit me ate gjuhe analfabetesh.

 Ta thash e pra sepse eshte biznecmen oportunist dhe jo rrote peperoni si ca e ca! Cer skupto ketu?

Nuk kuptoj per cfare gje konkrete jane prishur.Per ndonje post ministror apo per ndonje biznesh dhe per cfare biznesi konkretisht.

Por ti sic duket nuk di gje.

 Une te thash se per cfare jane prish; mu me bo pershtypje qe ti pretendo se merito te te tregohen detaje smiley qeke shume i/e lezecem/e smiley 

He mo chene thuje dreqin, per ate muhabetin e Casinos ke Tajvani, qe nje here ja shiti "Temen" e pastaj ja bleu aty per aty. Tani ne, nuk dime si e kishte hallin Sala,e donte per vehte, pati frike se do t`ia merrte Edi gazeten, apo ishte pune bixhozi ku kishin rene ne borxh e duhej me u prish Casinoja e ky Meroja e shpetoi? Apo ishte shantazh per me xhvat noi gjo Sales?

Eh mero pasi shkoi ambasador i Rames tek Meta kerkon te kthei muhabetin ne hullin e vet...

mero ka nje neuroze te forte skizoide! eshte shume i afte per intriga si eminenza grigia por rolin e talleyrand-in nuk e luan dot edhe pse ai e adhuron si tip..

 

- Maksimumi Ridvani gjendet i vrarë deri në shtator, - e plotësova unë me humor.

 

 

Me humor, humor sigurimsash.

 

 Djema, pavarsisht se gjer para 2 vjetesh, Meroja ka qene beniamin i Buall Mavrise, ketu mendoj se flet te verteten. Biles kam vene re se ai, qysh kur u prish me kryeministrin (Buallin) , ai flet te verteten. Sikur ai te mos ish prishur me Mavrine, ne do t'vazhdonim te lexonim akoma broçkullat e tij per lavdine dhe drejtesine e kryeministrit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).