Pakti detar, Topi: Besoni tek insitucionet

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi nuk ka dhënë asnjë përgjigje definitive lidhur me pozicionin e tij rreth paktit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, por ka bërë apel për besim tek insitucionet lidhur me këtë çështje. Ai tha se, si President duke pasur përgjegjësi kushtetuese si garant i Kushtetutës, por edhe duke pasur përgjegjësi morale ka ndjekur me interes këtë çështje jo vetëm mes medias, por edhe aktorëve insitutucionalë dhe ekspertëve. "Më lejoni t'ju falenderoj për ndjeshmërinë, por bëj thirrje që brenda kësaj ndjeshmërie të kemi besim te insitucionet e shtetit shqiptar se do dinë të përmbushin me luajalitet misionin e tyre, në këtë rast historik", tha Topi.

Presidenti i Republikës theksoi se nuk mund të jepte asnjë përgjigje, sepse ku proces nuk është finalizuar. "Nuk mund të them asgjë definitive sepse ky proces nuk është finalizuar. Ka një kërkesë për në Gjykatën Kushtetuese, por ka edhe një procedurë që është në parlamentin shqiptar", tha ai. Sipas Bamir Topit, Shqipëria, Greqia dhe Italia kanë teknologjinë e duhur për përcaktimin e kufijve ujorë. "Edhe Shqipëria edhe Greqia edhe Italia që interceptojnë në të njëjtat ujra janë anëtare të NATO-s. Ka kaluar mundësia arkaike për t'u matur me metra, sepse vendet e NATO-s kanë teknokogjinë për përcaktimin e duhur të kufijve . Të jeni sigurt se do jetë një proces i monitoruar me detaje. Me paktin final do jemi me të drejtat tona", përfundoi Topi.

Presidenti Topi dha këtë deklaratë në konferencën për shtyp me homologun hungarez Laszlo Solyom.

Ora News

5 Komente

Me anadollaku qe eshte ky Topi nuk ka me ku shkon...... "Besoni te institucionet" thote:

Tek cilat institucione e ke fjalen more top topi ke ato qe keni bere pershesh juve...qe nga ti i pari qe e lejove zgjedhjen tende per president me pazare si ke tregu i gabit..... Ke cilat institucione?! Ke prekuroria qe eshte bere si shkolla e nates qe nje here i heton kriminelet me mantel politik dhe nje here thote jo se jane te lare....

Vetem junta ushtarake ju vjen hakut juve por kush se... ju te politikes e bete aq mire hesapin sa i nxorret ushtaraket e karrieres ne lirim se i trembeshit kesaj qe po them me siper dhe do ishit te tere ne burg per vrasje politike, per hajdutllek pronash dhe parash, per korrupsion qe nuk do ta lere asnjehere Shqiperine te coje koken dhe do te etiketohet si shtet pa shtet qe edhe sikur te hyje ndonjehere ne EU perseri do dallohet si ajo delja e zeze e trafiqeve, korrupsionit dhe anarkise.

Nese shtetet e tjera  kane qeveri nacionaliste per vendet e tyre dhe bravo ju qofte sepse jane te pakten per veten e tyre. Shqiperia ka nje qeveri antishqiptare qe asnjehere nuk ka menduar per fatet e Shqiperise dhe te popullit te saj por vetem per interesat e qeveritareve te pangopur. Ne shqiperi ka vetem tek-tuk ndonje individ qe eshte pa mbeshtetje politike dhe shteterore qe eshte vertet pateriot dhe nacionalist por qe i mbytet zeri pa arritur te dali ne shesh dhe ti degjohet zeri per probleme madhore.

Vjen serbi dhe ben ligjin ne mes te Tiranes (Fazllici) vjen Greku dhe tall bythen, vjen italiani dhe tall koqet, vjen Maqedonsi me nje gjysem shtet dhe fryn hallatet me qeverine dhe shtetin Shqiptar....

Per cfare shteti dhe institucionesh shteterore e ke fjalen ti Top topi qe je bere si lolo ne syte e nerezve dhe per ironi te fatit as sa gjysma e Mojsiut nuk je si moshe..... Po ti je nje kot brekushe Tirane qe as dy fjale nuk lidh dot kur del ne publik...... Qullash i peshtire..... Turp te kesh per postin qe mban!!!!!!!

20 Yje mik !

Te gjitha yjet qe mundet i ke.

Daniel

edhe 20 yje nga une. *************************

E lexova artikullin ne Ora dhe erdha ketu te komentoj. Por skam cte them me teper se sa ke thene ti. Mi more fjalet nga gishtat. *********************

Per cfare shteti dhe institucionesh shteterore e ke fjalen ti Top topi qe je bere si lolo ne syte e nerezve dhe per ironi te fatit as sa gjysma e Mojsiut nuk je si moshe..... Po ti je nje kot brekushe Tirane qe as dy fjale nuk lidh dot kur del ne publik...... Qullash i peshtire..... Turp te kesh per postin qe mban!!!!!!!

.....

I peshtire the? ..shume!Kur mori postin e Presidentit, e mbani mend,mori ne telefon shtepine dhe tha:

"Babe u bona President!!"

Nuk e di pse i eshte trashur koka dhe gusha qe kur eshte bere president? Ndoshta nga qe flet dhe lodhet perdite duke cjerr gurmazin per institucionet,mirpo ato institucione as nuk levizin prej vendit,nje ashtu rrine sic kane qene!!

E ke qendis Daniel,nuk e di po paske te njeten mendje me mua, qe ai vend do nje junte ushtarake,nje dore te forte, qe reformat ti bej me dhune!Sepse Bamiri as te .. as te leshon bashke me Berishen!

 

Eshte vertet ironike kjo qe po thote Topi sepse Shqiptaret e kane humbur 1000% besimin tek institucionet e shtetit (nese mund ti quajme keshtu) Une nuk shikoj asnje perpjekje qofte te politikaneve apo te institucioneve per tju lene njerezve te kuptojne se ai shtet po punon per njerezit dhe jo per individe te caktuar ne pushtet.

Shqiptaret dhe Shqiperia paskane per te vuajtur kurdohere dhe me e keqja eshte se armiku me i madh jane vete padronet ne krye te shtetit Shqiptar.

Mesa duket  Shqiptareve ju duhet te shpallin pavaresine nje here ne 100 vjet.... ne 1912 nga Turqia kurse tani duhat te shpallin pavaresine nga lubite qe kane uzurpuar institucionet shteterore....

Dalin specialiste dhe individe apo shoqata dhe njerez te thjeshte qe me kompetence thone: Kufiri detar me nje siperfaqe te konsiderueshme ujore i eshte dhene Grekut, kurse topi i ben thirrje pupullit qe, besoni ke hajduti se ai po ju vjedh dhe po ju poshteron per te miren tuaj..... Une nuk e imagjinoj dot me cfare surrati keta "lidere" dalin dhe mundohen te bejne profka...... te ofendosh popullin me kete lloj injorance "intelektuale" une e quaj Donkishotizem Topist....

Ka plot Shqiptare qe mendojne per Shqiperine dhe Shqiptaret dhe ju dhimbset vendi i tyre por zeri i tyre nuk merret parasysh nga kaqolet qeveritare sepse zeri i ketyre Shqiptareve cohet per probleme madhore kombetare dhe jo per te mbushur xhepat e topit dhe kavalerise se tij te babezitur per pushtet dhe para.....

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).