Mbi dorëheqjen e Bojaxhiut dhe jo vetëm

.....Dorëheqja e Bojaxhiut tingëllon trishtueshëm si rritje e mëtejshme e arrogancës së një klase politike që po shkëputet gjithnjë e më shumë nga hallet e njerëzve.....

 

Dorëheqja e drejtorit të KESH-it Gjergji Bojaxhi më tërhoqi vëmendjen në mënyrë të veçantë ashtu sikurse edhe fakti që ajo u komentua pak. Më tërhoqi vëmendjen edhe pse, si gazetar, kam një kujtim pozitiv nga ky politikan, që besoj se vlen të tregohet. Kur qeveria Berisha vendosi të ndërtojë TEC-in në Vlorë, duke shkelur premtimet që u kishte dhënë vlonjatëve-kujtoj se ajo e mori votën me premtimin për Vlorën turistike-shkrova një shkrim kundër këtij TEC-i. Drejtori i posaemëruar Bojaxhi nuk bëri atë që bëjnë rëndom politikanët tanë, shurdhin ndaj kritikës, por kërkoi të më kontaktonte dhe të më informonte e sqaronte për shqetësimet që kisha shprehur në shkrimin tim. Pavarësisht se u ndamë duke mbetur secili në pozicionin e tij-për dijeni të lexuesit Bojaxhi ngulmoi të më bindë, pa më bindur, se këtu bëhej fjalë thjesht dhe vetëm për një TEC që do të ishte shumë i nevojshëm për Vlorën dhe me minimumin e ndotjes-më mbeti në mendje, si diçka pozitive, reagimi i tij ndaj kritikave të shtypit.

Duke qenë se kam ndjekur vazhdimisht me shqetësim projektet monstruoze energjitike Berisha-Ruli me TEC-e me qymyr e naftë, me HEC-e, me termocentral bërthamor e parqe industriale kam pritur me vëmendje edhe reagimet e Bojaxhiut. Kam konstatuar se, mendimi i tij i shprehur publikisht, ndonëse jo me forcën që do të duhej të tregonte, ka qenë kundër projekteve të Berishës pasi, sipas tij, Shqipëria duhet të ndërtojë aq sa ka nevojë për veten dhe jo të kthehet në shesh ndërtimi të projekteve që evropianët nuk i realizojnë dot në vendet e tyre.

Nuk pretendoj të jem një njohës i dinamikave të brendshme të PD, për të dhënë një shpjegim sa më të saktë të dorëheqjes së Bojaxhiut por, nga ana tjetër, mendoj se kjo dorëheqje meriton të komentohet edhe vetëm mbi ato që kemi dëgjuar nëpër media. Sepse dinamikat e brendshme të partive nuk janë probleme thjesht të tyre, por na interesojnë të gjithëve. Mjafton të kemi parasysh komentet e shumta që kemi bërë për zhvillimet në PS.

Çfarë mund të thuhet duke u nisur nga dorëheqja e Bojaxhiut?

E para gjë që mund të thuhet është se kjo dorëheqje na jep sinjale se punët në PD-në e Berishës nuk janë në përmirësim, por në degradim përsa i përket vlerave demokratike të kësaj partie. E kur them “vlera demokratike” kjo nuk është një fjalë boshe por që përkthehet edhe në pasurinë ose jo të ideve në të mirë të punëve tona.

Nëse do t’u besojmë deklaratave publike të Bojaxhiut ai është larguar pasi e konsideron të mbaruar misionin e tij. Por nuk duhej shumë për të kuptuar se prapa kësaj deklarate lakonike fshiheshin shumë gjëra të pathëna. Ne dimë se ai ka kërkuar të konkurojë për kryetar i PD për Tiranën, por Berisha zgjodhi një njeri që dukej sheshit se u përzgjodh për besnikërinë e tij, në mos edhe përfshirjen në skandalin e Gërdecit. Dimë gjithashtu që Bojaxhi, ndonëse një nga figurat më pozitive si imazh publik i PD-së, u la në fund të listës së deputatëve duke mos u zgjedhur deputet. Pra, është e qartë se, nëse do ta lexojnë “prapa rreshtave” deklaratën e dorëheqjes së Bojaxhiut, del se ai e dha atë pasi u ndje i mënjanuar. Po pse u mënjanua dhe nga kush? Nuk kemi ndonjë shpjegim nga Berisha apo njerëz të tjerë afër tij, si psh. Lulzim Basha që ka qenë pak a shumë i të njëjtit profil të riu si Bojaxhi kur u thirr në PD.

Sipas mendimit tim dorëheqja e Gjergji Bojaxhiut shton një episod më shumë në një historinë e fatit të KOP dhe anëtarëve të tij në Partinë Demokratike. Ajo vërteton edhe një herë se të rinjtë në këtë parti janë përdorur si fasadë dhe jo nevojë reale për të sjellë mendim të ri. KOP ishte një organizëm që do të orientonte politikat; shpresohej se, duke qenë se KOP përbëhej nga të rinj të shkolluar dhe që presupozoheshin edhe me një pavarësi mendimi që ua jepte edhe arsimi, do të ishte një burim novacioni dhe kritike të brendshme në Parti. Një gjë e tillë u pa herët që s’po funksiononte kësisoj. Me kalimin e kohës këta ose janë tërhequr pa bërë asnjë luftë, sikurse është edhe rasti Bojaxhi, ose janë nënshtruar dhe janë përdorur meqënëse u ka interesuar të përdoren. Dhe një nga përdorjet më duket se është edhe ajo e pastrimit të partisë nga njerëz që, për shkak të kontributit të tyre, kishin aq autoritet sa të mos bëheshin aq servilë para Berishës sa anëtarët e KOP-it. Histori e njohur kjo për ata që kanë jetuar edhe kohën e Enver Hoxhës.

Ajo që vihet re gjithnjë e më shumë në PD është fakti se rritja e veshshurdhësisë ndaj kritikave që i vijnë qeverisjes së Berishës shoqërohet edhe me pastrime brenda partisë. Sot po përjetojmë një gjendje ku lideri absolut nuk ka më lidhje me popullin nëpërmjet strukturave të partisë së tij, të parlamentit, të qeverisë etj., por del e na jep sihariqe se çfarë do të bëjë me lekët tona a thua se fjala e tij është fjala e perëndisë. Këto ditë doli e na tha se lekët tona do të groposen në një tunel që, medemek, do t’u shkurtoka rrugën elbasanasve për të ardhur në Tiranë për të punuar (kjo sipas propagandës trushpëlarëse që i bënë fjalimit të tij mediat). Unë nuk di që ndokush të ketë ngritur qoftë edhe më të voglën oponencë ndaj këtij megaprojekti. Duke iu referuar përvojës së mëparshme di që një ministër i Transporteve është proceduar lidhur me një tjetër megaprojekt dhe ka dalë pa lagur vetëm në sajë të gjyqësorit të korruptuar ose të trembur. Di gjithashtu se në vendin fqinj (Italia), prej të cilit ne kemi marrë thuajse vetëm gjërat më të këqija, megaprojekte të tilla janë denoncuar vazhdimisht si instrumente për të pasuruar mafjen apo një grup të vogël njerëzish ndërkohë që me të hollat e tyre do të mund të bëheshin shumë gjëra më të rëndësishme publike. Unë mendoj se ne më së pari duhet të bëjmë të mundur punësimin e të papunëve të shumtë që po rropaten në Tiranën e stërzmadhuar dhe pastaj të mendojmë ta bëjmë edhe Elbasanin një lagje të Tiranës. Pres që dikush ta thotë këtë edhe brenda PD-së qoftë edhe duke qenë në minorancë, duke patur parasysh se opozita nuk qenka kredibël. Mirëpo asgjë e tillë nuk ndodh. Ashtu si në kohën e Berishës së viteve 1992-1997 të gjithë të tjerët duket sikur janë strehuar në ombrellën e përfitimeve apo rehatisë së tyre personale duke ia lënë të gjitha përgjegjësitë liderit absolut dha klaneve që pasurohen nëpërmjet tij.

Kundër këtij argumenti dikush do të mund të sillte faktin se Berisha ka pranuar të hyjë në koalicion me LSI çka flet për hapje ndaj ideve të tjerëve. Sipas mendimit tim kjo mbetet të provohet sepse ka shumë shenja që flasin për një xhuvelizim të shpejtë të partisë së Ilir Metës. Ç’kam parasysh me këtë? A keni dëgjuar ndonjëherë që kryetari i Partisë Agrare, që mori votat e socialistëve dhe pastaj u bë ministër i ekologjisë së Berishës, të ngrinte zërin për projektet anti bujqësi, anti agroturizëm dhe anti ekologji të Berishës? Këtë kam parasysh. Vetë fakti që Prifti i LSI, nga i cili varet KESH, zgjedh (sipas shtypit) të heqë (ose të mos mbroj&eumlsmiley një njeri si Bojaxhiu nuk flet në të mirë të LSI. Është shumë më i besueshëm varianti se KESH është “dhuruar” si një nga llokmat që i jepet LSI-së për të mbyllur gojën. Në fakt nuk dimë asgjë për idetë e Priftit dhe të LSI për projektet e Berishës që e reduktojnë Shqipërinë në një viktimë politikash neokoloniale që kudo në botën progresiste evropiane denoncohen, veçanërisht nga partitë e majta. Një gjë është e sigurt: ashtu sikurse Berisha në 2005 edhe LSI më 2009 nuk ka marrë mandat për ta shndërruar Shqipërinë në një neokoloni.

Dorëheqja e Bojaxhiut tingëllon trishtueshëm si rritje e mëtejshme e arrogancës së një klase politike që po shkëputet gjithnjë e më shumë nga hallet e njerëzve.

26 Komente

A thua nga efekti i cmimit ne Krakov e ka qe shkruan brockulla kohet e fundit Lubonja? Tec me nafte nuk do, me qymyr jo, me gaz jo, HEC-e jo, parqe eolike jo, po cfare dreqin do ky njeri? Kthim ne kohen e primitivitetit? Tani do na i beje "oponence" edhe rruges Tirane-Elbasan. Ah pika mua. Po ky nuk thote shyqyr qe po ndertohen rruget ne Shqiperi po do beje "oponence majtiste" edhe per rruget ku ecin mileti.

Ti as qe nuk ia arrin Lubonjes deri te thembra dhe jo me te matesh me fjalet e tij. Lexoje mire kete shkrim dhe meso se si flasin njerezit e mencur. Lubonja nuk po ben "oponence majtiste" sic e quan ti, por po flet per realitetin qe eshte per fat te keq ne Shqiperi.

Shkrimi i Lubonjes edhe edhe nje thirje tjeter e vazhdueshme pe tere ata injorante ose ata qe nuk duan te njohin realitetin, qe ne Shqiperi po vazhdon te krijohet nje Diktature si ne kohen e Enverit, ne mos me thene edhe me keq akoma. Kulti i individit, me shembull Sali Prapambetje Berishen, po behet gjithnje e me shume i theksuar. Kjo ndodh sepse nxenesi shembullor komunist si Berisha i ka pervetesuar shume mire tiparet me te shemtuara te kohes se regjimit te meparshem. Dhe ai vetem po i praktikon tani duke bere veten protagonistin kryesor. Por ai harron nje gje, qe po ata qe po e ngrene larte(apo e mbajne lart), po ata do tia hedhin lakun ne fyt dhe do ta rrezojne dhe biles shume me keq sesa Enverin(atij sa ishte gjalle nuk i benin dot gje).

Ketyre lloj TEC-ve i ka kaluar koha dhe Shqiperia nuk eshte vend ku duan te dhjesin fqinjet tane.

Ti "The Speaker", nese nuk je vete Berisha, atehere shko dhe thuaji babait tend te iki sa nuk eshte akoma vone. Sepse i ka per ti dale nga hunda ajo qe ai tani po e fut ne goje.

"Oponenca" eshte mjeti me logjik dhe me transparent ndaj cdo projekti. Eshte metode moderne, perendimore, ne qoftese do ta quajme keshtu. Edhe ndaj nje pusi per uje ne fshat duhet bere oponence, nese duam te jemi realisht te zhvilluar. Ndryshe vihemi ne rradhe si hajvane duke i bere oponence oponences.

Populli te jete: Deaf, dumb and blind.

Oburra te mbysim cdo ze kunder! Asgje te mos hidhet ne diskutim. Oburra ne rresht te peshtyjme. Poshte fjala e lire. Rrofte udheheqesi legjendar!!!

 

Personalisht kam pasur mendimin se Gjergji Bojaxhi ka qene nje njeri i zgjuar, moderator dhe teper praktik apo pragmatik. Pavaresisht se kam qene (dhe vazhdoj te jem) kunder ndertimit te parkut energjitik te Vlores, fakti qe Bojaxhi ishte prezent ne takime me qytetaret dhe qe mundohej te sqaronte sa me shume pjesemarres me ngushellonte me shume se betimet e qeverise qe ai perfaqesonte. Mendoj qe ishte profesional dhe qe humbasim shume nga ikja e njerezve te tille.

Ketu vetem oponence nuk ka. Kete fjale e kam vene nen shenja me siper. Ketu ka vetem brockulla medemek ambientaliste dhe thashetheme kafesh qe kerkojne te shiten si oponence.

Pse oponence eshte te thuash qe ne Itali projektet e medha pasurojne mafien dhe keshtu ne ne Shqiperi nuk duhet te bejme projekte te medha?

Oponence eshte te argumentosh se pse nuk duhet kjo rruge, ose pse duhet kjo rruge por jo ky projekt, por nje tjeter, bie fjala pa tunel.

Oponence eshte qe te argumentosh se nuk do tec-e, por HEC-e apo parqe eolike etj. Ky thote qe nuk duam asnjeren.

Brockulla ne kuader te fjales se lire Lubonja dhe kush te doje te flase sa te doje, puna eshte qe mbeten brockulla.

Speaker, mos e kalo temen po na thuaj ndonje te brendshme per largimin e Bojaxhiut

Doreheqja e Bojaxhiut nuk ka ASNJE sekret. Ma kane thene disa njerez "te brendshem" (lol) se Bojaxhiu dha doreheqjen per shkak se ne vend te tij duhet te vihej nje njeri nga LSI-ja. Edhe ne fakt u vu Edmond Stojku, qe eshte pjese e LSI-se. Ca shkrun pastaj Lubonja jane gjera te tjera, por qe s'kane te bejne me shkakun e largimit te Bojaxhiut.

Kam degjuar se Bojaxhiu mund te kandidohet per Tiranen ne 2011, te presim e te shohin. Keshtu njeri i afte duket. smiley

Asigjo te jashtezakonshme nuk ka doreheqja e tij. Ka qene nje drejtues i zoti dhe i afte qe sic e permendi edhe ne fjalen ku lajmeroi largimin e tij nga KESH, beri realitet premtimin e Kryeministrit Berisha per 24 ore drita. Nuk ka pasur as edhe ndonje kundershtim, te pakten publik per projektet energjitike qe ka qeveria. Bile ka bere nje pune te mire duke sqaruar opinionin publik, si ne rastin e TEC-it te Vlores etj. Dhe per ta sqaruar njehere e mire, Berisha ka pase premtuar ne Vlore mos-ndertimin e Parkut Energjitik, por jo mos-ndertimin e nje TEC-i. Per Parkun Energjitik qe parashikonte te ndertoheshin 6 TEC-e, Berisha e mbajti premtimin, nuk e ndertoi, TEC-i eshte i nevojshme dhe me ndikim minimal ne ambient.

Mos u merrni shume me Lubonjen se e ka si tip snobizmi kete. Nese Klosi p.sh. merret me cmitizime e ku di une, Lubonja lexon ndonje Chomsk apo marksist tjeter dhe flet per "politika koloniale".

Une i ngre kapelen kesaj qeverie qe po nderton. Kur te vini ne pushtet ju marksistet, tani te maskuar me etiketa ambientalistesh, anarkistesh, antiglobalistesh etj. mos ndertoni asgje ne Shqiperi, mbajeni ashtu me shkurre.

prape duke nderruar muhabetin. na thuaj cfare ke degjuar ti ose cfare mendon per raportet e Bojaxhi me PD dhe me Salen.

thx Veriori

po ku i mori vesh ky se c'flitet aman

 

Ca shkrun pastaj Lubonja jane gjera te tjera, por qe s'kane te bejne me shkakun e largimit te Bojaxhiut.

 

Po pra, e ke qe ne titull : "Mbi dorëheqjen e Bojaxhiut dhe jo vetëm". 

 

Z.Bojaxhiu  ka mar edukim usa  ,ka punuar ne kosove ,ka qene zv-minister i ekonomise e me pas dr kesh -it  .

Ne te gjitha ka shkelqyer .

Shpresoj te qendroj ketu dhe natyrishte me ambicie politike sepse gezon mbeshtetje shume shume te madhe .

Z Lubonja me kete shkrim ka ndryshuar stilin e tij eshte hedhur ne mbeshtetje konkrete te njerzeve qe me sa duket ndihet i perfaqsuar tek ta dhe kalimi nga teorizimet te emrat konkret eshte pozitive dhe me risk qe e ka marr kete gje persiper z Lubonja   d.m.th. beson   ne personalitetin e Gjergj Bojaxhiut.

E urojme dhe per cmimin .

 

Renie muzgjesh fshehte po na veshtrojne...

Lubonja per mendimin tim ka ne me te shumten e shkrimit saktesi. Pse ka saktesi.

E para, nuk mund te lihet te largohet nje njeri i suksesshem nga drejtimi ose administrimi qeveritar. Krahasimi me kohen e Hoxhes qendron tek rasti i goditjes ose uljes se kokes se elementeve te zote e me personalitet. Qendron.

E, dyta Lubonja i meshon konceptit Oponence dhe e diskretiton propaganden per rrugen Elbasan-Tirane , si nje fryme vecse propagande, por askund konkrtete dhe transparente. Per ti dhene theks transparentes, aludon edhe per firmat italiane te lidhura me krimin e mafjen, te cilat kane marre nje sere projektesh dhe, ose nuk i kane realizuar ose i kane bere shtrember dhe korruptojne qeveritaret ne menyre qe te mos marrin penalltite qe jane te shkruara ne kontratat si kociesionare ashtu edhe me tender. Qendron.

E treta ai ben krahasimin e njerzve te KOP si ndryshime karakteresh dhe manipulim qe i ben pushteti. Ai krahason Bashen me Bojaxhiun dhe i jep moralit prioritet. Pragmatizmi eshte ne rang te dyte per te, duke i meshuar nacionales dhe antikorrupsionit e mosnenshtrimit ndaj parase, si vlera per progres. Qendron

Ka qene koha kur ne protestonim ne Mjaft para ministrise se rulit. Ky robi beri te njejten gje, na thirri vete ne nje takim. Gjate se cilit sigurisht ne kishim mendime te ndryshme dhe te tilla i patem edhe kur u ndame. Personalisht me la pershtypjen e nje njeriu qe nuk mund te ishte vetem nje drejtor i suksesshem.

Ai kishte te tjera plane e te tjera ambicie qe ia rrezoi Berisha njera pas tjetres. Menyra si fliste per Berishen te jepte pershtypjen se ai kishte vertet respekt per te, por jo adhurim sic kane ca militante. Madje madje, bente dhe humor me budallalleqet e shumta te tij. Jam shume dakort me shqetesimin e lubonjes qe sa me shume te largohen njerez te tille aq me keq do jete per te gjithe.

 

 Nga PD-istet dhe si ministra, ky Bojaxhiu, me ka pelqyer dhe mu ka dukur si me i sakti.  

"....Vetë fakti që Prifti i LSI, nga i cili varet KESH, zgjedh (sipas shtypit) të heqë (ose të mos mbroj&eumlsmiley një njeri si Bojaxhiu nuk flet në të mirë të LSI..." 

 

Po gjith qellimi i Priftit, kjo ka qene, te heqe gurin qe mund ta pengonte per mjeljen e KESH-it. 

Po ju them nje sekret Bojaxhi ka flirtur me armikun dhe me disa rinore te opozites...

po e gjetet se kush eshte atehere keni zbuluar edhe pse eshte dorehequr..

 

e ku e ke sekretin qe don me thooooon,... ho pra thuje hetues i dreqit.... vdes per i`cik konspiracion, e per i`cik baltosje.....

sekreti eshte se ai ka flirtuar me disa individe te opozites..

kete nuk e thote kush pervecse shoket etij M.nano dhe Lubonja e disa te tjere...

PD nuk i lejon vetes te kete njerez desant brenda vetes dhe per kryetar bashkie ne Tirane as qe mendohet, a me kupton?

Bojaxhiu ka nje pike G

Te kuptoj mor, te kuptoj..........Fillove me na shkrujt per Pal Mlyshra tani!

nese ti me kuptove per Bojaxhiun...une nuk te kuptoj per Pal Mlyshrat?

kisha nje sekret dhe e thshe se sektret jane bere qe te dalin se keshtu mesohet e vertetta dhe ne jemi nje popull qe ka nevoje per te verteten, por nejse ky eshte nje argument tjeter...qe te mos behen hamendsime te kota thashe e edhe kete qe dija konfidencialisht..

 

Gjergji Bojaxhiu do te kandidoje per kryetar bashkie te Tiranes per PD ne zgjedhjet lokale te 2011.

Mbani shenim se cfare keni shkruar per te tani.Pres qe ta votoni ate ne 2011 dhe mos na jepni justifikime pastaj.

Gjergji Bojaxhi do te munde Edushken tuaj ne 2011.Kjo eshte e verteta dhe ne 2011 Gjergji Bojaxhi do te jete kryetar i bashkise se Tiranes.

Deri atehere merruni me teori konspirative se gjoja Bojaxhi ishte kunder Berishes apo se Berisha e hoqi se e kishte inat dhe budallalleqe te tjera.

Personlaisht e kam perkrahur Gjergjin dhe do ta perkrah edhe ne 2011.

Sol, Bojaxhiu ishte i vetmi qe doli para kameave dhe denoncoi pallatin e Gramoz Rucit tek diga e liqenit, qe ishte ne brendesi te parkut te gjelberuar. Te goditesh mafjen e ndertimit nuk e di se nga e pret, mbase edhe nga te tute. Uroj qe te jete ne forme, e Berisha ta kete si kandidat. Por me sa kemi pare deri me sot pregatitja e kandidatit kerkon kohe e jo terheqje,as lenie ne hije, por "marketing" e propagande te hereshme.

 Ketu edhe bashkohet ai me idene e Lubonjes qe eshte thermeltare: "Nuk duhen goditur vetem zyrtaret qe marrin para e korruptohen por edhe firmat e bizneset qe stimulojne kete korrupsion. Askush nuk ka guximin t`i godasi keto biznese mafioze.....por vetem flasin ne pergjithesi. .....Po nuk u vu gishti mbi to, mafja do te vazhdoje te gllaberoje llokma pushteti, e zyrtare do te kete gjithmone nen korrupsion, e me keq tashme po shohim edhe perfaqesues te kesaj mafje te emeruar ne keshilla e ligjvenie......"

Mbani shenim se cfare keni shkruar per te tani.Pres qe ta votoni ate ne 2011 dhe mos na jepni justifikime pastaj.

qyqja sa frike. shyqyr qe une ndrrova mendje ne kohe, dhe su turbullova nga syte jeshile smiley  Une e kam sha, jam m'rregull ene se votoj ne 2011 smiley

Jam konsistente smiley

 

Lubonja ben mire qe e hap si teme, po ia fut edhe pak kot. Bojaxhi nuk ka patur asnje problem me Salen. Sala e ka mbeshtetur, po kete here nuk i doli llogaria qe te mbeshteste dhe Gjergjin dhe te kenaqte kerkesat e militanteve te PD'se. Gjergji nuk arriti dot te gjente mbeshtetje tek baza qe rri tek PD'ja dhe nuk kenaqet po nuk ulerite si i cmendur, por nga Sala ka patur mbeshtetje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).