Mjaft doktoruam, le të mësojmë pak

Kuptohet, shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nguten të shërojnë plagën më të madhe që ua la dekadat e socializmit: mosmundësin të arsimohen. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga më e rëndë në trupin e shqiptarëve të Maqedonisë e marrë gjatë dekadave të socializmit nga mospasja mundësi të arsimohen në gjuhën amtare, nuk shërohet ashtu siç vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim të ngutshëm.

 


 

Njeriu i paarsimuar sheh qartë dhe njeh vetëm vetvete dhe gjerat rreth tij, gjysmë i arsimuari nuk e sheh vetëm atë që shikon por edhe hijet që i duken se ecin pranë tij, ndërsa i arsimuari i mirëfilltë nuk e lodh shikimin me gjërat që ka pranë vetes, por donë t’i sheh largësitë, jeton me bindjen se gjithmonë do mbetet vetëm një nxënës që duhet të mësojë. Por, mes këtyre tri kategorive, ekziston edhe një grup tjetër i të arsimuarve, një lloj i ri i tyre që e pollën dy dekadat e demokracisë, e numri i të cilëve u rritë në përmasa të turpshme mes shqiptarëve të Maqedonisë: shkencëtarët me tituj doktorësh e magjistrash e që këto tituj i morën duke mbrojtur temat shkencore në vendkalimin kufitar të Qafë - Thanës. Aty ku "mentorët" nga përtej kufirit ua sillnin diplomat, e kandidatët e tyre ua dorëzonin punimet shkencore të shkruar në bardhësitë e dhjetëra monedhave evropiane me ngjyrë të kuqe. Dhe kështu, shqiptarët e Maqedonisë sot kanë aq shkencëtarë sa do mjaftonin për t’u kompletuar me kuadër arsimorë e shkencorë të gjitha institucionet shkencore e universitare të Ballkanit Perëndimorë. Pra, të gjithë universitetet e kësaj pjese të Ballkanit që u ngjajnë vetëshërbimeve ku mund të blesh atë diplomë që ta lejon xhepi. E me çka u krijua bindja se arsimimi nuk ka të bëjë me atë që ke në kokë dhe në bërthamën njerëzore, por me atë që ke në xhep dhe me thellësinë e tij.

Kuptohet, shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nguten të shërojnë plagën më të madhe që ua la dekadat e socializmit: mosmundësin të arsimohen. Pastaj shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nxitojnë të ngjiten në shkallën e arsimimit të bashkëkombësve të tyre në Shqipëri e Kosovë dhe duan të mos mbeten pjesa më e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga më e rëndë në trupin e shqiptarëve të Maqedonisë e marrë gjatë dekadave të socializmit nga mospasja mundësi të arsimohen në gjuhën amtare, nuk shërohet ashtu siç vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim të ngutshëm.

Shqiptarët e Maqedonisë sot kanë në çdo lagje nga dy-tre doktorë shkencash dhe nga dhjetëra magjistra, kështu që mbase ka ardhur koha që të fillojnë të mësojnë, ka ardhur koha që disa nga këta shkencëtarë t’u kthehen librave të shkollës së mesme sa të mos duket aq qartë se janë prodhim i "katedrave" të shitblerjes së diplomave në Qafë të Thanës, Bllacë e Deve-Bair. Shqiptarët e këtushëm duhet ta kuptojnë se një inflacion i tillë i diplomave, për ata mund të ketë po të njëjtat pasoja si edhe mosarsimimi. Posaçërisht kur këta shkencëtarë bëhen ligjërues nëpër universitetet e këtushme, apo drejtues të institucioneve të pakta kulturore e shkencore. Sepse kur të arsimon analfabeti, dëmi është po aq shkatërrues sa edhe kur ta ndalojnë arsimimin. Andaj nëse deri dje ishte e domosdoshme një shfryrje e atyre që kanë pasur ambicie, por nuk u është dhënë mundësia ato t’i realizojnë me kohë, sot ka ardhur dita që ambiciet për tituj shkencorë të jenë në proporcion me atë që ke në kokë.

Se arsimimi i gjeneratave të reja të shqiptarëve të Maqedonisë sot është lënë edhe në duart e atyre që kanë doktoruar, por ende nuk kanë filluar të mësojnë, është diçka që e dinë të gjithë shqiptarët e këtushëm. Këtë e dinë edhe partitë e këtushme shqiptare, të cilat këtë brumë "shkencorë" e përdorin për t’i vënë nënë kontroll institucionet e këtushme arsimore në gjuhën shqipe. Atë që nuk e dinë as shqiptarët e këtushëm e as partitë e tyre, e që duhet thënë hapur, është vërteta se me këtë brumë mund të ngjeshësh vetëm të diplomuar të paditur. Një arsimim pa standarde vlerësuese, solli edhe deri te ajo, për shembull, që në Universitetin Shtetëror të Tetovës të ndërrohen ligjëruesit sezonalisht dhe varësisht nga partia shqiptare në pushtet. Apo në këtë universitet të kesh "komisarë partiak" që mbajnë "rendë" në punësimin e profesorëve, duke u dhënë përparësi atyre si vetvetja, atyre që marrin pagë mujore, por kurrë nuk dalin përpara studentëve, të vetëdijshëm se do përballen me studentët që dinë më shumë se profesorët e tyre.

Më në fund, sikur shqiptarët e Maqedonisë të kishin aq doktorë shkencash, aq magjistra dhe aq të diplomuar nëpër universitetet e kryeqendrave fqinje sa është numri i tyre, atëherë atyre nuk do u ndodhte kjo që është duke u ndodhur: që Gruevski t’i kullotë sikur bagëti pa bari. Pra, sikur shqiptarët të kishin aq shkencëtarë sa janë në numër, ata prej moti do ta merrnin në duar të veta edhe universitetin "Shën Cirili e Metodi" në Shkup, e jo më ato dy në Tetovës që janë bë thuajse pronë e partive politike shqiptare. Pra, sikur numri i atyre që mbajnë tituj të lart shkencorë të ishte proporcional me diturinë e tyre, shqiptarët e këtushëm qëmoti do dilnin nga gënjeshtra politike se barazia qytetare arrihet vetëm me pesë ministra në qeveri, do e kuptonin se problemi i tyre nuk është gjithaq ai se çka për ta shkruajnë akademikët shoven maqedonas, por pse ende mbetën popull "joinstitucional". Dhe ata shkencëtarë dhe elita të arsimuara do dilnin e do u thoshin partive politike: mjaftë më me këtë luftë ndërpartiake për të ardhur në pushtet që t'ia lehtësoni Gruevskit sundimin mbi ne! Do dilnin pra me ndonjë platformë të qartë politike ku do sqaronin se mbase ka ardhur koha të riaktuelizohet ideja e dikurshme e Ali Ahmetit që shqiptarët e këtushëm të kenë një këshillë koordinues që do jetë korrigjues i destruktivitetit partiak dhe do u prijë proceseve që do e çojnë përpara shoqërinë shqiptare në Maqedoni.

Nuk ka dyshim se shqiptarët e Maqedonisë mirë bëjnë që i përkushtohen shkollimit, që bëjnë çmos të kompensojnë të humburën. Por në ndërkohë, duhet ta kuptojnë se e humbura nuk kompensohet nëse nuk ke arsimim të shëndosh. Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për fakultete në çdo lagje të tyre, që të shërojnë varrën nga e kaluara socialiste, por jo institucione arsimore ku partitë i punësojnë të paaftit e tyre, jo institucione ku kryesuesit e partive i kontrollojnë universitetet nëpërmjet "komisarëve partiak". Sepse nëse vazhdon ky proces, shqiptarët e Maqedonisë do bëhen populli i vetëm që do ketë më shumë doktorë shkencash e magjistra se sa të arsimuar me shkollim të mesëm. Çka do shkojë në favor të autorit të këtij teksti.

Burimi: kmehmeti.com

24 Komente

 Sindromi i "dok-prof" ka vite qe ka prekur dhe Shqiperine, ku sheh me tonelata tituj te tille, sa çdo njeri me mend do te pyeste; Po pse vuan ky popull, ky vend. 

Shqiptarët e Maqedonisë sot kanë në çdo lagje nga dy-tre doktorë shkencash dhe nga dhjetëra magjistra

domethon, c'pyt per lagjen X amon, lagje e humbur, as 20 pr. doc. me shkelma e jalla, s' i bo dot.

 

Nejse, po kjo puna titujve dhe gradave shkencore (two different things!) esht shum intriguese - po aq sa dhe gradat e ushtrise. Nuk kam marre vesh kurre ate punen e titullit "akademik". Si eshte puna e akademikut, eshte titull apo grade, jepet apo mbrohet me naj disertacion?

Edhe une kam pyetur nja dy here per kete titullin "akademik" po nuk me ktheu njeri pergjigje.  E lashe se thashe duhet jem une shume prapa dhe "I am making a fool of myself".

Ja orientohu : Ismail Kadare eshte anetar i rregull i Asamblese se Akademise se Shkencave dhe quhet akademik. Fusha ku operon eshte letersia.

As ndonje punim shkencor , as ndonje shkence nuk ka bere, por ka shkruar vetem romane, poezi, novela, ese, tregime, poema, triptike. Kam harru ndonje gje ?

Rexhep Qosja psh eshte anetar nderi i Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe quhet akademik.

Keta ne kete linkun me poshte jane emra qe nukjetojne por qe vazhdojne e quhen akademike sepse kane kontribut te vecante me vepren e tyre, pavaresisht qe vendet e gazetave i zejne sherret me njeri tjetrin te atyre emrave te gjalle e qe jane po akademike.

Ja klik ketu .

Pastaj futu dhe rremo se perse behet nje njeri akademik dhe do kuptosh qe kush dhe pse quhet i tille ne kushtet e Shqiperise.

Po aty thuhet qe nese ke kontribut te vecante ne fushen humanitare* , artit dhe te shkences.

* Kete nuk ma do mendja se do e ngatarrosh me veprimtari bamiresie si edhe mund te ndodhe shpesh. Bile edhe nese ke kontribut ne fushen e teologjise mund te quhesh akademik, por me kush qe te kesh 200 vjet qe te kesh vdekur smiley

Ja mire mbec dhe te falenderoj paraprakisht per faleminderin qe do me dergosh ! smiley

Thua te dije gje Bedrija dhe e mban sekret?

Ani, po dhe universitetet shqiptare ne maqedoni me profesore nga shqiperia jane mbajtur dhe mbahen akoma. Keshtu qe eshte e vetekuptueshme ca cilesie kane.   Me vjen keq qe te percaktohet rruga e tyre ne arsim , duke ndjekur shembullin shqiptar.

Mos hyfsha ne gjynah, por popullsia shqiptare ne ish republiken jugosllave, sme duket shume arsim-dashese, pavaresisht nga rrethanat ne te cilat kane jetuar. Sido te jete, nje pjese e mire e tyre, kane patur akses ne burime informacioni , por dhe shkolla te ish jugosllavise qe jane vite drite larg me shkollat e shqiperise se djeshme dhe te sotme, dhe qe jane arsyeja pse ne shume fusha, sidomos ne shkenca te aplikuara, serbe e maqedonas na hane neve me dy kafshata. Nga cma kane pohuar me gojen e vet por kokeulur, njerez nga trojet ish jugosllave, (qe ta dini qe ushqejne urrejtje te mirefillte per serbet) : "ndersa ne vitet '80 kalamajte serbe kishin kompiutera neper shtepija,nuk eshte se dhe ne nuk i kishim, por ndersa ata i perdornin per te mesuar , neve luanim computer games me lufta"   

E kam llafin qe nuk eshte thjesht ceshtje gradash akademike, sesa nje ceshtje e arsimit dhe edukimit te popullsise shqiptare atje.  Populli nuk eshte bageti vetem sepse vleresimi ne universitete eshte fiktiv. Gdhendja e njeriut, qe te mos ngelet bageti, eshte proces i gjate, qe nis qy ne kopesht smiley dhe nuk eshte detyre  vetem e arsimimit smiley   

Mehmeti ka te drejte ne artikull, por nuk mjafton.

Une menoj se nji popull po zgjidhi mire punen e arsimit, e ka gjet driten smiley

Ne jemi qindra vjet ne pus smiley

 

Nuk e di sa ke te besh me jugo ti (perfshire dhe serbiane), por personalisht kam pasur te bej dhe kam akoma relativisht konsiderueshem dhe mund te them se kane nje formim mesatarisht medioker. Nuk jane as per t'u qare hallin, por as per t'u admiruar. Si ne me i fjal. Tani ti dilke e thoke se shkollat dhe formimi i tyre na can n'mes neve!?

Ne jemi qindra vjet ne pus Wink

 

Po jo a derebardhe, mos u bej kaq pesimiste.

e me mire,

do jete faji i shiut te baltosur qe na myti smiley

Bedrije nuk di cfare te them per pune te arsimit tone.  Ka shume studente qe vijne nga Shqiperia dhe dalin shume mire ketu.  Ky duhet te jete njefare treguesi per arsimin ne Shqiperi. Sa per ato titujt shkencore duhet pranuar qe jane bere fare qesharke dhe pa asnje vlere.

Ka shume studente qe vijne nga Shqiperia dhe dalin shume mire ketu.

YES!!!!

po sepse eshte pare si mundesi mbijetese nga nje pjese e shtreses se mesme o Ani.  Por duhet vleresuar ne raport me gjithe popullsine, ne ditet e sotme.

me nivelin e analfabetizmit, me aksesin qe kane kalamajt neper shkolla, me nivelin e te shkruarit e te lexuarit. Me formimin e pergjithshem qe marrin njerezia. le me ti hyjme pastaj nivelit te shkencave te caktuara, ku jemi zero fare apo cilesise ne universitete. Atje eshte vetem maja e ajsbergut.

Sa e barazvlefshme eshte shkolla me dijen, kjo eshte ceshtja ne shqiperi per mendimin tim.

Une mendoj se eshte mizerje. Do zoti e paca gabim, se po ngjaj si Ledi Shamku smiley

Ose me keq akoma , si Maks Velo smiley

sh i bukur teksti, kot e shani. ky esht i vetmi analist i vertet ne fyrom

Akoma me keq, si Andrea Stefani.

Ka shume studente qe vijne nga Shqiperia dhe dalin shume mire ketu.

Kjo puna e studenteve shqiptare qe shkojne jashte dhe ndrisin, eshte bere legjende edhe ne Shqiperi dhe i mban ngrohte ata atje (si bicimi i leshit per dimer). Te gjithe harrojne qe ka nje "selection bias", qe ne gjuhen e ketejshme mund edhe te perkufizohet si "brain drain". Ata qe kane dy pare mend (dhe leke apo mend per te siguruar nje burse) vene majat nga thembrat dhe marrin ndonje dije te sakte ne perendim. Te tjeret "poshte 6-tes", ose qe nuk kane mundesi, ngelen te fitojne diturite ne "hanet tona shteterore" apo ne Universitete te tipit Henri Cili me shoke....

Per mendimin tim problemi me i madh eshte sa e barazvlefshme eshte dija me suksesin. Me nje diplome (qofte edhe nga universiteti UFO) mund te jesh shume i suksesshem me kusht qe ta kesh babin deputet. Sapo shkelin ketu shqiptaret e kuptojne se dija konvertohet ne para dhe prandaj ja vlen te edukohesh. 

e mer Bedrije ...si thoshte gjyshja ime( pak nostalgji) ...po mizave kush u mesoi si behet sexi ..? dhe per me keq akoma nuk kane asnje titull akademik !

Ke ndonje gje kunder ? smiley

Une mendoj se sistemi Izraelit te cilin pak ashume imituam ( zbori dhe stazhi pas studimeve universitare&nbspsmiley ne proceset mesimore pas viteve 68 ...ishte nga me te pershtatshmit per nje vend si i Yni ( perfshi dhe komunitetin shqiptar teMaqedonise ) me mundesi te kufizuara ne shume drejtime. Pati nje te mete qe vazhdon dhe sot ne perzgjedhjen e Kuadrit ....askush nuk paraqitet me Projekte ose Teori te Aplikuara.... por vetem me diploma dhe mbi te gjitha "Tesera Partie " ose "Rrofte Berisha - Poshte Nano "...te pakten ne Shqiperi nje vend ku komuniteti shqiptar i DITUR eshte shndruar ne vegel qorre te Politikes sharlatane pa perspektive e te dites.!

Doket e Profet nuk jane per aplikime , jane si rruge te asfaltuara ose shtigje per te ecur me qarte per ate qe i vlereson . Ndersa titujt qe thote z. Kim ...me kujtojne gjithmone shprehjen e gjyshes ...

Kush ua mesoi mizave sexin ???? 

Prurjes noten 5 ne se nuk dota kompensonte me thenie politike si "socializmi" e dengla te ketij lloi ne se ben fjale per SOT!!!!!....ja nje dy.

eshte tjeterkush eksperte e mizave qe bojne seks ne peshk smiley

me bedrijen cpate ?  smiley

@Koth: Isha duke vdekur injorante dhe nuk e dija.  Tani meqe rra llafi ai akademiku qe shkroi historine e Shqiperise (kete te fundit me te lavdishmin Sali) cfare kontributi ka dhene? Ma bej edhe kete nder, mos perto.

@Ani, cfaredo me zhbiru.  E ke te qarte. Perderisa akademia eshte institucion qe mbeshtetet dhe financohet nga shteti, pra varet nga qeveria, (pra varet nga partia), ka te beje me emerim, jo me emertim.

Neqoftese ajo (akademia) do te ishte nje institucion konsultativ, i njerezve te ditur te cilet do te kishin nje karriere te pasur ne shkenca, ne botime, ne cmime dhe onirificenca te pavarura por edhe te pa kontestuara, ne perpjekjet e gjata te tyre per humanizmin dhe prosperimin social, do te kishte nje vlere.

Trashegimia e keqe e nje ndertimi akademie prej diktatures, ku perqindja me e madhe ishin ata te gjuhesise dhe historise, (pasi ata te shkencave ekzakte ishin nje karagjozllek shkencor ne krahasim me shkencen ne zhvillimin boteror), kishte formen me shume e "nje pleqerie qe nuk duhej tu diskutohej llafi pasi kishin vene vulen", ndersa ne te vertete edhe ata ishin njefarsoj elementi propagandistik ne funksion te pushtetit te diktatorit.

Kjo trashegimi e keqe ka akoma edhe sot hijen e saj, pasi akoma pushteti qe e mbeshtet(jo shoqeria), kerkon ta perdori per inetersa, jo aq direkte si dikur por kur i vjen rasti asaj i duhet t`i kerkoje shperblimin per pagesen qe i ben.

Akademia = Klubi i Akademikeve ≈ Klubi i Gjuetareve ≈ Shtepia e Oficereve

E mer Ani ...dukesh qe je familje Ushtaraku smiley

Per te ta heq merakun , mjaft te dish se e GJITH Inteligjenca BOTERORE deri vone mblidhej e perfaqesohej ne " KLUBIN E XHENJEREVE " nga i cili me vone rodhi dhe emri inxhinier . Nuk ka KOMB Budalla qe me te mecurit e me te diturit ti lere jashte Shpive te Oficereve . Perjashtuar analisteve dhe/ose kalamojve te ushtarakeve qe u vjen turp qe nuk ishin lindur si te bijte e Ahmetit  . Patjeter mbret i arnautistanit dhe shtetare  te  salistanit smiley. Mrgjithse Zogolli nuk lajthiti nga kjo ide ! Osman Gazepin e kishte te PARE!

" src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/shh.gif" /> Jo, jam familje veterineresh.

Kim Mehmeti thotë:

 1. të shërojnë plagën më të madhe që ua la dekadat e socializmit: mosmundësin të arsimohen

2.plaga më e rëndë në trupin e shqiptarëve të Maqedonisë e marrë gjatë dekadave të socializmit

..................................................

E shihni sa mjeshtërisht duhet mbrojtur armikun?

Që në fillim të shkrimit,Kim Mehmeti mundohet t'a "amortizoi" shkakun NUMËR NJË të analfabetizmit shqiptar në ish-Jugosllavi- shovinizmin sllav,i cili në mënyrat më anticivilizuese ka penguar arsimimin e shqiptarëve! Mehmeti(për shkaqe krejtësisht të pakuptueshme për mua),mosarsimimin e shiptarëve në Maqedoni i'a dedikon krejt padrejtësisht,sistemit socialist dhe e ç'fajson krimin sllav që është bërë ndaj arsimit shqip!!!

Po pse këto dekadat e socializmit që përmend ky,nuk i lanë të paarsimuar edhe sllovenët apo kroatët të cilët kanë jetuar në të njejtin sistem? Dekadat e socializmit i kanë përjetuar edhe serbët...edhe fqinjët e shqiptarëve në Maqedoni,maqedonët,por ata nuk mbetën të pashkollë!

Pse kjo fshehje e krimeve sllave? Athua e bënë z.Mehmeti qëllimisht? Gjë që nuk e besoj!...Apo e bënë këtë retushim të historisë,jo qëllimshëm...thjesht nga marrëzia(budallallëku)? Këtë e besoj më shumë...

p.s. shovinizmi jugosllav në mënyrë permanente ka shtypur me gjak çdo përpjekje të shqiptarëve për shkollim...sidomos në maqedoni ky persekutim ka qenë shumë brutal.shqiptarët kanë pasur të drejt të shkollohen në gjuhën amtare veç deri në shkollën e mesme.universiteti e shkollimi i lartë ka qenë e drejtë ekskluzive vetëm për joshqiptarët!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).