Murtajë, o shokoooo!

Fillimisht, kur Penari me tha qe te futesha tek guidat per librin "Murtaja" te Kamyse, me pelqeu. Librin nuk e kisha lexuar dhe cfare me shume se nje schedule e perjavshme do te me shtynte ta lexoja. Se te them te drejten u bene kohe qe pothuaj nuk lexoj asgje te re. Nejse tjeter muhabet ky.

Pastaj, pasi e pranova oferten mendova, "po kohen ku do e gjesh ti 'llai. Mire me Peshkun qe po e humb ndonje ore ne dite, tani edhe me klube librash'.

Keshtu qe u ula dhe i thirra Nevojes. (Jo asaj, jo. Asaj tjetres.) Dhe Nevoja erdhi me nje ide te shndritshme. Te shkoja ne librari dhe te merrja librin ne dy variante; nje ne liber prej letre, per ta lexuar para se te flija dhe nje ne CD qe ta degjoja ne makine. Dhe keshtu bera.

E fillova te nesermen me CD. Ndersa ngisja makinen ne 401, degjoja "Murtajen" dhe ne te njejten kohe ua uroja te gjithe shofereve, qe nja pese kilometra me perpara, ngadalesonin shpejtesine per te pare nje aksident qe kishte ndodhur ne krahun tjeter te highway. 

Nderkohe, nga bokset e makines, dalengadale, nje ze i stervitur me shpaloste perpara syve nje qytet, pershkrimi i te cilit gjithnje e me shume me kujtonte disa rrethina industriale te Detroitit, nje concierge te superndergjegjshem e supersjellshem te nje condominiumi downtown me emrin Henry; por vetem se ngjarjet zhvilloheshin ngadale, shume ngadale. Shume fjale, shume pershkrime, shume zvarritje... Thua kaq shume na ka ndikuar kinemaja e Hollivudit, sa tani duam vetem action?! Mbase do e kisha nderruar te gjithe pershkrimin e qytetit prej Kamyse me nje foto satelitore te Google, e pastaj te kaloja tek dialogjet. E pastaj kush ka kaq interes te degjoje procesverbalin e nje mbledhjeje bashkie ku njerezit i bien muhabetit rrotull e rrotull, qe te mos i shkaktojne trauma njeri tjetrit. Ku eshte atittude i "Devil wears Prada"?


Reklamë


OK. Le t'i leme detajet. Po autori a nuk e ka bere pak a shume te qarte qe dicka e keqe duhet t'i ndodhe ketij qyteti idiot buze detit, kthyer me kurriz nga deti? Pastaj, a nuk e kupton lexuesi menjehere qe ne faqen e trete (mbase edhe faji i titullit), ate qe doktori dhe prefekti nuk e kuptojne as ne faqen e njezete. Qe ajo semundja eshte murtaje. Murtaje, o shokoooo! Dhe ma merr mendja se edhe pa i lexuar te gjitha pjeset, mund te ve bast qe ne fund do te kete shpetuar vetem ndonje cift dhe nje femije, si ne gjithe filmat e tipit "Armagedon' te Hollivudit.

Dhe te mendosh, qe ky eshte shkrimtari im i adhuruar, dhe qe librin e tij "I huaji" mund ta kem lexuar mbi 10 here, dhe cdo here qe e lexoj me pelqen edhe me shume. Pa e zene ne goje qe ka marre edhe cmimin Nobel. E meqe ra fjala, si eshte kjo puna e Nobelit? E merr se te gjithe librat e tu jane per Nobel, apo pasi e merr te gjithe librat quhen libra Nobel. Se neser mund ta marre edhe Kadareja, dhe te them te drejten nja dy libra qe ka shkruar tani se fundmi, nuk eshte se me pelqejne. Dhe nuk dua qe Nobeli qe mund te marre nje dite te ma prishe kete pershtypje.

Megjithate, kam edhe nje shprese te fundit. Nuk kam filluar akoma ta lexoj librin prej letre. Mbase magjia e germes se shtypur ne leter mund ta ndryshoje te gjithe leximin.

Gutenbergu godet serish! smiley

P.S. Shpresoj te mos dal si kollone e Peste ne syte e Penarit, se me duket se ideja e tij ishte qe ti ngjallnim Peshqve dashurine per librin.

34 Komente

qyqja, ty mirë që s'ta paska lexu komshia kur lidh këpucët nxitimthi nëpër shkallë...

sa kom qesh smiley

bukur.

5* per stilin, 10* per ato qe ke thone.

excellent.

E di si e ke formuluar titullin ? Si ajo "fjalia deshirore" ( asnjehere nuk e kam kuptuar pse mallkimet futen tek fjalite deshirore, gjuhetaret duhet t'i kategorizonin me vete, pasi mallkimet mua ma duken deshira ne fuqi te 10-te smiley ), pra si ajo shprehja : "ju rente murtaja o shoke jarebi " smiley

dmth ti PF per arsye paktike ke zgjedhur versionin audio

 

smiley

Po qe s'e kam provuar ndonjehere kete versionin e "degjimit" te librit me CD... s'e kam idene se si mund te jete, por kam pershtypjen qe per mua duhet te jete ca e veshtire, se dhe kur degjoj radion me fluturon mendja gjetke dhe s'perqendrohem dot. Vetem se kjo me kujtoi ate kohen kur ne radio jepej radiodramatizimi.

 S`ka si leximi i nje libri, ashtu sic e dikton dhe vete pjesa e pare e kesaj fjalie ne kuptimin me te drejtperdrejte. Aroma e librit, prekja fizike me duar, raporti i menjehershem qe krijohet, veshtrimi qe varavinget neper shkronja. 

Kjo puna e ndjekjes se nje libri me audio me duket se do shijohej me mire me syte te mbyllur, sepse jane magnete syte dhe kompllotisin me trurken dhe ta ngatarrojne storijen, e ndotin me mendime te allasojshme.

Madje dhe leximi ne kompjuter apo ato e-books qe kane dale se fundmi, s`me duket se i afrohet intimitetit te nje leximi "tradicional."

 S`ka si leximi i nje libri, ashtu sic e dikton dhe vete pjesa e pare e kesaj fjalie ne kuptimin me te drejtperdrejte. Aroma e librit, prekja fizike me duar, raporti i menjehershem qe krijohet, veshtrimi qe varavinget neper shkronja.

smiley

Lost, me pelqeu pershkrimi i ndjesise.  E-books, audio etc, s'e zevendesojne dot ate ndjesi. 

Pa lidhje, por nuk e di pse me shkoi ne mendje.  Ne US cdo 10 sekonda prodhohet nje pistolete, cdo 9 sekonda nje importohet.  Sikur cdo 10 sekonda te shitej nje liber, cdo 9 sekonda te prekej nje, sa ndryshe valle do ishin gjerat ... 

PF, mbaj mend nga feminia, nje liber te vjeter te ngrene nga koha - nje Zot e di c'e kish gerryer ne ate menyre; faqet e fillimit qene OK, me pas fillonte nje si erozion nga ana e djathte e fleteve qe perparonte ne brendesi me rritjen e numurit te faqeve. Fillimish shikoje qe "hahej" bordura, pastaj nje germe, dy... pastaj nje fjale, dy deri sa nga kapitujt e fundit mund te lexoje vetem nje fjale a dy per rresht. S'kam per ta harruar kurre ndjesine, eren e letres dhe perpjekjet per te marre me mend se si mbaronte historia nga ato pako fjale qe mund te lexoheshin nga fundi. S'kuptohej dot gje, natyrisht; por du me thon me ka ndihmu me vone per te kap nocionin e "mjaftueshmerise" ne statistike. Kot per muhabet, nje index statistikor i nje popullate quhet i "mjaftueshem" nqse mbi baze te tij (ose tyre) je ne gjendje te rindertosh nje popullate te ngjashme. Kur e degjova per here te pare si koncept, direkt e te ai libri me vajti mendja.

Une them se librin duhet ta kishte ngrene miu. Shyqyr qe nuk ka qene I murtajosur. Kurse mua gjithmone me mundonte pyetja se pse librat pa kopertine fillonin gjithmone tek faqja 17.
Sidoqofte, pyetja qe doja te shtroja une ishte se sa ka ndikuar CNN dhe Breaking News ne leximin dhe pritshmerine strukturale te nje libri qe marrim ne duar. Vecanerisht kur flasim per libra klasike ku autoret kane qef te "qellen" paksa ne pershkrime dhe meditime. Tip Hygoi psh. .os valle jemi me te temptuar qe te lexojme letersine e tipit Muller qe mori edhje Nobelin sivjet?

Ka punu shoqnija per ket dite, PF. Ti vetem hap gojen. Ja:

Babai sheh nga mamaja. Mamaja çohet të ndezë televizorin. Shtyp një buton. Shtyp dy butona. Nuk ndizet. Mamaja ulet, babai çohet. Shtyp një buton. I shtyp të gjitha butonat. Nuk ndizet. Babai ulëret: "çfarë i bëre televizorit?". Gjyshi shikon nga mamaja. Gjyshja shikon nga gjyshi. Gjyshi zgjat kokën prapa televizorit. Babai ndez një cigare. Mamaja shikon babain. Gjyshja shikon mamane. Ku është fëmija. I shkreti fëmijë thotë gjyshja. Fëmija nuk shihet, ka rënë nata. Mamaja çohet të ndezë dritën. Nuk ka. Dritat kanë ikur. U verbuam – thotë gjyshi. Familja e Swabianëve i drejtohet dhomës së gjumit. Gjyshja i shtron gjyshit në korridor. Poshtë derës së shkallëve fryn. Fëmija do të zgjohet i ftohur. Babai kollitet. Mamaja sheh babanë. Gjyshja sheh mamanë. Mbyllet dera e dhomës së gjumit. Kuzhina mbetet bosh. Stema në televizor bën "yyyyyyyyyyyyy" gjithë natën. Kjo nuk e shqetëson macen mbi televizor.

Redaktim nga Peshku: Vazhdimi

marre pa leje nga FH (c)

Ekzakt. (Vetem do te lutesha ta shkurtoje pak shembullin, dhe kusurin ta sillje me link) Kete desha te di. Sa po ndikon stili I mas madias tek leximi I librit.

smiley

nuk dija ca me heq, PF; we are in the nobelesque domain here smiley

PF, ka i gje ama. Qe mbase njerezit lexojne me pak libra (megjithese me statistika s'besoj se ka ndonje te vertete ne kete), por qe kerkesa per histori te gjata, fiction, mbetet e madhe. Dhe kjo shifet tek serialet e gjata te tipit Sopranos, Mad Men, Sex and the City, etj. Nje rob andej nga Slate shkruante nje dite se keto jane "megamovies" (artikulli). Me nje fjale, seriali televiz eshte bere romani i diteve tona.

Ne vend te parathenies,

"Mbase do e kisha nderruar te gjithe pershkrimin e qytetit prej Kamyse me nje foto satelitore te Google, e pastaj te kaloja tek dialogjet"  PF

 

Revolucionarizimi i aktit të leximit, eshte pjese e sipermarrjes gjigande per te revolucionuar teatrin e komunikimit. Duam s’duam ai zjarr eshte ndezur tashmë. >>

> >

Me tej, Sa me teper kohe (kohe ne sensin e cikleve historike) shkon, me teper shtresa kuptimore i mvishen tekstit original, por nje tekst i forte nuk brehet nga keto uFlla. Nje liber klasik thote dikush, eshte nje liber qe nuk mbaron se lexuari. Ndonese kuptimi original mbetet sekret i pak njerezve, libri nuk hidhet tej nga shume te tjere. Une per vete i kam dhene dum dynjase mbi vleren e nje libri me nje kriter te thjeshte: A eshte ky nje liber qe do te doja ta lexonte edhe femija im? Thjesht. Vetem atehere ndjehem i sigurte se ne filan liber ka ca gjera qe duhen trasheguar me larg se episodet shalësheshuese te jetes time. >>

Ashtu si vorbulla e lumit terheq ata qe jane ne lume, edhe gurguleja mediatike terheq ata qe i rrine prane. Kam vene re se bibliotekat jane akome vende strehimi per femijet, pleqte dhe grate shtatezana, te rinjve e te forteve iu duhet te dalen ne rruget informative e te ndeshen me kuçedrën. Herein lies the glory and the demise of our generation and of those to come. Mashtruesit dhe oratoret tate>lace>kanlace>tate>e zene udhekryqet, turmat ndezin qirinj per vdekje e ditelindje, librat dhe lexuesit martohen me shkuesi. Dashuria na bën te verber por jo aq sa xhelozia. Autorët e gjithçkaje na mbërthejnë këmbët, janë shpikësit e zarfit, posterit dhe thekëses së bukës. Si kokrra meli në oriz të paqëruar, klasikët na kujtojnë or(i)gjinen. Nuk dola nga tema, por e kam fjalën që këtij orizi, ia zhysin kokë me patjetër nën, optimalja, dy gisht më shumë se vetja ujë, që të na serviret si pilaf. Mos harro kripën dhe yndyrën. Na bëftë mirë…   >>

 >>

 

 

@ Em, shyqyr qe t'shkoi rruga mbarë. Shume i nderum me vizitën smiley

 

I nerumi jam une.

ps. koment i mrekullueshem! FLM!

Shvejku i zvendsum prej Al Bundit?

Doni i qete nga Little house in the prairie?

"Tre shoket" nga Friends ose "Tre vete ne nje varke" nga Seinfeld?

eerie music here... smiley

ah... zonja me kamele me "The Nanny" smiley

Pf mu vallahi me ka pelqy "La Peste" kur e kom lexu para shume vitesh (se Cerr jom vetem per babagjyshin Mrroklla) e nuk me osht duk fare si film happy-endist (ndonese nuk e maj men funin).

Po ajo puna e Nobelit qe thu tina o fort e drejte pavaresisht se Nobeli jipet per veprat ne pergjithesi dhe jo per nje veper. Edhe qe nje shkrimtar nder shume libra te tij te kete shkruar 2 a 3 te nje niveli me te ulet, quhet se askush nuk mund te jete perhere ne maje. (ja m'shif mu ti, pavaresisht se them gjithmone gjona me men, kaihere boj me hile ene i fus nji çike me pak men, hahahahaha) Halli fillo, kur hy m'loje idhullimi i robve qe pa qene fare te zotet te gjykojne, kone per borxh me t'qit syte po i shave qofte ene modelin e flokve te nje shkrimtari (ahengxhiu, aktori apo futbollisti) qe "ka thone gazeta" se o i zoti.

Kshu qe tina mos e qeth fare se nuk te ka pelqy "La peste" nderkohe qe maro per "L'etranger" qe gjithsesi o mo nolt.

 PF-je ty s'te pelqen Murtaja ngaqe e kuptove, apo ngaqe nuk e kuptove ?

Lizander, tani po lexoj pjesen e dyte. Nuk me duket se ka ndonje gje per te mos u kuptuar, po thjesht po me ngjan pak I merzitshem per shkak te ca meditimeve, a di une si quhen. Mbase une anoj me shume nga stili Hemingueian, po megjithate ngordh per ralizmin magjik. Mbase do kem nje ide me te qarte kur ta mbaroj librin.

 nen nje gjuhe te thjeshte, pa lajle e lule, kamyja eshte shume i thelle.

nje qytet normal me njerez normale, kamyja nepermjet murtajes E IZOLON nga bota (si enverizmi neve). menjehere edhe sjellja e njerezve fillon te ndryshoje. karakteret forcohen, psh nje qe donte te vriste veten sa qyteti ishte i lire, nuk e vret kur qyteti mbyllet. tmerri qe pak nga pak kapte te tjeret ketij fillon t'i jape kenaqesi. kur qyteti rihapet, ky çmenet.

boshti i librit vertitet tek Zoti, E Mira dhe e Keqja, Solidariteti dhe Revolta. 

librat e kamyse duhen lexuar disa here, me u kuptu.

Une e lexova murtajen  ne e-book ne vers. anglisht dhe me pelqeu sh sh fare. Kam lexuar edhe libra te tjere te tij ne shqip,, por asnjeri (as i huaji) nuk me kane perlqyer aq shume sa ky. kam pasur gjithmon idene qe Kamy shprehte ide interesante por nuk u kushtonte rendesi fjaleve  (ne kuptimin qe nuk eshte shkrimtari tipik poetik-po-ndonjehere-edhe-patetik),, tani mendoj akoma qe ai s'ka asnje shans te shkas ne patetizem, por ne te  njejten kohe arrin ta perdori gjuhen ne menyren me "poetike" te mundshme. i loved that!!! edhe perforcova idene qe perkthyesit tane pervec ndonje perjashtimi (po edhe ky ndonje i vdekur) jane koti fare,,,

ok,ti qe e ke lexuar ne anglisht,bo sevap dhe perkthehe i her per ata fakirat ne shqiperi,meqense nuk paska perkthyes ploti! 

  smiley

Po pra. Kshu thote ne Qazim Mulletja. "Ho se po nuk e kapito nashti e kapito ma von".

 Degjo Finisterre. Kur isha njehere ne Cikago ne 1997, hyra ne nje dyqan shume te shtrenjte, ku shiteshin Home Theatres qe shkonin deri ne 25.000 $. Kishte edhe ca CD me muzike klasike dhe ca me zera e zhurma nga natyra. Kur mes tyre pashe nje kuti me 4 CD qe thoshte "100 poezite me te bukura ne bote, recituar nga autoret" Vura kufjen dhe fillova ta degjoj. E para ishte "With Usura" e Ezres. Gje me te bukur nuk kisha degjuar ndonjehere. Pastaj i pashe cmimin 80$, dhe thashe ta mendoj edhe njehere. Tashi qe e mendova edhe njehere jam gati ta blej edhe per 160$ por nuk e gjeta me. 

Try isohunt e kurseji paret smiley

 Kjo ishte?

Do doja ta degjoja Usuren te recituar nga ndonje aktor klasi gjithashtu. Psh nga Laurence Olivier. Ose Peter O'Toole. Ose Sean Connery. Te gjithe ne mosha te avancume, sigurisht.

Eshte "striking" ngjashmeria e fjales "usura" me "ushunjza".

Dyfjaleshi "cut stone" eshte transcedental. Ne tingullim, ne gjithcka. Nuk ka qofte nje rast te vetem qe te kaloj anes kishave ndertuar me gure te latuar dhe te mos e kujtoj fillimin e Usures.

Kadri Roshi psh do e qante variantin shqip.

Ndoshta. Dhe emer tjeter nuk me vjen nder mend nga tanet.  Ah... po; por dhe ky  ka vdekur - ndoshta dhe Naim Frasheri po them.

C'me ka ndodhur njehere mua, s'i ka ndodhur kujt, po nejse, une me duket e terheq sherrin vete. Ja si ishte puna :

Sapo dola nga shtepia, dera ime e kurtit me nxjerr ne rruge te madhe, kur degjoj nje alamet muzike, Irini Qirjako duke kenduar ne Gjirokaster. Nje Peugeot, siç thoshte Lenka, ishte mu perballe meje, e ndalur sepse kishte trafik. Me kishte vajtur mendja keq per ca kenge Shqiperie, pa le te ishin ç'te ishin. Sa desha t'i therras atij qafeleshit qe gjendej brenda makines, trafiku u lirua pak dhe tipi i futi marshin. As 50 metra me tej, kemi nje semafor te mire, jo me pak se 2-3 minuta ndalim (jo po shkolla, jo po çerdhe, etj). Atehere vendosa ta ndjek makinen. Ia futa nje vrap, e vrap e vrap, dhe e arrita makinen, e para ne rradhe tek semafori. I afrohem dhe i them : patriot, dua te ma japesh kete diskun, vdes per Iriniun. Ky tipi kishte qelluar fort i holle ne pune mbaresash gjinore, dhe me thote : jo Iriniu, por Irinit. Mirepo edhe une kokederr, dhe iu pergjigja : Te pakten ta bejme Irinise. Jo, me thote ai, ti qenke nje malok kokederr, ti s'di shqip. Eh mire, e pranova qe s'di shqip, por ama CD do te ma japesh ti, dhe madje te paguaj sa te duash. Me thote : burrash ? Po, i them une, burrash. OK, me thote ai, hidhi ketu 120 euro ! Mua m'u duken shume, kuptohet. 120 euro ben nje karroce dyshe femijesh, dhe mendova se kur te bej binjake, s'do kisha para pastaj, dhe i thashe : O po ty te rente murtaja, s'kam aq para une !

Kur ky tipi kishte qelluar dhe lexues i mire, e me thote : e ke lexuar Murtajen ti ? Te kujt mo ? e pyes une, te Enverit ? Jo, jo, me thote, eshte i Alberit. Liber i bukur, me thote, ja dale pak sa te mbaj krahun dhe shkojme ulemi diku e te ta shpjegoj. OK, i thashe, ska problem.

Mbajti krahun miku, u ulem ne nje birrari, dhe ia nisi keshtu :

Murtaja eshte liber i math. Murtaja eshte vertete liber i math, me i mathi. Nuk kam lexuar liber me te math. Ore, e kupton ti, ç'do te thote liber i math ? Ja, psh, Murtaja eshte vertete liber i math.

Prita e prita t'i ftillonte prsonazhet, ai hiç. Kur papritur, per lumturine time, filloi me doktorin. Doktori, vazhdoi ai, eshte njeri i math. Ska me te math se ai ne kete liber. E ke parasysh njerezit e methenj ? Ja ashtu eshte ai, i math fare.

Mire, e ndala une. Do ma japesh ate Iriniun apo Irininen apo Irinisen, apo ç'te duash ti, do ma japesh diskun apo si e ke hallin ?

Kur ky miku, me thote keshtu : Irini eshte e mathe. Kengetare e mathe fare. Ska me te mathe se ajo ne Jug. O po edhe ne veri, ska me te mathe se ajo !

E pashe qe sharrova keq, dhe i thirra nje kamarieri te math : nje birre te mathe, ju lutem ! Se sot qenka nje dite e mathe fare !

Uffffffffffff...

 Eh, mer Hurb, ta qaj hallin. Sic e thua edhe vete ne fillim, eshte pune dreqi kur te ha nga prapa vend e pa vend.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).