Mars 1997: Një tragjedi pa fajtorë

Një tekst “i pafajshëm” i historisë së shkollës së mesme, klasa e XII, risjell debatin në dukje të harruar për atë çfarë ndodhi në marsin e 1997. Për tekstshkruesit historianë, ajo që ndodhi ishte një “rebelim komunist”, duke nënkuptuar se mbas tyre ndodhej PS-ja. Por një komision hetimor i Kuvendit të asaj kohe, konsideron se duheshin marrë në përgjegjësi individë që atëherë dhe sot, janë pjesë e rëndësishme e PD-së. Askush nuk është fajësuar nga gjykata për tragjedinë e dikurshme. Kurse politika, i gjen fajtorët lehtësisht në rradhët e kundërshtarëve e fatkeqësisht, po me mjete politike operojnë dhe historianët që shkruan tekstin. Patatja e nxehtë nuk gjen edhe mbas 12 vjetësh dorën përfundimtare ku të qëndrojë, miqtë janë bërë armiq dhe anasjelltas.

MAPO pozon vlerësimet e dikurshme të komisionit parlamentar të drejtuar nga Braho e Ngjela, në të cilin ka dëshmi mjaft interesante, bazuar në dokumenta, që nga lëvizjet e tankeve e avionëve luftarakë dhe armatosjen me preferenca politike të rezervistëve e deri tek përgjegjësitë që shkojnë tek ish- Komandanti i Forcave të Armatosura Sali Berisha. Duke rikujtuar dhe një aksiomë të provuar historikisht, çfarë harrohet, rrezikon të përsëritet. Të shpresojmë se Shqipëria nuk do të japë një argument më shumë në këtë pikë

Një krim i vjetër i pandëshkuar është gjithmonë një burim i pistë dhe shkak i mjaftueshëm për një krim të ri. Dhe kur bëhet fjalë për një krim që ndodh në sytë e gjithkujt dhe që prek gjithkënd në trajtën e viktimës, kurse “fajtori” është politika, janë të gjithë shanset që ai krim të mos ndëshkohet. Kështu ka ndodhur dhe me një të shkuar jo fort të largët shqiptare, me ngjarjet e marsit tragjik të 1997-ës, me ato ngjarje që i paraprinë ato dhe me çfarë ndodhi më pas në atë stinë marrëzie kolektive. Një komision i posaçëm hetimor i Kuvendit shqiptar, i pari i ngritur me një ligj të veçantë po të Kuvendit, më shumë ngriti pikpyetje sesa u dha atyre përgjigje, më pas, askush nuk u quajt fajtor në kuptimin penal të fjalës, ndërsa të paktën në politikë, protagonistët e këtyrë ngjarjeve, ndoqën rrugë të ndryshme për t´u bashkuar vetëm në një pikë: po nga pikpamja ligjore janë të pafajshëm.

Vetëm 12 vjet më pas, edhe historia – shkenca që shpresohet se do të japë gjykimin për gjithkënd – na jep një version të papritur të atyre ngjarjeve. Botimi i tekstit zyrtar të historisë për nxënësit e shkollës së mesme, viti i XII, hap në mënyrë të papritur një plagë të “harruar” e që rrallë rikthehet në kujtesën e shkurtër të publikut. Teksti i botuar nga tre historianë dhe i autorizuar nga Ministria e Arsimit, konsideron se ajo që ndodhi në ata muaj dramatikë, ishte thjesht “një rebelim komunist”. Për një ironi të fatit, kush ishte atëherë në shënjestrën e parë të kritikës jo vetëm publike, sot është në drejtim të vendit në nisje të mandatit të dytë qeveritar. Raportet e përmbysura politike, të paktën sipas gjykimit të njërit prej aktorëve të ngjarjeve, Partisë Socialiste, janë shkaku kryesor i asaj që opozita e sotme e konsideron si një shtrembërim flagrant të historisë në tekstin e sapobotuar. Fakti që dhe njëherë, në Tiranë, e vërteta ndahet me thikë qoftë dhe për ngjarje të afërta historike, nuk mund të sjellë më shumë se trishtim dhe protestë.
Revista MAPO, siguroi transkriptin e plotë të një seance të Kuvendit të Shqipërisë, në datën 11 shkurt 1998, kur komisioni parlamentar për hetimin e këtyre ngjarjeve do të referonte për punën e tij. Në atë periudhë, opozita e dikurshme vazhdonte bojkotimin e Kuvendit dhe si rrjedhojë, edhe dy anëtarët e saj të komisionit, nuk kishin marrë pjesë në asnjë mbledhje të tij apo në përgjithësi, në veprimtarinë hetimore të komisionit. Bashkëkryetarë të këtij komisioni ishin dy Spartakët, Braho dhe Ngjela.

Në një seancë që të paktën në dukje i ngjante një dite të zakontë punimesh – ishte në rend të ditës një interpelancë me ish-ministrin e transporteve Apostoli dhe ndryshime në disa ligje që nga një kredi që pritej të merrej nga KFW-ja gjermane për reabilitimin e ujësjellësit të Korçës e deri tek sigurimet shoqërore – opozita e kohës mungonte sërish. Në fakt, ajo dukej se ishte dhe targeti kryesor i një shumice të ardhur në pushtet pas marsit të 1997, por që në mënyrë të çuditshme, dukej më e interesuar që të vihej një kapak mbi atë çfarë kishte ndodhur për “të parë vetëm përpara dhe jo për të kthyer kokën pas”. Çfarë ndodhi më pas, vetëm se e verifikoi një “dukje të tillë”.

Raportimi në Kuvend
Dy Spartakët, që të dy juristë në profesion, me siguri e kanë dëgjuar shpesh një aksiomë cinike në jurisprudencë: “Kur një politikan apo disa prej tyre janë nën akuzë, mund të ndëshkohen nga gjykatat vetëm nëse plotësohen në të njëjtën kohë dy kushte: e para, provat për veprën penale të jenë fare të dukshme dhe të pakundërshtueshme dhe së dyti, nëse ekziston vullneti i gjithë klasës politike për t´i ndëshkuar ato”. Por edhe pse kushti i parë ngjante i realizuar në rastin e marsit 97´, i dyti mungonte tërësisht. Shumica qeverisëse dukej se nuk kishte as vullnetin për ta bërë një gjë të tillë, kurse opozita që kishte humbur pushtetin pikërisht për marsin e 1997, nuk ishte realisht e interesuar të zbardhej e vërteta.

Spartak Ngjela, në fillim të raportimit të tij, sipas transkripteve origjinale të Kuvendit, garanton gjithë deputetët se ai nuk do të shprehte vetëm mendimin e tij vetjak, por të të gjithë komisionit dhe se ishte i “përgjegjshëm për të mos bërë publik asnjë dokument sekret nga ato që ju kishin rënë në dorë gjatë hetimit”. Ai replikon me deputetët Gjinushi, kryetar i Kuvendit, Abdiu, Blushi dhe më pas rreshton pyetjet që normalisht do të shërbenin për të kuptuar realisht se çfarë kishte ngjarë dhe cilët ishin përgjegjësit e tyre. Ato pyetje nisnin që me “shkaqet që çuan në dezekuilibrimin e shoqërisë, qëndrimin e shtetit në lidhje me revoltat popullore, degradimin e tyre në përleshje me armë, mundësitë që ekzistonin për zgjidhje paqësore të situatës, domosdoshmërinë e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme apo jo, ndërhyrjen e mundshme të shteteve të huaja e ndikimin e tyre e deri në emërimin si komandant të operacionit për të rivendosur ushtarakisht situatën të ish-kreut të ndjerë të SHIK-ut Gazidede”. Gjithsej nëntë pyetje, të cilat, nëse sot do të kishin marrë një përgjigje shteruese, mund të kishte pasur edhe zhvillime të tjera dramatike.

Nisi nga manipulimi i zgjedhjeve
Sipas raportit, të siguruar nga MAPO, fillesa e asaj çfarë do të ndodhte në mars 1997, kishte nisur që me zgjedhjet e manipuluara të majit 1996. “Menjëherë mbas tyre ngarkesa politike e shoqërisë morri një trajtë të acarruar. Ajo mbeti e akumuluar në potencë për të gjetur rastin e shpërthimit në momentin e krizës financiare”, thuhet në raport. Raporti konsideron se në gusht 1996-nëntor 1996 ishte periudha më e lulëzuar e fenomenit të huadhënies dhe se një muaj më pas, në dhjetor, sistemi financiar që ato kishin krijuar, dha shenjat e para të krisjes. Dhe pas tyre nisën revoltat.

Raporti rikujton faktet konkrete: revoltat në Lushnje, Berat, Vlorë, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Tiranë e gjetkë dhe se kërkesat ishin tërësisht ekonomike me parrullën “duam paratë tona!” Konstatohet gjithashtu se hetimi i komisionit nuk kishte gjetur prova për implikim direkt të shtetit e qeverisë në krijimin e “fenomenit banal financiar, por nënvizon inaktivitetin e saj në zgjidhjen e situatës”.

Kulmi i revoltave u realizua në 24, 25, 26 dhe 27 janar 1997. Ky është dhe momenti, që sipas raportit, revoltat marrin karakter politik dhe në krye të tyre vendosen drejtues të opozitës së kohës, ndërsa ish-presidenti Berisha, “ndërmerr takime në Berat, Gjirokastër e gjetkë, për të dhënë argumenta se qeverisja aktuale i ka mundësitë për të kapërcyer krizën aktuale”. Paralelisht me këto veprime, Berisha merr në 26 janar nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për të përdorur forcat e armatosura në ndihmë të rivendosjes së rendit publik. Ky është dhe momenti që ka një tejkalim të këtij autorizimi, forcat e armatosura u autorizuan të ruajnë institucionet dhe në fakt, me urdhër të Berishës, marrin funksione policore, gjithmonë sipas raportit. Si rrjedhojë e kapërcimit të vendimit të Kuvendit, ushtrisë i bëhen kalim kapital mjete të blinduara dhe ca më shumë, një brigadë tankesh urdhërohet të lëvizë në drejtim të zonës së nxehtë të protestave, në Fier.

Raporti nënvizon se edhe ato ekuilibra krejt të brishtë në rendin publik të asaj kohe, u shpërbënë në ditën e ngjarjes kundër SHIK-ut në Vlorë, moment kur nis armatosja e popullsisë. Ai gjen dhe një lidhje mjaft interesante mes vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend – qeveria Meksi ndërkohë kishte dhënë dorëheqjen e deri në atë moment ishte shënuar vetëm një viktimë - në 3 mars 1997 dhe armatosjes pothuaj ttale të popullsisë. “... menjëherë mbas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme shohim se në mënyrë të rrufeshme në të gjithë territorin e Shqipërisë shpërthehen depo ushtarake dhe popullsia civile armatoset në mënyrë spontane dhe të pakontrolluar me rreth 1 milion armë...” Dhe për më shumë, verifikohet me dokumenta, se në këtë periudhë, Ministria e Brendshme, Garda dhe SHIK-u “u shpërndan armë me preferenca politike civilëve..., çka opinioni me gjasë e ka konsideruar si diferencim shoqëror për sitatën që po kalonte vendi”.

“Mendojmë se administrata e lartë shtetërore e ka humbur ekuilibrin në këto çaste dhe me mendjengushtësi e ka konceptuar revoltën që kishte plasur në Jug si një përplasje zonale Jug-Veri. E themi këtë edhe sepse në materialet e pjeshme që disponojmë, edhe mobilizimi i pjesshëm bëhet vetëm në zonat veriore...”, thuhet në raportin e lexuar në Kuvend. Dhe më tej akoma, raporti përfshin dhe një nga çështjet më të debatuara dikur në vend, rolin e SHIK-ut në përgjithësi dhe në ato ditë tragjike në veçanti: “Me keqardhje konstatojmë se SHIK ka dalë jashtë strukurës së tij ligjore... dhe ka ndjekur dhe survejuar opozitën në veprimtarinë e saj politike...”

Përfshirja e “të huajve” në protesta
Pakkush e kujton sot, deklaratën edhe dramatike, edhe qesharake të një deputeti të PD-së në atë kohë, Blerim Çela. I vënë shpesh në lojë nga shtypi i kohës për inteligjencën e tij, Çela atëherë akuzoi shërbimet sekrete amerikane dhe ato të fqinjëve se ndodheshin mbas protestave popullore. Raporti i lexuar në Kuvend, pretendon se nuk ka gjetur dokumenta që provojnë një pretendim të tillë.

Në fund të tij, raporti nënvizon: “Personat e pyetur nën hetim dhe që na rezultojnë me përgjegjësi dhe duhen pyetur nga komisioni janë: Bashkim Gazidede, ish-shef i SHIK-ut, Agim Shehu, ish-zëvendësministër i brendshëm, Xhafid Xhaferri, ish-komandant i gardës, Safet Zhulali, ish-ministër i mbrojtjes, Sheme Kosova, ish-shef i shtabit të përgjithshëm, Leonard Demi, Shaban Memia, Ali Koçeku, Halit Shamata e të tjerë...”. Askush nga këta emra nuk është marrë në përgjegjësi penale deri më sot dhe një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur më kurrë, dhe jo vetëm për shkaqe ligjore e proceduriale. Një pjesë e tyre janë deputetë, zyrtarë të lartë shtetërorë në administratën e vjetër dhe të re të ish-presidentit Berisha. Por të gjithë këta, të paktën sipas tekstit të historisë që do të detyrohen të mësojnë adoleshentët e sotëm shqiptarë, do të jenë heronj që kanë përballuar “rebelimin komunist”. Por nëse raporti i dikurshëm i Kuvendit ka pasur të drejtë, atëherë jemi dhe njëherë përpara fatalitetit të përgjithshëm: në Shqipëri nuk ka ndëshkim për krimin. Edhe atëherë kur janë “të pafajshëm”, sa kohë që avokati i tyre do të vazhdojë të jetë politika. 

Si lëvizën tanket e avionët

Në transkriptet e Kuvendit ka shumë e shumë detaje që sot ngjajnë pothuaj të harruara. MAPO zgjedh të sjellë njërin prej tyre, lëvizjen e tankeve të ushtrisë në zonën e nxehtë: “...më datën 3 mars, me telegram të posaçëm është bërë lëvizja e tetë tankeve në drejtim të Fierit. Me një tjetër telegram që i referohet vendimit të Komandantit të Forcave të Armatosura (Sali Berisha), bëhet mobilizimi i pjesshëm i Forcave të Armatosura, armatosja e forcave rezerviste të organeve të rendit dhe SHIK-ut”. Ky është një telegram i firmosur nga Leonard Demi, sot deputet.
“Ka një dokumentacion të plotë për operacionet nga ajri, ashtru siç ka dhe dëshmi të plotë të urdhërit të dhënë nga Blerim Çela për armatosjen e tre helikopterëve dhe për dërgimin e tyre në Progonat”. 
 

84 Komente

Analiza qe ben autori i shkrimit eshte shume e ceket dhe nuk perqendrohet ne ngjarjet kyce  te vitit 1997. Autori perpiqet te analizoje disa urdhra te qena ose te paqena te cilet nuk kishin asnje efekt.

Sipas mendimit tim ngjarja kryesore e cila me pas gjeneroi reaksionin zinxhir te armatosjes se popullsise dhe daljes jashte kontrollit te gjithe pjeses jugore te vendit eshte sulmi mbi godinen e SHIK-ut ne Vlore, ku u copetuan me sopata 2 oficere te SHIK. Kush e nxiti sulmin mbi SHIK? Kush e perdori turmen si mur mbrojtes per te realizuar kete sulm? Sic dihet, direkt pas kesaj ngjarje u hapen te gjitha depot ne Vlore si dhe u  sulmua baza ushtarake.

Autori nuk ben analize, por me shume kujdes risjell ne kujtesen tone evidencen e kohes. Autori nuk analizon urdherat, thjesht i risjell ne kujtesen tone keto urdhera te leshuara nga eproret e asaj kohe. Sulmi mbi godinen e SHIK -ut nuk eshte fillimi i acarimit te situates, por perkundrazi eshte epilogu i hidhur i menagjimit te keq te situates nga Sali Ram Berisha, aktori dhe autori i vetem i cuarjes se vendit ne ate situate kaotike jashte cdo kontrolli shteteror. Ja kjo eshte historia, dhe kete e kemi perjetuar ne menyren me koshiente.  

Une u perpoqa te isha i paanshem ne gjykimin tim. Sipas mendimit tim ngjarja kyce qe coi ne hapjen e depove ne gjithe vendin eshte sulmi ndaj SHIK dhe therrja e dy oficereve te SHIK. Se pse ndodhi kjo gje, kush e realizoi etj. duhet hetuar.  Gjithashtu perqendrohu edhe tek fakti se kush e shfrytezoi situaten e veshtire per te nxitur armatosjen e rrebeleve?

Mesa di une pervec therrjes se dy oficereve te SHIK ka edhe shume raste te tjera te vrasjes se oficereve te ushtrise qe u perpoqen te mbronin depot apo bazat ne jug. Prandaj po thoja qe ato urdhra te qena ose te paqena me siper nuk kishin asnje pasoje. Nuk eshte se sulmoi shteti  ndonje person, ishin perfaqesuesit e tij, SHIK apo ushtria qe u sulmua dhe u vra.

Pastaj situata kaloi ne rrumpalle dhe nuk kishte me lidhje fare me asgje.

 

Ore ti Beqir, me fal ti Lase kujt i thua rebele? Popullit? Po pse u revoltua nje pjese e popullit ? Ashtu kot se i desh bytha opozites? Po sot pse nuk revoltohet populli? Po situata e veshtire pse ndodhi? Po ne 98-ten kush e coi vendin ne gati grusht shteti? Dhe cili ishte shkaku? Vrasja e Azemit (ndjese paste) Apo ulurimat e Sal Ram Berishes se ate e ka vrare me doren e tij Fatos Nano? Po mbas 9 vjetesh Sal Ram Berisha genjeu kur tha se Tosi nuk kishte gisht ne vrasjen e Azemit, apo kishte informacion te gabuar ne momentin e vrasjes, apo e beri kastile qe te ngrinte simpartizantet e tij ne revolte e per te permbysur shtetin ligjor? Cfare thote ky Beqo per grushtin e shtetit te 98-tes? Te pakten pamjet e revoltave te rebeleve te kryesuar nga Sali Ram Berisha i kemi dhe te dokumentuara nga filmimet e asaj kohe. Te kujtohet ai gomari i levizjes se legalitetit, aktualisht z/v minister i kultures (spo me bie ndermend emri i hajvanit) qe mbasi pushtuan TVSH dolen para ekranit dhe bertite qe "e morem pushtetin". Ja kjo eshte histori me fakte !!!!

Sipas mendimit tim ngjarja kyce qe coi ne hapjen e depove ne gjithe vendin eshte sulmi ndaj SHIK dhe therrja e dy oficereve te SHIK. Se pse ndodhi kjo gje, kush e realizoi etj. duhet hetuar.

Nuk eshte se sulmoi shteti  ndonje person, ishin perfaqesuesit e tij, SHIK apo ushtria qe u sulmua dhe u vra.

SHIKU u sulmua sepse rrembeu ate nate nje student te Universitetit te Vlores qe po rrinte jashte per te mos lejuar qe te nderhyhej per te prishur greven e urise.

 

Ishte shteti qe sulmonte, dhe jo me me forca policore, por paraushtarake dhe ushtarake. Njerezit prandaj u leshuan te depot se kishin frike. Amon mer se jemi gjalle e i mbajme mend te gjitha, mos na flisni sikur behet fjale per dicka qe ka ndodh para 100 vjetesh.

 

P.S. Ekrem Spahia quhet ai hajvoni berbero.

Njerezit prandaj u leshuan te depot se kishin frike. Njerezit prandaj u leshuan te depot se kishin frike.

Skam fare qejf me diskutu te kjo teme por me beri peshtypje kjo fjali. Tashi dhe une , gjalle dhe ne Shqiperi kam qene ne kete periudhe. Por me duket e cuditshme kjo fjalia jote me siper. Se depove nuk i turrej njeri aq kollaj, vetem sepse kishte frike, aq me teper 'populli' i thjeshte. Sic e mbaj mend une, depot kane qene me grafik, dhe ishte ne dijeni popullata qe nje nate me pare qe do te hapeshin. Armet i moren per arsye te ndryshme, sigurisht dhe per frike, por frike nga njeri tjetri dhe jo nga shteti, frike nga bandat e hajduteve, perdhunuesve, qe here here ishin cunat e lagjes perkarshi. Shume arme u moren per tu shitur, per te luajtur 'luftash' neper oborre e fusha, per te mesuar qitje cunat e rinj, apo dhe per te kryer pune me pagese, sic, kam degjuar me veshet  e mi, deshmine e nje fukarai qe ju lutshim te mos qellonte dhe na u pergjigj, qe, i vinte shume keq, por ishte fukara, kishte kalamaj per te rritur, dhe, smund ti refuzonte leket qe i kishin dhene ne kembim te bresherive konstante me kallash nga ballkoni i tij.

Une se di kush eshte populli, po secili te flase per vete. Familja ime dhe gjithe ato qe njof i moren armet per frike grabitjesh dhe sulmesh ne banese.

Nejse, teme leshi, qe si nxirret kurre fundi smiley

Bedrije, ku ke qene ti ne 97 lal? Ne Vlore?

pse ke qene ti ne vlore ?

jo une jo, fola per ckam pare une, dhe si vura vulen. Por kam pas plot miq ne Vlore, ne qytet atje, dhe sme kane thene qe kane marre armet per tu mbrojt nga shteti.

meqe the 'populli' dhe jo njerez specifike.

nejse, sic te thashe, une thjesht te dhashe perceptimin tim. te verteten vallai, nuk di , kush mund te na e thote te qerume.

as qe pres.........

Po aty kam qene. Dhe po te flas vetem per diten e pare qe ishte 1 apo dy dite mbas asaj qe ndodhi te SHIKU. Pastaj gjerat rrodhen ashtu si thua ti. U be mish mash se helbete, popull. Dhe normal qe te paret qe u turren me marre armet ishin cubat e banditet e kriminelet, se s'kish per te shku as intelektuali as profesori me mor arme te depoja. Ajo qe po tehm une eshte se ndihej qarte frika dhe tensioni se do vinin trupa nga Tirana per te bere raprezalje. Ne gjithe Vloren. Degjoje gjithandej muhabete te tipit "do dergoje Sala trupa me parashuta, do i sjelli nga deti, do bejne keshtu e ashtu", Kishte rob qe rrinin gjithe naten tu bo roje, megjithese nuk kishte ndodhur asgje akoma. Thjesht prisnin te vinte shteti i Sules e t'i shtypte

Mbasi u hapen pastaj ishte komplet ashtu si thua. I merrshin dhe robt me mendjen ec mo te jete, pse mos te marrim.

ok,

terhiqem smiley

 

s'eshte puna per terhiqem o lal.

Muhabeti eshte qe ca gjera ngaterrohen thjesht sepse humbet rendi kronologjik, e ketu masanej perfitojne te fandaksurit e PDse per ta lon fajin jetim. Pse psh, nuk thote njeri nje fjale per Shaban Tapine qe hapi depot ne Tirone e per pistoletat e kallashet qe jepeshin te selia e PD-se, po ia vene fajin PS-se per hapjen e depove qe fundi i fundit ruheshin nga ushtria nen komanden e Zhulalit?

E kam jetuar ate periudhe si te gjithe ju dhe i kemi pare me syte tane se si armet jane shperndare anetareve te PD. Baben e kam pasur kryetar i PD ne zonen e Fierit dhe urdheri eshte dhene nga lart per armatosjen e te gjithe njerezve te PD dhe ishin formuluar listat dhe secili hidhte firmen. Dhe kjo gje u be per te mbrojtur veten dhe zonen ku jetonim nga kriminelet rrugacet te cilet perfituan nga rremujat te nxitur kuptohet edhe nga ish te pakenaqurit nga qeverisja e pushtetit te PD. Kurse sa per zgjedhjet qe u bene me 29 Qershor 97 ne zonen e Fierit ka qene Agron Musarai dhe ne ate kohe minister, kerkonte me te gjitha mundesite qe te fitonte, duke prure ne zonen tone edhe tanke. Nga njera ana ka qene presioni i forcave te PS te armatosur edhe keta dhe nga ana tjeter presioni i policise qe ishte me Agron Musarajn. Kurre skam per ta harruar ate nate, qe prisnim me gjake te ngrire ardhjen e babait ne shtepi. Presionet psikologjike dhe fizike qe ka pasur nga te dyja palet per te hedhur firmen. Rezultati kuptohet ishte ne favor te PS.

 E kuptoj tronditjen qe mund te kesh kaluar o Ketline... Vetem gjerat nuk fillojne e as mbarojne me babain tend. Babai jot mund edhe te kete qene kryetar i PD-se, por dhe njeri i ndershem ne te njejten kohe... Te pakten femijet gati gjithmone keshtu i njohin prinderit. Dhe sido qe te jete puna, mekatet e Saliut, duhet t'i laje Saliu vete... Nderkohe, vlen per t'u theksuar maksimalisht, qe mekatet e tij po i lajme te gjithe.

Armatosja e te gjithe njerezve te PD-se qe po permend ti, eshte kriminaliteti me i madh shteteror. Prandaj ai quhet shtet bandash, shtet bandit, shtet kriminel!

 fajtori dihet fare mire, cila parti mori pushtetin pas 97?

normal, populli nuk duhet te ishte dorezuar para krimit komunist

e majta nuk beri asgje qe te qetesonte gjendjen, vetem nxiste njereezit per revolta..

kush ka ndergjeje , kujdese dhe koshence e di se kush eshte fajtor

cili ishte krimi komunist?

Nano apo Berisha? Qe te dy kane qene anetare te PPSH, qe te dy kane qene me tesere partie; qe te dy KOMUNISTE. Qe te dy kane qene funksionare te larte apo shume te afert te udheheqjes se PPSH. Ku e ke fjalen, saqrohu; ke po akuzon dhe pse; dhe ke po le jashte akuzave dhe pse. Sidomos kur permend krimin komunist. Kete sqaroje, perndryshe nuk ja vlen te flasim me parrullat e mureve te PD-se.

Nder shume krimet e komunizmit jane dhe nano e berisha, e ne fund edhe ti...

le jashte tere ata te mjere qe sot kane vedkur e te gjithe ata qe e kane per ofendim te shkojne te votojne, sepse ne flete lexojne vetem emra bajgash e jo njerez nga te cilet te mund te perfaqesohen

le jashte te gjithe ata qe mendojne me trurin e tyre, e jo te nanos rames apo berishes

mbase berisha e rama justifikohen se jane rritur me buken e komunizmit, por ka dhe me keq, ram palla me shoke...

Po te mos i leme jashte pra ata! Te mos themi qe "komunizmi" paska marre fund, se komunistin e ke ne krye te pushtetit; Sali Rame Berishen, - komunist me tesere partie qe ne vitin 1971! Per respekt te viktimave qe vuajten, ata qe vdiqen, qe u vrane pa gjyq, pikerisht edhe per ata qe thua ti; mos i dilni pra ne mbrojtje nje pushteti te perbere nga njerez te tille; me komunista ne krye! A doni te tregohemi racionale? A do ti qe te shkeputemi njehere e mire nga ai sistem? Me ate qe ka qene komunist per 20 vjet rresht do e bejme? Me ate qe ka qene doktor Blloku?

Po te heqim pra dore nga e kaluara! Po te heqim dore mire ama... jo te shajme Enverin dhe t'u therrasim babe kelysheve te Enverit!

Ky eshte racionalizem, i dashur.

lase, ti u perpoqe per te qene i paanshem, por nuk del dot nga guacka, se bashku me eltonkolen. 97-a erdhi si derivat i kalbjes, degjenerimit dhe abuzimit te shtetit te drejtuar prej ogiçit te Ramiz Alise, Sal Berisha dhe gjithe pleherave te ish-bashkepunetore te sigurimit te shtetit, te cilet per t'ju shmangur ndeshkimit te menjehershem pas permbysjes se diktatures, u futen ne strofkullen e PD-se. Nuk e di çfare u be me ate ligjin per ish-bashkepunetoret e sigurimt nga PD-ja keto 4 vjet???!!!

 50 vjet komunziem e su be lufte civile, e kater vjen keqeverisje e berishes ja arriten? ca thua ore, je ne terezi?

Une nuk permenda emra. Ju duket haptazi qe jeni te njeanshem. Duke share dhe duke permendur emra nuk zgjidhet gje. Nje person tjeter mund te permendi emra te deputeteve te PS-se qe kane marre pjese dhe kane pire gjakun  e oficereve te SHIK. Ta marrim si te vertete? S'dua te merrem me deklarata militantesh qe i perulen kryetarit te tyre.

 

hahahahahahahah qenke me te vertete i lezetshem. Ore ketu nuk po themi deklarata, dhe as thashetheme, po flasim per fakte me filmime dhe incizime te shtatorit 98! Nese nuk i ke pare apo jetuar me thuaj se ti dergoj une.

Me filmime jane te gjitha... smiley

Nje gje eshte e pamohueshme. Nqs Sali Berisha do te kishte dhene doreheqjen me fillimin e protestave ne Vlore dhe do i kishte hapur rruge zgjedhjeve te parakohshme te lira dhe ndershme, Shqiperia nuk do te kishte perjetuar 97-n.

Kete as pd-istet me qorra nuk e mohojne dot. Nje qeveri nuk mund te kete legjitimitet me vota si ato te 96-s, aq me teper kur eshte nje qeveri kryekeput e paafte, e kuroptuar ne cdo qelize, dhe qe dergon popullin ne kolaps te plote ekonomik.

 

lase

Ti ben nje pyetje legjitime kur pyet kush shfrytezoi turmen e zemruar per te goditur shtetin shqiptar. Po kete pyetje vetes ja ke bere ndonjehere?

Kush e shfryetzoi shtetin shqipetar per te goditur popullin shqipetar? Per te shkaterruar Shqiperine tone te dashur?

Kur krijohet anarki ne nje vend, normalisht qe do te shfrytezohet nga qarqe te erreta. Fajin kryesor per 97-n e ka qeveria. Ilacin Berisha e kishte gati, doreheqje dhe zgjedhje te parakoheshme dhe shpetonte Shqiperia, por jo, sepse kolltuku i tija ishte me i rendesishem edhe se vet egzistenca e shtetit te shqiptareve.

Berisha per sa te jete jeta ka per te qene shkaterruesi i Shqiperise nqs nuk sqaron rolin e tij ne 97-n. Por me sa duket ska cte sqaroj.

Do te mbetet ne histori si njeriu qe percau shqiptaret.

Skenderbeu, Zogu, Enveri te gjith punuan per bashkimin e  shqiptareve, dhe e fokusuan pushtetin e tyre tek bashkimi i shqiptareve, kurse Berisha tek percarja e tyre.

 

hahahah Enveri qe shiti Kosoven. Qenke komunist. Shnet

Enveri shiti Kosoven? Keshtu thote Saliu. Keshtu thote niveli jot i njohjes se historise se kombit tend, niveli zero.

komunist? c'te keqe ka te jesh komunist? Aaaaa, e kuptova; ti kujton se te gjithe komunistet jane si Sala, qe shkaterrojne kombin e tyre, qe djegin Shqiperine, qe vjedhin popullin, qe shesin ujerat territoriale shqiptare ne Greqi, qe kane miq te ngushte flamurtaret e eterise qe paguhen nga greku ne Himare; ata qe ngrene flamurin grek ne mes te Shqiperise... Ke te drejte, nese te gjithe komunistet jane terroriste si Sala, edhe une i urrej! shnet!

E lagu , jo se lagu.

Po çfare rendesie ka kjo?

Mjafton qe bishti ka qene.

I lagun i pa lagun bisht mbetet.

97 -ta ishte rrebelim i paster komunist, sepse e nxiten dhe prine popullit per rrezimin e pushtetit me dhune,ne balle ishin komunistet qe kishin humbur pushtetin.Duke pare rezultatet e qeverise demokratike 92-96 komunistet e humben shpresen se do i votonte ma populli. Te gjithe inicusit dhe drejtuesit e firmave piramidale ishin njerez te ish udheheqesve komunste ish sigurimsa etj.Ne kohen kur qeveria filloj ti mbyllte keto firma sigurisht me vonese,ky ishte gabimi i qeverise,opozita doli ne perkrahje dhe nxiti revoltat,dhe nuk ndikoj per qetesimin e situates por nxiti destabilizimin e vendit.Nese Berisha do jepte dorheqjen pozita do i kthente parate ? 

A ishte Nano qe u premtoj kthimin 100% pse nuk i ktheu per 8 vjet?

Oficeret  e shikut shkuan te pa armatos per qetesimin e gjendjes,dhe u vrane.Ishte S Gjinushi qe beri thirrje hapur rrebeni armet.

3 here S Berisha erdhi ne pushtet me voten e lire 92-96,2005-2009,2009-2013, ndersa opozita erdhi me dhune ne 97-ten.Dhe tani ate po kerkon,por ta harroje.

Realisti : "Duke pare rezultatet e qeverise demokratike 92-96 komunistet e humben shpresen se do i votonte ma populli."
Ti me duket se je ne klase te 12 dhe je duke lexuar historine qe kane shkruar Beqiri...

artikullshkruesi nuk di te shkruaje. Sikur ta postonte transkriptin do ishte me mire...

meqe po kalohet tek 98'a. Pse i atribuohet e gjitha vrasjes se Azemit. A nuk ishin akuzuar 4 ish-zyrtare ne ate kohe per ngjarjet e 97'es dhe opozita e Sali Berishes kishte dite qe po protestonte per ata? Protagonisteve te dikurshem po u ngushtohej laku dhe prandaj ne 98'en arriten deri tek grushti i shtetit. Me nderhyrje nga jashte nuk e moren dot pushtetin ne kete menyre por arriten te siguronin nje "deal" ku do te varrosnin pergjithmone (te pakten juridikisht) fajet e 97'es.

Kur kam qene ne klasen e 12-te ti nuk ke pas lind akoma,ne historine e asje kohe shkruhej se partia eshte mbi te gjitha dhe quhej nane.Na thuhej se jemi vendi me i begatshem ne bote e se rrezet e partise ndricojne boten,

ne mernim 3 lek per 16 ore pune skllaveruese ne kooperative,nuk ngopeshim as me buk misri. Po te mos behej ai rrebelim komunist dhe te vazhdohej me ate ritem rritja ekonomike sot do te ishim anetar te BE-se.

Uroj te gjithe brezat e rinj qe te mos e vuajne sistemin me te urryer ne bote,sistemin komunist.

Realisto, ti jo vetem qe je i pashkolle, por qeke edhe i mocem. Lene internetin lale ne shiko tbosh noi hair gjikundi tjeter. 

O Patriot ti meso nje here te shkruash shqipen letrare dhe pa gabime trashanike (qeke, tbosh,noi,),pastaj bej debat me mua,se akoma e ke buzet me qumesht.

akoma vazhdon ky diskutimi? Doli Berisha, doli dhe ministri i berishes dh pranoi qe historia ne fjale qe plot "provincializma" dhe "amatorizma" (sipas berishes). Mos vazhdoni te mbroni ate qe e flaku tej dhe berisha, se pastaj rrezikon t'ju flake dhe ju ne duar te monstrave komuniste, e s do kini nga te hiqni kanotieret pastaj.

Pyesni me mire Suden se ajo jua tregon se si u zhvilluan ngjarjet me te vertete......

Ishe rebelim komunist (thone pseudo demokratet) Ishte rebelim ballist (thone socialistat) terrci verrci...... vazhdoni te lehni se po lehni si qener te vertete.......

Ashtu keni per te vuajtur se ate koke keni....... derisa i lejoni tju trajtojne si kafshet politikanet do bejne si te duan se vete i keni zgjedhur tju drejtojne.....

Per te qetsuar ulurimat e shpuristeve , ku megafonin kesaj rradhe e ka marre eltonko... por edhe pak ata qe perpiqen te arsyetojne ne nje vend e debat pa arsye ,them se Revoltat i nxiti organizoi dhe drejtoi z. Namik Hoti

A e mbani mend kur deklaroi se "Maloku po hypi ne kal , vetem me plumb e rrezon"

Gjate zhvillimit te revoltave POPULLORE kunder satrapit te ri ne fuqi dhe REGJIMIT qe sundonte Realisht , z. Namik mori takim me Internacionalen Komuniste te cilet nuk e pranuan fundin e aksionit me PLUMB . Keshtu qe z.Namik dha doreheqjen dhe revolta mori karakter bjeri - ti bijem .

Prandaj sot kemi llapaqeneri te trasheguar pasi k/ulurimsi ( alias Berisha)edhe me Grushtin e Shtetit , ose me rrugace te armatosur kunder GODINAVE e TV smiley te '98 , ja doli te mbijetoje fale Puthjeve me sivllane e tij k/armikun dhe Gjaksin e AH alias F.Nano.

  Kjo eshte arsyeja qe Gagacet ose Memecet e asaj kohe qe ishin gati ta LINCONIN Saliun , sepse "nuk i treti ne plumb kundershtaret "jane organizuar ne Shpurren e Tellalleve si miu qe pasi pi raki thote "Ku eshte ai daci ti q...... nonen" 

Poshte Pucisti N.HOTI ! Rrofte udheheqsi Largpames e Legjendar Sali malok Berisha!!

 Te na rroje me gjithe kal..

ne mernim 3 lek per 16 ore pune skllaveruese ne kooperative

Patjeter qe prej Anglie nuk mund te shohesh sa fshataret hane dhe çfare hane sot. As ku punojne e ne ç'kushte!

 Saliu me Enverin nuk jane ane te kunderta, ana e kundert nuk eshte ngjizur akoma ne Shqiperi!

Pertej çdo simpatie politike, a eshte e mundur te bihet dakort te pakten per nje gje te vetme?

1997 eshte nje vetevrasje kolektive, nje nder faqet me te turpshme ne historine shqiptare.

P.S. Edhe per mua nuk eshte "rebelim komunist". Jo se protagonistet nuk ishin te tille, por sepse si "rebelim" nuk solli asnje linje ideologjike alternative. Me sakte eshte "revansh komunist" i atyre shtresave te menjanuar, me te drejte, nga pushteti. Pritej vetem çasti i duhur per hakmarrje ndaj ngjarjeve te 6 viteve me pare dhe kjo mundesi, fale driteshkurtesise te qeverisjes demokrate, u konkretizua me renien e firmave piramidale. Kafsha e plagosur per vdekje eshte me e rrezikshme ne çastet e fundit, ndaj dhe 1997 shpertheu me gjithe ate egersi e mllef.

Kafsha e plagosur ishte komunizmi qe po mundohej te ringjallej me cdo mjet me cdo manyre,qofte duke duke thyer depot e armeve,dhe te gjithe ate rebelim e nxiten komunistet,sepse qeveria nuk mund te nxiste popullin kunder vetes.Cfar fituan ata qe humben parat? I moren pararte e humbura?Ata vetem se i dhane shans opozites komuniste te vinte ne pushtet me dhune.I moren ato para qe u premtoi opozita?

lene o burre, pse nxefesh kot? Ju te PD-se e keni thone me kohe kush e boni 97. AMERIKA!

Klinton komunisti! Vetem PD-ja nuk ka pas faj. Faji i vetem i saj ishte qe nuk i futi plumin ne shteg te ballit komunistave   smiley  

Shiko, kjo puna e parave te humbura ne firma piramidale eshte shume interesante. Akoma sot dikush duhet te me tregoje se kush ja vuri revolverin te koka edhe i detyroi ti mbyllte leket te Gjallica, Xhaferri etj. Po flas edhe une viktime indirekte e atij 90% qe VULLNETARISHT futi para firma. Per ato, qe biles shiten edhe shpite per ti mbyllur ne firma, nuk kam fjale per te thene.

Cfar fituan ata qe humben parat? I moren pararte e humbura?Ata vetem se i dhane shans opozites komuniste te vinte ne pushtet me dhune.I moren ato para qe u premtoi opozita?

Jo vetem kaq, po pikerisht ato njerez, ato qytete qe me shume protestuan, ishin pikerisht te njejtet qe me shume i vuajten pasojat e asaj histerie kolektive. Edhe nuk e kam aspak fjalen vetem per parate, qe nuk u kthyen kurre. Mashtrimi me i madh, qe as vete protestuesit thelle-thelle nuk e kane besuar kurre. Nuk e kam fjalen as per terrorin e perjetuar ne ato muaj te 1997 (kam njohur njerez, gra te detyruar te venin me zor me kallash te koka ne mitingjet e PS kur po ktheheshin nga pazari, me trasta ne duar smiley ) Pasojat jane vuajtur shume gjate, jane vuajtur me vite kur ligjin e benin skafistet, bandat e Komiteteve te Shkaterrimit Publik, Aldo Baret e Zan Caushet. 50% e qytetareve u detyruan te emigronin apo t'ja mbathnin ne Tirane.

Mos prit asnje pranim gabimi, terheqje nga hunda nga kjo pikepamje. 12 vjet jane teper pak per te pare te kaluaren tende me sy kritik sidomos kur behet fjale per gabime, qe te sollen tragjedi si ajo 1997.

jepi jepi se ne moshen e internetit jemi, shkruaj shkruaj se ndonje gje do te mbetet.

psh, Aldo Bare e ka filluar "aktivitetin" pasi i vrane vellain ne vitin 98 dhe nuk ka pas fare te beje as me 97 dhe as me Zani Caushin.

Patjeter... Jeta e vlonjateve, lushnjareve dhe e shqiptareve ne pergjithesi ka qene shuuuuume me e mire pas 1997. Permiresimi eshte i qarte si drita e diellit, e pame te gjithe. I pame aq mire sa s'e ke idene. Me nder, respekt e admirim do ti kujtojme gjithmone.

Pas 1997, parate u kthyen, trafiqet u nderprene, skafizmi u zhduk, dritat e uji 24h, biznesi lulezoi, demokracia u rivendos. Rrofte revolucioni demokratik i 1997!

Ne ju pate ngelur, nuk them nje gram ndergjegje se do te ishte e tepert, po vetem pak nga instinkti i mbijeteses, kur flitet per 1997 minimumi eshte heshtja jo me kjo apologji e neveritshme.

po rri o hunter pash Zotin. Meso te heshtesh vete nejhere pastaj kerkojau te tjereve.

Faji qeka i te tjereve gjithmone, jo i atij qe e la gjendjen te shkonte deri aty. Qendrim tipik katunar. Fajin te tjetri, mos prano kurre gjo se tregon dobesi;

pffffffffffffffffff

Nuk me hiqet nga mendja djema, nje skene (qe mendoj se e keni pare dhe ju ne tvsh)  ku sampistat me shkopa gome dhe skafandra  po sulmonin demonstruesit ne Vlore, mirpo turma/populli u egersua aq shume sa i morri perpara sampistat ku nje pjese iken nga kembet syte kurse nje grup sampistash u rrethuan nga populli, u mbeshteten tek nje mur aty dhe u çarmatosen.  Ne ate kohe u bene njesh popull e sampista, veç njeri  nga populli seç ju tek e ia futi me shpulle ne koke nga mbrapa nje sampisti duke e share, mirpo nuk e lane ata te tjeret ta rrihte me tej, duke i thene se dhe ky bir nene eshte. Ka qene nje nga skenat me prekese, burrerore qe pasqyronte trimerine dhe tolerancen e popullit vlonjat. 

Me vone ngjarjet morren tjeter rruge, sipas skenareve dhe orekseve te pushtetarve dhe qarqeve/klaneve te fshehta te lidhura me PD, PS e ndoshta dhe me sherbimet e huaja.

 Pjer, kane qene kohe te ngaterruara. Une kam qene aty dhe filmoja kur u rrahen "sampistet", dhe ato me thene te drejten nuk ishin sampista, por ishin nga ato mercenaret 300 dollaresh. Dhe e di pse? Sepse sampistet qe hane buke me sherrin nuk e kerkojne ate, por i ruhen dhe nderhyjne vetem me urdher, se nuk kane brinje teper. Keta halabaket kishin 24 ore qe vinin verdalle ne grupe nga 3-4 vete ne Vlore, veshur me skafandra thjesht per te shtene friken njerezve. Nga ora dhjete e mengjesit (ora kur zakonisht fillonin demostratat me mbledhje tek monumenti i flamurit), keta u mblodhen tek sheshi dhe filluan ti provovokonin njerezit duke i share nga nena e nga motra, e duke i therritur "hajdeni po ua mbajti". Dialekti, merret vesh se nga ishte. E aty filluan vlonjatet te shqepnin kalldremin e sheshit...

Ato qe ne fund i moren ne mbrojtje ishin ne pjesen me te madhe civile te SHIK-ut dhe kjo eshte strategji e njohur. Taktikisht nje grup civil i policise sekrete rri gati per ne fund te lojes. Te ndihmoje sampistat ne rast fitoreje ose ti mbroje ne rast disfate. Pra nuk eshte nje situate edhe aq prekese. Por sidoqofte ngjan bukur ne televizor.

Nja dy nga ata tipat i njoh se m'u qepen dhe mua ca dite me vone kur filmoja dhe perpiqeshin te me kthenin turmen kundra, duke thene qe filmoja per SHIK-un. smiley Derisa njerit prej tyre i bene nja dyzet fraktura pas nje tentative te perseritur.

pf,

pavaresisht se kush ishin ata qe ndalnin turmen, shume nga keta me skafandra u ndihmuan dhe u moren dhe ne shtepira dhe kjo eshte dicka e pakundershtueshme

meqe po flasim per kronologji, gjithashtu le te permendim qe kjo qe ndodhi me keta mercenaret 300 dollaresh ishte dy jave perpara se te hapeshin depot.

Nuk e di por ata dy te SHIK qe u vrane dhe u coptuan me sepata i kam njohur dhe kane qene djem shume te urte dhe qe nuk benin sherr kurre.

Ajo qe u piu gjakun ne sy te te gjithe turmes "intelektuale" u be deputete e PS!!!! Te duket rastesi?

Cudi qe ke filmuar gjithe kete 'bujari" te popullit vlonjat,si te ka shpetuar kjo vogelsi?

Si te shpetuan pa i filmuar ata mijera vlonjate qe u  larguan drejt Tiranes vetem se ishin simpatizante te PD?

Nejse juve keni fallsifikuar historine per 50 vjet dhe nuk e keni per gje qe te shtoni edhe nje vit ne kete fallsifikim.

Deri sa arritet ta nxirrni Zogun qe kishte mbaruar shkolle ne Austri me rezultate te shkelqyera apo Qazim Mulletin ne Itali, si analfabete nuk mund te pres qe juve te shkruani historine drejt.Apo kur deklaronit se jemi vendi me i lumtur ne bote me ushtrine me te forte se SHBA.

Vazhdoni me genjeshtra se ai popull fatkeqesisht ka qef te genjehet nga juve.

Peshk,pse s'thu ti qe qenke i vyer...Deshmitar unik....Madje them qe edhe te mos grricen fort me ty se perfundoke keq  smiley  smiley

Cdo popull (qofte edhe ai amerikan, francez, indian apo leshhamam) po ta lesh te livadhise dhe ti hapesh depot e armeve kthehet ne bishe qe con ne kaos dhe tragjedi. SB qe per mendimin tim meriton hellin per hapjen e depove tek shkolla e bashkuar etj. u perpoq te shfrytezonte instinktet e turmes per epshet mentale te tij. Firmat iken per lesh, mund te kishte lene pushtetin se gabime bejne te gjithe dhe bile do kishte dale edhe si burre esnaf.

Sa per ate qe thone ca se njerezit moren arme se donin te mbroheshin une nuk jam dakort. Askush nga familja ime apo miqte e mi nuk e cuan ne mendje te merrnin ndonje arme per vetmbrojtje, kush mban nje arme qofte edhe per mbrojtje nje dite do ta perdore me ose pa shkak. I vetmi armatim i atyre diteve per shume si puna ime ishte dera e blinduar dhe dollapet e vena pas dritareve per tu mbrojtur nga ndonje plumb i hedhur si me shaka.

Historia duhet shkruajtur ashtu sic eshte ne menyre qe te mos perseriten gabimet e se kaluares por pa u larguar i cmenduri nga pushteti nuk behet. Kjo fare e keqe kerkoken te leshoje rrenje duke genjyer dhe molepsur mendjet e femijeve qe nuk eshte cudi ne nje te ardhme ti beje armiq me njeri tjetrin.

"MOS TE RENTE PER ME HARRU" - Thone pleqte tane, dmth ato qe ndodhen ne '97 ishin rrjedhoje llogjike e thenies se mesiperme, mqs populli humbi paret,atehere per t'i larguar vemendjen, politika futi ne skene humbjen e jetes, per te harruar leket. Kur digjet shtepia i kerkohet llogari te zotit te shtepise, por nga ana tjeter me kujtohen sekseret e Ps qe donin te na blinin me 20 mije lek te vjetra per te bere greva. Kjo ishte '97, une e kam jetuar ne qytet studenti.

Ngjarjet e 97-s dhe te gjitha ngjarjet tragjike e ketyre 20 vjeteve do te zbardhen kur te zhduket njehere e mire nga shqiperia mentaliteti berishian..

Pas 45 vjeteve mentaliteti komunist, prej 90 vuan shqiperia nga mentaliteti berishian. Nuk kemi te bejme me nje individ por me nje mentalitet qe perballemi.. Kemi te bejme me nje psikollogji te marresh dhe llogjike absurde te jeteses..Me kete mentalitet burim i te gjitha te keqijave po lufton ashper Shqiperia keto 20 vjet dhe ka marre shume goditje.. Te pakten ato qe kemi pare dhe jetuar! Sepse ka shume,me besoni vertet shume qe nuk i dime dhe nuk i kemi degjuar ende...

Per te verifikuar ato qe shkruaj hidhni nje sy kesaj qeverie sot! Kryeminister doktori personal i nje diktatori ( ne cilin vende te botes e keni degjuar kete gje).. i cili cuditrisht eshte edhe "shpetimtari" ne syte e atyre qe kane qejf ta quajne veten te persekutuar nga rregjimi i meparshem..

Zevendes dikush tjeter me mbiemrin Pollo i biri i nje prej antareve kryesor te ish udheheqjes komuniste dhe i rritur ne oborrin e ish vilave.. Ke te kap tjeter? Arben Imami qe sot minister mbrotje ndersa me 97 hipte maje tankeve. Edhe ky nje i perkedhelur tjeter.. Po per Meten i cili vetem para pak muajsh donte te digjte kryeministrine per Gerdecin ndersa sot ndan tryezen me autorin e Gerdecit!

A e kuptoni qe sot per shqiperin nuk eshte rrezik Saliu edhe as djali/vajza e Saliut, por  mentaliteti dhe psikollogjine qe eshte krijuar nen emrin berishian.. Ky mentalitet nuk njeh ngjyra politike te majte/te djathte, nuk njeh moshe te rinj/ te vjeter, nuk njeh krahine tropojan/skrapalli, nuk njeh as ndeshmeri,moral,tradite,bese apo kulture.. Ky mentalitet ka vetem Berishen ne balle si yll ndricues dhe Parane ne xhep!

P.s. Tironci te shkruaj historine e 97! Te gjitha ekzakt qe shkruan..  smiley

Zevendes dikush tjeter me mbiemrin Pollo i biri i nje prej antareve kryesor te ish udheheqjes komuniste dhe i rritur ne oborrin e ish vilave..

Liqeno, sa per korrektese faktesh. Genci e ka pas shtepise mbrapa ambasades gjermane. Mur me mur. Nga ballkoni atij kercenim brenda ambasades per te takuar shoket qe ishin fut tek gjermania.

I jati eshte Stefanaq Pollo. Historian, punonte tek Instituti i Historise. Burre 400 derhem.

E ema familje ish-tregetaresh te medhenj nga Durresi. Zonje grua.

Komentet pastaj jane tjeter gje.

Te mos keqekuptohemi! Te jesh i privilegjuar nuk do te thote te jesh burre i keqe apo edhe familje e keqe..I ka prinderit njerez te mire? Ti rrojne.. Terheq cdo gje.

Kesaj si ti themi: Nuk e di nëse i ka rënë në vesh Genc Pollos se ku ka përfunduar ky koleksion i rrallë, se, sigurisht, do ta kishte shumë zili, pasi kur ishte i vogël ai ishte një koleksionist amator i pasionuar i pullave postare. Këtë e kam mësuar, kur isha një herë në shtëpinë e tij, për të uruar në një datëlindje babanë e tij, shokun tonë Stefanaq Pollo. - Nexhmije Hoxha

Problemi eshte se shume njerez, burra te mire dhe te keqe fshihen pas Saliut dhe dashur pa dashur kontribojne ne ngritjen ne pedestal ti ketij mentaliteti. Njesoj si me 97 ku te gjithe lane duart me te nderkombetare dhe atdhetare duke harruar qe ishin te njejtit njerez qe e krijuan Saliun me duart e tyre.

Mero Baze: Me duart e mia krijova kete monster qe po na gelltit te gjitheve!

 

  Berisha merr në 26 janar nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për të përdorur forcat e armatosura në ndihmë të rivendosjes së rendit publik. Ky është dhe momenti që ka një tejkalim të këtij autorizimi, forcat e armatosura u autorizuan të ruajnë institucionet dhe në fakt,

me urdhër të Berishës, marrin funksione policore, gjithmonë sipas raportit.

 

Si rrjedhojë e kapërcimit të vendimit të Kuvendit, ushtrisë i bëhen kalim kapital mjete të blinduara dhe ca më shumë, një brigadë tankesh urdhërohet të lëvizë në drejtim të zonës së nxehtë të protestave, në Fier.

 

1-Tejkalim autorizimi eshte tejkalim kompetencash,eshte abuzim i paster i Sali Berishes,pra FA u autorizuan te ruanin Institucionet por Zoti Sali i perdori ato ne funksione policore,Ushtrise iu dha urdher levizje,mobilizim ushtarak me destinacion Jugun e Shqiperise!

Raporti rikujton faktet konkrete:

revoltat në Lushnje, Berat, Vlorë, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Tiranë e gjetkë dhe se kërkesat ishin tërësisht ekonomike me parrullën “duam paratë tona!”

Konstatohet gjithashtu se hetimi i komisionit nuk kishte gjetur prova për implikim direkt të shtetit e qeverisë në krijimin e “fenomenit banal financiar, por nënvizon inaktivitetin e saj në zgjidhjen e situatës”.

-"Nuk kishte gjetur prova per implikimin direkt te shtetit?!!!!!!!!!!!!!!"

-Piramidat "fenomen banal financiar??!!!!!!!!!!!!"

2-Kjo eshte e denueshme, e pa moralshme,tjetri(populli) thote "Duam Paret tona"kurse qeveria piramide e bankave qe krijoi dhe i vodhi parate me Suden,Vefen dhe kompani, thote :

Fenomen Banal Financiar

 

Komision Hetimor i Cuditshem,dhe unikal ne Planetin Toke!!

 

Me posht shkrimit lexojme:  

Dhe për më shumë, verifikohet me dokumenta, se në këtë periudhë, Ministria e Brendshme, Garda dhe SHIK-u “u shpërndan armë me preferenca politike civilëve..., çka opinioni me gjasë e ka konsideruar si diferencim shoqëror për sitatën që po kalonte vendi”.

 

...dhe :

mobilizimi i pjesshëm bëhet vetëm në zonat veriore.

 

 

Konkluzion: Fajtori dihet Berisha me shoke shume,ngelen te pa denuar,dhe jo vetem kaq,por ngrene "tsuname"ne pjaten me makarona per "rebelim Komunist"!!!!

97`Tragjedi pa Fajtore! Po Gerdeci, "i vockel" si mund te gjeje faktoret ?

Vèrtet èshtè shumè çudi...flitet pèr 97 sikur flitet pèr 37...jam shumè dakort me tiransi,fajtorèt dhe pse nisi ajo protestè dihen nga tè gjithè,pyesni njerzit...vetèm se doja tè shtoja manipulimin qè ps i bèri nè atè kohè protestès dhe zvaritjen  e tejskajshme tè vuajtjeve tè popullit tè thjeshtè nè vlorè...qè u la me qèllim pèr mendimin tim nè duart e bandave dhe kriminelve vetèm pèr pèrfitime politike....dhe çfarè fitoi vlora nga gjithè ajo vuajtje?? hiç asgjè....prandaj ju lutem mè respekt...mos i quani vlonjatèt komunist...dhe revoltèn e tyre...rebelim komunist!!!

per ngjarjet e 97 bashkohem me idene e hedhur nga rektorja e universitetit te tiranes, valentina duka, dhene keto dite ne tv. e ftohte, e sakte, pa emocione.

 

sa per shkrimin me siper, me zor i kapa idene...s'ka as koke, as kembe....eshte si leshterik, s'ke nga ia gjen fijet...autori tejet i hallakatur per vete

Ej ju te Berishes, ju lutem 2 minuta kohe.

 

02 Mars 1997: shpallet gjendja e jashtezakonshme.

03 mars 1997: Parlamenti rizgjedh President të Republikës, zotin Sali Berisha!!!!

Si mer nuk paska faj ky njeri qe vetem disa ore pasi ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme, ri behet president mes blindave ne ate situate?!?!?!?!

 

eh, tirons, personalisht te jam te drejte dhe te mbeshtes...eshte e tmerrshme ajo qe ka ndodhur, por ki parasysh qe flasim per nje liber qe duhet te duhet t'i thoje te vertetat pa emocione. nxenesit do te kene mend vete te gjykojne me pas.

se ne rast se shkruhet kjo qe thua ti sot, nuk eshte cudi qe pd te ngreje nxenesit e bathores ne proteste dhe do mbetemi po ne vend.

Zoterinjve psiste do ti bej vetem dy pyetje.

Dy objektet qe u ruajten pa u demtuar ne 97 ishin :Aeroporti Rinasit dhe Reparti pergatitjes forcave komando.

  • Si ka mundesi qe sa erdhet ju ne pushtet te dy komandantet qe rrezikuan per te mbrojtur keto pika me rendesi u pushuan nga puna!!!!!!!!!!!
  • Si ka mundesi qe komandantet qe ,pa bere rezistencen me te vogel, lejuan vjedhjen e depove te armeve,sa erdhet ju ne pushtet i graduat duke i bere drejtore me rendesi ne Ministrine e Mbrojtjes!!!!!!!!!!!

S'ke informacion te sakte per te paren plako, sepse komandanti i Zall Herr-it ka qene en detyre te pakten deri ne 2000. Me tej nuk di me thon me siguri.

Per te dyten mbase, nuk di ca me thon.

Megjithate, le te pergjigjen keta te PS-se nje here smiley  

Prestigji pyet:

Si ka mundesi qe komandantet qe ,pa bere rezistencen me te vogel, lejuan vjedhjen e depove te armeve,sa erdhet ju ne pushtet i graduat duke i bere drejtore me rendesi ne Ministrine e Mbrojtjes!!!!!!!!!!!

 Pergjigjet shkrimi i mesiperm:

...verifikohet me dokumenta, se në këtë periudhë, Ministria e Brendshme, Garda dhe SHIK-u “u shpërndan armë me preferenca politike civilëve..., çka opinioni me gjasë e ka konsideruar si diferencim shoqëror për sitatën që po kalonte vendi”.

Pergjigja ime :

Zhulali ish ministri i mbrojtjes se qeverise Meksi-(Berisha,ose ish komandanti i forcave te armatosura) e kthyen ushtrine shqiptare ne ushtri te pa vleresuar,oficeret dhe ushtaret u kthyen ne roje deposh dhe armesh.Ideja ishte se "keta" ishin komuniste!

Rroga dhe trajtimi i tyre ishte simos me keq,dhe nje shtet qe nuk vlerson Ushtrine dhe Policine si krenarine e vendit,eshte i destinuar te bier!

Ja kete beri Berisha,hoqi njerzit e apasionuar dhe te talentuar,te kualifikuar ne Ushtri dhe mobilizoi funderina pa shkolle,te pa talentuar te pakualifukuar,por militante! "Anti-komunist!!!"

Ato pyetje nisnin që me “shkaqet që çuan në dezekuilibrimin e shoqërisë, qëndrimin e shtetit në lidhje me revoltat popullore

Revolte popullore, ama jo 'rrebelim komunistash' sic thote Biqir Mjeta.

"Revolte popullore" qe vrau mbi 3000 njerez.

Zoterinjte socialiste te PPU para se te degjoni genjeshtrat e Liqeneve pa uje apo peshqve qe fluturojne nga trute, do te benin mire te lexonin librin e kryetarit te atehershem te bashkise se Vlores z Gezim Zilja ne lidhje me ngjartet e 1997 ne Vlore.

Ne librin e tij jepen me detaje cdo hap i kryengritjes dhe emra dhe mbiemra te te gjitheve qe kane marre pjese aktive ne ate kryengritje komuniste.

Cudi 99% e emrave qe permenden ne liber jane anatare te PS dhe skafista.Mos ishte rastesi kjo???

Deshmitaret okular, peshqit fluturues jane pjese asaj kategorie gazetaresh te cilet therritnin se "forca te erreta po pergatiten te sulmojne Vloren"

Ketu nje koment nga libri  "Unë e pashë kush e dogji Vlorën" , kurse ketu besoj se jane pjese te shkeputura nga libri; jepen ca emra e mbiemra te pjesmarresve ne greven e urise te studenteve si dhe punonjesve "te rinj" te SHIK  e Drejtorise Policise.

Per greven e urise te studenteve kjo pjesa ketu, quote 100%

Tani duket sheshit se si programi PS-së dhe premtimi i Fatos Nanos në Shesh të Flamurit për kthimin 100% të parave, përbëjnë mashtrim të madh të kohës. Studentët në grevë ecën sipas parimit, se do të vazhdojnë të kërkojnë paratë, se ato nuk kanë ngjyrë etj., mirëpo tani asnjë nga këta studentë nuk po flet më d.m.th, ata e realizuan qëllimin e tyre rrëzimin e rendit kushtetues me armë dhe se paratë paskan qenë vetëm mbulesë e jashtme.
Duan apo s'duan këta studentë emri i tyre do të përmendet gjithnjë, për mirë apo për keq, këtë e kanë në dorë vetë ata. Ka ardhur koha që studentët të gjykojnë të ardhmen sipas të shkuarës së tyre. Përse u futën në grevë? Çfarë fituan ata? Me kë lufton Vlora???
Në se këta studentë u futën në grevë urie vetëm për para ata duhet të flasin që mbi ndërgjegjen e tyre të mos rëndojnë krimet dhe djegia e Vlorës, që mbi ta të mos rëndojnë përdhunimet makabre të oficerëve të SHIK-ut, që ata të mos quhen nesër nga Gjyqi dhe historia kanibalë e vampirë, si Liza Hoxha e Nasibe Meta ose ai, që me sopatë në dorë është duke copëtuar oficerin gjysëm të vdekur të shtetit shqiptar, Lekë Qoku, për të marrë hakun e kushëririt të vrarë para portës së SHIK-iut nga bandat komuniste.

 

Hunter. Nese ty te pelqen Gezim Zilja si burim iformacioni dhe konkluzionesh, per mua s'ka asnje problem lol. Nese te kenaq kjo lloj letersie, mund ti hedhesh nje sy edhe rapoprtit te Gazidedes ne parlament, per bashkepunimin e armikut ta brendshem me ate te jashtem.

Ku e gjete kete copy/paste???

Pse nuk thua edhe qe Gezim Zilja dha doreheqjen ne 97-n, dhe me c'mbaj mend une kerkoj doreheqjen e Berishes qe situata te mos degjeneronte?

C'far provash ka qe ishin komunistet ( gogoli) qe vrane njerez tek dera e shikut? Si i vrane komunistet njerezit tek dera e shikut, u futen brenda godines te shikut , qelluan prej saj, vrane njerez, dolen jashte dhe u thane njerezve qe po na qellon shiku?  S'ben sens fare. Po edhe rojen e universitetin komunistet e qelluan? Kush ishte i interesuar qe te ndalonte greva e urise? Komunistet apo Berisha?

eshmitaret okular, peshqit fluturues jane pjese asaj kategorie gazetaresh te cilet therritnin se "forca te erreta po pergatiten te sulmojne Vloren"

Ne Vlore s'behej llaf per forca te erreta, dihej se kush mund te vinte ashtu sic edhe erdhen ne mes te nates, dhe bllokuan te gjitha rruget e qytetit, duke paralizuar levizjen per ne qender. Ishin mijera forca te shtetit, te zbrazura ne Vlore, per te bere ZAP popullin per interes te pushtetit ilegjitim te nje njeriu te vetem.

Per keto ngjarjet e '97 nuk mund te diskutoje asnje nga ne  qe kemi qene deshmimtare apo edhe pjestare te tyre me paanshmeri. Duket nga diskutimet e mesiperme se argumentat nuk pine shume uje - secili mbetet me mendimin qe kishte perpara, ndaj nuk ia vlen te humbasesh kohe me kete teme. "Hapi depot Saliu" - thote njeri, "oficeret s'paguheshin mire, ndaj ndodhi hapja e depove"??? - thote tjetri. Pfff, shume larg nga e verteta! Per te kuptuar se c'ndodhi ngjarjet duhen pare ne dinamiken e tyre, duhet pare lidhja shkak-pasoje midis tyre, te jepen argumenta me fakte e me gjak te ftohte, jo me keshtu eshte se e thote turma. Duhet perdorur i njejti meter si kur vlereson cfare ka bere njera pale, ashtu kur vlereson se c'ka bere pala tjeter. E majta, per shembull, kudo ne bote jo vetem ne Shqiperi, vdes te thote se ishte "populli qe u ngrit ne revolta" kur turmat ne fjale jane pro interesit te tyre, ama nuk menojne t'i quajne turmat qe protestojne huligane, e te marre, ne se jane te krahut tjeter. E majta DUHET te mesoje te heqe dore nga identifikimi i saj me popullin, thjesht pse nuk jane perfaqesues te tij. E vetmja mase perfaqesimi qe nje force politike ka eshte perqindja e votave, e perderisa asnje force nuk arrin 90%, nuk mund te pretendoje se perfaqeson POPULLIN.  "O popull, sa njerez flasin ne emer tend!" - ka thene njeri, dhe e ka shume drejt!

Ky diskutim,dhe te tjere te ngjashem me kete,sa tregojne se nuk  ka ardhur koha per te reflektuar ne menyre objektive mbi ngjarjet e '97, dhe eshte e kote perpjekja per te futur interpretime per to ne librat e historise - duhet te kaloje te pakten edhe nje dekade sa te shuhet fryma militantiste ne gjykimin e tyre.

Doli Shab Memia ne Kamez e Bathore i mblodhi ter bathorraxhinjt edhe nga inati i Vlores i i hapi depot e armeve prane kryeqytetit qe te krijonte turbullira ne tirane me qafpalaret e tij.

Bedrija e ka then me mend Teme leshi si gjendet fundi.

Ska si ti gjendet fundi, kur te gjithe e kerkojne fundin atje ku nuk eshte.

Firmat piramidale e leshit, komuniste e preshit. Cfare lesh firmash e cfare presh komunistesh?.

Kujtoni pak Gjinushin dhe gomanote qe shkonin ne Itali per logari te tij nga Vlora, Kujtoni pak naften qe Sala nxirte ne Serbi dhe Mal te Zi, kujtoni pak kotrabanten e armeve te Nanos. Ju kujtohen keto?

Kujtoni tani se si pas zgjedhjeve te 96esh u kapen disa gomone te rendesishme ne Vlore,  kujtoni spiunliqet e opozites te asaj kohe tek nderkombetaret per shkeljen e embargos me Serbine nga pozita, kujtoni kapjet qe u bene ne dogane te cigareve  naftes kontrabante .

Me pak fjale klanet e korupsionit filluan te ndeshen me njeri -tjetrin dhe kjo solli 97ten. Te tjera jane thjesht shashka, tymnaja

 Duhet te jesh i cmendur qe te komentosh per nje teme te tille, e vetmja gje qe me ben pershtypje eshte fakti qe megjithese shumica e komentatoreve e kane jetuar vete situaten (edhe une po ashtu), secili i jep interpretimin e vet dhe ka perceptime diametralisht te kunderta per te njejtat ngjarje. Te ben me te vertete te mendosh se sa objektive jane gjithe interpretimet e cdo ngjarje historike. Sic thoshte Napoleon Bonaparte, historia eshte ai version i te shkuares per te cilen njerezit kane rene dakord. Ne nuk kemi rene dakord. Ne mendoj se jemi akoma shume afer per t'a pershkruar 97 si histori, pasi gjithshka eshte e ngjyrosur akoma teper fort me eksperienca, preferenca, dhe bindje personale. 

 Po si te dalin fajtoret e 1997 kur ata na qeverisin akoma!

Nje fajtor ka ne Shqiperi,populli shqiptar qe fle gjume.

Ato tre gishtat e rrebeleve ne jug (Vlore, Sarande, Tepelene etj.) ca kuptimi kane? Te gjithe rrebelet qe thonin poshte Sali Berisha ngrinin tre gishta. Mesa di une eshte nje simbol serb.

sikur berisha te kish patur b.the te nderronte qeverine kur duhet!

sikur berisha te kish b.the sot te hiqte qafe mediun!

Problemi eshte se nuk e ben dot.

 

 

Sqarim: Sa per te thene dicka:
Nuk pyes fare se cfare mendojne PD, PS-sta, Republikanet, komunistet (nqs ka akoma te tille ne Shqiperi) apo se si do ta shkruajne historine. Ne njefare menyre as nuk me intereson se si do e shikojne '97 fare sepse une jetoja ne Shqiperi ne ate kohe dhe nqs brezi tjeter do ngelet injorant nuk do jete i vetmi brez shqiptaresh.
Mendoj se ata qe sot akoma votojne per z. Berisha jane te paditur. Ketu perjashtoj ata qe perfitojne nga ky votim (nje vend pune me te mire, kontrabande, leje ndertimesh, etj). Sipas votimeve te fundit ku 610.463 (KQZ) votoi per PD-ne (PD=Z.Berisha nuk ka dyshim per ket besoj) hiq le te themi 150.000 me interesa i bie qe 400.000 shqiptare jane te paditur per te mos thene me te meta mendore. (
Ata qe votojne per z.Rama (dhe qe per me teper dje votuan z.Nano) jane njesoj te paditur, po ketu do perjashtoj ata qe kane interes (te njejtin si me siper kuptohet) dhe ata qe skane ke te votojne tjeter (e duhet te votojne patjeter). Sipas KQZ jane 620.586 pra rreth 300.000 te tjere te paditur ose me te meta mendore. Fatkqesisht nuk mund ti ndaj dot te paditurit nga ata me te meta mendore ne kete faze.

Ne fakt numri 700.000 te paditurisht dhe debilesh ne Shqiperi me duket shume optimiste per dy arsye:
1. Numri i atyre qe perfitojne mund te jete shume me i ulet
2. Mund te duket sikur perfiton (nje vend pune, nje kontrate biznesi), por ne fakt  humb shume me teper duke sjell ne fuqi politikane te korruptuar qe nuk dine te qeverisin vendin.
Per ta lidhur kete me '97-  me 700.000 deri 1.000.000 shqiptare te paditur ose debila qofte ne qeveri apo ne popull (dje apo sot) eshte e kot te diskutosh se kush e kishte fajin apo nese do te gjendet ndonjehere faji. Me pak fjale duhet rritur niveli i inteligjences njehere pastaj te denohen debilat.
 

Nqs ndonje ndihet i ofenduar te me fale por keto jane bindjet e mia personale dhe nuk kane asgje te perbashket me njerez reale. Kuptohet qe keta 1.000.000 jane te paditur ose injorante per te kuptuar ose cilesuar politiken dhe jeten qytetare pa patur lidhje me shkencen, kulturen, artin, etj. Fundja tek ai 1.000.000 fus dhe veten time para 10 vjetesh ashtu sic mund te fus dhe nje pjese te shoqerise dhe familjes sime.
Nje pjese e kemi te trasheguar sepse ishim te izoluar per 50 vjet nga nje sustem qe nuk mund te quhet as komunist po ndoshta komunist prej idiotesh (ose te paditurish).
smileysmiley

Desha me i kujtu edhe "shkencerisht" shoket komuniste te PD qe kane ne tru mendime revolucionare .

Pas vitit 76 nga te gjithe programet e partive Komuniste   u hoq koncepti i marrjes se Pushtetit  me DHUNE !

E vetmja Parti qe kishte ne programin e saj kete TEZE ishte Partia NEOTROCKISTE nje kundershtaret me te ashpra te Stalinit.

Edhe Enveri pas atyre viteve u "rekomandonte miqve" politike te sferes komuniste te "pergatiteshin me mjete LEGALE " , pra me zgjedhje.

E vetmja force qe gjithashtu pas viteve 90 u shfaq si Parti  e REGJIMEVE Re volucionare ne te gjith vendet e "ish" Lindjes " eshte Partia Demokratike e Shqiperise !!!!

Dhe ketu degjojme Lehesit injorante ose te Be-qirosurit pa asnje kulture e informacion per cilesimet "komuniste" .

E kush Parti do i udhehiqte , Pervec Partise Demokratike , sic ndodhi me krijimin e" Komit .te shpetimit ne Veri "!

Pas vitit 76 nga te gjithe programet e partive Komuniste u hoq koncepti i marrjes se Pushtetit me DHUNE!

Idriz, mos na bej tani sikur ca ke zbuluar... Sala eshte pranuar ne Parti qe ne 1971, keshtuqe justifikohet qe ai te jete i rrymes, ideologjise apo programit te vjeter te partive komuniste. Po s'i harrove keto gjera, po i pate gjithmone parasysh, atehere nuk do habitesh fare se pse Shqiperia ka rene mu ne verre te halese dhe pse Saliu, jo vetem qe nuk do qe te dale vete prej andej, por po mban dhe Shqiperine prej kembe; qe te mos dale as ajo.

Eiiiiiiiiii, sa gjate paska shkuar.

Shume e thjesht, do e shkruajme "rebelim i organizuar nga ishsigurimsat".

Ne fund te kapitullit jepet spiegimi se "sigurimi " ishte pjelle e komunizmit.

Keshtu qe secili e quan sipas qejfit te tij, "rebelim sigurimsash" ose "rebelim komunist", e thjesht, e sakte, e pa komplikime.

Kur isha ne Sarande ne ate kohe, nuk kisha ndonjehere frike nga ndonje police gjate rruges, as nga shiku. Frika erdhi kur "populli" u armatos. E c'populle trime qe ai qe u armatose, te vriste ne rruge per 10.000 leke te vjetra dinte, te hapte bankat, ndonje droge andej kendej, dhe te torturonte "kundershtaret" politik. Akoma nuk di ndonje betej te madhe qe kane bere me mercenaret e Berishes, por eshte teper e trishtueshme, jo kur degjon ata qe i mbrojne sonte-- por se sa shume tingellojne fjalet e tyre me fjalet te disave tek PPU. Shprehje me rraciste per malok e verior e tropojane rralle degjoje. Po do kohe sa te kuptojne ke miqet ketu se shumica e atyre qe u vrane dhe u torturuan nga ky populle liri dashur dhe i frikesuar nga maloket e Berishes, nuk qene as Shikas e as nga Veriu (sikur jeta e tyre nuk kishte kaq vlere) por police e njerez te thjeshte nga saranda, vlora, permeti etc.

Akoma nuk di ndonje betej te madhe qe kane bere me mercenaret e Berishes,....smiley

Si di Ti po jo se nuk kane bere . Coi shkollen e ish MIN Brendeshme me nja 100 a 200 trima.... po u takuan shoket aty ( ku merr malli ate Tepelensin qe kendon ) dhe u thane "kthehuni prapa more . Ku veni . Me ke e per ke do luftoni ???? " smiley...Te shkuara e te harruara !

Dhe shoket u moren vesh se i kishte nxjerre e njejta shkolle e ATDHEDASHURISE jo e MERCENARIZMIT te Lumejve , Perrejve e Mocaleve !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).