Opozita nis protestat

Qytetarë të pakënaqur me mënyrën se si u kryen zgjedhjet, nëntë parti politike të majta dhe të djathta dhe disa shoqata që përfaqësojnë grupe të magjinalizuara të shoqërisë, kanë mbështetur protestën e Partisë Socialiste për të kërkuar rinumërimin e kutive të votimit. Protesta që u mbajt pasditen e së shtunës mblodhi në shesh mijra njerëz dhe u zhvillua pa incidente.

Gjatë protestës që u mbajt përpara dyerve të kryeministrisë, kryetari i PS Rama e quajti kryeministrin Berisha një "palo diktator të vogël" dhe nuk kurseu akuza ndaj "familjes në pushtet" kur u shpreh se ministri Fatmir Mediu e mban peng Sali Berishën.

Ndërsa zv kryeministri Ilir Meta në një dalje mediatike disa momente para nisjes së protestës e ka quajtur atë "absurde" dhe ka nënvizuar se "Fakti që ka një protestë do të thotë që në fund të fundit demokracia funksionon..."

Opozita deklaroi dje se protestat në sheshe për zbardhjen e manipulimit të zgjedhjeve sapo kanë nisur, dhe do të përhapen në të gjithë vendin. Njëherësh PS nisi edhe mbledhjen e 20,000 firmave për një projektligj për hetim parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

 

63 Komente

Për ato vlera e parime, për lirinë e fjalës dhe të drejtën e votës së lirë në radhë të parë, plot ndër ne këtu u përfshinë në lëvizjen kundër diktaturës komuniste që në kohën kur Sali Berisha ishte ende një sekretar i rëndomtë dhe servil me emër i atij regjimi gjakatar.

Sot më shumë se kurrë ne nuk mund të presim që ky palo diktator i vogël, me delirin e vjetër për pushtetin personal e me oreksin e ri për paratë e popullit, të na garantojë me dëshirën e tij liri e të drejta, për të cilat rrëzuam 20 vjet më parë monumentin e diktatorit të madh.

Votat e popullit opozitar, të majtë e të djathtë, u grabitën për të vazhduar prerjen e faturave shumëmilionëshe në euro  që zyra e një vajze në Tiranë pret leje të firmosura nga babai i saj. Që quhet Sali Berisha. I njëjti Sali Berishë që si kryeministër sillet si njerk i keq me faturën e kompensimit të 100 herë premtuar dhe po aq herë gënjyer të të përndjekurve politikë, të cilët, megjithëse i ka çuar edhe vetë personalisht në internime, ka 20 vjet që i nëpërkëmb me rrena.

Votat e popullit opozitar, të majtë e të djathtë, u grabitën për të tjetërsuar përfundimisht edhe të vërtetën tragjike të shpërthimit vrastar të Gërdecit, ku është përfshirë drejtpërdrejt familja në pushtet dhe ku pushteti i familjes është në rolin e varrmihësit të së vërtetës që di gjithë Shqipëria, që di Presidenti i Republikës, që di Prokuroria e Përgjithshme, që di çdonjëri nga gjykatësit e përfshirë në operacionin e shpëtimit të Fatmir Mediut, i cili e mban peng Sali Berishën me ato që di, dhe të dy bashkë, njëri si kryeministër dhe tjetri si ministër i Mjedisit, me siguri nuk do harrojnë ta mbulojnë me një fushë të gjelbër sporti varrin e përbashkët, që u hapi 26 shqiptarëve të pafajshëm, korrupsioni i pushtetit të familjes që qeveris Shqipërinë.

Për ta, për familjet e tyre të rivrara në kalvarin poshtërues më të turpshëm gjyqësor në historinë e pluralizmit, si edhe për asnjë shqiptar tjetër, që do të kërkojë drejtësi e barazi para ligjit në kundërshtim me interesin e familjes në pushtet, nuk do të ketë asnjë shans, nëse ligji nuk do të rivendoset për gjithë popullin opozitar, duke pranuar hapjen e kutive të votimit dhe duke i ridhënë lirinë zgjedhjeve në Shqipëri.

Fjalimi i Rames.

Nje kryeminister qesharak e ka shqiperia por tani ka edhe nje opozite qe te ben per te qesh. Oh cu kenaqem!!!!!!!!!!!

Nje opozite qe per 100 arsye nuk eshte e afte ti fitoje bindshem zgjedhjet kunder nje qeverie qe organizoi jo vetem Gerdecin por edhe 100 skandale te tjera, ben mire te heshte, te ridimensionohet, te mesoje, te ndriqet, te marri pergjegjsite qe i takon! Te papergjegjshmit ne shqiperi jane kudo, madje Pertej se majtes e se djathtes.

Edhe per te pakten 20 vjet shqiperia nuk do jete e afte te organizoje zgjedhje  perfekte. Arsye per tu cjerre do kete boll kur je ne opozite. As qe kam dyshimin me te vogel qe ca vota jane vjedhur qe mund te kene vendosur edhe nje, dy, makar edhe tre deputet. Edhe PS ka vjedhur vota. Mos harroni qe PS nen ze thote qe ja kane blere komisioneret. Atehere kjo do te thote qe ne pushtet do te vije nje parti, njerzit e se ciles shesin demokracine per ca dollare. 

Keta do jene ndryshimi i madh per shqiperine??? Per luftimin e korupsionit???

Une votova PS e Rames, jo se i besova retorikes se perkryer se tij por se me vjen ende turp per kryeministrin qe ka vendi im. Zgjodha thjesht te keqen me te vogel.

I keshilloj edhe Rames sot te zgjedhi te keqen me te vogel per shqiperine e te hyj ne parlament.

Stazhin tashme e beri 4 vitet qe shkuan ne opozite, keto 4 vitet qe vine Berisha do ti servire mjaft skandale per te bere politike opozitare te frytshme. Mos perserise gabimet e bera dhe vjen ne pushtet.

Mire e ke ti qerata. Por ai nuk iken!!!!  Vjedh vota , blen aleanca, shkateron nje buxhet qeveritar, kercenon me vdekje, perdore kriminela nga burgjet, blen gjykates dhe prokurore.

Mua me vjen mire se duke lexuar kete fjalim te tij shume gabime jane kuptuar! Me hajdutet,kriminelat dhe horrave nuk duhet t'ju flasesh me gjuhe kompromisi. Ka vetem nje gjuhe me ta!

Eshte si puna e atij hajdutit te rendomte qe pasi te vjedh parate ne shtepi, refuzon te tregoj xhepat dhe kembngul qe ai s'ka vjedh gje, por xhepat si tregon! E atij qe pasi te vret te nesermen te vjen ne varrim dhe te afron kompesim. E atij qe pasi te ngacmon gruan, motren ne shtepin tende te ben moral ne kafene te nesermen dhe te tregon ligjin!!!!! 

Nese perballesh me keta lloj njerezish si mund t'ju thuash s'ka gje se une e kam fajin qe nuk pranoj kompromis me ty!!!!

Lexoje qerata lexoje se eshte dikush aty qe flet per "absurtitet"... Ai qe eshte absurtiteti i gjalle i ketij 20 vjecari.

 

 

 

sikur ty te akuzojne se ke vjedhur dicka, dhe te thone me trego xhapat, cfare ben ti?

ulesh perpara ofendimit se ke vjedhur dhe i tregon xhepat? apo mbron dinjitetin tend prej njeriu dhe i thua se sje hajdur?

po tregove xhepat je njeri kot !

Po sikur ka polic qe ti shkul veshet po nuk i tregove xhepat!

atehere polici nuk po respekton te drejtat themelore te njeriut

polici mund ta beje ate nese me kap ne flagrance, ose nje gjykates e ka autorizuar te kontrolloje xhepat e mi

analogji e vobekte kjo... gjej nanje tjeter.. duket qe e ke gjet per t'ju pershtatur tendencave te tua personale..

njoh nja ca rumun une, kta te shuajne kur bejne xhep.. edhe perhere bejne xhep nga 3-4 veta.. 3 bejne xhep e njeri mban cante... sepse do s'do.. nanje here te vjen tjetri e te akuzon e duhet ti tregosh xhepat, kshtu qe rumunet e kane kuptuar kete edhe c'do 10 minuta takohen me kte robin me cante...

o djali pergjigju pyetjes sime: po te vije nje njeri dhe te akuzoje se i ke vjedhur dicka, e ul veten ti tregosh xhepat, apo mbron dinjitetin tend duke e quajtur te papranueshme kerkesen e akuzuesit?

Kur shkon ne supermarkate o i nderuar berishez, kur vete te paguash, nese nje produkt qe ke blere, nuk perkon me cmimin e reklamuar, cfare ben ti? Nuk ia kerkon? Nuk e detyron te te sjelle dhe manaxherin kur hamalli i banakut nuk te jep dot pergjigje te kenaqshme?

Po kur i jep shitesit 50 euro per te paguar nje ricarica TIM 10 euro, dhe nuk te kthen kusur, si ja ben ti? Po sikur te therrasesh policine e t'i thuash qe i dhashe 50 euro, si i behet hallit? Shitesi nuk duhet te hape syrtarin e lekeve sepse duhet te mbroje dinjitetin???

Po kjo eshte e bukura e kesaj ceshtjeje, qe dalin njeqelizoret, paramecet dhe amebat qe t'i dalin zot mashtruesit, tradhetarit dhe zjarrvenesit te kombit; - Berishes... dalin tipa si puna jote o Elton, qe jane njesia elementare e dijes qe te mbrojne kurverine dhe tradhetine kunder kombit.

Hapja e kutive krijon nje precedent per te gjitha forcat politike ne Shqiperi, per te gjitha zgjedhjet; qe askush me te mos guxoje te vjedhe votat; prandaj edhe vihen kamerat ne supermarkate, prandaj ka kamera ne banka, prandaj ka kamera ne cdo cashmachine, cashpoint apo makinete.

Ne zgjedhjet e tjera, jo mund, po do jete Berisha qe do ankohet sepse deri me sot, ai nuk ka pranuar humbje asnjehere; ai eshte karrapputtane qe do te hiqet si i virgjer!

Nuk ka absolutisht asnje dem dhe asnje te keqe, absolutisht jo, nga hapja e kutive.

E verteta le te behet publike; - asnjeri nuk ka pse te kete frike nga e verteta; vetem hajdutet kane frike nga e verteta! Nese kutite hapen dhe vertetohet rezultati i zgjedhjeve i deklaruar nga KQZ, Berisha ia mbyll gojen njehere e mire Rames, madje del jo thjesht me dinjitet, por dhe i nderuar dhe i respektuar.

Poooooor, ne nje shtet ligjor dhe me institucione, perkatese e te pavarura; Berisha nuk duhet te hape goje fare, sepse normalisht, ne nje shtet te tille, ai nuk duhet te kete gje ne dore!

Berisha eshte thjesht kryeminister dhe flet ne emer te gjithe parlamentit; kerkesa iu drejtua presidentit, dhe ne deklarate publike na dilte... kush? - po Berisha; ose kurva, baxhella e tij Meta... Kerkesa vete ne Prokurori, dhe kush del ne deklarate menjehere pas kesaj? --- perseri Berisha apo baxhella e tij Meta.

Si puna e kerkeses drejtuar gjykates kushtetuese per shitjen e territorit "te shenjte e te paprekshem" shteteror... Kush del e ben deklarata pas kesaj? Baxhella e Berishes, - Meta! Dhe cfare ben? "fton opoziten dhe Ramen t'i shkojne ne zyre"... kurrveri totale; dhe ti Elton na flet per dinjitet! Ku ka dinjitet aty mer aman!

Duke vazhduar me dinjitetin e opozites (te majte dhe te djathte) qe ben thirrje per permbysje te pushtetit me dhune qe njehere dalin publikisht e pranojne humbjen dhe deklarojne qe nuk kerkojne permbysje rezultati, dhe nga ana tjeter perseri kerkojne rinumerim votash... Dhe jo thjesht per kete, sepse deri ketu edhe nuk ka shume problem ne fakt, por, NUK KERKOHET HAPJA E TE GJITHA KUTIVE!

Jam i bindur 1 miljon perqind, qe ne keto zgjedhje kane vjedhur qe te dyja partite e medha. Ne kete bindje jam i gatshem te them qe PD nuk ka fituar as 30% te votave; por dhe PS, nuk besoj qe nuk paska prekur gje me dore, perndryshe do kerkonte rinumerim ne te gjithe republiken! E jam i bindur qe Parlamenti i dale nga keto zgjedhje do ishte aq larash nga ngjyrat dhe spektri i perfaqesimit, sa do ishin te detyruara te dyja partite e medha t'i merrnin doren te gjitheve dhe t'i jepnin llogari te gjithe popullit (demek kjo e fundit, se nuk besj per asnje moment qe ne pushtet ne Shqiperi mund te vije nje force politike qe ka ne zemer ekskluzivisht interesin e popullit dhe kombit)

Keshtuqe, Eltono, mos na gervisht me veshet me Berishen, se dhe aty ku je, nuk ke shkuar nga qejfi, dhe ne Shqiperi nuk eshte se nuk ke qejf te kthehesh, dhe edhe nese nuk ke qejf, nuk e ke gjithe "granen" me socialistet apo kundershtaret e Berishes.

zeterele, kot per kuriozitet, se e shikoj qe data e komentit te cilit po i pergjigjesh eshte 4 dit me pare. Te duheshin 4 dit te pergatisje pergjigjen, apo e ke zakon qe i pergjigjesh me vonese? smiley

Apo ke qene i zene se kishe shume kuti per te hapur? smiley

zhvillimi i vonshem xhibo.

Shume komunist qenke ti o Liqen.

Moas u merzit shume se keshtu sic e ka nisur ai Rama juaj edhe ne 2013 ne opozite do te jeni dhe po kutite e "bananeve" do te kerkoni te hapni.

 Po ne te merguarit si mund te firmosim?? Mbase me firmen time behen 20001 firma.

Uroj ti shkohet deri nè fund kèsaj proteste tè drejtè,deri nè fund kuptoj jo vetèm hapjen e kutive por edhe dènimin mè tè rèndè pèr cilin do "majmun elektoral" qè ka guxuar ti ndryshoj vend votès,"shkèrdhatat" na e shpifèn ....1/3 e kutive tè votimit janè numèruar keq apo shumè keq,kjo mjafton pèr ti hapur....dhe boll se na hapèt barkun me historinè qè kèta nuk e duan shqipèrinè e integrimin prandaj kèrkojnè hapjen e kutive...kurse ne qè nuk duam ti hapim ne japim jetèn pèr shqiptarèt e shqipèrinè....

Ti shkohet deri nè fund kèsaj proteste tè drejtè

Kesaj proteste nuk ka kush ti shkoje ne fund... sepse

  1. nuk ka ligj dhe
  2. aresye si vijon
  • Kjo ... nuk u fillua ndonjehere, kur duhej e me seriozitet, (kur u be kodi edhe gjate fushates elektorale)
  • Kjo .......... dergon para (zh)drejtesise qindra mercenare socialiste (e demokrate) qe shiten-blene votat
  • Kjo ........ dergon ne "burg" qindra njerez te ndershem (dmth. pa perkrahje nga lart) , qe megjithe se qendruan ne detyre kishin nevoja njerezore (te flinin , te hanin e te ushqeheshin) per sa kohe zgjati numrimi (dhe qendrimi i tyre u manipulua nga profesoret).
  • Kjo ........ denon te gjithe ata numrues qe nuk u caktuan ne afat, nuk u trajnuan e per me teper u zgjodhen (jo per te kryer detyren) por qe te mos i "zbulonte "(korruptonte) armiku (PD-PS e anansjelltas).

 

Dhe (mos) aresyeja se pse nuk duhet qe te (ri) hapen Kutite, eshte sepse nga hapja e tyre "ne menyre demokratike e transparente" qelbet gjithe Shqiperia. ( imagjino qe dy "doktoret"-Dr. Rrumpalla dhe Dr. Çmenduria- qe kane kryer operacionin -  te perleshen per te rihapur barkun e pacientit per te vertetuar se operacioni ka mbaruar me sukses)

 

"Qytetarë të pakënaqur me mënyrën se si u kryen zgjedhjet"

............................................. se si dashurojne

.............................................se si kane marre dipllomat

.............................................se nuk kane viza

............................................. se si kane rrahur komshiun

............................................. se si i tradhetuan 83 000 zemra

.............................................

 etc

Oh sa Kom qesh, oh sa kom qesh

(se nuk e kam nji grusht te fuqishem e me  ia ngul ne zemer malit qe s'bzan e nuk mundem te qaj)

 

He, ç'fare na ka gjete me keto kutia, kemi rene ne bela.

Po na iken per lesht kryetari, ne e marrim lehte kete pune.

Si mund ta ndihmojme Edvinin nga ky stres i kutive.??????????????????

Kam pas njohur nje magazinier, ai kishte magazinen plot me kutia boshe dikur, do mundohem qe te lidhem me te, se mbase ja dergon Edit disa kutia te hapura.

Po sa kutia duhen per ta qetsuar Edin, mund ta thote njeri?

Per te luftuar semundjen qe ka kap Edvinin, openboxmania, Tiransit te dalin ne rruge me kutia ne dore te hapura , duke thirrur " kutia te hapuar".

E vetemja menyre qe mund te shpetojne kryetarin nga stresi.

Une i hapa te gjitha kutite qe kam ne shtepi .

Se ku i dihet , vjen rama pa pritur e pa kuptuar dhe i gjen te mbyllura .

Protesta e djeshme ishte nje deshtim i vertete, nje tregues i qarte sesa poshte ka rene mbeshtetja per Edi Ramen. Mund te them me plot bindje qe protesta e djeshme ishte me e dobta qe eshte organizuar ndonjehere qe nga 1991 e ketej. Nga halli i pjesemarrjes se ulet ne proteste, me gjithe 26 autobus-at e ardhur nga rrethet (1600 vete), mediat e Edi Rames nisen te manipulojne fotot per te mashtruar publikun. Rasti konkret i gazetes Shekulli (pronar Koco Kokedhima), qe nxjerr si ilustrim nje foto nga protesta e Gerdecit, e 21 marsit 2008, sepse pjesemarrja ne protesten e djeshme ishte komplet qesharake per nje parti opozitare qe pretendon se i eshte vjedhur vota. Ndersa mediat e tjera nxorren ne faqe te pare foto te fotografuar ulet, vetem ne rreshtat e pare, po ta kishin ngritur pak me lart aparatin do te kishin mundesi te kapnin zbrazesine e sheshit, numrin e paket te pjesemarreseve, por nuk e ben sepse duhet te mashtrojne publikun, duan te fshehin deshtimin e Rames si politikan, qe nuk ka me se cfare kauze te mbroje.

Ja sa pjesemarres kane qene ne proteste:

http://i34.tinypic.com/sdjyx5.jpg

Per kete arsye mediat ramiste mundohen te manipuloje njerezit. Kjo eshte edhe per te qeshur, Shekulli nga halli nxori si foto ilustruese nje foto nga Gerdeci (verifimim i fotos). Cfare nuk sajojne gazetarucet nga halli!

Per sa i perket "kauzes" se Rames (vjedhjes se votave):

Jane numeruar njehere, kane firmosur te gjithe komisioneret socialiste (pa perjashtim e si asnjehere tjeter), nderkombetaret thane qe s'ka prova per manipulim zgjedhjesh, bile duke i cilesuar si me te mirat qe jane bere ne Shqiperi (nese keto qenkan vjedhur, po ato te meparshmet?).

Problemi me i madh pse kutite s'mund te hapen eshte ligjor. Kolegji zgjedhor ka dhene vendim te formes se prere e qe s'mund te ankimohet. Askush s'mund ta shkele ate [Neni 158...pika 5: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i formës së prerë. Ndaj tij nuk bëhet ankim.], as kryeministri (sepse pushteti egzekutiv eshte i ndare nga ai gjyqesor).

Tash imagjinoni se c'mund te ndolle me nje shtet ne te cilin gjykatat japin vendime te formes se prere e te pa ankimushem, nderkohe qe nje prej pushteteve te tjere (ekzekutiv apo legjislativ) e hedh poshte dhe e kundershton, apo e anullon si vendim. Nuk mund ta mendoje njeri se si ky shtet ka bere kerkese per anetaresim ne BE, nje shtet qe prish ballancen e tri pushteteve te ndare sa here qe njera pale humbet zgjedhjet. Edi Rama praktikisht po kerkon qe ekzekutivi (qeveria, shteti) te anulloje nje vendim gjykate te formes se prere. Kujtoni pak Gjykaten Supreme amerikane mbi vendim qe shpalli per zgjedhjet amerikane te 2000-it (Bush vs Al Gore).

Probleme te tjera qe lindin nese vendimi i Gjykates shkelet:

  • Kush i hap kutite (KQZ-ja, bashkia apo qeveria)?
  • Kush do t'i numeroje (nga kush do te perbehen grupet e numerimit)?
  • Del rezulati i numerimit te dyte, e nese (me siguri) njera pale kerkon te ankimohet, ku duhet te drejtohet? Padyshim jo me te Gjykata Kolegjiale (sepse vendimi i saj i formes se prere e te paankimushem u shkel njehere)...
  • Kush e certifikon rezultatin?
  • C'ndodh nese pala humbese e rinumerit te dyte (PD-ja per shembull) del ne protesta per rinumerim te trete? (perderisa numerimi i pare e nxori fitues, i dyti humbes, duhet edhe nje i trete se s'ben).
  • etj.

 

Verior@

E ke sqaruar shume mire, po do thoja mos u lodh, nuk i interson njeri se eshte e ligjshme o e paligjshme, turma shkon prapa kryetarit, me thirrjen " te hapen kutit" , pa pyetur ndergjegjen e vet, se keshtu i sherbej nje njeriu si Edi, o i sherbej qellimit te mire.

Nuk kemi degjuar deri sot, asnje nga ishkushtetuesit, te japin mendimin e tyre juridik, sa eshte kushtetuese o antikushtetuese kerkesa e Edit, per hapjen e kutive.

Kjo kthehet ne loje komplet politike, nje kohe qe do jete juridike.

Ajo turme qe bertet, "ku eshte vota ime" me perpara te kerkoje " eshte e drejte apo e pa drejte kjo qe kerkoje une".

Manipulacioni i Shqiptareve nuk ka fund, sepse edhe sikur te quajme per te verteta ato qe kane shkruar gazetat e majta, len te kuptoje se kane vjedhur voten Ps+Pd. Ateher populli del ne shesh kunder vjedhesit nr 1, per te ndihmuar vjedhsin nr2.

Ku eshte ndryshimi, per te cilen bindja mbi drejtesin dhe ligjeshmerin e votes?

te kapnin zbrazesine e sheshit,

Verior qe di te shkruash me 10 gishta ! Ku u be protesta ne cilin shesh ?

Sheshi para kryeministrise smiley. Kur behet nje proteste ne bulevard automatikisht quhet shesh. Ku e ke problemin ti? E quajm edhe rruge po deshe, prap fakti ngelet, opozita nuk arriti te mbush as edhe nje rruge (qe t'u bej nder po e quaj shesh). Per fat te keq 26 autobus-at e ardhur nga rrethet rezultuan shume te pakte!

Jo jo nuk kam asnje problem keshtu me ate qe shkruan. Me shume desha te kuptoj emertimet e reja te urbanistikes sipas perkufizimeve te nje veriori  kush quhet mal, fushe, koder, rruge, trotuar, shesh.

Komenti im me siper duket si ironi, nuk eshte ashtu e kisha seriozisht kur thosha qe do te doja te firmosja edhe une. Sidoqofte nuk ka nevoje se sipas Balkanweb jane mbledhur ato firma.  Tani ne pritje te renies nga kali te Salkes.

PO me c'deputet do miratohet ai ligj o 'ec mo'?

20 mije firma i japin sherbejne per te kalu pragun e inisiatives ligjvenese, dmth qe ligji te shkoje ne parlament. Po pastaj kush do ta miratoje? Deputetet e Sules dhe Metes?

Pse manipuloheni e besoni kshu verberisht mer? Robi ve ne pikepyetje edhe fjalet e babes se vet, e jo me te Sules e Rames.

 Me sa kam kuptuar une, qellimi eshte qe te hapen kutite , dhe po merren hapat nje nga nje , pa u hapur kutite nuk hyjne ne parlament dhe pa votat e tyre shume ligje nuk kalojne, pra o do te hapen kutite ose do te shkojme ne zgjedhje te parakohshme. 

Sic e diskutuam edhe ne temen tjeter, po per kete ceshtje, ky ishte nje deshtim i plote i Rames. Diku tek 2 mije vete ne proteste dhe shumica e tyre rrogetare te bashkive socialiste te ardhur nga rrethet e tjera, eshte shenja me e mire se edhe vete socialistet nuk e besojne kete alibine e Rames per humbjen e zgjedhjeve. Eshte nje opozite rruge qe po keqperdoret per te mbajtur Rama kreun e PS.

Nje opozite e derrmuar qe nuk merr pjese edhe ne zgjedhjet e pjesshme lokale, duke e ditur se humbet dhe kerkon te mos marre verdiktin e qytetareve ne keto zona. Si mund te pranojne socialistet kete (ri)ikje nga beteja elektorale? Pse nuk merr pjese Rama ne keto zgjedhje?

Tash imagjinoni se c'mund te ndolle me nje shtet ne te cilin gjykatat japin vendime te formes se prere e te pa ankimushem, nderkohe qe nje prej pushteteve te tjere (ekzekutiv apo legjislativ) e hedh poshte dhe e kundershton, apo e anullon si vendim.

pikerisht kete gje ben Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.

Ligji, i miratuar nga PD, thote pak a shume qe me inisiativen e saj, Agjensia mund te verifikoje dhe rrezoje vendime te meparshme per kthimin e prones.

Dmth, me ligj te propozuar dhe miratuar nga Berisha, nje agjensi ne varesi te Kryeministrit, mund te rrezoje vendime te formes se prere e te pa ankimushem qe kane te bejne me kthimin e pronave.

double standard???

Para 28 qershorit Rama deklaronte se ishte kunder politikes se vjeter,mos valle keto protesta jane politike e re?

Po ky neni i kodit zgjedhor nuk mendoni ju se eshte shkelur. Dhe kur vete gjykata nuk zbaton ligjin c'duhet bere:

3. KQZ-ja, me kërkesë të palëve ose kryesisht, kur çmon se për dhënien e vendimit është i nevojshëm rinumërimi dhe/ose rivlerësimi i votave të caktuara, kryen, në praninë e palëve, rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave dhe pasqyron përfundimin në procesverbalin e mbledhjes së KQZ-së dhe vendimin përkatës të saj. Në rast se kërkesa për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara bëhet nga dy anëtarë të KQZ-së, ajo është e detyruar të bëjë rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të kërkuara

Eshte shkel. Po pastaj ? Shkoi ne gjykate, ajo po njelloj e shkeli kete nen. Tani ti si mendon se veprohet ?

Pra, i bie qe protesta duhet bere para KLD-se qe mban gjyqtare qe shkelin hapur dhe me dashje ligjin. Po meqe dole ke ligji : PS dhe sidomos ai opozitari qe te fut friken Erion Veliaj a kane bere kallzim penal per gjyqtaret qe kane shkelur hapur ligjin , qe mos them e kane bere me dashje. Apo do gjindet ajo alibia e asaj bumjes ne Korce ne shtepine e prinderve te asaj gjyqtares se Kolegjitt??

Ja mire qe votat u nakatosen dhe une kete besoj sinqerisht, po a nuk me thua xhan si ta marr une kete lloj proteste mbas vakancash egzotike  ? Ate muajin Gusht nuk ishte cenuar vota apo do mbaronin nje here xhirot neper eksat e Arjoles pastaj do protestohej per shkallen e demokracise ne Shqiperi ?

Nuk behet protesta me : ku eshte vota ime ku eshte votaime ! Aty eshte vota , detyroje ligjerisht qeveriun te hape kutite. Nese nuk e detyron dot atehere o qep gojen o merr dyfekun.

Tani le te fillojne te bejne bilancin se cer perfitojne njerezit qe kane halle si ai femija jetim atje me siper, apo qe nuk kane vende pune nese i nxjerr Veline si lider apo zgjidhes se halleve te tyre ? Mjerim.

Une s'jam jurist mer bab, dhe nuk e di nese nga ana juridike mund te kallzohet penalisht nje grup gjyqtaresh se e kane interpretuar nje ligj ne nje menyre apo ne nje tjeter. Prokuroria sipas mendimit tim profan mund te hetoje vetem nese ka prove korrupsioni nder gjykates qe kane dhene ate vendim po jo te diskutoj vendimin e gjykates. Dhe perderisa ai eshte vendim i formes se prere mbase dhe ne gjykate kushtetuese nuk e ankimon dot.

Per gjitha te tjerat dakort me ke qe nga erioni e deri qe derri eshte mren ne kuti dhe gjeje vet se si ta zgjidhesh. Une di vetem qe ky muhabet duhet zgjidh se ndryshe ketu behemi nje republike bananesh ku ne pushtet eshte here njeri here tjetri po kete e vendosin vete atje lart ata pa na pyt ne. Dhe do i hedhin ndonje kocke meshire atij kalamonit jetim e pashpi.

Po pse s'pranoni ti hapni bre burra.Ku i dihet,noshta kini fitu ma thell ene e bani rezil kit Edvinin,vota ka mrena pse tremneni, s'asht kutia e pandores..apo ashtsmiley

Sipas jush duhet te mos kete ose te hiqen nga fuksioni KQZ,KOLEGJI ZGJEDHOR dhe organet e tjera per keto pune.T"mos kete shtet ligje vetem te behet si thote Edvini se ketij te gjithe ja paskan me hile,se ky eshte engjell.Gjinushi thoshte se mi vodhen votat socialistet,edhe Dule thoshte se mi vodhen socialitet e tani lehin si zagar pas Rames kjo eshte opozita.

Certifikimi i zgjedhjeve eshte bere me votat unanime te gjihe antareve te KQZ-se d.m.th. 7 vota pro dhe 0 vota kunder.Kush jane ata te dy qe kerkojne rinumerim?Apo i bleu Sala edhe dy komisioneret socialiste.

Po mer ti grup, e votun 7-0 po me pare nja tre kishin kerkuar te hapeshin ca kuti Berati Shkodre e Tirane po kqz tha jo. E ankimun ne kolegj po dhe ajo tha jo. Me pas normal qe do votonin pro ata te tre se c'thote kolegji eshte ligj dhe po te mos e respektonin shkonin ne burg te gjithe per mos zbatim te ligjit. E kuptove tani ca eshte ai 7-0.

Problemi eshte qe ai neni eshte me siper lexoje dhe fol vete. Se mu vallaj me duket i qarte. Eshte shkelur. Po ca do behet me pas kjo eshte ceshtja per mua. Ta di me vlla si do jete shqiperia Llogjike apo jo. Nese jo te rregullohem dhe une mer ti. Se s'do ndonje mjeshtri me u bo me pd kur kta jan ne pushtet dhe me ps kur te jen ata.

Ligji e thote shprehimish, apo sic thone kta politikajt ne menyre eksplicide, apo sic thote Ed Rama e bardhe mbi te zeze, se dy antare te komisionit kane te drejte te kerkojne hapjen e kutive ku dyshohet per parregullsi. Dhe ti si legalist i thekun qe dukesh,duhet te jesh per zbatimin e ligjit,pra te HAPEN KUTITE

 vetem se bota shqiptare nuk eshte vetem socialiste e demokrate o pjetermustakuqi. ka dhe njerez te pa politizuar gjer ne fyt e qe jetojne me djersen e tyre te ballit e nuk LEHIN sa per te justifikuar rrogen "e shtetit" ose qe ta meritojne kete.

keta njerez jane shumice, dhe jane keta qe HUMBIM nga keto lodrat politike me kutite e votimit. 

po te mos jesh gomar, ose i paguar, e kupton qe ne daç socialistet te jene ne pushtet, n'daç demokratet asnje ndryshim do te ket JETA per njerezit e thjeshte. perkundrazi rremuja artificiale e krijuar nga keto monovrime politike pa fund, nga ky politizim masiv i mendimit, i mediave, i ekonomise, etj, vetem se do t'i pengoje e do t'i ndeshkoje me ne fund.

shqiperine do ta lere me breke nder kembe ashtu dhe siç eshte. dem pra do te kene te gjithe.

apo çi qi nenen shqiperise ?

Mire more bokurosh hajdari,ja per i moment po jam dakort me ty.  Ka njerez qe s'jane as socialist as demokrat por qe punojne me djersen e ballit. Mirepo rradakja ime ma thote, se ti nuk u'a qan hallin ktyne, se kjo qe thu ti asht vetem ni sofizem,se ti hallin e ke tek komandanti qe i'u bafte dita njemije,se ne fakt ti je i politizum deri ne palce(per gomar apo i pagum s'mund te tham)

Ja une i njof vetes meriten e qytetarit te pergjegjshem qe,qe diten e votimit e konsideron diten e pushtetit te tij,dhe nuk e shperdoron.

Ja vari lesht dhe votes time,po si i bahet votes se asaj nanes se Gerdecit,qe fmija i'u vra n'oborr te shpise t'u lujt me biciklete nga babezia e mecit te kryeministrit. Ajo kam idene se e ka ni te drejte per me kerku vendodhjen e votes se vet. Po qe t'mos me akuzosh se po perdor nje fatkeqsi te tille per hire te prapanices shume te perfolur te Ed Rames,po te them se hapja e kutive nuk demton fare njerzit e ndershem qe punojne me djersen e ballit,por  ven ne binare i here e mire (t'pakten kshtu shpresoj) politikanet si Sali Berisha qe VOTEN e perdhunoi keq qe ne "fminine" e vet e tani trauma e atij perdhunimi s'po e len  me i'u kthy ne normalitetit.

Hapja e kutive sipas meje do sherbente edhe qe te tjer politikane,si Edi Rama apo kush do qofte, te rrudhnin duret nga kutite ne te ardhmen,dhe ne si gjith dynjaja e civilizume do bajshim rrotacionin e pushtetit ashtu sic dona kishte hije 

 Ne qofte se nuk hapen kutite e 28 qershorit atehere ta gezoni demokracine(oligarkine)dhe se kurre Shqiperia nuk do kete zgjedhje te lira dhe te ndershme edhe pas vdekjes se Berishes.Teknologjia e krimit zgjedhor po persoset dhe kamuflohet me mire se mafia siciliane.Kuptoni o njerez se votat nuk u vodhen harbutshe si heret e tjera dhe se kur nuk kemi kryeproven atehere te hapen kutite.Ne qofte se zgjedhjet ishin te ndershme une jam i pari qe do udhetoj dret Tiranes ne mitingun per largimin e Rames nga kreu i ps-se.Tek e fundit a nuk jeni ju kurioze te dini se cfare kane ato kuti, te shohim listat e zgjedhesve,kartat me te cilat kane votuar disa dhe sesi aritmetika fare kollaj mund te quhet biznesmetika etj etj. BEHUNI KURIOZE O NJEREZ TE MIRE.amin

Aty eshte vota , detyroje ligjerisht qeveriun te hape kutite.

Si ta detyrosh?,protesta ate po thote ligjerisht te hapen kutite sepse eshte pikerisht brenda ligjit nje kerkese e tille.

Pikerisht kur ka kaq kohe qe thuhet,dhe qe i thuhet ne rreze te veshit KQZ,dhe te gjithe parlametareve,vjen nje tjeter pergjigje provokuese:

"simbas ligjit kutite duhet te digjen"!!!!!!

As gje nuk eshte jashte ligjit ne kerkesat e PS dhe shume partive te tjera per hapjen e kutive!

Pse inssitohet kundershtimi i hapjes se kutive,(eshte brenda ligjit)kur ato jane atje ne KQZ?

Une do te kisha deshire qe me shume te degjoja Spartak Ngjelen, i cili ka te njejtin qendrim me ate te PS!

Pse ja fusnu kot qe nuk kishte njerez ne miting.E pashe tek Ora News.Plot ishte.Ja,ti bejme llogarite:Nga piramida te Kryeministria 30 m, une them 50 metra.Nga nje trotuar te tjetri 20 m ,une them 30 metra.

Tashti 50 X 30 = 1500 m2.

Nga pamjet dukesh qe kishte rreth 100 protestues per 1 meter katror.

Pra 1500 metra katrore X 100 = 150 mije protestues.

E shikoni pra qe ja futni kot.

 

Sa per kutite une them te cojme ne prokurori Enkel Demin qe nuk po e hap kutine e fundit.

Une them le te dalin ne shesh tani ata qe nuk duan qe te hapen kutite, pra ata qe nuk duan te dine nese ka abuzime me numurimin e votave po jo. Sheshi Skenderbeu ka per tu mbushur plot. Keta jane shqipetaret e vertete,ata qe merition te kete shqiperia , e pershkruar me se mire ne enciklopedine maqedonase.

 ata qe nuk duan qe te hapen kutite,

ata qe nuk duan te hapen kutite jane vetem qeveritaret, po ashtu dhe ata qe duan qe keto te hapen. 

populli i thjeshte qe zotrote po ngaterron kot, ka kalu ne faze tjeter, i harroi zgjedhjet. sepse i duhet te punoje nate e dite per nje çap buke e jo te merret me llafe e lagu apo se lagu.

prandaj dhe opozita nuk gjen me dot force ne popull. duhet te mos t'i ikte zari nga dora pikerisht, DITEN E ZGJEDHJEVE. sepse tani as populli e as bota nuk kane me kohe te merren me opoziten apo poziten shqiptare. 

tre dite zgjat edhe çudia me e madhe thone.

edhe "suksenin" ku blogu e ka pikerisht ketu, nuk diskutohet nje subjket me shume se tre dite. kalohet direkt ne gje tjeter.

ps; personalist dua qe te hapen kutite e votimit edhe pse mund te bien ndesh me ligjin. te behet kjo per respekt e trasparence. por po ashtu dua te hapen dhe dosjet e vjetra, po per respekt e transparence.

e thashe dhe dje kete, dhe vura re qe njeri nga adminat mjaftiste (qe si duket nuk ka nevoje per gjysllyqe) vrapoi te gjente nje lajm, ku thuhej qe ligjin e dosjeve nuk na e njeh bota. pres tani qe te gjeje edhe lajmin ku bota eshte per hapjen e kutive. smiley

Nuk do te kete kurre...po kurre ama Shqiperia zgjedhje te lira per sa kohe te kete ne krye nje tip si S Berisha. Tipa te tille duhet te kuptohen brenda kontekstit antropologjik e social nga vine. SB vjen nga nje zone ku kokfortesia dhe krenaria ben ligjin para arsyes dhe tolerances, dhe eshte formuar politikisht ne sitemin monist ku autoriteti dhe autokracia ben ligjin perpara debatit dhe mirekuptimit. E ka thene Namik Hoti njehere kete pune..

Kutite nuk ka te drejte t'i hape parlamenti pasi ka vendosur gjykata, institucion qe nuk mundet askush te zhbeje vendimet e tij. Nese vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka qene ne kundershtim me ligjin, opozita ta ndjeke ligjerisht kete ceshtje, ta coje ne prokurori, ne KLD e ku te doje.

Zgjedhjet kane marre vleresimin pozitiv dhe noten kaluese nga institucionet nderkombetare dhe i gjithe procesi eshte certifikuar edhe me firmat e komisionereve socialiste. Asnje argument dhe fakt nuk ka paraqitur PS qe te jepte indicje per prekje votash. Bile PS eshte akuzuar nga aleatet e saj qe ju ka prekur votat.

E gjithe kjo eshte vetem zhurme dhe alibi e Rames per te mbajtur kreun e PS. Asnje arsye tjeter. Makjazhi i politikes se re qe pas 28 qershorit ka rene i gjithi. Tani kemi nje Edi Rama sic ka qene gjithmone, fytyre keq, pa truke: autoritarist, person anti-demokratik qe nuk respekton voten e popullit, gjuhe rruge dhe ekstremiste etj.

Per interesat personale po le jashte parlamentit opoziten. Po bojkoton zgjedhjet e pjesshme duke treguar qe ka frike nga vota e popullit dhe qe nuk do te pranoje apo hyje ne zgjedhje ne asnje rast kur fitoren nuk e ka te garantuar ne tavoline.

Protesta e djeshme ne fakt sherbeu per te treguar se nuk e ndjek njeri Ramen. Me gjithe rrogetaret e autobuseve nuk arriti te mblidhte me shume se 2 mije njerez.

Nese Rama thuhet qe mezi mblodhi 2000 vete per hir te argumentit te drejte dyhet thene se te njejtin gje ben Berisha me turmat e ngazellyera te Bathores apo me buxhetoret qe i nxherr me pahir.

Pozita te shkoje ne Parlament. 

Te rihapet parlamenti. 

Te rifilloje jeta parlamentare.

Te behen ligjet e Integrimit, Reforma ne Drejtesi, Reforma Zgjedhore (Kushte te Komisionit Europian : http://www.gazetalibertas.com/2009/10/10... ).

Te gjithe keto ligje duan o 84, o 94 vota.

Pozita ti gjeje ku te doje.

 

TE HAPET PARLAMENTI

TE HAPET PARLAMENTI

TE HAPET PARLAMENTI

TE HAPET PARLAMENTI

TE HAPET PARLAMENTI

TE HAPET PARLAMENTI

TE HAPET PARLAMENTI

 

 Kur vjen behari hapet kutia,

vota t`pa numeruara

toka t`pa punuara

ligje t`pa miratuara

andej kendej kerkojme te drejtene

duam te gjejme derene per ne europene

por pa vize nuk te futene...

Vari lesht kaq e kisha frymezimin..

Te kisha ti fusja nje gote dhalle mire do ishte por e pamundur ne azi.

 

 

Pamvarsisht se kush foli dhe cfare tha , pamja e atyre qe ishin ne miting ishte nje performance njerzish te civilizuar dhe te qyteteruar ....

Cudi sa shpejt mblidhen menjehere mijra vete te protestojne pse s'hapen disa kuti  ?? edhe peticionin respektiv po ashtu na e paskan nenshkruar 10 mije persona, ndersa kur eshte fjala per shitjen e nje pjese te detit, s'e leviz njeri b**** per qamet !! ??

po te paguante njeri , do mblidheshin dhe per te .

AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

Kete jave e ka Berati.Jam kurioz te shoh se kush do te flase nga dy Erjonet, Bracja (si deputet i Beratit) apo Velia (qe nuk u be deputet i Beratit se i vodhi votat Erjoni pare).

Nje gje eshte e sigurte.Ajo gruaja e famshme e Beratit do te thote ne miting:

"Amani mo se nuk duam as buke e as uje por vetem ju (Blushi,Malaj,etj) pajtohuni me Ramen."

Opozita vazhdon protestat.

Foto e qindra mijra protestuesve te mbledhur ne Berat me 16 tetor 2009

UUUUUUUUUUUUUAAAAAAAAAAA Sa shume paska Berati.

Ka lezet.Plot qenka.Ja,ti bejme llogarite:Nga turizmi te tribuna 20 m, une them 30 metra.Nga nje trotuar te tjetri 10 m ,une them 20 metra.

Tashti 30 X 20 = 600 m2.

Nga pamjet duket qe kishte rreth 300 protestues per 1 meter katror.

Pra 600 metra katrore X 300 = 180 mije protestues.

UUAAAAAAAAAAAAAAA.Paska me shume se ne Tirane.

 

Vazhdo Edi se na ke mbrapa.( sa qef).

"Ne Tirane do te bejme barrikade njerzore".

Nje gje nuk mora vesh.Kush do te jete poshte e kush siper.Une vete do te rrij siper.

sa shume qenkan mbledh !! 245 veta ha ha ha

qenkan megjithmen shume,nuk ma priste menja,me sa shoh une qenkandiku tek 80 mije pjesmarres,sigurisht me gjithe gjethet e pemeve se dhe per miting kane shkuar.

Ore shume apo pak, 180 mije apo 180... thuaj sa njerez paska qe dredhin zinxhir kot!

 Tani u be tamam si Sala i viteve 98-99 qe bente cdo dite miting me 200 veta. Ne fillim vuri kontroll absolut mbi partine, bastaj filloj bojkotet, tani dhe mitingjet me fanatiket, dhe u plotesua me fund cikli smiley

E pashe tek Ora News me pamje nga lart.

I kam ba llogarite gabim.Jo 180 mije por ishin 181 mije e 121 pjesmarres duke perfshire dhe Ngjelen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).