Një poet drejton “Onufri”-n

Një poet në drejtim të edicionit të XVI të “Onufrit”. Sipas zyrës së shtypit, pranë galerisë Kombëtare të Arteve, Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Vizive “ONUFRI” vendosi që edicioni i XVI i kësaj ekspozite të hapet më datë 24 Dhjetor 2009 në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe të qëndrojë hapur deri më datë 4 shkurt 2010. Drejtimin kuratorial të edicionit të XVI të “Onufri”-t, Këshilli Organizativ vendosi t’ia besojë, Z. Parid Teferiçi, poet dhe artist, njohës dhe ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve të Artit. Çmimi “Onufri” do të gjykohet nga një Juri Ndërkombëtare. Parid Teferiçi është poet dhe piktor. Ka studiuar për Informatikë në Tiranë dhe Ekonomi në Milano. Ka botuar tre libra me poezi, “Molla e detyrueshme” (1993), “Bërë me largësi” (1996) dhe “Meqenëse sytë” (2003), si dhe librat me përkthime “Kur fare lakuriq të biem” (poezi të zgjedhura nga Dylan Thomas, 1998) dhe “Mendje dimri” (poezi të zgjedhura nga Wallace Stevens, 2008). Ka sjellë gjithashtu në shqip autorë si Maria Luisa Spaziani, Edoardo Sanguinetti, Andrea Zanzotto, Luis Cernuda, Vicente Aleixandre, John Ashbery, Tom Sleigh etj. I pranishëm në disa antologji të letërsisë shqipe të botuara në USA, Gjermani, Francë dhe Greqi. Si piktor ka hapur katër ekspozita vetjake në Ferrara e Venezia të Italisë, si edhe ka qenë i pranishëm në disa ekspozita kolektive. Ka punuar për disa vite në Institutin e Kulturës “Casa Cini” në Ferrara, ku nën drejtimin e Franco Patruno-s ka kontribuar në organizimin dhe kurimin e aktivitetit të ngjeshur ekspozitiv të këtij Instituti. Bashkëpunon me revistat kulturore “Aleph” dhe “Poeteka”.

15 Komente

shtoji ene qe eshte cun simpatik smiley

A eshte edhe i' cike deputet ky Terefici, pervec se poet, apo e kam gabim une?

 

ato t'shqipnis e din me mir mrrok. qe ka qen e di.

ishte , ishte i cike fare deputet smiley. deputet i kavajes , me duket se me rrepublikanen e Diut mos e paca gabimsmiley

nuk osht mo sigurisht, se me sistemin e ri skishte mo vend lista per cuna te mire, ehuu, do u futshin gjithe larot me radhe smiley

Po pra, e paska harru me e permen Panoramja ke civija e cunit t'huj! smiley

Ko fillu m'i ardh turp ktyne cunave t'Kavajs prej deptellikut a si?

Shqipnia po Ndryshon, per Zotin, po Ndyshon! smiley

 Sa ve re ne ti mo! 

Parid Teferici

Saturnale

Mendimet e liga të më iknin të gjitha

Si njerëzit nga ky shesh prej vapës

Të ngelet i shkretë është ideali i çdo qyteti

Endërra e fshehtë e çdo truri domosdo.

Im atë mallkon vapën, më zgjat një cigare

E më shpjegon se nuk ja del dot më;

(në fund të fundit nata nuk mund të flerë,

deti s’di not; qielli ende nuk ka fluturuar tej,

dhe nuk mund një baba dot të atëroj&eumlsmiley.

 

Shpik ndërkaq, një kushëri, diku larg

Që mund të na strehojë ca kohë. Nuk ka

Vetmi më të madhe sesa kur je me babanë

Dhe fillon të bëjë llogari: shtëpinë kaq

E barkën mund t’ja shesim mirë filanit

E rrjetat pasi ti arnojmë, të na i blejë

Do gjendet doemos dikush. Ndërkohë

Përshëndoshu me të gjitha dashnoret;

Atë që më shumë të pëlqen bëje të qajë

Thuaji se po shkon në Guine të Re

Të vësh para për ta martuar. Thuaji

Të presë. Thuaji se do t’i shkruash

Letra më të gjata se tërë jeta e saj,

dhe padyshim, oh, më të bukura se jeta.

 

Kështu foli im atë këtë pasdite të valë

Si një që di të bëjë pazar, e duke  ngritur zërin

Di të ulë çmimet. Kështu, pra foli im atë.

E mjegullt është drita e vapës. Turbull

Më shfaqen tërë sendet, porsi kujtime.

Një moshë jo e imja kallet në mishin tim

Si të ish një kamë e ndryshkur, e pateh.

Ende më flet im atë këtë pasdreke të valë

Dhe zë e mbaj vesh si t’isha akoma gjallë.

Rrofsh Lul, NAAAJS! Hallall.

Kjo nuk e justifikon traditen qe po krijohet tek Onufri, sidoqofte, traditen e "tradhetise" se arteve pamore me kuratore/poete. Nje here bie daci ne kos, i thone, e qelloi qe daci te ishte Hatibi. Por edhe nga Hatibi u zhgenjeva, pasi ne rolin e kuratorit, qofte edhe me fryme poeti, prisja qe te ishte me vokal ne lidhje me eksperiencen, qe fundja edhe Teferici, apo kushdo qofte kuratori, te mund te nxirrte mesime te vlefshme. Kjo puna e kuratorit eshte art me vete, sic eshte art me vete puna e poetit. Nuk po them qe mos kete me kuratore/poete me qe e beri Hatibi nje here ate pune, por qe eksperienca e dyfishte duhet shprehur qarte, perndryshe si t'a kuptoj qe Shima eshte hera e dyte rresht qe punon me poete. Kjo ose duhet te jete shqetesuese per mungesen e kuratoreve ne Shqiperi, ose te pakten praktika te sqarohet mire. Le me pastaj qe kater vjet deputet jane nje shkeputje shume katastrofike nga skena e artit bashkekohor dhe nga marredheniet me artistet per te qene ne gjendje te kurosh nje ekspozite qe pretendon te jete prestigjoze si Onufri.

Nuk e di Lul, po s'shof naj gjo aq te keqe. Paste fat. Sa duket, justifikohemi me teorine e shkrirjes se artit post-modern dhe mungeses se kufijve midis disiplinave. Megjithate kam shprese se diçka do te dale ose do te mbetet nga kjo periudhe e gjate reaksionare-eksperimentale ne artet tona.

E kuptoj Floro, por duhet te jete eksperienca qe te justifikoje teorine, dhe jo e anasjellta. Duhet minimumi, qe Teferici te beje ate qe nuk beri Hatibi. Te shprehet mbi kete teorine e kryqezimit te disiplinave, dhe te na thote se sa dhe si eshte e suksesshme ne qofte e aplikueshme kur vjen puna tek kryqezimi i kuratorit me poetin. A eshte me mire te vazhdohet dhe te flitet per kuratore profesioniste, apo arrin amatorizmi te permbushe kerkesat e profesionit, ne mos t'i kaperceje? Eshte pak pyetje problematike kjo Floro, se amatorizmi perdoret si term negativ jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne rrethet e kuratoreve profesionist. Si me thene qe ti mund te jesh poet shume i plotesuar, megjithese poezine mund t'a konsiderosh hobi, apo veten amator poezie, nderkohe qe praktika kuratoriale nuk mund te konsiderohet si hobi, dhe nuk mund te flitet per nje status te tille si "kurator amator" pasi kuratori kerkon kontakt te vazhdueshem dhe mendohet se cdo ushqim qe merr e merr nepermjet filtrit te artit pamor. Se cilat paragjykime jane te gabuara, vetem eksperienca e tregon, me kusht, ama, qe t'a tregoje.

RIGHT!

ps. Rrofsh per poezine e Tefericit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).