Opus 317

OPUS 317

 

Edhe sot është e premte, si atë ditë, si dikur

dhe ka rënë nata.

Pemët lëkunden ngadalë, si një dorë e

përgjumur fëmije mbi fytyrën e bardhë të hënës.

Dhe është vjeshtë dhe fryn erë

nje erë e vetmuar, e hidhur dhe e ftohtë

                                    si një dhëmbje.

 

Ndërsa mua, pa kuptuar, më pushton

një mall i butë për ty, dhe dua të të shikoj,

të të kem pranë dhe të ndjej rrahjen e dobët

të pulsit tënd nën brinjët e mia, si dikur,

si atëherë. Dua të t'i them përsëri të

gjitha fjalët e pamenduara të dashurise me të cilat talleshim (o Zot)

kur ishim të përqafuar pranë njëri-tjetrit.

                                                Shiko tani

si shkëlqen e ftohtë hëna mbi zbrazëtine e drurëve

dhe timen, dhe tënden gjithashtu nëse

ndjehesh e vetmuar, atje ku je, larg.

Dhe nëse i ke harruar (pamvarësisht nga ato që kanë ndodhur)

nëse i ke harruar

të gjitha ato që kemi jetuar bashkë

dhe qe i kemi endërruar, pavarësisht nga

ato që kanë ndodhur dua të them.

Pavarësisht se shumë gjëra kanë ndryshuar

ashtu sic ndryshojnë të gjitha gjërat, rrjedhin

si një lumë i ftohtë ku asgjë nuk mund të ndryshosh,

të ndalesh, po ku megjithatë janë brigjet, të pandryshueshëm

ku gjithmonë mund të kthehesh

                                                dhe të qëndrosh

i palëvizshem, si një pemë e vjetër

dhe të kujtosh

se megjithatë jemi dashur dikur dhe

e kemi kërkuar ngrohtësinë e njëri-tjetrit

nëpër errësirë, dhe e kemi gjetur, dhe jemi prekur

dhe jemi shtrënguar pranë njëri-tjetrit.

Por tani është ftohtë, dhe fryn erë dhe unë jam

                                                fare i vetmuar.

Pemët lëkunden ngadalë si një dorë e përgjumur

fëmije, mbi fytyrën e shtanguar të hënës

 

dhe është e premte, si atë ditë, si dikur, si atëherë.

 

                                                            Tetor 1987

_______________________________________

 

OPUS 284

 

Kaq vite pritëm me sytë të ngulur në fundin e rrugës

që nga mëngjesi e deri sa dielli thyhej në perëndim

të saktë dhe të njëjte elipset e tij në qiell

askush nuk vinte

 

"Jepini Cezarit atë që është e Cezarit

dhe Perendisë atë që është e Perëndise"

edhe njeriut atë që është e njeriut, dashurinë

dhe dy duar të ngrohta që dinë të ngushëllojnë

 

Fijet e barit të gjelbëra përkulen nga era e lehtë

                                                               e muzgut,

edhe pemët e dinë përse lulëzojnë

jepini njeriut atë që është e njeriut, shpresën

dhe një zemër të qëndrueshme në pritje.

 

Eshtë e vështirë të besosh

dhe për më tepër të presësh

ashtu sic pret ai plak atje në bregun e detit

                                                                më kot

(tërë jeten kishte ëndërruar të kapte peshkun e artë

mbrëmë e kapi

dhe tani jeta e tij ka mbetur boshe

                                      dhe e pakuptimt&eumlsmiley.

 

Dielli ka perënduar

rruga e shkretë

në murin e jetës sonë

pasqyrohet hija e madhe dhe e zbrazët

e një peshku përrallor.

     

                                                                  Qershor 1985

24 Komente

Me trishtuan kaq shume keto poezi.... smiley

Komplimenti !

Poezi nen diktature. Ushtar do thoja e dyta.

Pf, ke zgjedhur kete nick, kur ke qene ushtar ke zene peshk me korrent, e peshku fluturonte?

"Opuse" që të gjuajnë me"Obus".Të lënë mbresa siç të lënë gjithë mjeshtërat në punët e tyre krijuese.Një falënderim  nga unë për kënaqësinë që më dha.

PF pse na i hedh kshu nje nga nje si farëmbjellesi në tablo?

 

 

 

 Jo Lumo. E kam zgjedhur sepse kisha idene qe nick-et tek PPU duhet te ishin lloje peshqish. Mua gjithmone me ka pelqyer absurdi, dhe me absurd se nje peshk qe do te fluturoje nuk ka.

Fh, tregU i shumices eshte ketu, Te Ipsum, vecse si gjithmone jemi me punime, ndaj

RUAJU NGA VINCI!

Jom tu e nis nga fundi (duke cimbit mceftas krem brulene smiley ):

Dielli ka perënduar
rruga e shkretë
në murin e jetës sonë
pasqyrohet hija e madhe dhe e zbrazët
e një peshku përrallor.

Koncepti filozofik i hijeve mbi mur per nje te ri shqiptar te 1985-es eshte si me pa dike sot, 20 vjecar, qe te flasi lirshem per konceptet e multiversit.

@FH: mos i jep shume kredit PF-se, se postimin e ka bo Blendi, sic del.  smiley

Ja, ky eshte peshku pa uje me ate shafrane e pangaterrueshme, ku emra si PF apo losttext hidhnin pigmente safronike qe s'i shuan koha, si te kuqen e onufrit... ose si ai farembjellesi faren.

C'mu faneps ne mendje the good ol' PPU, do thoshte njoni.

Nje falemnderit te madh te dyve: PF dhe Blend!

Poezia e PF-se (Opuset) ne nje ane dhe ata qe monizmin e kane marre ne forme multiplikative me ane tjeter. Rilexova te paren dhe rigjeta aty me shume jete se ne metra te tere rreshtash postmoderniste qe s'dine cfare te bejne me lirine... dmth qe iu ka mbetur liria ne dore.

Keto recitohen po aq mire sa lexohen, me muziken e duhur ne sfond! E para fare mire shkon me Morriconen dhe tre gllenjka konjak te mire: ne fillim, e dyta gllenjke tek "shiko tani" dhe e treta ne fund (me fund).

Emo, te betohem, poezine e pare e kam lexuar 5 here deri tani. Dhe heren e fundit, po e recitoja me mendje, po sec me mungonte dicka, qe ma kujtove ti, sfondi muzikor. "Chi mai?!" Sa per konjakun, mbase duhet ta provoj... smiley

smiley

Mos harro perdet qe duhen mbyllur. Abazhuri me drite te perkoret fare...

JO, Emo, jo... nuk dua te qaj me ngasherime, doja vetem ta recitoja... smiley

detyre shpie, Emo. Neser, e ke te perkthyer. Do te te bej te mallengjehesh fare.  lotet lahen me lot. mica micio micio, bau bau qui! smileysmiley

OPUS 317 eshte shembull i bukur i egoizmit njerezor, i paketuar ne trishtimin e altruizmit dashuror; njeriu ne te vertete s'ngasheron qenien qe humbi ne dashuri por paaftesine per te pohuar vlerat vetjake. Qeniet humane jane ne kerkim konstant konfirmimi, konfirmim i cili ofrohet dhe ne nje lidhje,...

Sidoqofte si diçka e lexuar me pare me duket, edhepse jo ne Shqip. Do mendoj se ku...per momentin s'po me kujtohet.

PS. Fantastike mbrojtja qe te jep nje date, mekat qe amygdala(dhe zhvillimi i saje qe perfundon pak vone) s'te ofron te njejten mbrojtje. smiley

Po pres akoma sa te te kujtohet :W

Kujtesa ime s'punon me komande. smiley Sdq vazhdoj te kem pershtypjen e diçkaje te njohur.

 Eh, keto "i do qoftet?" "si do qoftet" na kane marre gjithmone me qafe. S'ka problem Rosse. Do presim. Kurdo qe ti ngrefet memories, na bej ze. smiley

Kam te drejten te them se pervecse qe shijohen "aty per aty" e para mbahet edhe Mend , dmth trupezohet . Per mua nuk eshte pak !

Me duken si te ritmit Eseninas .

PF flm per kenaqesine qe na dhe me keto vjersha. 10 * dhe nje perqafim te ngrohte nga une, sinqerisht. Kisha kohe pa lexuar nje vjershe kaq te embel dhe te ngrohte, me fjale kaq te thjeshta dhe prekese.

sh sh sh sh sh sh bukur... I lexova ndersa po degjoja ne kufje kolonen zanore te fimit "Twilight"...

 

317,eshte vertet shume e bukur e vargje te mrekullueshem.Natyrisht me te miren e vet PF,e ve ne vargje dhe ben mire....Por ne dallim prej te tjerave kjo poezi nuk me dha kohen ne te cilen eshte shkruar.E ndjej diku me kendej....e me duket e pas 90 teshe.Nuk ve aspak ne dyshim se eshte ashtu siç thote PF,por distancat ne kohe e ne vend jane shume me te medha se çmund te  te lejonte viti 1987....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).