Obama merr Nobelin për paqen

Çmimi Nobel për paqe këtë vit i është dhënë presidentit amerikan, Barack Obama. Komiteti përzgjedhës tha se ai kishte bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin.

 

Komiteti tha se i kishte kushtuar rëndësi të veçantë vizonit të zotit Obama për një botë pa armë bërthamore.

Komiteti tha se shumë rrallë ndonjë person ka dhënë kaq shpresë për një të ardhme më të mirë.

Duke folur për BBC, kreu i Agjencisë atomike bërthamore, Dr Mohamed El Baradei vlerësoi presidenti amerikan.

"Askush sot sipas pikëpamjes time nuk e meriton më shumë atë çmim se Barack Obama. Në më pak se një vit, ai solli ndryshim radikal në mënyrën se si shohim veten, në mënyrën se si shohim botën. Ai po rivendos vlerat bazë me të cilat ne duhet të jetojmë. Dialogu, respekti, demokracia të drejtat e njeriut, sistemi i sigurisë që nuk varet tek armët bërthamore. Angazhimi i tij, dedikimi ndaj këtyre vlerave ringjallin shpresën se më në fund mund të kemi një botë në paqe me veten."

Çmimi habiti shumë vëzhgues pasi vjen brenda vitit të parë të Obamës si president.

60 Komente

What a joke!

Dhe ne presim qe Kadare te marre cmim Nobel ne Letersi.Shikoni cfare matufesh jane ne ato komisione?

I japin cmimin Nobel nje njeriu qe vetem 1 vit ka qe eshte zgjedhur qe po vazhdon 2 luftera dhe ne thelb nuk po ben asgje ndryshe nga paraardhesi i tij.Sa per propogande po eshte shume here me i mire se paraardhesi i tij.Sic duket kete ka vlersuar Komiteti kur i dha kete cmim prestigjoz.

Nese eshte keshtu, atehere le ta marre edhe Ahmedinajadi,Kim Jong il,Fidel Castro,Gadafi apo Putini kete cmim se edhe keta jane shume te mire per propogande.

me pelqen!

ndoshta nuk i dihet

Nobeli per paqe mund te kete efekt prapa veprimi  dhe mund t'i japin edhe Ponc Pilatit!

Soli.

Jepi rendesi ketij Baradei , i vetmi qe Bush i besonte per situaten ne Iran.

"Askush sot sipas pikëpamjes time nuk e meriton më shumë atë çmim se Barack Obama. Në më pak se një vit, ai solli ndryshim radikal në mënyrën se si shohim veten, në mënyrën se si shohim botën. Ai po rivendos vlerat bazë me të cilat ne duhet të jetojmë. Dialogu, respekti, demokracia të drejtat e njeriut, sistemi i sigurisë që nuk varet tek armët bërthamore. Angazhimi i tij, dedikimi ndaj këtyre vlerave ringjallin shpresën se më në fund mund të kemi një botë në paqe me veten."

Sa për kontekst mbi kontekstin: Kissinger e mori çmimin bashkë me një vietnamez, që e refuzoi. 

Dhe Arafat e mori bashkë me Shimon Perez dhe Yitzhak Rabin. 

Tani nuk duan te behe me anti-amerikan se francezet apo greket, mua amerikanet me pelqejne jashtezakonisht, por Obama si president nuk ka asnje merite civile apo militare qe te vene paqe...

Mire e thote Dori, Kissinger ngaterroj boten me mediokritetin e tij dhe ju dha nobeli, nuk dua  ta interpretoj se edhe Obames iu dha se eshte medioker si President i perandorise...

 

...Kissinger ngaterroj boten me mediokritetin e tij 

A je i sigurt qe ky tipi ngaterroi boten pikerisht me mediokritetin e tij? smiley)...Femer e lehte paska qene kjo Bota, edhe pa pretendime, iu dorezoka te parit medioker qe i ngaterron te permrenzat...pffff

ja si e shajne monistat obamen, vetem se priti mire birishen

hihihi

I nderuar!

Une nuk po shaj Obamen,por komisionin.tek e fundit nuk e ka fajin Obama por ata qe ja dhane kete cmim.

E dyta une nuk jam monist.

smiley nese sje monist ska pse te djege

gjithsesi mendoj se obama e meritonte, pasi asnje president ne bote se ka ulur hunden para botes islamike sa beri ky, vetem per te qetesuar klimen...

ha ha ha

kur e pashe thashe se ishte shaka

forca

nobel 2010 per paqen hitler ose stalin, do ja depozitojme ne varr posto mortem

Une nuk po shaj Obamen,por komisionin.tek e fundit nuk e ka fajin Obama por ata qe ja dhane kete cmim.

Perle, perle.

Ore peshku, po ku i gjeni mer burra ca e ca? Me kile i blini? Se jane mledh shume cope kohet e fundit. smiley

Tani u be fare qesharake dhenia e cmimit te Paqes!

Nje njeri qe emerohet si kandidat vetem 10 dite pasi e kishte marre detyren (afati i emerimit mbyllet ne 1 shkurt) dhe arrin te fitoje vetem pas 9 muaj si President. Ky cmim per Obamen eshte i parakohshem. Ai fare mire mund ta fitonte kete cmim me vone gjate presidences. Pastaj cmim i paqes per nje president qe kerkoje te dergoje 40 000 trupa te tjera ne Afganistan, eshte i papranueshem.

Ne fund te fundit Nobeli per paqen eshte shume subjektiv, ndryshe nga shkencat e tjera ne te cilen kontributet maten shume me lehte. 

Megjithate edhe une jam dakort qe eshte shume i shpejtuar ky titull, dhe me shume duket si pjese e Obama-manise qe ka pushtuar boten. 

Te presim kush do fitoi per ekonomi, por ne 3 shkencat natyrore me sa kam pare fituesit kane qene njerez qe vertet e kane merituar. 

Komiteti tha se shumë rrallë ndonjë person ka dhënë kaq shpresë për një të ardhme më të mirë...

Cilesim Real dhe Perfekt ! Ti heqesh botes vellon e zise qe kercenonte Kriza , do te thote ti heqesh zgjidhjet e konflikteve me DHUNE . Dhe asaj krize qe shume mendje te vyera e cilesonin te barazvlereshme me krizen qe solli Luften e Dyte boterore.....Aq me teper te besh zgjidhje nga "brenda" per ta reflektuar ne te gjithe BOTEN pa "mbartje" konflikti ...dhe nga kush ...nga USA...Dhe me i qarti ishte OBAMA!!!

Komiteti tha se i kishte kushtuar rëndësi të veçantë vizonit të zotit Obama për një botë pa armë bërthamore....Per kete me duketse Komisioni nuk ka marre parasysh theniet e Hrushovit "per nje bote pa arme e pa Luftra " ose sipas voluntaristit me te thekur te botes me thenie e kuptim Popullor ish Kukuruzes " Ti kthejme Tanket ne Parmenda" smiley

Do ti sugjeroja Komisionit qe bashkohem me Idiotin Noterik Solidarnost qe ka dhene titullin per kete Motivacion . Duhet Komisioni te dije se ne Shqipri Sali Solidar Berisha Ka qene jo vetem dakord me Hrushovin por ka realizuar ne praktike fabrika "DEMONTIMI" te armatim municioneve si psh ne GERDEc...Ndersa tanke anije e avione i shiti per skrap . smiley

Ky Obama po me kujton nje shokun tim nga Shkodra, qe ta ben menjen pordhe me retorike - Ta marrsha- Po ku je mo Nace - Po pse serdhe dje mo nace kemi pas tave peshku-

Mashtrus me te madh nuk e bo nona ama retoriken e ka me te marr ne qaf!!!

Une nuk kam njof kurre ndonje shkodran qe s'eshte mashtrues, ose te pakten rrenacak.

...sepse nuk me ke njohur mua p.sh, ose me sakte njeren gjysem timen smiley

fenixo

Jo gjys-shkodran, se te tille kam njoft qe sjan rrenacak, por shkodran mos te jete rrenacak, ala skam njoft. Nuk e ve ne dyshim qe duhet te kete, por une kam njoft te pakten dhjetera shkodran dhe asnje nuk e ka prish kete rregullin absolut te shkodranit rrenacak ne mendjen time.

 Po edhe Obama duke bere dicka e paska fituar nese ti pranon se ai ka dhene shprese ai paska bere dicka shume te madhe.Gjithe njerezit per shprese dhe siguri ecin levizin dhe punojne nese ai e ka arritue bravo.

Nje here e nje kohe, fitoje dicka pasi kishe bere dicka per ta fituar.  Tani fiton thjesht duke enderruar e duke dhene shprese.

Sapo u lajmerua qe une do te marre cmimin nobel per ekonomin vitin qe vjen pasi bleva nje pal xhinse pa ulje cmimi. Ne menyre indirekte dhe me deshire te plote une permisova rroten e ekonomise....Urra per mua.

Burbuqe,

avash per mot, prit te shohim kush do ta marre sivjet njehere. smiley

Pastaj, me kismet per mot, ndoshta kerkesat per t'u emeruar si kandidate mund te perfshijne, pervec jeans-eve edhe: shtepi, makine, pallto, cizme (se helbete po vjen dimri)

Ose ndoshta mund te kerkojne vetem blerjen e ushqimeve smiley

Nje fjale e urte Budiste thote:

Kush rron me shprese vdes duke dhjere!!!!!!!  Zennnnnnnnnnnnnnn

O fenix dole nga hiri ti...nesje

Po si thua qe Kissinger nuk ngaterroi boten, i ke lexuar kujtimimet etij "vitete ne shtepine e bardhe"? pastaj mund te flasim seso CIA organizonte me urdher te tij CAUDILLO e amerikes latine per te bere ndonje PUTSCH..

por qenke i dashuruar me cmimin qe i eshte dhene si Obames ashtu dhe kissinger...

fare mire mund t'i ishte dhene Betancuortit ose Gino stradas me Emergency por si duket cmimi  i eshte dhene me urdher te Petreuas

nashtina, me sa di une hetuesit duhet te lexojne mire...nder te tjera....tani merr fryme felle, felle edhe lexoje edhe nje here cilen fjale kam theksuar ne komentin tim... sa per cmimin nuk ma ndjen as per njerin as per tjetrin...some more money for the rich guys...dhe me kete nuk kam parasysh vleren e cmimit...

Ujku e di qe cmimi nobel per ekonomine nuk eshte dhene akoma kete vit por fakti qendrron qe Carla Bruni mund ta mari kete vite ( e ke pa ca garderobe ka ) Nejse fakti qendrron qe une jam shume largpamese...preferoj ate te vitit tjeter. ..edhe Daniel Obama nuk ka bere paqe me Michelle. Ka bere paqe me faktin qe ka fituar cmimin Nobel per paqe. Jam shume e sigurte qe Beirsha u konsiderua i dyti ne liste pasi ka bere paqe me problemet e tija gjuhesore.

Qe kur filluan dhe na drejtojne evgjitet eshte bere me "paqesore" dynjaja se helbete jevgjit jane njerez paqesore jepuni nga nje daulle dhe nga nje trung peme te kruajne b.....

Une mendoj qe ti japin cmimin nobel per numrin e faljeve qe ka kerkuar ne publik ne njesine e kohes......

 

Une votova per Obamen po ky cmim me duket i parakohshem dhe i pajustifikueshem. Me duket se eshte perfshire edhe komisioni qe i dha cmimin nga ethet emocionuese liberale te San Franciscos apo MoveOn.org. 9 muaj ne detyre jane pak dhe te vleresosh dike vetem ne baze te potencialit apo shpreses qe te ofron eshte pakez femijnore. Ne kete bote eshte realiteti ai qe vlen, jo retorike inspiruese. Realiteti nuk ka ndryshuar, guantanamo mbetet po aty, iraku e afganistani jane luftera qe vazhdojne te luftohen, terrorizmi mbetet rrezik serioz, izraelitet nuk kane me shume dashuri per palestinezet e Koreja me Iranin mbeten po aq armiqesore. Me duket se ky cmim me shume do i prishi pune Obames se tani jane shumefishuar besimi dhe arritjet qe ai duhet te kryeje.

juela mecani ose erla mehilli:

 

"sot barak obama mori cmimin nobel per paqen, vetem fale kontributit te shquar te kryeministrit shqiptar. ky ishte 1 cmim i destinuar per zotin berisha, por edi rama dhe banda e tij e rrugaceve te 15% e shkaterruan kete shans per shqiperine"

 Me duket se ky cmim me shume do i prishi pune Obames se tani jane shumefishuar besimi dhe arritjet qe ai duhet te kryeje...

Ky po qe eshte konkluzion smiley Dmth ja paskan futur ...Paskemi zgjedhje te parakoheshme smiley Hajde shqipo hajde !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

ne shba ska, ska pasur, dhe ska per te pasur ndo1here zgjedhje te parakohshme. pse do te thuash ti? qeverisin mire? jo mo jo. opozita eshte e dobet? jo re jo. kshu do presidenti? jo re jo. nuk vdesin, as dorehiqen ndonjehere presidentet? po jo mo jo. asnje nga keto

 

thjesht e ndalon kushtetuta

ouu? pse e ndalon kushtetuta ne SHBA te kete zgjedhje te parakohshme? e mesova dhe nje gje te re.

I dashur Araba fenice,shkurt Feniks,

te them te drejten mua njesoj m'u duke si tani edhe me pare.

\Ti kujton se Ai qe zgjedh nje medioker nuk eshte me medioker?

Vlere cmimi ka perderisa ne flasim per te, po mos te kishe do te thote se po masturbohemi intelektualisht. kupton?

Aresy-hetimi eshte se Obama e ka marre c'mimin per kompensim skandinav nese ne kopenhagen pati nje fisko ose nje vrime ne uje, ne stockholm pati nje uje ne nje vrime...

ti nga shkrimi me dukesh tirons prandaj e kupton me mire hinken e rakise qe te ka dhe nje dhimbje koke..

 

Mbasi lexon lajmet e sotme duke qarte qe shumica e talibaneve, Hamasit, dhe peshqve jane njezeri kunder dhenies se ketij cmimi te bardhe jevgut amerikan.

Ja u mbeshtes dhe une. Me mire tia kishin dhene Ciljeta Xhilages p.sh. ose Edison Ypit, ose akoma me mire ta kishin ndare se bashku ata, cmimin dhe cdo gje tjeter qe eshte ne endrrat e Conit.

Uh po, harrova qe ky cmim ndonjehere jepet pjeserisht dhe per te fokusuar vemendjen ne nje kauze te caktuar. Ne kete rast me mire tia kishin dhene ambasadorit amerikan per promovimet e filmave homo ne Shqiperi.

tjetri mban nja 2 fjalime dhe aq...merr cmim paqeje. Di qe kandidat ishte dhe nji palestinez qe i zhduken familjen sivjet gjate ofensives izraelite.

Ky, megjithe dhimbjen e madhe u be zedhenes i paqes dhe krijoi nje qender donacionesh me emrin e vajzes (a vajzave, nuk me kujtohet sa kishte) per viktimat.

Krahaso pak keta te 2 tani: njeri mendohet te coje me shume ushtare ne Afganistan dhe mendohet a t'i bjere Iranit/ Korese te V. apo jo dhe i japin cmim paqe...

 

Mbasi lexon lajmet e sotme duke qarte qe shumica e talibaneve, Hamasit, dhe peshqve jane njezeri kunder dhenies se ketij cmimi te bardhe jevgut amerikan.

Xhib, r u kidding, honey?  Pastaj cfare websites lexon se na patakse lol. 

Two key White House aides were both convinced they "were being punked" when they heard the news, reported ABC News' George Stephanopoulos. "It's not April 1, is it?" one said.

smiley

Xhibi i dashur,

pasur nje mendimt te mire per ty sepse ishe nje peshkaqen interesan, por tani por kthesh ne nje orke vrasese, ti na e mbeshtet mendin por je dhe kunder amb, USA per filmat gay. tani t'i zgjidh midis midis pasivit dhe aktivit 

Plotësisht dakord me komentin e parë. Më çmim koti nuk kam parë. Obama s'ka bërë praktikisht asgjë për paqe dhe prap shkon e merr çmimin Nobel  ...... 

Po ne do kryqezonim kushdo qe te ishte ai qe fitonte cmimin, edhe sikur te ishte shqiptar. Ceshtje zakoni/kompleksesh/fiksimesh/zeresitazesh.

Fakti qe sivjet kete cmim e mori nje jevg, na jep akoma me shume te drejte dhe krenari ta kritikojme. smiley

Shifni per ilustrim diskutimet per Ismail Kadarene dhe cmimin Nobel ne letersi. E kam llafin qe eshte dhe nje prej nesh, one of us kur thone ketej, dhe prap s'gjendet karari popullit. Dhe llogarit qe s'e ka marre, se ta kishte marre do e kishim 'krishtezuar' ne maje te kryqit, e do i kishim bere dhe gropen gati. smiley

nejse, keshtu shpresa eshte qe te gjitha mund te marrim ndonje cmim edhe pa be asnje gje

 

pershembull une do doja te merrja cmimin Nobel per fizike

Sidoqofte respekt per Obamen qe u treguq skeptik e tha direkt qe seshte i sigurt se e meriton

Ku e pe ti qe tha ashtu mer, apo te morri ty ne tel privatisht? smiley Se ne fjalim ai tha "une e pranoj kete cmim si nje thirrje per te vepruar" (call to action).

Po juve paneli i specialisteve te midhjepeshkut dhe cmimeve Nobel nuk na thate kush duhet ta merrte sipas jush dhe pse. Dhe gjithashtu si ka mundesi qe akoma s'vendosni juve per cmimet Nobel? smiley

 

Monde e dashur, cdo njeri do habitej po ti thoshin qe ka fituar (ai ose bosi i tij) cmimin Nobel, dhe sikur te ishte ndihmes i Jezu Krishtit. smiley Kjo s'do te thote qe ata jane kunder. Kunder deri tani kam lexuar qe jane Talibani, Hamasi, disa republikane (jo McCain p.sh.) ... dhe peshqit normal.

Imagjino te ishte bere kjo faqja para disa viteve, ne s'do kishim lene te bashkoheshin Gjermanite, do ishim mbledhur me ate grupin e pleqve te Kelcyres dhe do kishim bere proteste.

Po te thashe mer, lexo ca website te tjera pervec ketyre gjerave te frikshme me lart dhe google-sygjerejshen te linkuar nga Blendi smiley

 Edhe mua me duket i parakohshem dhenia e çmimit nobel. Bile u çudita kur e pashe ketu tek Peshku, kujtova se po talleshin. 

Per medimin tim çmimi nuk duhet dhene per çdo vit,por me rralle,nje here ne pese vjet...Sepse ndodh qe papritur bota gjendet ne krize per mungesa figurash....Eshte shume i mjere kete vit.....Mizerabel.....

Urime Obames per cmimin. Respekte gjithashtu per vendimin e Komitetit edhe pse jam dakort me shume njerez qe pohojne se ishte teper heret per t'i dhene kete cmim presidentit amerikan.

I dashur Xhimi,

me pelqeu vota jote per Gino Strada sepse tregon nje sensibilitet te jashtezakonshem...

ky deseparicidos ka nje crregullim mendor ose/dhe shkomponim (desparasidos) nje me duket si nje nga ato kilianet anti-pinochet e flakte apo anti-peronist te cmendur...edhe pse caudillosit latino amerikane kane bere gjemen ne popull. une personalisht jam kundfer popullit, kunder cdo lloj populli ndersa jam i vetem per balle natyres..por kjoi eshte ceshtjer tjeter per argumentuar shqiptareve...

nobeli per paqe eshte bere si medalja shqiptare per skender brecen...

tasgh e tutje nuk flas me per kete argument

Dhurate nga nje ish peshk smiley.  (Shprehja e plote eshte "we don't need nuclearity ... etc" se nuk del e plot fotoja.

http://edrus.shqipo.com/files/2009/10/obama-nobel.jpg

Kur e degjova kete lajm mu duk sikur te ishte 1 Prilli.

"That's pretty amazing, winning the Nobel Peace Prize," Jay Leno said Friday night of President Barack Obama's latest accolade. "Ironically, his biggest accomplishment as president so far ... winning the Nobel Peace Prize." 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).