Ndahet nga jeta shkrimtari Dhimitër Xhuvani

Ndahet nga jeta shkrimari dhe skenaristi i njohur Dhimiter Xhuvani. Xhuvani u lind ne Pogradec ne vitin 1934 dhe eshte autor i mjaft romaneve dhe skenaresh filmash artistike per shume dekada. Veprat e tij kane lene gjurme ne kujtesen e lexuesve dhe artdashesve. Disa prej puneve me te spikatura te Dhimiter Xhuvanit jane romani "Tuneli", "E nesermja e nje gruaje", e filma si "Mengjese Lufte, "Rrugicat qe kerkonin diell" dhe "I dashur Armik". Dhimiter Xhuvani ishte 75 vjeç.

Disa nga veprat e Dhimiter Xhuvanit perfshijne:

Letersi:

E nesërmja e një gruaje
I mbyturi i Otrantos (1998)
Kambanat e fundit (1958)
Midis dy netëve (1962)
Tuneli (1966)
Përsëri në këmbë (1970)
Fan Smajli (1971)
Zgjimi i Nebi Surrelit (1976)
Do të jetojmë ndryshe (1979)
Vdekja e zotit Kaloti (1981)
Bota ime (1984)

Kinematografi:

I dashur armik (2004) (skenarist)
Funeral Business (1999) (skenarist)
Dashuria e fundit (1995) (skenarist)
Një ditë nga një jetë (1994) (skenarist)
Shpresa (1988) (skenarist)
Bardhë e zi (1986) (skenarist)
Kronikë e atyre netëve (1986) (TV) (skenarist)
Melodi e pandërprerë (1985) (skenarist)
Përtej mureve të gurta (1979) (skenarist)
Rrugicat që kërkonin diell (1975) (skenarist)
Brazdat (1973) (skenarist)
Mëngjese lufte (1971) (skenarist)
Montatorja (1970) (skenarist)

31 Komente

Oh sa keq po me vika... ngushellime familjes...

p.s

I dashur armik une  e di se e ka shkruar gjergji me dedikim per te atin

smiley njerezit e zgjuar po ikin, e nje brezi i ri budallenjsh po rritet..

un do te thosha te kunderten: iku nje perfaqsues i nje brezi budallenjsh qe besonin te virtyti dhe arti e po rritet nje brez jashtezakonisht i zgjuar qe beson vetem te egozimi dhe materializmi.........fatkeqsisht e shkuara i perket te gjitheve ndersa e ardhmja vetem disave............

Paska ikur babai i Din Hykes ? Paqja mbreterofte mbi te.

Por ama, Din Hyka ma pati sjelle ne maje te hundes me ate diskutimin e ores se letersise, heroi pozitiv, rrethanat ekonomiko-shoqerore, e terrci e verrci.

Komunistet nuk dorezohen, vertete. Perseri ne kembe.

Kurse "Vdekja e zotit Kaloti" eshte nje roman per gomere. Dhe e pranoj hapur se kur e kam lexuar kete roman, kam qene ne nje gjendje te mirefillte gomari. Cope mishi me dy sy. Pertypja gjithfare gjerash, mbeturinash, bollushtrash, ç'te me zinin syte. E reja kunder se vjetres, por e vjetra nuk duhet denuar, asaj i duhet zgjatur dora te kthehet ne rruge te mbare, plaku i qypit te florinjve duhet ta kuptoje se socializmi nuk ndertohet me koprace. E terrci e verrci, e Tanjoçka ime me ka tradhtuar. 

Hurbo,mos prit qe njerezit te vdesin,dhe pastaj tia numerosh sic di vetem ti,cke per tja numeruar ,numeroja sa jane gjalle.

Ngushellime familjes.

heroi pozitiv,

Ai ishte njeriu i ri. Duket qe ne tetevjecare ke lexuar vetem Din Pakun me Din Shumin. Mos harro jemi ne kohen kur Revolucioni i Madh kines kishte gjurme te forta dhe keshtu shkruhej atehere. Ke ben me faj ? Shokun Mao apo Lej Fenin ?

Sot mos e lexo me ideologjizmat por si  Jete Njerezore. Eshte personazh i bazuar ne historine e vertete te nje njeriu. Nje njeri me kembe druri qe kalonte cdo dite atje ku rrinim ne ne dhe qe nje motor invalidi  e modifikoi dhe e beri motor me dy rrota. Kaq i dha jeta dhe mos u habit shume nese Xhuvani te jete impresionu vertet nga jeta e atij robit. Mos do gijotine dhe per kete pikerisht sot ?

Personazhi real eshte : Nuredin Hoxha.

Shkurt ja fute kot fare.

 Koth, shkruhet Dinpaku dhe Dinshumi. smiley I paske harruar librat e feminise

Te fala

Sykaltra.

Cer nuk do jepja te gjeja nje kopje te tij sot . Edhe me ilustrime. smiley

Dinpaku qe pret degen e pemes ku rrinte .

Pak e mbaj mend me than te drejten. smiley

 Apo s'ka qene edhe i madh, si rregjister notash. Mua nuk eshte se me ka pelqyer shume, por me eshte ngulur ne mendje nga emrat e personazheve.

Ky Dinshumi i uritur

hengri hekurin e zhuritur

smiley

sa mllef qe ke o njeri

respekto vdekjen te pakten

Kam thene : "Paqja mbreterofte mbi te". Kaq mjafton, besoj.

Pastaj, sa per te tjerat, une nuk di qe ky vend eshte kthyer ne nje qender shpalljesh lindjesh, ditelindjesh, fejesash, martesash dhe vdekjesh.

Respektin e bera, dhe dola ne letersi. Nuk do te rri ketu te vajtoj me ligje si disa, une vazhdoj punen time, pune germash dhe fjalesh. Kush merzitet, te beje nje "zapping", dhe hop ! kercen vetvetiu tek ditelindja me petulla e Samiut, tek fejesa me lule e Manushaqes, dhe tek martesa me daulle e Bedriut.

Mirembetsh.

NGUSHELLIME familjes. Dikush deshiron qe te gjithe shkrimtaret te ishin disidente dmth te burgosur ose te pushkatuar. Po deshmine e kohes kush do te na i shkruante? Sepse ajo letersi e DH.XH e kualifikuar si letersi erealizmit socialist me kutin e sotem mbase nuk ka vlere por tek e fundit eshte nje deshmi per mendesine dhe raportet e njeriut me ATE kohe.

Pjesa tjeter sidomos skenaret e tij pas 90 sigurisht qe nuk mund ti besh karton. Po kujt ti thush. Nihilistet jane me fatkeqet ne bote":kerkojne te prodhojne te kaluaren nga e sotmja!

Problemi eshte ketu :

Mua me ka ngjare si Mato Gruda qe merrte hak per Zigurin, per hallen Esmane, e per femijet qe u percelluan ne shtepi. Po gjuaj me top per te gjitha genjeshtrat dhe gjepurat me te cilat ma kane mbushur koken njehere e nje kohe. Fatmiresisht kam pasur nje shendet te mire familjar sepse perndryshe do te kisha perfunduar ndonje kriminel apo vullnetar i Enverit.

Ja keshtu e pesonin naivet si puna ime qe jane çare duke lexuar luanin e tuneleve dhe din hyqmetat e asaj kohe. E nejse. S'kam pune me te vdekurin, kam pune me ate çka lene pas, vepren e tij. I vdekuri eshte i vdekur, nje njeri si gjithe te tjeret, dhe i duhet bere sherbimi i fundit ashtu si çdokujt. Pastaj, per ata qe lene vepra pas vetes, ne flasim mbi keto, pa e share aspak personin ne fjale. Nuk shava gje, besoj, pate gje ju ? Keshtu mos u ngrini kacipupthi ne mbrojtje te dikujt qe nuk po e sulmon askush.  

kur te vdesesh ti (qe e paq jeten e gjate) do mlidhen njerez kureshtare tek lajmeimi ne shtyllen lagjes e do pyesin kush qenka ky.

Ndersa Xhuvani me ate letersi"per gomere" e ka bere nje emer dhe te detyron dhe ty ta komentosh

Ngushllimet e mija Familjes

personazhi i dinit ishte nje personazh i vertete, por qe u vendos ne sherbim te realizmit socialist... me shume se ne veper, neper analizat qe i beheshin teksteve mesimore

edhe tani ne kapitalizem kam pare shume "dina" qe perpiqen ta jetojne jeten e tyre me dinjitet...mund t'i takosh ne cdo sistem...

 

edhe tani ne kapitalizem kam pare shume "dina" qe perpiqen ta jetojne jeten e tyre me dinjitet...mund t'i takosh ne cdo sistem...

YES! Dhe kjo gje eshte aq e vertete, sa qe harrohet.

http://www.channel4.com/film/media/images/Channel4/film/B/born_fourth_july_xl_01--film-A.jpg

U prefte ne paqe.

Hurbi, perderisa merremi me Xhuvanin, merremi me vepren e tij dhe ktu jam dakort me ty. Por mos ndoshta do ishte mire te pakten sot te benim analizat e vepres te dikujt tjetri, dhe vec Xhuvanit jo? Te pakten sot.

 

 Xhuvani ka qene nga Elbasani ne mos gaboj. Elbasani ka nxjerre nje dore te mire intelektualesh asokohe. Megjithese Dhimitri e ka pasur tradite familjare, djali i Aleksander Xhuvanit.

 

Dhimiter Xhuvani nuk ka te beje fare me Aleksander Xhuvanin.

Fare fare, edhe pse kane te njejtin mbiemer.

 

 Pse kam pasur idene qe eshte i biri? Mbase e ngaterroj me dike tjeter. A eshte ky i jati i Emil Xhuvanit. (S'di nese e njeh.)

Jo ky eshte i ati i Gjergj Xhuvanit, regjisorit.

 Faleminderit. Se qesh duke cu e-mail ngushellimi tjeter per tjeter.

prit kur te largohet nga kjo jete per ne tjetren jete edhe fahri balliu tani se edhe ai shkrimtar nga elbasani eshte

 Si skenarist, mendoj se ka qene i afte dhe i zoti.

Respekt per njeriun, vepren dhe emrin!

Dhimiter Xhuvani

1934 - 2009

Modeli i "Perseri ne kembe" eshte ai i letersise ruso-sovjetike ne fakt. Historia e nje piloti qe humbi kembet ne Luften e dyte, por qe "saje forces se idealit" arrin te ece me kembe te drunjta, e madje edhe te ngase nje model helikopteri (a diçka te ketille), ishte rrefyer me pare ne nje roman real-soc sovjetik, perkthyer ne shqip me titullin "Historia e njeriut te vertete".

Nje here me ka rene ne dore nje permbledhje me vjersha sovjetike, perkthyer nga poete shqiptare te kohes se miqesise URSS-Shqiperi, dhe Institutit Gorkij. Per habine time zbulova se disa nga krijimet e poeteve shqiptare te viteve '80 ishin thjesht kopje e tyre(ne kuptimin e plagjiatures direkte). Fundja kush mund te thosh ndonje gje. Librat nga rusishtja te asaj periudhe tashme ishin gjysme te ndaluara.

Mjaft nga vendet ish-socialiste (Rumani, Ceki, Poloni, ish-URSS...) kane patur edhe nen diktature nje letersi dinjitoze, per te mos folur pastaj per filmografine dhe artet vizive. Ndersa ne duhet te kenaqemi me disidencen e nendheshme te Kadarese dhe me "Lulekuqet mbi mure".

 

Nje here me ka rene ne dore nje permbledhje me vjersha sovjetike, perkthyer nga poete shqiptare te kohes se miqesise URSS-Shqiperi, dhe Institutit Gorkij. Per habine time zbulova se disa nga krijimet e poeteve shqiptare te viteve '80 ishin thjesht kopje e tyre(ne kuptimin e plagjiatures direkte)

A mund te sjellesh ndonje shembull konkret te ketij zbulimi ? Cilet jane autoret qe kane bere plagjiature dhe nga kush? Te falenderoj.

Jo. Per fat te keq (a te mire) kane kaluar rreth 25 vjet nga ai leximi i vjershave. Por ndoshta edhe fare e pamundur te gjendet libri ne fjale nuk duhet te jete. Titullohet pak a shume "Antologji e poezise se re sovjetike", kopertine portokalli. Ndoshta ne Biblioteke Kombetare kane mbetur kopje.

Pikesynimi i nderhyrjes sime sidoqofte s'ishte demaskimi i ndokujt, se lojera te tilla s'me interesojne. Vec me vjen keq qe e kam humbur nje pjese te femijerise dhe adoleshences me lexime te tilla letersie propagandistike. Dhe me vjen edhe me keq akoma qe letersia shqipe s'mundi te krijoje qofte edhe nje model te vetin origjinal propagandizmi. 

A Humbler, po te te pelqejne kjo puna e plagjiaturave, po te dergoj nje te vockel fare ne posten private. Eshte e pas '90 dhe ja ben muuuuu!

humbler-nick interesant

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).