Mungonte uji i ngrohtë për danezët, FIFA gjobit FSHF-në me 15 mijë euro

Federata Shqiptare e Futbollit eshte gjobitur me 15 mijë euro, per problemet me ndeshjen Danimarkë-Shqipëri më 9 shtator.

Sanksioni ka ardhur këto ditë në FSHF dhe është konfirmuar edhe nga burime zyrtare nga institucioni.

Në takimin mes Shqipërisë dhe Danimarkës, gjëja më skandaloze ishte mungesa e ujit të ngrohtë në dushet e stadiumit "Qemal Stafa", ç'ka bëri që futbollistët danezë të iknin pa u larë apo një pjesë të laheshin me ujë të ftohtë.

Një gjë e tillë u pohua edhe nga burime zyrtare në Federatë, ndërkohë që edhe kapiteni i ekipit përfaqësues Altin Lala deklaroi se nuk ishte hera e parë që në stadiumin kombëtar mungonte uji i ngrohtë dhe futbollistët detyroheshin të laheshin me ujë të ftohtë.

19 Komente

ksaj i thone me te bo per uj te ftofet.

JAZEK! smiley

 

varianti zyrtar "i dhanë një dush të ftohtë" Danimarkës smiley

po kto jon futbollista apo balerina. pastaj nxehtesia eshte relative me skandinivetetin e robit. pastaj ku humbi autenticiteti i sapllakes. smiley

po kto s't'lejn as 15 G's n'xhep me rregullu rubinetin.

hihihii.. smiley

qeke mire sot! une vazhdoj me koken nen uje... flluska ajri me polombar... myt ne pun me i llaf, floro.

cdo gje eshte e mundur, dhe cdo gje eshte e arritshme, e pranushme etj nese paraprihet nga nje fushate mend-mbushese ose sensibilizuse..Kjo shume mire mund te ish arrit duke projektu ca fragmente te zojes nga qyteti; ato pjeset kur arabelkat laheshin me ujin e ftoft te kanalit..

Topin per kryetar shteti ,dhe prap te denohesh nga FIFA?Kete une e quaj padrejtesi smiley

pu..pu..pu.. lan kokrrene nomit,stadium kombetar,hajde nigjoi keto te BE-se tani ,nuk i fusim ne evrope se na vijne pa lare.

Kete gjobe duhet ta paguaje nga rroga e tij drejtori i stadiumit Q. Stafa i cili di vetem me e ly me boje blu cdo mur qe sheh. Pa pike turpi te nesermen e ndeshjes deklaroj perpara kamerave se ka pasur uje te ngrohte, por disa lojtare danez meqe ishin te merzitur nga rezultati kishin genjyer! Por kete gje kishin thene edhe arbitrat ! Ky drejtor kujton se po i leve me ngjyre blu muret e stadiumit (se fushen e blerte nuk e bludon dot) je brenda standarteve te pranuar nerkombetare per nje ndeshje futbolli.  

 Ec mer se keto danezat jane te gjithe komunista. Rrezik e kane ditur qe qeveria eshte e djathte dhe e kane bere kastile. Mire e ka drejtori.

Me mire te ikesh pa u lare apo te lahesh me uje te ftohte? Hahahaha cfare dileme paskan pas keto danezet. Vetem ne kete kendveshtrim mund te ndjesh keqardhje.

 15 mije euro... kush e di sa bidona vajgur u blenin per dushat.?!

Keta danezet jane shume te piset.  Nuk duan te lahen dhe ja vene fajin ujit.  Mire qe nuk kerkuan edhe sapun.

Keshtu eshte kur, je i shtrenjte ne krunde dhe i lire ne miell.....

Me ato $15,000 do ti kishin bere dushet te florinjte dhe me ngrohje diellore madje..... Pika mu ne b......

Mos kane care tubin ata qe po bejne ndertimet ngjit me stadiumin

Megjithate nuk eshte shume per te qeshur, as per tu zgerdhire.

Sa kujtoni ju eshte jehona e ketij lajmi ne publikun danez dhe sa eshte jehona tek po ky publik i marrjes se cmimit "Princi i -what-the-fuck-is- Asturia" prej Ismail Kadarese?

Sa e njeh publiku danez Shqiperine nepermjet skuadres se saj te futbollit dhe sa e njeh publiku danez Ismail Kadarene si shkrimtar shqiptar?

Dhe prezantimi i skuadres shqiptare kundrejt danezeve ka qene gjithmone mizerabel. Kujtoni para disa vitesh qe skuadra shqiptare luajti kunder danezeve me fanellat e dyta daneze, sepse nuk kishte te sajat?

Kush zgerdhihet tani?

Po ty nuk te ka bo vaki ndonjehere me vesh pallton apo kanotjeren e mikut se valixhet nuk erdhen ne kohe bashke me ty? Apo duhet ti kishin hyp aeroplanit me veshjet sportive te kombetares?

Jo mer babush, valixhet kishin ardh bashke me turistet, por ata kishin marre me vete vetem fanellat e kuqe. Ato te bardhat i kishin lon n´shpi. Fati i keq e do qe edhe danezi e ka fanellen e pare te kuqe dhe si vend prites qe ishte sipas rregullave te FIFA-s luante me fanellen e pare. Po keta tanet me cfare te luanin, se vetem te kuqet kishin marre me vete. Edhe nuk ka qene aksident, por mungese papergjegjshmerie, fundja kush mendon per kshu gjonash t´vogla. Boni kader danezi dhe u dha fanellat e bardha te vetat, se perndryshe shqiptaret as kishin per te hy ne fushe. A m´kuptove?

Edhe kta tanet ua shperblejne me dush te ftoht.

Danezet nuk dine ca do te thote "kalitje". Duhet te marrin shembull nga albot qe jane rrace e forte smiley

Obobo... e morët vesh lajmin e fundit? Pasi u morëm brekët që skishim tonat nga skuadra kombëtare, u bëmë dhe dush të ftohtë, së fundi fare u kemi vjedh dhe ambasadën. ahahahaaha!!! Danezët e shkretë ça po heqin nga shqipot.

Grabiten 2 ambasada, mbyllin selite ne Tiranë

 

Bandat e hajdutëve shkaktojnë incident diplomatik në Tiranë. Si pasojë e plaçkitjes, ambasada daneze mbyll zyrën në Tiranë pa një afat të përcaktuar, ndërsa mbyllet automatikisht edhe ambasada suedeze, pasi kjo e fundit prej vitesh funksionon brenda përfaqësisë diplomatike daneze në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga ambasada suedeze, zyra e të cilës ndodhet pikërisht në ambasadën daneze. “Për shkak të një grabitjeje që ka ndodhur brenda ambasadës daneze në Tiranë, duam t’ju informojmë që ambasada daneze do të jetë e mbyllur deri në një njoftim tjetër”, - thuhet në një deklaratë që mban titullin: “Informacion i Rëndësishëm” dhe i bërë publik nga zyra e ambasadës suedeze në Tiranë. E ndërsa për hetimin e rastit janë ngarkuar oficerët e Antiterrorit e SHISH-it, burime të Gazetës pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, konfirmuan lajmin duke u shprehur se dëmi diplomatik ka qenë më i rëndë se ai material, pasi sipas tyre në zyra është vjedhur vetëm një kompjuter. Burime të besueshme të Gazetës bëjnë të ditur se krahas kompjuterëve që janë vjedhur në zyra, hajdutët kanë shqyer dhe vjedhur edhe kamera dhe plazma që kanë gjetur. Ngjarja, ndonëse e konsideruar si ordinere, ka vënë në dyshim sigurinë e përfaqësive diplomatike në Tiranës. Policia e kryeqytetit ka rritur masat në ruajtjen e përfaqësive të huaja diplomatike, duke shtuar shërbimet.

Ngjarja
Ngjarja është konstatuar mëngjesin e djeshëm, kur punonjësit e ambasadës daneze kanë shkuar në punë, në zyrat që ndodhen në apartamentin numër 4 të katit të katërt të pallatit numër 1, në rrugën ‘Nikolla Tupe’, në zonën e Bllokut në Tiranë. Këta të fundit kanë sinjalizuar policinë dhe në vendin e ngjarjes, veç oficerëve të Komisariatit numër 2 kanë shkuar edhe oficerë të lartë te Hetimit të Krimit në policinë e kryeqytetit. Hetimet mësohet se janë duke u kryer nga skuadra e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e zbulimit të vjedhjeve. Ekspertë të kriminalistikës kanë qëndruar për orë të tëra në zyra për të fiksuar gjurmë të mundshme të autorëve, por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme policia nuk kishte identifikuar apo shoqëruar asnjë të dyshuar konkret.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=67775

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).