Në Shqipëri krijohet Partia për Drejtësi dhe Unitet

Në Shqipëri, një deputet i koalicionit të majtë është tërhequr nga ky grupim për të shpallur krijimin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet.
 

Shpëtim Idrizi, deputet për herë të dytë në parlament, është pjesëtar i komunitetit çam dhe tha se bashkohej me deputetin tjetër, Muhedin Tahiri, edhe ky çam nga Partia për Drejtësi dhe Integrim, për të formuar partinë e re.

Në këtë mënyrë, koalicioni i opozitës në parlament zbriti në 65 deputetë.

Zoti Idrizi nuk e bëri të qartë nëse do të bashkohej me partitë në pushtet apo ato në opozitë, por la të kuptohej se do të bashkëpunonte me ato forca që do të përpiqeshin për zgjidhen e çështjes çame.

Popullsia çame në Shqipëri ka krijuar 4 vjet më parë një parti(PDI) për të mbrojtur programin që mbështet rikuperimin e pronave dhe pasurive që kanë mbetur në Greqi që nga koha e luftës së dytë botërore.

19 Komente

Kjo ka gjase te jete partia e vetme ne Shqiperi qe meriton kete emer.

Partia për Drejtësi dhe Unitet...

sepse ekskluzivitetin per perdorimin e sigles Law&Order ne Shqiperi e ka Spartak "BumBum" Ngjela me Partine per Ligj e Drejtesi

 keto jane parti false, eshte kollaj te krijosh parti pas zgjedhjeve, me arnime nga kostumet e te tjereve, me deputete qe su votuan nen ate sigel, por nga ana tjeter rama ate ka si qellim, copetimin dhe shkaterrimin e ish partise se punes

uroj ti jap me shume rendesi dhe vlere ceshtjes came, persa i perket emrit nuk rendesi edhe pse me duket si apendix politik i rradhes.me mire se ai kepucari qafederr i pare do jene besoj.

lol,

A thu duan nai llokem kta trimat eee ?

Me duket se sjane mbyll akoma tenderat per zv ministra e drejtora pranej smiley

T'hangsha zemren e Sale, se pushteti i ka duart plot smiley

Kam nji pershtypje qe Metes ska per ti pelqy fort kjo partia e re, demek e ceshtjes kombetare, pertej te majtes e te djathes ose me te dyja bashke ku te na bjere risku, me shef te madh vagabondin Shpetim smiley

 

 Kjo eshte pasoje e politikes driteshkurter te Edi Rames i cili ne vend qe te kandidoje deputete nga baza e partise qe te reflektojne interesat e zgjedhesve ben berrypicking te deputeteve nga lart dhe normal qe ka zgjedhur ca legena si Shpetim Idrizi, nje hajdut ordiner i tatimeve.

Po mire se nuk kuptoj; tani do te kemi 2 parti qe mbrojne interesat e cameve? Njera me 2 deputete PDU dhe tjetra me e vjeter po pa asnje deputet PDI? Pra 2 parti per te njejtin interes? please comment........

E drejta shkon ka i forti e me i shtet zgjebarak si puna e ktij te tonit,skan gja n'vi camt e shkret

 

Problemi eshte se komuniteti cam ska per ti zgjidh asnjehere problemet e tij i ndare ne dy parti.. dhe kjo ta mendosh qe eshte bere vetem per ca ndarje postesh eshte te vesh duart ne koke..fundja ne Shqiperi keshtu funksionojne gjerat... ligji i xhungles... ska as parime.. as moral.. asgje...

Te thane o i ziu Tahir! smiley

Te thane; Tahir! Lluku, lluku babashtar, te thane! Do te ta marre Saloi deputetin o i zi!  

Po ti donje ambasaduar ne Amerike! 

 

Si thote ajo kenga came "Salushja" ?

O Tahir t'u mbillte dera

Aman me driza e me ferra!

 

Ta mbylli xhanem Salushja!

Me driza ta mbylli!

Apo eshte Idrizi, jo driza?

Nuk eshte Rama driteshkurter, perkundrazi duke i dhene post deputeti edhe Idrizit edhe Harasanit, Rama u perpoq ti shkepuste nga dora e Nanos. Disa pedeiste do ta quanin Ramen largpames per kete veprim.

Mirepo c´e do! Dylberi nuk e harron lalen e pare.

Edhe Harasani edhe Idrizi jane pjellat politike te Nanos, sepse Nano i shperbleu ata me deputetllek ne 2005 kur njeri zbrazi arken e KESH-it, kurse tjetri arken e Tatimeve, ne menyre qe Nano te mund te luante ne kazinot e Las Vegasit.

Nuk eshte edhe cudi qe e gjitha te jete loje e Nanos, ne menyre qe pa i hyre gjemb ne kembe te shmange edhe Ilir Meten nga influenca e pushtetit ndaj Berishes. Pse te negocioje Nano edhe me Berishen edhe me Meten, duke qene se negocion vetem me Berishen dhe ja siguron shumicen Berishes edhe pa Meten?

Problemi tjeter eshte se si parashikohet ne ligjin e ri zgjedhor, kur deputet nuk mandatohen direkt nga populli, ergo nuk ka njeri ne bote qe tua heqe mandatin, vetem kur bejne krime te renda (po dhe ketu gjithcka eshte e diskutueshme, shih Mediun), por tani deputetet dalin nga lista e partise.

Kur del nga Partia, a nuk duhet te dorezosh edhe mandatin?

E njejta gje vlen edhe per deputetin e PDI. Sepse ai mavriu doli deputet si PDI dhe jo si Muhedin Tahiri.

Problemi tjeter eshte se si parashikohet ne ligjin e ri zgjedhor, kur deputet nuk mandatohen direkt nga populli, ergo nuk ka njeri ne bote qe tua heqe mandatin, vetem kur bejne krime te renda (po dhe ketu gjithcka eshte e diskutueshme, shih Mediun), por tani deputetet dalin nga lista e partise.

E, mire e ke ti, po kjo pyetja duhej bere me pergjigje ne kohen kur u be ligji i ri elektoral!

Kjo, dhe nja dy brima te tjera te ligjit qe Saliu i shfrytezoi si ma do diten e zgjedhjeve dhe atyre ne vazhdim!

Eshte fjala vjen gomarlleku me brire i te lenit evaziv te klauzoles qe lejon dy anetare te KQZ-se te ri-kontrolloje kutiat, ambiguitet qe u shfrytezua pastaj nga KQZ-ja dhe Kolegji.

Eshte gjithashtu edhe lenia jashte ligjit te menyres se ndertimit te grupeve parlamentare-LSI nuk formon dot grup me vehte, i jep borxh Saliu deputete! Kjo e deformon menyren se si funksionon parlamenti dhe e amplifikon mazhorancen e Saliut!

Ed palla, bashke me Kacin dhe me avukatet e vet fjeten gjume kur u be ligji, dhe Saliu ja hypi lopthi! Edi e kishte mendjen me ja shti LSI-se, me shume se sa te bente ligj te favorshem per demokracine ne Shqipni!

Tani te haje mut! Ta mori ate 93%-chin e vet dhe te shkoje te shkruje "Bukri, hiqi breket, Part 2", a ca quhet ajo goca ke "Quo Vadis Albania"!

 

P.S.

Nderkohe qe PS-ja ben ciu ciu, Parlamenti shqiptar ne menyre ilegale, ka rritur numrin e nenkryetareve te Parlamentit, nga dy ne tre! smiley

Nje i PD-se, nje i LSI-se dhe nje i PS-se!

Qe atij te Ps-se te mos i bjere rradha kurre me drejtu punimet, kur Xhozi te jete jashte shtetit! Kurre! As teorikisht!

Asnje fjale nuk kam degjuar deri tani kundra kesaj pocaqije ilegale, nga PS-ja!

 

Mrroklle, edhe as ke per te degjuar ndonje gje ma merr mendja. Ne Shqiperi me shume se te gjitha vlen shprehja:

"Ne ato maja rripa-rripa

njehere ia hipe,

njehere ia hipa"

Tani keta te PS po presin rradhen per t'ia hipur (se nuk ia hipin njeri-tjetrit or lum miku jo... merre me mend vete se kujt ia hipin)...

Nderkohe qe sot lexova nje thenie lapidar te ketij çamit (asgje kundra çameve) me parti te re, qe perkufizonte edhe moralin (pyetja ishte: a eshte e moralshme ikja nga partite mema kur jeni votuar...).

Theni fillonte me : Morali perkufizohet si... dhe vazhdonte me menyren e tij te perkufizimit te moralit (se medemek morali qenka nje koncept qe i sherbeka shoqerise, etj etj)...

Nejse, per nje gje me vjen mire te pakten, qe ka nje parti tani qe imiton/kunderpeshon grekun (kujto Veli Raden: topa blui me pulla kuqe)... te tjerat ... do rrojme e do shohim...

 

Ndarje interesante ...Meta ju bashkangjit Berishes...kurse Nard Ndoka dhe avokat Ngjela zhvillojne bisedime me Ramen ...!!! Po Idrizi nga do haje pertej partishmerise ...???

Numurat e opozites po bien nga 65 ne 64 dhe sic duket nese vazhdojne me kete shpejtesi do te shkojne tek 50 ne fund te mandatit.

Mazhoranca nga ana e saj shkoi ne 75 dhe nuk eshte cudi qe deri ne fund te mandatit te shkoje 80 apo 85 deputete.

Eshte e ndershme kjo qe bene Tahiri me Idrizin?Une per vete e kam denuar kete dukuri qe ne fillim.Por po te shikosh komentet e atyre qe po shajne Tahirin me Idrizin sot,ne kohen qe Berishes i iknin deputete, do te shohesh se ata i kane perkrahur keto pelivanlleqe atehere si te dobishme per demokracine pavaresisht se ishin te pamoralshme para zgjedhesve.

He po e provoni njehere se sa mire eshte, kur ju bejne naften deputetet??

Personalisht kam qene dhe jam kunder ketyre pelivanlleqeve,peveresisht se ne kete rast fiton partia qe une simpatizoj.Idrizi me Tahirin per mendimin tim jane po aq te pandershem sa Lesi,Xhuveli,Imami,Pollo,Ngjela apo dhe pelivane te tjere qe marrin votat si te PD apo PS dhe nderrojne krah sa e shikojne qe nuk marrin postet e enderruara.

Por sic e thashe socialistet e PPU i matin me dy standarte ndersa per mua jane te gjithe pelivane.

Pastaj nese Berisha fiton ne kete mesele bravo i qofte!

Tek e fundit nuk eshte ai qe po ju lutet ketyre pelivaneve, por jane ata qe pranojne te bejne rolin e prostitutes, sic e bene kete rol edhe me pare Pollo,Imami,Shehi,Xhaferri apo ndonje tjeter qe ne ate kohe u bene heronjte shpirterore te armates se socialisteve te PPU.

Ca flet mer ti Sala ju ka lut si qen rruge edhe Pollos edhe Imamit edhe Metes kur ja ka pasur nevojen keshtu qe mjaft na hape barkun.

Idrizi tregoji mungese karakteri pasi anashkaloi mandatin per te cilin elektorati e votoi dhe perfaqeson nje parti deputet i se ciles nuk do te ishte zgjedhur nese kandidonte si pretendent i asaj partie.

 Faji nuk eshte i Idrizit apo Tahirit! Faji eshte i joni, qe e kemi bere politiken si ekipe futbolli! Vetem ne Shqiperi njerzit jane tifoze pas partive politike! Ndoshta jam i ri, dhe cam, dhe mendoj ndryshe nga ju, por as Edi Rama, as Sali Berisha nuk e kan kujtuar nje here ceshtjen came. Ishte zoti Idrizi ai qe u cua ne parlament, dhe per here te pare e ngriti te gjithe parlamentin ne kemb per nje minute heshtje per gjenocidin qe u be kundrejt gjyshet tone.

 

Ne nje shtet si Shqiperia qe asnje nuk ju degjon si politikan, por nuk ishe me pozite, si ndryshe do te degjonit fjalet e Shpetim Idrizit? Po te mos ishte per kete levizje qe ai sapo beri, asnjeri prej jush nuk do fliste per ceshtjen came. Biles eshte turp, qe disa nga ju po flisni per poshtersi, apo munges karakteri te ketyre dy deputetve, ne vend se te flisni per ceshtjen came.

 

Cdo deputet zgjidhet nga komuniteti i tij, nga idet e tij, dhe nga premtimet e tij, DHE NUK DUHET TE ZGJIDHET NGA PARTIA QE AI I PERKET! Ju e urreni pse nuk ndodhet me ne partine tuaj, pa degjuar se cfar ka per te thene.

 

Ju lutem mos u beni tifoz!

Kjo eshte nje parti si shume te tjera ,qe po pretendon te fitoje pike me rrena te karakterit kombetare njesoj s partia tjeter PDI per mendimin tim kjo eshte nje e keqe e madhe.Kjo  tregon dhe njehere tjeter se ne nuk kemi institucione qe na sherbejne por parti.Ne fakt as keto nuk na sherbejne por te pakten vijne dhe na mbushin mendjen qe na sherbejne.Nese ne Shqiperi do kishte shtet qe mbron çeshtjen kombetare ne tersi nuk do ishte nevoja qe keta njerez te pa cip qe hidhen nga nje mal politik PS ne nje lugine Politike PDU me qellim  qe te shkoje ne malin politik PD te na dali n perpara.Çamet jane njesoj si shume Shqipatre qe nuk ju mbrohen as pronat as interesat e tjera po kjo nuk do thote , hajde te gjejme karakteristika te veçanta te grupeve shoqeroroe dhe krijojme parti  ne emer te tyre asnje e mire nuk vjen nga partite nese kta njerez nuk sherbejne me ndershmeri ne institucjone.Nese njerezit jane me interesa kaq te ngushta per  pushtet le te ikin prej PS dhe prej PD se nder ju bejne .Rama ka fajet e veta per listat e deputetve te PS por ikjet jane nje pergjegjesi perpar atyre njerezve qe kane votuar per ta.Nese ai nuk mban premtimin ndaj atyre qe e votuan per te tjera premitme dhe tjeter sigel as nje premtim  nuk do mbaje ndaj Çamve per te cilet me vjen keq por edhe me kete palaqo nuk kane fituar asnje gje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).