Një histori e denjë për roman

Më 11 gusht 2009, një histori e shkruar në gazetën franceze "Le Monde" mbante një emër të denjë për titull romani: "Shakespeare and Company, ose të fjeturit e librit". Shkrimi niste me frazën: "Nuk është bujtinë rinore. Këtu ata vijnë për të pasur një eksperiencë më shumë". Me këto fjalë, David Delanet përshkruan aventurën e " Shakespeare and co", librarisë anglofone ku ai punon për më shumë se dy vjet. Bëhet fjalë për trashëguesen (më 1950) e emrit të librarisë së famshme "Shakespeare & Co", themeluar nga Sylvia Beach më 1919, në 12 rue de l‘Odeon, e cila botoi për së pari më 1922 Uliksin e Joyce-it. Libraria, - një institucion i vërtetë, - është kthyer në një strehëz për shkrimtarë dhe artistë të rinj endacakë e pa para. Është një godinë e vogël në breg të Senës, nga kati i parë i së cilës duken pemët e qershive në trotuar që çikin këmbët e katedrales Notre-Dame. Krijuesit vijnë këtu nga e gjithë bota dhe gjejnë një çati dhe haje për disa net, apo edhe një muaj, ka raste, në shoqërinë e Sylvia Whitman-it, të atit të saj George-it dhe të qenushes Colette. Njëlloj si "tumbleweeds" - topthat e kashtës që enden përmbi truallin e pluhurtë në filmat western,- ata ndalen një hop në " Shakespeare and co", për të vazhduar më tej rrugëtimin e tyre, dhe i vetmi detyrim që kanë, është dy orë punë në ditë në magazinën e librarisë. Nuk janë turistë, janë artistë që vijnë në kryeqytetin e kulturës, për të ushqyer artin e tyre, krijimin. Libraria- strehëz me emrin e Shakespeare-it qëndron përherë dyerçelur për ata që nuk nxjerrin mjaftueshëm para me punën e tyre, por që i japin botës aq shumë... Leximi i historisë së rrallë në "Le Monde" më kujtoi të tjera streha për krijues, përkthyes letrarë dhe shkrimtarë, të cilave dikur, në kohën që për përkthyesit letrarë shqiptarë edhe gjetja e një fjalori të vërtetë gjuhe të huaj qe mundim i madh, edhe unë ua pata njohur mikpritjen dhe bujarinë, - kolegjeve europiane apo ndërkombëtare dhe shtëpive të përkthyesve, të shpërndara pothuaj në të gjithë botën. I pari kolegj i përkthyesve u krijua në Straelen të Gjermanisë më 10 janar 1978, - modeli qe shembulli historik i Mesjetës, në Toledo të Spanjës, me Shkollën e Përkthimit ku ekzistonte një kolektivitet linguistik që përkthente më së pari klasikët grekë në gjuhën latine, por edhe që shkëmbente eksperienca përkthimore mes veti. Pas Straelen-it, erdhi Arles, Tarazona, Looren, Seneffe, Visby, Banff... e dhjetëra të tjerë. Që nga Gjermania, Franca, Italia, Greqia, Anglia, Zvicra, Belgjika etj., dhe gjer te Norvegjia, USA... Të gjitha këto institucione, në shërbim të dialogut të madh kulturor mes popujve, të njohjes dhe identifikimit mes tyre, mëtojnë të krijojnë jo vetëm një "strehë" për mëditësit e përkthimit, punëtorët kryesorë të mundësimit të dialogut të sipërpërmendur, dhe lehtësira për zejen e tyre të vështirë, nëpërmjet qetësisë së viseve ku ngrihen dhe komoditetit të një ambienti mikpritës, me biblioteka dhe mediateka, por edhe një nxitje të fuqishme për përkthimin në sa më shumë gjuhë dhe promovimin në botë të letërsisë së tyre respektive, - pjesë e rëndësishme e kulturës. Madje, vetë kuptimi i "strehës" për këta krijues, përligjet në sajë të kësaj nxitjeje: portat e saj hapen vetëm nëse përkthyesi do të përkthejë në gjuhën e tij një vepër, kryesisht letrare, nga gjuha e vendit ku ndodhet institucioni i përkthyesve; por edhe të ketë një kontratë botimi në vendin e vet për veprën e përkthyer. Dhe me t‘u hapur portat e "strehës", për mëditësin e ngratë të përkthimit është njëlloj si të jetë hapur "Sezami": ai gëzon jo vetëm lehtësirat e mrekullueshme për punën e tij, që përmenda më sipër, por edhe një bursë ndenjieje, takim me shkrimtarin që po përkthen dhe konsultim me të, si edhe një sërë aktivitetesh të tjera që kanë të bëjnë me universin e përkthimit, - gjithçka në shërbim të promovimit në botë të letërsisë së vendit që i përket "streha".

Përpara pak kohësh, gjerazi në shtypin tonë u pasqyrua polemika mbi njohjen apo mosnjohjen e letërsisë shqipe në botë: pro-të qenë në numër më të madh se contra-t, pra shumica pjesëmarrëse në polemikë qe e mendimit se letërsia shqipe është e njohur në botë. Argumentet nga të dy anët, qenë të shumta. Po ç‘do të thotë të jesh i njohur? Të jesh i njohur, gjykoj, mbart dy kuptime: një domethënie etike dhe një domethënie në fushën e njohjes. Së pari, nga këndvështrimi etik, të jesh i njohur nënkupton të jesh i pranuar nga të tjerët në tjetërsinë që letërsia shqipe shpalos në rrafshin e vlerave letrare, vlerave ideologjike, vlerave kulturore etj. Nga ky këndvështrim, të jesh i njohur, domethënë, i pranuar, nuk varet shumë nga vullneti ynë, por nga vullneti i tjetrit. Sa është e njohur letërsia shqipe në këtë kuptim? - Çmimet letrare të marra nga shkrimtarë shqiptarë, - mbi të gjitha marrja prej Kadaresë e dy çmimeve më prestigjioze europiane, - të cilët përfaqësojnë vetveten nga këndvështrimi stilistik, dhe kombin me letërsinë e tij, nga këndvështrimi i kontekstit kulturor, çka është një fakt i përmendur me forcë edhe në motivacionin që ka shoqëruar çmimet letrare të marra nga autorët shqiptarë; Së dyti, nga këndvështrimi që lidhet me suazën e njohjes, atë shkencore, të jesh i njohur nënkupton të jesh kthyer në objekt interesi, qëmtimi, analizash dhe studimesh. Nga ky këndvështrim, të jesh i njohur varet jo aq shumë nga tjetri sesa nga performanca vetjake, nga paraqitja që i bëjmë vetvetes. Sa është e njohur letërsia shqipe në këtë kuptim?

Deri përpara viteve ‘90, mund të themi se letërsia shqipe, pavarësisht se e lëvruar në kushtet e diktaturës, kishte një performancë të vetvetes deri diku të kënaqshme, kjo mbase për faktin se promovimi i letërsisë shihej si pjesë e promovimit të regjimit dhe ideologjisë së tij në sytë e të tjerëve. E kam fjalën për revistat letrare që botoheshin në vend në gjuhë të ndryshme, çka sot tingëllon e paqenësishme. Krahas kësaj, ndoshta edhe për shkak të kërshërisë që zgjonte mbyllja hermetike e Shqipërisë dhe jeta që gjallonte brenda guaskës së saj, interesi për letrat shqipe ka qenë shumë më i lartë sesa sot, ku do të mjaftonte të sillnim ndërmend një vepër madhore si ajo e Akad. Prof. Ernest Koliqit mbi letërsinë shqipe, e botuar jashtë Shqipërisë, apo botimet e Prof. Arshi Pipës, Prof. Martin Camajt etj. Nëse mbajmë parasysh këtë, atëherë përpara se të ngremë pyetjen nëse jemi apo jo të njohur, domethënë, të pranuar, lipset të analizojmë me qetësi dhe mendje të kthjellët, performancën dhe promovimin që i bëjmë vetvetes dhe letërsisë që lëvrojmë. Është me vend të përmendim se, për fat të keq, shteti nuk është përfillur ende të bëjë diçka në këtë drejtim, dhe të mos harrojmë sa e rëndësishme është kjo, - ishte pikërisht një botim në frëngjisht i romanit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" nga shtëpia botuese "Naim Frashëri", që tërhoqi vëmendjen e Francës ndaj krijimtarisë së shkrimtarit shqiptar; eksperienca botërore është shumë e gjerë për këtë. Akoma Ministria e Kulturës nuk ka një projekt për të financuar botime të kategorisë së revistave letrare të letrave shqipe në gjuhë të huaj. Ka ardhur koha, gjykoj, që ajo të bashkëpunojë me botuesit për përvijimin e një gjerdani botimesh të letërsisë shqipe në gjuhë të huaj, siç vepron shtëpia botuese "Giunti", në Itali, apo "Actes Sud", në Francë, apo siç ndodh me botimet e "Goethe Institut" në lidhje me letërsinë gjermane. Ca më tepër ka ardhur koha që në Shqipëri të krijohet një shtëpi përkthimi. Ndërkohë që shtete, kultura dhe gjuhë të mëdha e kanë ndier nevojën, që prej 35 vjetësh, të ngrenë institucione të tilla, për ne shfaqet si një ngut jetik: është i mirënjohur fakti që përkthimi letrar, në mbarë botën, është një nga zejet më të vështira dhe më të keqpaguara; përkthyesit letrarë nga gjuha shqipe në gjuhët e huaja numërohen me gishtat e dorës. Ekzistenca e një "strehe" të tillë mikpritëse dhe efikase në vendin tonë, do të qe një motivim i sigurt për ta dhe për punën e tyre, në dobi të përhapjes dhe promovimit të letërsisë shqipe në botë; dhe mjetet për ta realizuar këtë, nuk mungojnë: institucionet europiane financojnë një pjesë të mirë të mbajtjes së këtyre kolegjeve apo shtëpive të përkthimit nëpër botë. Dhe mendoj se një shtëpi e tillë përkthimi te ne jo vetëm do të krijonte një atelie të mrekullueshme të bashkëpunimit përkthye-autor, shkëmbime eksperiencash përkthimore dhe të shkrimësisë, por edhe do të sillte, në të njëjtën kohë, një frymë të re kulturore në vend.

17 Komente

 Dhe qe te ekzistoje nje shtepi e tille perkthimi, ku letersia shqiptare te afirmohet ne bote, duhet te ekzistoje bursa sipas botkuptimit bashkohor apo si ne perendim, per financime te tilla. Pra duhet qe politika dhe qeveria te mos pengoje inisiativat private e publike ne kete drejtim. Ne shum raste, qeveria dhe instanca te saja jo vetem qe pengojne qe idete dhe projektet e reja te zene vend aty, por dhe gjurmojne e survejojne ideatoret e ketyre projekteve, duke ia prishur imazhin vendit te tyre, gje qe e klasifikon si Shqiperine ashtu dhe qeverine e saj, disa hapa prapa. 

E solla kete shkrimin e M. M. per dy arsye:

Sepse me duket e papranueshme qe akoma sot Shqiperia s'ka asnje Institut Kulture per te promovuar artin, kulturen dhe mendimin e vet.

Dhe sepse prej kohesh i vij rrotull idese per nje reviste on-line shqiptare, me kontribute nga autore shqiptare qe shkruajne ne gjuhe te tjera, por edhe ne shqip.

Meqenese paralelisht po kryhet diskutimi mbi Kadarene, me vjen nder mend qe Kadareja psh ne Itali perkthehet nga frengjishtja dhe eshte krejt i palexueshem. 

... dhe perfytyro ç'mund te kete ndodhur ne suedisht, qe duhet te jete perkthyer nga anglishtja, e cila ka ardhur nga frengjishtja, e perkthyer nga shqipja.

Gjithsesi, mendoj se perkthimi italisht eshte i palexueshem (i besoj Finisterres) jo per faj te parimit (asnjehere perkthim perkthimi), por sepse mund te kete rene ne duar te ndonje perkthyesi italian disi te "mire" shume.

Une per veten time kam perkthyer nga nje gjuhe tjeter jo origjinale dhe mund te them qe, per disa prej tyre, kam marre me qindra (keto dite do te kaloj ne mijera) letra adhuruesesh, ku me behet e ditur se jam vertete kanibal germash.

Nese ne do te mbyllemi ndaj kesaj praktike, atehere s'do te lexojme me : as Kawabata, as Mishima, as Tagora, as Hamsun, as Murakami, as Nooteboom, as Hasse, as Oz, me nje fjale, do te kishim thjesht ca perkthime amerikanesh, francezesh dhe italianesh, dhe pastaj shtrembero kapuçin mbi sy e dil matane.

I pyetur nga une nje zoteri i madh i perkthimit francez (C.C.), se ç'mendon ai mbi "perkthimin e perkthimit", zoteriu i madh (72 romane te botuar ne vetem 19 vjet) m'u pergjigj : "zoteri, perkthimi i perkthimit eshte krejt njelloj me perkthimin e origjinalit. Shkalla e gabimit eshte e njejte tek te gjithe. Plus asaj, zoteri, libri nuk eshte bere per te ndenjur ne senduk por per te udhetuar."

Libri, shkurt, nuk eshte nje hajmali por nje pellumb lajmetar qe merr forma te panumerta, per te permendur ketu mitin e Proteut, meqe u be e modes tani te fusim nga nje legjende neper shkrime (Orfeu dhe Proteu, kusherinj te pare nga nena).

Pa kete pellumbin qe merr mijera forma, nje bengalez nuk do ta lexoje kurre Borgesin, dhe as nje bullgar Kawasakin... me falni, Kawabaten. Madje, sipas filozofit Peter Sloterdijk, kane qene keto gabime perkthimesh ato qe kane bere, ne nje pjese te madhe, qe ne te jemi sot çka jemi. Nje gabim perkthimi, nje hulli e re e hapur papritur, ne nje afatgjate, mund te jete po aq pjellor sa dhe nje perkthim i persosur.

Italianet, psh, pas 234 vjetesh, mund te zbulojne tek Kadareja, fale gabimeve te perkthimit nga frengjishtja, ca shenja te forta disidence, madje Kadare mund te zbulohet si babai i demokracise ne vendet e Lindjes. Evrithing ken hepën. Noubadi nuuz.

Mund te bie dakort qe te perkthehet ne shqip nje liber nga japonishtja duke kaluar permes nje gjuhe perendimore, por kjo per arsye praktike. Sepse sa eshte probabiliteti qe nje shqiptar te dije japonisht dhe te kete qelluar edhe amator letersie dhe te jete edhe perkthyes?

Jane shume me te vogla sesa qe nje italian te dije shqip, se pepinot jane gati 60 milion o Hurbi.

Jo, jo! Jo se nuk e kane perkthyer me saktesi, thjesht i ka humbur cdolloj freskie. Ngjan si ndonje galete pa shije...

Ideja e nje shtepie perkthimi, apo qofte dhe nje qoshke te vogel ku te mblidhen perkthyesit eshte jo vetem e nevojshme, por e domosdoshme ketu tek ne. Sa e sa here, jam gjendur ne veshtiresi e ne dileme jo vetem per perkthimin, por edhe ne kuptimin e nje teksti dhe, packa se Interneti apo shfletimi i librave te tjere te ndihmon shume, bashkebisedimi, rrahja e mendimeve, (qe ka dale ne mode te quhet "brainstorming&quotsmiley me njerez te tjere te fushes tende, dmth. ai komunikimi verbal dhe shkembimi i informacioneve per mua eshte i rendesishem, perndryshe gjithcka mbetet ne kuadrin e monologut me vetveten, gje qe me ndodh vazhdimisht. Dhe sidoqofte, ne vetvete njeriu mund te mendoje qe e ka bere mire, kur ne te vertete i ka dhene kuptim tjeter dickaje te caktuar.

Si perfundim, them se dy mendje jane me mire se nje mendje.

 

S'di ne te ka rene rasti ta shikosh librarine Shakespeare & Co! Sa me pelqen moj Ana!

Me keqardhje te madhe, por jo, Fin. Nuk dyshoj aspak ne shijen tende, por mua kjo ideja e shtepise se perkthimit me ka torturuar qe kur kam lexuar nje shkrim te M.Meksit ku tregonte pervojen e saj ne nje shtepi te tille perkthimi ne Spanje, me duket. Sinqerisht, pervecse ketu tek peshku, me Hurbinekun dhe tani me ty, nuk kam gjetur vend tjeter per te rrahur mendimet qetesisht e dashamiresisht per problemet e perkthimit.

p.s. Hurbi mbase ka shetitur atyre viseve. smiley

Une enderroj nje shtepi shkrimtaresh diku andej nga Voskopoja...

Kete vit kur isha ne Paris fjeta ne nje hotel te vogel mu aty ngjitur!!! Ah, Ah, Ah, Paris!

Nje koloni shkrimtaresh dhe perkthyesish sic i ka bota. S'duhet ndonje para e madhe po ta mendosh vetem pak iniciative...

Nuk eshte ndonje gje e veshtire kjo pune e shtepise se perkthimit. Ja psh, Ana H mund te na lironte nje dhome ne shtepia e saj, dhe aty vinim e rrinim ne perkthyesit pe jashte shtetit, keshtu edhe kurcenim ca leka per hotel, por edhe njiheshim me njeri-tjetrin.

OK, shaka eshte se fundja iu liroj une nje shtepi ne maje te malit, eh frymezim qe te vjen pastaj ! Nuk ka tekst ne dy kembe qe te rri perballe. Mua njehere, sa dal ne dritare, dhe shoh nje zog, perkthej ne çast nje poezi te Hugo. Kur shoh ndonje lule me leng pelin, perkthej nje Baudelaire, e kur shoh ndonje çupke te bukur, perkthej menjehere nje Maupassant. Lere pastaj kur shoh ca hardhi, si me vjen Bukowski si me vjen.

Mira, OK. Shkrimin e shkrove, tekstin e botove. Por a nuk eshte per ta pyetur Miren se pari, çfare ka ofruar ajo per perkthyesit ? Sepse, qe ta marr vesh une, ajo ben pjese ne ate grushtin e vogel te njerezve me grushta te medhenj, dhe me nofulla katrore.

A nuk eshte Mira Meksi pronare e nje reviste letrare ?

Si jane bashkepunimet e saj me perkthyesit ne kuadrin e revistes Mehr Licht ? A mos eshte si nje botues tjeter i nje reviste poetike qe me tha : "jo po ne s'paguajme gje, i duam badihava perkthimet" Mos more ! Se kam kohe te tepert une.

A nuk eshte Mira Meksi administratore e nje televizioni ?

Sa emisione letrare ka ne TV Alsat ?

Sa ka financuar ky TV per libra, botime, autore, perkthyes ?

Ja qe ca gjera duhen "shpluar", siç themi neve katunaret qe çoç kujtojme se kemi bere duke mesuar rrupaskup nje gjuhe te huaj.

Qashtu.

 

Po Hurbi drejt e ke! Duhen bere vete punet e s'duhen pritur te tjeret!

Ne Voskopoje eshte dhe nje si tip hoteli "Akademia" quhet... Dhe eshte nje mrekulli natyra, edhe mua me pelqen jashtezakonisht shume, sidomos tani ne vjeshte, qe te gjitha ngjyrat te shfaqen neper peme... sidomos ajo e kuqerremta... smiley

Ah, Fin, mos ta hapim me mire kete bisede, se behem melankolike dhe... per ta kthyer fleten krejt... Voskopoja eshte teper larg, e dashur. Ne s'po mblidhemi dot dy kokrra bashke ne Tirane, jo me gjer atje... smiley

Po qofte edhe diku andej nga Durresi. Pastaj prandaj quhen koloni, se ti vjen me valixhe dhe rri aty per nja dy jave per shembull...

Po ti harron qe ne duhet te bejme dhe nga nje pune tjeter,  qe s'ka lidhje fare me perkthimin, se ndryshe do flinim poshte ures me karton... Ato 2 jave te shkretat ku do t'i kalonim me pare... ndaj, them me mire ne TR.

Hurbi,

badiava s'ka, gjysmen e qerase, po deshe... smiley

Une sorte d'auberge espagnole, n'est-ce pas, Ashes ? smiley

O po ç'ti bej se s'jam tironc, pa te isha keshtu, do e kishit pare yve. E para e punes, te kisha qene tironc, do kisha bere miq ne facebook gjithe Shqiperine, brenda dhe jashte vendit. Dhe do t'iu nisja PM automatike çdo 4 ore, nga nje citat te vogel : "Lexoni, se do fitoni telebingon". "Me lexim, edhe burri ju do me shume" ; "Pa lexim, ska jete as ne qytete me shi", "Leximi - moda e fundit".

E keshtu me rradhe.

Pastaj do filloja te beja shoke tironca prej verteti. Drejtor pas drejtori, e o do kisha ngrene nje darke me kryeministrin, o ska. Kuptohet, me kamerat e Topit dhe Klanit perpara. E pastaj do me kishit pare ç'do t'i kisha thene kryeministrit. Kur ta gozhdoja ne vend e ta lija gojehapur ngaqe ska lexuar Li Klizion, siç thote nje maroken ketu ngjitur me mua. Eh mire o mire. Po nderkohe me duhet te ngrihem e te blej nje kile oriz, e t'i kepus nje pilaf per nje jave rresht.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).