Opozitë është përgjegjshmëri!

"Nëse bie kjo qeveri, ne do t’ju heqim vizat për një javë dhe do t’ju fusim në Bashkimin Europian për tre muaj!" Kjo ishte deklarata më e artikuluar dhe më evidente e mitingut të opozitës disa ditë më parë në Shkodër. E shqiptuar me zë të lartë dhe në formën e një premtimi të mirëfilltë politik, nuk ka asnjë dyshim se deklarata në fjalë, përbën shembullin tipik të abuzimit me një koncept shumë të rëndësishëm për një shoqëri demokratike, opozitën dhe të drejtën e detyrimin e saj. 

Partia Socialiste ka vendosur tashmë të qëndrojë jashtë parlamentit shqiptar, për aq kohë sa, sipas saj, maxhoranca nuk do të hapë kutitë e votimit për zgjedhjet e 28 qershorit. Vendimi i marrë mes shumë kundërshtish të brendshme dhe i mbështetur edhe nga disa parti që nuk arritën të marrin numrin e votave për t’u përfaqësuar në Parlament, duket se do të mbështetet edhe nga një seri protestash në qytete të ndryshme të vendit. Nuk dua t’i hyj analizës nëse është kjo rruga më e mirë politike që opozita po ndjek për t’ju kundërvënë një maxhorance të fuqizuar nga koalicioni i PD me LSI; nuk dua të komentoj faktin se sa keq është për vendin mungesa e një opozite parlamentare; as të gjej mënyrën juridike se si mund të plotësohet kërkesa e opozitës. Eshtë e drejtë e çdo force politike në minorancë ta ndërtojë mënyrën e të bërit opozitë ashtu si ajo e mendon. Në raport me fuqizimin dhe faktorizimin e saj. Eshtë e drejtë e çdo force jo qeveritare të bëjë ç’është e mundur për të ardhur sa më parë në pushtet. Protestat janë një formë jo vetëm legjitime, por edhe efikase e të bërit opozitë. Aq më tepër kur ato bëhen për hir të votës së lirë dhe transparencës së saj, duhen respektuar edhe më shumë. Opozita duhet t’i shtojë dhe intensifikojë ato. Por opozitë do të thotë përgjegjësi dhe jo papërgjegjshmëri! Thënë ndryshe, opozita është një element tejet i rëndësishëm i një sistemi demokratik. Ajo ka peshën e saj të madhe dhe çdo opozitë, është një ekip që pret kohën për t’u shndërruar në një qeveri efikase. Po si mund të merret seriozisht një opozitë që premton publikisht heqjen e vizave për një javë dhe anëtarësimin në BE për tre muaj!!! Nuk ka asnjë njeri në këtë vend, qoftë edhe në shkallën më të ulët të inteligjencës apo në minimumin e informacionit, që të besojë diçka të tillë. Nuk ka asnjë dyshim që çdo njeri e di se heqja e vizave apo hyrja në BE janë procese që marrin kohën e tyre; ato nuk varen nga lloji i qeverisë, por shtyhen përpara nga performanca e një ekipi qeverisës apo tjetrit. Për fatin tonë të mirë, një deklaratë të tillë, tejet të papërgjegjshme nuk e bëri as opozita shqiptare e vitit 1991, e cila mbështetej fuqimisht nga gjithë bota demokratike dhe kishte mundësinë të luante me një spekulim të tillë!

Nuk ka asnjë dyshim se një deklaratë e tillë dhe mbështetja e saj nga lidershipi i PS-së, e kthen opozitën shqiptare dhe misionin e saj fisnik në diçka më shumë se qesharake. Një deklaratë e tillë të bën të besosh se ose opozita e ka humbur sensin e realitetit, nuk kupton asgjë nga procesi i integrimit dhe rruga ku ka hyrë Shqipëria, ose ajo tallet me një mision të tillë fisnik. Nuk ka asnjë dyshim që opozita duhet respektuar, por po ashtu, nuk ka asnjë dyshim që edhe opozita duhet të jetë serioze dhe të respektojë shoqërinë shqiptare. Shoqëri që është sot më e pjekur dhe e përgjegjshme se sa mendojnë shumë politikanë pa pushtet.

40 Komente

"Nëse bie kjo qeveri, ne do t’ju heqim vizat për një javë dhe do t’ju fusim në Bashkimin Europian për tre muaj!"

Gjithashtu do tju japim parate e firmave piramidale, dhe te gjithe do keni nga 2 dashnore dhe nga tre makina.

Love,

Mr. Kutihapesi

I nderuar Blendi,

Shyqyr qe te kemi ty te paanshem, moralisht të përsosur, pishtar të demokracisë që nga 91-shi, gazetar model të Tilevizorit Kombëtar Njish Klan me pronarin qelibar edhe shpirtmadh Frangaj. Shyqyr që e merr ti penën dhe na tregon se sa e përgjegjshme duhet të jetë opozita, që s'po e lë të punojë rehat quverinë. Pa ty, do ishim kthyer në Anadoll e do na kishte marrë lumi!

Marrsh nga ditët tona dhe të xhibit,

Populli objektiv që rri e rri e ankohet për opozitën

Juve qe i bete lapidar Tanit te Topit dhe per pak desh e hoqet Skenderbeun nga busti, s'e kuptoj pse ju djeg kaq shume tani qe ka filluar te shkruaje me dendur Fevziu, i cili paturpesisht (sipas Penarit &  Co) akoma s'ka permbushur kushtet e shenjterimit (nene Tereza pret e gjora, ca ben ky?!) por vazhdon te merret me budallalleqe te ketilla si kjo me siper dhe ato qe do shkruaje derisa te jete Peshku peshk. smiley

Vertet, e keni vere se sa pathos-tike beheni kur sapo del Fevziu tek dera e Peshkut i suleni direkt duke anashkaluar ca thote dhe duke vene ne dukje faktin qe akoma s'eshte bere pape? smiley

eh mer xhib, shyqyr që ti ke kuptu se kuptimi i jetës moderne është revoltimi ndaj Peshkut, Ramës dhe Tanit të Topit. Në fakt, ti duhet t'i falënderosh këto tre gjona sepse pa këto s'do dije ça të bëje me ditët e tua.

P.S. Një rikujtim i vogël që unë s'përfaqësoj ndonjë grup as bëj pjesë në familje mbretëtore, kshuqë mund të më drejtohesh me "ti".

P.S.2: Tha ndonjë gjë të re Fevziu? Se mua m'u duk boll i vjetër si argument. 

P.S.3: A i boni Sala ato kompiuterat nëpër çdo shpi shqiptari? Po ato 25 milionë rrënjët e ullirit

Po pra, opozite eshte pergjegjshmeri, pozite eshte pergjegjshmeri, gazetar e qytetar eshte gjithashtu pergjegjshmeri... Cfare po thote xhanem?!

Po mire mer, pse beheni patetike me zor, juve ne shumes, dhe ti ne njejes? smiley

Gje te re e ke fjalen ne kuptimin e formulimit te ndonje fjale te re apo permendjes te ndonje koncepti te ri dhe te papare? Se po qe me kete mendje, as Peshku (qe na e paska bere Rama dhe Tani sipas teje, bashke me shpikjen e drites, rrotes dhe akullores smiley) as ndonje liber s'duhet shkruar me, se jane thene gjerat.

Te rene qe tha ai, te cilen une s'e dija, meqe s'e kisha hasur ne mediat e Rames, ishte qe Rama & Co paska bere keto premtimet patetike, po aq patetike sa ato te Nanos ne '97 qe i tha popullit se do i jepte parate e firmave.

Kjo qe e reja. E reja tjeter qe vete koncepti i artikullit, dmth s'para degjon nga mediat tona qe te qenit opozite eshte nje pergjegjsi e madhe; degjon gjera te tipit dhe nga rruga behet opozita, te hapen kutite, a jane hapur kutite, po pse mos hapen kutite kot per fiksim meqe atij i ngeli fiksim, si do bejme me kutite, ah sigur te ishin hapur kutite, dhe gjithashtu dy dele 300 kuti.

Ty tani ku dhe ca te dogji kaq shume me kete qe tha Fevziu? Apo kot e ke inat se guxon ky te dale pertej spektrit te "lajmeve" qe vendosin te mbulojne dhe lene zbuluar mediat e Rames? smiley

Nejse, me fal qe te nderpreva. Vazhdo ceremonine e adhurimit te Tanit e Rames tani. smiley

Fevziu eshte bere sherbetori me i zellshem i pushtetit qe kur i dhane toka e shtepi te Laguna Blu dhe te Gjiri Lalzit. Jeta eshte kuleta.

Vallaj te ankohet ndonje tjeter hajde de, po te ankohen cunat e Peshkut qe Fevziu na qenka i njeanshem, keta qe cdo dite kane nga dy kryeartikuj te tipit sa kurnace jane opozitaret se s'hedhin shume pare tek kutia me xham ne parlament, kjo eshte me priceless sesa reklamat e mastercard-it. smiley

Me e bukura eshte qe i djeg kaq shume Fevizu, sa sapo ja shikojne emrin i fusin marshin e katert direkt me sopata dhe kryqa ne dore, duke shpresuar qe gjithe peshqit do merren me Fevziun dhe faktin qe s'eshte zot, dhe jo me ca thote artikulli. Rrezik mos qe per Blendin qe ka njefare simpatie per Fevziun, keta dy cunat e tjere do ta kishin bere persona nongrata tek Peshku. smiley

Keshtu qe keto gjera te bejne vetvetiu te mos dorezohesh, komrad Bradzhiev. smiley

Xhibi.Fajin e ka Enkel Demi qe nuk hap kutine e fundit qe te gjejne ca lesh brenda.

Me qene se edhe kjo hapja e kutive jepet ne Klan e kane me te gjithe Klanin qe nuk ja hap kutite.

Pop quiz: kush është ai njeri që poston shkrime tek Peshku, shkrimet i publikohen në 80% të rasteve, dhe ankohet për Peshkun të paktën në 30 komente në ditë?

kondrakuic: nqse dikujt i publikohen 80% te shkrimeve te PPU, sa here me teper shkruan ai autor nga sa i botohet? Supozojme qe cdo gje qe shkruan e con te PPU.  smiley

 

Une s'i pergjigjem kuiceve qe kane nevoje per makine llogaritese smiley

a e gjeta gje une? edhe nese po, ku mund ta terheq dhuraten time?smiley

Dhurata do i paguhet prurësit me të parë!

Mos eshte gje goce?

Nqs. sillet keshtu, duhet t'i kene ardhur ato!

 

Iu afrova?!

Na jep ndonje ndihme!

Për fatin tonë të mirë, një deklaratë të tillë, tejet të papërgjegjshme nuk e bëri as opozita shqiptare e vitit 1991, e cila mbështetej fuqimisht nga gjithë bota demokratike dhe kishte mundësinë të luante me një spekulim të tillë!

Po kjo c'eshte mer xhib? Ja prej ketyre qe thote behet i pabesushem Fevziu, edhe duket qy larg qe po lepin sahanin e radhes.

Po si mer nuk boni premtime te tilla opozita ne 1991? 'Ceku i bardhe', 'Shqiperia sozia e Zvicres', 'do vij amerikoni, taljoni ene gjermoni e do i boj te gjitha te reja' kane dale te gjitha nga gojet e qelbta te Sules me shoke ne ate kohe. E mileti u turren e nuk lane gjo pa shkatarru, vetem se futi ate fryme opozita e asaj kohe.

Rama osht per t'u djeg me benzine, po te shkoje mendja ta krahasosh ate me Berishen e 91 eshte me fyese per intelektin tim sesa kjo qe ka thon opozita ne Shkoder

Aq më tepër kur ato bëhen për hir të votës së lirë dhe transparencës së saj, duhen respektuar edhe më shumë. Opozita duhet t’i shtojë dhe intensifikojë ato

C'thua o i zi!!

Do te t'i haje arrat Harusha mori! 

Lipsju kesaj udhe! 

Apo je gazetar me integritet ti  dhe nuk tutesh nga e verteta?

Po ne qofsh ashtu, pse nuk e sakteson qe kete deklaraten e ka bere Tak Ngjela mori?

Pse e le varur si kar i hajvanit pas zdeqes?

Pse nuk thua qe keto i tha ai qe PaD-oket e tu donin ta benin Qazim Melletje ne Teromen tone te dashur?

 

mroklle, une do kisha vecuar kete fjali:

Nuk ka asnjë dyshim se një deklaratë e tillë dhe mbështetja e saj nga lidershipi i PS-së, e kthen opozitën shqiptare dhe misionin e saj fisnik në diçka më shumë se qesharake

Mire, por per te heq dyshimet gjithesesi, Fevziu duhet te kishte lexu peshkun (ejvalla Realistit qe e pruri haberin para ca ditesh) smiley.

PS: Deklarata eshte qesharake, gjithesesi.

PPS: Cfare ka fjala "lidership" me shume se simotrat e saj ne shqip?

E kuptoj, e kuptoj!

Nuk e le integriteti prej gazetari profesionist kete Fevziun qe ta beje me te qarte se KUSH I KA THENE KETO FJALE!

Ne fjali te pare vendoset "ne mitingun e opozites u artikulua" dhe ne paragrafin e fundit vendoste ajo puna, self-evident appearently, e mbeshtetjes se kesaj deklarate nga lidershipi i PS-se! smiley

Eshte i qarte, eshte edhe i pa-anshem!

P.S.

Normal qe vete deklarata eshte idiotllik me brire.

 

Koha minimale eshte 2013 dhe maksimale 2017 (Po te vazhdoje te jete ky burri Rama nuk besoj se do ta kryeje ndonjehere detyren).

Politikanet e opozites nuk jane me te tille. Ka ndodhur dicka e jashtezakonshme. Keta tani jane bere kolege te "profetes" Eleonore dhe te gjithe "bamireseve cudiberes" ne Shqiperi. Keta jo vetem qe Shqiperise ja heqin vizat per nje jave dhe e bejne ate vend anetar te BE per tre muaj, por guret i kthejne ne diamante dhe ujin ne qumesht dhe vere. Mrekulline e ngjalljes se te vdekurve per momentin nuk e bejne dot, por keto te tjerat po.

Gezohuni miq per te tille opozite qe ne te eshte shpetimi, prej saj vjen shpetimi dhe ajo eshte rruga e drites dhe shpetimit.

sa qef do kisha pas t kisha i opinjon t percaktum politik

Islami: Në Parlament nëse duhet për integrimin e vendit

Kastriot Islami deklaroi sot se do të thyejë vendimin politik të PS- së për bojkotin dhe do të kthehet në Parlament nëse vota e tij kushtëzon procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 Deklarata e z. Islami erdhi gjatë një interviste në Televizionin Alsat. “Në qoftë se do të bëhej fjalë për çështjen e liberalizimit të vizave që është një çështje shume sensitive dhe në qoftë se vota ime do të ishte e dobishme, pra do të ishte vota e 84, unë vetë do të hyja vete dhe do jepja votën pro", deklaroi Islami.

Një nga deputetët e Lëvizjes për Mendim Ndryshe në PS, Kastriot Islami ripërsëriti edhe njëherë me shqetësim frymën përjashtuese të kryetarit të Partisë Socialiste i cili e drejton partinë me anë të sms-ve.

Islami theksoi se Rama po e çon PS në vetëshkatërrim dhe tani e ka të vështirë të gjejë një alibi për t’u kthyer në parlament.

 

Kjo nuk eshte mungese pergjegjesie. Kjo eshte tallje mendere. Humor estrade.

"Nëse bie kjo qeveri, ne do t’ju heqim vizat për një javë dhe do t’ju fusim në Bashkimin Europian për tre muaj!"

Po te isha Sali Berisha do ti leshoja vendin Spartak Ngjeles per 3 muaj me kusht qe nese nuk e realizon, te terhiqet njehere e mire.

Po ja doli, qar ajo pune. Po s'ja doli, qar gjithashtu.

 

E bene Ngjela ate. Po e arriti ja hodhi; po nuk e arriti  thote qe e sabotojti Saliu dhe i duhen tre muaj te tjere.

 Kjo eshte me verte tallje. Kush ishte ai qe a tha ket gjo?

Tak Ngjela, (almost)  Prefekti i Tirones!

Ngjela me Ramen,eshte me gjithe mend e cuditeshme si e gjejne njeri tjetrin keto tipa.

po ngjela se tha ne shkoder per here te pare mer vellezer, e ka thene kushedi sa here ne TV ku ka qene i ftuar.

smiley tashti deklaratat e takut kane qene perhere emocionale, ngjane pak me stilin berishian.

Por gjithesesi, ata qe e kane degjuar, e dine fare mire se ku e ka llafin takja smiley

Pak a shume, ideja e tij eshte qe sna duhet nje demokraci false, ku te mbulojme m..  me sh... , sic eshte njohja si brenda standardeve e zgjedhjeve te fundit, nderkohe qe rezultati ne kuti nuk lejohet te zbardhet.  Taku thote qe mo mire e marrim persiper riskun e destabilizimit te situates politike dhe qeverisese, ama vendosim drejtesine ne kete vend. Dhe simas takut, dalja lakuriq e se vertetes para evropit, apo me mire, guximi per te dale lakuriq do te shperblehet me shume sesa konformizmi i sotem qe kerkohet nga te gjitha palet per hir te integrimit.  Dhe ai beson se nqs ne japim prova per demokraci te vertete, atehere dyert e evropes hapen, dhe clirohemi nga ngerci, sepse ne qe diten e pare qe do ta bejme do jemi moralisht meritues te integrimit, pavaresisht se te gjithe e  dine, qe per 1 jave as gjumi sdo na kete dale akoma e jo mo te na kene heq vizat smiley

Pavaresisht delireve anglosaksone te takes, mua me duken se gazetaret duan te ngecen mbas llafeve e ti largohen thelbit. 

Thelbi eshte qe fevziu eshte kurve !

Thelbi eshte qe fevziu eshte kurve !

I second that   smiley   

You second this: Takja for president!

lol, nuk bo takja per asnji post zyrtar, por duhet si motorr nxites per te shku perpara.  si dhe per ti shperfill gazetaret smiley

une vdes per qendrimin e tij ndaj tyre, te pakten ate qe duket ne tV

Une e kom seriozisht.

Te pakten do kishte perkushtim per rendin ligjor dhe gjyqesorin.

smiley

osh i cik si i rrjedh mer bir, ja kam friken. duket sikur njef vetem sistemin anglosakson smiley

gjithesesi, ngjela flet me idealet e atij qe se  ka provu kolltukun, se kur e provon, besoj e kupton se gjonat nuk janne aq te kollajshme per tu bere smiley

megjithate, po deshe ti, po mer Takja for president smiley

Po shyqyr me pra. Takja for President!!!

Seriozisht tani, si president them se e bo mire, sepse per shkak te egos se tij profesionale, nuk do i firmoste ligjet ashtu kuturu. Do i skrutinizte mo shume (sorry po nuk me vje ne mend llafi shqip). Edhe ai deliri qe ka, po t'u vete ne sherbim te gjyqesorit mund te bote gjona qe nuk ka inisiative njeri tjeter me i bo.

Po s'ka shonce mavriu, se pikesepari ka humd dhe kredibilitet e nuk e merr mo njeri seriozisht  smiley  

O Cimooooo!

Thuji Penarit se ka fshi shokun e Kondrakuicit tat nga inoti qe nuk e zgjidhte dot! i poshtri me la pa dhurate se aty kisha hoen ene pergjigjen e kondrajuicit.

Pu pu pu nuk te le njeri me lli temat ktu! O bo si forum "gjermon"! hahahaha

Penaro zahmet e ke me e fshi ene kte.

Nuk fol dot pa kalkulator, tha... aahahahahaa   smiley

Ja, merret vesh, ca pret amon smiley

smiley

Gjermon theee? Suedez, mer Lizander, norvegjez fare... me nuanca islande qe do me hy para nesh n'evrop, e kon bo!

Un ta zgjidha me formul ate taten, Luliani i kish fut ca elemente te kritikes se letersise, dhe pas pak pritshmeria ishte qe do e qujshin "kitsch", se kshu i qujn kto t'llafollogjive jo ekzakte cdo gjo qe s'ju pelqe... osht "kitsch" kjo thojn, qe i bi mo keq se me t'sha nga nona... Kena lind per t'vujt mer...

You second this: Takja for president!

Aj therd dhis! Shqypnis i duhet nje president beqar i stanxhionum, qe gju goca t'reja tip Orinda Hoota! Kjo eshte imperative per kapitalizmin!

Ptu! tu thafte goja er Cim se po nill ters Peshkut e po na e falimento tu e krahasu me Islonden!

Sa per Lulianin dhe te gjithe filoqylsat, pri inotit i them : "Kitsch je vete!" dhe ja ngul atij gozhden (kunjin) karafilisht! (falenderojme nga zemra autoret e filmit "Shoku i atyne Tili&quotsmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).